Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 198 prej 198
  1. #181
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Largime tė tjera nga radhėt e DR-sė


    Demokracia e Re (DR) gjatė ditėve tė ardhshme do tė pėrballet me dorėheqje tė tjera, pas dorėheqjes sė liderit tė saj, Imer Selmani dhe tė nėnkryetarit Abedin Zymberi.

    Njė zyrtar i lartė i kėsaj partie deklaroi pėr agjencinė e lajmeve INA se subjekti po shkon drejt shpartallimit dhe se nuk ka asnjė mundėsi pėr ringritjen apo stabilizimin e tij, pas situatės sė krijuar tė dorėheqjes sė kreut partiak, pėr shkak tė dėshtimit dhe humbjes sė thellė nė zgjedhjet parlamentare tė 5 qershorit, ku kjo parti nuk arriti tė fitojė asnjė mandat deputeti, pėrkundėr pritjeve tė mėdha.

    “Ka largime masive nė heshtje nga kjo parti, pasi qė ka njė dėshpėrim tė madh pėr rezultatin e zgjedhjeve. Ėshtė mėse e sigurt se ditėve nė vijim do tė pasojnė edhe largime tė tjera, megjithatė duhet qė kryesia dhe organet e tjera partiake tė aktivizohen urgjentisht dhe ky proces tė ndodhė me njė pėrgjegjėsi mė tė madhe nga kreu partiak”, deklaroi pėr agjencinė e lajmeve INA, zyrtari i lartė i DR-sė, duke kėrkuar qė lideri i deritanishėm tė marrė nė dorė mbylljen e kėsaj situate apo mbylljen e tėrėsishme tė partisė.

    Zyrtar tė lartė tė DR-sė theksojnė se kreu i deritanishėm i partisė sė tyre nuk pėrgjigjet pranė tyre dhe i shmanget ēdo lloj komunikimi. Ky shqetėsim ėshtė shprehur edhe nga nėnkryetari Abedin Zymberi, i cili dje braktisi radhėt e kėtij subjekti.

    “Ēdo moment pres qė tė hapet zyra dhe tė paraqesė dorėheqjen time sepse nuk dua tė komprometohem me figura tė cilat kanė vetėm interesin personal e aspak interesin shoqėror pėr tė cilin kemi punuar ne pėr ata. Me kėtė injorim ai realisht na ka nervozuar tė gjithė strukturėn e DR-sė, konkretisht mua si nėnkryetar partie. Unė edhe dje shkova nė selinė e partisė, desha tė takoj dikė. Atje pash dyert e mbyllura dhe deri nė kėtė moment edhe kryetari nuk ėshtė paraqitur nė telefon, dhe kjo dėshmon se nė kėtė parti nuk ka mė bukė. Fatkeqėsia mė e madhe ėshtė se paraqiti dorėheqjen pa u konsultuar as me strukturėn dhe as me kėrkon. Dha dorėheqje kokė nė veti ē’ka tregon qartė se kjo parti paska qenė vetėm pronė e dikujt por jo edhe parti shoqėrore ku marrin pjesė tė gjithė dhe qė e kemi ndėrtua tė gjithė”, deklaroi nėnkryetari i DR-sė, Abedin Zymberi.

    Ditėt e ardhshme pritet tė jenė vendimtare pėr DR-nė, subjekti nė vitin 2008 nga Imer Selmani dhe tre deputetė qė atėherė braktisėn PDSH-nė e Menduh Thaēit, me arsyetimin e mungesės sė transparencės dhe demokracisė brenda kėtij subjekti.

    (INA)
    Sui generis

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Protesta kundėr dhunės policore nė Manastir



    Nė Manastir gjithashtu po zhvillohen protesta kundėr dhunės policore, pas vrasjes sė njė tė riu nga Shkupi nga ana e njė pjesėtari tė njėsitit policor “Tigrat”.

    Protesta me moto kundėr terrorit dhe dhunės policore nisi nga parku i qytetit tė Manastirit, duke pasuar me njė marsh drejt qytetit dhe stacionit policor.

    Protestuesit janė ndaluar nga barrikadat policore, tė cilat kanė pamundėsuar marshimin e mėtejmė tė tė rinjve.

    “Shtet policor”, “Pėrgjegjėsi !??”, “Dorėheqje e kryeministrit dhe ministres sė brendshme”, ishin disa nga parullat e tė rinjve nga Manastiri. Tė rinjtė apeluan qė tė ndėrpritet ushtrimi i dhunės policore ndaj njerėzve tė pafajshėm. Nė protestė ishin tė pranishėm edhe dhjetėra tė rinj shqiptarė nga Manastiri dhe zonat pėrreth. Protesta u mbajtėn disa ditė me radhė nė sheshin e Shkupit, pas vrasjes sė tė riut maqedonas Martin Neshkovski nga ana e njė pjesėtari tė njėsitit policor “Tigrat”, ndaj tė cilit u shqiptua masė paraburgimi dhe po vijojnė hetimet pėr zbardhjen e vrasjes.

    (Fėrgim Demiri/INA)
    Sui generis

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    Ky lajm ska te beje fare me temen ne fjale............

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga jeton_struga Lexo Postimin
    Ky lajm ska te beje fare me temen ne fjale............
    Djali u vra nė tensionet qė u krijuan pas shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve, jo spaska tė bėj fare, lol.

    Tė pėrshėndes.
    Sui generis

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anėtarėsuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    mua me ngrive gjakun kujtova qe ndonje shqipetar ,shkova menjehere te verifikoj lajmin...

  6. #186
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga TOMY_X Lexo Postimin
    mua me ngrive gjakun kujtova qe ndonje shqipetar ,shkova menjehere te verifikoj lajmin...
    Jo i nderuari Tomy, ishte njė maqedonas por koha dhe mėnyra se si u vra e bėri lajmin tė publikohet dhe tė postohet tek kjo temė. Tu bėhet e qartė njėher e pėrgjithmon shqiptarėve tanė se Gruevski nuk mbyll syt pėr shkaun vllaun e vet, e le mė pėr shqiptarėt.
    Sui generis

  7. #187
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH plane pėr formimin e frontit opozitar


    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pas kėtyre zgjedhjeve pritet tė veprojė si parti opozitare dhe tė formojė njė pakt me partitė mė tė vogla pėr njė front tė fuqishėm opozitar.
    Lajmi bėhet i ditur nga koluare brenda PDSH-sė, tė cilėt pohojnė se nė plan tė parė, parashikohet krijimi i njė fronti opozitar i cili brenda radhėve tė tij do tė pėrfshinte edhe parti tė tjera opozitare. PDSH pritet tė jetė njė opozitė e fortė brenda Parlamentit.
    Zyrtarė tė lartė tė PDSH-sė nuk kanė dashur tė flasin lidhur me idenė e frontit tė tillė politik opozitar, ndėrsa kategorikisht mohojnė mundėsinė e pėrfshirjes sė kėsaj partie nė ndonjėrėn prej kombinatorikave pėr formimin e koalicionit qeveritar. “Ajo qė po dėgjojmė kohėve tė fundit ėshtė vetėm njė tentativė e BDI-sė pėr tė krijuar njė alibi pėrpara opinionit dhe simpatizuesve tė vet. Sipas gjitha gjasave BDI pėrsėri do tė futet nė Qeveri pa marrėveshje tė definuar qartaz me VMRO dhe me kėtė “alibi” qė tentojnė ta krijojnė pregaditen qė fajin pėr dėshtimet e mėtutjesshme tė ia hedhin sėrish PDSH-sė, ashtu siē bėrėn mandatin e kaluar. PDSH pa legjitimitet nuk ka interesim pėr t’u inkuadruar nė koalicion qeveritar vetėm sa pėr sy e faqe”.
    Nga PDSH thonė se Platforma dhe koncepti i tyre politik dallon katėrcipėrisht nga planet dhe projektet qė VMRO pregaditet tė realizojė me ndihmėn e BDI-sė.
    Ditė mė parė nė opinion qarkullonin zėra pėr mundėsinė e kyējes sė PDSH-sė dhe BDI-sė nė tė njėjtin koalicion qeveritar. Pėrflitej qė BDI me kerkesa dhe kushtėzime do tė kėrcėnojė partnerin e deritanishėm qeveritar VMRO dhe pas pėrfundimit tė afatit tė paraparė pėr formim tė Qeverisė, mandati do tė kalojė tek partia e dytė fituese nė kampin politik maqedonas LSDM, e cila numėron 42 deputetė dhe bashkėrisht me partitė shqiptare BDI dhe PDSH do tė pėrbėnte maxhorancėn e re tė mundshme.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skenaret jozyrtare pėr koalicionime ndėrshqiptare


    Dy partitė e koalicionit BDI dhe PDSH jozyrtarisht pėrgėnjeshtrojnė zėrat pėr mundėsinė e pėrfshirjes sė tyre nė njė koalicion qeveritar.

    Lajmi bėhet i ditur nga taboret partiake tė kėtyre dy partive, pas zėrave tė lansuar se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi mbrėmė kanė zhvilluar njė takim tė pėrbashkėt me rastin e ceremonisė pėr shpalljen e nobelistit shqiptar FeriD Murati pėr Qytetar Nderi tė Tetovės.

    “Ka qenė vetėm njė takim i rastit ku dy liderėt kanė qenė tė ftuar dhe nuk ka pasur takim qė mund tė aludohet nė ndonjė takim midis dy liderėve”, ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA, njė burim partiak.

    Informacionet jozyrtare brenda partive theksojnė se dy partitė po hartojnė njė marrėveshje tė pėrbashkėt dhe e cila do tė pėrkrahet edhe nga RDK.

    Nė BDI theksojnė se nuk ka asgjė konkrete dhe se nė mbledhjen e kryesisė sė kėsaj partie tė shtunėn nė mbrėmje ėshtė formuar ekipi negociator pėr udhėheqjen e negociatave pėr formimin e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE. Ekipi negociator do tė pėrbėhet nga Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi, Izet Mexhiti dhe Ermira Mehmeti-Devaja.

    BDI ka platformėn e saj politike duke synuar disa kėrkesa nė planin politik dhe nė ndarjen e resorėve ministror dhe nė nivelet e tjera tė pushtetit.

    (INA)
    Sui generis

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR pėrfundimisht pa asnjė deputet


    Demokracia e Re pėrfundimisht do tė ngelet pa asnjė mandat deputeti, pasi qė Gjykata Administrative hodhi poshtė ankesėn e kėsaj partie.

    DR bėri njė ankesė pranė kėsaj gjykate pėr anulimin e njė vendvotimi nė Karadakun e Shkupit, pėr parregullsi nė procesin e votimit mė 5 qershor nė zonėn e dytė zgjedhore.

    Por, pas shqyrtimit tė kėsaj ankese, trupi gjykues e ka vlerėsuar si tė pabazė, duke shuar shpresat qė partia e Imer Selmanit nė dorėheqje tė pėrfitojė deputetin e vetėm nė Parlamentin e Maqedonisė. Dy ditė mė parė edhe KSHZ hodhi poshtė ankesėn e DR duke e quajtur si tė pabazė. Me kėtė rast bartėsi i listės sė kėsaj partie nė njėsinė e dytė zgjedhore Bastri Bajrami pėr rreth 40 vota ka humbur mandatin e deputetit.

    (INA)
    Sui generis

  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ i kumtoi rezultatet pėrfundimtare


    Shkup, 14 qershor – Nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanė votuar gjithsej 1.156.449 qytetarė apo 63,48 pėr qind e personave tė regjistruarve nė Listėn zgjedhore. Kėtė e kumtoi tė martėn Komisioni Shtetėror Zgjedhor.
    Sipas KSHZ-sė, 1.124.064 fletėvotime janė tė vlefshme, 31.985 nuk janė tė vlefshme, ndėrsa 665.449 janė tė papėrdorura.
    “Nė zgjedhjet e mbajtura mė 5 qershor, Koalicioni ‘Pėr Maqedoni mė tė mirė’ i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 438.138 vota apo 38,98 pėr qind tė votave, koalicioni i kryesuar nga LSDM 368.496 apo 32,78 pėr qind, BDI 115.092 apo 10,24 pėr qind, PDSH 66.315 apo 5,90 pėr qind, Tė bashkuar pėr Maqedoninė 17.081 apo 1,52 pėr qind, PLD 16.551 apo 1,47….”, informoi kryetari i KSHZ-sė, Boris Kondarko, nė konferencėn pėr shtyp ku u publikuan rezultatet pėrfundimtare zyrtare nga zgjedhjet e 5 qershorit, pas pėrfundimit tė afateve pėr ankesa.
    KSHZ nesėr do ta shqyrtojė raportin pėrfundimtar pėr zgjedhjet e mbajtura me ēka ato edhe zyrtarisht do tė jenė tė pėrfunduara.

    Koha
    Sui generis

  11. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Emrat e mundshėm nga BDI nė Qeverinė e re


    Edhe pse bisedimet pėr koalicionin e ri ( tė vjetėr ) mes VMRO DPMNE dhe BDI zhvillohen nė fshehtėsi tė madhe, portali Shqipmedia mėson se sipas tė gjitha gjasave posti i kryeparlamentarit ėshtė kėrkesa kryesore qė ka BDI ndaj VMRO-sė dhe sipas gjithė gjasave ajo do tė jetė edhe lėshimi mė i madh qė do i bėjė VMRO-ja Ali Ahmetit. BDI pėr kėtė post do tė propozojė Teuta Arifin.
    Mė interesant ėshtė fakti se prej postit tė zv/kryeministrit do tė largohet Abdilaqim Ademi ndėrsa nė vend tė tij do tė vijė ish-kryetari i komunės sė Gostivarit Nevzat Bejta i cili tani nė parti gėzon simpati tė madhe pas fitores qė ja morri Rufi Osmanit. Zv/kryeministri i tanishėm Abdilaqim Ademi i ėshtė garantuar nga Ali Ahmeti posti i ministrit edhe atė ajo e ministrisė sė Transportit dhe Lidhjeve qė BDI e kėrkon me ngulm nė negociatat qė zhvillon me VMRO-nė. Ish-kryetari i komunės sė Tetovės Hazbi Lika pėrmendet si zv/ministėr i Punėve tė Brendshmė ku ministėr pritet tė jetė drejtori aktual i Drejtorisė sė tė Ardhurave Publike Goran Trajkovski kuadėr i VMRO-DPMNE-sė ndėrsa ministrja e tashme Gordana Jankullovska do tė udhėheq me Sekretarijatin pėr Eurointegrime.
    BDI poashtu tenton qė tė marrė edhe ministrinė e Drejtėsisė ndėrsa si kandidat potencial pėrmendet Avokati i Popullit Ixhet Memeti ndėrsa Artan Grubi atakon postin e zv/ministrit tė Punėve tė Jashtme.
    Nga ministrat e BDI-sė nga mandati i kaluar thuaj se sigurt postet do ti mbajnė ministri aktual i Shėndetsisė Bujar Osmani dhe ai i Punėve Politike dhe Sociale Xhelal Bajrami.
    M.B

    Shqipmedia
    Sui generis

  12. #192
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkup: Opozita mendon t’i kthejė mandatet


    Opozita ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė pėr bojkotim tė mbledhjes konstituive tė Parlamentit, e madje edhe kthim tė mandateve tė fituara, njoftojnė ekskluzivisht pėr “Lajm” burime nga partitė opozitare. Opozita maqedonase nė kėto zgjedhje fitoi 42 mandate, mirėpo ende nuk ka vendosur nėse do tė marrė pjesė nė mbledhjen konstituive tė Parlamentit. Shkas pėr revoltėn e tyre ėshtė rritja e fundit e tatimit qė sipas Drejtorisė pėr tė Hyrat Publike (DHP) duhet ta paguajė televizioni A1, vrasja e tė riut Martin Neshkovski nga ana e policit Igor Spasov nė festėn e VMRO-DPMNE-sė mė 5 qershor, por edhe arrestimi i kryetarit tė partisė “Tė Bashkuar pėr Maqedoninė”, Lube Boshkovski. LSDM bojkotoi disa muaj rresht edhe pėrbėrjen e kaluar parlamentare, pikėrisht pėr shkak tė ndėrhyrjes policore tė pushtetit nė televizionin A1. Zyrtarisht pėrfaqėsuesit opozitarė nuk dėshirojnė t’i konfirmojnė kėto informacione, mirėpo jozyrtarisht thonė se janė duke e shqyrtuar seriozisht kėtė mundėsi.
    Sipas ligjit, edhe nėse realizohet ky skenar i opozitės, Parlamenti do tė mund tė konstituohet dhe tė funksionojė. Nėnkryetari i Komisionit Shtetėror Zgjedhor (KSHZ) Subhi Jakupi thotė se pėr konstituimin e Parlamentit nevojitet prezenca e 62 deputetėve. “Nė rast se opozita i kthen mandatet, atėherė shpallen zgjedhje nė ēdo njėsi zgjedhore pėr aq mandate sa do tė kthehen nga partitė opozitare”, sqaroi Jakupi.
    Mirėpo edhe pse mund tė funksionojė teknikisht, nė rrethana tė atilla Parlamenti vėshtirė se do tė mund ta ushtrojė funksionin e vet real. Aq mė pak kur pas zgjedhjeve tė 5 qershorit, partitė fituese VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) nuk posedojnė shumicėn prej dy tė tretave qė ėshtė e nevojshme pėr ndryshime kushtetuese dhe miratim tė projekteve tė rėndėsishme ligjore.
    Nėse zhvillohen ngjarjet nė kėtė mėnyrė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė pas gjashtė muajve tė formohet qeveri e zgjeruar ose tė shkohet nė zgjedhje tė reja tė parakohshme.
    Ideator i zgjedhjeve tė reja ėshtė Lidhja Social Demokrate e Maqedonisė (LSDM) dhe nuk ekzistojnė tė dhėna nėse pėr kėtė variant janė zhvilluar koordinime me partitė shqiptare nė opozitė.
    Burime partiake thonė se LSDM ėshtė inkurajuar nga rritja e numrit tė deputetėve nė zgjedhjet e 5 qershorit dhe se nė kėtė parti ekziston bindja se nė zgjedhje tė reja do tė arrijnė tė mposhtin Gruevskin.
    Vazhdon heshtja pėr negociatat
    Edhe tė martėn ka vazhduar heshtja rreth fillimit tė negociatave mes VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė. I vetmi informacion qė kanė njoftuar taborret partiake ėshtė pėr marrėveshjen “qė tani pėr tani tė mos flitet asgjė pėr mediat”. Nė ndėrkohė media tė afėrta me Gruevskin kanė plasuar informacione se nė VMRO-DPME i kanė dėrguar sinjale edhe PDSH-sė pėr koalicionim tė mundshėm nė Qeveri, mirėpo nė PDSH kanė refuzuar t’i komentojnė kėto informata.

    Lajm
    Sui generis

  13. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mosmarrėveshje pėr formimin e koalicionit



    Mosmarrėveshje dhe rezistencė nga ana e VMRO-DPMNE-sė pėr tė mos pranuar kėrkesat e BDI-sė pėr formimin e koalicionit qeverisės, bėn tė ditur agjencia e lajmeve INA.

    Kjo ėshtė atmosfera e fillimit tė negociatave pėr formimin e koalicionit, ndėrsa grupet punuese kanė hasur nė dallime tė mėdha rreth arritjes sė njė platforme tė pėrbashkėt tė plotėsuar me kėrkesat e BDI-sė.

    Kėrkesat e partisė sė Ali Ahmetit janė qė nga platforma politike, e deri tek ndarja e resorėve ministror nė mėnyrė proporcionale.

    Grupi negociator i BDI-sė ka zhvilluar disa takime me grupin negociator tė VMRO-DPMNE. BDI pėrfaqėsohet nga Abdilaqim Ademi, Izet Mexhiti, Musa Xhaferi dhe Ermira Mehmeti, ndėrsa VMRO-DPMNE nga Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Vladimir Peshevski dhe Nikolla Todorov.

    Tė dyja palėt zyrtarisht asgjė nuk kanė thėnė lidhur me rrjedhėn e negociatave. Por burime jozyrtare pranė partisė shqiptare theksojnė se Ali Ahmeti kėrkon firmosjen e marrėveshjes nga ana e Nikolla Gruevskit, e cila pėrfshin realizimin dhe pėrmbushjen e kėrkesave tė saj brenda 100 ditėve.

    “Negociatorėt janė takuar nė bazė tė nevojės, ndonjėherė edhe nga 2-3 herė brenda ditės. Negociatat kanė filluar nė kohė pėr partitė negociuese dhe nuk ka hapėsirė qė tė jemi nėn presion”, ka theksuar njė nga udhėheqėsit e grupit negociator tė BDI-sė, Musa Xhaferi.

    Nga BDI bėjnė tė ditur se kėrkesat e tyre kanė tė bėjnė me zgjidhjen e kontestin e emrit dhe zhbllokimin e proceseve euroatlantike, mbylljen e rasteve tė Hagės, zgjidhjen e statusit tė UĒK-sė, pėrdorim mė tė gjėrė dhe ridefinim tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare dhe simboleve kombėtare shqiptare, si dhe ēėshtje tė afatizuara pėr realizimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, 10 vite pas nėnshkrimit tė saj.

    Sa i pėrket ndarjes sė posteve ministrore: BDI kėrkon qė tė ketė njėrėn nga ministritė mė tė rėndėsishme ndėr tė cilat: Ministrinė e Brendshme, Ministrinė e Mbrojtjes, Financave, Ministrinė e Drejtėsisė, ndėrsa ajo pretendon edhe drejtori tė rėndėsishme. Ndėrsa, posti i kryetarit tė Parlamentit, pėr kėtė parti ėshtė ēėshtje qė duhet tė realizohet dhe tė pranohet nga ana e VMRO-DPMNE. Nė lojė janė edhe Drejtoria e Sigurimit Shtetėror si dhe posti i Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    (INA)
    Sui generis

  14. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bisedimet pėr koalicion korrekte


    "Lidhur me negociatat pėr formimin e Qeverisė sė re ndėrmjet BDI-sė dhe VMRO-DPMNE-sė, dėshirojmė tė informojmė opinionin se dialogu po zhvillohet nė njė atmosferė fer dhe konstruktive", thuhet nė njė deklaratė pėr media tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim.

    Sipas kėsaj komunikate, grupet pėr bisedime janė duke punuar nė drejtim tė pėrforcimit tė partneritetit dhe besimit tė ndėrsjellt, si shtylla themelore pėr funksionimin e mirė tė kabinetit tė ardhshėm qeveritarė.

    Nga kjo parti njoftojnė se, tė gjitha informacionet qė kanė qarkulluar nė media gjatė kėtyre ditėve janė spekulime tė pabaza dhe BDI, si parti serioze politike, do ta informojė nė mėnyrė transparente, formale dhe me kohė opinionin dhe elektoratin, lidhur me ēdo ēėshtje sa i pėrket kėtij procesi, njofton agjencia e lajmeve INA. Edhe VMRO-DPMNE-ja sot kumtoi se bisedimet pėr koalicion me Bashkimin Demokratik pėr Integrim po zhvillohen nė atmosferė korrekte dhe konstruktive.

    (INA)
    Sui generis

  15. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndėrpriten sot bisedimet mes VMRO-sė dhe BDI-sė ?


    Shkup – Edhe pse dje dy partitė fituese nė kampin maqedonas VMRO-DPMNE dhe nė atė shqiptar BDI nėpėrmes komunikatave pėr shtyp deklaruan se bisedimet pėr formimin e qeverisė sė re po i zhvillojnė nė atmosferė korrekte dhe konstruktive, Shqipmedia mėson se sot pasdite bisedimet janė ndėrprerė mirėpo deri nė kėto moment nuk ėshtė bėrė publike zyrtarisht asgjė as nga VMRO dhe BDI.
    Para disa ditėsh mediat njoftuan se bisedimet janė para ndėrprerjes mirėpo nga BDI i quajtėn quajtėn spekulime dhe tė pabaza.
    M.B

    Shqipmedia
    Sui generis

  16. #196
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pacolli kėrkon koordinim mes Ahmetit dhe Thaēit


    Zėvendės kryeministri pėr njohje nė Qeverinė e Kosovės Behgjet Pacolli vikendin e kaluar ka qėndruar nė Tetovė ku ka realizuar takime tė veēanta me kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe kryetarin e Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaēi.
    Burime partiake kanė njoftuar pėr “Lajm” se qėllimi i vizitės sė Pacollit ka qenė afrimi i pozicioneve tė dy partive mė tė mėdha shqiptare dhe nė prag tė formimit tė koalicionit tė ri qeveritar nė Maqedoni dhe koordinim mes tyre pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė tangojnė shqiptarėt.
    Pacolli nė kėto takime ka theksuar interesin e shtetit kosovar qė gjatė formimit tė qeverisė sė re shqiptarėt tė ndikojnė pėr pėrshpejtim tė procesit tė integrimit tė Maqedonisė nė NATO dhe Bashkimin Evropian, si proces i cili ėshtė nė favor tė gjithė shqiptarėve tė rajonit. Ai ka uruar liderėt e partive shqiptare pėr fushatėn e qetė dhe demokratike parazgjedhore, qė ka ndikuar shumė nė pėrmirėsimin e imazhit para faktorit ndėrkombėtarė.
    Jozyrtarisht zėvendėskryeministri kosovar ėshtė interesuar edhe pėr mundėsinė qė BDI dhe PDSH bashkė tė jenė pjesė e Qeverisė sė ardhshme, mirėpo ky informacione nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht.
    Pacolli nė Tetovė ėshtė shoqėruar edhe nga ministrja e tregtisė dhe industrisė, Mioza Kusari Lila, andaj supozohet se ėshtė biseduar edhe pėr avancim tė raporteve ekonomike mes Maqedonisė dhe Kosovės.
    Ambasadori kosovar nė Shkup Skėnder Durmishi, konfirmoi qėndrimin e Behgjet Pacollit nė Shkup.
    “Qėndrimi i zotit Pacolli nė Maqedoni ka qenė privat. Ne si ambasadė i kemi njoftuar organet kompetente nė Maqedoni pėr kėtė vizitė, mirėpo meqė ajo ka qenė private nuk i kam shoqėruar”, deklaroi Durmishi pėr “Lajm”
    Pacolli ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė kryeministrit kosovar Hashim Thaēi, mirėpo nuk dihet nėse nė emėr tė tij ka sjellė edhe mesazhe tjera pėr Ali Ahmetin dhe Menduh Thaēin.
    Qėndrimi i tij ėshtė dėshmi se Tirana dhe Prishtina me vėmendje po i pėrcjellin zhvillimet paszgjedhore nė Maqedoni. Nė opinion kanė qarkulluar informata tė shumta edhe pėr gjoja vizita qė Ahmeti dhe Thaēi kanė realizuar nė Tiranė pas 5 qershorit, mirėpo kėto informata nuk janė konfirmuar nga taborret partiake.
    Tirana dhe Prishtina gjatė kohė tentojnė tė ulin tensionet mes BDI-sė dhe PDSH-sė. Kjo u arrit nė fillim tė fushatės parazgjedhore, kur me iniciativė tė ambasadorit shqiptar Arben Ēejku, Ahmeti dhe Thaēi nėnshkruan njė marrėveshje pėr fushatė fer dhe demokratike, e cila u respektua nė pėrpikmėri nga tė dy partitė.

    Lajm
    Sui generis

  17. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuqia e opozitės pas zgjedhjeve


    Partia mė e madhe e opozitės, Lidhja Socialdemokrate, pavarėsisht disfatės nė zgjedhje, i ka dhėnė mbėshtetje liderit tė partisė, Branko Cėrvenkovski, jo vetėm nė drejtimin e mėtejmė tė kėsaj partie, por nė gjithė frontin opozitar.
    Zyrtari i lartė i LSDM-sė, Jani Makraduli, tha se Cėrvenkovski kishte ofruar dorėheqjen, por nė mbledhjen e mbrėmshme tė Kėshillit Qendror ajo ėshtė refuzuar unanimisht, pasi LSDM-ja, rezultatin zgjedhor, e vlerėson si arritjen mė tė madhe nė disa vitet e fundit.
    “Konstatimi ėshtė i pėrgjithshėm se kryetari Branko Cėrvenkovski duhet tė drejtojė jo vetėm LSDM-nė, por gjithė frontin opozitar nė luftėn kundėr kėsaj qeverie jo popullore. Pra, nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė dorėheqje, pasi LSDM-ja e vlerėson rezultatin zgjedhor. Kemi arritur tė marrim 370 mijė vota apo 150 mijė mė shumė se nė zgjedhjet e kaluara, pra kemi pėrmirėsuar pozitėn tonė pėr 65 pėr qind”, u shpreh Jani Makraduli.
    Por, ndryshe nga ai vlerėsoi analisti Vlladimir Bozhinovski. Ai i cili tha se partitė duhet tė japin llogari pėr disfatat nė zgjedhje sikur edhe tė ketė pėrmirėsim tė rezultatit nga zgjedhjet e kaluara.
    Bozhinovski tha se mbetja e Cėrvenkovskit nė krye tė LSDM-sė mė sė shumti do t’i konvenonte VMRO-DPMNE-sė.
    “Ėshtė e qartė se duhet tė bėhen ndryshime rrėnjėsore nėse dėshirojnė qė nė zgjedhjet e ardhme tė fitojnė VMRO-DPMNE-nė. Nėse nuk bėhen kėto reforma, apo nėse nuk reformohet partia, do ta kenė shumė tė vėshtirė tė dalin fitues. Gabimi nė kėto zgjedhje u bė pėr faktin se kandidatja pėr kryeministre Radmilla Shekerinska u caktua vetėm njė muaj para zgjedhjeve. Kandidaturat e kėtilla duhet tė bėhen shumė mė herėt, pra, edhe kryetari i ri i partisė duhet qysh tani tė zgjidhet, nėse mendojnė tė bėjnė ndryshime. Kėshtu, ai do tė kishte kohė tė mjaftueshme qė tė pėrgatitej dhe tė tėrheqė elektoratin dhe testin e parė do ta kishte nė zgjedhjet lokale qė pritet tė mbahen pėr dy vjet”, u shpreh Bozhinovski.
    Ndėrkohė, sa i pėrket opozitės shqiptare nga Partia Demokratike Shqiptare nuk komentuan, ndėrsa lideri i saj, Menduh Thaēi, rezultatin e partisė sė tij e kishte vlerėsuar tė mirė, pavarėsisht, siē kishte deklaruar, tentimit tė pushtetit pėr ta dėmtuar atė pėrmes partive tė vogla opozitare shqiptare.
    PDSH-ja n zgjedhjet e 5 qershorit fitoi 8 mandate tė deputetėve apo rreth 80 mijė vota, shifėr kjo qė ėshtė mė e lartė se nė zgjedhjet e kaluara.
    Duke komentuar pozicionin e PDSH-sė, analisti Xhelal Neziri theksoi:
    “Kjo parti ka afėr 30 mijė vota mė shumė dhe mendoj se kėrcim nė vota apo ky rezultat i shėnuar nė krahasim me zgjedhjet e kaluara, i jep njė kartė tė fuqishme, njė letėr tė fuqishme liderėve tė partive qė tė arsyetohen se janė nė rrugė tė mirė pėr tė arritur njė fitore tė sigurt nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
    Sa u pėrket partive tjera opozitare, Rilindja Demokratike Kombėtare siguroi dy mandate, ndėrsa Demokracia e Re asnjė. Lideri i kėsaj tė fundit Imer Selmani, dha dorėheqje nga drejtimi i partisė, ndėrsa Rufi Osmani tha se rezultati zgjedhor i dedikohet kohės sė pamjaftueshme pėr t’u pėrgatitur pėr zgjedhje.
    “Ky ėshtė njė leksion, tė cilin do tė duhet ta mėsojnė tė gjitha partitė politike shqiptare, e nė veēanti ato mė tė voglat dhe ta analizojnė realisht pozicionin dhe forcėn e tyre nė politikė. Nė tė kundėrtėn, do tė vazhdojnė qė ta copėtojnė elektoratin shqiptar dhe ta zvogėlojnė numrin e deputetėve shqiptarė nė Kuvendin e Maqedonisė ”, tha Neziri.

    Rel
    Sui generis

  18. #198
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Katėr premtimet qė nė mbledhjen e parė


    Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski deklaroi se katėr premtimet e bėra gjatė fushatės zgjedhore do tė realizohen qė nė mbledhjen e parė tė kabinetit tė ri qeveritar.

    Heqja e Tatimit pėr kompanitė me tė ardhura vjetore deri nė 3 milion denarė, zvogėlimi i TVSH-sė pėr turizėm dhe vajit tė papėrpunuar ushqimor, ulja e ēmimit tė Kartonit tė Gjelbėrt pėr veturat si dhe participim deri nė 200 euro pėr tė gjithė shtetasit qė do tė mjekohen jashtė vendit, do tė jenė katėr vendimet e para qeveritare, tė cilat do tė miratohen qė nė mbledhjen e parė tė Qeverisė sė re.

    Kėto paralajmėrime u bėnė nga Gruevski, i cili mbrėmė foli para pėrkrahėsve tė partisė sė tij me rastin e shėnimit tė 21 vjetorit tė themelimit tė saj.

    Gruevski paralajmėroi pėr negociatat pėr formimin e Qeverisė, mirėpo duke mos dhėnė detaje mbi to, ndėrsa burime pranė kėsaj partie thanė se negociatat janė drejt finalizimit pėr formimin e koalicionit tė ri qeveritar.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •