Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Dyshimet dhe tė pavėrtetat rreth shumėsisė sė grave tė Pejgamberit a.s

    By Muhamed Ali es-Sabuni


    Kliko siper librit


    "Shoku Mjekesise"

  2. #22
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Pėrmbajtja e librit:

    Feja dhe kisha,
    Fragment historik,
    Falsifikimi dhe devijimi i fesė,
    ...Tirania, despotizmi i Kishės dhe i priftėrinjve,
    Priftėrinjtė, Arbitrariteti i priftėrinjve,
    Degjenerimi shpirtėror,
    Shfrytėzimi intelektual-ideologjik,
    Shfrytėzimi ekonomik,
    Shfrytėzimi politik,
    Shfrytėzimi arsimor-shkencor,
    Degjenerimi - shthurja e priftėrinjve,
    Murgjėria dhe skandalet e manastireve,
    Komedia e rrėfimit (faljes se gjynaheve),
    Gjyqete inkuizicionit,
    Mbeshtetja e Kishės ndaj padrejtėsive politike, ekonomike e shoqėrore nė Feudalizėm,
    Roli i Hebrenjve nė historinė e Evropės,
    Teoritė shkencore, Darvini dhe teoria e evolucionit,
    Marksi, Frojdi, Durkheim,
    Realiteti i shoqerisė industriale,
    Ne sistemin njerėzor nuk ka drejtėsi,
    Demokracia, E drejta e lėvizjes,
    E drejta e arsimimit, Tė drejtat politike,
    Komunizmi, Materializmi dialektik,
    Materia, pėrjetėsia e saj dhe ekzistenca e saj para mendimit,
    Uniteti nė natyrė, - Lėvizja nė natyrė, Evolucioni nė natyrė,
    Konflikti nė natyre,
    Materializmi historik,
    Komenti materialist i historisė,
    Komenti materialist i feseė, moralit dhe familjes,
    Feja, Morali, Familja,
    Korigjimi i teorisė materialiste,
    Shpjegimi materialist i Krijuesit,
    Shpjegimi materialist i njeriut,
    Shpjegimi materialist i vlerave njerėzore,
    Hiperbolizimi i faktorit material dhe ekonomik,
    Konsiderimi i tė gjitha vlerave morale thjesht pasqyrim i gjendjes materiale dhe ekonomike,
    Ironizimi i fesė, Ironizimi i sė vėrtetės dhe tė drejtės sė pėrjetshme dhe thėnia pėr nėnshtrimin e njerėzve ndaj faktoreve vendimtarė materialė, ekonomikė dhe historikė,
    Shpjegimi materialist i fesė, Qėshtja e familjes,
    Komunizmi i parė, Prona private, Evoluimi,
    Faktorėt vendimtare, Shpjegimi jobesimtar (xhahil) i historisė,
    Komenti Islam i historisė,
    Ekonomia mes teorisė dhe praktikės,
    Teoria komuniste, Ndalimi i pronės private,
    Zhdukja e shtresave shoqėrore,
    Sigurimi i gjithė nėnshtetasve nga shteti,
    Barazia nė paga, Ndalimi i fesė,
    Prej kujtdo sipas fuqisė sė tij dhe pėr kėdo sipas nevojės sė tij, Zhdukja e konfliktit,
    Zhdukja e qeverisė, Mes teorisė dhe praktikės,
    Mes komunizmit dhe Islamit,
    Sekularizmi ( laicizmi ) Nė ekonomi,
    Nė shoqeri, Ne dije (shkencė), Nė moral,
    Nė Art, Laicizmi dhe Islami,
    Racionalizmi,
    Patriotizmi dhe Nacionalizmi,
    Humanizmi,
    Ateizmi,
    Islami etj.

    Autor: Muhamed Kutub, Libri ka 480 faqe
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Shoku Mjekesise"

  3. #23
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Thellesia Strategjike

    Ahmed Davutoglu

    www.mesazhi.com

    Thellėsia strategjike
    Vėshtrim rreth librit “Thellėsia strategjike”, tė autorit Ahmet Davutoglu (Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Turqisė), botoi Sh.B. “Logos-A”, Shkup, Prishtinė, Tiranė, 2010.

    Njė vepėr me rėndėsi edhe pėr lexuesin shqiptar

    ...Kush ėshtė Ahmet Davutoglu?

    Ėshtė i lindur mė 26 Shkurt 1959, nė provincėn Tashkent tė Konias nė Turqi, ėshtė njė shkencėtar, politikan, diplomat dhe aktualisht Ministėr i Jashtėm i Republikės sė Turqisė.

    Ai u diplomua nw Universitetin e Bosforit, nė Fakultetin e Ekonomisė dhe Shkencave Politike.

    Temėn e magjistraturės Davutoglu e shkroi nė Institutin e Administratės Publike dhe doktoraturėn e tij nė Institutin e Shkencave Politike dhe Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė tė njėjtin universitet.

    Ndėrmjet viteve 1990 dhe 1995 ai ka punuar nė Universitetin e Marmarasė.

    Nė vitin 1993, ai ishte dhe ligjėrues, dhe nė vitin 1999 Profesor.

    Davutoglu ishte drejtor i Institutit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Universitetin Beykent.

    Qė nga fitorja e AKP-sė, Davutogllu ishte kėshilltari kryesor pėr politikė tė jashtme i kryeministrit turk, Taip Erdogan.

    Profesor Davutoglu, mė 17 janar 2003 u emėrua ambasador , me vendim tė presidentit turk, Ahmet Nexhdet Sezer dhe Kryeministrit Abdullah Gül.

    Mė 1 Maj 2009, Davutoglu emėrohet Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Turqisė.

    Ahmet Davutollu konsiderohet si pėrfaqėsues i politikės sė re shumėdimensionale turke.

    Puna e tij “Stratejik Derinlik” (“Thellėsia Strategjike”), konsiderohet baza e kėsaj politike tė re nga tė huajt.


    Ahmet Davutoglu dhe lexuesit shqiptar

    Libri “Thellėsia Strategjike”, nuk ėshtė libri i parė qė lexuesve shqiptarė u vjen nė gjuhėn shqipe nga ky autor, sepse qė nga vitit 2002, lexuesit shqiptar kanė pasur rastin ta njohin personalitetin e A.... Davtoglu pėrmes librit “Vetpėrceptimet e qytetėrimeve”, tė botuar nga shtėpia botuese, ndėr mė frytdhėnėset nė rajon, “Logos-A”, nga Shkupi.

    Vite mė parė, me 2005, shtėpia botuese “Logos-A” nga Shkupi ka sjellė nė shqip edhe dy librat e kėtij autori tė njohur turk, Ahmet Davutogllu “Kriza globale- Debatet rreth 11 Shtatorit,” dhe “Transformimi qytetėrimor dhe bota myslimane”, tė cilat janė me shumė interes pėr lexuesin shqiptar.

    Thellėsia Strategjike

    Nė fund tė vitit tė kaluar shtėpia botuese “Logos-A” nga Shkupi, lexuesit shqiptar i ofroi tė pėrkthyer librin kapital “Thellėsia Strategjike” tė autorit tashmė tė njohur Ahmet Davutoglu.

    Siē shihet edhe nga biografia e Prof. Davutoglut, ka njė pėrgatitje multidiciplinare dhe trajton tema qė janė mjaft aktuale pėr lexuesin, si historia e qytetėrimeve, politika ndėrkombėtare, filozofia e politikės etj., tema kėto qė kanė rėndėsi edhe nė shoqėrinė tonė nė ligjėrimet akademike dhe politike.

    Veēantia e trajtimeve tė autorit ėshtė kėndvėshtrimi i tij alternativ i koncepteve bazė tė shkencave sociale, duke iu shmangur imitimeve konceptuale evrocentrike. Rėndėsi nga ky kėndvėshtrim fiton koncepti kohė tė cilit autori iu jep pėrmbajtje tjetėr larg ndikimeve tė dialektikės marksiste dhe hegaliane. Historia pėr autorin, formatohet nė njė koncept qė proceset shoqėrore i sheh si ciklike, ku dy konstantet e vėrteta (drejtėsia) dhe e pavėrteta (padrejtėsia) si dy parime bazė, mbretėrojnė varėsisht nga qėllimi i aktivitetit tė njeriut. Koncepti tjetėr, gjeografia me bazė boshtin atlantik qė shprehet nė mėnyrė tė pėrmbledhur si West and East, nė kohėn e globalizmit ėshtė futur nė krizė, autori shtron nevojėn pėr njė interpretim tė ri qė merr pėr bazė edhe qytetėrimet tjera.

    Turqia pas instalimit tė ideologjisė qė njihet si kemalizėm, filloi njė proces ndryshimi me bazė modelin perėndimor. Kjo ishte pasojė e njė gjendje ku shteti turk i krijuar nga mbetjet e shtetit osman, qė ishte shpėrbėrė nėn presion e Fuqive tė Mėdha pėrjetonte probleme vetėbesimi. Pėr tė dalė nga kjo fazė amullie, elita e re politike dhe intelektuale turke, rrugėdaljen nga kjo pozitė e pa duke adoptuar njė model qė e pėrafronte vendin me botėn perėndimore. Nė kėtė proces edhe botėkuptimet mbi qenien e saj filluan ta marrin formė bazuar nė kėtė model qė bėnte njė shkėputje me tė kaluarėn e tij. Afro njė shekull kjo ideologji e re nuk kishte arritur objektivat qė i kishte vėnė vetes, siē shprehet i ndjeri Alija Izetbegoviq: “U tregua shumė shpejtė se me ndėrrimin e formės sė kapelės nuk mund tė ndėrrohet ajo qė ėshtė nė kokat ose shprehitė e njerėzve, e edhe mė pak ajo qė e pėrbėn pozitėn e tyre tė vėrtetė, prandaj tė gjitha problemet e turqve, tė djeshme nė fes dhe tė sotme nė sheshir, kanė mbetur plotėsisht tė njėjta”. Turqia nga njė vend me bosht i njė civilizimi qė gjatė shekujve XV-XVII ishte shteti mė i zhvilluar nė botė, me reformat e Ataturkut pozita e Turqisė nuk ndryshoi.

    Shembja e strukturės dypolare nė decenien e fundit tė shekullit XX, shtroi nevojėn qė shtetet tė pėrcaktojnė pozitėn e tyre vis a vis realitet tė ri tė krijuar. Njė strukturė e re e krijuar nga dominimi amerikan, pėrpiqej qė boshllėku i lėnė, shembja e Bashkimit Sovjetik tė zėvendėsohej me ekuilibra tė rinj. Pėrveē rolit tė padiskutueshėm tė superfuqisė amerikane, njė rol tė rėndėsishėm luajnė edhe fuqitė rajonale, qė me politika aktive po i konsolidojnė pėrparsitė e tyre strategjike. Njė Rend i Ri Botėror qė u lansua nga presidenti Xhorxh Bush gjatė luftės sė parė tė Gjirit (1991) i mbėshtetur nė drejtėsi dhe demokracinė ndėrmjet kombeve, me fillimin e krizės boshnjake shembi edhe iluzionet e idealistėve mė tė mėdhenj. Bota filloi tė duket gjithnjė e mė kaotike, optimizmin fillestar po e zėvendėsonin preokupimet e vjetra tė kombeve, siguria e tyre nė njė rendi qė ėshtė gjithnjė e mė kaotik.

    Nėn ndikimin e kėtyre rrethanave tė reja shtrohet pyetja, cila ėshtė pozita e popujve nė vorbullėn e kėtyre ngjarjeve?.

    Kėtė pėrgjigje duket se mė sė miri nga intelektualėt turq e jep Prof. Ahmet Davutogllu nė librin e tij “Thellėsia strategjike”. Duke proceduar me njė metodologji disashkallėshe qė fillon me pėrshkrim, shpjegim, kuptim, kuptimdhėnie e pėrmbyll me njė nivel qė e quan orientuese, e pėrcakton qenien turke nė botė, e pas luftės sė ftohtė si qendėr tė njė pėrtrirje kulturore dhe politike. Ndėrtuar mbi njė element tė rėndėsishėm strategjik siē ėshtė historia, autori shpreh vazhdimėsinė e njė qendre civilizuese siē ishte shteti osman, qė e shėnohen si thellėsi historike, dhe gjeografinė duke e riinterpretuar hapėsirė turke jo mė si vend barrierė, por si qendėr tė ripėrtrirjes politike dhe kulturore. Njė Turqi qė e lėnė mbrapa periudhėn e mbylljes dhe konflikte me fqinjėt, ndėrton bazat pėr njė politikė aktive dhe tė fqinjėsisė sė mirė (zero konflikte). Njė hapje projektohet parasėgjithash ndaj rajoneve dhe popujve qė dikur ishin dhe u formuan kulturalisht u formuan nė periudhėn e shtetit osman, qė Hajdegeri do t’a quante “qeniesim i qenies”. Duke e konsideruar strukturėn globale si tejet dinamike dhe ambietin ndėrkombėtar si jo stabil si dhe njė hap drejt njė rendi tjetėr multipolar, autori kėrkon qė politika e jashtėm turke tė shėrbejė me “formula tė mesme” duke bėrė njė vlerėsim tė pėrhershėm tė konjukturės nė fjalė.

    Pėr tė siguruar njė pozicion sa mė tė mirė nė ekuilibrat rajonalė dhe globalė, autori ndėrton njė shkallėzim strategjik nė disa nivele: a) nė nivel tė baseneve tokėsore Ballkan-Kaukaz-Lindje e Mesme; b) nė nivel detar, baseni i Mesdheut Lindor, Deti i Zi, Gjiri dhe Kaspiku, dhe c) nė nivel kontinental, Evropa, Afrika Veriore, Azia Juglindore, Azia e mesme dhe Lindore.

    Pėr lexuesin shqiptar me rėndėsi nė kėtė vepėr ėshtė pozicioni i Ballkanit nė strategjinė e re turke, e mė kėtė edhe i shqiptarėve. Si pjesė e gjeostrategjisė tokėsore tė Turqisė, baseni i Ballkani zė pozite tė rėndėsishme pasi kjo zonė lidh Turqinė me Evropėn, por njėherit ėshtė zonė ku Turqia ka lidhje historike me popullsi qė identitetin e tyre kulturor e kanė formuar duke qenė pjesė e shtetit osman. Kėtu nė radhė tė parė behėt fjalė pėr shqiptarėt dhe boshnjakėt, por edhe pėr grupe tė tjera etnike qė jetojnė si pakica nė shtetet e Ballkanit por qė kanė identitet fetar islam.


    Turqia dhe Ballkani

    Siē shprehet Prof. Davutoglu, qėllimi afatshkurtėr dhe afatmesėm i Turqisė nė Ballkan ėshtė fuqizimi i Shqipėrisė dhe i Bosnje dhe Hercegovinės si shtete, si dhe krijimin e njė baze juridike ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e ...pakicave myslimane nė shtetet e Ballkanit. Politika e jashtme turke shpreh interesim pėr ruajtjen e brezit strategjik qė fillon nga Bėrēko-Bosnjė e Mesme-Sanxhak-Kosovė(Shqipėri)-Maqedoni-Trakė Perėndimore-Turqi. Ky brez ėshtė dėmtuar gjatė luftės sė Bosnjės, nga gjenocidi dhe spastrimi etnik, por edhe nga problemi i veriut tė Kosovės, duke krijuar shkėputje nė kėtė brez.

    Shqiptarėt duke qenė njė nga popujt me numėr mė tė madh nė rajon, marrin peshėn e njė faktori qė do tė jetė aktori kryesor i politikės sė jashtme turke nė Ballkan. Kjo vie nė shprehje parasėgjithash pėr shkak tė pozitėn qendrore qė kanė nė Ballkan, sidomos pjesa e Kosovės, por edhe pėr shkak tė dinamikės demografike. Me pavarėsimin e Kosovės, duket se pesha e kontradiktave tė ekuilibrave ballkanikė po zhvendoset drejt Maqedonisė, krahas Bosnje Hercegovinės. Maqedonia si njė shtet me pėrbėrje multietnike dhe probleme me identitet shtetėror dhe kulturor, ėshtė bėrė fushė ku fqinjėt pėrpiqen pėr tė siguruar pėrparėsi strategjike.

    Pėr rendėsinė e kėsaj vepre flet fakti se deri mė tani ėshtė ribotuar pėr tė 41-tėn herė nė Turqi, por edhe nė shumė gjuhė tė tjera, duke ngjallur debate pro edhe kundra. Sė fundi, libri ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn greke, duke u bėrė njėri nga librat mė tė shitur dhe i komentuar si “libėr qė duhet lexuar nga tė gjithė”. I quajtur nga ambasadori amerikan Mark Parris, si “Kisingjeri turk”, nė kėtė libėr Ahmet Davutoglu ofron kornizėn teorike tė politikė sė jashtme turke. Kėndvėshtrimi i autorit pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė origjinal dhe mbresėlėnės, kuadri teorik argumentohet fuqishėm me faktografi, duke hapur horizonte tė reja nė planifikimnt strategjik. Besoj qė biblioteka jonė dhe idetė tona do tė pasurohen shumė nga kjo vepėr.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Shoku Mjekesise"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    E kam lexu Kur'anin dhe shum libra tjere te fese islame dhe e kam praktikuar fene islame nje kohe por tash jam terhjekur sepse jam bindur se feja islame nuk eshte e vetmja rruge e drejte per te Zoti ashtu sic pretendohet.

    Edhe vete Muhamedi ka thene se Jezusi do te kthehet e ta udhezoje njerezimin ne rrugen e drejte, prandaj them se eshte me mire te presim mesazhin e tij!
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  5. #25
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Po sikur te vdesesh pa ardhe Jezusi me cfare veprash dhe cfare feje do i dalesh Zotit ti "prizen"?
    "Shoku Mjekesise"

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2011
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    E kam lexu Kur'anin dhe shum libra tjere te fese islame dhe e kam praktikuar fene islame nje kohe por tash jam terhjekur sepse jam bindur se feja islame nuk eshte e vetmja rruge e drejte per te Zoti ashtu sic pretendohet.

    Edhe vete Muhamedi ka thene se Jezusi do te kthehet e ta udhezoje njerezimin ne rrugen e drejte, prandaj them se eshte me mire te presim mesazhin e tij!
    Je terhek apo ta ka terheq shejtoni ?!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    E kam lexu Kur'anin dhe shum libra tjere te fese islame dhe e kam praktikuar fene islame nje kohe por tash jam terhjekur sepse jam bindur se feja islame nuk eshte e vetmja rruge e drejte per te Zoti ashtu sic pretendohet.

    Edhe vete Muhamedi ka thene se Jezusi do te kthehet e ta udhezoje njerezimin ne rrugen e drejte, prandaj them se eshte me mire te presim mesazhin e tij!
    Besoj se e ke lexu Kuranin ,por ai lexim nuk ka qen lexim me pastertin e paster te njeriut dhe te mendjes sepaster qe duhet ta ket nje njeri me mendjen e shendosh njerzore,ti pra ke lexue por me nje mndim jo te shendosh per saktesin e kuranit ,leximi i juaj ka qen vetem sa per te pasur njohuri per Kuranin dhe per ta shfrytezu per fyerje ndaj atyre qe kan mendjen e shendosh ,prandaj ti nuk ke kuptue pastertin dhe drejtesin e qe sjell Kurani lol .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar mė parė nga _Mersin_ Lexo Postimin
    Po sikur te vdesesh pa ardhe Jezusi me cfare veprash dhe cfare feje do i dalesh Zotit ti "prizen"?
    Me fene e paster nga idhujtaria!

    Ju i akuzoni te krishteret per kryqin kurse vete e shenjteroni Gurin e Zi dhe Qaben qe nuk jane asgje tjeter vetem se objekte tokesore te parendesishme!

    Kurse sa i perket veprave une vazhdimisht bej vepra te mira p.sh. edhe t'i ndihmosh nje kolegu te punes eshte veper e mire gje qe nuk jua kane permendur juve hoxhallaret apo librat tuaj.
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  9. #29
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kush te tha ty se adhurojme Gurin e Zi dhe Qaben.Ke quan adhurim ti?Dhe ne cfare forme e adhurojne muslimanet?E di ti kush e ndertoi Kaben?
    "Shoku Mjekesise"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Muslimanet besojne se sjellja rreth Qabes dhe prekja e Gurit te Zi ja fshin mekatet.

    Kurse, sa i perket ceshtjes se kush e ndertoi Qaben nuk ka fakte historike vetem gojedhena te arabeve.

    Prapeseprape, pa marre parasysh kush e ndertoi Qaben e perseris: ajo eshte thjesht nje objekt tokesor i parendesishem!
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  11. #31
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    Muslimanet besojne se sjellja rreth Qabes dhe prekja e Gurit te Zi ja fshin mekatet.

    Kurse, sa i perket ceshtjes se kush e ndertoi Qaben nuk ka fakte historike vetem gojedhena te arabeve.

    Prapeseprape, pa marre parasysh kush e ndertoi Qaben e perseris: ajo eshte thjesht nje objekt tokesor i parendesishem!
    Cfare thojne muslimanet ku shkojne rreth Kabes? Lusin dhe lavderojne Zotin apo lavderojne kaben dhe lusin gurin e zi.Pra ne fillim duhet te kuptosh se cfare quhet adhurim.Prekja e dickaje nuk eshte adhurim.Se njeriu prek qindra gjera gjate dites.Adhurim quhet kur ti mendon se Guri do te sjell dobi e jo Zoti.Kur ti i kushton lutje dhe hyjnizon gurin e jo Zotin.me sill nje citim qe muslimanet bejne idhujtari.Perkundrazi Muslimanet adhurojne vetem Zotin por Kabja i sherben si vend Bashkimi.Prandaj thuhet nga Profeti Muhamed a.s Me mire eshte te prishet Kabja gure gure se te derdhet gjaku i nje muslimani.Kjo tregon se e rendesishme ne Islam eshte njeriu qe adhuron Zotin dhe shenjteria e Zotit.Kabja eshte e shenjteruar se aty ka njerez qe adhurojne Zotin.Kabja nuk ishte e lejuar per drejtim kur ajo ishte me idhuj e paganeve arabe.Ti djalosh ke nevoje per shpjegime.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 27-05-2011 mė 09:22
    "Shoku Mjekesise"

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Ja nje fragment nga Bibla ku permenden keshillat e me te madhit te profeteve (Jezusit) per te cilin ka deshmuar edhe Muhamedi se Ai do te kthehet e ta udhezoje njerezimin ne rrugen e drejte dhe ku deshmohet qarte qe menyra se si i kryejne sot ritualet Muslimanet por edhe te Krishteret eshte e gabueshme:

    5


    Dhe kur ti lutesh, mos u bėj si hipokritėt, sepse atyre u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė sheshet e rrugėve, nė mėnyrė qė njerėzit t`i shohin; nė tė vėrtetė ju them se ata tashmė e kanė marrė shpėrblimin e tyre.

    6


    Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht.

    7


    Por kur ju luteni, mos pėrdorni pėrsėritje tė kota siē bėjnė paganėt, sepse ata mendojnė se do t`u plotėsohet lutja se kanė pėrdorur shumė fjalė.

    8


    Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t`i kėrkoni.

    Bibel: Mateu: Kapitulli 6
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Pra sic thuhet ketu:

    Por ti, kur lutesh, futu nė dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta shpėrblejė publikisht.
    Nuk kemi nevoje te shkojme as ne Kishe as ne Xhami qe t'i lutemi Zotit por kete mund ta bejme edhe ne dhomat tona, por problemi eshte se udhehqesit fetare per perfitime materiale kane urdheruar ndertimin e objekteve te adhurimit dhe duke u arsyetuar te populli se duhet te mbledhen fonde per tu mirembajtur keto objekte ata cdo vit mbledhin shuma te medha parash.

    Thene shkurt, udheheqesit fetare (te seciles fe) jane dallaveraxhinjte me te medhenje qe egzistojne ne kete bote sepse pervec se kane siguruar per vete nje profesion dhe vend pune ata i kane siguruar keto gjera edhe per pasuesit e tyre per sa kohe qe do te kete njerez injorante ne kete bote qe i paguajne ata.
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Libra qe duhet te lexojne jomuslimanet para se te flasin per ceshtjet fetare

    Ktu paska shume libra

    http://www.qiksh.no/shkarko/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •