Vitin e ardhshėm Rusia do tė formojė Aleancėn e re me emrin Unioni Euro-aziatik me seli nė Shėn Petėrsburg. Siē planifikohet, shkruan portali kroat 24sata, kjo aleancė do tė ketė tri kryeqytete – Almata, Kievin e Beogradin.
Bėhet fjalė pėr aleancėn politike e ekonomike nė tė cilėn nė fillim do tė jenė kryesisht shtete tė ish-Federatės Sovjetike, por deri nė vitin 2020 ajo do tė zgjerohet dhe nė gjirin e saj do tė ketė edhe disa shtete evropiane, ndėr to edhe Serbinė.
Ideja vjen nga akademiku rus Igor Panarin, i cili konsiderohet baba i diplomacisė moderne ruse. Formimin e aleancės e ka paralajmėruar edhe Igor Suvarov, zėvendėsi i kryeministrit Vladimir Putin, i cili ka thėnė se Rusia sė shpejti mund tė heqė valutėn e vet rublėn dhe tė fusė njė valutė tė re tė pėrbashkėt me Kazakistanin e Bjellorusinė. Tė tri shtetet vitin e ardhshėm do tė formojnė tregun unik. Aleanca e ardhshme tashmė ėshtė pagėzuar “Unioni i gazit” meqė do tė pėrfshijė tė gjitha vendet me burimet dhe rrjedhat kryesore pėr transportin e energenteve. Moskės nuk po i pengon dėshira e Serbisė pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian, aq mė shumė se Serbia nuk ėshtė e interesuar tė hyjė nė aleancėn e NATO-s. Nė Beograd thonė se Serbia ėshtė e vetmja mbėshtetje e Serbisė nė Ballkan dhe pėr kėtė arsye Perėndimi dėshiron tė pėrfshijė sa mė parė gjithė Ballkanin nė BE dhe nė NATO, qė tė qesė jashtė loje Rusinė. Po ashtu nė qarqet politike tė Beogradit mund tė dėgjohet se Milorad Dodik, president i Republikės Srpske, ėshtė i informuar me gjithė kėtė plan dhe ky RS-nė e sheh nė Unionin Euro-aziatik dhe se nė pėrputhje me kėtė po bėn politikėn nė BeH dhe ndaj shtetit BeH.