Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Politikani jone

    NJĖ PORTRET PSIKOLOGJIK I POLITIKANIT MODERN

    Sa mund tė jetė e hidhur buzėqeshja qė buzėve ua jep formėn e cila nuk korrespondon me vėrtetėsinė e brendshme shpirtėrore? Sa mund tė jetė e dhembshme gjendja e njė shpirti njerėzor qė duke qenė i plagosur nga inferioriteti, pėrpėlitet tė ngrihet mbi tė tjerėt, duke dashur ta shpėrfillė dhimbjen qė ia jep kjo plagė? Deri nė ē’shkallė mund tė arsyetohet veprimi i njė njeriu tė lėnduar fizikisht, i cili nė vend se ta kurojė plagėn me ilaē, ai e mbulon atė me makiazhe kozmetike qė tė tjerėve t’ua ofrojė imazhin e njeriut tė shėndoshė? Nėse njė veprim i tillė cilėsohet si absurd, atėherė si mund tė cilėsohet veprimi i njeriut tė plagosur shpirtėrisht, i cili, nė vend se ta shėrojė veten, fsheh plagėn e tij dhe i thėrret tė tjerėt ta besojnė se ai nuk ėshtė i sėmurė? Mbase, nė vrojtim tė parė, pėrgjigja mund tė tingėllojė ēuditshėm nėse do tė thoshim se askush si politikani (sidomos ai modern) nuk mund t’i kuptojė mė thellė pyetjet e parashtruara, sepse askush si ai nuk i ka provuar gjendjet nė fjalė. Mirėpo, fakti se njė gjė mund tė na tingėllojė ēuditshėm nuk e ndryshon gjendjen reale tė shumė njerėzve qė i janė qasur marrjes sė pushtetit. Pushteti, paraja dhe epshi janė tre burgjet e njeriut nė tė cilat ai futet vullnetarisht dhe mėsohet tė jetojė brenda tyre. Madje, kėto janė aq tė lidhura mes vete saqė faqet e historisė tė tė gjitha kohėrave janė tė mbushura pėrplot me personalitete qė bėhen tė pasur pėr ta marrė pushtetin ose e marrin pushtetin pėr t’u bėrė tė pasur, pa e pėrjashtuar kėtu epshin (nė kuptimin seksual) i cili jo rrallė, ėshtė bashkėshoqėrues nė ndėrtimin e gjithė kėsaj ngrehine.
    Me dėshirėn pėr ta shmangur ēdo paqartėsi, pohojmė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr psikologjinė e politologut qė i ėshtė qasur studimeve politike e as pėr mendimtarėt e lirė qė pėr tė mirėn e gjithmbarshme zhvillojnė aktivitet politik. Madje, ky portret psikologjik, nuk ėshtė domosdoshmėrisht fytyra e tė gjithė politikanėve, qofshin ata modernė, mesjetarė apo tė ndonjė periudhe tjetėr historike. Sidoqoftė, nė kėtė portret paraqitet fytyra e shumicės sė atyre politikanėve, apo mė qartėsisht, atyre liderėve karizmatikė qė ushtrojnė pushtet politik, e qė duke menduar se nėpėrmjet pushtetit mund tė bėjnė gjithēka, janė tė prirur tė bėjnė gjithēka pėr pushtet. Nė veēanti, njė portret i tillė i pėrgjigjet politikanit modern qė i posedon tė gjitha pėrveē vetvetes. Dėshira e etshme pėr pushtet dėshmon mungesėn e diēkaje. Njeriu qė me ēdo kusht mendon se duhet tė ketė rol udhėheqės nė pushtetin politik, dhe nuk mund tė jetojė nėse nuk i qaset marrjes apo ushtrimit tė kėtij pushteti, e di ēfarė domethėnė ta ndėrrosh formėn e buzėve por tė mos qeshėsh, tė ngrihesh mbi turmėn dhe sėrish tė mbetesh inferior, tė jesh i pasur dhe prapė tė mbetesh lypės, tė jesh i famshėm dhe sėrish ta pėrbuzėsh publikun.
    Inferioriteti ėshtė ngjyra dominante e portretit psikologjik tė politikanit, prandaj ai paraqitet aq superior, dhe kėshtu, nėpėrmjet tė tjerėve qė ia ofrojnė ndjenjėn e tė qenit i madh, ai i sugjeron vetes se nuk ėshtė i vogėl. Ėshtė thėnė se njeriu pėr tė qenė i lumtur duhet ta gėnjejė veten por ē’e do qė gėnjeshtra gjithmonė na e kujton mospranimin e njė tė vėrtete dhe si e tillė gjithmonė na vė nė opozitė me vetveten. Prandaj, i etshmi pėr pushtet nuk e do opozitėn (edhe atėherė kur ėshtė i pasur) sepse tė qenit nė opozitė atij ia kujton inferioritetin dhe fytyrėn e tij tė vėrtetė tė cilės i mungon buzėqeshja edhe atėherė kur qeshė.
    Mahnitja me vetveten ėshtė ndjenjė e pashmangshme e politikanit modern, ndjenjė kjo qė mundėsohet duke iu referuar admirimit qė e kanė tė tjerėt pėr tė. Madhėshtia e tij varet nga jashtė, respektivisht, nga mbėshtetja qė i vjen prej bashkėmendimtarėve dhe simpatizantėve, prandaj, nė rast se kjo pėrkrahje njė ditė do t’i mungonte, ai do tė ndihej i braktisur dhe i vetmuar kur veten do ta gjente nė shkretėtirėn e brendshme tė shpirtit tė tij. Pėrkrahja qė i vjen nga jashtė vetes ėshtė paterica nė tė cilėn ai mbahet dhe nė ēastin kur kjo patericė pėr ndonjė arsye mund tė mos jetė pikėmbėshtetje pėr tė, ai ėshtė i destinuar tė bie, ngaqė nuk mund tė mbėshtetet nė forcat e tij shpirtėrore ndaj tė cilave vazhdimisht ka marrė qėndrim mospėrfillės.
    Narcisizmi (qė e karakterizon personalitetin e politikanit) nuk ėshtė thjesht tė rėnit nė dashuri me veten, por mbiēmim dhe mbivlerėsim i vetvetes, dhe kjo ėshtė e mundur vetėm duke u krahasuar me tė tjerėt, gjė qė nė vazhdimėsi konfirmon pėrqasjen e politikanit modern: varėsinė e tij jo nga burimet e veta shpirtėrore por nga pėrceptimi qė ka pėr tė tjerėt. Sė kėtejmi, krejt natyrshėm shtrohet edhe pyetja: Pėrse politikani nė fjalė ėshtė i varur nga prania e tė tjerėve? Natyrshėm vjen edhe pėrgjigja: Ai dėshiron tė ketė pushtet mbi tė tjerėt, prandaj tė tjerėt janė referencė fundamentale pėr tė.
    Sadizmi, nė kuptimin pėrgjithėsues (dhe jo atė seksual) ėshtė njė veēori tjetėr psikologjike qė pėrbėn personalitetin e politikanit. Kėnaqėsia ėshtė pasojė e njė veprimi, dhe sadizmi, ėshtė konstatuar tė jetė jo kėnaqėsi ngaqė i shkakton dhimbje tjetrit, por kėnaqėsi ngaqė e sundon dhe ushtron pushtet mbi tjetrin. Asnjėherė kėnaqėsia nuk ėshtė gjė nė vetvete, por vetėm rrjedhojė e diēkaje qė na bėn tė ndihemi mirė dhe njeriu nuk do ta synonte kėnaqėsinė sikur ajo tė mos e pėrmbushte njė nevojė tė tijėn, qoftė ajo e arsyeshme ose jo. Nė psikologjinė e politikanit rrėnjėzohet dėshira pėr pushtet dhe rrjedhimisht edhe dėshira pėr ta pėrjetuar tė ushtruarit e pushtetit, gjė qė i jep njė lloj kėnaqėsie sepse njerėzit qė ngurrojnė ta gjejnė lumturinė te shpirtrat e tyre, priren pėr tė provuar ndjenjėn e kėnaqėsisė duke i pėrdorur tė tjerėt, madje edhe nė mėnyrat mė perverse. Me kėnaqėsi i referohemi njė ndjesie tė pėrkohshme (qė kryesisht lidhet me rrafshin biologjik) dhe knaqėsia asesi nuk ėshtė sinonim i lumturisė. Ēdokush qė provon njė kėnaqėsi nuk ėshtė medeomos i lumtur, gjė tė cilėn mund ta shembėllejmė me tė shijuarit e njė ushqimi tė shijshėm gjatė kohės kur mund tė jemi tė pikėlluar pėr dikė qė na mungon. Politikani, duke vrapuar mbas kėnaqėsisė e humbet lumturinė e tij, madje, disa nga politikanėt barazohen krejtėsisht me aktivitetin e tyre, gjė e cila mė shumė i bėnė tė fuksionojnė se sa tė jetojnė.
    Primitivizmi fėmijėror edhe pse mund tė mungojė si emėrtim nė terminologjinė psikologjike, asesi nuk i mungon personalitetit tė politikanit, sidomos nė rastet kur ai ėshtė shėrbėtor i tė mėdhenjėve (qė e kanė emėrtuar lider) dhe mbret i tė vegjėlve (popullit qė nė njė apo tjetėr mėnyrė ia mundėson tė jetė lider). I ndodhur nė mes tė tė mėdhenjėve dhe tė vegjėlve, ky lloj politikani karakterizohet me primitivizmin fėmijėror qė mund ta fsheh para tė tjerėve por asesi para vetvetes. Nė pėrballje me tė medhenjėt ndihet inferior dhe i vogėl, gjė qė ia kujton shpėrfaqjet e jetės fėmijėrore dhe nė pėrballje me tė vegjėlit, sado i madh qė mund tė duket nė sytė e tyre, ndien keqardhje qė madhėshtia e tij nuk ėshtė e atij niveli ēfarė pėrceptohet nga ata.
    Kėto nuk janė tė vetmet veēori psikologjike qė e ngjyrosin portretin psikologjik tė politikanit, por sadopak japin njė imazh deri diku tė pėrceptueshėm. Me kėtė “deri diku”, nuk dua, por mund t’i ngjaj politikanit, sepse edhe ai deri diku mund ta pėrceptojė veten, pėrndryshe nuk do tė ishte i tillė. Fundja, politikani mund tė mos jetė i njerėzishėm, por nuk mund tė mos jetė njerėzor, sepse dihet se asnjė qenie nuk mund ta zhbėjė thelbin e saj, prandaj ēdonjėri nga politikanėt, sado qė mund tė jetė shpėrfytyruar nga lakmia dhe mania pėr pushtet, nėse nuk barazohet tėrėsisht me aksionin e tij politik, ka mundėsi ta gjejė zemrėn e tij tė humbur, nė mėnyrė qė tė mos e pėrmbyll jetėn e tij duke qenė rob i vetė pushtetit qė e ka ushtruar, e ushtron apo mendon ta ushtrojė. E ē’duhet pushtet mė i madh kur me buzėqeshjen tėnde nuk e gėnjen shpirtin tėnd dhe sytė e tė tjerėve?!

    Fatmir Muja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 10-03-2011 mė 05:01
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pardesy tė Bardha

    E.Hatibi


    Pa konspiracion, pa fantazma metonimike bajate, pardesyja e shumėfishuar nė tirazh tė limituar flet vetė pėr ingranazhet, kriteret, shijet dhe pėrfytyrimet e jo vetėm njė elite, por edhe tė gjithė njė periudhe e kulture dhe kaq, mjafton

    Nė gazetėn shqiptare me tė njėjtin emėr, ish-kryeministri A. Meksi ėshtė ftuar tė tregojė kujtimet e tij jubilare mbi “lėvizjen studentore” prodemokratike tė 20 viteve mė parė, lėvizje qė ka ēuar mė pas nė krijimin prej intelektualėve tė njohur tė kohės, si z. Meksi me shokė, tė partisė sė parė opozitare, pas gjysėm shekulli diktaturė.

    Fill pasi biseda me gazetėn ka prekur piketat e duhura tė rindėrtimit tė shpejtė tė momentit historik (emra, mbiemra, data, situata), befas zoom-i mbėshtillet nė njė detaj nė dukje tė kotė, tė panevojė, mbi …rrobaqepėsinė e tribunės sė mitingut pėrurues tė partisė sė parė opozitare nė vend.

    “-Njė pjesė e madhe e njerėzve nė tribunė kishin dhe pardesy tė bardha. Mund tė na e shpjegoni kėtė detaj?

    -Ke pyetur ti [nė]se atėherė kishte pardesy tė tjera [?]. Ato ishin nė pazar. Kush kishte dalė jashtė shtetit, apo kishte para tė blinte, atė pardesy kishte. Pastaj nuk janė tė gjithė, po tė numėrohen nuk janė tė tėrė me pardesy tė bardhė [;] ka dhe nga ata qė janė vetėm me xhaketė. Kjo ėshtė tragjedia e vėrtetė e Shqipėrisė, legjenda urbane. […]”

    Mė pas, asgjė mė tepėr mbi “pardesytė e bardha” qė feksėn si nga hiēi nė shkėmbimin midis dėshmitarit jubilar dhe gazetares intervistuese. Pėrgjigja me nerv dhe nota tragjizmi e mbyll gati forcėrisht kėtė hulli tė papritur tė bisedės dhe rrėfimi i rikthehet edhe njė herė pėrmasės skulpturore, pa ngjyra, tė historive ceremoniale.

    Por duket se kėrshėria sartoriale e intervistueses nuk qenka thjesht ndonjė devijancė joprofesionale, qė mund tė asgjėsohej me fare pak shovinizėm mashkullor; ja pse edhe ish-kryeministri, (historian nė profesion) ka vėnė nė punė njė analizė tip longue durée pėr tė justifikuar praninė gati sektare, pėrjashtuese, tė pardesyve tė bardha nė shfaqjen e parė publike tė opozitės. Pėrgjigja kėrkon ta dėnojė pyetjen (toni pedagogjik, etiketa “legjendė urbane”), por nė fakt procedimi analitik e rehabiliton vetevetiu pyetjen dhe e bėn kėshtu tė ligjshme. Pardesytė e bardha (mė poshtė do tė shpjegojmė disi ē’janė kėto) e kaluan kėshtu edhe njė test serioz, mbase tė parin nė kėtė nivel, se njė nga animatorėt kryesorė tė tyre, megjithėse iu dha rasti, nuk arriti bindshėm ta sakatojė misterin e tyre fals: vetėm njė e qeshur do tė kish mjaftuar. Duket se pardesytė do tė vijojnė edhe mė tej tė strehojnė tezat konspiracioniste mbi ēastet kyēe tė tranzicionit shqiptar pėr nė demokraci.

    Duke shfletuar me lehtėsi elektronike shkrimet e mia tė vjetra, gjej njė kolumnė gati-pėrkujtimore mbi lėvizjen studentore, tė cilėn e kisha botuar nė vitin e largėt 1993 tek Zėri i Rinisė. Shkrimi mbyllej kėshtu: “Kjo […] nuk ėshtė ndonjėfare poeme pėr Lėvizjen Rinore, se unė […]nuk pėrmenda as Studentėt e as Pedagogėt qė na bėnė t’i kalojmė telat me gjemba tė gunave pėrmbi tela, paqėsisht e pa gjak, duke vėnė pėrmbi to pardesytė e bardha, qė gjemb nė kėmbė tė mos na hynte”.

    Nuk ka fare dyshim se edhe unė pra, ashtu si intervistuesja mė lart, e si shumė e shumė tė tjerė kėto dy dekada, e kishim vėnė re mirė kėtė punėn e pardesyve. Bėhej fjalė nė fakt, nė ēdo rast, thjesht pėr njė veshje vjeshte, tė gjatė deri poshtė gjurit e tė bardhė, kryesisht mashkullore, e cila nė kapėrcyellin e viteve ‘80-‘90 u kthye nė njė fenomen viral midis pėrfaqėsuesve tė mesėm e tė lartė tė inteligjencies shqiptare. Ashtu si dėshmon edhe ish-kryeministri, besohet se, “kush kishte dalė jashtė shtetit, apo kishte para tė blinte, atė pardesy kishte.” Materializim (pėrjashtėsim) i njė farė ndėrgjegjeje klasore, uniformė iniciatike – mu si manteli akademik mes brohorimash tė esnafit – pardesyja e bardhė pra, do tė ketė shėnuar pėr kohėn si statusin ekonomik tė bartėsit tė saj e po aq edhe njė lloj territori ambasade tė huaj, njė lloj lidhjeje tė nėnkuptuar me Perėndimin nė Shqipėrinė ende krejt tė izoluar; njė lloj tėhuajsie, mirėmbajtur ritualisht nė tė bardhė, e cila pėrbashkohej kėshtu nė njė dukje institucionale.

    Nė ditėt e para tė ndėrrimit tė sistemeve, kur u bė e modės tė kapėrcehej mė krenarisht miti barazitist i socializmit, shumė nga bartėsit e kėsaj veshjeje tė ndaluar nisėn tė shpalosin edhe pa nevojė para emrave titullaturat e tyre akademike si Dr. apo Prof.; e mbase kėtu ka filluar edhe keqkuptimi i parė, i pafajshėm popullor, me pardesytė e bardha, tė lexuara tashmė nė njė kontekst mjekėsor. Nuk ėshtė krejt e pamundur qė mė pas, njė paralele me mjekėt hebrenj nė “komplotin e bluzave tė bardha” tė spastrimeve staliniste, (mirėnjohur ndėr shqiptarė tė njėfarė moshe, ashtu si gjithēka tjetėr sovjetike) tė ketė ndihmuar kromatikisht nė pranimin e njė hipoteze tjetėr komploti, tė po asaj qė fsheh sa pyetja e pėrgjysmuar e intervistueses, po aq edhe parehatia e tė intervistuarit mė sipėr.
    Komploti nė fjalė, (kėrko nė Google me “pardesy tė bardha”) mėton se kjo uniformė u qe shpėrndarė nga policia sekrete intelektualėve tė saposhpallur si opozitarė, kinse qė tė dalloheshin nga turmat gri tė mitingjeve e protestave, e kėshtu tė mos qėlloheshin nga snajperėt nė raste trazire. Me pak fjalė, pardesytė ishin kėshtu prova e qartė se lėvizja e re opozitare ishte e servirur dhe kontrolluar nga kremastarėt e regjimit. (Me snajperėt dhe veshjet e bardha mė vjen nė mend kėtu, nė fakt, njė film jugosllav me partizanė, ku qė nė minutat e para kuptohej se cili do vritej mė tej: regjisori kishte zgjedhur, pėr efekt tė shtuar skenografik, tė ekzekutonte vetėm personazhe me kėmisha tė bardha, duke spėrkatur pa kursim mbi ta, njė pėr njė, deri nė fund, pllanga boje tė kuqe.)

    Tani, dihet mirė se, refuzimi joselektiv i teorive konspirative, e sidomos qesėndisja e tyre, ėshtė njė nga shenjat dalluese tė inteligjencies sė sotme, gati ashtu si pardesyja e bardhė dje; e pėr tė mos u dukur i paveshur, as unė nuk kam ndėrmend ta besoj fare legjendėn me snajperė. Bile, krejt sinqerisht, nuk e kam besuar kurrė. Megjithatė, nuk kam aspak ndėrmend qė tė mos dalloj atė qė kam parė rregullisht vite me radhė nė tribuna e ekrane bashkė me gjithė shqiptarėt e tjerė: faktin se “kush kishte dalė jashtė shtetit, apo kishte para tė blinte, atė pardesy kishte”. Pa konspiracion, pa fantazma metonimike bajate, pardesyja e shumėfishuar nė tirazh tė limituar flet vetė pėr ingranazhet, kriteret, shijet dhe pėrfytyrimet e jo vetėm njė elite, por edhe tė gjithė njė periudhe e kulture dhe kaq, mjafton.

    Po pėr ta rrėnuar deri nė fund dyshimin konspirativ mbi pardesynė si anti-shėnjestėr tradhėtare pėr snajperė, po e mbyll duke dhėnė njė dėshmi personale nga historia. Kėshtu, njė ditė gjatė muajve tė parė tė lirisė (1991), ende pa i mbushur tė shtatėmbėdhjetat, pata shkuar edhe unė njė here, si shumė e shumė tė tjerė, nė selinė e opozitės pėr ta prekur me dorė vetė dhe aty, nė korridoret e zhurmshme me tymin e njohur tė duhanit, u ndesha nė njė derė tė hapur me njė prej udhėheqėsve kryesorė. Bėj tė hyj unė, e bėn tė dalė ai, e ja ku xhepi i pardesysė sė bardhė u kap nė dorezėn metalike, dhe me zhvendosjen e udhėheqėsit, veshja e vyer u gris me rrapėllimė. Nuk do ta harroj lehtė vėshtrimin qė pėsova prej tij, por po ashtu nuk do harroj dot se, qė nė daljen mė tė afėr publike, dekori i mirėnjohur i tribunės kolektive tė opozitės ishte arnuar mu nė mes me njė pardesy…bojėkafe. (Pėr kėtė ndryshim mund tė konsultohen gazetat e kohės). Unė rrija kokėulur nė cepa tė ndryshėm mitingjesh, opozita nuk i fitoi zgjedhjet e para dhe gjithėsekush nxorri mėsimet qė duheshin nxjerrė, por kjo, ėshtė njė temė krejt tjetėr; ama kjo sa pėr tė provuar se konspiracioni i pardesyve tė bardha nuk funksiononte.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Tė gjitha kafshėt e politikės

    E.Hatibi


    Pėr politikanėt e shpurat e tyre gazetareske pak gjė do tė ndryshonte nga ditėt e vjetra kur armiku dehumanizohej mes brohoritjesh, kur kafshėrohej pėr ta vrarė pa tė vrarė ndėrgjegja

    Fundi i verės 2010 nė Shqipėrinė e mediave dhe politikės, e pruri Zodiakun nėn shenjėn e lepurit. Shfletimi i tė pėrditshmeve e bėri tė pamundur tė mos lexoje tituj tė mėdhenj qė merrnin hov nė faqe tė para, duke iu sjellė rrotull deri nė shterim gjithė fjalėve tė urta tė mundshme me lepur tė shqipes artizanale: “Korrupsioni i lejeve tė ndėrtimit i fut Edvinit lepurin nė bark”, (22-08-2010/Gazeta 55); “Lepuri i korrupsionit fle nė familjen e Kryeministrit”, (26-08-2010/Shqip); “Bogdani-Ramės: Dil nga vrima e lepurit dhe ballafaqohu me akuzat pėr korrupsion”. (31-08-2010/ Gazeta 55); “Xhaēka: Berisha, ferra qė fsheh lepurin e korrupsionit”. (26-08-2010/ Gazeta Shqiptare); “Vokshi: Rama frikė nga denoncimet, kėrcėnon se vetėm ai dhe lepujt duhet tė merren me biznes nė Shqipėri”, (25-08-2010/Gazeta 55), etj., etj..

    Gjithė kjo larmi e gėzueshme, gati fėminore, qė ilustroi gjatė gjithė gushtit e nė vijim faqet e para dhe debatin publik nė Shqipėri, i detyrohet njė personazhi nga bota baroke e biznesit tiranas, tė njohur prej tė interesuarve me pseudonimin Tan Lep(u)ri, i cili u pėrfol si i lidhur me grupe tė politizuara tė korrupsionit ekonomik nė vend. Nofka rinore e biznesmenit, shumėzuar shfrenueshėm nėn prozhektorė mediatikė nga zėdhėnės tė dy kampeve kryesore partiake, u pėrdor fillimisht pėr tė shpotitur vetėm personin e mbiquajtur ashtu dhe partnerė tė tij tė supozuar ndėr politikanė tė majtė; por fill pas kundėrsulmit tė kėtyre tė fundit, nofka e fajėsuar u rimor pėr tė goditur tė djathtėt, si tė qe ndonjė shėnjues arketipal pėr korrupsionin politiko-ekonomik. Funksioni i ri i fjalės, e kapėrceu kronikėn, i humbi lidhjet me ndonjė person konkret tė mbiquajtur rastėsisht Lepuri, dhe me konsensus u kthye provizorisht nė njė simbol tė lidhjes sė elitės politike me krimin ekonomik, nė njė vegėl akuze e sulmi retorik ndaj korrupsionit tė kundėrshtarit, kushdo qė tė ishte ky.

    Spektakli ndėrpartiak qė zėvendėson pėrballjen ideologjike, programative midis kampeve, ka nevojė tė dėshpėruar pėr personazhe e incidente e batuta tė reja si ēdo lloj tjetėr seriali i pėrditshėm qė konkurron pėr vėmendje; ndėrkaq, ekipeve tė skenaristėve nė tė dyja kampet rasti nė fjalė nuk u ofroi vetėm trukun e rradhės pėr mė tepėr argėtim se dje, por njėkohėsisht, duke e stėrpropozuar lepurin pėr javė me rradhė nė koreografi nga mė evokueset, ata patėn rast tė ricaktojnė nivelin e dėshiruar parashkollor pėr debatin publik dhe tė zbrazin sa mundin nga mprehtėsia dukurinė e lidhjeve korruptive politikė-biznes, duke e barazlarguar nė tė njėjtėn maskotė trivialiteti. Figura e repertorit tė folklorit qytetas, rrjedhur padashje nė kronikėn mediatike, funksionalizuar mė pas pėr luftėn e ftohtė kundėr korrupsionit - dukurisė mė tė pėrfolur nga propaganda e pėrditshme, tregon asgjė mė shumė se njė lloj pėrmbajtje, njė lloj hezitimi, njė lloj mėshire pėr veten pėrmes butėsisė nė sulmin ndaj tjetrit. Figura, krejt duke ndjekur hullinė qė i kanė hapur nė shekuj pėrrallat, vulnerabilizon kundėrshtarin, e bėn tė kontrollueshėm, por kjo fill pasi e ke pranuar edhe mbi vete tė njėjtėn ēehre tė brishtė vulnerabilizmi. Lepuri empatik hyn midis dy supefuqive si njė cak detante kėshtu, nė njė parodi shtantazhi MAD (Mutually Assured Destruction), veshur me pellushin S(acher)-M(asoch).
    *
    Pėr tė imunizuar veten nga sulme tė mundshme dehumanizuese apo nga zhvillime tė paparashikuara metaforike, kampet politike nė Shqipėri duket se kanė filtra tė fortė; e kjo qė kur nisi loja politike nė vend, kėshtu qė nė asnjė libėr historie e nė asnjė listė elektorale nuk do tė gjeni dot politikanė me mbiemra tė tillė si Kau, Peshku, Derraj, Bilbili, Shqarthi e Ēakalli me shokė, tė cilėt mbiemra, pėrndryshe popullorė, do tė mund tė gjenden lehtėsisht nė Facebook apo nė ēdo numėrator telefonik. I pari dhe i fundit qė prishi rregullin, qe mbreti Zog, kur shkurtoi mbiemrin Zogolli e nuk vuajti fare nga kjo, sa kohė qė gjesti i tij kuptimplotė ishte pjesė e aksionit kombėtarizues nė gjuhėsi dhe gjithsesi, paralelja me shpendėt pėrfundonte pa dalje nė kafazin e flamurit; (fundja dallimi midis monarkut e subjekteve duhet tė jetė kategorik e mitik nė rradhė tė parė, si ai midis njerėzve, nė kėtė rast, me krijesa tė tjera, qiellore).

    Por gjatė periudhės republikane, sidomos nė atė mė domethėnėsen socialiste, shoqėruar me rritjen e pandalshme tė komunikimit vizual, mbi kafshėt u testua gjithė imazheria e ksenofobisė dhe luftės sė klasave, nė karikatura, fletėrrufe, fjalime e teatėr kukullash, ndėrtuar mbi pėrvojat e freskėta blegtorale tė shumicės sė komisarėve tė propagandės. Potencialet e pėrhershme simbolike tė kafshėve u kompromentuan edhe mė tej nė funksione ideologjizimi e poshtėrimi pėr dekada me rradhė dhe me kėtė traditė hymė nė kapitalizėm e demokraci. Nė ligjėrimin socialist pėr shoqėrinė kapitalisto-pluraliste, kjo e fundit ishte njė “xhungėl” ku mbretėronte “ligji i xhunglės” dhe “njeriu pėr njeriun ishte ujk”; e me kėtė skript nė dorė shqiptarėt nxituan t’u futeshin roleve tė reja. (Shkrimtari Bashkim Shehu do ta gjykojė si njė lloj profecie vetėpėrmbushėse egėrsinė e kapitalizmit tė sotėm shqiptar, lėvruar rėndshėm nga ish-“komunistėt”). Pėr politikanėt e shpurat e tyre gazetareske pak gjė do tė ndryshonte nga ditėt e vjetra kur armiku dehumanizohej mes brohoritjesh, kur kafshėrohej pėr ta vrarė pa tė vrarė ndėrgjegja. Pėr tė cituar vetėm rastet mė flagrante ku kafshėrimit i shkohet deri nė skaj, kujtojmė si politikanit e botuesit tė njohur Nikollė Lesi me kohė kundėrshtarėt ia deformuan mbiemrin nė “Lehėsi” e po ashtu sesi kolegut tė tij, Sokol Olldashit, vite mė parė ia ēaftėsuan pėrkohėsisht mbiemrin nė “Oll-delja”. Prandaj, pėr tė vijuar pa trauma spektaklin politik partitė protagoniste insistojnė fort nė dallimin e qartė midis njeriut e shtazės nė rradhėt e tyre, duke i mbajtur glosarėt tė mbyllur pėr emra problematikė, gjithė duke mos harruar, me dorėn tjetėr, veterinaren, tė provojnė ēdo mundėsi pėr tė shartuar gjallesa gjithėfarė mbi kundėrshtarė. Nėse sot u ka ardhur ora pėr tė emėrtuar kundėrshtarin ca krijesave jotipike nė luftė politike, tė investuara maksimalisht me pėrkėdheli e butėsi, (lep’ri) kjo do lexuar patjetėr si rritje e vetėdijes klasore nė solidaritetin ndėrpartiak; por merita kryesore pėr kėtė rihumanizim tė pjesshėm tė kundėrshtarit i do njohur urbanitetit me qerpiē tė Tiranės, qė ia heq cepat sa herė i jepet rasti konflikteve, me zhargonin e vet rrumbullak.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Zmadhime


    E.Hatibi


    Personalitetet publike, me pėrkufizim, nuk janė njerėz si tė tjerėt: po tė mos i pėrfytyronim si pėrfaqėsi tė ndonjė diēkaje tė madhe, mė tė madhe se pamja e tyre fizike, si do t’i dallonim pastaj midis gjithė tė tjerėve; si dallohet ndryshe figura nga figurantėt, kur kanė nė pamje tė parė po tė njėjtin numėr hundėsh, buzėsh a pėrmasash?

    Para disa muajsh njė i marrė goditi fytyrės kryeministrin italian Berluskoni me njė riprodhim turistik nė miniaturė tė katedrales sė Milanos, duke ia dėrrmuar hundėn me gjithė ca dhėmbė. Me tė drejtė ose jo, si frymėzues tė tėrthortė tė kėtij atentati u pėrmend opozita e ashpėr ndaj Berluskonit, apo gjithė kultura e demonizimit e thurur rreth tij, ajo qė prej vitesh, me fjalime e kinematografi, pamflete, kėngė e grafiti e ka veēuar si tė keqen e rrėnjėsuar pėrnėn sistemin politik, si pengmarrės mediatik e korruptiv tė gjithė Italisė dhe imazhit tė saj nė botė. Tė shumėfishuar nė format tė kėtillė pėrbindėshi qė nxin me hije King Kongu mbi krejt gadishullin, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė e godasin me katedrale nė Milano: nė Romė do t’i kishin vėrvitur nė kokė Koloseun.

    Pak mė parė kėsaj, nė Bagdadin e njėmijė e njė netėve (nuk ka mė ditė atje), njė gazetar tentoi pa sukses tė godiste me kėpucė presidentin e superfuqisė sė vetme planetare, Xhorxh Bushin, gjatė njė konference shtypi, kurse irakenėt i ngrehėn njė monument pėrkujtimor kėsaj tentative, duke zmadhuar mbi piedestal njė goxha kėpucė metalike, sa njė tank. Proporcionaliteti edhe nė kėtė rast u pėrpoq tė pajtonte objektet me idetė, fytyrėn me pėrfytyrimin.

    Personalitetet publike, me pėrkufizim, nuk janė njerėz si tė tjerėt: po tė mos i pėrfytyronim si pėrfaqėsi tė ndonjė diēkaje tė madhe, mė tė madhe se pamja e tyre fizike, si do t’i dallonim pastaj midis gjithė tė tjerėve; si dallohet ndryshe figura nga figurantėt, kur kanė nė pamje tė parė po tė njėjtin numėr hundėsh, buzėsh a pėrmasash?

    Realiteti i vėrtetė i personaliteteve publike ėshtė i tė njėjtit rrafsh me atė tė budallait qė godet me katedrale: ėshtė rrafshi i metaforave, aty ku shkėrbehet historia, ku orvaten mitet nė orbita dhe ku tė gjithė investojmė vetet pėr tė mund tė komunikuar me tė gjithė ata qė nuk i shohim, por qė jemi tė sigurtė se po shohin, si ne, tė njėjtin personalitet publik! Ne e mbajmė atė nė jetė dhe e ushqejmė me korrent, tė cilin e paguajmė rregullisht nė fund tė ēdo muaji, e ai si shkėmbim na ndriēon shtėpitė deri nė mėngjes. Ai ėshtė vrima e ēelėsit nga ku pėrgjojmė kolektivisht dėshirat tona tė kushtueshme, por edhe shėnjestra e njė arme qė projektojmė mbi ēka nuk duam. Nė fakt, vizibiliteti i tij publik ėshtė i tejpashėm, si ai i njė portreti nė vitrazh: kur e qėllon me gur, asnjėherė nuk dihet plotėsisht nė u synua vetėm xhami apo thjesht ēka lėvizte pas tij, jashtė katedrales.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ēe Ge Rama, Ndal!


    nga Alban Bala mė 2011-05-20

    Nga Alban BALA



    Ka njerėz qė hyjnė nė njė garė pėr tė fituar. Ka njerėz qė hyjnė nė njė garė edhe pėr tė humbur, nė mėnyrė qė me shembull personal ta dėshmojnė fuqinė e personalitetit tė tyre. Edi Rama nuk synon asnjėrėn prej tė dyjave.

    Me fitoren e tij pėr bashkinė e Tiranės ai synon ta fusė vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Humbja e tij ėshtė gjithashtu njė pretekst i mjaftueshėm qė kjo tė ndodhė. Meqė zgjedhjet u quajtėn njė sukses dhe sistemi funksionoi, Edi Rama tani kėrkon tė rrėzojė sistemin. Me ēdo mjet. Me ēdo rrugė. Pėrmes sė vetmes rrugė…



    E Vetmja Rrugė apo i Vetmi Burrė?

    Nuk kam dashur tė prononcohem gjatė fushatės nė favor tė asnjėrit kandidat pėr Tiranėn, edhepse si njohės i marrėdhėnieve publike fushata e socialistėve mė grishte pėr tė folur. Edi Rama ėshtė shfaqur tej e mbanė nė posterat e tij, i “zgėrdhirė” embėl (elementi i joshjes si element peri-erotik) dhe i pėrndjekur nga njė rresht grash, tė tė gjitha moshave.

    Mesazhi i posterit ishte “E Vetmja Rrugė”, por mesazhi i imazhit ishte “I vetmi Burrė”. Nė rreshtin e grave pas Ramės mund tė shihje simbolikisht aleatėt e tij, tė rinj e tė vjetėr, mund tė shihje arradhėn e drejtuesve tė partisė socialiste… mund tė gjeje Braēen e Taulant Ballėn tek ato gratė pas tij, mund tė lexoje Gjinushin apo Ndokėn, Ngjelėn pa diskutim…

    Sepse sllogani i Edi Ramės pėr publikun (e paragjykuar si maskilist) shqiptar ishte “Unė jam i Vetmi Burrė”. Si personazh i njė filmi limonadė, ai u shfaq nė atė poster (mesazhi subliminal) nė figurėn e njė burri fatlum, qė gratė duhet ta dėshirojnė, dhe burrat ta kenė zili. Partia e tij socialiste, mė shumė se si formacion politik, shpėrfaqej nė atė promocion si Haremi i tij politik.

    Problemet e perceptimit maskilist tė Edi Ramės janė shpėrfaqur edhe nė dy fushata lokale mė pėrpara, kur ai eksperimentoi pėr herė tė parė shkatėrrimin e kushteve normale tė jetės nė Tiranė, si mėnyrė pėr tė dėshmuar “se po punon shumė pėr popullin”. Nė fakt, ai pėrdori aksiomėn e ish-diktatorit Hoxha qė thoshte “kėtire, po nuk ua bėre nėnėn, nuk tė njohin pėr baba”…

    Me prishjen massive tė rrugėve, hapjen e kanaleve vend e pa vend, pluhurin e tmerrshėm tė korrikut, etj, Edi Rama testoi njė model komunikimi simbolik. Sot prishja e sheshit, shkatėrrimi i trafikut, ndotja e tmerrshme e ajrit etj, janė pjesė e tė njėjtit skenar tė testuar tė komunikimit tė tij politik.

    “I Vetmi Burrė” na kėrkoi pėrsėri ta njohim pėr Baba. Duke qenė se kjo nuk funksionoi plotėsisht, tani “babait nė tentativė” i mbeti veē tė marrė drunė… Kėtė e shpjegon mė sė miri slogani I linjės sė parė, tė pėrdorur nė fushatė.

    “E Vetmja Rrugė” i referohet qartazi metodologjisė politike, dhe jo pėrpjekjes pėr unifikim tė elektoratit tė majtė. Rruga revolucionare - qė shpėrfaqi me deklaratat anti-kushtetuese Ruēi e Braēe, qė dėshmuan me trupa dhe militantė kėtė javė garda revolucionare e deputetėve maoistė, tė cilėt tentuan tė hyjnė nė KQZ, ėshtė rruga e vetme e njė grupimi para-politik, qė ndan interesa tregu dhe qė bashkohet vetėm formalisht nė sjellje, me liderin e saj Ēe Ge Rama.



    Fitorja si Humbje

    Tė dyja palėt besojnė se kanė fituar nė kėto zgjedhje. Nė fakt kėshtu ėshtė.

    Nė Shqipėri u dėshmua se mund tė mbahen zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, dhe pėrtej taktikave fėminore tė partive pėr tė vonuar tek tuk procesin e numėrimit tė votave, rezultati ishte i pranueshėm dhe i besueshėm pėr tė gjitha palėt.

    Deklaratat e Edi Ramės pėr mosnjohje rezultati nė rast se ai nuk shpallej fitues ishin minat e para kundėr besueshmėrisė sė zgjedhjeve. Deklaratat e socialistėve pėr fitore pa nisur procesi I numėrimit ishin vijim I bombardimit ideologjik tė njė procesi administrativ banal. Tė dyja kėto qasje u tejkaluan kur Rama lexoi fitoren nė rrethe dhe kur Berisha lexoi fitoren e votės popullore. Palėt kishin shans tė ruanin pozitat e mėparshme, duke qenė tė dyja nė pushtet dhe tė dyja nė njė opozitė konstruktive. Vetėm njė konstante u prish nė kėtė formulė: fati i karrikes sė Edi Ramės.

    Me mendje tė kthejllėt, Edi Rama mund tė pranojė edhe arsyetimin se Berisha ka nevojė tė marrė pozitat aktuale tė partisė socialiste dhe tė bėhet gati pėr tė dalė nė opozitė nė vitin 2013. Basha nė krye tė bashkisė dhe njė PD nė opozitė do tė prodhonin njė panoramė tė njohur pėr shqiptarėt, njė rotacion dinjitoz, nėse kjo shkruhet me vota.

    Humbja e Edi Ramės nė Bashki, nė kėtė rast, nuk do tė ishte njė humbje. Ajo do tė shėnonte fillimin e njė fitoreje pėr socialistėt. Po ashtu kjo ngjarje do tė niste numėrimin e kohės sė domosdoshme qė i duhet Ramės pėr tė pėrgatitur socialistėt pėr tė ardhur nė pushtet. Por a i interesojnė socialistėt Edi Ramės? Unė kėtė e dyshoj. Atij nuk i hyjnė nė xhep as socialistėt dhe as loja e pushtetit. Ēe Ge Ramės i intereson vetėm destabiliteti.

    Atij i intereson neutralizimi I prokurorisė nė terma afat-gjatė (njė negociatė e vjetėr e mbetur hapur), i intereson kontrolli mbi sistemin gjyqėsor (njė negociatė pak mė e re, qė ka cėnuar jo pak institucione deri mė tani), atij i intereson mbajtja edhe pak kohė e Berishės nė pushtet pėr tė justifikuar arsyet pse ai duhet tė jetė nė krye tė PS-sė.

    Por PS-ja pėr Ēe Ge Ramėn ėshtė mjeti, jo qėllimi.

    Personalisht as mua nuk mė intereson kush e ka fituar karriken e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės. Ka dy mandate qė Bashkia nuk ka Kryetar dhe prej kohėsh Bashkia e ka marrė “tė vetmen rrugė”...

    Mua mė intereson stabiliteti institucional dhe kushtetues i kėtij vendi, si mjedisi qė garanton jetėn, pronėn dhe tė ardhmen time, atė tė familjes sime, tė punės dhe aspiratave tė mia shoqėrore. Edi Rama, fitues apo humbės, ėshtė dhe mbetet njė fenomen i pėrkohshėm. Institucionet duhet tė jetojnė edhe pasi ai, Ēe Ge Rama, tė mos jetė mė mes nesh.

    Unė nuk e pranoj legjitimitetin qė prodhon dhuna. Unė nuk e pranoj heshtjen institucionale qė prodhon legjitimim tė dhunės dhe pėrsėritje tė saj.

    Presidenti I Republikės duhej ta kishte thirrur qysh dje mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare, pėr tė vlerėsuar situatėn dhe pėr tė dalė me vendimet e duhura. Prokuroria duhej tė kishte thirrur – prej ditėsh disa njerėz, qė pėrpara dhe gjatė zgjedhjeve prodhuan tensione dhe provokuan ngjarje anti-kushtetuese.

    Kur kjo nuk ndodhi pėr 21 Janarin, e vėshtirė tė ndodhi tani. Unė gjithsesi mbetem besėplotė se z.Topi do ta rimarrė veten kur tė ketė dalė nga Presidenca dhe tė vendosė se me cilėn parti do tė bashkohet. Deri atėherė nė Shqipėri do tė ketė ndodhur njė rikonfigurim politik, ndoshta i thellė.

    E rėndėsishme ėshtė se Rama dhe shpura e tij para-politike po pėrpiqen qė fitoren e tė gjithėve nga kėto zgjedhje ta shndėrrojnė nė njė humbje tė tė gjithėve. Kjo ėshtė shoqėrisht kriminale, politikisht jo-legjitime (jo morale), kombėtarisht e papranueshme dhe individualisht e dėnueshme. Ligjėrisht gjithseicili pėrgjigjet pėr atė qė bėn.

    Vizita e paralajmėruar e z.Barroso dhe komisionerit pėr zgjerim Fule ėshtė edhe arsyeja e kalimit, menjeherė dhe pa dilema - tė Ēe Ge Ramės dhe strukturave tė tij drejt dhunės fizike.

    Pėrballė tė gjithė presionit ndėrkombėtar euro-atlantik pėr tė respektuar integritetin e institucioneve dhe pėr t’i kėrkuar zgjidhjet brenda tyre, unė nuk besoj se Ēe Ge Rama ka arsye tė ndalet. I mbetet atij tė tregojė se kush janė Frymėzuesit e tij, qė sipas meje janė tė padukshėm dhe falė rrethanave, edhe tė parefuzueshėm pėr tė. Ai ėshtė thjesht instrumenti i tyre, i vetmi burrė qė ata gjetėn, i kapur mirė atje ku duhet dhe qė tani ata po e pėrdorin po aq mirė...

    Edi Rama realisht rrezikon qė tė jetė humbėsi i vetėm i kėtyre zgjedhjeve, nėse ai nuk ndryshon strategji, nuk heq dorė nga “e vetmja rrugė” dhe nuk ēliron tė vetmin burrė qė ka nėn kontroll nga kthetrat e padukshme qė e mbajnė peng tė dhunės dhe tė interesave tė papėrgjegjshme, larg tij dhe fatit tė socialistėve shqiptarė.





    Botuar ne gazeten MAPO dt.20.05.2011
    "Shoku Mjekesise"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •