Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarėt

    Vite tė shkuara, qė nė rininė e tyre, dy nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė, Ismail Kadare dhe Dritėro Agolli, kanė pohuar, apo kėtė edhe e kanė shkruar se, secili nė llogarinė e tij, kishin pasur pėr njė kohė tė gjatė si objektiv shkrimin e njė libri, qė tė kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas tė dy shkrimtarėve, ata e kishin ushqyer njė ide tė tillė menjėherė sapo kishin mėsuar, se spanjolli i famshėm, nė rininė e tij, ishte marrė peng nga njė pirat i famshėm i Mesdheut, qė ishte shqiptar, pra i sė njėjtės racė me ata vetė si dhe me gjithė bashkatdhetarėt e tyre. Duke shkuar edhe mė shumė se kaq, rreth dhjetė vjet mė parė, pėrgjatė njė fjalimi tė improvizuar nė njė konferencė, nė Bibliotekėn Kombėtare tė Spanjės, Ismail Kadare, duke pėrcjellė pandehmat e njė folkloristi shqiptar, thotė se Servantesi ka tė ngjarė tė jetė mbajtur peng nė njė zonė mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, duke nėnkuptuar Ulqinin, dhe se historitė e njė robi spanjoll shumė tė ditur, pėr tė cilin u pagua njė sasi e madhe parash, qė tė fitonte lirinė, rrėfehen edhe sot e kėsaj dite.
    Kėto kėmbėngulje tė Kadaresė duket se pėrforcohen nga gojėdhėna, sipas tė cilave, gjatė kohės qė u mbajt peng si skllav nė Ulqin, Servantesi, emri i tė cilit mund tė jetė trashėguar nga shqiptarėt nė format “Servet, apo Sarvet”, ra nė dashuri me njė femėr, kujtimin pėr tė cilėn e pėrjetėsoi vite mė pas nė librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinė, pra njė emėr i ngjashėm me emrin e qytetit Ulqin. Dhe qė kėto pandehma tė mos bien pėrtokė, ka edhe njė tjetėr detaj, edhe mė tė besueshėm, qė thotė se nė Ulqin, ka ende njė lagje qė quhet “Lagja e skllevėrve”.
    Autorja qė ka shfletuar pothuaj tė gjithė trashėgiminė arkivore pėr tė ndėrtuar kėtė libėr historik, shpjegon se Servantesi ėshtė mbajtur peng vetėm nė Algjer, sot kryeqytet i Algjerisė, njė zonė qė kontrollohej nga otomanėt. Pra nė asnjė rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me racėn e shqiptarėve mbetet. Pasi autorja shkruan se ėshtė e vėrtetė qė Servantesi u kap dhe u mor peng nga njė pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kėshtu, nė tė njėjtin punim, autorja sqaron se mė pas, pėr pesė vjet autori i ardhshėm i “Don Kishotit” u bė pronė e njė tjetėr pirati dhe mė tej u ble pėrfundimisht nga vetė pashai i Algjerit. Por si e ka ndėrtuar nė librin e saj kėtė pjesė tė historisė kjo autore?
    Duhet marrė parasysh se nė kėto kohėra, nė vitet 1500, nė Mesdhe pėrballeshin me gjithė forcėn ushtarakisht dy qytetėrime, ai evropian me atė otoman. Luftime tė ashpra zhvilloheshin nė tokė por edhe nė det, ku Mbretėria e Spanjės qė zotėronte njė nga flotat mė tė fuqishme, kishte rol parėsor. Ofensiva otomane kishte bėrė pėrparime nė Afrikėn e Veriut, duke vėnė nėn zotėrim, nė vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, qė ishte fare pranė portave jugore tė Evropės, ndėrkohė qė beteja tė fuqishme detare kryheshin ende pėr zotėrimin e disa ishujve tė Mesdheut, kryesisht grekė.
    Historia thotė se Miguel de Servantes Saavedra, fėmija i katėrt njė mjeku, fillimisht regjistrohet nė marinėn tregtare spanjolle, por shpejt flota qė e paguante pėrfshihet nė njėsitė luftarake. Servantesi i ri shkėlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herė nė fushatat kundėr otomanėve, mė rėndė nė betejėn me shumė rėndėsi historike tė Lepantos, njė nocion gjeografik nė Gjirin e Korintit, nė Greqi.
    Pas pesė vitesh shėrbim, atė e lejojnė tė kthehet nė atdhe, nė Spanjė. Pėr shėrbimet e tij tė vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” nė shqip “ushtar elitar” dhe nė kthim kishte me vete edhe 2 letra pėr Mbretin Filip II tė Spanjės.
    Tė dyja letrat, qė Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerėn e rekomandimit, me qėllim qė mbreti tė ēmonte atė qė ai kishte bėrė nė luftė. Pėr fat tė keq, pikėrisht kėto rekomandime, jo vetėm qė nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin nė ngatėrresa e vėshtirėsi, tė cilat do i ndryshonin krejt rrjedhėn e jetės, duke e bėrė tė niste tė shihte botėn me njė sy krejt tjetėr.
    Gjatė javės sė parė tė shtatorit tė vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet nė Napoli tė Italisė nė anijen “Sol” bashkė me tė vėllanė Rodrigo. “Sol” ishte njė nga pesė anijet e flotės Spanjolle qė duhet tė mbėrrinin nė Barcelonė nėn komandėn e Don Sancho Leivės. Por, tri ditė mė pas, njė stuhi godet anijet dhe vetėm tri prej tyre mbėrrijnė nė destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanė. Pėr mė keq akoma, mė 26 shtator, pranė bregdetitė tė Marsejės, kjo anije sulmohet nga piratėt. Kapedani i anijes pirate ishte njė shqiptar i frikshėm, qė quhej “Arnaut Mami”, emri i tė cilit ndėrkohė ishte bėrė i famshėm nė gjithė Mesdheun. Ndėrsa mėkėmbėsin e tij me origjinė greke e quanin Dali Mami, njė emėr pak i habitshėm pėr njė grek, tė cilin tė gjithė kundėrshtarėt e epitetonin “renegat” apo “tradhtar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Si u mor peng Servantesi nga njė pirat shqiptar?
    Servantesi dhe lidhjet e tij me shqiptarėt
    Dy nga shkrimtarėt shqiptarė, Kadare e Agolli, asnjėherė nuk shkruan historinė e pengmarrjes sė Servantesit nga njė pirat shqiptar.
    Para se tė binin nė duar tė piratėve, ushtarėt spanjollė luftuan me trimėri dhe shumė prej tyre, pėrfshirė kapitenin, u vranė. Ata qė mbijetuan u morėn peng dhe tė lidhur kėmbė e duar dhe u transportuan nė brigjet algjeriane.
    Letrat qė Servantesi kishte me vete i bėnė piratėt tė besonin se ai ishte njė njeri i rangut tė lartė, pėr kokėn e tė cilit mund tė jepej njė shumė e madhe tė hollash. Nė tė kundėrt, i vėllai, Rodrigo, qė u konsiderua si ushtar i thjeshtė, iu dha si shėrbėtor zotėruesit tė Algjerit, Ramadan Pashės. Vetė Servantesi ra nė duart e renegatit grek, Dali Mami.
    Pra historiografia thotė se qė nga ky moment nė jetėn e Servantesit nuk ka mė njė pirat shqiptar. Gjithsesi sėrish historia e ka tė shkruar dhe tė pandryshuar tashmė, se ishte pikėrisht njė pirat shqiptar ai qė kapi nė det Servatnesin duke i privuar lirinė pėr 5 vjet me radhė. Duket, nė llogaritė e veta, pėr ta konvertuar kėtė lidhje tė shkurtėr e tė pazakontė tė fatit tė Servantesit me atė tė njė shqiptari, shkrimtari Dritėro Agolli ka pasur nė plan ta tejkalojė nė kohė, duke sajuar njė kontakt edhe mė tė gjatė.
    Shpirti rebel i Servantesit
    Qė Servantesi tė lihej i lirė, shuma qė duhet t’i paguhej nė dorė piratit Dali Mami fiksohet njėherė e pėrgjithmonė nė shifrėn 500 escudo tė arta, qė ishte vėrtet marramendėse pėr kohėn. Kėtu nis edhe kaluari i vuajtjeve tė Miguel Servantesit, madje pohohet se mbajtja peng pėr pesė vite me radhė ka ndikuar shumė tek ai si njė eksperiencė tejet traumatike.
    Shpirti rebel i Servantesit nisi tė shfaqej vetėm pak kohė pas marrjes peng, nė janar apo shkurt 1576. Servantesi bind njė banor tė fisit “Maur” tė shkretėtirės dhe arratiset duke bėrė katėrqind kilometra rrugė nėpėr dunat e Saharasė pėr tė arritur fortesėn mė tė afėrt spanjolle tė quajtur “Oran”. Por nuk ia del. Vendasi qė e ndihmoi e tradhton. Servantesi kapet nga fiset berbere dhe i kthehet pronarit tė vet. Pėr pasojė, Dali Mami e keqtrajton dhe i shton rojet. Kthimin e tij gjallė nga shkretėtira, nė ēdo kohė e kanė quajtur njė mrekulli. Nė vazhdim Servantesi tenton tė arratiset edhe tė paktėn tri herė tė tjera. Nė njė rast, nė shtator 1577, ai fut nė lojė spanjollėt, qė dėrgojnė natėn njė anije pėr ta tėrhequr bashkė me disa pengje tė tjerė. Por dikush i tradhton. Ushtarėt i gjejnė, Servantesin dhe tė tjerėt, tė futur nė disa guva nė bregdet dhe i shtrėngojnė qė tė dalin qė andej.
    Sot e kėsaj dite kėto guva nė Algjer quhen “Guvat e Servantesit”. Pas ngjarjes, Servantesi, me kurajė, merr pėrsipėr tė gjithė organizmin e arratisjes. Pėr kėtė dėnohet me vdekje. Ishte koha kur dėnimet pėr arratisjet ishin tė pashembullta.
    Hasan Pasha ia fal jetėn Servantesit
    Por nė tė kundėrt, trimėria e Servantesit nė kėtė rast shpėrblehet. Vetė Hasan Pasha, kur dėgjon pėr kurajėn e spanjollit tė pamposhtur, ja fal jetėn, madje shkon edhe mė tej duke ia blerė pengun piratit Dali Mami kundrejt shumės sė fiksuar qė nė fillim, 500 eskudo tė arta. Nė kėtė pikė shkėputet edhe lidhja e Servantesit me piratin grek Dali Mami.
    Mė 29 maj 1580 dy priftėrinj, ndėrmjetės tė familjes sė Miguel Servantesit, mbėrrijnė nė Algjer. Por zotėruesi i qytetit refuzon tė pranojė mė pak se 500 escudo tė arta nė kėmbim tė spanjollit. Gjithsesi, priftėrinjtė nuk tėrhiqen dhe pjesėn tjetėr tė tė hollave e sigurojnė nga tregtarėt kristianė tė Algjerit. Pėrfundimisht, Servantesi fioi lirinė pasi tė hollat u paguan njė mė njė dhe mė 19 shtator 1580 u nis pėr Spanjė.Nė pėrfundim, nuk mund tė lihet pa pėrmendur edhe njė tjetėr histori interesante qė thotė se pak muaj pas lirimit dhe mbėrritjes nė Spanjė, Servantesi pėrfshihet edhe nė njė tjetėr aventurė me piratin shqiptar qė e mori peng. Kėtė radhė ai thirret nga Mbreti Filip i Dytė i Spanjės, tė bėjė rolin e njė ndėrmjetėsi pėr kėmbim pengjesh.
    Pengu qė duhet tė shpėtohej dhe qė mbahej edhe ai nė Algjer, ishte njė doktor i shquar, i quajtur Antonio De Soza. Ndėrsa njeriu qė duhet tė lirohej pėr kėmbim ishte pikėrisht pirati i tmerrshėm shqiptar, Arnaut Mami, qė ndėrkohė ishte kapur e mbahej nė burg nė Kastelnovo tė Napolit.Ajo qė dihet, dhe qė e shkruan edhe historiografia, thotė se lirimi i dy tė burgosurve u krye fund tė vitit 1580. Ndėrsa ajo qė nuk dihet ėshtė nėse tė dy, spanjolli dhe shqiptari, kanė mundur ose jo, tė kenė njė kontakt tė fundit ballė pėr ballė, njė kėmbim pėrshėndetjesh kalorėsiake si mirėnjohje pėr vlerėn e njėri-tjetrit, apo qoftė ca vėshtrime urrejtjeje, mes dy njerėzve tė dy kampeve kundėrshtare pėr vdekje, nė kėtė epokė tė historisė.
    Krejt ēuditshėm, nė vitet e ardhme, Servantesin si shkrimtar nuk e bėri tė famshėm historia e pesė viteve tė tij peng, krejt e thjeshtė pėr t’u sjellė me tė gjitha ngjyrat e saj, por njė tjetėr, aspak e ngjashme, ajo e Don Kishotit, njė kalorėsi jashtė kohės, qė i humb tė gjitha betejat, por jo ato brenda shpirtit tė tij. Njė trill qė ngjan shumė edhe me faktin se edhe dy nga shkrimtarėt mė njohur shqiptarė, Kadareja dhe Agolli, nė asnjė kohė nuk u ulėn tė shkruajnė historinė e pengmarrjes sė Servantesit nga njė pirat shqiptar.
    Por nga ana tjetėr, Dritėro Agolli, sikur tė ecte sipas mėnyrės pėrzgjedhėse tė Miguel Servantesit, nė vitin 1972 publikoi librin “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, duke realizuar figurat e papėrsėritshme tė Zylos dhe Demkės. Njė duet personazhesh kryesorė, sjellja e tė cilėve u ngjan shumė veprimeve tė Don Kishotit dhe Sanēo Panēės, kėtė radhė tė vendosura me saktėsi mjeshtėrore nė terrenin shqiptar, madje nė njė periudhė kohore kur regjimi komunist ishte shtruar kėmbėkryq duke dhėnė sinjale jetėgjatėsie...
    Shpėrndaje

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2015
    Postime
    35

    Pėr: Shkrimtari Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptarėt

    Nga libri KOHA E SHEGES te Naim dhe Sami Flamuri

    Na vjen keq qė bota e mohon njė tė drejtė historike, atė se si ndodhi qė Servantesi erdhi, apo mbėrriti apo jetoi nė Ulqin, nė vendin qė nė hartat e vjetra shkruhej DULCIGNO gia deto ULCINIO citta antique nel confine dela DALMATIA… (“Dulkinjo, qė i thonė Ulkinijo, qytet i lashtė nė kufi me Dalmatin…”).
    Historia qė ne dimė ėshtė kjo qė po rrėfejmė shkurtimisht. Servantesi kapet rob dhe shitet pikėrisht nė Ulqin. Faktet qė tregojnė kėtė janė tė shumtė fillojnė me kėtė ndodhi.
    Nė vitin e Zotit, Anno Domini oct., tetor 1571 pas Krishtit, pas betejės sė madhe tė Mesdheut, ajo qė njihet nga tė gjithė si beteja e Lepantos apo e Lepantit nė Greqi, betejė qė u krye mes aleancės sė krishterė dhe Perandorisė Osmane. Nga nėnēmimi, shpėrfillja, siē thihet, por edhe nga mungesa e trupave tė mjaftueshme ushtarake, turqit pėsuan humbje tė rendė. Ata humbėn jo vetėm luftėn, por edhe besimin se mund tė ishin sėrish sundues dhe tė kishin pėrparėsinė nė det. Gjenerali kryesor i forcave otomane ishte Ali Pasha, qė humbi jetėn, po bashkė me tė ishte e dhe njė tjetėr emėr i rėndėsishėm pėr ne, zėvendėsregjenti i Algjerit dhe admirali i njohur i sulltanit, Uluē (xh) Alush Alia, i pajisur dhe komandant i 230 galerave (velanije-karavela). Nė krahun tjetėr luftues ishte Miguel de Cervantes, qė mori pjesė si ushtar dhe dėmtoi krahun e majtė nė betejė. Fati do i takojė e do i bėjė bashkė kėta dy njerėz, po bashkė, veēse nė tė tjera rrethana (hamendėsojmė se OCCHI ALI e zuri rob, pėrndryshe Servantesi nuk kishte arėsye ta pėrmendte nė librin e tij tė kujtimeve). Po atė vit Perandoria Otomane e merr Dolcignon (Dulkinin), pas njė sundimi prej 150 vjet nga ana Venedikut. Kush tjetėr pėrveē se i mirėnjohuri Prijės i Lepantos, Uluxh Alia, do tė kishte me meritė nderin qė tė merrte nėn komandė Ulqinin? Kujtojmė se pas betejės ai kishte marrė nga sulltani titullin “Kiliē” (Shpata e Perandorisė) dhe ai me gjithė detarėt, familjet e tyre dhe velierat e famshme me shumė rremaxhi, mbėrritėn dhe e gjetėn mė nė fund Ulqinin, kėtė qytet tė mrekullueshėm. Kėtu gjejmė edhe datėn historike tė ardhjes turke nė Dulcino. Pra, jo mė 1571, se nuk qėndron fakti, sepse dėshmia ėshtė e gdhendur nė hyrje tė kalasė nė gjuhėn osmanishte e me harfa arabe. Data qė mban vitin 1567, ėshtė skalitur me numra romakė. M.D.LXVII, pra katėr vjet para datės qė pėrdorin sot historianėt pėr ardhjen e osmanėve nė Ulqin. Miku ynė i dashur Gazmend Ēitaku hamendėsonte dhe kjo na shtyri ta kėqyrim mė mirė dhe ta shqyrtojmė kėtė fakt. Dhe ajo fillon e mbaron me vetė veprėn qė ėshtė fakti parėsor. Kėtu hamendėsimet tona e tė gjithkujt mbarojnė. Duan apo s’duan dashakeqėt apo dashamirėt, e vėrteta qėndron mbi ne dhe pikėrisht nė fjalėt e shkruara nė veprėn e Servantesit… Po dikujt Zoti ia jep, dikujt ia merr… Pas shqipes qė flasim dhe e kemi gjuhėn tonė, ne binjakėt kemi anglishten si gjuhė dytėsore. Pasi u morėm tė dhėna dhe mė pas u bindėm me fakte se Dulcini (Ulqini) u dorėzua mė 1567-n, tani kthehemi dhe lexojmė nė anglisht pėrkthimin e “Don Kishotit”, pėrkthim ky i shekullit XVIII, kyer nga Peter A. Mottex, qė mbahet si mė i afėrti dhe mė i miri me frymėn e spanjishtes tė shkrimtarit, Miguelit vetė… Ne kėtu gjejmė shkoqur dėshminė fjalė pėr fjalė, qė ėshtė vėrtet rrėqethėse, ku vetė pena e Servantesit nė faqen 274 Don Quixote, shfajėsohet pėr atė qė do tė pėrjetojė ditėn e betejės sė madhe tė Lepantit fituar nga pala kristiane… Ne do t’ju sjellim vetėm kuptimin e pėrmbajtjes shqip, ku ndėrmjet tė tjerash nė faqen 274 thotė: “Ditėn e fitores mė tė madhe, asaj tė Lepantos, unė isha padenjėsisht kapedan i kėmbėsorisė; dhe atė ditė u mposhtė primati i osmanlinjve, qė do kurorėzonte lavdinė mė tė madhe pėr tė gjithė tė krishterėt. Por pėr mua ajo ditė doli fatkeqe, se mua atė ditė tė lume mė kapėn… Po, atė ditė u zura skllav (rob, jesir) dhe m’i futėn hallkat e rėnda tė hekurit nė kėmbė dhe prangat nė duar… Isha rob i tė famshmit vali tė Algjerit, pirat trim e burrė, pasi ai sulmoi dhe plagosi rėndė galėn-anijen e Gjon Andrea Dorias…” Pėr tė qenė mė tė besueshėm, po e sjellim dhe anglisht:

    WORDSWORTH CLASSICS 1993 – In short, I was at that great action of the battle of Lepanto, being a captain of foot, to wich post my good furtune, more than my desert, had now advanced me; and that day,which was so happy to all Christeendom(because the world was then disabused of the error they had entertained, that the Turk was invincible at sea); that day I say, in wich the pride of Ottomans was first broke, and wich was so happy to all Christians, even to those who died in the fight, who were more so than those who remained alive and conqueros, I ALONE WAS THE UNHAPPY MAN; SINCE INSTEAD OF NAVAL CROWN, WHICH I MIGHT HAVE HOPED FOR IN THE TIME OF ROMANS, I FOUND MYSELF THAT VERY NIGHT A SLAVE, WITH IRONS ON MY FEET, AND MANACLES ON MY HANDS. THE THING HAPPENED THUS: VEHALI KING OF ALGIRES, A BRAVE AND BOLD PIRATE, HAVING BOARDED AND TAKEN CAPITANIA OF MALTA, IN WHICH ONLY THREE KNIGHTS WERE LEFT ALIVE, AND THOSE DESPERERATLY WOUNDED, THE GALLEY OF JOHN ANDREA DORIA…
    Meqė jemi te njerėzit qė rastėsia e fatit nėnvizojmė pėrjetėsisht qė asgjė nuk ėshtė e kotė apo e rastit, ashtu dihet botėrisht, meqė Ulqini ishte vendbanim i piratėve dhe shesh i njohur i skllevėrve tė Perandorisė Osmane ndodhej nė Ulcini… Kėshtu, pas betejės sė Lepantit, njeriu qė e zuri rob Servantesin e ngratė nė udhėtimin pėr nė Spanjė ishte nė librin e DON KISHOTIT i shkruar pirati me famė Arnaut Māmia/ARNAVUT DELI MEMI-(turqisht). Nė tė gjitha kėrkimet historike kėtij njeriu i takoi fama, pra Arnaut Māmi (nė gjuhėn turke arnaut do tė thotė “shqiptar” dhe siē ad leteram na rrėfen SAAVEDRA nė EL INGENIOSO HIDALGO DON QUIJOTE – nė pėrkthim fjalė pėr fjalė shqip do tė thotė: ZEMERK’THIELLTĖ – THJESH I ARRATISURI DON KISHOT”, faqja 347, pėrkthim i Fan Nolit, “…kur shkoi Migueli rob tek kopshti i Z(s)urasė tė merrte ca zarzavate, gjeti tė zotin, babanė e saj, qė fliste njė gjuhė qė nuk ishte as arabishte, as spanjolle, as e ndonjė kombi tjetėr, por njė ēervesh gjuhė, prej tė gjitha bashkė. I tregon se ėshtė skllavi i Arnaut Mamit. Ajo (Zuraja/ZORIADA), pra vijojmė me librin “Don Kishoti”, pėrfitoi nga rasti dhe e pyeti nė gjuhėn e pėrzier… po, tė dashur lexues, e qėlluat. Po kjo “gjuhė e pėrzier” ėshtė ulqinakēja, pra shqipja e sotshme. Njėmend ėshtė pėrzierje turlifarshe, ende (ala, akoma) edhe sot gėrshetohen arabishtja, turqishtja, sllavishtja, italishtja dhe greqiashtja; Zoriada nė vepėr ėshtė njė muhamedane qė dashuron krishterimin apo Zonjėn e papėrlyer Shėn Mrinė -Mejremen, LELA MERIEN, ajo mundėson ikjen e tij. Nė faqen 294 tė librit pėrmendet dhe kepi i RUMIS – RUMIA, shqeto e shkruar pa ndryshim me sot, qė gjendet nė afėrsi tė Ulqinit, 10 milje detare. Atėherė, si ka mundėsi qė Zoriada tė ketė krishterimin nė Algjer(!!!) kur Ulqini ka traditen, se aty pari u dorėzua nga tė krishterėt venedikasit, andaj dhe Zoriada, ulqinakja, e shpėton tė dashurin the shkruhen fjalėt e saj duke qarė: Amexi Christiano, Amexi (“Ik, nxi, o yshten, ik n’nxi” – deshifrimin qė vjen mbas 5 shekujsh. Harresė dhe moskujdesje “apet” nė roman!…Tutje vijonė parathėnia e librit “Don Kishoti”. Thuhet se Servantesin e ēuan diku nė kėshtjellė, burgim shtėpiak nė Algjer. Vallė si ka mundėsi!? Diku nė Algjer, kur algjerianet me kryekapedanin e tyre ishin tė stacionuar nė ULQ(k)IN qysh nga viti 1567, edhe sikur qė nga Napoli u zu nga tri anije pirate pranė deltės sė Rodanos; kapidani ulqinak ARNAUT MĀMI e solli po nė ēerdhen e tyre strehuese, nė Ulqinin e ULUĒ ALIS, ku shitet si skllav dhe mbahet 5 vjet. Supozime me ndėrthurje historike. Pėr sa mė sipėr, nga pena e vetė SAVEDRES mėsojmė se Uluē Reizi e zuri rob qė nga Lepanto… Po valiu nuk ishte algjerian, por kalabrez nga La Castella, i lindur nė vitin 1519, me emrin Giovanni Dionigi apo Luka Galeni, njė peshkatar i varfėr i krishter, qė rrėmbehet nga piratėt e famshėm tė Hajeredin Barbarosės apo “Mjekėrkuqit”, siē njihet, dhe vihet nėn shėrbim tė kusarit tė njohur Draguti, duke shkėlqyer si prijės, prej nga mori nofkėn “Ujk i Detit”. Mė vonė ai vihet nė shėrbim tė turqve dhe pushtoi Maltėn dhe Tunizinė, Tripolin dhe me vete solli mė se 400 familje nė Ulqinin e rrėmbyer (sa pėr kujtesė, sot nė Ulqin kemi ende familje me mbiemrin “Kalabrezi”).

    Pirati Arnaut Māmi – Arnaut Deli Memi, pra Deli, qė nė turqisht do tė thotė “i vrerosur, i furishėm, i marrosur”, ala “Don Quijote”! ishte pa dyshim inspirimi Miguelit pėr “kalorėsin me fytyrė tė vrerosur”, i gjatė i hollė, tmerr me rrudha tė gėrryera, por i zjarrtė. Ku ta dinte ai nafaklu se kė kishte zėnė rob?! Veē dinte se a shkruante shumė dhe duhet tė njihtė gjithė krajlat e kaurit… Stėrmundim, stres tė jashtėzakonshėm pėrjetoi. Mė 1577-n spanjolli i urtė do tentonte tė ikte, por mė kot. Nė faqen 339 tė shqipėrimit tė Fan Nolit shkruhet se “iku i veshur si njė arnaut (shqiptar). Po tė ishte nė Algjeri, pse tė maskohej duke u veshur si arnaut? Miguel de Cervantes nė Ulqin ndenji i mbajtur “nėn haraē, tė shpėrblehet”. Priti 5 vjet! Lirohet nga vėllai i tij, Rodrigez, cili pagoi 500 escudos dhe, siē theksuam (tash vjen pjesa mė interesante), meqė nuk e kishte njė dorė, sipas gojėdhėnave ulqinakase, kėndonte bukur dhe nė kala u dashurua me Bukurien. Si mund tė anashkalojmė vargjet e Nolit tė madh kėtu pėr meditimin ealter egos sė Miguelit, Don Kishotit, qė thurte nė rėrė tė imėt vargjet pėr Dylqinjėn (ah, ē’rėrė tė imėt ka vėrtet Ulqini, plot 12 kilometra gjatėsi!), mallėngjimin, dashurinė pėr Ulqinin, “ja xa besė”. Ah, dashuria!… Cervantesi kėshtu e shpreh pėr nderim gjithashtu tė kryeshqipėruesit shqiptar, tė ndriturit kryepeshkopit tė parė tė Kishės Autoqefale Shqiptare, Theofan Stelian Noli:

    Male, pyje plot me fletė
    Tė mėdhenj e tė pėrpjetė,
    Pa pushoni e mė dėgjoni,
    Ejani mė ngushėlloni
    Pėr hatanė, pėr belanė,
    Pėr qederin, pėr sevdanė,
    Qė mė shthuri anembanė.
    Kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozės.
    Te ky vend mė solli fati,
    Fati i zi e taksirati,
    Se si unė s’ka ashik,
    E si unė s’ka besnik.
    Dhe kėshtu mė mori djalli,
    Mė zvarris pėr kapistalli,
    Pra, nga halli e nga malli.
    Kėtu qan trim Don Kishoti, te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozės.
    Duke ndjekur aventura,
    Te ky mal i shkretė hyra,
    Po mė ndjek nga pas sevdaja,
    Mė qėllon, mė djek murtaja
    Me shigjetėn e helmuar,
    E jam djegur, pėrvėluar,
    Dhe kėshtu, i dėshpėruar,
    Kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozes.
    Qė ta habitim edhe Nolin, nga rrethi mė i vjetėr i njohur i Ulqinit po japim disa vargje tė valles shestanase, qė ngjason me shqipėrimin e Nolit:
    Po kėnon zogėza m’llinjė
    Nėn do lar-ė e nėn nji d’llinjė
    Gjiēka thotė, qi knon e mjera,
    Ajo thotė-e, mirė pėr veti,
    Mirė pėr veti, keq pėr muo,
    Kush isht’ djalė-e pamartuo.
    Ta nigonjė fort e fort,
    T’mos ta zanjė i ziu mord.


    Ulqinakėt kėtė sevdalli e pagėzuan me emrim “Serveti ynė”, ku dhe frymėzimi i tij, qė nė kryeveprėn e letėrsisė evropiane DON QUIXOTE DE LA MANCHA – “Don Kishoti”, qė mjeshtėrisht ta parafytyroi personazhin kryesor nga pirati qė e zuri rob ulqinaku, siē shkruan pėrkthyesi Fan Noli, kapedani shqiptar Arnaut Māmi, kurse tė dashurėn e tij nė veprėn madhėshtore ta quajė me emrin Dulēineja pėr shenjė tė Ulqinit tė bukur e piktorsek, se dihet botėrisht se Ulkini asokohe quhej DULCINI, DOLOCINO; DOLCIGNO, DULCCHINIO – Dulēin, pra DULKIN shqip, dhe nuk ka lidhje me “Dolcchi”, qė do tė thotė “ėmbėl” latinisht. Sigurisht, ajo DULCHE nuk lakohet pėr “ėmbėl” latinisht. Ndėrkaq mund tė shtojmė se DULKINEJA asokohe si emėr femre nė Spanjė nuk ka ekzistuar, dhe as pastaj, as sot; ndėr emrat spanjollė nuk ekziston emri DULK-Q-INEJA… Veē kėsaj, DULCINEA gjatė gjithė librit nuk paraqitet gjėkundi as si trup, as si fytyrė. Askund as nuk duket, nuk shfaqet, as qė e hasim DULCINEAN (ėshtė fantazia dhe dashuria e SAVEDRES pėr DULCININ e tij; dhe tonin, gjithsesi). Nė libėr ajo ekziston vetėm nė mendjen e Alonsos, pra fantazinė e Don Kishotit (mrekulli e rastit jo, fakt i vėrtetė po). Si dhe vetė qyteti Dulkinea ėshtė e mallkuar, dhe pėr tu hequrė nėma e saj duhet tė bėhet flijimė, po kushė tjetėr ta bėjė pos Sanēo Panēos!? Po jo kur nuk do Panēo, nuk do as mileti vulgar. Nė libėr Dylqineja ishte e bija e Lorenco Korēules, kurse Korēula ėshtė ishulli kryesor i Dalmacisė sė sotshme, dhe Ulqini nė hartat e vjetra gjeografike bėnte pjesė nė DALMATIA! Kurse njeriu i “ hapsanės” mbante emrin e Gjon Montenegro/Karadaku, d.m.th. Mali i Zi, ku gjendet Ulqini sot nė hartat politike. Ende dhe sot e kėsaj dite nė kėshtjellėn e Ulqinit janė qelitė e tė burgosurve dhe nga prapa bedenave shihet qartė kodra aty afėr, ku thonė se kanė qenė mullinjt e erės (nė foton e 1900-s shihet aēik mulliri, pra fakt i pamohueshėm) dhe hamamet (banjat) termale. Rrėnojat janė dhe sot.
    Nė liber po me pėrkthim nga MOTTIEX, faqa 281, SAAVEDRA aka Migueli pėrmend, qė njeriu mė i pasurė nė qytet ishte Haxhi Muratti, qė merrnin pėr nuse vajzat e bukura vėndase, sot gjithnjė kjo familje jetonė nė Ulqin, kurse pirati mė i ashpėr qė pėrmend po i njėjti pėrkthim faqa 279, ėshtė HASSANAGA sot e kėsaj dite, kjo familje jetonė nė Ulqin me po tė njėjtin mbiemer, ku veēohet ngjyra e lėkures Algjeriane.
    Kėto dokumente tė gjalla historike si dhe legjendat e Ulqinit janė njė argument bindės se Servantesi ka qenė nė Ulqin dhe subjektin e “Don Kishotit” e mori po kėtu. Kėto nuk na duken legjenda, por tė vėrteta historike, tė cilat, po nuk u shkruan, tjetėrsohen, harrohen, sepse nuk janė pjesė e literaturės shqiptare. Mund tė pėrmendim figurėn mitike tė Aga Imerit tė Ulqinit, fati i tė cilit pėrputhet me atė tė Servantesit: ashtu si autori i tė famshmit “Don Kishoti i Manēės”, edhe ai qėndron nė njė kėshtjellė tė Spanjės i zėnė rob nga mbreti saj.
    Aga Ymer Ulqini, na isht martue,
    sallta nji natt, ka ndejt me grue,
    nė tė zezėn Spanjė, i erdhi letra pėr me shkue…,
    Siē shkruan Mira Meksi nė parafjalėn e botimit tė dytė tė “Don Kishotit” nė gjuhėn shqipe, pėrkthyer nga spanjishtja, “pleqtė e pashkolluar tė Ballkanit tė asaj kohe mbanin nė kujtesė fatin dhe jetėn e kėtij njeriu”. Rastėsia kėtu mbaron. Uluxh Alia e zgjodhi Ulqinin pėr shkak tė erėrave tė volitshme dhe pozitės nė gryk tė Otrantos, Miguel de Cervantes SAAVEDRA shkruan nė pjesėn e parė tė kryeveprės pėr qytetin afėr Otrantos, ku bėhet tregti e madhe me fiq tė thatė (nė ish-Jugosllavinė e dikurshme fiqtė e thatė tė Ulqini kanė qenė tė njohur. Grykat dhe shpellat e buzėdetit shqiptar u bėn mė vonė njė ēerdhe e rrezikshme kusarėsh, qė plaēkitnin anijet tregtare dhe ktheheshin shpejt nė strehimoren e Ulqinit me anije tė vogla sulmuese (tarantana) e mė vonė me anije mė tė mėdha tė shpejta (galeta, flluga dhe brigandina, qė i ndėrtonin nė kantierin e anijeve nė Ulqin, qė bashkė me Raguzėn dhe Venedikun kishin vulėn e vet tė ndėrtimit. Nė limanin e mrekullueshėm tė Valdanosit, vetėm dy milje detare larg kėshtjellės sė Ulqinit, Valdanosi, domethėnė Lugina e Nuses, siē shkruan Baldaci, kishte 500 anije me vela, qė u ndėrtonin po aty. Mehmet Bushatlliu, veziri i Shkodrės, aty nga fundi i shekullit XVIII, pėr tė frenuar autonominė e detarėve tė guximshėm dhe tė shkathėt tė Ulqinit, qė e njihnin pak pushtetin shtetėror tė turqve, me mashtrim i fundosi anijet e ulqinakėve. Ulqini asokohe ishte limani kryesor eksportues, ku bliheshin skllevėrit nga viset e ndryshme tė Afrikės, ndėr tė cilėt kishte mjaft fėmijė tė moshės dy- dhe trevjeēare. “Sheshi i skllevėrve”, siē njihej, ėshtė akoma dhe sot nė qytet tė vjetėr.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •