Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    “Fizikanët” e Qosjes

    Premiera e shfaqjes “Fizikanët” do të jepet të hënën, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Regjinë e shfaqjes me tekst të zviceranit Friedrich Durrenmatt e ka bërë Isa Qosja.

    Nga Albana S. Muja më 27 shkurt 2011 në ora 15:45
    “Teatri është në një gjendje të keqe ekonomike”, tha drejtoresha e TKK-së, Burbuqe Berisha, në konferencën e mbajtur për premierën e radhës për këtë vit. Ky problem vjen si pasojë e asaj që buxheti i Kosovës ende nuk është miratuar, duke lënë Teatrin Kombëtar që këtë vit të fillojë punën me zero euro. Mirëpo, kjo gjendje duket të mos ketë reflektuar në punën e ekipit të shfaqjes “Fizikanët”, të cilët punuan rreth një muaj intensivisht për të servuar para publikut kosovar raportin e politikës ndaj intelektualit, përkufizim ky i regjisorit, Isa Qosja, për tekstin e autorit të madh zviceran, Friedrich Durrenmatt. Qosja theksoi se është hera e parë që Durrenmatt do të takohet me publikun kosovar. Megjithëse para dy viteve një shfaqje me tekst të këtij autori ishte vënë në skenën e teatrit ‘Oda’. Qosja u shpreh se pikërisht këtë herë, këtë filozof, dramaturg dhe autor të jashtëzakonshëm publiku kosovar do të ketë rastin ta njeh mirë, ngaqë kjo vepër është ndër veprat më të shquara të tij.

    Ai u shpreh shumë i kënaqur me përkushtimin dhe saktësinë e aktorëve dhe gjithë ekipit, të cilët me punë mënjanuan edhe kushtet jo të mira të gjendjes në të cilën është TKK-ja. “Shpresoj që të gjitha këto kërkesa, të gjitha këto konkurrime të aktorëve dhe të miat karshi përmbajtjes do të vijnë në shprehje. Si gjithnjë kam bërë përpjekje të projektoj një ide nga ky tekst, në teatrin tonë, duke mos e anashkaluar edhe mundësinë e aktualizimit të asaj që ngjanë në jetën tonë. Unë kam bërë përpjekje të tillë, të shohim si do të komunikojë me publikun”, theksoi Qosja.

    Në anën tjetër, Qosja shprehet që ky tekst të ofron disa mundësi për të vënë në pah një dukuri të pranishme në jetët tona, i dhënë si mesazh i qartë.

    “Që njerëzit të përpiqen për jetën e tyre, t’i përkushtohen vetës, të mos shikojnë përtej, të jenë të sinqertë ndaj vetvetes, është e nevojshme të ketë secili njeri përkushtimin human dhe njerëzor. Mendoj që kjo shfaqje ka shumë rëndësi për të dërguar një mesazh të tillë”, u shpreh Qosja.

    Në shfaqje luajnë aktorët: Luan Jaha, Donat Qosja, Arben Kastrati, Fatos Kryeziu, Meli Qena, Aurita Agushi, Anisa Ismajli, Albulena Kryeziu, Xhevdet Doda,Ylber Bardhi, Fjolla Nushi, Shkëlqim Islami. Disa prej tyre ishin të pranishëm në konferencë. Ata nuk hezituan të shprehen të kënaqur për pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt, e që për disa ishte hera e parë e bashkëpunimit me regjisorin Qosja. Aurita Agushi theksoi se hera e parë e daljes në skenë ka qenë ndjesi e veçantë. “Kur fillova të punoj në këtë projekt me profesorin, jam ndjerë thuajse po luaj për herë të parë”, theksoi Agushi.

    Aktori Xhevdet Doda, të cilin do të kemi rastin ta shohim në skenë pas një kohe, ndihej i privilegjuar që ishte pjesë e këtij projekti, duke theksuar se ky nuk është bashkëpunimi i parë me Qosjen.

    “Po ndihem mirë që jam pjesë e këtij ekipi dhe që m’u dha rasti të jap kontributin tim për këtë shfaqje”, tha Doda.

    Edhe për aktorin Arben Kastrati është hera e parë e bashkëpunimit me regjisorin Qosja. Ai shprehet i kënaqur për këtë bashkëpunim, gjithashtu jep një arsyeje më shumë se pse publiku duhet ta shohë shfaqjen.

    “Nëse populli shqiptar do ta shohë vetën dhe situatën në të cilën gjendet sot, le të vijë ta shohë shfaqjen”, theksoi ai.

    Ndërsa Luan Jaha, përveç që është i kënaqur me punën e gjithë ekipit, paralajmëron ardhjen e një ylli në skenën tonë.

    “Në këtë shfaqje kanë ardhur në shprehje sidomos Albulena Kryeziu, e cila vonë i ka mbaruar studimet dhe për mua ka lind një yll në skenën e teatrit kombëtar”, tha Jaha.

    Bashkëpunëtorët tjerë të shfaqjes janë: dramaturg: Seadet Beqiri, skenografia: Shqipe Kamberi, muzika: Ilir Shaqiri, kostumet: Linda Polloshka, video: Yll Çitaku, menaxhere e projektit: Vjosa Shala.

    Premiera e shfaqjes “Fizikanët” do të jepet të hënën më 28 shkurt, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2023
    Postime
    2

    Për: “Fizikanët” e Qosjes

    Mirëmbrëma. A e ka dikush tekstin e Fizikanëve të Qoses apo di dikush si ta gjëj? Ju flm për ndihmën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •