Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    447

    Si të bllokojmë reklamat/objektet filmike te Opera

    Ky eshte nje vazhdim i temës qe trajton bllokimin e reklamave ose objekteve filmike flash te tre shfletuesit per kompjuter me te perdorur te internetit. Aktualisht, shfletuesi i peste me i perdorur eshte Opera.

    Te Opera, mundesite per bllokimin e reklamave jane te ndertuara brenda shfletuesit, ndaj nuk nevojitet te instaloni shtesa te tjera. Disa menyra per te arritur rezultatin e dashur:

    1. (më e shpejta) Ne shfletuesin e hapur, shtyp tastin F12. Ne menyne e shfaqur (shih figurën 1) heq shenjën e zgjedhjes nga Enable Plug-Ins dhe vijon shfletimin normalisht. Me kete menyre bllokohen tere objektet filmike ne nje faqe, pa mundesine per t'i klikuar ato.

    2. (e rekomanduar) Ne shfletuesin e hapur, shtyp njeherazi tastet Ctrl dhe F12. Ne dritaren e shfaqur (shih figurën 2) shkon te Advanced > Content dhe vë shenjen e zgjedhjes te Enable Plug-Ins (tipike). Poshtë saj lexon Enable plug-ins only on demand. Kur e zgjedh kete, merr kontroll te plote mbi objektet filmike te bllokuara: faqet me keto objekte do hapen normalisht, por ne kornizën e objektit do jepet nje ikone e cila mund te kontrollohet duke e klikuar (shih figurën 3).

    3. (e avancuar) Kjo metode perdoret per te bllokuar objektet filmike ne faqe të caktuara. Per kete, shtyp tastin F12 kur je ne nje faqe qe ka objekte te tilla, zgjedh nga menyja Edit Site Preferences..., shkon te Content dhe heq ose vë shenjen e zgjedhjes te Enable plug-ins.

    Kur nevojitet te çaktivizohen tere objektet flash ose te ngjashme? Nese e keni te kufizuar banden e internetit, nese doni te ruani burimet e kompjuterit (kujtesën, CPU), nese doni te ruani baterine e kompjuterit portativ kur udhetoni (kur shfletoni).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-05-2011 më 15:28

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BHGod
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    447
    Edhe nje metode e katert per bllokimin e objekteve filmike ne korniza flash, qe hyn te të shpejtat dhe mbase eshte me e duhura per te çaktivizuar (totalisht) vetem objektet per te cilat ben fjale kjo teme (ose te tjera sipas zgjedhjes).

    4. (elegante) Ne shfletuesin e hapur, shkon te opera : plugins dhe kerkon per Shockwave Flash: anash saj shtyp Disable.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •