Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Topi u bë president, pranon dhunimin e shtetit më 21 janar

    Topi u bë president, pranon dhunimin e shtetit më 21 janar

    Tv Klan 23.02.2011

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka dërguar një letër partive politike parlamentare, ku shpreh shqetësimin për situaten e krijuar pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit.
    Dhe për herë të parë që pas 1 muaji, kreu i shtetit pranon zyrtarisht se më 21 janar u shënuan akte dhune ndaj institucioneve të shtetit.

    Në deklaratat e tij të mëparshme, presidenti i Republikës e ka quajtur sulmin ndaj kryeministrisë si “ngjarje në boulevard” apo në rastin më të mirë, si “ngjarje tragjike”.
    Kjo letër e presidentit vjen menjëherë pas publikimit të njoftimit se dy zyrtarë të lartë amerikanë do të vizitojnë Shqipërinë në përpjekje për të ndihmuar në kapërcimin e situatës.

    Për koincidencë apo jo, edhe kjo deklaratë e presidentit Topi përkon me vizitën e zëvëndësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman.
    Edhe në vizitën e tij të parë, 1 orë para mbërritjes se Countryman në Tiranë, presidenti doli në konferencë për shtyp dhe foli për ngjarjet e 21 janarit, por pa përmendur këtu dhunën ndaj institucioneve kushtetuese.

    Në këtë letër presidenti Topi thotë se institucionet përfaqësuese nuk janë tërësisht funksionale për kapërcimin e situatës.

    Ai u ka kërkuar gjithashtu partive politike pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor të datës 8 maj, si dhe për realizimin në kohë të të gjitha kërkesave të parashtruara nga Komisioni Europian.
    Në këtë kontekst, presidenti ka shprehur gatishmërinë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që nxit apo garanton dialogun politik midis palëve politike, si dhe të mirëprese dhe të mbështetese propozime konkrete që bëjnë të mundur jetësimin e këtij dialogu institucional.

    Partia Demokratike ka reaguar pas ftesës së presidentit të Republikës. Deputeti Aldo Bumçi tha se ftesa të tilla nuk janë të nevojshme dhe i kërkoi kreut të shtetit të respektojë detyrimet kushtetuese.
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    ....po c'president ziu eshte ai?! ....... ai e ka mendjen tek pacja e mengjesit!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Shume e thjeshte, nese kerkon te kontriboje , le te fuse ne agenten e drejtesise politikanet qe nxiten dhunen.Televizioni Klan i jep c'do dite keto elemente destabilizues dhe denigrues te politikes shqiptare.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  4. #4
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    E pranoi dhunene e?
    Eh ca paska qen dhe ky tradhtar dhe pucist bashke me ate laviren e bulevardit (emrin ia ka pagezua Kryministri)

    Po si ste vjen turp te hapesh nje teme per keso lloj budalliqesh, sa shume ke pergjigje ne keto temat tua. U lodhe o burr tu ba copy-paste nga Klani, gazeta 55 dhe RD, (dhe tu tregua historira neper autobuse, sepse te gjitha ngarjet ne autobus i ke ti)
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Topi i boni kto t'PD me lujt menc. E kuptoi qe ke t'bosh me barinj te ardh nga bjeshket edhe pranaj po mban qendrim indiferent.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •