Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fjal e rren ky klodian lula i ed rucit te meros se gjolek males.

  2. #82
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Skandali "Vergine", Irlanda fundos mė thellė tė akuzuarit
    FLAMUR VEZAJ | 30/03/2011 | KRONIKE | 2 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Autoritetet e drejtėsisė irlandeze saktėsojnė se gjatė vitit 2009-2010 nga Shqipėria nuk ka asnjė litėr tė mbetjes sė naftės me emrin "Vergine" tė futur nė Irlandė. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, shoqėria "Euroil" nė dogana dhe tatime ka dorėzuar fatura eksporti, me destinacion Irlandėn.

    TIRANĖ - Edhe Gjykata e Apelit nė kryeqytet vendosi qė pronari dhe administratori i shoqėrisė "Euroil" sh.a., shtetasi Hajri Elezaj, magazinieri Kadri Hajredini, si dhe shoferi Vladimir Katoci, tė arrestuar pėr skandalin e naftės "Vergine", tė mbesin nė qeli nėn masėn e sigurisė "arrest me burg" deri nė pėrfundim tė hetimeve.

    Ky vendim erdhi pasi treshja gjykuese dėgjoi pretendimet e palėve, ato tė mbrojtjes qė kėrkuan ndryshimin e masės sė sigurisė dhe pretendimet e pėrfaqėsuesit tė akuzės, qė kėrkoi qė vendimi i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė mbetet nė fuqi.

    Kėtė kėrkesė, prokuroria e pėrforcoi me dorėzimin e njė prove tė re, tė ardhur me letėr-porosi nga Irlanda, ku autoritetet e drejtėsisė irlandeze saktėsojnė se gjatė vitit 2009 - 2010 nga Shqipėria nuk ka asnjė litėr tė mbetjes sė naftės me emrin "Vergine" tė futur nė Irlandė. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, shoqėria "Euroil" nė dogana dhe tatime ka dorėzuar fatura eksporti, me destinacion Irlandėn.

    Kjo letėr-porosi, sipas akuzės, ėshtė njė provė e fortė qė fakton se kompania "Euroil" dhe bashkėpunėtorėt e saj kanė mashtruar duke hedhur nė treg sasi tė mėdha mbetje tė naftės "Vergine", duke e pėrzier me naftė dhe benzinėn cilėsore.

    Para treshes gjykuese, biznesmeni Elezaj nuk kishte preferuar tė paraqitet, duke firmosur njė shkresė ku kėrkonte tė pėrfaqėsohej nga avokati i tij, pasi ndodhet i shtruar pėr mjekime nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", pasi ka probleme me tensionin dhe zemrėn. Avokati i kėtij tė fundit, gjatė fjalės sė tij, kėrkoi nga treshja gjykuese ndryshimin e masės sė sigurisė pėr biznesmenin Elezaj, me pretendimin se gjendja e tij shėndetėsore nuk ėshtė mirė.

    Por, kjo kėrkesė u kundėrshtua nga prokurorėt dhe Gjykata nuk e pranoi duke lėnė nė fuqi vendimin e gjyqtares Blerina Muēa, e cila mė 17 mars vendosi masėn e sigurisė "burg pa afat" pėr Elezajn dhe 11 tė arrestuarit e tjerė.

    Gjatė ditės sė djeshme, para togave tė zeza dolėn edhe magazinieri i shoqėrisė "Fisheku" sh.a., shtetasi Kadri Hajredini dhe shoferi i auto-boteve Vladimir Koteci. Tė dy kėta tė dyshuar kėrkuan tė lirohen, por gjykata nuk pranoi kėrkesėn e tyre duke i lėnė nė qeli deri nė njė vendim tjetėr.

    Nga ana tjetėr, vetėm pak ditė mė parė, konkretisht mė 26 mars 2011, ishte kjo gjykatė qė liroi tė dyshuarit Iliaz alias Vladimir Fisheku dhe djalin e tij Martin Fisheku, me pretendimin se kėta dy biznesmenė i kishin dhėnė me qira ambientet e tyre shoqėrisė "Euroil" dhe nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr ēfarė i shfrytėzon kėto ambiente shoqėria "Euroil" me pronar Hajri Elezaj. Pėr kėtė ēėshtje, policia me urdhėr tė task-forcės pat arrestuar 12 persona dhe 2 tė tjerė i ka shpallur nė kėrkim, ku deri mė tani vetėm 10 prej tyre ndodhen nė qeli nėn masat e sigurisė "arrest me burg".

    Veē telasheve me drejtėsinė, vetėm pak ditė pas arrestimit tė biznesmenit Hajri Elezaj, pronari dhe administratori i shoqėrisė "Euroil" sh.a., kompania e tij ėshtė paditur nė Gjykatė nga katėr institucione pėr mosfurnizimin me karburant pėr gjatė vitit 2010. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė kryeqytet, tė cilėt shtuan se pėrveē katėr padive me objekt "kontratė furnizimi", ndaj shoqėrisė "Euroil" janė bėrė edhe tre padi tė tjera ditėn e arrestimit tė Elezajt nga njė bankė e nivelit tė dytė nė vend, qė kėrkon nėpėrmjet Gjykatės qė tė zbatohen kontratat e kredisė.

    "Euroil" sh.a., gjatė vitit 2010, ka fituar tenderin e organizuar nga Ministria e Brendshme pėr furnizimet me karburante tė disa institucioneve shtetėrore me njė vlerė totale mbi 40 milionė lekė tė reja.

    Sipas padive me nr. 4098 tė bėra nga Bordi i Kullimit, Durrės-Krujė, padia me nr. 5843 tė bėrė nga Shėrbimi Informativ i Shtetit, padia me nr. 6702 tė bėrė nga Drejtoria Rajonale e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Durrės, si dhe nga padia me nr. 8064 tė bėrė nga Garda e Republikės sė Shqipėrisė, shoqėria "Euroil" nuk ka pėrmbushur kėto kontrata duke mos i furnizuar me naftė dhe benzinė edhe pse lekėt e tenderit pėr furnizimin e kėtyre institucioneve i ka marrė nga thesari. Sasia totale e mosfurnizimit tė kėtyre katėr institucioneve, sipas kėtyre padive, ėshtė 75620 litra naftė.

    Website gazeta shekulli

  3. #83
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Nafta virgin, Apeli lė nė burg kreun e “EurOil”, Hajri Elezaj
    Website gazeta shqip

    Gjykata

    Burg pa afat edhe pėr dy bashkėpunėtorėt e biznesmenit

    Biznesmeni Hajri Elezaj, i akuzuar nga prokuroria pėr mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, nė lidhje me kontrabandėn e naftės virgin, do tė qėndrojė nė burg. Gjykata e Apelit ka lėnė nė fuqi vendimin e Shkallės sė Parė pėr pronarin e firmės “EurOil”, duke mos pranuar kėrkesat e njėpasnjėshme tė mbrojtjes pėr njė masė mė tė lehtė pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore. Gjyqtarja Valdete Hoxha ka pranuar kėrkesėn e prokurorisė, pasi nga provat rezulton se Elezaj ka kontrabanduar naftė virgin gjatė viteve 2007-2009, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro humbje. Mbrojtja kėrkoi njė masė mė tė lehtė sigurie, pasi Hajri Elezaj ndodhet i shtruar nė spital pėr shkak tė gjendjes sė rėnduar shėndetėsore. “Ka probleme me frymėmarrjen. Nuk mund ta pėrballojė burgun, pasi i duhen aparatura pėr frymėmarrjen”, deklaroi avokati i Elezajt. Megjithatė, gjyqtarja Hoxha ka lėnė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Tiranės. Krahas pronarit tė “EurOil”, Gjykata e Apelit ka lėnė nė burg edhe Kadri Hajredinin dhe Vladimir Kotecin, edhe kėta persona tė akuzuar pėr kontrabandėn e naftės. Nė ditėt nė vazhdim pritet qė Gjykata e Apelit tė shqyrtojė dhe caktimin e masės sė sigurisė pėr dy tė pandehurit e tjerė tė kėsaj ēėshtjeje, Edmond Ferrajn dhe Dashamir Kasajn.

    Nga hetimet ėshtė zbuluar edhe skema e kontrabandės. Denoncimi i ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, pėrgjimet dhe dokumentet e mbledhura nė disa qytete, hedhin dritė mbi mėnyrėn sesi funksiononte skema qė, sipas prokurorisė, ka nisur nė vitin 2007 duke vazhduar deri nė muajin e parė tė 2009-s. Pas nisjes sė hetimeve, prokuroria ka vėnė nėn pėrgjim tė gjithė tė dyshuarit, duke pėrfshirė edhe dy biznesmenėt kryesorė, Hajri Elezaj dhe Iljaz Fisheku. Oficerėt e policisė gjyqėsore tė ngarkuar pėr pėrgjimin dhe transkriptimin e bisedave telefonike tė tė dyshuarve kanė regjistruar tė gjitha bisedat e 12 personave tė dyshuar.

    Nga pėrgjimet rezulton se ka biseda tė shumta telefonike mes biznesmenit Iljaz Fisheku dhe punonjėsve tė kompanisė sė tij, tė cilėt kanė kryer transportin e autoboteve tė ngarkuar me naftė virgin. Pėrveē porosive se si duhet tė pėrgjigjen gjatė marrjes nė pyetje nga prokuroria, biznesmeni Fisheku kėrkon nga punonjėsit, por edhe nga djali i tij, qė tė mos pėrmendet asnjėherė Golemi.

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Nafta “Virgine”, lirohen 6 shoferėt

    Gjykata e Tiranės liroi dje nga paraburgimi 6 persona tė arrestuar mė 11 mars tė kėtij viti pėr llogari tė hetimit tė kontrabandės me naftėn “Virgine”.Masa e tyre e sigurisė, “arrest me burg”, u ndryshua nė masėn e sigurisė “detyrim pėr paraqitje”.Bėhet fjalė pėr gjashtė shoferėt qė kanė transportuar ngarkesat me naftė brenda territorit tė vendit. Sipas prokurorisė, nafta “Virgine” ishte dokumentuar me dokumente false si e eksportuar, ndėrkohė qė nė tė vėrtetė shitej nė tregun vendas. Kėrkesat e gjashtė shoferėve pėr ndryshimin e masės sė sigurisė “arrest me burg”, caktuar pėr ta pas arrestimit nga Shkalla e Parė e mė pas nga Apeli, u shqyrtuan dje para gjyqtares Blerina Muēa, nė Gjykatėn e kryeqytetit. Pėrmes avokatėve mbrojtės, shoferėt e akuzuar pėr “mashtrim” pretenduan para gjykatės se nuk kishin lidhje me kontrabandėn e naftės “Virgine”.
    “Klientėt nuk kanė pasur dijeni nėse nafta nė botet qė ata drejtonin ishte e destinuar pėr t’u shitur. Ata thjesht bėnin transportin. Nuk i lidh asgjė me kontrabandėn. Ata merrnin porosinė dhe kryenin shėrbimin”, mėsohet tė kenė argumentuar mbrojtėsit e tė pandehurve. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesi i Prokurorisė ka kėrkuar nė seancė mosndryshimin e masės sė sigurisė “arrest me burg” ndaj tė pandehurve. Nė pėrfundim tė seancės, gjykata pranoi kėrkesėn e palės mbrojtėse pėr caktimin e masės sė sigurisė “detyrim paraqitjeje” pėr tė dyshuarit. Aktualisht, nga 12 tė arrestuar nga hetimi i kontrabandės tė naftės “Virgine”, vetėm 4 prej tyre janė nė “arrest me burg”: biznesmenėt Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku, si dhe dy punonjės tė Doganės dhe tė Tatimeve tė Fierit. Ditėn e sotme pritet tė shqyrtohet nė Gjykatėn e Lartė kėrkesa pėr lirim e biznesmenit Elezaj. Hetimi pėr kontrabandėn e naftės “Virgine” u finalizua nė ditėt e para tė marsit me 12 tė arrestuar. Sipas prokurorisė, nė periudhėn 2007-2009, njė sasi prej afro 17 mijė tonėsh naftė “Virgine” ėshtė hedhur nė treg me dokumente tė falsifikuara si naftė e pėrpunuar.

    Shoferėt e liruar

    Vladimir Koteci

    Genci Prence

    Reshat Aleksi

    Fadil Abdurrahmani

    Flamur Merkaj

    Kadri Hajredini

    Elezaj, sot nė Gjykatėn e Lartė

    Gjykata e Lartė shqyrton sot kėrkesėn pėr lirim nga qelia tė biznesmenit Hajri Elezaj, i akuzuar i prokurorisė nė dosjen e naftės “Virgine”. Biznesmeni Elezaj ndodhet nė masėn e sigurisė “arrest me burg”, caktuar ndaj tij nga Gjykata e Tiranės, vendim qė u la nė fuqi edhe nė Apel. Ankimi i tij mbi vendimin e Apelit nė Gjykatėn e Lartė u regjistrua nė mesin e muajit maj. Nė tė dyja shkallėt mė tė ulėta tė Gjyqėsorit ai kėrkoi masė mė tė lehtė sigurie, pėr shkak tė problemeve tė rėnda shėndetėsore qė ka.


    Panorama
    Armand Bajrami

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •