MARËZIA E PUSHTETIT DHE DËSHIRËS PËR PUSHTET
Nga LULZIM Z. HAMIDI

**I IZOLUAR NJË PERSON MUND TË JETË INDIVID I QYTETËRUAR;NË TURMË AI ËSHTË BARBAR- DOMETHËNË NJË KRIJESË QË VEPRON INSTIKTIVISHT.AI ZOTËRON SPONTANITETIN,DHUNËN,EGËRSINË,SI DHE ENTUZIAZMIN E HEROIZMIN E QENIEVE PRIMITIVE** (LE BON,1960,FQ.12

NëSE bëjmë një krahasim me demostrimin e forces , ne sheshin e Tiranes,ku pati edhe viktima ne njerez nga ana e demostruesve por edhe te lenduar nga ana e forcave policore ,mund te vime ne perfundim se ne turme njerezit ne kryeqytetin shqiptar i humben disa nga aftesite kryesore njerezore qe perndryshe ata i posedojne ne momente kur jane jashte turmes.
Ne ate shesh pati manipulim,demagogji kurse askuj nga lideret nuk iu kujtua qe ne kohe te dalin me thirje per qetesim te situates,qe te shpetoheshin se paku tre individe te pafajshme dhe dinjiteti shqiptar.Pushteti dhe deshira per pushtet sot ne Tirane shuajten jeten e dikujt duke e manipuluar!Tani edhe skeptiku me I madh do te kuptoje se pushteti apo deshira per pushtet ne te vertete nuk eshte azgje tjeter vec se te djegish shpirtin e nje nene apo femije,duke vrare vellaun tend ne nje shesh ku te gjithe jane te nje kombi!Emocioni kolektiv I shfaqur para institucioneve te shtetit shqiptar cliroi veprime te pazakonta te individit si ne grupin e forcave policore ashtu edhe ne grupin e demostranteve.Manipulimi si forme e aritjes se caqeve te lidershipit shqiptar tejkaluan njerezoren!Aty ishim deshimtare te panikut qe nuk zgjedh rruge tjrter vec shpetimit,pa mare parasysh pasojat.
**I IZOLUAR NJË PERSON MUND TË JETË INDIVID I QYTETËRUAR;NË TURMË AI ËSHTË BARBAR- DOMETHËNË NJË KRIJESË QË VEPRON INSTIKTIVISHT.AI ZOTËRON SPONTANITETIN,DHUNËN,EGËRSINË,SI DHE ENTUZIAZMIN E HEROIZMIN E QENIEVE PRIMITIVE**
Makiaveli ,do tia kishte lakmi edhe Rames edhe Berishes per menyren e tyre te promovimit te aritjes se caqeve te paracaktuara,por turmat e inicuara nga thirja e lidershipit dhe nga deklaratat e pamatura te tyre ,nga mungesa e apelit per nderprerje te demostrimit nga zyrtare me autoritet te shtetit shqiptar, mund qe tia kthejne si bumerang secilit qe ne nje menyre ka kontribuar ne derdhjen e gjakut shqiptar neper rruget e shtetit shqiptar,nga policet dhe demostruesit shqiptar,nje dite kur keta police dhe demostrues do te gjenden jashte turmes,jashte te jonjerezishmes!Një dite kur do te ftohen kokat e nxehta te atyre qe u manipuluan te demostrojne force ,pa mare parasysh nga cila ane e ,,te qenit shqiptar ‘’ ishin.Marëzia me e madhe eshte qe shqiptari te vret shqiptarin per Sali Berishen apo Edi Ramen,??!!Për cka? Per forcim te pozicioneve te tyre ne eliten shkateruese shqiptare apo ripozicionim gjithashtu ne pushtetin aq te deshiruar te individeve te semure.
Prandaj edhe Le Boni ,thekson ne teorine e tij se ne kete rast turmat e konfrontuara ne mes veti nuk mund te jene fajtor per demet e shkaktuara edhe njerezore por edhe materiale e te mos flasim per demet ne rafshin nderkombëtar,sepse pjesetaret ne konfrontimin e turmave ,ne nje cast ,nuk jane ata individe qe jane ne jeten e perditshme.Ne ta mllefi I mbledhur clirohet ne castin kur ata gjenden ne grupin demostrues e qe eshte identike me forcat e ruajtjes se rendit te te cilat ne ato caste gjithashtu kemi nje ndryshim ne sjelljen e tyre qe manifestohet me te panjerezishmen e qe ne ato momente askush prej tyre nuk eshte ne dijeni se si eshte duke vepruar.Faji definitivisht eshte tek lidershipi shqiptar,te cilet edhepse ne menyre direkte nuk ishin te kycur ne turme ,treguan fytyren e tyre te vertete se kush jane , si jane,cfare jane dhe se synojne shkaterimin e shtetit duke e shfrytezuar demokracine si arme dhe njerezit e pafajshem.!
Pasi komenti eshte shkruar menjehere pas qetesimit te ,,perkohshem ,,te cmendurise ireale,jam I mendimit se me kthimin e njerezve ne jeten reale shume gjera do te ndryshojnë.Së paku ,shpresa vdes e fundit!!!!?
lulzim z. hamidi- sociolog
lulzimz-hamidi@hotmail.com