Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 84
  1. #41
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    rapto ....!! neser te gazeta bolllinose do te zbardhet pergjimi qe me kane bere mua sa here qe ulesha ne mengjes ne wc ..... do te lexosh shume gjera interesante si pershembull sa letra harxhoj gjate procesit te fshirjes ..... dhe se cila eshte ajo gazete te cilen une e perdore si leter higjenike ....
    Humor ky?????

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Skandali i naftės "virgin", Gjykata e Tiranės: Burg pa afat tė pandehurve
    Website shekulli

    Ka nisur sot seanca gjyqėsore nė Gjykatėn e Tiranės, gjatė tė cilės do tė bėhet rivlerėsimi i masės sė sigurisė pėr 12 tė pandehurit e skandalit tė naftės "virgine". 11 tė akuzuar janė paraqitur nė ambientet e gjykatės, me pėrjashtim tė Hajri Elezajt, i cili gjendet i shtruar nė spital.

    Gjykata e Tiranės dha masėn "burg pa afat" pėr Dashamir Kasajn, punonjės i Zyrės Tatimore; Edmond Ferrajn, punonjės i doganės; Iliaz Fishekun, biznesmen nė fushėn e naftės; Hajri Elezajn, administrator i "Euroil" sh.a; Martin dhe Bajram Fishekun, si dhe Gani Premēen, shofer i firmės "Fisheku".

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Pse po habitesh
    Policia
    Me sakte kreret e saj
    Nuk eshte hera e pare qe do te rezultonin te implikuar ne afera, krime ose ne vjedhje
    Policia nuk ka qene ndonjehere profesionale
    Ne cdo qeverri ka qene mediokre puna e saj
    Edhe ne qeverite socialiste dhe tani
    Pra ska gje per tu habitue
    Prokuroria pret fletarrestin
    Policia arreston
    po ne sikur kishim sipas jush saliun qe kontrollonte gjithcka prokurori ,gjyqsor etj me rradhe,tani na doli se qenka rrespektues i institucioneve te pavarura.tani ndajeni mendjen na thoni i rrespekton saliu pavarsin e institucioneve,a i ka kapur ai keto institucione,a kemi nje polici ne sherbim te pushtetit apo te qytetarit...????
    ...Tirana eshte e para

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Prokurorine dhe presidentin siē duket nuk I konyrollon saliu
    Te pakten Jo me

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Prokurorine dhe presidentin siē duket nuk I konyrollon saliu
    Te pakten Jo me
    a tani na doli se nuk i kontrolloka saliu(dmth balla ,ruci ,rama ,ngjela e palacot qe flasin sa andej kendej ja fuskan kot e shpifkan per berishen qe kontrollon institucionet...)po policia me rrapo kujt po i sherben tashi se s mu pergjigje...!!!!??
    ...Tirana eshte e para

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rendit kushtetues
    Policia mor shok e provoi njehere te mos I zbatonte fletarrestet e prokurorise
    Ku e ēoi ajo gje???
    Asgjekundi
    Pastaj mor Flori ata qe kan fol kundra policise nuk kan folur per ēdo polic
    Por per kokat e policise
    Si kontrabandisti Agron Kuliēi
    Dhe nai tjeter
    Opozita keta Shan
    Nuk Shan ēdo polic
    Mos u bej kaq I ceket

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rendit kushtetues
    Policia mor shok e provoi njehere te mos I zbatonte fletarrestet e prokurorise
    Ku e ēoi ajo gje???
    Asgjekundi
    Pastaj mor Flori ata qe kan fol kundra policise nuk kan folur per ēdo polic
    Por per kokat e policise
    Si kontrabandisti Agron Kuliēi
    Dhe nai tjeter
    Opozita keta Shan
    Nuk Shan ēdo polic
    Mos u bej kaq I ceket
    po urdhrat kush i jep polici rrugor apo gardiani burgut..!!!!!!?????
    ...Tirana eshte e para

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    O flor
    Fatmirsisht ne polici ka dhe profesioniste
    Qe duan te vazhdojne te punojne ne polici dhe mbasi te iki sala
    Ka njerez ne polici qe nuk Jan servila dhe qe bejne thjesht punen

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Balla: Personat e pėrfshirė nė skandalin e naftės, sponsorizues tė PD-sė
    Website gazeta tema

    Deputeti i PS-sė, Taulant Balla, ka thėnė se personat qė janė pėrfshirė nė skandalin e naftės virgin, janė sponsorizues dhe mbėshtetės tė PD-sė. Sipas Ballės, “pronari i Kompanisė Euroil, i arrestuar tre ditė mė parė, ėshtė mik i familjes sė Sali Berishės. Kjo kompani ka fituar tenderin pėr furnizimin me naftė tė gjithė institucioneve shtetėrore, ndėrkohė qė njė tjetėr prodhim i bizneseve tė tij gjendet dhe konsumohet nė tavolinėn e ministrave gjatė mbledhjeve tė qeverisė”.
    Deputeti i PS-sė ka akuzuar kryeministrin Berisha si tė pėrfshirė direkt nė kėtė aferė.
    “Si ka mundėsi qė sa herė qė zbulohet kusaria e radhės, hajdutėria dhe matrapazllėku, dalin nė shesh lidhjet e tua dhe tė familjarėve tė tu. Si ka mundėsi qė edhe nė kėtė rast, ashtu si edhe pėr bizneset e mafias italiane “Sacra Corona Unita” apo bizneset e Fazlliēit, llogaritė dhe regjistrin kontabėl i mban Shpresa Breēani, mbesa e kryeministrit Sali Berisha, emri i sė cilės shfaqet nė gjithė kompanitė e privilegjuara nga pushteti”, tha Balla. Ai ka shtuar se institucionet shtetėrore si Drejtoria e Doganave, Drejtoria e Krimit Ekonomik nė Policinė e Shtetit, Drejtoria e Tatimeve, Inspektoriati Qėndror Teknik, nuk kanė vepruar nė parandalimin e kėsaj afere korruptive.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    O flor
    Fatmirsisht ne polici ka dhe profesioniste
    Qe duan te vazhdojne te punojne ne polici dhe mbasi te iki sala
    Ka njerez ne polici qe nuk Jan servila dhe qe bejne thjesht punen
    rrapo me the qe isha i ceket po e vjen keq qe s kupton se ne te gjithe kete tymnaj ka nje te vertete te madhe : te shpifim se dicka do te ngelet derisa saliun ta rrezojme,te shpifim se ka njerez si puna rrapos qe e hane sapunin per djath...te shpifim se dicka do te fitojme ...
    Gjithsesi qendroi argumentave te tua deri ne fund se njeher na thua se policia ne shum raste eshte treguar joprofesionale tani na thua se ka dhe profesioniste...
    ...Tirana eshte e para

  11. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Flori
    Policia nuk perfaqsohet nga 2 ose 3 veta qe ka ne krye
    Te qenit drejtor ose komandant nuk te jep tagrin te perfaqsosh gjith policine
    Agron Kuliēi eshte nje punonjes ne polici
    Hysni burgaj po ashtu
    Vetem qe Jane punonjes te perkohshem
    Qe Jane aty ku Jane prej lidhjeve qe Kane me pushtetin
    Kjo eshte pjesa e inkriminuar dhe joprofesionale e policise

    Sa per punen e sapunit per djath
    Nqs ke krijuar ate pershtypje per mua te them qe je komplet gabim
    Ke te tjere Ketu qe jane ashtu
    Jane ca qe Jo sapunin po hane ***** per djath
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RAPTILOID : 14-03-2011 mė 15:42

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Sulmet e prokurorisė, reagon biznesi: Goditje selektive, organi i akuzės po na diskriminon

    14-03-2011 / Gazeta 55

    Sipėrmarrjet private dhe biznesmenėt nuk duhet tė sulmohen padrejtėsisht nga prokuroria apo sistemi i drejtėsisė. Pak pas arrestimit tė disa biznesmenėve pėr tregtinė e naftės “virxhine”, vetė kreu i grupimit mė tė madh tė bizneseve nė vend ka kėrkuar qė tė mos ketė, sipas tij diskriminim selektiv. Nikolin Jaka tha se ka me dhjetėra apo qindra raste kur prokuroria e sistemi i drejtėsisė kanė vepruar me standarde tė ndryshme. “Nė mėnyrė absolute DHTI inkurajon dhe nxit krimin ekonomik, prokurorinė dhe tė gjithė sistemin e drejtėsisė pėr tė hetuar tė gjitha veprat penale tė bizneseve, por nga ana tjetėr duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė ruajtur integritetin e sipėrmarrėsit shqiptar. Edhe nė kėndvėshtrimin juridik dhėnia e kėsaj mase sigurie ėshtė e pavend, pasi ėshtė nė shkelje me kriteret qė pėrcakton kodi i procedurės penale. Sė pari, vepra penale pėr tė cilėn dyshohet ka dy vjet qė ėshtė konsumuar dhe sė dyti, ajo vepėr penale tashmė nuk paraqet rrezikshmėri shoqėrore”- tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI-sė. Nė kuadėr tė njė aksioni pėr mashtrimet me cilėsinė dhe tregtinė e naftės, fillimisht tė premten u ndaluan 11 persona, ndėr ta dhe biznesmenė. Mė pas ka pasur dhe urdhėr arreste tė tjera.
    "They will not control us, We will be victorious"

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    PD, Mustafaraj: Kontrabanda e naftės mbrohet nga kupola mafioze e PS-sė

    14-03-2011 / Gazeta 55


    Kontrabanda u ndėshkua ashpėr gjatė qeverisjes sė Partisė Demokratike


    UPDATE- Edhe sot Ditėn e Festės Edvin Kristaq Rama, nė vend tė urimit pėr festėn mbarė popullore, zgjodhi avazin e tij tė shpifjes, trillimit e mashtrimit. Kėshtu pėrsėri, kreu i bllokmenėve tė rinj, pasardhės tė Benalive qė pėrmbysėm 20 vite mė parė, tė dėrrmuar nga goditja e kontrabandės sė naftės dhe “Virxhinit” nga qeveria, pėrpiqen tė mbrohen si struci. Partia Demokratike sqaron edhe njėherė se kjo kontrabandė ka qenė hapur gjatė 8 viteve tė qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandė u godit me forcėn e ligjit gjatė viteve tė qeverisjes sė PD-sė. U denoncuan dhe u dėrguan pėr ndjekje penale grupet e saj, tė cilat janė mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisė Socialiste me nė krye Edi Ramėn. Vetėm nė kėto momente janė tė bllokuara mijėra tonė tė kompanive tė tjera tė familjeve tė bosėve mafiozė tė kupolės sė PS-sė. Partia Demokratike i deklaron edhe njė herė kreut tė pinjollėve tė Benalive tė Tiranės, qė pėrmbysėm 20 vjet mė parė, Edvin Kristaq Ramės, se ligji dhe vetėm ligji do tė veprojė mbi secilin qė shkel apo del mbi tė, dhe kjo ėshtė e do tė mbetet motoja jonė.
    "They will not control us, We will be victorious"

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Prokurorine dhe presidentin siē duket nuk I konyrollon saliu
    Te pakten Jo me

    Po normal, ate e di edhe ariu qe eshte ambasadori qe i komandon ato......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  15. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po normal, ate e di edhe ariu qe eshte ambasadori qe i komandon ato......
    e di dhe ariu po se ka marre vesh akoma saliu
    vazhdon dhe kujton se i ka sekretare te vetet
    kujton se i ka zara

  16. #56
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rreth 50 milionė euro pėrfitimi nga kontrabanda e naftės virgine
    website gazeta tema

    Kompania Euroil ėshtė sponsor i PD dhe Liri Berishės, ndėrsa kompania Fisheku ėshtė mbrojtur nga njerėz tė afėrt tė Berishės kundėr njė borxhi tė madh qė ka pasur nė tatime nė vitin 2006
    Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Financave Ritvan Bode, dhe ish Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, kanė tentuar tė injorojnė denoncimet pėr kontrabandėn e naftės virgine, edhe pse kanė pasur informacione zyrtare pėr kėtė trafik. Prokuroria e Pėrgjithshme ka pranuar zyrtarisht se ajo ka nisur hetimin dhe ka gjetur tė konsumuar veprėn penale vetėm pasi ka regjistruar denoncimin e ish Ministrit Dritan Prifti. “Qeveria ka pasur dijeni”, theksoi ish Ministri Dritan Prifti… “Gjatė kohės qė unė kam qenė nė qeveri ia kam thėnė kryeministrit dhe ai i ka kėrkuar ministrit tė Financave tė hetonte. Por mė pas unė ika dhe nuk i di rezultatet e hetimit”.
    Moskallėzimi i krimit dhe shmangia e kėtij skandali nga hetimet mund tė bėhen objekt hetimi nė vazhdim i drejtėsisė shqiptare, pasi zyrtarėt e lartė tė qeverisė kanė konsumuar dy shkelje tė forta ligjore. E para qė lidhet me Kodin Penal, i cili parashikon dėnime pėr moskallėzim krimi dhe e dyta me vetė ligjin qė Berisha ka bėrė pėr transparencėn e administratės publike ku nxiten zyrtarėt e saj tė kallėzojnė korrupsionin nė administratė. Moskallėzimi nė prokurori i kėtij krimi megjithė denoncimet zyrtare tė njė Ministri janė njė element qė provojnė lidhjen e forta politike tė dy kompanive me qeverinė shqiptare.
    Kompania e parė Euroil, ka njė lidhje tė fortė me Partinė Demokratike. Pronari i saj Hajri Elezi, ėshtė njė mbėshtetės i njohur i PD-sė. Pas fitores sė PD nė vitin 2005 ai ka formuar sė bashku me partnerin e Albana Vokshit kompaninė Euroil, ndėrkohė qė Mimoza Vokshi ishte Kryetare e Bordit tė ARMO-s nga ku kjo kompani ka fituar rregullisht tenderin e naftės virgine, thuajse pa konkurrencė. Elezi ėshtė i njohur si njė person me lidhje tė afėrta me familjen Berisha dhe sidomos gruan e kryeministrit Berisha. Ai ka qenė sponsor i veprimtarive tė saj tė ashtuquajtura bamirėse. Elezaj pati njė krisje nė raportet me PD nė vitin 2008, kur tentoi tė privatizonte kompaninė ARMO duke pėrfaqėsuar ofertėn e dytė pas Taēi Oil, por ai nuk reagoi kurrė publikisht kundėr padrejtėsisė qė ju bė.
    Kompania tjetėr Fisheku vjen me lidhje nga e majta, por pas fitores sė PD nė vitin 2005 u lidh fort me njė prej njerėzve tė afėrt tė Berishės, botuesin e gazetės 55 Fahri Balliu. Nė njė problem tė fortė ligjor qė ju krijua nga tatimet nė vitin 2006, lidhur me njė sasi nafte tė deklaruar si import nga Bullgaria, Fisheku rrezikoi njė gjobė prej disa miliona eurosh, por falė lidhjeve qė kish krijuar me pushtetin, pėrmes njė studio avokatie, partnere me vajzėn e zotit Berisha, ai e fitoi gjyqin dhe shpėtoi nga pagesa e njė shume tė madhe paresh.
    Tashmė prokuroria ka verifikuar se evazioni fiskal nga kjo veprimtari shkon deri nė 50 milionė euro. Nėse i referohemi ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, njeriu qė denoncoi publikisht skandalin me eksportet e rreme tė naftės, kemi tė bėjmė me rreth 40 mijė tonė naftė. “Tė paktėn njė sasi prej 30 deri nė 40 mijė tonė naftė “vergine” duhet tė jetė futur nė tregun vendas”, deklaron Prifti. Nėse kjo gjė ėshtė e vėrtetė, atėherė fitimi i supozuar ėshtė rreth 40 milionė euro, njė shumė rekord sa i pėrket evazionit fiskal nė Shqipėri ndėr vite. Por dhe pėr shifrėn ka kontradikta.
    Top Channel zotėron njė dokument zyrtar tė organit tė akuzės, ku zbulohet se vetėm nė fundin e vitit 2009 janė kontrabanduar rreth 16 mijė e 685 tonė naftė “virgine”, ndėrkohė qė jozyrtarisht burime konfidenciale nga prokuroria thonė se nė total janė kontrabanduar rreth 50 mijė tonė naftė, njė shifėr e pėrafėrt kjo me atė tė deklaruar nga Prifti. Kjo shifėr e rrit nė 50 milionė evazionin fiskal nėse llogarisim afėrsisht se ata fitonin 1 euro pėr litėr.
    Dokumenti i prokurorisė konfirmon edhe skemėn e trafikut sipas versionit tė denoncuar nga ish-ministri. Nafta “virgine” blihej nga kompania “Euroil” dhe mė pas shpėrndahej nga disa shoqėri tė tjera, apo subjekte fizike transporti nė tregun brendshėm, pa u eksportuar.
    Dokumenti i prokurorisė rrėzon edhe pretendimet e institucioneve qeveritare se zanafilla e hetimeve pėr kontrabandėn ėshtė bėrė pas denoncimeve tė tyre dhe jo ish-ministrit, pasi nė tė thuhet se hetimi ėshtė regjistruar kryesisht nga prokuroria pas denoncimeve nė shtypin e shkruar dhe median vizive dhe pas verifikimeve, siē ėshtė dhe marrja nė pyetje e ish-ministrit Prifti.

  17. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Policia, asnjė ndalesė 6000 autoboteve me naftė virgin
    Website gazeta shqip

    2007-2009, autokolonat e autoboteve marshuan nga Ballshi nė Durrės

    Policia e Shtetit nuk ndaloi asnjė prej 6000 autoboteve qė transportonin naftėn virgin nga Ballshi nė Durrės. Pėrgjatė periudhės 2007-2009, autokolona me autobote kanė marshuar nga qyteti i Ballshit nė drejtim tė Durrėsit, duke kaluar respektivisht nė Fier, Lushnjė, Kavajė e pėr tė pėrfunduar nė destinacion. Nė asnjė rast nuk ėshtė “shėnuar” nė procesverbal tė Policisė sė Shtetit ndalimet e kėtyre kamionėve qė mbanin mbi shpinė tonelata me naftė virgin, megjithėse ky nėnprodukt ėshtė i ndaluar tė tregtohet nė Shqipėri dhe nė dėm tė konsumatorėve. Patrullat e policisė tė disa qyteteve kanė “mbyllur” sytė para kėtij fakti, ndoshta me “urdhėr nga lart”. Kjo ka sjellė qė autokolonat tė mos ndalohen pėr asnjė moment dhe tė pėrfundojnė nė destinacion, ku naftėn virgin e priste njė proces tjetėr, ai i pėrzierjes me naftėn e importuar pėr t’ua shitur mė pas shqiptarėve si “naftė tė mirė”.

    Shifrat e “frikshme”

    Grupi hetimor deklaron se pėrgjatė periudhės 2007-2009 nė aksin rrugor Ballsh-Durrės kanė kaluar rreth 6000 autobote qė transportonin naftėn virgin. Njė autobot mbartte rreth 3 tonė dhe nga pėrllogaritja ka rezultuar se dy firmat qė dyshohet se kanė kontrabanduar kėtė nėnprodukt “Fisheku” dhe “Euroil” kanė dėrguar nė Durrės njė sasi prej 18 mijė tonė naftė virgin. “Nė kėtė kohė, pra 2007-2009, ka dyshime se dy firmat qė merreshin me kėtė nėnprodukt, kanė kontrabanduar rreth 18 mijė tonė naftė virgin, e cila ndalohet tė hidhet nė tregun shqiptar. Nafta merrej nga rafineritė e qytetit tė Ballshit dhe me autobote 3 tonė transportohej me shpejtėsi nė cisternat e njė kompanie private nė Durrės. Itinerari ėshtė kryer me mijėra herė, ndėrsa firmat private mėsohet se pėrdornin rreth 10 autobote pėr tė formuar autokolonėn qė transportonte kėtė nėnprodukt”, thanė burimet nga Prokuroria e Tiranės, e cila ka marrė dokumente se dy firmat private “shkruanin” nė faturat doganore dhe tatimore se kjo sasi do tė dėrgohej pėr eksport. Krejt e kundėrta ka ndodhur nė realitet, pasi virgin ėshtė pėrzierė nė Shqipėri, duke dėmtuar rėndė interesat e shqiptarėve dhe tė vetė shtetit, i cili ka rimbursuar firmat private vetėm nga faturat doganore dhe tatimore.

    Denoncimi i Priftit

    Ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, nė disa dalje publike do tė pohonte se kjo kontrabandė nafte kryhet nga vetė shteti. Ai tha se tė implikuar ishin edhe krerėt e Policisė sė Shtetit. “Kam informuar edhe Kryeministrin pėr kontrabandėn e naftės, nė tė cilėn janė pėrfshirė edhe Policia e Shtetit, doganat e tatimet. Bėheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej nė tregun shqiptar”, ka thėnė Dritan Prifti, duke shtuar se ka shumė zyrtarė tė tjerė tė pėrfshirė, qė nga ish-drejtues tė ARMO-s shtetėrore, qė nga drejtues lokalė tė Policisė sė Shtetit deri nė drejtues e punonjės doganash. “Rrjeti i kėtij aktiviteti kriminal ėshtė shumė i madh. Ata kanė punuar me shumė kujdes dhe ėshtė shumė vėshtirė ta zbulosh kėtė krim qė i ka sjellė shtetit miliona euro dėm ekonomik dhe evazion fiskal”, vijoi Prifti, duke shtuar se “pėr mendimin tim, kjo ēėshtje shkon shumė lart, deri nė nivel ministrash”.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    se mor vesht keta fieraket ja fusin njeri-tjetrit pa teklif fare fare

  19. #59
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    E paskan kap dhimjet e zemres njonin
    Hehehehehehehe

    Burg 12 tė arrestuarve,Elezajt i komunikohet vendimi nė Spital
    Website shekulli

    TIRANĖ- Gjyqtares Blerina Muēa, iu deshėn rreth tri orė kohė pėr t'i njohur tė 12 tė arrestuarit e skandalit tė mbetjes sė naftės me emrin "Vergine", me vendimet e masave tė sigurisė ndaj tė cilėve ishte caktuar nė mungesė "arresti me burg" pa afat. Para gjyqtares sė masave, nė sallėn nr.1 tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, qė ndodhet nė katin e parė tė kėsaj ndėrtesė, dolėn njė nga njė tė 11 tė arrestuarit e kėtij skandali.

    Gjithashtu, po kjo gjyqtare e shoqėruar nga avokati mbrojtės Fatos Shanaj, sekretarja gjyqėsore dhe ftuesi "vizituan" nė ambientet e Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė kryeqytet tė arrestuarin Hajri Elezaj, tė cilit i komunikuan vendimin e masės sė sigurisė. Vetė biznesmeni Elezaj, nuk ka preferuar tė flasė para gjyqtares, duke u justifikuar se nuk ndihet mirė me shėndet, pasi ka probleme me zemrėn.

    Avokati mbrojtjes Fatos Shanaj, nė fjalėn e tij ka kėrkuar nga gjyqtarja t'i ndryshojė masėn e sigurisė tė caktuar katėr ditė mė parė, pasi klienti i tij nuk mund tė qėndrojė nė qeli pėr shkak tė problemeve shėndetėsore.

    Por gjyqtarja Muēa, edhe kundėr kėtyre pretendimeve, vendosi tė lėrė nė fuqi vendimin e saj tė dhėnė nė mungesė katėr ditė mė parė, me pretendimin se nuk kanė ndryshuar rrethanat qė nga dita e caktimit tė kėsaj mase sigurie.

    Ndėrkohė, pėr dy personat e shpallur nė kėrkim, Gazmend Serjani dhe Bledar Rama vazhdon tė mbetet nė fuqi vendimi i dhėnė nė mungesė. Para gjyqtares Muēa, i pari qė doli pėr verifikimin e masės me personin e arrestuar ishte punonjėsi i tatimeve Dashamir Kasaj, i cili pėrkundėr pretendimeve tė mbrojtjes u la nė burg deri nė pėrfundim tė hetimeve.

    Mė pas, ishte doganieri i Doganės sė Vlorės i arrestuari Edmond Ferraj qė doli para gjyqtares, duke pretenduar se nuk ishte njohur me vendimin e caktuar nė mungesė nga gjyqtarja Muēa, duke i kėrkuar kėsaj tė fundit tė lirohet pėr mungesė provash.

    Pėrkundėr kėtij pretendimi, gjyqtarja vendosi tė mos e ndryshojė vendimin e dhėnė nė mungesė ndaj tij. Me tė pėrfunduar verifikimin e masės pėr tė arrestuarin Ferraj, para gjyqtares doli biznesmeni Ilias Fisheku i njohur ndryshe si "Lad Fisheku".

    Ky i fundit nuk preferoi tė fliste pėr akuzat, ndėrsa avokati mbrojtės kėrkoi qė tė lirohet me pretendimet se kompania, qė ai drejton nuk ka lidhje me mashtrimet pėr tė cilat e akuzon prokuroria. "Kompania "Fisheku" sh.a. qė drejtohet nga klienti im Iliaz Fisheku nuk ka lidhje me mashtrimet me mbetjet e naftės "Vergine".

    Pasi ambientet (depot) qė ajo disponon nė Golem tė Durrėsit dhe Fier, i janė dhėnė me qira kompanisė "Euroil" sh.a. sė bashku me mjetet e transportit. Kėshtu qė nuk ka pėrgjegjėsi klienti im, se ēfarė biznesi kryen qiramarrėsi nė pronėn e tij",-tha mbrojtėsi i biznesmenit Fisheku, qė kėrkoi lirimin e tij.

    Po nė tė njėjtėn linjė, ishte edhe mbrojtėsi ligjor i djalit tė biznesmenit, shtetasit Martin Fisheku qė drejton kompaninė "Martini" sh.p.k. Sipas mbrojtjes, tė gjitha mjetet e transportit i janė dhėnė me qira kompanisė "Euroil" sh.a. dhe pėr kėtė ka kontrata qiraje tė cilat do t'i paraqesim nė ditėt nė vazhdim. Ndėrkohė, dje mbrojtėsi kėrkoi lirimin e tė dy biznesmenėve, babė e bir.

    Por, kjo kėrkesė u rrėzua nga gjyqtarja Muēa, qė theksoi se nuk kemi ndonjė ndryshim tė rrethanave qė nga momenti i caktimit tė kėsaj mase sigurie pėr dy tė dyshuarit Fisheku.

    Mė pas para gjyqtares dolėn njė nga njė shoferėt e autoboteve, tė cilėt kėrkuan tė lirohen thuajse njėzėri me pretendimin, se nuk kanė lidhje me mashtrimet qė prokuroria i akuzon. Megjithėse pa lidhje em krimin pėr tė cilin akuzohen ata pėrmendėn qė kanė 3 muaj pa marrė rrogat".

    "Ne thjesht kemi transportuar aty ku na kanė kėrkuar pronarėt e firmės",-mėsohet se janė shprehur njėzėri shoferėt e arrestuar: Vladimir Koteci, Gani Prence, Reshat Aleksi, Kadri Hajredini dhe Fadil Abdurrahmani. Edhe dy tė arrestuarit e tjerė Bajram Fisheku dhe Flamur Merkaj kėrkuan tė lirohen.

    Sipas akuzės, nėnprodukti i naftės me emrin "Vergine" pėr periudhėn 2007-2009 ėshtė pasqyruar nė dokumentacion si e eksportuar jashtė vendit, por nė fakt ajo ėshtė shitur nė tregun e brendshėm, edhe pse njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar me ligj tė posaēėm.

    Brenda vendit ajo ėshtė pėrdorur nė mėnyrė tė jashtėligjshme, si njė lėndė pėrzierėse e benzinės. Mbetja "Vergine" ėshtė nėnprodukt qė del nga rafinimi i naftės bruto, pas njė procesi dytėsor pėr pastrimin e saj nga squfuri.

    Ky nėnprodukt shėrben si lėndė e parė pėr prodhimin e benzinės dhe ka si destinacion tė vetėm eksportimin jashtė vendit. Nga studimi i faturave tė shitblerjes sė nėnproduktit tė naftės "Vergine", sipas akuzės, e marrė pranė shoqėrisė "Armo" sh.a. rezulton se sasia e pasqyruar nė kėto fatura nuk pėrputhet me sasinė e deklaruar pėr eksport nga shoqėritė "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a.
    Njėsia e Task-Forcės gjatė arrestimit dhe kontrollit tė banesave tė tė dyshuarve si pėrgjegjės tė skandalit me mbetjet e naftės "Vergine", kanė sekuestruar dy kompjutera nė kompaninė "Euroil", dhjetėra dosje qė tregojnė aktivitetin tregtar tė saj dhe kompanisė "Fisheku" sh.a, dhe njė armė e tipit "Shotgan" dhe materiale tė tjera shkresore.

  20. #60
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Krime tė zbuluara rastėsisht
    Nga Mero Baze
    Sikur nė Gėrdec tė mos kish vdekur i ndjeri Muhamet Hoxha, dhe sikur nė koalicionin PD- LSI tė mos kish qenė Dritan Prifti, drejtėsia shqiptare as qė do kishte tentuar tė merrej ndonjėherė me pėrfshirjen e* familjes Berisha nė Gėrdec dhe as me hetimin e skandaleve tė njėpasnjėshme lidhur me supervjedhjet e familjes nė pushtet pas vitit 2009. Kėta dy persona, njė pėr fat tė keq i vdekur dhe tjetri pėr fat tė mirė i gjallė, nuk kanė provuar vetėm faktin se Berisha ėshtė i zhytur deri nė fyt nė krim dhe korrupsion, por kanė provuar njė gjė mė tė rėndė, qė shteti ligjor nė Shqipėri dhe gjithė institucionet e tjera janė jashtė loje.
    Sikur i ndjeri Muhamet Hoxha tė mos ishte njė nga tri viktimat e para qė u zbuluan dhe sikur Berisha tė mos “ngatėrronte” emrin e tij para medies me shpresė se s’do merrej mė vesh, do ta kishim shumė tė vėshtirė tė shkonim brenda shtėpisė sė tij pėr tė gjetur fajtorin kryesor tė asaj tragjedie. Siē pranon gruaja e tij Liri Berisha, ajo dhe djali i saj Shkėlzeni, nuk i kishin treguar Sali Berishės pėr baxhanakun e punėsuar nė Gėrdec dhe u ndjenė keq kur ai i ngatėrroi emrin. Por mė vonė rrodhėn faktet dhe u provuan tė gjitha lidhjet e djalit tė tij me njerėzit qė punonin dhe fitonin nė Gėrdec. Pas kėsaj Berisha nisi njė presion tė paparė mbi drejtėsinė derisa e gjunjėzoi atė dhe degradoi gjithė procesin e hetimit dhe akuzės. Sot s’ka mė tė dėnuar dhe fajtori i vetėm rrezikon tė shpallet njė karrocier i vdekur.
    E njėjta histori po pėrsėritet dhe me skandalet e njėpasnjėshme tė korrupsionit, denoncuar nga Dritan Prifti. Skandali i naftės virgine shkon sėrish nė zemėr tė familjes Berisha. Pėr tė gjithė ata qė njohin njė nga pronarėt e akuzuar, dinė mirė lidhjet e tij tė afėrta me familjen Berisha dhe jo aq rastėsisht sėrish me gruan e tij. Ai ėshtė sponsor i fondacionit tė saj, sponsor i PD-sė, dhe i mbėshtetur pa asnjė hezitim nė biznesin e tij. Berisha qė nuk lė biznesmen pa etiketuar dhe fyer publikisht, ka ditė tė tėra qė hesht dhe nxjerr ca laraska tek zyrat e PD-sė qė tregojnė pėrralla pėr korrupsionin e qeverive Meta dhe Nano, por qė sipas tyre pėr to e ka pėrgjegjėsinė Edi Rama. Berisha ende nuk ka kėrkuar ndjesė pėr favorizim tė kėtij trafiku dhe ende nuk ėshtė distancuar nga kjo aferė korruptive. Nė vend tė saj ai po nis sėrish betejėn kundėr prokurorisė, e cila sipas tij nuk po heton dosjet e korrupsionit tė socialistėve.
    Por pėrtej Berishės, ky shtet ka disa institucione tė tjera formale. Ky shtet ka Drejtori tė Pėrgjithshme tė Tatimeve, ka Drejtori Doganash, ka Ministėr tė Financave, ka task-forcė pėr tatimet, ka Polici tė Shtetit dhe Polici Kufitare. Si ėshtė e mundur qė askush prej tyre, jo vetėm qė nuk ka njoftuar asgjė deri mė sot, por dhe kur krimet dalin nė shesh thuajse rastėsisht, ata pėrpiqen t’i fshehin. Tani tė gjithė nxitojnė tė shajnė Dritan Priftin qė ka denoncuar dhe jo ata qė kanė vjedhur. Tani njė ministėr i dorėhequr qė po denoncon krimin, ėshtė mė i sulmuar se autorėt e kapur me presh nė duar. Sikur Dritan Prifti tė heshtte dhe tė shikonte punėn e tij, ai do ishte sot i preferuari i pushtetit dhe i lavdėruar prej tij siē e lavdėroi Berisha ditėn qė dha dorėheqje.
    Pra, problemi kėtu nuk ėshtė se ne sot dimė shumė gjėra pėr vjedhjet dhe vrasjet e pushtetit tė Berishės. Problemi ėshtė se ne kėto i kemi mėsuar nga rrethana aksidentale apo nga vullnete tė punės sė medias dhe politikanėve. Ne deri mė sot s’kemi asnjė skandal financiar tė zbuluar nga institucionet qė paguhen nė shtetin shqiptar pėr kėtė ēėshtje. Ne kemi njė histori sekseri tė familjes Berisha siē ėshtė Damir Fazliē, tė zbuluar nga shtypi; kemi njė histori tragjike tė vrasjes sė 26 personave nė Gėrdec zbuluar nga media pėr shkak tė kompleksimit tė familjes Berisha naga pėrfshirja nė tė dhe tentimi pėr tė fshehur tė vėrtetėn; dhe kemi sė fundmi disa histori tė hershme korrupsioni qė pėrfshijnė kupolėn e shtetit shqiptar, familjen e kryeministrit, zėvendėskryeministrit dhe gjithė sejmenėve poshtė tyre, qė ėshtė zbuluar falė kurajos sė njė ish- ministri, qė ka guximin tė denoncojė atė qė di pėr pushtetin. Por kėta njerėz dhe mund tė kishin heshtur. Media mund tė bėnte sikur nuk e njihte dhe nuk e dinte kush ishte Damir Fazlliē, Dritan Prifti mund tė bėnte sikur nuk e dinte kush trafikonte naftėn virgine apo sikur nuk i kish dėgjuar pazaret e Ilir Metės dhe media mund t’i besonte Berishės qė baxhanaku i tij nuk e kish emrin Muhamet, por Mehmet. Dhe nuk do tė kishte ndodhur asgjė. Ky vend do tė vazhdonte tė flinte mbi krimin dhe pushteti do ishte si njė klloēkė gjigante qė ngroh vezėt e krimit dhe korrupsionit pėr t’i shumėfishuar nė kėtė vend. Falė Zotit kjo nuk ka ndodhur dhe sė paku krimi ėshtė treguar me gisht. Shoqėria shqiptare tani e di se ēfarė ka ndodhur, por ėshtė e shokuar kur shikon se ēfarė nuk bėhet pėr ta dėnuar atė qė ka ndodhur. Shteti qė duhet tė na mbronte nga krimi ėshtė bėrė palė me tė dhe po lufton qė edhe pasi gjėrat janė bėrė publike dhe e vėrteta ėshtė nė shesh, tė mos hetohet, tė mos gjykohet dhe sidomos tė mos dėnohet.

    Website tema

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •