Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim




    Ekskluzive: Fotografi të rralla të Kadri Veselit me armë në luftë (Foto)


    Rrugëtimi i Kadri Veselit, ish-kreut të Shërbimit Intelegjent të Kosovës (SHIK), kishte filluar shumë vite me parë, për të vazhduar kështu deri në ardhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, e më pas edhe në krye të partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Gazeta NewBorn.

    Gazeta NewBorn, ka siguruar disa fotografi ekskluzive të Kadri Veselit, të realizuara në luftë.

    I veshur në të zeza me një kapele në kokë dhe me një armë në dorë shihet Veselit derisa qëndron në frontin ushtarak dhe duke lëvizur drejtë një rrugë për të luftuar

    Këto janë fotografi të para të Veselit, të publikuara dëri më tani.



    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    SHIK, organizatë kriminale e formuar nga PDK e Hashim Thaçit
    Kur rusët ''çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me sloganin: ''unë të çlirova unë të ...''. Kështu është edhe puna e ''çlirimit'' të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre. SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga marksistë-leninistët e PDK-së me në krye Hashim Thaçin, stalinistin Kadri Veselin, titistin Xhavit Halitin -Zeka, leninistin Azem Syla -Daja. SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale. SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale (me elemente të terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet. Gjithë veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari kriminale (vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera kriminale).

    Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ''spiunëve'' të Serbisë. Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën (lexo të zezat) e këtyre patriotëve, pra që të mos u dilnin në shesh. E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ''çliruesit'' e vet, veçse në Çeki dhe Kosovë? Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme. Pastaj këta ''çlirimtarët'' që ''çliruan'' Kosovën nga Hotel Tirana (15 katëshi) në Tiranë, privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën. Them hapur se nëpër të gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal.
    Kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre .
    Raportet ndërkombëtare për korrupsionin (pra hajni) krimin e organizuar, mungesën e lirisë së shprehjes, për varfërinë ekstreme etj, flasin mjaft për të zezat e këtyre ''çlirimtarëve'' të Kosovës. Sipas Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane: Në Kosove, Krimi i organizuar përfshin strukturat e fuqishme dhe partitë politike. SHIK-u si strukturë e inteligjencës (e nëntokës), merr diku mbi 200 milionë dollarë përmes ryshfeteve, grabitjeve dhe shërbimeve të sigurimit.
    PDK është Alfa dhe omega e krimit politik!
    Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. SHIK-u mund të jetë krijuar për t'i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit, mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë, që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës, pa asnjë frikë. Madje, një pjesë e madhe e tyre janë të shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore. Kurse ata që njëmend luftuan, u harruan, u nëpërkëmbën, u burgosën dhe u njollosën. Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. Flasin, dëshmitë( sipas dëshmive të ish pjesëtarit të SHIK-ut, Nazim Bllaca), faktet, datat, se kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e pasluftës, kush është vrarë dhe nga kush është vrarë (një pjesë e tyre nga Gjykata e EULEX-it në Kosovë u dënuan para ca kohësh për vrasje, tentim vrasje, etj, e ndër ta edhe eprorë të lartë të SHIK-ut, si Shpresim Uka, Fahredin Gashi etj).
    Dihen edhe urdhërdhënësit, dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të gjitha vrasjet, prej vrasjes së parë politike në Kosovë e deri të fundit, andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo përkatëse, kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre, që tash e 13 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin (vriten) njerëzit mu në pikë të ditës nga "persona të panjohur".

    /Agjensia e Lajmeve Sot News/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 10-03-2017 më 15:25

  4. #23
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Kadri Veseli ne sherbim te kontos se vet bankare...vazhdoni glorifikoni ata qe ju rrjepi e ju perdhunojne perdite

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim




    Kadri Veseli: “Vexhi, përgatitu se nesër hyjmë bashkë në Kosovë”


    27.03.2017 | 12:41

    Kadri Veseli, bashkëdyzim i ideales dhe reales
    “Kosovës vërtetë i janë grumbulluar një varg problemesh të cilat po tentojnë t’ia marrin të ardhmen. Konsideroj që në skenë fuqishëm duhet të paraqitet lideri, ai djaloshi që njoha në vitet e vështira, me vizionin e guximin si virtytin mbi të tjerët për të ndërmarrë veprimet e duhura në kohën e duhur”. – Vexhi Halili


    Bahri Bivolaku


    Ish-ushtari i UÇK-së, kukësiani Vexhi Halili, tregon se si në vitin 1991 për herë të parë kalon kufirin shqiptaro–shqiptarë, ku nga fshati Morinë në Kukës, kalon për t’i vizituar dajat e babës, në Vermicë të Prizrenit. “Ishim afër dyqind metra në largësi ajrore dhe si i ri e kisha të pakuptimtë ndalesën mes shqiptarëve”. Ai në atë rast kapet nga policia kufitare serbe ku dërgohet në Prizren në paraburgim për tre ditë, ku merret në pyetje nga inspektorët policorë të asaj kohe. “Kalova jo shumë keq në këto ndalesa në Prizren, por është e veçantë se personi që atëherë më intervistoi, pata rastin që në vitin 1999, ta intervistojë unë atë”. Ai tregon për peripecitë që kishte me organet e rendit pas këtij rasti, e veçanërisht nga drejtuesi i rrethit të komisariatit policor të Kukësit Bajram Bashkurti, i cili e prangos duke e pyetur me cinizëm: “Ku ke qenë mbrëmë?” “’Në Shqipëri!’ – ia ktheva unë. Ai pastaj më tha se Prizreni është i Serbisë. Më lidhën e më paraburgosën për ditë të tëra, por si duket era e ndryshimeve po vinte dhe me hetuesin (Paulini) kalova më lehtë edhe pse ai më thoshte se kjo vepër e imja konsiderohej si tradhti ndaj atdheut, e cila dënohej më se paku 15 vite. Meqë hetuesi ishte moshatar i imi, jam i pari i akuzuar për atë vepër, jo i prangosur”. Ai kujton ngjarjen e asaj kohe duke kërkuar gjykim publik, por pa u thyer dhe pas disa ditësh lirohet, pasiqë presidenti i vendit Ramiz Alia, kishte dekretuar një ligj ku hiqej vepra penale e tradhtisë, nëse kishte të bënte me kalimin ilegal të kufirit. Ai thotë se këtë ngjarje të tij e ka biseduar me veprimtarin e asaj kohe, Kadri Veselin, në Tiranë, e i cili e kishte këshilluar për veprime të matura, duke i thënë se koha ka fshehur apo mbuluar një ndërprerje të vënë padrejtësisht në identitetin tonë natyrorë. Vexhi tregon se Veseli më shokët e veprimtarive atdhetare, në kalimet e shpeshta të atij kufiri, ndalej në shtëpinë e tij për të pushuar, pastaj tek familja Hoxha e familja Jaku. “Tek në vitet 1994 – 1995 më ka treguar konkretisht për lëvizjen që po krijohet në brendi të Kosovës. Në vitin 1996 më qartësoi çdo gjë, duke më thënë se jemi organizatë për çlirimin e Kosovës dhe atje shumë shpejt do të hyjmë në luftë, bashkë me ty”. – thotë Vexhi. Ai edhe sot entuziazmohet kur kujton gjithë ato lëvizje të Veselit e bashkëluftëtarëve, atyre bjeshkëve. “Kishim shumë vullnet, guxim, por edhe besim të madh se po punojmë për lirinë e vendit dhe vërtetë ne zyrtarët e shtetit shqiptarë, s’kishim si mos t’u ndihmonim, pasi qartë e kuptova se liria është mirazhi nga ku gjendet shkaku i lëvizjes së tyre.

    “Vexhi, përgatitu se nesër hyjmë bashkë në Kosovë”


    “Më 6 tetor të vitit 1998, me Kadriun si zakonisht u takuam në Kukës, në shtëpinë time, para se ai ta kalonte kufirin dhe më thotë: ‘Vexhi, përgatitu, sepse shpejt, bashkë më shumë shokë do të hyjmë në Kosovë!’ Më vonë, pikërisht me datën 5 nëntor, prapë u takuam në banesën time, por tash kërkesa ishte shumë konkrete. ‘Nesër po nisemi!’ Veseli atë ditë kishte planifikuar të bisedojë edhe me dy oficerë të tjerë të anës sonë, por njëri nuk i’u përgjigj ftesës. Unë fillova të përgatisë terrenin dhe thirra në telefon kolegun e punës Besnik Bashën, duke e ftuar për një bisedë” – tregon Vexhi. Ai thotë ta ketë njoftuar kolegun për vendimin e tij për të hyrë në luftë në Kosovë. “Ka qenë personi i vetëm që ka ditur për këtë gjë dhe i thashë se nëse vritem, i tregon familjes dhe miqve”. Vexhi asokohe kishte bashkëshorten dhe dy fëmijët, 3 dhe 5 vjeçarë, të cilëve më anë të një letre u kishte thënë se po shkonte në Durrës për një trajnim. Ish-inspektori i Shërbimit Informativ Kombëtar, në vitet 1992 – 1998, Vexhi Halili, tregon se qëllimi i hyrjes së tij në Kosovë ishte që pranë shtabit të përgjithshëm të UÇK-së të ngrihet kriptoanaliza. Ai duke vazhduar së rrëfyeri tregon për nisjen e grupit për të hyrë në Kosovë. “Te baza e Cahanit u veshëm me rroba ushtarake, ku na kanë përcjellë me lotë në sy Azem Syla e Xheladin Gashi”.

    Vexhi Halili sot është profesor universiteti dhe është person jo i angazhuar në jetën ushtarake, të sigurisë apo politikës. Ai për rrëfimet e tija thotë se i bënë me një arsye fare të thjeshtë: “Mendoj se kontributi i madh i Veselit për lirinë e vendit, nuk bënë të mbetet i heshtur apo i paditur nga të tjerët”. Ai ka edhe një porosi për politikën në Kosovë: “Kosovës vërtetë i janë grumbulluar një varg problemesh të cilat po tentojnë t’ia marrin të ardhmen. Konsideroj që në skenë fuqishëm duhet të paraqitet lideri, ai djaloshi që njoha në vitet e vështira, me vizionin e guximin si virtytin mbi të tjerët për të ndërmarrë veprimet e duhura në kohën e duhur”.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #25
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Po cfare interesi per vendin. Ju lejuat indoktrinimin me masiv te shqiptareve qe prej kohes se komunizmit. Ky indoktrinim fetar u be ne kohen kur PDK kishte pushtetin. Tani duhet te u frikesohemi vellezerve tane te nje gjaku e nje kombi se mund te na vrasin ne te njejten menyre si dikur iu frikesoheshim serbeve.


    Edhe lopet me i pyet e dijne se ju punoni per gjepat tuaj, kjo pune sipas jush eshte 'patriotizem' dhe 'mbrojtje e vlerave te luftes çlirimtare'.

  7. #26
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Ja qysh punoni ju per vendin

    http://www.botasot.info/kosova/68552...rakip-avdylin/

    Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste i është caktuar paraburgimi prej një muaji.
    Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim.
    Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu.
    “I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj,” tha Sharraxhiu.
    Rakip Abdyli u arrestua sot në mengjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po bënte thirrje në rrjetet sociale për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja.

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ja qysh punoni ju per vendin

    http://www.botasot.info/kosova/68552...rakip-avdylin/

    Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste i është caktuar paraburgimi prej një muaji.
    Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim.
    Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu.
    “I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj,” tha Sharraxhiu.
    Rakip Abdyli u arrestua sot në mengjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po bënte thirrje në rrjetet sociale për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja.
    a fort te paska ardh merzi qe e kan burgos nji terrorist e se kan lan te vraj naj shqiptar a ku e ke hallin ti dai
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kadri Veseli: Në shërbim të vendit tim

    Enver Ademi





    Viti 1993, për diplomim të Kadri Veselit në Shqipëri, në banesën e Kadri Veselit në Tiranë.

    Bujar Kaleshi-viti 1993!

    Adem Jashari,Isë Demiri,Sefedin Morina,Kadri Veseli,Feriz Hoti,Sabit Veseli .Ramiz Daka,Jakup Nura,Xhevdet Tahiraj

    Si jan ashtu ne foto rend ,u mundova edhe emrat ti shkruaj .

    243080176_408510427340224_694730426179788103_n.jpg
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •