Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 391
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    21 janari, Apeli liron 3 gardistët: S'ka prova të mjaftueshme


    TIRANE- Gjykata e Apelit urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj, dhe Sadik Çela dhe Mark Nikolli Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

    Gardisti Ahmetaj së bashku me kolegët e tij Sadik Çela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.

    Rreth orës 09: 50 minuta Gjykata e Apelit nisi shqyrtimin një nga një të dosjeve të gardistëve . Sipas NEWS24, në seancë Prokuroria kërkoi kohë për të bërë ekspertizën. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit të cështjes dhe avokatëve mbrojtës vendosi lirimin e gardistëve Ahmetaj pasi sipas gjykatës "ishin të pabazuara në ligj provat dhe faktet në të cilat mbështeste dyshimet prokuroria."

    Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” publikoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit të gardistit Sadik Çela, ku sipas akt ekspertimit mjeko ligjor Faik Myrtaj nuk ishte qëlluar nga efektivat e gardës. (Detaje të vendimit mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

    Tre nënoficerët e njësisë speciale, u arrestuan më 10 shkurt si të dyshuar se kishin qëlluar me armë më 21 janar, ku për pasojë gjetën vdekjen katër demonstrues, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

    I vetmi që gjendet në qelitë e burgut nën masën e sigurisë "arrest me burg" është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash. Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.
    (s.g/balkanWeb)
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    nje tjeter disfate per pucistat e 21 janarit ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Hajde Drejtesi hajdee ee mjere naa e mjere.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    i mbajten ne burg me te vetmin motiv derisa ti gjenin provat ....

    me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut nuku ka ....

    si e lejon ambasadori nje shkelje te tille kaq flagrante ....???? si e mbeshtet ai kete Prokurori ????
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    i mbajten ne burg me te vetmin motiv derisa ti gjenin provat ....

    me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut nuku ka ....

    si e lejon ambasadori nje shkelje te tille kaq flagrante ....???? si e mbeshtet ai kete Prokurori ????
    Me kete vendim te gjykates,kane me reagu shume familje....
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    po mos te ishte Ambasadori, e kishen djege Shqypenin dhe kush tju delte para nje nuk kish mbete i gjalle.Sot ishen mbush buregjet me gardist e Polic. Kjo ndoshta dikuj i duket e pa besueshme, nese do te ishte pakti sovjetik i Warsaves ne vend te NATOS sotesheme te Amerikes, kishen me pa Shqypetaret se si funkesionoin te drejtat e njeriut te eny,edy rameve e ruc, ngjelo, gjinusho, dokle,milo, majko,fino, qose revoluciono vonuseve?!
    Ambasadori Amerikan ua lejon, ta ushtrojen metoden e tyne tinezare,ti shof me mire deri ku muned te arrine kusaria e asaj funderrine ppsh-isto staliniste e ashtuquajtun ps.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 02-03-2011 më 06:32
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ajde shqiperi ajde

    ajde te ne roj sala
    Partizoni

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    21 janari, Apeli liron 3 gardistët: S'ka prova të mjaftueshme


    TIRANE- Gjykata e Apelit urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj, dhe Sadik Çela dhe Mark Nikolli Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

    Gardisti Ahmetaj së bashku me kolegët e tij Sadik Çela dhe Mark Nikolli nuk pranuan akuzat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit shfuqizimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.

    Rreth orës 09: 50 minuta Gjykata e Apelit nisi shqyrtimin një nga një të dosjeve të gardistëve . Sipas NEWS24, në seancë Prokuroria kërkoi kohë për të bërë ekspertizën. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit të cështjes dhe avokatëve mbrojtës vendosi lirimin e gardistëve Ahmetaj pasi sipas gjykatës "ishin të pabazuara në ligj provat dhe faktet në të cilat mbështeste dyshimet prokuroria."

    Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” publikoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit të gardistit Sadik Çela, ku sipas akt ekspertimit mjeko ligjor Faik Myrtaj nuk ishte qëlluar nga efektivat e gardës. (Detaje të vendimit mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

    Tre nënoficerët e njësisë speciale, u arrestuan më 10 shkurt si të dyshuar se kishin qëlluar me armë më 21 janar, ku për pasojë gjetën vdekjen katër demonstrues, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

    I vetmi që gjendet në qelitë e burgut nën masën e sigurisë "arrest me burg" është shefi i shtabit të njësisë speciale, majori Agim Llupo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash. Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.
    (s.g/balkanWeb)

    Nuk e vrau ky, se vrau ai???!!!
    Po kush i vrau??!!
    Duhet qe çeshtja te zbardhet plotsisht.
    I ka vra garda, ka rrespektu ligjin apo jo, nuk ka fare rendsi, duhet te zbardhet çeshtja patjeter.
    Eshte e pamundur te mos gjinden autoret me gjith ato kamera, kushdo qofshin. Shqiptart dun te verteten.
    Nese behen pazare t'ndyra me kete çeshtje, me t'vertet qe zhgenjimi do jet i madh.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    21 janari, Apeli liron 3 gardistët: S'ka prova të mjaftueshme


    Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit të cështjes dhe avokatëve mbrojtës vendosi lirimin e gardistëve pasi sipas gjykatës "ishin të pabazuara në ligj provat dhe faktet në të cilat mbështeste dyshimet prokuroria."

    Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” publikoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së arrestit të gardistit Sadik Çela, ku sipas akt ekspertimit mjeko ligjor Faik Myrtaj nuk ishte qëlluar nga efektivat e gardës. (Detaje të vendimit mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

    (s.g/balkanWeb)

    Tani u mor vesh se çfar iduhet ti kete thene zv. sekretari i shtetit Steinberg, Edvin Ramës, kur e thërriti per takim ne ambasaden amerikane.

    Steinberg:

    - Z. Rama, te thirra ne ambasade per te biseduar, ngaqë ketu jam i sigurte se nuk mund te përgjohem, gjë qe nuk mund ta them per seline e çimkave.
    Më fal, per seline e PS-së.

    Z. Rama, ekspertet tane te FBI-se qe po punojne me prokurorine shqiptare, kanë zbuluar se vetem 1 nga viktimat e 21 Janarit eshte vrare nga nje plumb rikoshet, që ka dale nga armet e gardes.
    Pra një vrasje pa dashje.
    3 viktimat e tjera jane vrare me plumba pistolete nga demostruesit. Pra vrasje te planifikuara

    Ne qofte se ti nderpret bojkotin dhe futesh ne zgjedhjet e 8 Majit, ateher ne nuk te fusim ne burg per vrasjen e 3 demostruesve.
    Perndryshe, vetëm po u fute në atë të Anetës, mund të shpëtosh.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 02-03-2011 më 07:35

  10. #10
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Hajde Drejtesi hajdee ee mjere naa e mjere.
    A eshte drejtesia qe nga provat denoi nje gardist dhe po vuan burgimin ? A eshte perseri drejtesia qe liroi 3 gardiste te tjere per mungese provash ? Po te ishte kjo drejtesi e mjere do ishin liruar te gjithe gardiset me prova e pa prova . Por vendi ka ligje dhe ka gjykate, Nuk duhet paragjykuar nje vendim te gjykates ne mungese te llogjikes., Vetem se jane gardist , na qenkan te gjithe fajtore
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-03-2011 më 07:46
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  11. #11
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Prokuroria nuk mund te beje nje hetim te sakte nese nuk hetohen dhe organizatoret e dhunes. Hetimi i plote do zbulonte dhe shume gjera te tjera.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #12
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Me kete vendim te gjykates,kane me reagu shume familje....
    Nese vertet drejtesia ashete shqyptare epa aneshme politikishet, pa marr parasysh, duhej te liroheshin te gjithe gardistet.
    Familjaret duhet te kekrojen llogari te vdekje porositesit qe i para lajmeruan vdekjet para se fillojen demostratat "paqesore" Ti Adriana, beson se Bekimja e meritonete ate qe i negjau ne rrugen e kryeqytetit vete Tiranes Shqyptare?!
    Fotot jan, deshmit jan, nje dite para ku e dinte rama se Berisha duhej te kalonete permbi nje vareg kufomash? nje dite mbase ngjela ishte qe kerkonete vdekje te pa numerta 13000 e teper viketima i dukeshin pak ati per ti plotesua kushtet e veta?! Shyqyr thuaj qe ashete koha e tekenologjis sotisfikume, per ndryshe bishat e ksihen bere kobin e 97-tes te paralajmerueme me kohe! fale tekenologjis u alivinosen sa do pak krye kriminelet qe paralajmeruan vdekjen dhe djegejen e shqypenis se ju duhej pushteti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 02-03-2011 më 08:19
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  13. #13
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Ky eshte gjygji i turpit.
    Ne raste te tilla gjykata gjen urdheruesin po te kete,gardistat ishin ne krye te detyres te sulmuare nga protestuesit dhe ase nuk duhet tu nxirren emra kushe ishine se kjo bie ndesh me statusin e gardistit dhe rregulloren e mbrojtjes se objekteve te rendesise veqante.
    DUHET TE PRANGOSET EDI RAMA ME ORGANIZATORET PORE DUHET ***** SE S TE LEN KJO DEMOKRAZIA ME EUROPEN E AMERIKEN QE URREN KAQE SHUME EDI RAMA

  14. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Jamarber Lexo Postimin
    Ky eshte gjygji i turpit.
    Ne raste te tilla gjykata gjen urdheruesin po te kete,gardistat ishin ne krye te detyres te sulmuare nga protestuesit dhe ase nuk duhet tu nxirren emra kushe ishine se kjo bie ndesh me statusin e gardistit dhe rregulloren e mbrojtjes se objekteve te rendesise veqante.
    DUHET TE PRANGOSET EDI RAMA ME ORGANIZATORET PORE DUHET ***** SE S TE LEN KJO DEMOKRAZIA ME EUROPEN E AMERIKEN QE URREN KAQE SHUME EDI RAMA
    o Jamarber i nerum, pse nuk fole ma shpeshe, po e len plakun te shkarravis ketu!
    Pershendetje
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ekspertiza në gjyq: Faik Myrtaj s‘u vra nga Garda


    Klodiana Lala (Gazeta Shqiptare)

    Faik Myrtaj, nga fshati Cakran i Fierit, i cili humbi jetën në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, nuk është qëlluar nga efektivët e Gardës së Republikës. Një fakt i tillë vërtetohet shkencërisht nga akti i ekspertimit balistik të armëve të sekuestruara në Gardën e Republikës, çka duket se ka vënë në vështirësi organin e akuzës për të drejtuar “sytë” nga ndonjë strukturë tjetër. Akti i ekspertimit i është vënë në dispozicion gjykatës së Tiranës, e cila caktoi dhe masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë, për tre gardistët, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe Sadik Çela. “Predha e gjendur në trupin e viktimës Faik Myrtaj nuk rezulton të jetë qitur nga armët e përdorura nga efektivi i Gardës”, - thuhet në vendimin e gjykatës për personin nën hetim, gardistin Sadik Çela. Në të njëjtin vendim thuhet gjithashtu se efektivi i Gardës ka qëlluar në drejtim të demonstruesve, madje me intensitet të lartë. Sot tre gardistët, Nikolli, Ahmetaj dhe Çela, do mbërrijnë në gjykatën e Apelit për të mësuar për fatin e tyre.


    ----------------------


    Edvin Rama, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Armando Prenga, Pjerin Ndreu !
    Tregoni emrat e vrasësve, që paguat për të vrarë demostruesit.



  16. #16
    Si na plaset!
    Tani te marrin e te flasin ne emer te drejtesise, disa anetare ketu qe jane totalisht te politizuar sikur nuk shkon!
    Mos do thoni tani qe edhe delijorgji, pinari, minxholli qenkan te pafajshem dhe drejtesia jone eshte shume ne rregull, dhe nuk na takon te gjykojme mbi vendimet qe jep!
    Per cfare drejtesi flisni ju ketu pash Zotin, dhe flisni me aq kompetence sikur te ishit ne eskperte te fushes te se drejtes! As qe keni analizuar ndonjehere ndonje vendim gjyqesor, dhe na flisni ne "rregull e ka gjykata"....

    Nuk po zgjatem shume, se e di se nuk ia vlen, por po e mbyll me nje thenie te nje njeriu te mencur si Viktor Hygo, per ata qe kane lexuar "njeriu qe qesh" se e hasni aty kete thenien: "I varfri eshte i pambrojtur nga gabimet qe ben drejtesia"

    Inshallah e kuptoni, dhe t'i lini me menjane ato kompetencat analitike qe; paskemi gjyqesor qe nuk gabon!
    Mos rafshi ndonjehere ne doren e tyre, se pastaj kane per t'iu kujtuar keto qe iu thashe.

  17. #17
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Arvizu: Policia u sulmua dukshem me 21 janar

    http://www.kohajone.com/zfoto/201103...7_artikull.jpg

    Rozeta Rapushi
    Shtetet e Bashkuara te Amerikes bejne thirrje per forcat politike qe te pergatiten per zgjedhjet lokale te 8 majit, duke i vleresuar ato si shume te rendesishme dhe se duhet zhvilluar ne kete date. Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Aleksander Arvizu, tha dje nga qyteti i Vlores ku ndodhej per nje takim me kreret e pushtetit lokal, se eshte shume e rendesishme qe zgjedhjet e 8 majit te zhvillohen me te mira se zgjedhjet e kaluara. Nderkohe qe beri apel edhe per nje hetim sa me te mire per ngjarjen e 21 janarit, duke theksuar faktin se te gjithe e pane qe policia u sulmua ashper nga turma protestuese. Zgjedhjet "Shtetet e Bashkuara, kane ndjekur dhe mbeshtesin faktin qe eshte shume i rendesishem qe keto zgjedhje, te ndodhin me 8 Maj, sic e kerkon dhe Kushtetuta shqiptare dhe per mua eshte e rendesishme dhe me shume kuptim ta them kete jashte Tiranes, ne Vlore, qe nuk eshte kryeqyteti i Shqiperise", u shpreh dje Arvizu gjate takimin me krere te pushtetit lokal ne qytetin bregdetar. Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit, jane nje mundesi per qytetaret qe te zgjedhin drejtuesit e tyre. "Para 20 vjetesh, shqiptaret larguan komunizmin dhe nuk duan ta shohin ate perseri. Populli shqiptar ka fituar te drejten per te zgjedhur drejtuesit, lideret e tij. E dime dhe jemi te gjithe koshiente qe ka pasur disa probleme dhe me pare ne lidhje me zgjedhjet. Por ja qe dhe ne Amerike, kemi probleme. Gjeja e rendesishme eshte qe keto zgjedhje te jene me te mira sec kane qene", theksoi Arvizu. Sipas tij, "edhe zgjedhjet parlamentare te 2013, duhet te jene me te mira sec kane qene ato te vitit 2011, e keshtu me radhe duke u permiresuar". Duke theksuar faktin se shqiptaret e meritojne te kene nje zgjedhje. Demonstrata Duke komentuar edhe ne Vlore, demonstraten e dhunshme te 21 janarit, Arvizu tha se ajo qe ndodhi ne kete date, ishte nje gje e tmerrshme per vendin, ku kater persona vdiqen ate dite. "Ajo qe ndodhi ne 21 janar, ishte nje gje e tmerrshme per vendin ku kater persona vdiqen ate dite. Ne opinionin tim, ata nuk duhet te kishin vdekur. Kishte mbi 100 te plagosur, kishte qytetare dhe kishte police. Dhe nese e shikoni videon, ne fillim te demonstrates, duket qarte se policia u sulmua", u shpreh Arvizu. Por sipas tij, ajo cka eshte e rendesishme sot, eshte fakti se hetimi po zhvillohet. Ndaj Ambasadori Amerikan, theksoi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te hetoje ne menyre te paanshme. "Me ane te fteses se prokurores, ne si ambasade, po japim ndihmesen tone, per te ndihmuar ekipin. Ne kemi punuar shume ngushte me te dhe me te vertete e mbeshtesim shume, qe ky hetim te behet sa me shpejt. Eshte shume e rendesishme qe ky hetim te behet, ne menyre te drejte, te logjikshme dhe sa me shpejt. Eshte e rendesishme qe ky hetim te vazhdoje pa nderhyrje", u shpreh ai. Duke evidentuar dhe kerkesen e zv/sekretarit Steinberg per nje hetim te tille.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  18. #18
    1LiFe & 1LoVe Maska e -BENI-
    Anëtarësuar
    01-03-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    41

    “21 janari”, Apeli liron tre gardistët

    Gjykata e Apelit urdhëroi lirimin nga qelia të tre efektivëve të Gardës së Republikës, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, të cilët dyshoheshin si përgjegjës për vrasjen e katër civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Nënoficerët Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli rifituan lirinë pas 20 ditësh qëndrimi në qelitë e paraburgimit, pasi prokuroria nuk ka gjetur prova për të vërtetuar fajësinë e tyre në ndonjërën nga katër vrasjet e ndodhura më 21 janar. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30- ditor, kohë gjatë së cilës prokuroria duhet të mblidhte prova për të fajësuar të dyshuarit. Në fakt, ekspertimi balistik i predhës së hequr nga trupi (koka) e Aleks Nikës, nga Lezha, i cili gjeti vdekjen pak ditë pas demonstratës në një spital në Turqi, do të hidhte dritë mbi faktin nëse kjo predhë është qitur nga ndonjë prej armëve të përdorura nga efektivi i Gardës dhe konkretisht nga tre nënoficerët nën hetim. Ekspertimi nuk ka përfunduar e për pasojë, gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e të dyshuarve. Në qeli ka mbetur vetëm Agim Llupo, shef i shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Është provuar se një predhë e gjetur në trupin e Ziver Veizit nga Gjirokastra, është qitur nga arma automatike që i përkiste efektivit Llupo.
    Vendimi
    Procesi për shqyrtimin e apeleve të tre gardistëve nisi rreth orës 09:50 të ditës së djeshme. Të dyshuarit Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, nënoficerë të Gardës së Republikës, hodhën poshtë akuzën e rëndë të “vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, duke pretenduar se nuk janë autorët e vrasjes së katër demonstruesve më 21 janar. Në këtë mënyrë, të dyshuarit kërkuan shfuqizimin e vendimit të gjykatës së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë, afat ky që do të përfundonte më 11 mars, pra pak ditë më vonë. Gjatë seancës së djeshme prokuroria ka kërkuar sërish kohë, me qëllim që të përfundojë ekspertiza balistike e predhës që i është hequr nga trupi demonstruesit Aleks Nika. Në këtë mënyrë do të mund të vërtetohej nëse predha është qitur nga ndonjë prej armëve që kishin në përdorim nënoficerët. Në fakt, organi i akuzës ka arritur të provojë faktin se të tre gardistët, pjesë e “grupit të zjarrit” kanë qëlluar me armë ditën e demonstratës së dhunshme, që përfundoi me katër viktima dhe shumë të plagosur. Shkalla e dytë e gjyqësorit, pasi dëgjoi pretendimet e të dyjave palëve vendosi të shfuqizojë vendimin e gjykatës së Tiranës dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të gardistëve. Prokuroria dyshon se vrasjet janë kryer nga efektivët e Gardës, të cilët kanë qëlluar me gjashtë armë ‘MP5’ të kalibrit 9 mm.


    Ndryshuar për herë të fundit nga -BENI- : 03-03-2011 më 12:29
    1LiFe & 1LoVe

  19. #19
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pse vertete prisnit se do merrnin denim ? Fundja ata urdherat e me te medhenjve zbatuan. Mjere viktimat dhe familjet e tyre .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    shume i mbajten,,,,,,habitem se atje te gjithe lirohen,,,,

    vetem naj fukara bo burg se tjerert dalin ...pa i futur akoma,,,

    kam nje komshi qe beri nje aksident me makine beri 3 vjet brenda,,,,

    keta vrasin mes dites dhe dalin per 20 dite,,,,

    hajde shqiperi hajde

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •