Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Presidendi Jokushtetues!?

    Jam mė se i bindur se, edhe sikur tė jemi njė komentues sado i zakonshėm, mund tė vėrejmė se tek procedurat e fundit tė zgjedhjes sė Presidentit tė Kosovės nga ana e Kuvendit tė Kosovės, nė mėnyrė flagrante ėshtė bėrė shkelja e rėndė e dispozitave kushtetuese.
    Edhe pa qenė ndonjė ekspert juridik, mjafton qė, me njė pėrsiatje mė tė theksuar t’i qasemi interpretimit logjik tė pikės 4 dhe 5 , tė nenit 86, tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės (zgjedhja e presidentit), dhe do tė bindemi se kėtu ashiqare kemi tė bėjmė me shkelje tė kushtetutshmėrisė. Pika 4 e po kėtij neni tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, thotė: “Zgjedhja e presidentit bėhet me dy tė tretat (2/3) e votave tė gjithė deputetėve tė kuvendit” A thua, kur nga ligjvėnėsi ėshtė formuluar kėshtu kjo pikė e kėtij neni (86), a ėshtė menduar me 2/3 e prezencės obliguese apo supozuese tė deputetėve nė momentin e zgjedhjes sė presidentit nė Kuvend? Ta zėmė se nė esencėn e kėsaj pike, aludohet nė prezencėn e supozuar (imagjinare) tė deputetėve me pjesėmarrje prej dy tė tretave (2/3), dhe, se, konkretisht tek rasti Pacolli, nė momentin kritik tė votimit, Kuvendi ka pasur kuorumin e duhur pėr vazhdimin e vendosjes me mbi 50% tė deputetėve (67 deputet). Tė shkojmė mė tutje nė citimin e pikės 5 tė po kėtij neni:“Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para, organizohet votimi i tretė nė mes tė dy kandidatėve tė cilėt kanė marrė numrin mė tė lartė tė votave nė votimin e dytė dhe kandidati qė merr shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve, zgjidhet President i Republikės sė Kosovės” Pjesa e dytė e kėsaj pike, precizon njė situatė ku si propozim kemi 2 kandidatė pėr President, por as procedura e ngjashme nė situata tė kur ka vetėm njė kandidat, nuk duhet tė merret si shkelje, sepse aty askund nuk precizohet se detyrimisht nė votimin e presidentit duhet tė vendoset me dy kandidatė tė propozuar.
    Pra, sikur mund tė shihet dhe kuptohet nga ky definim, pjesa e parė e kėsaj dispozite kushtetues na thotė shumė qartė se,“ Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para, organizohet votimi i tretė... “ .Pra, ligjvėnėsi kėtu e pėrdor nocionin “nuk merr”, e jo “nuk ka mundėsi tė merr”(!?). Tashti, nė vijim, tė parashtrojmė pyetjen tjetėr kureshtare: nga kush “nuk merr” 2/3 e votave?
    Pa dyshim, si pėrgjigje mė logjike nė kėtė pyetje do tė ishte:”nga mė shumė se 2/3 e deputetėve tė cilėt gjatė votimit janė ( duhet tė ishin) prezentė nė sallė!
    Ta zėmė, edhe sikur nė pikėn 5, tė net 86, tė Kushtetutės sė Kosovės, nė vend tė konstatimit “Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para...” , tė ishte shkruar: “Nėse asnjėri kandidat “nuk ka mundėsi tė merr”shumicėn prej dy tė tretave (2/3) nė dy votimet e para...”, atėherė e tėrė procedura e paraparė vetėm me kuorum nė dy votimet e para po na del si lojė “xhixhimonash” apo ritual i tepruar pa kurrfarė kapshmėrie logjike!
    Po pse na u dashka tė votohet dy herė me mbi 50% tė deputetėve prezent nė sallė (67 sa ishin atė ditė) , kur dihet se me ta kurrsesi nuk arrihet kuota e kėrkuar prej dy tė tretave (2/3) kushtetuese (80 deputet) ?!! S’ka se si ndryshe tė kuptohet kjo veē se, “hajgarellėk” dhe “maskarallėk”! Nėse vėrtetė nga ligjvėnėsi ėshtė menduar ashtu sikur ėshtė vepruar, atėherė, kėto praktika tė palogjikshme tė formuluara normative, nuk do t’i duronte as njė akt sekondar mė i thjeshtė juridik, e mos tė flasim pėr kushtetutėn si akt mė tė lartė konstituiv tė njė shteti.
    Sikur atė ditė kritike, kjo shkelje e kushtetutshmėrisė tė mbetej vetėm me kaq!
    Nga vetė Presidenti, i porsazgjedhur, menjėherė u bė njė shkelje tjetėr edhe mė flagrante e kushtetutės. Vetėm pas disa minutave, Behxhet Pacolli, tanimė edhe zyrtarisht si president, me ngritjen e gishtėrinjve (saktėsisht dorės qė simbolikisht i pėrngjante njė pėrshėndetjeje tė dyshimtė), edhe vetė votoi pėr zgjedhjen e kabinetit tė ri qeveritar.
    Pėr kėtė shkelje flagrante tė kushtetutės nga Presidenti, ekzistojnė shumė dėshmi filmike ku duket ashiqare ky votim i tij jokushtetues nė Parlament. Pas asaj qė ndodhi, Presidenti mund tė arsyetohet sa tė dojė, kinse kėtė “gaf” e ka bėrė nga mosdija, ose me fajin e dikujt tjetėr nga protokolli i Kuvendit , por, as “gafi” nga mosdija dhe as faji i protokollit tė paaftė, kurrsesi nuk mund ta rehabilitojnė faktin e ekzistimit tė shkeljes sė kushtetutės nga ana e tij dhe pėrgjegjėsinė individuale qė duhet tė ketė pėr kėtė veprim!
    Edhe pse, kuptohet, fjalėn meritore rreth kėsaj ēėshtjeje duhet ta jep Gjykata Kushtetuese e Kosovės, para sė cilės, nga opozita, veē ėshtė iniciuar njė procedurė e vlerėsimit tė kushtetutshmėrisė pėr kėtė ēėshtje, reagimi i fundit i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ), mbi tendencat e shprehura, veēanėrisht nga ndėrkombėtarėt, pėr tė bėrė presion ndaj kėsaj Gjykate, seriozisht duhet tė na brengos tė gjithėve.

    Adnan Abrashi

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    A je i sigurt per kete qe e ke shkru?
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •