Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Në shërbim të vendit tim
    Kam pasur intencën time edhe më herët të bëj një vështrim të tillë personal, me të vetmin qëllim që të jem i sinqertë dhe i hapur para opinionit publik kosovar për gjëra të interesit tonë të përbashkët...

    Nga Kadri Veseli më 16 mars 2011 në ora 12:13
    I vetëdijshëm se për një kohë të gjatë rreth meje dhe punës që unë kam bërë është tentuar të krijohet një perde e caktuar mes glorifikimit dhe misteriozitetit, duke qenë jo rrallë i piketuar pa dëshirën time në objekt të interesimit, përdorimit dhe keq përdorimit, ashtu si dhe i vetëdijshëm për morinë e interesave që mund të jenë në prapavijë, kam zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më të qenë, atë që isha dhe jam në mënyrë konsistente, pjesë e vetëdijshme dhe reale e pohimit dhe veprimit, duke mos lejuar të shndërrohem as të më shndërrojnë në diçka të paqenë që nuk ka të bëjë me mua, sado e shijshme apo lajketuese në momente të ishte ajo, apo edhe therëse dhe trazuese.

    Nuk është në natyrën time të gëzohem shpejt dhe aq më pak të hidhërohem, ndoshta jeta dhe peripecitë më kanë mësuar se ekziston një balancë mes tyre, me besimin se vetë njeriu duhet ta ndërtojë atë balancë, por duke qenë pjesë esenciale e veprimit dhe dëshmisë të shumë zhvillimeve dhe interesit publik që përshkojnë paraluftën, luftën dhe pasluftën në vendin tim, do të paraqes një këndvështrim të gjykimit personal rreth atyre situatave.

    Ky vështrim synon të qëndrojë larg pretendimit të absolutizoj, aq më pak relativizoj të vërtetën, i ndërgjegjshëm se në raste ajo mund të jetë edhe si e ndjen apo dëshiron ta ndjejë individi. Por ajo çfarë është esenciale në këtë vështrim, do të jetë qëndrimi im transparent konform të vërtetës, me synim të ndërgjegjësojë vetëdijen dhe reagimin qytetar në mënyrë më proaktive dhe më adekuate për çështje të ndjeshme, larg trajtës emotive dhe mekanike të gjykimit, që jo rrallë tentohet të na imponohet në emër të vlerave të mëdha nga segment të caktuar.


    Pak fjalë në vetën e parë …
    Kam pasur fatin të angazhohem shumë i ri në lëvizjen nacionale, si dhe shumë të tjerë, mes gjendjes së cilës populli im kalonte dhe thirrjes, përkatësisht ndërgjegjes së brendshme për të ndryshuar këtë gjendje. I mbushur me ideale lirie por dhe një synimi të vendosur për të ndryshuar përfundimisht gjendjen e kombit tim, kam bërë vetëdijshëm zgjedhjen e rrugës më të vështirë për vetë mua në kohën e formimit tim akademik; rrugës së sfidimit aktiv të asaj gjendje jo të favorshme dhe jodinjitoze për kombet liridashëse, rrugë që do të përveçësohej me luftë të armatosur, opsion që nuk duhej të ishte opsioni i dëshiruar, por ishte opsion i vetëm komunikimi dhe zgjidhjeje i çështjes sonë kombëtare.

    Ky opsion i veprimit tim politiko-ushtarak do t’i jepte jetës sime një rrugëtim të veçantë, një rrugëtim që pos rreziqeve kanosëse të jashtme, mirënjohjes dhe respektit të brendshëm, do të njohë edhe shkelmime therëse dhe tendenca denigrimi, që kanë derivuar varësisht nga momentet dhe interesat e atyre që i bëjnë, por që jetës sime dhe mendimit tim nuk kam lejuar asnjëherë t`i japin kuptim, drejtim as motivim angazhimi.

    Kam qenë pjesë thelbësore e UÇK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, që nga themelimi dhe deri në transformimin e plotë të saj, për të marrë përgjegjësinë e udhëheqësit të Shërbimit Informativ të Kosovës –SHIK në rrethana lufte deri në përfundim të misionit të tij.

    Në udhëheqje të SHIK-ut
    Pjesa e aktivitetit tim në krye të SHIK-ut përbën pjesën më të veçantë të veprimtarisë sime njohëse për publikun, supozoj dhe nga fakti i mungesës së ekspozimit tim publik për krekosje dhe meritokraci lufte, për çfarë jam shumë krenar.

    Edhe ky shkrim imi në fakt do të ketë fokus SHIK-un, situatat rreth tij, sfidat dhe punën time në krye të këtij mekanizmi shtetndërtues, pa shkëputur këtu dhe aspektet e ngjarjeve të ndodhura këtë kohë.

    Formimi i SHIK-ut, në nivelin e një dikasteri ministror, ka pikënisjen në muret e Kështjellës së Rambujesë, kur dhe mbahej konferenca ndërkombëtarë për Kosovën. Përmes një marrëveshjeje interne të nënshkruar nga përfaqësuesit politikë të vendit dhe shoqëria civile atëbotë krijohet Qeveria e Përkohshme e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe SHIK-u, që synonte të unifikonte faktorin politik në Kosovë dhe të luante rolin e tij për vendin në sfidat drejt lirisë. Emërimi im si Drejtor i SHIK-ut u bë në atë kohë.

    Mes një trashëgimie negative të së kaluarës dhe sfidave të ballafaqimit serioz me situatat e kohës nisem këtë mision. Fillimi ishte me sfida dhe në kohë lufte e përgjegjësitë ishin të mëdha. Ngritja e ngadalshme e strukturës dhe rekrutimi adekuat i kuadrove profesionale ishin pjesa më e ndjeshme e zhvillimit tonë evolutiv. Rekrutimi i stafit tek një shërbim përbën parakushtin e parë të suksesit, si tek fryti i shëndoshë fara e mbjelljes edhe aktivizimi, drejtimi dhe aftësimi për t’i bërë ballë sfidave që koha dhe situatat krijojnë janë gjëra që ndërlidhen me shumë faktor tjerë objektiv.

    Ne u përcaktuam për një rekrutim të fokusuar dhe limituar; një kategorie djemsh dhe vajzash të reja, që më përcaktimin e tyre, të kaluarën dhe kualitetet e tyre ishin të dinjitetshëm dhe adekuat t’i shërbenin me sukses vendit të tyre.

    Mungesa e trashëgimisë dhe përvojës, rrethanat e rënda dhe nevojat e mëdha për informacione, ngrinin nevojën e kërkesave imediate për profesionalizëm në punë. Përgatitja profesionale e stafit ka qenë një proces permanent në SHIK dhe qëllim konstant i imi. Në këto përgatitje dhe trajnime janë aplikuar teori dhe përvoja të vendeve më të avancuara të inteligjencës botërore.

    Disa vende të demokracisë perëndimore dhe ekspertët e tyre në Kosovë dhe vendet e tyre ishin përfshirë direkt në këtë proces. Këtu nuk mund të nënvlerësohet roli i jashtëzakonshëm përkrahës nga shteti shqiptar. Shkollimet bazike zgjasnin tre, përkatësisht gjashtë muaj, ndërsa një seri trajnimesh me specifika të veçanta të përgatitjes profesionale janë bërë me kuadro varësisht nga drejtimet dhe specifikat e veprimit në periudha të shkurtra kohore.

    Në kuadër të misionit tonë, angazhimi ynë ishte konform interesave të vendit dhe popullit tonë. Duke qenë se bashkësia ndërkombëtare pas qershorit 1999 mbante të drejtën absolute të përgjegjësisë për sigurinë e vendit, ne kemi vepruar konform kësaj situate, duke qenë pjesë e komunikimit dhe partneritetit të ngushtë me ndërkombëtarët në ato pjesë të interesit të përbashkët në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit nacional dhe demokratik të vendit tonë.

    Mbledhja e informatave, përpunimi analitik deri në fazën e përdorimit të produktit final - informacionit , kanë qenë aspekte të punës sonë profesionale konform misionit tonë nacional dhe prioriteteve të ndërtuara në partneritet ndërkombëtar, duke ikur prej formave të vjetra dhe stërngarkuara të punës të tipit akumulues në formë stoqesh apo dosjesh me efekt rezervash, por duke u fokusuar në gjëra të interesit primar nacional.

    Kemi pasur përkrahje të gjithanshme nga partnerët tanë të huaj, krahas asaj të përgatitjes profesionale të kuadrit dhe asistencë te gjithanshme dhe të qëndrueshme teknike dhe financiare. Çështja e donacioneve të brendshme, megjithë gatishmërinë dhe mundësinë dhe falënderimin tonë ka qenë modeste në punën tonë, rrethanat objektive dhe vetë qëndrimi ynë kanë qenë vendimtare për këtë.

    Në kuadër të komunikimeve dhe partneriteteve të ndërtuara në interes të vendit, pos atyre me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, ne kemi pasur qasje mirëkuptimi dhe komunikimi në respekt reciprok dhe me pothuajse të gjithë fqinjët tanë, përjashto shtetin serb, që ka mbajtur qëndrim destruktiv ndaj vendit tonë.

    Tendencave ngulfatëse të qarqeve serbe dhe orbitës së tyre influencuese për të paraqitur Kosovën dhe popullin tonë para opinionit të jashtëm si oazë e prodhimit dhe eksportimit të krimit të organizuar, ekspanzionizmit regjional dhe terrorizmit kemi arritur suksesshëm t’i kundërvihemi, duke dëshmuar në praktikë të kundërtën në një perimetër më të gjerë se vetë hapësira jonë gjeografike. Edhe veprimet e tyre direkte është arritur në masë të madhe të preventohen dhe kompromitohen, edhe pse fuqia e tyre influencues veçanërisht mes komunitetit serb kosovar ka qenë atë kohë e madhe.

    Në nivelin e brendshëm jemi munduar në kuadër të kompetencave dhe limitimeve objektive të kohës të ndërtojmë një klimë mirëbesimi dhe tolerance si dhe parandalim dhe evitim të një mori situatash jodinjitoze për vendin dhe qytetarin tonë. Por nuk munguan edhe momente të errëta dhe tendenca denigruese në rrethana të caktuara, që acaruan tejmase raportet ndërnjerëzore dhe rrezikuan arritjet tona, për çka do të ndalem në mënyrë të veçantë më poshtë.

    SHIK-u gjatë tërë ekzistencës së vetë ka pasur një numër të limituar të njerëzve të vet profesional, duke i ikur logjikës kuantitative të punës dhe duke u fokusuar në kualitetin e legjitimitetin moral dhe profesional të punëtorit të shërbimit dhe qasjes legjitime në informacion. Kjo praktikë rriste aksesin dhe konfidencën e njeriut tonë për t`i dhënë informata shërbimit të tyre dhe minimizonte koston, por dhe rrezikun e demonstrimit banal.

    SHIK-u si institucion informativ gjurmues pa kompetenca ekzekutive, për nëntë vite ka kryer misionin e vet legjitim në vendin e vet, duke ushtruar veprimtarinë e tij me njerëz dhe zyre të veta në mënyrë legale, edhe pse pa petk formal në ato rrethana pezulli politik dhe juridik për vetë vendin.

    Me një mision të qartë nacional dhe qasje profesionale, me një mori shumë të kufizuar njerëzish, arritëm gradualisht me kohën në ato instanca të limitimeve objektive që ne vepronim, që gjatë luftës të ngrinim strukturën e shërbimit, të bëheshim funksionalë dhe të viheshim denjësisht në partneritet me aleatet ndërkombëtarë, ndërsa pas lufte të vazhdonim në mënyrë progresive këtë zhvillim dhe partneritet, duke u bërë një nga shërbimet e vogla për nga numri i pjesëtarëve, por me kredibilitet në rajon dhe për rajonin në fushën e informacionit.

    Të vetëdijshëm se asgjë në këtë botë nuk është perfekte dhe në retrospektivë ka dhe shumë gjëra që do të mund t’i bënim më mirë sot në teori, në rrethanat objektive që kaluam ne bëmë optimalisht atë që mund të bënim më së miri, duke dhënë përkushtimin dhe dedikimin tonë maksimal në shërbim të së mirës së vendit dhe popullit tonë, paqes dhe stabilitetit regjional dhe global deri në përfundim të misionit tonë, duke mos lejuar të bëheshim pjesë e rrëmbimit të një pasioni të tillë edhe atëherë kur arsyeja dhe logjika tentohej të komprometohej në urrejtje përbuzëse denigruese dhe atakuese deri në thirrje për dhunë absurde vëllavrasëse.

    Vijon nesër: SHIK-u 1999 – 2008; rrethanat e veprimit dhe përfundimi i misionit

    (Autori është njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe ish Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, prej fillimit deri në fundin e ekzistencës së këtij shërbimi)

    gazetaexpress.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogi : 16-03-2011 më 13:13
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe ketu mundeni te lexoni ma shum per njerin nder Çlirimtarin Kryesor te Kosoves
    Hadri Veselin
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=Veseli
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Edhe ketu mundeni te lexoni ma shum per njerin nder Çlirimtarin Kryesor te Kosoves
    Hadri Veselin
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=Veseli
    Ai te lexofsha metsha pa te

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ai te lexofsha metsha pa te

    Me mire lexoje se per Kadri veselin do shkrun historia jone kombetare, keshtu qe te jesh me i pergatur.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kadria shkruan se si do duhej te ishte a se si ka qen shiku i tij?

    Leni pallavrat or kadri..

    do ish ma e ndershme nji sqarim i llojit adil carcan qe tha.. kaq diten kaq bëmë..

    dhe kadria ma e ndershme eshte te thote se.. ne..pra lpkistat e caktuar me instalue nji shik ne kosov kem kujtue se KOSOV asht klos qosi e se atdhe asht klos qosi.. e se Komb asht selim rozi.. e per kte u perkushtuam.. mirpo tash do gjana i kem kuptue por cka me ju than un sot or shoqa.. se punet tona i din tash bota..e spo dijm ka me u rrotllue.. e kti euleksit si me i shpetue..

    kjo eshte menyra me e sinqerte..

    foli bllaca or kadri..

    bahuni burra e i shkoni neper shpija krejt qatyne qe i kini vra e rreh e u kerkoni falje familjeve..

    nuk shkon gjat rrena..

    ..

    e sa per clirim.. te na rroj Nato e bler klintoni.. se per kadrira e llapushnikira.. hm..

    bini drejt..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Me mire lexoje se per Kadri veselin do shkrun historia jone kombetare, keshtu qe te jesh me i pergatur.
    Jo me shkru ka me shkru se qke me te,por qka ka me shkru se,kam dron qe ke per tu zhgenjy thell me kete histori te tij

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kadri veseli u kan mir me i sqaru do vrasje e do atentate te deshtume, qao eshte puna e tina sot. e sa per histori gjithesesi se do te shkruan por ne fund do na del tradhetar i kombit, sqaroj nje her vrasjen e ekrem rexhes drinit,sqaro vrasjen e enver malokut, xhemajl mustafes tahir zemes, smajl hajdaraj, ahmet krasniqit, ali ukes etj atentatin e deshtum ndaj rugoves atentatin e deshtum ndaj sabri hamitit etj etj

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kupa dhe Lima u dhin para gjykates hages, kadria akoma se ka vizitu hagen, i gjithe klani LPRk-isto enveristo-klosist,mbajen pergjegjesi per gjakosjen e shqyptareve ne mes veti, vrasje shqyptaresh qe nuk pajtoheshin me iden e tyne sllavo-komunisto-enveriste.
    I.kelmendi, Xhavit H. Azem S. Kadri Veseli, Hashim Th. Duhet te japin llogari te pergjigjen per bemat e kriminelve vegjel qe ua mundesuan te arrine karrieren ne pushtet, e ben me ane te krimit, vrasjeve kundershtareve. Luftaret si Lima e Ramushi me shoke qe sot arrestohen, i trathetoj klika lpk-isto-enveriste! Tashe keta te mjere duhet ta drejtojen gishtin ka padronet e tyne klosist H.Thaqi, Xh.Halti, I.Kelmendi, A.Syla, Kadri Veseli. Kjo ashete krye banda e ishe sigurimesave qe i priu krimit ne Kosove. Me urdhenin e tyne eliminoheshin shqyptaret.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Kupa dhe Lima u dhin para gjykates hages, kadria akoma se ka vizitu hagen, i gjithe klani LPRk-isto enveristo-klosist,mbajen pergjegjesi per gjakosjen e shqyptareve ne mes veti, vrasje shqyptaresh qe nuk pajtoheshin me iden e tyne sllavo-komunisto-enveriste.
    I.kelmendi, Xhavit H. Azem S. Kadri Veseli, Hashim Th. Duhet te japin llogari te pergjigjen per bemat e kriminelve vegjel qe ua mundesuan te arrine karrieren ne pushtet, e ben me ane te krimit, vrasjeve kundershtareve. Luftaret si Lima e Ramushi me shoke qe sot arrestohen, i trathetoj klika lpk-isto-enveriste! Tashe keta te mjere duhet ta drejtojen gishtin ka padronet e tyne klosist H.Thaqi, Xh.Halti, I.Kelmendi, A.Syla, Kadri Veseli. Kjo ashete krye banda e ishe sigurimesave qe i priu krimit ne Kosove. Me urdhenin e tyne eliminoheshin shqyptaret.
    ...aspak s'kukan eliminu shqiptart qka u kan dasht ....

    ...veq qetu ne forum qka po i shoh do ''shqiptar'' keta asnjo s'duhet me marr frym....

    ..d.m.th ato akuza bin posht...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...aspak s'kukan eliminu shqiptart qka u kan dasht ....

    ...veq qetu ne forum qka po i shoh do ''shqiptar'' keta asnjo s'duhet me marr frym....

    ..d.m.th ato akuza bin posht...
    Koke vonu me i pi ilaqet,te paskan leshu krejt

  11. #11
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Pjesa E Dyte

    SHIK-u 1999-2008, rrethanat e veprimit dhe përfundimi i misionit
    Jam i vetëdijshëm se shumë nga këto dilema të yshtura, më së paku kanë të bëjnë me SHIK-un, nga vetë ngjyrimet dhe motivimet që e karakterizojnë.

    Nga Kadri Veseli më 17 mars 2011 në ora 12:16
    Lufta për popullin tonë ishte sakrificë dhe përpjekje e kurorëzuar suksesshëm me çlirimin e vendit me 1999, ndërsa liria pas çlirimit, përkundër synimit të shumicës kosovare, nuk solli edhe formalizim shtetësie. Kosova pas lufte iu nënshtrua një administrimi të mbikëqyrur të OKB’së.

    Pas disa sukseseve fillestare të këtij misioni në përudhën emergjente në sanimin dhe përmirësimin e gjendjes sociale, infrastrukturës në vend, instalimin e institucioneve vitale dhe vënies së bazave të ekonomisë së lirë të tregut me kohën, për shkak të mungesës së vizionit, por dhe një burokracie të stimuluar, ky mision do të kthehej në një kufizim dhe barrierë të zhvillimit të vendit. Në një situatë të tillë unikate, kur shpesh kufizimet juridike binin ndesh me synimet e shumicës, një mori institucionesh vitale shtetformuese do t’iu nënshtroheshin një restriksioni juridik, për të mos u lejuar të ngriheshin ose mbeteshin surrogat i funksionimit të tyre. Një fat të tillë do të kishte edhe veprimi i shërbimit inteligjent.

    Të ballafaquar me një realitet të tillë dhe me gatishmërinë e respektimit të tij, SHIK-u për mbi nëntë vjet (1999-2008) me strukturë, zyrë dhe njerëz të vet, do të vepronte në mënyrë legjitime dhe legale në një partneritet të zhvilluar intensiv ndërkombëtar në shërbim të paqes, stabilitetit dhe interesit të atdheut.

    Pa abstrahuar faktin e mungesës të petkut formal në kornizat juridike të kohës, tërë ato vite të punës dhe ekzistencës sonë asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e paralelizmit, aq më pak konfrontimit me institucionet ndërkombëtare të atëhershme, përkundrazi kjo klimë ka qenë vendimtare në vazhdimësinë tonë pas transformimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

    Duke qenë transparent dhe komunikues me realitetin politik dhe juridik të asaj kohe, kemi realizuar dhe një mori përpjekjesh të përbashkëta për të gjetur modalitete formalizimi në ato korniza juridike që administrohej vendi. Për këtë qëllim, kemi mbajtur një mori takimesh pune dhe marrëveshjeve verbale apo të nënshkruara për të arritur një zgjidhje të pranuar në kornizat juridike që administrohej vendi.

    Të gjitha këto përpjekje janë zhvilluar me pjesëmarrje direkte të niveleve më të larta ndërkombëtare dhe një involvimi direkt edhe të niveleve më të larta institucionale të vendit, përfshirë presidentet, kryeparlamentarët, parlamentaret dhe kryeministrat e vendit të atyre periudhave përkatëse.

    Idetë apo modalitetet e propozuara për formalizim të shërbimit inteligjent kanë konsistuar nga gjetja e hapësirës brenda kornizave juridike të asaj kohe, si idetë e atashimit të shërbimit inteligjent në kuadër të një zyre pranë kryeministrit apo kryetarit të vendit, deri në forma tjera alternative që do ta mbanin funksionale këtë strukturë deri në rrethana juridike më të favorshme. Por, me gjithë këto përpjekje si rezultat i restriksioneve juridike dhe presionit të Serbisë dhe orbitës së tyre në OKB nuk arritëm një modalitet të suksesshëm finalizues.

    Për korrektësi, përveç SHIK-ut, në këto përpjekje kanë qenë pjesëmarrës shërbimi inteligjent i TMK-së dhe Agjencia Inteligjente e Kosovës - AIK.

    Drejt përfundimit të misionit dhe fillimit të AKI-së

    Kur ishte vendosur për fillim të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësim ndërkombëtar për të ardhmen politike të vendit, konform atyre zhvillimeve, me vendim të institucioneve tona legjitime dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, nga fundviti i 2005 përkatësisht fillimviti 2006 kemi filluar angazhim të ri në drejtim të përgatitjes së infrastrukturës së shërbimit të ri inteligjent të Kosovës. Ky inicim ka filluar kur Bajram Kosumi ishte kryeministër, ka marrë formë me Agim Çekun dhe është përfunduar me Hashim Thaçin kryeministër.

    Për rreth dy vjet kemi zhvilluar takime pune intensive për të përgatitur tërë infrastrukturën juridike të agjencisë së re inteligjente, aspektin e brendshëm rregullativ të sij dhe të ardhmes së strukturave të atëhershme ekzistente inteligjente, duke përfshirë edhe SHIK-un. Pjesë e këtij angazhimi kanë qenë edhe nivelet më të larta në aspektin horizontal dhe vertikal të përfaqësimit institucional vendor dhe ndërkombëtar të asaj periudhe. Pas shumë pune, debatesh dhe gërshetimi idesh, kemi arritur në mirëkuptim dhe unanimitet të plotë të vendimeve në tërë ato që më vonë u aprovuan po ashtu me unanimitet nga parlamenti i vendit dhe sot janë në funksion juridik si kornizë legale ligjore dhe rregullativë e brendshme e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, AKI-së

    Me shpalljen e pavarësisë së vendit dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së shtetit tonë të pavarur, hyri në fuqi Ligji për formimin e AKI-së. Ky ishte momenti final i kurorëzimit të punës sonë, veprimit dhe vetë misionit tonë angazhues. Shuarja e ish-strukturave inteligjente deri para asaj periudhe dhe përkrahja absolute për shërbimin e ri inteligjent ishin vendimet më të drejta që ne me vetëdije dhe unanimitet të plotë gjatë punës sonë përgatitore kishim ndërmarrë.

    Kishte në fakt edhe ide të tjera nga miqtë dhe partnerët tanë, insistimi i tyre për të vazhduar punën unë dhe njerëz nga ish-struktura që drejtoja deri atëherë, kjo ka ndodhur qoftë në propozimet e ofruara gjatë procesit, po ashtu edhe në realitetin e ri të vendosur më vonë.

    Ka pasur moskuptim dhe ndoshta keqkuptim në tërë këtë, por e them me modesti dhe bindje se mbi secilin interes apo ego në qëndrimin tim dhe njerëzve që kam punuar, ka qëndruar interesi i këtij vendi. Veprimi ynë ishte i arsyes dhe logjikës, që ndoshta në egot “normale” të kohës sonë dhe ngarendjes pas ofiqeve nuk do të kuptohet lehtë.

    Çdo hezitim apo veprim dualist në këtë proces pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vendit ishte veprim kundër vetes, interesit të shtetit tonë dhe institucioneve të reja që po krijoheshin dhe në fakt mund të ishte vetëm imoralitet njerëzor i vetëmashtrimit.

    Deklarata ime publike si drejtor i SHIK-ut ishte vetëm pjesë e këtij koncepti që me kishte udhëhequr gjatë gjithë veprimit tim në shërbim të vendit dhe popullit tim.

    Rreth dilemave dhe dilemënxitësve për dhe rreth SHIK-ut

    Deklarata ime publike siç dukej nuk ishte në interes të të gjithëve të kuptohej dhe pranohej në bazë të realitetit as të fakteve. Kam parasysh një kategori njerëzish apo grupimesh, që për interesa meskine të përfitimeve sektare politike apo materiale tentojnë të shërbehen me logjikën e kompromitimit dhe denigrimit të kundërshtarëve të tyre imagjinarë, përmes klithjes dhe çjerrjes kërcënuese me fjalë të mëdha shterpe në emër te kauzave të mëdha, por që në brendi janë vetë mjerimi i inkriminimit dhe kompromitimit të tyre moral, e për me tepër dëmtues të interesit nacional.

    Jam i vetëdijshëm se shumë nga këto dilema të yshtura, më se paku kanë të bëjnë me SHIK-un, nga vetë ngjyrimet dhe motivimet që e karakterizojnë. Konstatoj se çdo reagim përkatësisht përgjigje ndaj pretendimeve të tilla, që janë jashtë kontekstit të reales dhe një veprimi të arritshëm juridik, mund të paraqesin vetëm stimulim të nxitëseve të tillë në efekt. Ky moment përgënjeshtrimi në gjuhën e shërbimeve inteligjente njihet si hedhje benzine në zjarr.

    SHIK-u gjatë tërë ekzistencës së vet për asnjë moment në asnjë rrethanë nuk është fshehur para popullit të tij, aq më pak të veprojë nën petk të ndonjë emri apo veprimtarie jashtë emrit të tij legal dhe të transparencës legjitime të veprimit në mision të shtetformimit.

    Kosova si shtet i ri dhe me shumë sfida nuk ka luks të zhvillojë institucione paralele dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të relativizohen institucionet e ndërtuara me aq sakrifica të mëdha.

    Agjencia Kosovare i Inteligjencës është institucioni ynë i vetëm inteligjent legjitim, formal dhe legal në misionin në shërbim të atdheut dhe qytetareve të tij. Çdo veprim në këtë fushë nën çfarëdo petku apo emri, në formë individuale apo grupore, jashtë orbitës dhe dijenisë së këtij institucioni, është kundër ligjit dhe interesave të atdheut.

    Jam i bindur se qytetarët tanë me vetëdijen dhe aktin e tyre do i japin vlerësimin dhe meritën finale çdo pretendimi apo pohimi publik, ashtu si dhe vetë punës së secilit, besoj se Kosova si shtet dhe institucionet e saj, sot e çdo ditë më shumë kanë nevoje për besimin, respektin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të arrijmë progresin e brendshëm dhe fuqizimin e institucioneve tona shtetërore. Në të njëjtën kohë të bëjmë të kota përpjekjet rrënuese të atyre “patrioteve ” të fjalëve të mëdha që vetëm nxisin dhe rrisin skepticizmat e përhapura të kundërshtarëve të shtetit tonë sovran për funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e tij ekonomike dhe politike.

    Nesër vijon vazhdimi i tretë: “Tendencat denigruese të lirisë sonë”

    (Autori është njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe ish-Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, prej fillimit deri në fundin e ekzistencës së këtij shërbimi)
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Gjuha esht prej tuli,asaj ka ti ipesh shkon ..edhe Millosheviqi kure vriste e masakronte femij thoshte po i luftoi terroristet.
    Shume shqiptar u vran pas lufte, dhe ishte vrases Bllaca a Balta se di, pore do doja sinqerisht qe ata vrases te dalin para drejtsis.
    Nese duhet ksaj ti heshtet auturitetet kosovare vetem sa vetem te heshtur rrin .Nese ne kte aspek .,nese Eulex deshiro te flitet e kto raste e te zbardhen pamvarsisht se dikujt nuk i pelqe ,une mendoi se duhet perkrahur drejtsin nga kush do qoft personazhi qe kerko drejtsi.

  13. #13
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Tendencat denigruese ndaj lirisë sonë
    Për mendjet e shëndosha, kjo periudhë lirie më së paku do të jetë imagjinuar si vazhdimësi urrejtjeje dhe aq më pak dhune mes vetë nesh. Por, sido të jetë menduar, liria e shumëpritur, krahas një progresi dhe perspektive të gjithanshme për popullin tonë, solli me vete edhe një numër deformimesh të llojit të vet

    Nga Kadri Veseli më 18 mars 2011 në ora 12:35
    Mes një situate lirie dhe shpresave të mbushura të njeriut tonë pas çlirimit për jetë më të qetë dhe perspektivë më të mirë, Kosova do të futej në procesin e një tranzicioni të vonuar.

    Për mendjet e shëndosha, kjo periudhë lirie më së paku do të jetë imagjinuar si vazhdimësi urrejtjeje dhe aq më pak dhune mes vetë nesh. Por, sido të jetë menduar, liria e shumëpritur krahas një progresi dhe perspektive të gjithanshme për popullin tonë, solli me vete edhe një numër deformimesh të llojit të vet. Tendencat ngulfatëse për primat dhe meritokraci, egërsi për përvetësime materiale dhe disa akte të rënda dhune të ndodhura paslufte, dhe të mbetura mister në kohën e një vakuumi institucional, janë një mozaik i përgjithësimit të tyre deformues.

    Nuk munguan edhe fushatat verbale me këto akte për konto të interesave të ngushta meskine, pa përjashtuar në këtë kontekst edhe përfshirjet politike, të cilat me mënyrën e qasjes dhe sjelljen ndaj këtyre dukurive, në vend të izolimit dhe presionit pozitiv institucional në zbardhje të së vërtetës, në fakt me vetëdije keqpërdorën këto fatkeqësi, duke zbarkuar në to një mllef urrejtjenxitës në rrafshin e konfrontimeve politike dhe luftës për pushtet, e duke rrezikuar kështu të ndajnë shoqërinë dhe kombin në krah e krahina. Kështu nuk i kontribuuan zgjidhjes së kësaj situate, por me akuza shterpe dhe etiketime verbale degraduan dhe përkeqësuan më shumë atë gjendje dhe, për të bërë shërbimin më të keq, imunizimin e krimit nën maksimën e gjeneralitetit të tij goditës, kur askush nuk gjendet fajtor, të gjithë janë fajtorë dhe anasjelltas.

    Pa nënvlerësuar ndikimin e huaj në tërë këto ndodhi të rënda, veçanërisht pranisë serbe dhe orbitës aleate të tyre, nuk mund të nënvlerësohet fatkeqësisht dhe roli i brendshëm negativ, akti i smirëzisë dhe revanshit, një vërtetim pohimi paranjëshekullor i Konicës për smirëzinë e brendshme të shqiptarit dhe pasojave nga ajo.

    Kam qenë i ndërgjegjshëm për tentativat e implikimit dhe sulmit nervoz dhe zhurmues në tërë këtë situatë edhe të institucionit që unë përmbi nëntë vite e kam udhëhequr.
    Individë që kanë tentuar dhe ende tentojnë të shërbehen me vazhdimësinë e logjikës së shtrembërimit dhe degradimit të së vërtetës në kurriz të tjetrit, me vetëdije që përmes zhurmës dhe klithjeve vetëm të akuzojnë dhe faturojnë apriori, mjegullojnë, nxisin e gënjejnë si mjet vonese, mbrojtje apo dhe përfitimi nga akte të tilla, pa denjuar asnjëherë të marrin përgjegjësi për deklarimet e tyre apo ndërmarrin hapa realë juridikë në denoncimin dhe zbardhjen e tyre, kanë vetëm një emër dhe identifikim moral dhe juridik: njëtrajtshmëri dhe përbashkësi me atë lloj inkriminimi dhe inkriminuesish që bënë tërë ato akte të rënda e të shëmtuara për interesa të tyre të limituara dhe në dëm të shumicës qytetare dhe vendit, dhe u strukën si qyqarë sot e dje, kur duhet të ballafaqohen me përgjegjësitë e veprimeve të tyre.

    Sa u përket akteve degraduese paslufte në Kosovë, veçanërisht pjesës më të errët të tranzicionit tonë; disa akteve të rënda krimi dhe vrasjeve me motivacion të paqartë dhe autorësi anonime, e ndiej për obligim moral dhe publik të deklaroj se gjithë këto veprime në lirinë e Kosovës ishin akte kriminale dhe të dënueshme, të bëra në një kontekst kohor lirie, kanë rrezikuar të zhvlerësojnë dhe dëmtojnë të arriturat tona nacionale. Institucioni që unë kam udhëhequr në asnjë rast nuk ka qenë pjesë e implikimit apo motivimit të tillë. Thërras organet e drejtësisë, ashtu si e kam bërë në kontakte të brendshme shumë herë dhe shumë kohë më parë, që pretenduesit dhe pretendimet e tilla të jenë pjesë e hetimit për këto raste dhe fenomene tjera deformuese.

    Lojërat për qëllime përfitimi dhe manipulimi, për raste të tilla të rënda dhe tragjike, për hir të interesit qytetar, duhet të shuhen përfundimisht, për të zënë vend fjala e ligjit dhe veprimi i drejtësisë. Institucionet tona dhe politika në vend të abuzimit moral me akte të tilla të rënda, edhe pse me vonim, duhet të ndërmarrë çdo hap institucional, pa interferenca përkatësie politike, në drejtim të zbardhjes të së vërtetës.

    Të ndërmerren një kompaktibilitet veprimesh dhe vendimesh në përmirësimin dhe fuqizimin e bazës legjislative dhe ekzekutive të institucioneve të vendit në shërbim të efikasitetit dhe gjetjes të së vërtetës. Aprovimin urgjent të ligjit për mbrojtje të dëshmitareve dhe sforcimin e tij edhe me elemente imunizimit të dorasëve për të nxjerrë nxitësit e krimit dhe drejtuesit e tyre në sipërfaqe. Futjen në fuqi të ligjit anti-mafi dhe bazën ligjore të konfiskimit të pasurive të pambuluara me qëllim dërrmimin e rrjeteve kriminale dhe fuqisë së tyre financuese. Ndërmarrjen e shumë veprimeve tjera ligjore dhe ekzekutive në partneritet edhe me institucionet ndërkombëtare, që do të rikthenin besimin qytetar tek institucionet e vendit dhe kooperimin e ngushtë me to.

    Duke mos dashur të bëhem pjesë e brumit nxitës të paqartësive dhe viktimë e lojërave të huaja të luftës psikologjike, për efekte më të gjëra se emra të përveçëm apo dukuri të specifikuara, e njëjta përgjigje duhej të ishte edhe për pretendimet dhe përpiluesit e raporteve që kanë qëllim errësimin dhe paraqitjen degradues të realitetit tonë.
    Kosova dhe qytetarët e saj përfundimisht kanë nevojë për adresim dhe përgjegjësi të vendosur juridike rreth çështjeve të tilla që ngrihen, për të mos lejuar shndërrimin e vendit tonë në një terren të avazeve dhe dukurive negative. Që Kosova të mos jetë arenë e manipulimeve dhe keqpërdorimeve të baronëve të krimit dhe botës përfituese të tyre. Kjo mund të arrihet pa fjalë të zjarrta të arkaizmave patriotikë, por me përkushtim serioz të brendshëm dhe partneritet ndërkombëtar, pa servilizëm.

    Fund

    (Autori është njëri prej themeluesve të UÇK-së dhe ish-Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, prej fillimit deri në fundin e ekzistencës së këtij shërbimi)
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim



    Kadri Veseli: Zgjedhjet mbahen në javën e fundit të shtatorit

    Nga Express | 17 Janar 2014 18:50


    Zëvendëskryetari i PDK'së Kadri Veseli i cili po qëndron në Gjermani, në një intervistë për DW ka thënë se zgjedhjet nacionale mund të mbahen në javën e fundit të shtatorit. Ai ka thënë se marrëveshja për reformën zgjedhore do të arrihet shumë shpejtë.

    Cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani dhe çfarë aktivitetesh keni në agjendë?

    Kadri Veseli: Në Gjermani kam ardhur për vizitë dyditore në cilësinë e zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesën e përfaqësuesve të Partisë Kristiandemokrate CDU. Sot kam pasur një takim jashtëzakonisht pozitiv me disa nga anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman. Kemi biseduar për vazhdimësinë e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga shteti gjerman, i cili po zgjatë me vite të tëra. Mesazhet e takimit kanë qenë shumë pozitive në kuptimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Është theksuar nevoja që kosovarët të marrin edhe më shumë përgjegjësi për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të fuqishëm ligjor. Njëherë duhet t'i japim një hov edhe më të madh zhvillimit ekonomik, në mënyrë që të kemi një perspektivë edhe më të sigurt drejt BE. Nesër do të kemi edhe një takim në Dyselsdorf me zyrtarë të lartë të CDU. Duke pasur parasysh që PDK dhe CDU janë parti me orientim të djathtë politik, interesi ynë është që të shkojmë drejt profilizimit më të qëndrueshëm dhe të vazhdojmë me reforma. Përvojat e CDU-së për ne janë jashtëzakonisht interesante, kur dihet se CDU dhe kryetarja e saj Angela Merkel, i kanë fituar bindshëm zgjedhjet e fundit, gjë që pretendojmë edhe ne në Kosovë,

    Gjermania në Kosovë ka qenë dhe është e angazhuar shumë, ndërsa tani, siç e thatë edhe Ju, kërkohet që kosovarët të marrin më shumë përgjegjësi për vendin e tyre. Në përgjithësi, si i vlerëoni qëndrimet dhe rolin gjerman në Kosovë?

    Kadri Veseli: Është një rol jashtëzakonisht pozitiv. Republika Federale e Gjermanisë kaherë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kosovarët, dikur si vend strehues dhe mikëpritës për kosovarët në momentet më të rënda. Por Gjermania ka dhënë më së shumti edhe donacione për Republikën e Kosovës, ka një involvim të drejtpërdrejtë në sektorin e sigurisë, në instalimin dhe fuqizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës. Roli i Gjermanisë është jashtëzakonisht pozitiv. Përvojat e këtij vendi për ne janë të pakrahasueshme. Kemi të bëjmë me një nga shtetet më demokratike dhe më të fuqishme në Evropë dhe në Botë. Është një fat shumë i madh i qytetarëve të Kosovës që kanë miq të këtillë dhe që kanë mbështetjen e një vendi si Gjermania. Agjenda jonë e përbashkët është vazhdimi i procesit për integrime evropiane.

    Partia CDU ëshë në pushtet në Gjermani në tri mandatet e fundit. Së fundi ka fituar bindshëm dhe përvojat e saja me siguri që janë shumë interesante. Mendoni se mund të keni një bashkëpunim konkret me këtë parti të djathtë dhe si do të manifestohet ky bashkëpunim?

    Kadri Veseli: Qëllimi kryesor i këtyre takimeve në Berlin dhe nesër (18.01.) në Dyseldorf është pikërisht thellimi i bashkëpunimit me CDU-në. Përvojat e kësaj partie janë jashtëzakonisht pozitive dhe ne po synojmë që si Parti e qendrës së djathtë në Kosovë t'i aplikojmë jo vetëm këto përvoja por edhe përgjegjësinë që e karakterizojnë shpirtin e CDU. Kjo është përvojë shumë e suksesshme dhe shumë e mirë edhe për partinë dhe vendin tonë.

    Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten (16.01.) në Strasburg një rezolutë me të cilën mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt BE-së. Janë theksuar shumë gjëra pozitive por edhe disa negative, si për shembull korrupsioni. Çfarë po bëni ju si parti në pushtet për të luftuar korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative?

    Kadri Veseli: Rezoluta e PE është shumë pozitive dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen. Por i kemi kuptuar shumë mirë edhe mesazhet nga kjo rezolutë, të cilat kanë të bëjnë me marrjen e përgjegjësive të vetë kosovarëve për luftimin e dukurive negative - qoftë korrupsionit apo krimit të organizuar. Ne si parti në pushtet jemi duke zhvilluar një platformë e cila parashikon ndërtimin e një shteti ku do të sundojë ligji, ku do të ketë hapsirë të mjaftueshme për investime të huaja dhe ku bizneset do të kenë një ambient të qëndrueshëm, sepse kjo ndikon në mirëqenien e gjithë qytetarëve. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë të cilën institucionet e Kosovës do ta fitojnë, me gjithë sfidat me të cila po përballemi.

    Zoti Veseli, pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, kur PDK ka shënuar rënie të konsiderueshme në disa qytete, Kosovën këtë vit e presin zgjedhjet parlamentare. Kur do të mbahen këto zgjedhje dhe çfarë prisni nga ato?

    Kadri Veseli: Ne jemi në një proces të reformave elektorale ku po bisedojmë me të gjitha partitë e tjera politike. Kemi një klimë jashtëzakonisht pozitive dhe së shpejti do të kemi një marrëveshje të përbashkët për rregullat zgjedhore. Besoj se zgjedhjet do të mbahen në javën e fundit të shtatorit të këtij viti. Besoj se do të kemi një proces të ndershëm dhe demokratik zgjedhor. PDK edhe në zgjedhjet lokale ka qenë subjekti më i fuqishëm politik. Ne do të shpalosim programin tonë drejt integrimeve evropiane, drejt shtetit ligjor, drejt një shteti të zhvillluar dhe të fuqishëm ekonomik. Gjithsesi presim të fitojmë edhe mandatin e tretë me radhë.

    Megjithatë PDK ka shënuar rënie në disa komuna, në zgjedhjet lokale. Çfarë po bëni konkretisht për konsolidimin e partisë suaj?

    Kadri Veseli: PDK është partia e parë në nivelin e Republikës së Kosovës. Por ne kemi shqyrtuar rezultatet dhe kemi reflektuar. Në komunat ku kemi gabuar, në veçanti në raundin e dytë të zgjedhjeve, do t'i pranojmë gabimet dhe do t'i përmirësojmë ato. Ne jemi njerëz dhe nuk ka të pagabueshëm. Por drejtimi, misioni dhe vizioni jonë janë shumë të qarta: fuqizimi i shtetit të Kosovës dhe perspektiva më e mirë e qytetarëve, në rrugën drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE.

    Emri Juaj është lakuar shumë kohët e fundit për poste të ndryshme. Cilat janë ambiciet tuaja personale në këto zgjedhje parlamentare?

    Kadri Veseli: Ambiciet e mia personale përputhen plotësisht me ambiciet e PDK për realizimin e projektit të saj politik për zhvillimin e një shteti të fuqishëm dhe për zhvillim ekonomik, me të cilin do të ishim krenarë para popujve dhe kombeve të tjera. Duam të kemi identitetin tonë të fuqishëm politik dhe kombëtar por edhe kreativitetin e qëndrueshëm ekonomik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim


  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim



    Kadri Veseli për grupet e shqiptarëve në Siri: Maskarenjët dhe bastardët me mjekrra që kërkojnë kokat e gjeneralëve amerikanë, nuk kanë vend në Kosovë



    GazetaExpress E enjte, 27 Shkurt 2014 19:17
    Zv. kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ua ka bërë i pari përhajër partinë Limajt dhe Krasniqit. Thotë se ruan respektin për të kaluarën e përbashkët. Nuk mendon se ai ka ndonjë “faj” për largimin e tyre nga partia. Veseli në emisionin “Rubikon” ka folur për çështje të ndryshme: reformën zgjedhore, koalicionet e mundshme...

    (E plotësuar)

    “Nuk munden ata maskarenjtë dhe bastardët me mjekrra që kërkojnë kokat e gjeneralëve amerikanë të bëjnë thirrje në këto gjëra. Mos të krijojnë profil politik për hir të radikalizimit të tyre politik

    Nuk është mirë të politizohet. Mendoj edhe si shqiptarë nuk e kemi traditë të fyejmë dikë që është i fesë tjetër Kemi klerik fetarë që e predikojnë fenë shumë mirë, por ka edhe maskarenj”, ka thënë Veseli.

    Kadri Veseli: Përhajër partia Limajt dhe Krasniqit, ruaj respektin për të kaluarën e përbashkët (Video)

    Veseli për Limajn dhe Krasniqin: Është një debat pothuajse i konsumuar publik tanimë. Ata janë persona që kanë kontribuar në rritjen dhe themelimin e partisë. Kemi dhënë qëndrimet tona në lidhje me mundësinë që ata të vazhdojnë brenda PDK-së. Por tani jemi në këtë situatë kur vetëm mundemi t’ua bëjmë përhajër partinë e re politike. Nuk kemi entuziaztë me daljen e tyre, të jemi të sinqertë. Por PDK ka njerëz pozitivë në strukturën e vet, është situatë që nuk është provokuar nga lidershipi i PDK-së. Në PDK ka një debat shumë pozitiv, vet opinioni publik e di që në Këshillin Drejtues ka pasur debate pozitive.

    Është përgjegjësi e tyre është rrugëtim i tyre, mua nuk më takon të gjykoj. Në zgjedhjet lokale ata kanë qenë jashtë PDK-së me Iniciativat e tyre edhe pse zyrtarisht kanë qenë brenda PDK-së.

    Z. Krasniqi dhe Limaj i njoh prej një kohe të gjatë. Kam respektin e veçantë për këto dy figura. Në situatën kur unë jam futur në PDK ka qenë pothuajse një situatë e kryer. Unë personalisht ruaj respektin pozitiv për të kaluarën e përbashkët.

    Veseli për koalicionet: Angazhohemi për një logjikë integruese e jo përjashtuese. Pastaj janë konceptet, programet.

    Veseli: PDK do t’i fitojë zgjedhjet

    Por me vet faktin se kemi pranuar konceptin e pluralizmit politik, pyetja juaj abstrahohet, i tha ai autorit të emisionit, kur ky i fundit e pyeti se a do ta pranojë humbjen PDK-ja, nëse ndodhë kjo.

    PDK është e gatshme ti përgjigjet në mënyrën më dinjitoze verdiktin të qytetarëve të Kosovës. Shumë e gatshme që të qeverisë edhe për mandatin e tretë dhe në përmirësimin e atyre momenteve, sukseseve të munguara, që të kemi zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi të mirë.

    Kadri Veseli: Zgjedhjet mund të mbahen edhe në prill, por nuk kemi nevojë të ngutemi, askënd s’po e lagë bora e shiu

    Veseli për mocionin e AAK-së dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve:
    Po flas për një logjikë që nuk i duhet Kosovës, po flas për një logjikë që pushteti të mirret për qytetarët. Komunikimi mes liderëve është gjëja më e mirë, e kultivuar veçanërisht në Republikën e Kosovës. Edhe mocioni është një çështje pozitive, është veprim institucional. Nëse flasim për situatën aktuale dhe u referohemi vërejtjeve për zgjedhjet e kaluara dhe shqetësimet më të mëdha kanë qenë brenda vet subjekteve politike.

    Nëse akterët politik vlerësojnë se nuk kemi nevojë asgjë të ndërrojmë, atëherë në zgjedhje mund të shkojmë edhe në prill, por duhet ti bisedojmë ca gjëra para se të thirren qytetarët në zgjedhje.

    Veseli: PDK-në e dallon nga partitë tjera sensi i kërkesës që vetëm të fitohen zgjedhjet

    “Edhe ne dëshirojmë të fitojmë zgjedhjet por çka pas zgjedhjeve. PDK-në e dallon kjo nga partitë tjera, sepse ne nuk duam vetëm t’i fitojmë zgjedhjet por edhe çka do të bëjmë pas kësaj. Koncepti i zhvatjes së pushtetit nuk i bën mirë Republikës së Kosovës.

    Kadri Veseli për zgjedhjet e fundit: Kemi arsye për të qenë të kënaqur me përkrahjen qytetare në zgjedhjet e kaluara, lokale. Jemi duke punuar intensivisht që të ecim përpara, të reflektojmë dhe të zhvillohemi. Jam i sigurtë se në sfidën e ardhshme nacionale suksesi do të jetë edhe më i thellë. Këtë e bazoj në komunikimet e përditshme me qytetarët. Ekziston një entuziazëm dhe optimizëm. Ekziston edhe një kërkesë që të punohet edhe më mirë. Jemi të vendosur që gabimet të mos përsëriten.


    Kadri Veseli: Duam që zgjedhjet të jenë festë nacionale, partitë opozitare po tregohen joserioze

    Kadri Veseli për reformën zgjedhore:
    Jemi duke folur për një standard demokratik që në Kosovë duhet ta ndërtojme sepse kemi përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës. Njerëzit duhet të kenë besueshmëri se në momentin kur votojnë, vota e tyre duhet të jetë e paprekur. Është qëndrim zyrtar edhe i PDK-së se duhet të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Vet situata e vitit 2010, është një perokopim për ne që situata të jetë sa më transparente. Duhet të ndërtojmë standard që zgjedhjet të jenë një festë nacionale.

    Besoj se të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Ka një involvim të të gjitha partive politike. Ne nuk kemi arsye si PDK të shqetësohemi në kuptimin e procesit elektoral, por duam që besueshmëria në procesin elektoral të jetë e garantuar.

    Ne jemi duke punuar çdo ditë me angazhimin tonë, por duhet të pranojmë një fakt se jemi të zhgënjyer nga partite opozitare, që nuk kanë pasur një seriozitet, kjo shihet edhe në të kaluarën. Ne synojmë që procesi zgjedhor të jetë sa më i lirë, sa më i drejtë në të njëjtën kohë dhe pranueshmëria e zgjedhjeve më të mos jetë çështje debati.

    Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli ua bën përhajër partinë Limajt dhe Krasniqit


    Në emisionin “Rubikon”, Veseli ka komentuar zhvillimet e fundit në PDK.

    Ai ka thënë se nuk do të kërkojnë shkarkimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit.

    “Në aspektin juridik situatat në parlamentin e Kosovës që shkojnë me përfaqësim si partia më e madhe, nuk e njoh se a mundet me u akceptu një situatë e tillë. Por e thash një qëndrim të PDK-së, nuk do të ndërmarrim ndonjë veprim politik për shkarkimin e dikujt në këtë fundmandati”, ka thënë veç tjerash Veseli në këtë emision, ku ka folur edhe për shumë çështje të tjera.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim


    Kadri Veseli per shqiptaret ne Siri dhe fanatizmin fetar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Kadri Veseli per shqiptaret ne Siri dhe fanatizmin fetar
    Citim i gazetes se berat bubzhalkës :

    “Nuk munden ata maskarenjtë dhe bastardët me mjekrra që kërkojnë kokat e gjeneralëve amerikanë të bëjnë thirrje në këto gjëra. Mos të krijojnë profil politik për hir të radikalizimit të tyre politik

    Nuk është mirë të politizohet. Mendoj edhe si shqiptarë nuk e kemi traditë të fyejmë dikë që është i fesë tjetër Kemi klerik fetarë që e predikojnë fenë shumë mirë, por ka edhe maskarenj”, ka thënë Veseli.





    Ku e permend fjalen "Bastardët me mjekrra" ?

    Pse kaq leht ndryshohen fjalet e ketije UDB-ashi ?!

    A vetem pse e kan gjet "Trullan" ?

    … ///

  19. #19
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Kadri Veseli per shqiptaret ne Siri dhe fanatizmin fetar
    Nje sugjerim te vogel....

    Ato djem qe kane shku ne siri, dhe kthehen ne VENDLINDJE, pse ju han mendja se i FRIGOHEN dikujt ???....

    Pastaj, a nuk kan keshilltare keto "seljaket" e parlamentit ti mesojne te perdorin nje gjuhe me diplomatike, jo per shume, pos per kulture, ngase e synojme perendimin, apo ?

    Tung
    albanish by nature

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim





    Veseli: Do t'i ndjekim edhe predikuesit e luftërave fetare



    Nga Mark E hënë, 01 Shtator 2014 10:16
    Intervistë e zëvendëskryetarit të PDK'së, për një medium amerikan, rreth zhvillimeve të fundit

    1. Samiti i Berlinit përfundoi para disa ditësh. Kosova dhe veçmas Shqipëria u përfaqësuan me dinjitet. Kryeministri Rama u prezantua në konferencë në emër të rajonit, derisa Kosova u përfaqësua pa fusnotë. Sipas analistëve politikë, ky hap i Gjermanisë, po shihet si një vendim i politikës gjermane që të eliminohet mundësia që rajoni të bie në ndikimin e Rusisë, ndikim që po kthehet në mënyrë agresive në ish-zonat e Bashkimit Sovjetik. Si e shihni ju këtë veprim të Qeverisë Gjermane?

    Kadri Veseli: Dua ta filloj këtë përgjigje duke e uruar Kancelaren Mrkel dhe diplomacinë gjermane për këtë samit, që është edhe një nga përpjekjet më serioze të vendeve perëndimore dhe diplomacisë europiane në vitet e fundit të integrimit të rajonit tonë në Bashkimin Europian.

    Siç edhe potencuat në pyetjen tuaj, për shkak të historisë së luftërave në rajon, pra këtu ka filluar Lufta e Parë Botërore dhe nuk është rastësi që samiti u organizua në 100 vjetorin e saj, pra rajoni tani është në një pikë kthese.

    E kaluara e dhimbshme, e përjetuar pothuaj nga të gjithë popujt nën diktaturat totalitare, nuk lë vend për dyshime se çfarë duhet të jetë e ardhmja. Bashkimi Europian nuk ka alternativë.

    Njerëzit janë të lumtur me arritjet zhvillimin politik dhe social të Bashkimit Europian. Kjo është ajo që ne duam të arrijmë, pavarësisht vështirësive që dalin.

    Kosova ka arritur një progres të konsiderueshëm në këtë aspekt. Sido që të jetë, ne jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë punë për t'u bërë. Po ashtu jemi të vetëdijshëm se zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit janë sfida reale, por kemi besim se do t'ia dalim.

    Ne do të vazhdojmë të bëjmë përmirësime aty ku ka mangësi. Por, nuk ka asnjë dyshim kur është fjala për vullnetin tonë politik dhe përkushtimin e qytetarëve për integrimet Veriatlantike në të ardhmen.

    Roli i Gjermanisë në integrimin e rajonit në BE është shumë i rëndësishëm, si një forcë motorike ekonomike europiane. Roli fondamental global i SHBA'së, në konsolidimin e demokracive perëndimore dhe respekti për të drejtat e njeriut, fatmirësisht për shqiptarët këtë perspektivë dhe besim e bën edhe më të fortë.

    Sa i përket rolit të Rusisë në rajon, është një përpjekje e dukshme për ndikim dhe prezencë. Unë pres që Rusia të vazhdojë të bllokojë BE'në në çdo mënyrë, në mënyrë që kjo të etablohet si logjikë dhe realitet në rajon, por sido që të jetë këto aspirata janë të dënuara të dështojnë në rajon.

    Me përjashtim të flirteve të ndonjëhershme të disa vendeve me politikën ruse dhe oligarkët, zhvillimi politik dhe ekonomik, të drejtat e njeriut dhe standardet tjera nuk janë kompatibile me aspiratat e popujve të Ballkanit përfshirë edhe popujt sllavë.

    2. Kancelarja Merkel ka theksuar të ardhmen e pakontestueshme të rajonit në Bashkimin Europian, por tha se secili vend duhet të punojë individualisht për t'i përmbushur reformat në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që t'i bashkohet BE'së. Kosova po akuzohet si një nga vendet që ka mbetur prapa në përmbushjen e këtyre reformave dhe po ashtu akuzohet se ka një nivel të lartë të korrupsionit dhe ka shumë punë të bëhet, sidomos në luftimin e korrupsionit?

    Kadri Veseli: Kosova është vendi i fundit që e ka shpallur pavarësinë në rajon dhe është shteti më i ri. Për t'i ndërtuar institucionet e reja, duhet të merret me ringjalljen ekonomike. Realisht, vendi ka kaluar një periudhë rindërtimi në një periudhë rekorde me një energji të paprecedentë. Sido që të jetë, në fazat tjera ka ngecur, pra në periudhën që do duhej të ishte periudhë e zhvillimit ekonomik dhe e reformave.

    Konsolidimi i shtetësisë, dialogu dhe obligimet ndërkombëtare janë disa nga sukseset kosovare, por edhe korrupsioni - edhe në rajon edhe te ne - nuk mund të mohohet si fenomen. Diçka pozitive është që Toleranca e qytetarëve ndaj korrupsionit është shumë e ulët sikurse edhe thirrjet e opinionit publik që të luftohet korrupsioni. Një besim më i madh dhe komunikim më i mirë ndërmjet njerëzve dhe institucioneve nevojitet që të parandalohet e të luftohet kjo dukuri neveritëse që është duke e pamundësuar zhvillimin ekonomik dhe emancipimin civil të vendit.

    3. Përveç luftimin të korrupsionit, Qeveria Gjermane ka kërkuar fuqizimin e sundimit të ligjit në secilin sektor, si një veprim të nevojshëm siç thonë ata për të tërhequr investime gjermane në Kosovë. Ju jeni një nga politikanët që keni bërë thirrje për më shumë investime gjermane. Aktualisht Kosova është duke u dominuar nga investimet turke. Çka mund të përfitojë Kosova nga investimet turke?

    Kadri Veseli: Ekonomia e tregut të lirë vendos rregullat e konkurrencës së lirë, pa paragjykuar origjinën e investimeve dhe të kapitalit. Por, është mendim i imi se është interes i yni strategjik që në vendin tonë të tërheqim investime të huaja që kanë origjinë perëndimore.

    Investimet nga SHBA-ja, Gjermania dhe vendet tjera do të sjellin jo vetëm kapitalin por edhe ndikimin dhe logjikën perëndimore, që është diçka që ne në Kosovë po e kërkojmë. Kosova ka pasuri të mëdha natyrore, që mund të jenë interesante për investitorët e SHBA'së, të Gjermanisë dhe të tjerëve.

    Njëkohësisht, ambienti për investime është optimal në kushtet e rajonit. Para së gjithash Kosova po ashtu ka një demografi të re që e bën atraktive për investime. Këta janë disa nga faktorët që e bëjnë vendin tonë tërheqës për investime.

    Kjo është ajo për çka PDK është e interesuar që të bëjë në katër vitet e ardhshme, pra që të merret me përmirësimin e ekonomisë dhe mirëqenies së njerëzve. Kështu që investitorët perëndimorë janë të nevojshëm dhe të mirëpritur në Kosovë.

    4. Gjatë javës së fundit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendimin rreth rastit të zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit. Opozita e quajti vendim politike dhe një favor që iu bë PDK'së, të cilës i takoni edhe ju. Përfaqësuesit ndërkombëtare bënë thirrje për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese derisa PDK e mirëpriti vendimin. Cili është opinioni juaj për këtë çështje?

    Kadri Veseli: Më 8 qershor 2014, qytetarët e vendit në mënyrë solemne vendosën fituesin e këtyre zgjedhjeve - PDK'në. Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e fundit, parandaloi shkeljen e vullnetit të popullit dhe dhunimin e parimeve bazike në të cilat ndërtohet vendi jonë, ligjet dhe Kushtetutën.

    PDK fitoi mandatin e tretë me votën e popullit në mënyrën më bindëse se sa në zgjedhjet e kaluara dhe synimi i PDK'së që të udhëheq vendim me Hashim Thaçin si Kryeministër është i natyrshëm, si një obligim që rrjedhë nga vullneti i njerëzve të Republikës tonë.

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përbën një shembull të legalizimit të vullnetit të popullit dhe parandaloi vendosjen e precedentit të shkeljes serioze të sundimit të ligjit.

    Përndryshe qëllimi i zgjedhjeve do të hidhej poshtë dhe prezantimi i programeve tona politike dhe ekonomike nuk do të kishte asnjë kuptim.

    Në klimën aktuale të frustrimit anti-PDK kjo mund të tingëllojë si njëanshmëri i Zëvendëskryetarit, megjithatë, unë besoj se për Kosovën dhe qytetarët kjo tregon një shenjë dhe një mesazh: që partitë politike të tregojnë më shumë përkushtim ndaj popullit dhe vullnetit të tij dhe që marrëveshjet politike duhet të bëhen në pajtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend.

    5. Koalicioni opozitar LAN përfshirë VV që është i interesuar ta rrëzojë PDK'në nga qeveria është kundër çdo marrëveshjeje me PDK'në. Si e shihni rrugëdaljen nga kjo situatë? A frikësohet PDK-ja nga zgjedhjet e reja dhe nga mbetja në opozitë?

    Kadri Veseli: Në zgjedhjet demokratike ka edhe fitues dhe humbës. Ndjenja e humbjes dhe demonstrimi i dëshirës për fitore me çdo kusht, pa zgjedhur mjetet, sikurse bllokada aktuale e bllokut opozitar ndaj PDK'së, nuk është produktive për klimën politike në vendin tonë, në një kohë të sfidave të shumta të ndërtimit të shtetit tonë.

    Ne jemi kundër instalimit të një logjike të tillë që e largon vëmendjen nga prioritet tona siç janë forcimi i institucioneve demokratike, mirëqenies ekonomike, integrimeve euroatlantike. Sido që të jetë PDK nuk do të nxisë zgjedhje të parakohshme e as nuk do të mbajë përgjegjësi nëse ato ndodhin. Edhe nëse ndodhin, ne jemi të bindur se ato do të rikonfirmojnë fitoren për ne.

    Ne besojmë se formimi i qeverisë së re dhe fokusimi në agjendën e zhvillimit ekonomik është më i rëndësishëm për interesat e vendit dhe për mirëqenien e popullit. Ne jemi të hapur për bashkëpunim politik dhe institucional për të mirën e vendit dhe të popullit tonë dhe besojmë në zhvillimet e shpejta dhe pozitive drejt implementimit të vullnetit të popullit dhe përmbushjes së obligimeve ndaj tij.

    6. Disa ditë më parë, autoritete kosovare arrestuan 42 persona nën dyshimet për terrorizëm dhe pjesëmarrjen në Luftën Civile të Sirisë dhe konfliktit të Irakut. A ekziston rreziku i përfshirjes së vendit tuaj në një valë të aktiviteteve vahabiste, që mund t'i rrezikojë vendet e rajonit dhe me gjerë?

    Kadri Veseli: Besimi në Zot dhe në tolerancën ndërfetare është bazamenti i popullit tonë, pasi jemi një komb me dy besim (Myslimanë dhe të Krishterë). Ne i mbajmë këto besime në familjet tona dhe në tolerancën dhe respektin e ndërsjellë dhe ato kurrë nuk na kanë ndarë as më herët e as nuk do të ndajnë në të ardhmen. Kosova është pjesë e identitetit të saj shpirtëror, kulturor dhe kombëtar europian.

    Vendi jonë është falënderues për SHBA'në dhe vendet e BE'së për lirinë e vet dhe atë synon ta zhvillojë tutje në frymë perëndimore. Kështu që nuk do ta lejojë askënd që të abuzojë ose ta ndalojë në rrugën e natyrshme të identitetit të vet dhe zhvillimit.

    7. Por disa qytetarë të vendit tuaj janë të involvuar dhe po marrin pjesë në disa luftëra të Xhihadit në vende të ndryshme si Siria dhe Iraku. Si i komentoni këto veprime?

    Kadri Veseli: Do të ketë sanksione për ata që e inkriminojnë veten në këto konflikte. Ligji për këto sanksione do të jetë një ndër prioritetet kryesore të Parlamentit të ri të Kosovës. Paralelisht me ndjekjen e vazhdueshme me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni, do të ketë veprime edhe ndaj atyre që e nxisin, financojnë dhe që në ndonjë mënyrë përfitojnë nga këto veprime në territorin e vendit tonë. Këtu mendoj për predikuesit, financuesit dhe ata që ndërmjetësojnë në veprime të tilla. Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë fole për njerëz të tillë e as strehë e veprimeve radikale religjioze dhe ideologjike. Nuk do ta lejojmë këtë.

    8. Keni qenë rreth 10 vjet Shef i Shërbimit Inteligjent të Kosovës. Duke u bazuar në shumë biseda me ekspertët ndërkombëtare rreth këtij fenomeni, gjatë kohës suaj, edhe pse ka qenë i pranishëm në Kosovë, ka pasur suksese në frenimin e tij, a nënkupton kjo që tani ka mekanizma më të dobët parandalues dhe reagime më të dobëta nga ana e institucioneve të reja të vendit tuaj?

    Kadri Veseli: Tash e sa kohë unë jam tërhequr nga monitorimi aktiv i kësaj çështje të ndjeshme - nuk mund të jap ndonjë gjykim thelbësor për këtë çështje. Sido që të jetë, unë besoj fuqishëm në ekzistimin e vetëdijes kombëtare tek bashkatdhetarët tanë, që do të na mbajë larg këtyre provokimeve. Po ashtu besoj se mekanizmat tanë institucional kanë kapacitete adekuate dhe janë të vendosur për t'u marrë me këtë fenomen. Besoj në aftësinë e institucioneve tona shtetërore që të merren suksesshëm me këtë çështje sikurse edhe në mbështetjen e pa rezervë të njerëzve tanë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    mesia4ever (02-09-2014)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •