Me kryenegociatoren e palës kosovare, Edita Tahiri, të emëruar nga kryeministri Thaçi, drejt Brukselit kanë udhëtuar edhe Lirim Grajçevci - këshilltar i kryeministrit, Dren Zeka - këshilltar i zëvendëskryeministres Tahiri, Murat Meha - drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Naim Huruglica - drejtor i Doganave të Kosovës dhe Flamur Keqa - përgjegjës për CEFTA-n në Ministrinë e Tregtisë.
Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, do të jetë në dëm të shqiptarëve. Sipas tij kjo do të ndodhë me fajin e vetë liderëve politik kosovar.
“Procesi negociator i këtillë çfarë është sot është i ndërtuar ashtu që në fund të këtij procesi Serbia do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndoshta të marrë edhe datën e fillimit të negociatave. Ndërsa Kosova e ka krejtësisht të paqartë se çfarë mund të nxjerrë nga ky proces”, ka thënë Surroi
Krijoni Kontakt