Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    Çamëria përse kanë frikë grekët Faleminderit Top-Channel

    ki edhte raliteti ne xhekullin e XXI ne mese te evropes demokrate dhe multikulturore dhe multi fetare ndodhe nje masaker e tille


    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    a be ismani gji don te them a a vetem dy fjali mendove se mjaftojn me hap tem te re a gji te them tej a

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    ama ket foto ke ber mir ismani si i hip shqiptari grekut permbi

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    ama ket foto ke ber mir ismani si i hip shqiptari grekut permbi
    i hip i hip gomarit me drita mbase si valentino rosi

    http://www.youtube.com/watch?v=cEp2naCfABo


  5. #5
    E kam thene shpesh here qe : Shqipetaret e vertete trima kan vdekur dhe kan ngelur langaraqet qe i rrahin grate ne shtepit e tyre.

    Perse mos te tallet Greku dhe Serbi me ne, kur Shqiperise i mungojne Shqipetaret e vertete... Shqiperise i kan ngelur servilat, te varferit, injorantet qe nuk dine te vlersojne situatat e ndryshme ne te cilat gjendet Shqiperia. E cfar pret nga politika apo populli kur ne i lepihemi atyre per nje kombesi Greke apo Serbe qe nuk e kemi te tille, por e duam per te mira materiale te paperfillshme, ne krahasim me ate qe humbasim duke u konvertuar ne nje nenshtetesi qe nuk eshte e jona.

    Cfar presim nga politika, kur ata vete jane te gatshem te shesin troje shqiptare dhe cdo lloj informacini shteterore , per te pasur mbeshtetje politike dhe per te mbajtur karrigen qe kane.

    Mjere Shqiperi mjere per ty, se cfar njerzish te perfaqsojne dhe cfar njerzish perbejne popullaten tende.

    Ismani, te pershendes per temen me shume sensibilitet
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    E kam thene shpesh here qe : Shqipetaret e vertete trima kan vdekur dhe kan ngelur langaraqet qe i rrahin grate ne shtepit e tyre.

    Perse mos te tallet Greku dhe Serbi me ne, kur Shqiperise i mungojne Shqipetaret e vertete... Shqiperise i kan ngelur servilat, te varferit, injorantet qe nuk dine te vlersojne situatat e ndryshme ne te cilat gjendet Shqiperia. E cfar pret nga politika apo populli kur ne i lepihemi atyre per nje kombesi Greke apo Serbe qe nuk e kemi te tille, por e duam per te mira materiale te paperfillshme, ne krahasim me ate qe humbasim duke u konvertuar ne nje nenshtetesi qe nuk eshte e jona.

    Cfar presim nga politika, kur ata vete jane te gatshem te shesin troje shqiptare dhe cdo lloj informacini shteterore , per te pasur mbeshtetje politike dhe per te mbajtur karrigen qe kane.

    Mjere Shqiperi mjere per ty, se cfar njerzish te perfaqsojne dhe cfar njerzish perbejne popullaten tende.

    Ismani, te pershendes per temen me shume sensibilitet

    ndofta ky artikulli i meposhtem provon bindshem efikasitetin e MPJ te Shqiperise

    Shkruajti kundër Greqisë, shkarkohet diplomati i MPJ
    » Dërguar më: 23/02/2011 - 12:59
    Darina Tanushi

    Ish-punonjësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomati Dritan Hila është shkarkuar para 5 ditësh nga detyra pas disa shkrimeve kritike në shtyp ndaj politikës greke kundrejt Shqipërisë, por edhe deklaratave të Dik Martit. Ai sqaroi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se “qëndrimet e shtetit shqiptar janë qëndrime të një institucioni të marrë peng ose duke iu referuar historisë, të një shteti kuisling, i cili nuk ka nevojë as të pushtohet për të mbrojtur interesat e fuqive të huaja”. Hila denoncon shkelje të mëdha në politikën e punësimeve në MPJ. Ai ka hedhur hije dyshimi mbi takimet që janë zhvilluar për marrëveshjen e ujërave me Greqinë, ndërkohë që shprehet se i takon prokurorisë të hetojë rreth kësaj çështjeje.
    Zoti Hila, ju keni pasur probleme dhe madje u larguat nga detyra juaj në Ministrinë e Jashtme pas disa qëndrimeve që mbajtët në disa shkrime tuajat në shtyp, lidhur me qëndrimin grek ndaj shqiptarëve apo çështjen “Dik Marti”. A mund të na i shpjegoni arsyet që ju dhanë juve konkretisht se përse ju kanë pushuar?
    Është e mërzitshme për një lexues të thjeshtë të shpjegoj gjetjet ligjore për largimin tim nga shërbimi i jashtëm, por thënë me pak fjalë, është një keqinterpretim i qëllimshëm i një pike të ligjit të këtij shërbimi, i cili thotë që diplomati “të mos bëjë deklarata që mund të vënë në pozitë të vështirë shtetin shqiptar në marrëdhënie me shtetet e tjera ose organizatat...”. Asnjëherë në shkrimet e mia nuk kam marrë tagrin e përfaqësuesit të ndonjë institucioni, pasi në firmosjen e artikujve unë kam nënshkruar thjesht si qytetari Dritan Hila, dhe s’kam bashkëngjitur asnjë funksion, gradë apo emërtesë të institucionit ku punoja. Po ashtu, s’kam përdorur materiale të MPJ-së, çka mund të lindte dyshimin për shpërdorim të postit zyrtar. Edhe përpara jam konsultuar me juristë të kësaj fushe dhe e kanë konsideruar të përputhshëm funksionin tim, me të drejtën për t’u shprehur. Por nuk ishin të këtij mendimi një ish-axhustator dhe një ish-përkthyes anglishteje i deleguar nga punëdhënësi i tij si ministër, që iniciuan dhe firmosën largimin tim, që kam mbaruar ekonomikun në profilin tregtar, zotëroj tri gjuhë të huaja dhe kam 22 vjet karrierë publike dhe njëmbëdhjetë vjet diplomatike, nga të cilat 5 si konsull i Shqipërisë në Bari dhe Milano në Itali. Duke u rikthyer tek artikujt e mi, shqetësimi im ka qenë mungesa e reagimit të strukturave të shtetit shqiptar ndaj sulmit të koordinuar të qarqeve shoviniste greke, si lobi grek në SHBA, Kisha Autoqefale Shqiptare, tashmë e uzurpuar nga një prift grek, partitë e minoritetit grek, si dhe segmente të shtetit grek, me synim ndërrimin e strukturës etnike të Jugut të Shqipërisë. Gjithashtu vëreja se reagimi ndaj raportit të Dik Martit ishte krejtësisht folklorik dhe joprofesional e institucional. Reagimi vetëm verbal i shtetit shqiptar, në vend se të rregullonte punë, shërbeu vetëm për të mpirë opinioni publik, por në realitet ishte komplist me forcat anti-shqiptare. Pse nuk e ngriti kryeministri komisionin për kundërshtimin e raportit “Marti”, siç deklaroi gjatë takimit me Jakup Krasniqin? Pse nuk ndërmerret asnjë hap për bllokimin e vetëdeklarimit të kombësisë? Dhe rezultatet nuk po vonojnë: Sot rreziku nga Greqia është më iminent se kurrë, ndërsa jo më larg se në numrin e fundit, revista prestigjioze “Foreign Policy”, e cilësonte qeverinë kosovare si të përbërë nga trafikantë organesh. Duke u shprehur siç thuhet “pa qime në gojë”, qëndrimet e shtetit shqiptar janë qëndrime të një institucioni të marrë peng, ose duke iu referuar historisë, të një shteti kuisling, i cili nuk ka nevojë as të pushtohet për të mbrojtur interesat e fuqive të huaja.
    Në një nga shkrimet tuaja të fundit keni akuzuar direkt zotin Turdiu se përveçse nismëtar për t’ju çuar ju para Komisionit të Disiplinës, duhet “të ishte në burg për shkelje të nenit 210 të Kodit Penal, për dorëzimin e ujërave territoriale të Shqipërisë, si ish-anëtar i komisionit të marrëveshjes famëkeqe me Greqinë që ka qenë”. Çfarë mund të na thoni ju për këtë çështje më shumë se sa janë zbardhur edhe nga “Gazeta Shqiptare”?
    Në fakt, në sulmin ndaj meje, z. Turdiu ishte mashë e të tjerëve, përdorim që e pranoi me kënaqësi. Ndërsa duke iu rikthyer akuzës që unë ngre, e bazoj në faktin se urdhri i kryeministrit për ngritjen e komisionit, i cilësonte anëtarët e tij në bazë të posteve dhe jo me emra të përveçëm. Një ndër këta anëtarë të komisionit ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Juridike dhe Traktateve, post të cilin z. Turdiu e ka mbuluar në ato kohë, dhe ka qenë prezent edhe në nënshkrimin e “Procedurës së parafirmimit” të kësaj marrëveshjeje, procedurë e cila nënkupton parafirmosjen e marrëveshjes, pasi është negociuar dhe para se të firmoset zyrtarisht nga ministrat. Për dhënien e 300 km2 territor shqiptar janë bërë vetëm pesë takime, nga të cilat dy, kryetari i komisionit i ka bërë kokë më kokë me homologun e tij grek, ku se çfarë është thënë apo dhënë, këtë mund ta zbulojë vetëm prokuroria. Por duke u kthyer tek ana ligjore, kjo marrëveshje, me vendimin nr. 15 të datës 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, është quajtur antikushtetuese, dhe aktin e kryer, e ka cilësuar si dorëzim të territorit të Republikës së Shqipërisë një fuqie të huaj, veprim i cili dënohet me 5-10 vjet burg nga neni 210 i Kodit Penal. Çdo jurist në vitin e parë të punës, do dinte ta klasifikonte këtë vepër, dhe në një shtet normal, të gjithë diplomatët që ngjyen duart në këtë çështje, minimalisht duhet të ishin të larguar njëherë e përgjithmonë nga ky shërbim, ndërsa përgjegjësit kryesorë duhet të ishin në burg. Por në të vërtetë, të gjithë anëtarët e komisionit u promovuan me rritje në detyrë, përfshirë edhe personin në fjalë, ndërsa një pjesë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë sot të pa punë. Unë pres që Prokuroria të ndërmarrë veprimet e saj, pasi tashmë nuk flitet për korrupsion, por për dorëzim të territorit të Republikës, të cilin të parët na e kanë lënë trashëgim për t’ua dorëzuar pasardhësve po aq sa e kemi marrë, asnjë centimetër katror më pak.
    Ju akuzoni se edhe rekrutimet në Ministrinë e Jashtme janë bërë sipas përzgjedhjeve partiake dhe jo me konkurs. Cili është përgjegjësi në MPJ për këtë çështje dhe ç’do të bëni për të rifituar postin tuaj?
    Përgjegjës për këtë situatë, janë ish ministrat Besnik Mustafaj, Lulzim Basha, Ilir Meta, dhe ka filluar t’ia ndjejë lezetin edhe ky i tanishmi, megjithëse me thënë të drejtën pasi merr leje nga Ilir Meta. Të gjitha emërimet bëhen me miratim të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Turdiu, i cili për fat të keq edhe ai vetë është në atë post pa konkurs dhe pa gradën që kërkon ligji, pra në shkelje me të. Rishtas përmend, që në një shtet normal, të gjithë këta njerëz, duhet të jene në dyert e drejtësisë, pasi përveçse kanë kryer shkelje administrative, e kanë dëmtuar edhe financiarisht shtetin shqiptar. Ku qëndron dëmi financiar? Po jap vetëm një shembull: Emërohet drejtor me rrogë 85.000 lek, një person nga rruga i cili normalisht duhet të ishte specialist me rrogë 30.000 lek, dhe rri specialist një person me gradën “Këshilltar”, që duhet të paguhej 30.000 lek, por meqë ka gradën dhe vjetërsinë merr 85.000 lek. Dhe të tillë shembuj janë me dhjetëra. Për sa i takon procedurave të punësimit, ligji parashikon që pranimi bëhet me konkurs të hapur, pasi janë botuar njoftimet në një gazetë kryesore. Pas fitores së konkursit dhe një periudhe prove njëvjeçare, fituesi quhet nëpunës civil dhe pas dy vjetësh mund të marrë gradën “Atashe”. Kjo është ligja, por sa zbatohet, për mos t’iu zënë faqe me shembuj, pasi do duhej një gazetë e tërë, mjafton të them se gjysma e diplomatëve në aparatin e ministrisë dhe 70% e atyre jashtë, janë në shkelje me ligjin, dhe ca më shumë, në shtete si Itali, Greqi, Rumani, Francë, SHBA etj, janë punësuar si diplomatë njerëz me shtetësi të huaj. Po ashtu, gjysma e drejtorëve dhe 60% e ambasadorëve, janë të marrë nga rruga dhe rishtas në shkelje të ligjit. Për sa më takon mua, meqenëse procedura është filluar, ndjekur dhe ekzekutuar nga militantë të LSI-së, të emëruar nga pronari i kësaj partie me procedura “tip”, si ajo e videos së famshme, ku asgjë në postet që mbajnë nuk është e ligjshme, do kërkoj të drejtën time sipas procedurave ligjore. Fakti që gjithë diplomatët e karrierës, pavarësisht presionit, në të dy komisionet, kanë qenë krah meje; fakti që pesë ekzekutorët, përfshirë ministrin, së bashku, kanë karrierë në shërbimin e jashtëm sa gjysma ime, më bën të besoj në të drejtën time.
    Pas kësaj që ka ndodhur me ju, që keni denoncuar disa qëndrime, të themi “të vakëta” të shtetit shqiptar për çështjen kombëtare, a mendoni se ka pasur interesa në qeverinë shqiptare për të fshehur disa marrëdhënie me shtetin grek?
    Ambasadorë apo të ngarkuar me punë, të emëruar në vendet fqinje legalisht si përfaqësues të shtetit shqiptar, por në realitet për të mbrojtur interesat e biznesit të punëdhënësve të tyre si në rastin me Kariçët e Serbisë; para të qeveritarëve shqiptarë të zëna “gafil” në parajsat fiskale, ku 22 milionë euro vetëm në Qipro, me anë të të cilave iu bëhet presion për qëndrime të buta ndaj çështjeve jetike për vendin tonë; drejtorë të sektorëve jetikë të MPJ, që kanë mbaruar Universitetin Amerikan të Selanikut, që financohet nga lobi grek në SHBA; leje importi nafte të dhëna nga shtete islamike apo diktatorë që sot po mbysin popullin e tyre në gjak, në shkëmbim të favoreve; janë vetëm disa nga shkaqet pse kjo ministri, tashmë mund të quhet Ministria e të Huajve në Shqipëri dhe jo Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
    Pavarësisht se ju herë pas here i keni kritikuar në shkrimet tuaja qëndrimet e qeverisë shqiptare në politikën e jashtme, çfarë mendoni se po bëhet gabim dhe ku konkretisht?
    Do ishte më e lehtë të thoja se çfarë po bëhet mirë, dhe që të jem i sinqertë, nuk po më kujtohet ndonjë gjë që ja vlen të përmendet. Mjafton të kujtosh thënien e ministrit të jashtëm, Haxhinasto, se puna e konsullit grek të Korçës, nuk ishte punë e MPJ, por e institucioneve të tjera (mbase e kishte llafin për ndërmarrjen e ujësjellësit të Korçës); dhe të lexosh analizën vjetore në uebsajtin zyrtar të ministrisë, për të kuptuar që materialet për ta bërë publikun të qeshë e të qajë, nuk mungojnë. Për ta mbyllur me nota optimiste, dua të them se, në radhët e asaj ministrie, ka individë që me bagazhin profesional e kulturor që kanë, të bëjnë t’i kesh zili, por fatkeqësia qëndron se janë nën urdhrat e ish punonjësve të vatrave të kulturës apo injorantëve me lidhje politike. Dua të shfrytëzoj rastin që më dhatë, të falenderoj edhe publikisht gjithë kolegët e mi, për përkrahjen morale që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Le të shpresojmë se ditët e mira paskëtaj vijnë.

    marre nga G.SH.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    ndofta ky artikulli i meposhtem provon bindshem efikasitetin e MPJ te Shqiperise

    Rrofsh per artikullin cool_shqype

    Vazhdojme me poshte



    Në fakt, lista e sulmeve greke kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve është e gjatë, shumë e gjatë. Është kjo listë e larë herë me gjakun e njeriut shqiptar, herë me territore shqiptare të uzurpuara dhe aneksuara padrejtësisht nga Greqia, herë me përfitime enorme fondesh nga BE në kurriz të emigrantëve shqiptarë.Vetëm në dy-tre vitet e fundit, Greqia ka bërë veprime në drejtim të Shqipërisë që janë krejtësisht jonormale dhe skanë asnjë lidhje me parimet bazë të sjelljes jo vetëm mes shteteve fqinje, por as me një sjellje normale të mendjes njerëzore. Shteti grek, qeveria greke, zyrtarët grekë, opozita greke, qytetarë të ndryshëm grekë, biznesmenë gjithë bashkë në unison, kanë ndërhyrë tmershëm në punët e brendshme të Shqipërisë.

    Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare duke detyruar këtë të fundit që të pranojë një kufi detar që asnjë shtet sovran në këtë botë përveç Shqipërisë nuk do ta pranonte kurrë.

    Greqia ka ndërhyrë në Korçë e vende tjera nëpër Shqipëri, duke varrosur e zhvarosur njerëz e duke i shpallur eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë për kocka ushtarësh grekë. Greqia i ka bërë këto zhvarime haptas, në pikë të diellit, para gjithë shqiptareve në qendër të Korçës dhe qyteteve e fshatrave tjera në jug të vendit tonë.

    Greqia e ka detyruar qeverinë shqiptare që më 2003 të ndryshojë ligjin për Gjendjen civile, (Ligji 1029), me të cilin i është hapur rruga ndryshimit të kombësisë e fesë nga qytetarët shqiptarë. Këtë e tha vetë nënkryetari i Këshillit të lartë të Drjetësisë Kreshnik Spahiu, pas lëshimeve të shumta që u vunë re në lidhjeme këto fenomene krejtësisht jonormale në Korçë dhe Gjirokastër. Sipas tij, “që prej vitit 2004 ka pasur rreth 1600 kërkesa të tilla në gjykatën e Gjirokastrës dhe 469 në atë të Përmetit”.

    Greqia ka detyruar Shqipërinë që të miratojë edhe kërkesën absurde që në regjistrimin e ardhshëm të popoullsisë, Komisioni shqiptar për regjistrimin e popullsisë të fusë në rubrika edhe formën e deklarimit të lirë të kombëssë dhe fesë. Greqia nga ana e saj, nuk lejon vendosjen e këtyre pyetësorëve në regjistrimet e saja të popullsisë, megjithëse është anëtar i BE që prej 30 vitesh.

    Greqia ka detyruar Shqipërinë dhe kishën ortodokose shqiptare që të lejojë në krye të saj një person me kombësi greke si dhe të pranojë liturgjinë në gjuhë greke në territor shqiptar, që nuk ndodh askund në traditën e krishterë ortodokse, e cila ndan jurisdiksionet kishtare në baza shtetërore.

    Greqia i ka marrë Shqipërisë përdhunshëm bazën ushtarake të Bisht-Pallës në qendër të vendit, dhe qeveritë e ndryshme shqiptare se largojnë dot që aty.



    Ndikimi ekonomik grek në vend është mbizotërues, kurse viruse të tillë të veçantë janë infiltruar në çdo pore të jetës dhe vendimmarjes shqiptare, duke u pirë gjakun shqiptarëve dhe duke korruptuar dhe shkatëruar institucionet ku bëjnë pjesë.

    Spiro Peçi ka depërtuar në presidencë, Vangjel Tavo në kryesinë e Kuvendit të kombit shqiptar e në LSI, ca të tjerë në PD, në PS, në qeveri janë me ministra e zv.ministra që nga Spiro Ksera e deri të Thoma Miço e kompania e tyre, pa asnjë votë popullore dhe krejtësisht në mënyrë artificiale. Prefekti i Gjirokastrës dhe ai i Korçës janë poashtu të vetëshpallur grekë etnikë.

    Grekë kudo dhe ngado të kthesh sytë në qeverisjen, politikën, median dhe ekonominë shqiptare, edhepse numri i tyre i përgjithshëm nuk i kalon të 5000 mijë vetët në disa fshatra të izoluar të krahinës së Dropullit.Gjithë këta përhapin virusin gjakpirës e gjakprishës grek në gjirin e qeverisjes shqiptare. Virusin e primitivizmit, virusin e shovinizmit, virusin e politikave bizantine mesjetare të nguljess së thikës pas shpine, virusin e korrupsionit dhe fondamentalizmit fetar bizantin, virusin antishqiptar, antieuropian, anticivilizues.

    Deklarata e fundit e konsullit grek në Korçë Teodoros Ikonomu, ishte në vazhdën e këtyre veprimtarive antishqiptare. Madje, Ekonomu bëri mirë që lëshoi këtë deklaratë se dokumentoi publiisht qëndrimin zyrtar grek e me këtë edhe problemin e rëndë në raportet shqiptare më këtë shtet aziatik. “Në Korçë ka grekë, vllehët e Korçës janë grekë”, kërcënonte nga Korça shqiptare përfaqësuesi zyrtar i shtetit grek, Teodoros Ekonomu - Ano Domini 2011, në mes të Europës demokratike..

    Por çështja është shumë më e thellë se deklaratat e një konsulli të sëmurë që Greqia i ka me shumicë në rradhët e shërbimit të saj diplomatik si dhe në shtresat e gjera të popullsisë së saj primitive.Vetë ekzistenca apo organizimi i një dege të organizatës greke Omonia, në një qytet ku ska grekë është sukses i madh për nacional-shovinizmin primitiv grek. Shoqëria shqiptare shfaq shenja të lodhjes, shenja të dorëzimit nga kjo betejë që i ka imponuar banditizmi grek. Madje, edhe minoranca të papërfillshme kulturore si ato arumune dalin më dinjitozë se shqiptarët në reagimet e tyre. Një përfaqësues i klerit ortodoks vllah në qytetin e Korçës doli publikisht dhe demantoi konsullin, duke thënë se jemi vllehë, dm.th me origjinë, gjuhë, e kulturë krejt tjetër nga grekët. Prifti në fjalë, At Dhimitraq Veriga, tregon edhe për mosdhënien e një vize nga konsullata e shtetit grek, dm.th përfaqësuesi zyrtar grek në Korçë, shkaku i refuzimit të këtij prifti për të pranuar një identiet të ri grek nuk i lëshon vizë greke. Konsullata greke përfaqëson shtetin grek, nuk është tregu privat i identiteteve në një shtet të huaj. Nga këtu del qartë që politika zyrtare greke meret më këso veprimtari në këtë qytet shqiptar.

    Siç raportojnë mediat shqiptare, në takimin e kësaj organizate greke në një qytet ku ska asnjë grek etnik, morën pjesë edhe dy zyrtarë të tjerë grekë, deputetët e Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas dhe Stathis Teodoridis. Zyrtari grek Mihalis Pandulis, deputeti i kryeqendrës së dikurshme të Shqipërisë së poshtme Janinës, ka thënë në këtë mbledhje se, “Shumë shpejt do t’ju dalin pengesa të cilat duhet t’i përballoni dhe pengesa e parë është regjistrimi i popullsisë ku përfshihet feja, gjuha dhe kombësia.”!!!.Greqia nuk ndalet dot. Greqia e fuqishme “demokratike” anëtare në BE e në NATO, nuk ndalet kurrësesi. Greqia vazhdon sulmet e pareshtura ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe rishpall luftën për jugun e Shqipërisë, sic e tha me plot të drejtë analisti Mentor Nazarko. Akoma më i pabesueshëm është fakti tronditës se diplomatë dhe politikanë, përfaqësues të ndryshëm zyrtarë të shtetit grek, e emërtojnë një pjesë të Shqipërisë si Vorio-Epir më 2011!!!. “Ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri.”, tha Ekonomu më 5 shkurt në Korçë.



    Ç'të bëjmë ne shqiptarët me këtë shtet fqinj që nuk ndalet dot së shpalluri luftë neve shqiptarëve të varfër e të shkretë në Euroën juglindore? Si ta ndalim ne shovinizmin grek? Si ta largojmë ne darën greke nga fyti i popullit dhe shtetit tonë?

    Një numër i organeve të pavarura shtetërore kanë filluar të reflektojnë ndaj kësaj gjendje të rëndë ku ndodhemi sot. Nënkryetari i Këshillit të lartë të drejtësisë, z.Kreshnik Spahiu, është ndër shërbyesit e rrallë civil të shtetit shqiptar, që kryen me nder dhe përgjegjshmëri të plotë tipike europiane detyrën e tij në shtet. Ai ka thënë se do të, “rishikohen të gjitha vendimet e dhëna gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa do të procedohen penalisht të gjithë gjyqtarët që kanë dhënë vendime të padrejta”. Një numër i gjykatësve të ndershëm që respektojnë ligjin kanë marrë vendime kundër ndryshimeve arbitrare të përkatësisë etnike, vetëm për përfitime të vizave apo pensioneve nga Greqia shoviniste. Unioni i gazetarëve shqiptarë në Korçë si dhe dega Gjirokastër, kanë marrë vendim që të bojkotojnë të gjitha veprimtaritë e këtij konsulli në të ardhmen. Ka reaguar politikani republikan Sabri Godo, si gjithmonë i drejtë dhe korekt në qëndrimet e tij publike.

    Një pjesë e shoqërisë civile ka ngritur zërin ndaj kësaj deklarate skandaloze të 5 shkurtit. Spiuni grek Vangjel Dule menjëherë ka akuzuar për ksenofobi. Shikoni paradoksin. Romi i vetëshpallur grek etnik, Vangjel Dule akuzon shqiptarët për ksonofobi antigreke!!!, në të njëjtën kohë kur gjithë Europa në unison akuzon Greqinë si shtetin dhe shoqërinë më ksenofobe në kontinent. Cigani i greqizuar apo i blerë me para greke Vangjel Dule, ulërin nga Korça shqiptare, “Nëna Greqi akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj”!!!.Komisioni parlamentar i mbrojtjes ka kërkuar nga MPJ jonë sqarime për çështjen në fjalë. Qëndrimi i MPJ si dhe i qeverisë shqiptare me gjithë thirjen që i bëri ambasadorit grek Pazios për të dhënë sqarime per rastin, nuk është në proporcion të drejtë me provokimin e rëndë grek. Edmond Haxhinasto, Gazmend Turdiu, Mal Berisha, Edith Harxhi, së bashku me shefin e tyre politik duhet të jenë shumë më seriozë dhe më të prerë në të tilla raste të shkeljes flagrante të rregullave dhe kodit të sjelljes të një diplomati të huaj në një shtet tjetër.

    Konsulli grek i Gjirokastrës, Jakovu u shpall persona non grata dhe u dëbua nga Shqipëria për deklarata dhe veprime të kësaj natyre në vitin 1994. E njëjta procedurë duhet të ndiqet edhe për Ekonomun.Nga ana tjetër, terroristi Nikolaos Gaxojanis alias Nik Gejxh, vazhdon të bredhë i lirë dhe i papenguar nëpër Shqipëri. Qeveria shqiptare të marë masa të rrepta në pajtim me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për luftë ndaj terrorizmit ndërkombëtar, kundër këtij terroristi të sëmurë psikopat i cili rrezikon dukshëm sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

    Çështja e pretendimeve të vazhdueshme, të pareshtura greke ndaj Republikës së Shqipërisë duket të jetë një problem kardinal për qeverinë dhe shoqërinë shqiptare sot. Nga puna praktike dhe nga reagimi ndaj çdo sfide dhe provokimi të këtillë do të varet edhe rezultati përfundimtar i kësaj lufte që u është imponuar shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Europës.

    Nëse nuk ndërmeret një aksion i gjerë, kolektiv, i koordinuar shtetëror dhe kombëtar për të ndalur grekët, atëherë, pas Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Korçës, Greqia do të kërkojë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
    A do ta lejojnë shqiptarët këtë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 23-02-2011 më 11:12
    Revolution 1848

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Eshte pikerisht kjo frike qe e shtyn greqine,nje vend anetar i natos dhe i be-se,te beje akrobacira me vorioepira...Gjenocidi ndaj popullsise came eshte nje ndodhi e vone,e dokumentuar dhe e depozituar ne institucionin perkates.Sado te sperdridhet e sado mjegull te perpiqet te prodhoje fqinji yne,nuk i shpeton dot verdiktit final.

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Të flasim pë Çamërinë nuk mjafton një shkrim dhe një temë, vërtetë është treva që më së shumti është lënë anash nga shqiptarët (udhëheqsia) për të mos thënë se është harruar fare.
    Frika e Greqisë mbështjellet me nacionalizmin patetik që buron nga ky vend. Herë pas here nuk ngurojnë të dalin me këngë antishqiptare nëpër parada ushtarake
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #10
    Rolin kryesore e ka luajtur kisha ortodokse greko-serbe dhe ndaj saje jan distancuar shume lidere dhe besimtare ortodoks shqiptare

    Priftërinjtë ortodoksë kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serb dhe të masakrave që janë ndërmarrë ndaj shqiptarëve. Në vend që roli i kishës të ishte paqësor, ka qenë antihuman dhe kjo tregon qartë se ajo është e përzierë me politikën.
    Kisha ortodokse ka pasur si qëllim ti dëbonte shqiptarët, sepse ajo ka qenë përfituesja më e madhe e tokave që lanë pas ata. Kjo kuptohet qartë, pasi kisha greke është pronarja më e madhe e tokave në Greqi edhe sot.
    Kisha ortodokse i përçau shqiptarët ortodoksë dhe muslimanë, duke i quajtur ortodoksët si greko-serbë dhe muslimanët si shqiptarë. Shqiptarët ortodoksë që u vunë në shërbim të kishës, u përdorën prej saj, kundër shqiptarëve të tjerë.
    Proçesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke. Këtë e kanë realizuar shumë mirë priftërinjtë e kësaj kishe. Një prift që mbahet si shenjtor, i quajtur Shën Kozma, ka qenë më aktivi në proçesin e asimilimit të shqiptarëve. Ai u predikonte epirotëve që të mësonin greqishten dhe ndër të tjera u thoshte :

    "Dërgojini fëmijët tuaj të mësojnë greqisht sepse kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund ti kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua qoftë, që më premton se nuk do të flasë shqip në shtëpi, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do ti marr të gjitha mëkatet e tij me vete, që nga dita e lindjes së tij e deri mësot, do t'i porosit të gjithë të krishterët që ti flasin dhe do t'ia shlyej të gjitha mëkatet. Atij s'do ti jepet kjo mundësi edhe sikur të japë para me thasë." (Predikimi 7, drejtuar shqiptarëve të Epirit)

    Kuptohet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët, apo të rinjtë e tyre ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse sipas tij ishte greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare. Ai u impononte lënien e gjuhës së tyre, shqipen, për të folur në shtëpi greqisht, me qëllim që të asimiloheshin në grekë.
    Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllahe. Në një fjalim që ka mbajtur kundër gjuhës së tyre, Kozma Etoliani ka thënë para tyre gjërat më qesharake që mund të dalin nga goja e një prifti. Kështu u tha:
    "Perëndia e konsideron veten të fyer kur dëgjon lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që perëndia të dëgjojë lutjet e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t'ia bëjnë ato në greqisht. Kur u flet engjëjve, Perëndia u flet greqisht, kur i shfryn Djallit, përdor gjuhën vllahe."
    Në predikimit e tij ai thoshte:"Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë" (Predikimi 1)
    Për shenjtorin e lartpërmendur, Kristo Frashëri shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë edhe historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha ishte një flamurtar i helenizimit." (Gazeta Korrieri nr. 292 8 Dhjetor 2004)
    Kozma Etoliani ndërmori një mision në Epir me ferman të sulltan Hamidit I-rë, që kishte si qëllim helenizimin e shqiptarëve të jugut. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, e cila në atë kohë donte të krijonte Perandorinë Bizantine. E përbashkëta midis Kozmait dhe Rusisë, ishte krijimi i një perandorie ortodokse.

    Historianë grekë si Sakelariu, e quajnë Kozmain "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke" ("Epirus, 4000 year of greek history and civilisation", Athens 2007)
    Shën Kozmai punoi në të vërtetë për helenizimin e Shqipërisë jugore dhe ka dhënë kontributin e vet, që një pjesë e shqiptarëve ortodoksë të mësonin gjuhën greke të kishës dhe të merrnin emrinminoritet grek, ose më mirë grekofonë, pasi këta nuk janë aspak grekë, por shqiptarë që flasin greqisht.

    Pra, Kisha Ortodokse greko-serbe, ka luajtur një rol të madh në orientimin e politikave nacionaliste dhe antishqiptare në Ballkan. Kisha ka qenë një nga shkaktarët e vuajtjeve të shqitparëve.
    Shqiptarët nga natyra janë tolerantë për çështjet fetare. Ata as kanë vrarë dhe as nuk vrasin për shkak të fesë, popuj të tjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 23-02-2011 më 11:51
    Revolution 1848

  11. #11
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ashtu si jane duke u zhvilluar punet ,si duket Shqiptaret duhet te organizohen edhe nje here nga e para, rreth nje Levizje Kombtare per te pastruar dhe çliruar gjithe tokat shqiptare nga llumi dhe tradhtia qe e ka kapluar.....

  12. #12
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Çamëria: Troja e kohëve moderne (Shkrim nga Ervin Fetahu marre nga gazeta Telegraf)

    Thuhet që valët e imagjinare përshkojnë distanca marramendëse, nuk njohin as kohë e as hapësirë, janë shpejtësia më e madhe në univers,më e shpejtë edhe se vetë shpejtësia e dritës...dhe kjo valë më vjen nga larg, e veshur me petkun e lashtësisë, vjen e më zgjon nga plogështia, më ngacmon dhe më turbullon me një zë që thërret nga jugu...hej djalo...ku e ke gjyshin...? Po stërgjyshin...? Rrënjët ku ike...? “Ah more djalthim ah”, më thuaj ku janë ata që i vunë emrin Çamërisë...A kanë lënë ata pasardhës?! U ka mbet atyre kujtesë..? Apo mos vallë kanë humbur ne rutinën e jetës lozonjare...?! Dhe më pas vjen e më kthjellohet kujtesa, më vijnë ndërmend copëza nga bisedat e tim gjyshi (baba Xhevo) kur tregonte se ata internuan Ademin, vranë Jahon, thelëzuan Ahmatin dhe dogjën të gjallë Avdiun, të gjithë pjesëtarë të familjes “Fetahu”. Pra sjell në mend ngjarje e ndodhi të cilat nuk janë përralla e as fantazi, por vetëm një realitet tepër i dhimbshëm. Dhe pas gjithë këtyre tragjedive qëndronte një dhelpër dinake që sundonte dhe mjeronte dita ditës vendin e të parëve të mi, edhe pse ata mbijetonin me shpresën se një ditë do të shpëtonin nga kthetrat kunadhes plakë...Por urrejtja ishte aq e madhe saqë fati kësaj here nuk ishte me ta...Planet për spastrim, dhe vrasje ishin efikase...Shpëtimi i vetëm i tyre ishte shtegtimi për në veri. “Të gjitha rrugët të çonin në veri,dhe toka çame digjej shkrumb e hi...” Ndaj këto turbulenca pushtojnë imagjinatën time dhe pyes veten, përse vallë Thesprotët e lashtë të kenë kaq shumë ngjashmëri me Trojanët, kjo ngjasi nuk përkufizohet vetëm se këta dy popuj janë të vjetër, por sepse i ndjek një fat i zi...Kronologjia dhe ngjarjet dëshmojnë se pikat e përbashkëta nuk janë krejt rastësore por kanë lidhje mes njëra tjetrës...!! Ku protagonistët dhe antagonistët janë po të njëjtit aktorë, si në lashtësi ashtu edhe ne kohën tonë...vërtet si në dramë...!! Mos vallë këta dy popuj duhet të kenë një kordon të përbashkët gjenetik! Le ti hedhim një vështrim historisë...në një diferencë të largët kohore, qytetërimi i Trojës, që edhe sot e kësaj dite lë me gojë hapur dhe shtang çdo studiues dhe hulumtues, u tret dhe u zhduk si shtëllunga e tymit pas ndezjes së llullës. Vetvetiu vjen pyetja se nga kush u zhduk...?! Miqtë e mi...U zhduk nga një qytetërim tjetër i “civilizuar”nga grekët . Ku poeti i madh çam ... Bilal Xhaferri, thoshte...u ndez agimi flakë mbi Çamëri...sikur po digjej Troja përsëri

    Për një çast ndalem dhe mendja më shkon tek Çamëria e cila u shkatërrua dhe u dogj po ashtu nga grekët. Ndaj ju ftoj të ndiqni më poshtë një krahasim dhe paralelizëm midis dy tragjedive të mëdha...

    1-Çamëria i ngjan Trojës sepse shtrihet në një pozitë gjeografike në perëndim te Greqisë, dhe jo vetëm, por në skajin më” perëndimor” të saj, aty kryqëzohen rrugët tregtare midis orientit dhe oksidentit. Në Gumenicë, pra në qytetin antik te Titanëve, dhe në Ledhezën e Pirro burrit...ku shtrihet lugina e Grikohorit (vendbanim në grikë), siç e ka emrin edhe sot..kalon korridori 8-të, nga më të rëndësishmit në rajon, i cili po ringjallë edhe njëherë gjurmët e rrugës Egnatia...A mund të merret me mend se çfarë rëndësie ka kjo zonë në një vështrim të hollë gjeopolitik...? Ku kalojnë gjithë tubacionet e hidrokarbureve...Ky pozicion strategjik dhe i lakmuar nuk mund të mos i zgjonte zakonin e vjetër dhelprës plakë për ta përvetësuar Çamërinë. Ndërsa po kështu, në anën tjetër shtrihej Troja... ne perëndim të Azisë vogël, në një vend bregdetar ku kryqëzoheshin të gjitha rrugët mes lindjes dhe perëndimit, ku lulëzoi një qytetërim që e kishte zili çdo kalimtar i asaj ane, sigurisht... nuk kishte se si mos xhelozoheshin fqinjët detar, grekët...Dhe kjo begati s’mund të linte pa ngacmuar ishullorët me në krye Agamemnonin, me justifikimin se luftonin të rikthenin Helenën e rrëmbyer, ata donin të pushtonin Trojën, për vete statusin e veçantë që gëzonte.

    2-Ngjashmëria e dytë, ka lidhje gjenetike, thuhet se pellgu i Mesdheut ishte i banuar kryesisht me racën e vjetër pellazge, ku fiset pellazge kishin banuar dhe kishin lënë gjurmë në çdo breg të Mesdheut, nga Katalonja deri në Trojë e gjetkë...dhe brigjet perëndimore të Ballkanit banoheshin nga raca Pellazgo-Ilire, nga Dalmacia deri në Peloponez, ku përfshihen edhe brigjet e Thesprotisë (Çamerisë). Pra trojanët ashtu si thesprotët ishin të së njëjtës farë, këtë e dëshmon patrioti dhe rilindësi çam, ish-ministër i jashtëm në perandorinë Otomane Abedin Pashë Dino, ku citon në një letër të dërguar sulltanit duke i thënë: Ja mevlana..(o lartëmadhëri..) ti po sakrifikon një popullsi dhe krahinë te gjithë, për t’ia falur atë fanariotëve grekë...?! Duke e ditur që ky popull, pra banorët e Çamërisë kanë një lidhje gjaku me trojanët e vjetër. Ku princi i tyre Enea...në eksodin biblik, pasi lë Trojën merr popullin e tij në kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe gjetjes së një toke të re pas djegies së Trojës, dhe vjen e ndërton qytetin antik të Butrintit, pikërisht e ndërton në tokën Thesprote, aty ku kishte një popull vëlla të një gjaku pellazg si vetë ata...këtë e konfirmojnë shumë gojëdhëna dhe rrënoja arkeologjike të kohës.

    3-Ngjashmëria tjetër vjen tek kali i drunjtë siç njihet ndryshe kali i Trojës, pra tradhtia dhe dinakëria që helenët i bënë këtyre dy popujve është fare e ngjashme, por tek trojanët dinakëria ndodhi në lashtësi, para 3000 mijë vjetësh, ndërsa tek thesprotët (Çamët) ndodhi në kohët moderne..ku gjëma e madhe i kaploi...Grekët shkatërruan qytetërimin trojan, dogjën, vranë dhe prenë...por si dëshmi për gjeneratat që pasonin...mbeti një kalë i drunjtë...i cili denoncon sot e kësaj dite dinakërinë që bota kurrë nuk e kishte njohur më parë, dhe si përcjellës dinjitoz të genit prishur, ata u rishfaqen me një kalë tjetër..pra me pabesinë që i bënë popullit Çam, ku nuk lanë masakër pa bërë..dhe ende nuk kanë kërkuar për asnjë çast as ndjesinë më të vogël. Greqia e rrëmbeu këtë tokë nën juridiksionin e saj shtetëror për t’ia ngrënë mëlçinë pak nga pak..ashtu siç bënte shpendi grabitqar me Prometeun e lidhur pas shkëmbit në malet e Kaukazit...(sipas mitologjisë greke). Kështu vazhduan persekutimet,vuajtjet,vrasjet, dhe sekuestrimet e pronave, me pretekste se Çamet i kishin të dhuruara nga ish perandoria Otomane, kur edhe vete ata” grekët”e dinë fare mirë që ne ishim zot dhe kishim skalitur historinë në gurët e lashtë ciklopik. Por dinakëria e tyre shfaqej dhe rishfaqej si një sëmundje kronike, ku në damarët e tyre buronte urrejtje dhe barbarizëm kundër shqiptarëve Çam. Dhe më në fund vjen tradhtia e sofistikuar nga ana e disa grekëve të moderuar te cilët i premtuan Çamëve se do ta luftonin bashkë Nazi-Fashizmin dhe do i mbronin çamët nga forcat ekstremiste të Napoleon Zervës...Por kjo nuk ndodhi...Krimineli Zerva e kishte dorën e lirë ne masakrën qe kreu...sepse kur vjen puna për shqiptarët ata nuk kanë dallime ideologjish dhe krahësh politik...Pra te gjithë miratuan në një zë dëbimin e çamëve.

    4-Tek kjo pikë nuk do dëshiroja të kishim ngjashmëri me trojanët...dhe a e dini pse? Sepse Troja u zhduk dhe u tret, thjesht ka ngelur në memorien historike të botës, ndërsa ÇAMËRIA është aty..çamët janë gjallë dhe të bashkuar më shumë se kurrë, ata janë të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për mos ta lënë ne mes amanetin e të parëve, ata dëgjojnë zërat që vijnë nga toka stërgjyshore...Djelthmit tanë...Mos na lini në dorën e barbarëve...Ejani dhe potisni varret tanë...se janë tharë për një pikë ujë...

    Lipsen të gjitha mënyrat dhe format demokratike për të luftuar në të drejtën tonë. Çdo ditë që vjen ka zhvillime pozitive në arenën ndërkombëtare, ndaj sakrifikoni diçka sot, që të mos harrohemi nesër, druhuni asaj dite kur te thuhet....na ishte njëherë ÇAMERIA...

    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Isman, te pergezoj per gjetjen dhe sjelljen ketu te ketij shkrimi plot frymezim te Fetahut. Eshte e vertete qe ka paralele midis historise se Trojes dhe trojaneve me Çamerine dhe banoret e saje. Te dy popujt kane te njejtin fat nga i njjeti gjakesor dhe te dy kane rrahur rruget drejt veriut te kesaj treve per nje jete me te mire. Ne sdime asgje ne se trojanet ben perpjekeje per tu rykthyer perseri ne trojet Trojes... Por dime se camet te medhenj e te vegjel jetojne me nje ender te perbashket dhe kjo ender qe duhet te behet zhgjender eshte te kthehen ne vendin e origjines, ne Trojet e tyre..pra ne Trojen e tyre te ndaluar. Dhe zoti qofte ne anen e kesaj endre. Dhe une jam i sigurt se e verteta nuk zhbehet kollaj dhe nje dite " Lumi i njerezve" te desheruar per ate toke do te kthej drejtimin drejt juges, drejt bregoreve me ullishte, portokaj e limon.
    P.S pasaktesia ne lidhje me ate qe nga greket quhet "koridori 8 " qe del ne Igumenice. mbase edhe mund te falet ne kete shkrim te frymezuar
    Faleminderit
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  14. #14
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Isman, te pergezoj per gjetjen dhe sjelljen ketu te ketij shkrimi plot frymezim te Fetahut. Eshte e vertete qe ka paralele midis historise se Trojes dhe trojaneve me Çamerine dhe banoret e saje. Te dy popujt kane te njejtin fat nga i njjeti gjakesor dhe te dy kane rrahur rruget drejt veriut te kesaj treve per nje jete me te mire. Ne sdime asgje ne se trojanet ben perpjekeje per tu rykthyer perseri ne trojet Trojes... Por dime se camet te medhenj e te vegjel jetojne me nje ender te perbashket dhe kjo ender qe duhet te behet zhgjender eshte te kthehen ne vendin e origjines, ne Trojet e tyre..pra ne Trojen e tyre te ndaluar. Dhe zoti qofte ne anen e kesaj endre. Dhe une jam i sigurt se e verteta nuk zhbehet kollaj dhe nje dite " Lumi i njerezve" te desheruar per ate toke do te kthej drejtimin drejt juges, drejt bregoreve me ullishte, portokaj e limon.
    P.S pasaktesia ne lidhje me ate qe nga greket quhet "koridori 8 " qe del ne Igumenice. mbase edhe mund te falet ne kete shkrim te frymezuar
    Faleminderit

    nuk dua falemenderime per sjelljen e ketyre infomacioneve por une ju uroj dhe ju pergezoj qe sado pak i lezoni kete shkrime interesante cameria eshte vetem e cameve kurse cmaet jan vetem shqiptar nese do te jete nevoja edhe jeten do ta jap per clirimin e ketij vendi te te pareve te mir camerin nuk e jap asnjeher pasi ati eshte venidlindja e popullit dhe edhe njera nga deget me te medha te trimave shqiptar
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Me respekte patriotve edhe patrioteve,
    Pervec lidhjes te racionalit-popullit shqiptar me ate te politikanve,
    shqetsime te renda lind trajtimi i ceshtjes Came nga palat te interesuara.
    Ku ec? Ku gjendet? Cilat jan qellimet-objektivi?
    Politika zyrtare(qeveria) sot eshte neser nuk eshte.
    Cameria do eksistoj por per sa? nen politikave, drejtimeve, influencave, mashtrimeve, paaftsirave reale edhe te kalkuluara, nga lloi lloi elementa do politikan do patriota do revolucionar etj.
    Vet Camet qe e kan len fatin etyre ne duar partiake qe pret zgledhje po partiake, a jan ne drejtim korrekt te historis? Si do justifikohen nen manuevrave qe nuk i dihet resultati? Ose eshte kurdisur ashtu?
    Ku qendron raporti i popullsise came me levizjet patriotike qe perkrahen nga masat ne trojet shqiptare edhe asaj partiake qe pritet te japi resultate?
    A mos nuk eshte akoma koha qe duhet perqendruar edhe kerkuar pergjigje-vendime konkrete?
    Se sikur reqarkullon ceshtja came ne nje oas politikologjis ku me teper jan dhen edhe jepen rendsi nashkave figurave qe championojn ket tragjedi se sa substances per aspiratat te popullsise Came edhe patriotve ne pergjithsi.
    Eshte ceshtja came ceshtje kombetare?
    Pervec patriotismit popullore kush e sheh, trajton ne ket merit?
    Pse te kujtohet here here si histori arkeologjike, nje plag e gjall shqiptare edhe te zgoj djenja edhe te acarosi konciensa, nen ombrellen mediatik qeveritare?
    Nuanca shqetsuese si ato te championve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •