Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    qe gazeta me prestigjioze angleze cka shkruan per thacin!
    e tani po cuditni pse nuk ka njohje ose pse jane bllokuar njohjet!

    taman nje krahasim i qelluar hashimi krahasohet me chavezin e venezueles
    me mugaben e zimbavese qe te dyte armiq te demokracise dhe te amerikes!
    me sa kam degjuar ky gazetari eshte 'agjent' i SIS-!

    The war on drugs war is lost. Now it's time for a rational response

    Politicians are too scared to propose legalisation and controlled use, but without radical changes many more lives will be destroyed or ruined




    Four decades ago, Richard Nixon was casting around for a new enemy to shore up support for his unique brand of uncompassionate conservatism. Having risen to national prominence as an anti-communist campaigner, then turned his attention to crime, he found a new foe in the counterculture.

    The media were full of stories of clean-cut young men returning from Vietnam as wrecked junkies, while intellectuals such as Timothy Leary were promoting the use of LSD. So Nixon, elected on a wafer-thin margin and desperate to turn back the tide of permissiveness, declared war on drugs. "America's public enemy number one is drug abuse," he thundered.

    While the Vietnam conflict has faded into history, thousands are dying and millions of lives are still being destroyed in his insane struggle. Fittingly, since it was launched by a president who turned out to be a crook, the biggest beneficiaries have been the most murderous gangsters on the globe as they rip apart country after country. Yet our leaders limp on in this self-defeating, $100bn-a-year war. Last week saw the latest salvo in the struggle when a host of distinguished names gathered under the banner of the Global Commission on Drug Policy to urge a truce. Their thoughtful report pointed out a series of obvious truths underlying how the war backfired so terribly and called for policies based on treatment rather than prosecution.

    Look at the rise in drug use. In 1998, the United Nations committed member states to achieve a "drug-free world", pledging to eliminate or "significantly reduce" use of opium, cannabis and cocaine by 2008. Instead, global opiate use rose by more than one-third over that time, with big rises also for cocaine and cannabis. It is estimated almost 5% of the world's adults take illegal drugs.

    Worse is the damage done by gangs fighting over the huge profits created by the illegality of this trade. We have all heard tales of headless bodies littering the landscape of Mexico. But the world's most violent region away from active war zones is further south – Guatemala and Honduras, for instance, both have more murders than the 27 countries of the European Union combined. Now the cancer is working its way through west Africa.

    The trade is so lucrative that in several countries – some signed up to those sanctimonious UN pledges – drug gangs have bought or fought their way to power. Kosovo has a prime minister linked to drug smuggling, as are the leaders of Afghanistan, Burma, Guinea, Nicaragua and Venezuela. Then there are cases such as South Africa, where the police chief turned out to be the head of a crime syndicate.

    There are so many arguments against current policies it is hard to believe anyone who is not stoned still signs up to Nixon's war. The vast costs, the crime waves, the racial dimensions, the stigmatisation, the futility. Then there is the dreadful hypocrisy of politicians who use and tax the lethal drug of alcohol then jail others who enjoy less damaging relaxants such as marijuana and ecstasy.

    The key question is why? After all, we live in a world in which grandparents took acid or smoked pot while listening to the Grateful Dead and many parents were the people who dropped ecstasy at outdoor raves. The current occupant of the White House has confessed to taking cocaine, while several of our cabinet ministers admitted smoking weed. Drug use is no longer that big a deal, while it is clear many of the problems and much of the misery are byproducts of banning.

    The Global Commission is a valiant effort, but it is noticeable that signatories include 11 former presidents, politicians and diplomats, but just one in office – the Greek prime minister, who presumably needs any extra revenue he can find. This is the fundamental problem: serving politicians lack the bottle to take the obvious remedial actions.

    As the report rightly states: "Political leaders and public figures should have the courage to articulate publicly what many acknowledge privately: that the evidence overwhelmingly demonstrates repressive strategies will not solve the drug problem and the war on drugs cannot be won."

    This failure of nerve is particularly acute in Britain. One cabinet minister who has admitted smoking cannabis in his youth said politicians were scared to act, despite knowing they should, since they would be slaughtered by rivals and the media for every drug-related death following liberalisation. "You may think it is absurd regulation and it may cost more lives but deregulation is impossible in our political climate."

    Sadly, he is right. Witness the infantile response – especially from local Labour parties, as the campaign group Transform will testify – to any politician standing for election who has dared suggest saner drug laws. They should listen to the admirable Bob Ainsworth, who had a Damascene conversion while a home office minister: "The public are in a far more progressive place on this issue than most politicians and sections of the press."

    Recent polling proves he is correct. One survey last year found 70% of Britons favoured the regulated sale of cannabis, with smaller majorities supporting legally available heroin, ecstasy and cocaine. Curiously, the groups most in favour were Conservative voters, middle-aged women and readers of mid-market tabloids. And just think how tax proceeds would help the public spending crisis.

    Politicians say they fear drug use would rise if prohibition is lifted. Evidence from abroad shows they are wrong. Look at Scandinavia, where the tough Swedes and more liberal Norwegians have similar addiction rates. Or Switzerland, where heroin demand and crime fell sharply following new policies based on public health rather than legality. Or Portugal, where heroin use fell by half after decriminalisation.

    These are places where there have been tentative steps forward. There are even signs the US, which remains the bastion of bigotry on this issue, is slightly shifting its stance under Barack Obama. It has, for example, permitted its blood-soaked neighbour Mexico to loosen cannabis laws.

    Meanwhile, the tone of debate in Britain serves only to highlight the immaturity of our public discourse, with too many politicians lost in the fog of this foolhardy war. So here is a suggestion for our three main party leaders, who are all young enough to know better: why not hoist the white flag and work out a unified way to end a struggle that does so much more harm than good?

    The alternative is to carry on fighting like generals in the First World War, ignoring the deaths, the devastation and the wastelands created around the world in a battle than can never be won.


    fatmir llapi ky gazetari angles ish ' udebash ' se me quaj 'kryeclirimtarin' bos droge ky duhet te jete nga shumadia

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Rruga e Thaçit


    Nga Shpend Limoni më 06 qershor 2011 në ora 08:07

    Hashim Thaçi është i bindur se po e ndjek rrugën e duhur. Opozitën e vlerëson me standardet e tij - të paalternativë dhe të frustruar. Thotë se Presidentja Jahjaga po punon mirë dhe se u gëzohet takimeve të saj të fundit me liderë botërorë. Mohon të jetë izoluar nga ndërkombëtarët. Zhvillimet në PDK i quan profilizim, derisa thekson se kongresi i fundit i partisë ka treguar fuqinë e secilit.

    Express: Pati vlerësime kryesisht negative nga analistët politikë dhe shoqëria civile për 100-ditëshin e Qeverisë suaj. Si i komentoni ju këto?
    H. Thaçi: Qeverisja ime është vazhdimësi e mandatit të dytë, është vazhdimësi e qeverisjes së mirë, efektive dhe efikase, e sundimit të ligjit e perspektivës europiane, e suksesit të konsoliduar si shtet, e forcimit të perspektivës demokratike, multietnike të vendit. Unë angazhimin tim, të qeverisë që e udhëheq nuk e ndaj në njëmujor, dymujor apo tremujor, por në periudhën 3 vjet e gjysmë, megjithëse dua të theksoj se zbatimi apo implementimi i premtimit tim kryesor për rritjen e pagave ka ndodhur vetëm në 30-ditëshin e parë të qeverisë sime në mandatin e dytë, andaj mendoj se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, e cila vlerësohet prej qytetarëve, vlerësohet nga të gjithë. Natyrisht ne jetojmë në demokraci dhe ka pasur edhe zëra hezitues apo kritikë të shkëputur nga një pjesë e opozitës, por e vlerësoj lart edhe të arriturën e Qeverisë së Kosovës që e ka vënë në binarë komunikimin në interes të vendit edhe me opozitën. Tani janë formuar dy komisione që punojnë për reformat elektorale për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt dhe për reformën e zgjedhjeve të përgjithshme në më shumë distrikte se një zonë elektorale. Mendoj se këto janë të arritura që vlerësohen nga të gjithë dhe mund të them se Kosova është në shumë sfera më përpara se disa vende të tjera të rajonit. Por unë i mirëkuptoj edhe kritikat, zërat kritikë dhe çdo kritikë e arsyeshme e përgjegjshme do të jetë ndihmuese që të punojmë edhe më tepër.

    Express: Kur jemi tek opozita, patëm një paraqitje shumë të ashpër të z. Isa Mustafa kundër qeverisjes suaj. Si i përgjigjeni ju z. Mustafa, i cili ju kritikoi fort për 100-ditëshin?
    H. Thaçi: Ka pretenduar për të thënë shumëçka, por nuk ka thënë asgjë. Unë nuk dëshiroj të bëj paralele mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe punës së kryetarëve të komunave. Kryetari i Prishtinës është një nga kryetarët e 34-35 komunave të Kosovës. Më tepër ishte një reagim mllefi, jo argumentues, jo profesional dhe i paqëlluar, nervoz dhe agresiv, në kuptimin frustues për suksesin e Qeverisë dhe zhgënjyes për dështimin në Komunë dhe mungesës së vizionit apo alternativës opozitare. Por në çdo rrethanë, është e drejtë e secilit të kritikojë edhe të sulmojë. Unë kam qenë vetë në opozitë dhe zgjedhjet i kam fituar me alternativë për qeverisje të mirë dhe jo me akuza, sharje e shpifje, trillime apo pretendime që nuk përkojnë me realitetin demokratik në Kosovë. Është një reagim i mentalitetit tipik monist në paaftësi për t’u përballur me shumëllojshmërinë e ideve dhe alternativave.

    Express: Pikërisht për të njëjtat gjëra ju akuzon juve z. Mustafa. Një akuzë e fortë e tij ndaj jush është se ju po i përndiqni njerëzit e tij duke e përdorur policinë e Kosovës përmes njerëzve të SHIK’ut...
    H. Thaçi: Policia e Kosovës është institucioni më i respektuar i gjithë qytetarëve të vendit dhe gjithë faktorit ndërkombëtar, sikurse dhe FSK’ja dhe mekanizmat e sigurisë në Kosovë. Të pretendohet të politizohen këto institucione është më tepër një pretendim dashakeqës, një pretendim që nuk është në interesin e askujt, as të pozitës, e as të opozitës. Është obligim i secilit lider politik, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë, të distancohet nga e keqja dhe jo me motive politike të mbrojë të keqen.

    Express: Me z. Mustafa i keni pasur edhe disa momente të mira, e kam fjalën për periudhën kur u bë marrëveshja për Presidenten. Pse u lejua një person pothuaj anonim të hyjë në zyrën kryesore të shtetit. A i keni nënçmuar qytetarët e Kosovës me përzgjedhjen e saj?
    H. Thaçi: Unë dëshiroj të theksoj se ka qenë një përkushtim i përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët pozitë-opozitë. Mendoj se kjo është një frymë konstruktive dhe e përgjegjshme dhe në këtë rast shpreh edhe vlerësimin tim edhe për z. Mustafa, edhe për sjelljen burrështetase të z. Pacolli, për gjetjen e një emri të përbashkët, personaliteti të përbashkët, kësaj radhe të zonjës Jahjaga për Presidente të Republikës së Kosovës. Kështu që është një kontribut i përbashkët i ne të treve që kemi qenë në takim, por është edhe një mirëkuptim nga opinioni i përgjithshëm kosovar nga kjo që shihet. Presidentja e ka filluar punën mirë, është prezente në botën e diplomacisë, është aktive, është mbi çdo parti. Po përpiqet dhe po luan rolin solid të kultivimit të unitetit qytetar dhe politik.

    Express:
    Nga paraqitjet e saj publike, e shohim se nuk ka shumë “haber” për politikë...
    H. Thaçi: E theksoj se të gjitha veprimet, sjelljet dhe vendimet e Presidentes Jahjaga janë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës. Është një frymë dhe një pamje e re presidenciale. Secili President në historinë e Kosovës ka luajtur rolin e vet që i ka takuar, edhe Presidenti Rugova, edhe Presidenti Sejdiu, edhe Presidenti Pacolli. Zonja Jahjaga është Presidentja e katërt në historinë politike të Kosovës. Natyrisht se secili prej këtyre presidentëve ka pasur formën, mënyrën, taktikat dhe strategjinë e vet të sjelljes në punë.

    Express:
    A ishit në dijeni se Presidencës do t’i bashkohen edhe njerëz që ju kishin kritikuar ashpër, e kam fjalën për z. Ilir Deda. A ju pengon prania e tij aty?
    H. Thaçi: Në asnjë rrethanë unë nuk e personalizoj agjendën time politike, apo që qëndrimi politik i dikujt të ndikojë në raportin tim personal apo privat me dikë. Unë, opinionin ndryshe e vlerësoj lart. Natyrisht, unë prezantoj opinionet e mia argumentuese në raport me idetë e tjera që mund të prezantohen. Ne jetojmë në botën e pluralizmit politik dhe dëshiroj të theksoj një fakt se për herë të parë në historinë politike të Kosovës, elementet e para i kishim gjatë kohës së Presidentit Pacolli, ndërsa për herë të parë tani kemi depolitizimin dhe departizimin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe ky mendoj se është një sukses dhe Qeveria e Kosovës në gjirin e saj ka njerëz nga shoqëria civile dhe nga mediat që kanë qenë më herët, dhe ish-kritikë të mi të rreptë personalë, por edhe të Qeverisë. Kështu që ka edhe njerëz që kanë qenë kritikë më herët edhe me Presidencën dhe janë në Presidencë dhe mendoj se kjo është një frymë e re kultivimit të vlerave që ne punojmë që ato të ngadhënjejnë.

    Express:
    A shihni konkurrencë politike në të ardhmen në Zyrën e Presidencës?
    H. Thaçi: Pretendimi im dhe puna ime është që të punoj për fuqizimin e Zyrës së Presidencës që gjithçka të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet. Unë kam mjaft punë për të bërë nga zyra ime. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes Zyrës së Kryeministrit dhe Zyrës së Presidentes. Natyrisht se jemi duke punuar bashkërisht punë që ndërlidhen me interes të shtetit, pra jemi partnerë dhe plotësojmë njëri-tjetrin dhe në asnjë rrethanë ndonjë raport të panevojshëm konfrontues. E theksoj edhe një herë, Zyra e Presidencës është një zyrë jopartiake më në fund.

    Express: E përmendët më herët aktivitetin diplomatik të Presidentes. A ia keni zili zonjës Jahjaga për vizitat e fundit, ka takuar Presidentin Obama, Zëvendëspresidentin Biden dhe të tjerë...
    H. Thaçi: Në asnjë rrethanë zili. Përkundrazi, ndihem shumë i nderuar, ndihem tepër mirë për të gjitha takimet e rëndësishme që ka pasur Presidentja, edhe me Presidentin Obama, edhe me presidentët e tjerë në Varshavë dhe tani në Itali më Zëvendëspresidentin Biden dhe presidentët e tjerë. Kështu që ky është një afirmim i ri diplomacisë kosovare, i sjelljes shtetërore të Kosovës, është afirmim i të arriturave tona. Është afirmim i institucioneve të Kosovës dhe i vullnetit politik të qytetarëve të vendit. Prandaj, secili duhet të ndihet mirë.

    Express: Pse nuk ka ftesa për ju, jeni ndjerë ju i izoluar këta muajt e fundit?
    H. Thaçi: Përgjegjësitë janë të ndara në kuadër të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Në asnjë rrethanë, Kosova nuk është e izoluar, asnjë lider i Kosovës nuk është i izoluar. Unë kam pasur takime me liderë të ndryshëm, presidentë dhe kryeministra nga e gjitha bota. Gjithashtu, Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e vizituar prej lidershipit europian dhe amerikan, siç ka qenë edhe vizita e Presidentit Barroso, z. Fule, gjithashtu dhe Baroneshës Ashton. Unë jam i ftuar që në një të ardhme shumë të afërt të jem në vizitë zyrtare në Bruksel. Jam i ftuar edhe prej Presidentit Barroso dhe Baroneshës Ashton, ndërsa në të ardhmen planifikoj që të takoj liderë të Europës, por ka qenë edhe obligim imi që të fokusohem në konsolidimin e Qeverisë në Kosovë, dhe natyrisht në kuadër të kësaj, unë kam krijuar hapësirën për angazhimet aktive të Ministrit të Punëve të Jashtme që të jetë më tepër në kryeqytetet e Europës, por gjithashtu edhe në SHBA edhe në KS të OKB’së. Gjithashtu, edhe Zëvendëskryeministri z. Pacolli, që ta mbulon pjesën e Afrikës me takime që i ka pasur më presidentë, zëvendëspresidentë, ministra të jashtëm në kuadër të lobimit për njohje të reja.

    Express: Çka ndodhi me FMN’në, a ndiheni përgjegjës për humbjen e parave?
    H. Thaçi: E para, Kosova nuk e ka humbur asnjë cent, Kosova nuk e ka ndërprerë programin. FMN’ja ka qenë shumë e qartë në deklaratën e vet. Ka pasur dezinformime të ndryshme në opinion. Dezinformime të dikujt që ka pritur lajm të keq për Kosovën, por që i ndodhi e kundërta. Pra, Kosova nuk e ka humbur dhe nuk do ta humbë as edhe një cent nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian. Nuk kanë qenë të lehta bisedat me FMN’në. Kam qenë shumë i vetëdijshëm për këto biseda që mund të jenë të vështira, por në asnjë rrethanë nuk kam menduar të largohem nga qëndrimi im i drejtë për rritjen e pagave dhe vazhdimin e ndërtimit të autostradës. Autostrada do të vazhdojë të ndërtohet, rrogat janë rritur, 80 mijë punëtorë do t’i marrin rrogat e tyre me rritje. Kosova do të mbetet në program, në kuadër të këtij ridisenjimi të programit, ne do ta respektojmë atë. Por e theksoj, projektet do të vazhdojnë as edhe një cent.

    Express: Por i dëgjuam ekspertët se 150 milionët humbën. Si do të kompensohen këto para?
    H. Thaçi: Unë e theksoj se asnjë cent Kosova nuk do ta humbë. Ka pasur interpretime me motive politike nga disa njerëz të opozitës, por jo edhe nga njerëz që e njohin FMN’në, Bankën Botërore, Komisionin Europian dhe që e lexojnë mirë dhe qartë e kuptojnë marrëveshjen e re mes Qeverisë dhe FMN’së. Natyrisht, FMN’ja ka kërkuar nga unë që të mos lëviz në drejtim të rritjes së pagave, pastaj ka kërkuar ndërprerjen e dhënies së pagave. Nuk kam pranuar. Është kërkuar që të ketë një qasje tjetër për autostradën, diçka të tillë nuk kam pranuar, prandaj kemi gjetur zgjidhjen pragmatike të mesit që FMN’ja të mbetet në Kosovë, të vazhdojë me konsulta, këshilla dhe rekomandime, por edhe në të njëjtën kohë, të vazhdojë me të gjitha projektet. Jam shumë i inkurajuar me ridisenjimin e marrëveshjes.

    Express: Të kthehemi te çështja e njohjeve. Çuditërisht, njohjet erdhën pikërisht në kohën kur nuk kishim Qeveri...
    H. Thaçi: Kosova ka pasur vazhdimisht, ka pasur qeveri në largim, në dorëheqje, por duhet kuptuar diçka që procesi i njohjeve, ai i lehti është përmbyllur. Tani duhet të punojmë me secilin shtet veç e veç dhe në kuadër të kësaj, ka vështirësi, ka edhe pengesa. Procesi i njohjeve për Kosovën ka stagnuar nga momenti i prishjes së koalicionit nga LDK’ja në fund të vitit të kaluar. Pastaj është përcjellë ajo periudha e heshtjes, ndërsa unë kam besim të plotë në diplomacinë aktive tash dhe njohjet do të vijnë.

    Express: Kemi z. Pacolli që është i përfshirë në procesin e lobimit. Në të njëjtën kohë, ai ka gjetur kohë për të kritikuar Ministrin Hoxhaj?
    H. Thaçi: Mendoj se nganjëherë është keqinterpretuar z. Pacolli. Ai dhe z. Hoxhaj e plotësojnë njëri-tjetrin, kanë angazhime të përgjegjshme në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe përgjegjësitë në kuadër të Qeverisë. Z. Hoxhaj i kryen angazhimet e veta në përputhshmëri me agjendën dhe mandatin në kuadër të MPJ’së. Z. Pacolli po ashtu kryen përgjegjësitë në përputhje me mandatin e tij për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sjelljen e investitorëve. Jam i inkurajuar me investitorët që ka filluar t’i sjellë z. Pacolli, por edhe me agjendën e tij shumë aktive, sidomos në Afrikë, ka qenë në SHBA dhe disa vende të BE’së, në Turqi ishim së bashku.

    Express:
    A ju erdhi keq që z. Pacolli e humbi Presidencën?
    H. Thaçi: Në periudhën në të cilën ka qenë z. Pacolli President, është sjellë në mënyrën më të lartë prej burrështetasi, me një sjellje të re, të munguar në skenën politike në veprimet presidenciale të Kosovës. Është çmuar dhe vlerësuar nga qytetarët, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Unë ndihem mirë me zgjedhjen e z. Pacolli për President. Falënderoj gjithë mbështetësit në Republikën e Kosovës. Falënderoj edhe gjithë faktorin tjetër politik që ishte mirëkuptues. Por në të njëjtën kohë, z. Pacolli bëri një akt, një veprim të munguar më herët në Kosovë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke krijuar lehtësi dhe rrethana të reja për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët. Dhe këto i ka bërë për hir të Kosovës, qytetarëve në dëm të vetin, për unitetin politik dhe qytetar të Kosovës. Pak ke njerëz në skenën politike që dalin mbi interesat personale në ato shtetërore dhe gjithëqytetare. Në këtë drejtim, z. Pacolli është vlerësuar lart edhe nga Qeveria, edhe nga opozita, z. Mustafa, ambasadori i SHBA’së dhe ambasadorët e BE’së.

    Express: Pse ka një debat të pafund për kontratën për autostradën. Pse nuk publikohet kontrata?
    H. Thaçi: Dihet edhe shifra, edhe kontrata, gjithçka ka qenë transparente. Disa qasje joprofesionale që paraqiten aty-këtu janë qesharake dhe shumë naive kur bëhen krahasime mes kontratave lokale me dispozitat ndërkombëtare. Konsorciumi Bechtel-Enka është një prej konsorciumeve më të fuqishme në botë dhe që po bën punën më të mirë të mundshme në rajon. Autostrada ka qenë premtim imi elektoral, është vendim imi, është dashur të loboj rreth një vit për të fituar mbështetjen ndërkombëtare për të filluar ndërtimin, të kem një bashkëbisedim të lodhshëm dhe rraskapitës me FMN’në dhe Bankën Amerikane një diskutim konstruktiv, me Thesarin Amerikan, Komisionin Europian. Më pas, ka ardhur te përzgjedhja e kompanive, është zgjedhur më i miri dhe më i liri. 38 kilometra do të përmbyllen në tetor të këtij viti, do të vazhdohet me devijimin e rrugës nga Qafa e Duhlës në drejtim të Arllatit, 19 kilometra e gjysmë, dhe do të vazhdohet në drejtim të Prishtinës dhe Merdarit. Pavarësisht nga kundërshtitë politike të një pjese të opozitës për ndërtimin e autostradës, unë do të vazhdoj ndërtimin e saj nga Vërmica deri Merdar.

    Express: Ata po e kërkojnë publikimin e kontratës, nuk po kundërshtojnë ndërtimin e autostradës?
    H. Thaçi: Ata po flasin për bashkimin me Shqipërinë, e kanë marrë pozicion kundër ndërtimit të autostradës, gjë që mendoj se e kanë shumë gabim dhe do të binden në gabimin e tyre. Pretendimi për të politizuar këtë projekt është tej mase i papërgjegjshëm. Ata nuk kanë premtuar autostradë, por së paku nëse nuk mund ta mbështesin, së paku le ta mirëkuptojnë, sepse ky është vullneti i qytetarëve. Transparencë ka pasur, do të ketë sikurse dhe llogaridhënie për çdo cent. Ky vendim për ndërtimin e autostradës është i qeverisë që udhëheq unë dhe kjo qeveri do ta përmbyllë, natyrisht do t’i japim llogari Kuvendit dhe qytetarëve.

    Express: Vetëvendosja thotë se ju po e dëmtoni vendin me qeverisjen tuaj?
    H. Thaçi: Se kush e dëmton, e kush jo, vendosin vetë qytetarët, e jo një grusht i vogël njerëzish me ambicie politike. Është mirë dhe e çmoj që ata tani e kanë pranuar dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Janë duke e respektuar me përpikëri, kanë hyrë në kornizat e këtij dokumenti dhe Kushtetutës dhe ligjeve. Natyrisht, askush nuk është mbi ligjin, por unë vetëm i ftoj që të distancohen nga dhuna. Projektet e mia për qytetarët janë më të fuqishme sesa gurët ndaj institucioneve legjitime të vendit dhe gjuhës së rrugës apo mllefit politik që e kanë sjellë në Kuvendin e Kosovës. Mendoj se në vend të kësaj, në fjalor dhe me gurët ndaj institucioneve legjitime, unë me urtësinë më të madhe do t’i ftoja që të fillojnë të mendojnë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve dhe jo për arrogancë dhe dhunë.

    Express: Kur thatë qytetarët vendosin, aluduat te zgjedhjet. A do të ketë tash e tutje zgjedhje të pamanipuluara?
    H. Thaçi: Definitivisht, do të ketë çdoherë e më tepër, çdo zgjedhje e re që organizohet, do të jenë më të mira.

    Express:
    A po ndahet PDK’ja?
    H. Thaçi: PDK’ja është partia më e fuqishme, më e konsoliduar, me programin më të qartë dhe me udhëheqjen e qeverisë më efikase që ka ndodhur ndonjëherë.

    Express:
    Kurrë nuk keni qenë më të përçarë se tani në parti. I kam parasysh deklarimet e z. Limaj dhe z. Krasniqi, që dalin haptas kundër jush.
    H. Thaçi: Në asnjë rrethanë nuk do të thosha se ka pasur deklarime të njëanshme apo deklarime që kanë dëmtuar imazhin e PDK’së. Unë ndihem tepër mirë që i kemi fituar 4 palë zgjedhje në këto 3 vjet e gjysmë. Më vjen mirë që këto katër kampanja i kam udhëhequr me ekipin tim. Tani kemi një qeverisje shumë të respektuar dhe kredibile. Ne sapo kemi përmbyllur kongresin e partisë, një kongres ky që dërgoi mesazhin e qartë të fuqisë politike dhe të fitores të PDK’së. Natyrisht prej procesit elektoral në kuadër të skenës politike kosovare, gjithmonë do të dalë dikush fitues dhe dikush humbës. PDK’ja është parti e reformave, e opinioneve të ndryshme, por e një qëllimi.

    Express: Kështu thuhej në LDK para se të ndahej...
    H. Thaçi: PDK’ja vetëm sa do ta profiliziojë vetveten, do ta reformojë, do të vijnë njerëz të rinj, kredibilë, edhe nga shoqëria civile. Sot PDK’ja i ka tejkaluar kornizat partiake, duke u bërë parti e një profili të gjerë politik, dhe qytetar, dhe profesional.

    Express: Diçka për EULEX’in. Ju kujtohet operacioni i tyre që e kishin në Ministrinë e Transportit, vitin e kaluar. A keni kërkuar nga EULEX’i shpjegime pse nuk ka rezultate nga hetimet?
    H. Thaçi: Unë e kam theksuar edhe atëherë, edhe sot, ka qenë një intervenim i ekzagjeruar edhe i panevojshëm. Askush nuk ka hezituar për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë dhe spektakle të tilla kanë qenë krejt të panevojshme. Ne kemi bashkëpunim të mirë dhe të ngushtë me EULEX’it. Natyrisht, në kuadër të përgjegjësive që kemi dhe reformave të legjislacionit. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe jemi edhe në bashkëpunim me ICO’në për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe në kuadër të kësaj dhe rolit i EULEX’it do të jetë më ndryshe, më pak pushtet ekzekutiv dhe më shumë rol këshillues dhe konsultativ.

    Express: Prisni marrëveshje me Serbinë në gjysmën e këtij muaji dhe a mendoni se do të implementohen marrëveshjet?
    H. Thaçi: Dialogu është obligim ndërkombëtar i Republikës së Kosovë, por edhe i Serbisë. Një dialog për herë të parë mes dy shteteve, dialog për të mirën e popujve dhe vendeve tona. Prishtina do të jetë e përgjegjshme, lëvizjen e lirë, çështjen e të pagjeturve apo për telekomunikacionin dhe energjinë. Prishtina, në kuadër të interesave të veta shtetërore, do të jetë gjithmonë e gatshme për angazhime konkrete dhe implementuese të marrëveshjeve me garancinë e BE’së dhe SHBA’së.

    Express: Beogradi, prisni se do t’i implementojë marrëveshjet?
    H. Thaçi: Secila palë që dakordohet për marrëveshje të caktuara, ka edhe obligime ndërkombëtare për të marrë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Krasniqi: Thaçi ka ndikim në legjislativ
    Jeton Llapashtica | 07-06-2011 08:24 CET


    http://www.zeri.info/fotot/29630/mai...-krasniqi1.jpg


    Bisedimet me Serbinë po karakterizohen me një terr informativ, i cili po i pamundëson edhe Kuvendit të Kosovës që ta dijë se çfarë po ndodh. Në këtë proces po anashkalohen institucionet e vendit, ndërsa gjithçka është përqendruar tek disa persona.

    Kështu mendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një interviste për “Zërin” i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të hedhin dritë mbi të vërtetën e bisedimeve.

    Po ashtu ish- zëdhënësi i UÇK-së i bën thirrje Brukselit që të mos e anashkalojë institucionin e Parlamentit atëherë kur duhet të merren vendime, sepse ai thotë se çdo rrugë tjetër sjell telashe. Kryeparlamentari Krasniqi shprehet i bindur se nëse ndryshojnë parimet e Grupit të Kontaktit për mosndryshim të kufijve, atëherë hapi i palës kosovare do të jetë bashkimi me të gjitha trojet shqiptare.

    Kryeparlamentari kosovar flet edhe për ngecjen në çështjen e njohjeve. Sipas tij, përveç faktorëve të jashtëm, mosnjohja nga shumë vende është edhe pasojë e përzierjes së kompetencave në Qeveri. Ai po ashtu thotë se Kuvendi nuk kontrollohet nga qeveria, por e pranon se kryeministri Thaçi ka ndikim në legjislativ, ndonëse këtë e bën nëpërmjet Grupit Parlamentar të PDK-së.

    (intervistën e plotë me kryeparlamentarin Krasniqi mund ta lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes “Zëri”)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #84
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Sillu e pështillu, e në autostradë!

    http://www.zeri.info/fotot/29628/main_thaci_-_r.jpg


    Sillu e pështillu, e në autostradë!
    06-06-2011 20:32 CET

    Barsoleta se sa herë që shtrohen nga dhjetë metra asfalt, kryeministri Hashim Thaçi shkon e viziton, duket se po shndërrohet në realitet.

    Aq shpesh i ka vizituar punimet në këtë autostradë kryeministri i vendit, shkruan Zhurnal, sa ka rrezik edhe t’i pengojë punëtorët me tërë ato vetura që shkon për t’i inspektuar punimet.

    Nëse Fatmir Limaj, deri para se të largohej nga posti i ministrit të Transportit, këtë e bënte gati çdo muaj, pavarësisht se ai së paku e kishte brenda kompetencave të tij, tash këtë mision e ka marrë kryeministri Thaçi.

    Nuk ka as një muaj prej kur herën e fundit Thaçi ishte për të vizituar punimet në këtë autostradë, por të martën sërish do të shkojë.

    Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, thuhet se Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, si dhe me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, do të vizitojë punimet në autostradën Vermicë – Merdar.

    Prej që e ka marrë mandatin e dytë qeverisës, kryeministri Thaçi, përveç një vizite të kërkuar në Vatikan, nuk ka dalë shumë jashtë vendit. /zhurnal/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Beqaj lavdëron punën 100-ditëshe të MZHE-së


    Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 17:00

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka shpalosur njëqind ditët e punës së ministrisë që ai drejton, duke filluar nga përgatitja e legjislacionit që është bërë, me procesin e transaksionit të PTK-së dhe lidhjen e marrëveshjes së re të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që sipas tij nuk është dështim prishja e marrëveshjes “Stand-by”.

    Ai në një konferencë për media, të hënën ka thënë se kjo ministri ka filluar me ristrukturimin, ngase ngërthen në vete monitorimin e ndërmarrjeve publike dhe pjesën e telekomunikacionit.

    Po ashtu ai ka shtuar se kjo ministri është marr edhe me pjesën ligjore, ku janë disa ligje në proces, siç është ligji për efiçencën e energjisë, i cili ka kaluar në qeveri dhe leximin e parë, pastaj ligji për ndërmarrjet publike, i cili ligj i rregullon menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

    Beqaj ka shtuar se gjatë këtyre 100 ditëve, është marr vendimi në qeveri për privatizim e PTK-së dhe komiteti drejtues për privatizim, ka bërë rekomandimet, të cilat kanë kaluar në Kuvend dhe është bërë pjesë e ligjit.

    Ai ka shtuar se gjatë javës së kaluar është bërë parakualifikimi i ndërmarrjeve që kanë qenë pesë të interesuar, ndërsa dy ndërmarrje kanë plotësuar kushtet. Beqaj me këtë ka thënë se kjo është një kënaqësi, pasi që këto dy ndërmarrje kanë një imixh të mirë dhe duke pas mbi 160 milionë parapagues në tërë botën.

    Por i pyetur nga gazetarët se mos shtrirja postës në veri të vendit dhe mungesa e kodit telefonik të Kosovës, do të mund t’ia ul vlerën, Beqaj ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se kufijtë e Kosovës janë të njohur ndërkombëtarisht.

    “Ne postën dhe të gjitha transaksionet të cilat i bëjmë, i bëjmë për tërë territorin e Kosovës, nuk shohim ndarje, nuk dëshirojmë të bëjmë ndarje të privatizimit të ndërmarrjeve. Prandaj në këtë kontest, çdoherë kur komunikojmë me secilin investitor potencial flasim për tërë territorin e Kosovës në kuadër të kufijve të pranuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë çdoherë kur komunikojmë me secilin investitor potencial flasim për tërë territorin e Kosovës në kuadër të kufijve të pranuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë çështja e kodit lidhet me anëtarësimin e Kosovës në ITU, por njëkohësisht edhe me pranimin në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Beqaj.

    Po ashtu ai ka shtuar se mungesa e 3G nuk ul vlerën e PTK-së, sepse siç ka thënë Beqaj Kosova brezin aktual frekuencave, mund të ketë ende të shfrytëzueshëm.

    Ministri Beqaj ka theksuar se në buxhet flitet për një moment, ku 300 milionë të të hyra të mëhershme do të inkasohen dhe që nuk lidhen me shitjen e postës dhe përcaktimin e postës që është diskutuar shumë herë. Sipas tij çmimin e postës do të vlerëson tregu.

    Po ashtu ai ka folur edhe për një komunikim të drejtpërdrejt që kanë zhvilluar me sindikatat.

    Ndërkohë ai nuk e ka quajtur dështim prishjen e marrëveshjes së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “Unë nuk do të quaj dështim, kam parë me vëmendje të gjitha komentet, edhe nga opozita edhe nga ekspertët sa i përket marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ne nuk flasim për shkëputje të marrëveshjes, ne flasim për një ristrukturim të marrëveshjes, për një periudhë kohore do të jetë në monitorim të stafit”, ka theksuar ministri Beqaj.

    Ndërsa për projektin e Kosovës Re, ministri ka thënë se është bërë ristrukturimi i Komitetit Drejtues për projektin, pasi që është dashur që të shpallet ky projekt materialisht më i avancuar, duke marr konfirmimin edhe nga Banka Botërore.

    Ndërkaq parakualifikimi për këtë projekt është bërë me herët dhe tash dihet se janë katër ndërmarrje të parakualifikuar. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mujota: Projektet do të realizohen sipas planifikimeve

    Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 14:25

    Në prezantimin e punës 100 ditore, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë se ndërprerja e marrëveshjes me FMN-në nuk paraqet ndonjë problem serioz dhe projektet madhore si rruga e kombit dhe të tjera që janë planifikuar qysh më parë, do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

    Gjatë një konference për media ministri Mujota shprehu bindjen e tij se sikurse deri më tani edhe në të ardhmen punimet në autostradë do të vazhdojnë me intensitet të lartë, pasi ky projekt dhe të tjera janë të fokusuar në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe buxhetin e miratuar të Kosovës.

    Ai tha se ministria është e përkushtuar që projekti i autostradës Vërmicë-Merdare të kushtojë sa më pak në kuptimin financiar dhe të jetë sa më cilësore.

    “Kur flasim për zhvillimin e projekteve ne jemi të fokusuar plotësisht në kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitin 2011-2014, buxhetin e Republikës së Kosovës të miratuar për vitin 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe kjo nuk paraqet asnjë shqetësim për vazhdimin e projekteve që janë paraparë për vitin 2011 dhe gjithsesi besoj se nuk do të ketë asnjë shqetësim edhe për vazhdimin e projekteve për vitin 2012 dhe më tutje”, ka thënë ai.

    Ministri i infrastrukturës ka përmendur edhe projektin e rrugës Prishtinë-Shkup, për të cilin tha se aktualisht po vlerësohen alternativat e financimit dhe të ndërtimit.

    Zërat kritikues se projektet rrugore po vonohen, Mujota iu është përgjigjur duke thënë se projektet madhore siç është autostrada Vërmicë-Merdare, nuk mund të përfundohen brenda një viti.

    “Ju keni dëgjuar zëra që ne i respektojmë shumë dhe i vlerësojmë shumë, por që nuk mund t’i pranojmë si real. Publikisht dihet që punimet në autostradë, punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë, si dhe në të ardhmen kur të filloj autostrada Prishtinë- Shkup, nuk mund të përfundojnë brenda një viti ashtu siç pretendon ndokush dhe të thuhet se një rrugë e rëndësisë nacionale nuk është përfunduar. Ato e kanë afatin e vet kohorë, e kanë dinamikën e tyre të realizimit dhe jemi plotësisht brenda afateve ligjore dhe afateve të parapara me kontratë”, ka thënë ai.

    Edhe në këtë rast, Mujota ritheksoi se ashtu si ashtu siç ka premtuar kryeministri Hashim Thaçi, deri në fund të muajit tetor do të jenë të përfunduara 34 kilometrat e tri segmenteve të autostradës deri në Suharekë.

    Gjatë prezantimit të punës së 100 ditore të Ministrisë së Infrastrukturës, ministri Fehmi Mujota përmendi edhe projekte të reja kapitale për vitin 2011, që kanë një kosto prej rreth 13 milionë euro. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.zeri.info/fotot/29628/main_thaci_-_r.jpg


    Sillu e pështillu, e në autostradë!
    06-06-2011 20:32 CET

    Barsoleta se sa herë që shtrohen nga dhjetë metra asfalt, kryeministri Hashim Thaçi shkon e viziton, duket se po shndërrohet në realitet.

    Aq shpesh i ka vizituar punimet në këtë autostradë kryeministri i vendit, shkruan Zhurnal, sa ka rrezik edhe t’i pengojë punëtorët me tërë ato vetura që shkon për t’i inspektuar punimet.

    Nëse Fatmir Limaj, deri para se të largohej nga posti i ministrit të Transportit, këtë e bënte gati çdo muaj, pavarësisht se ai së paku e kishte brenda kompetencave të tij, tash këtë mision e ka marrë kryeministri Thaçi.

    Nuk ka as një muaj prej kur herën e fundit Thaçi ishte për të vizituar punimet në këtë autostradë, por të martën sërish do të shkojë.

    Në një njoftim të zyrës së kryeministrit, thuhet se Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, si dhe me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, do të vizitojë punimet në autostradën Vermicë – Merdar.

    Prej që e ka marrë mandatin e dytë qeverisës, kryeministri Thaçi, përveç një vizite të kërkuar në Vatikan, nuk ka dalë shumë jashtë vendit. /zhurnal/
    vetem deri aty i vlen pasaporta e malisheves hashes!
    eshte sherbetor i 'vellaut' erduan dhe prandaj e inspekton rrugen qe po ben firma turke-amerikane!

    e kane bllokuar 'bosin e droges' sic shprehet the gaurdian!

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Krasniqi: Thaçi ka ndikim në legjislativ
    Jeton Llapashtica | 07-06-2011 08:24 CET


    http://www.zeri.info/fotot/29630/mai...-krasniqi1.jpg


    Bisedimet me Serbinë po karakterizohen me një terr informativ, i cili po i pamundëson edhe Kuvendit të Kosovës që ta dijë se çfarë po ndodh. Në këtë proces po anashkalohen institucionet e vendit, ndërsa gjithçka është përqendruar tek disa persona.

    Kështu mendon kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një interviste për “Zërin” i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të hedhin dritë mbi të vërtetën e bisedimeve.

    Po ashtu ish- zëdhënësi i UÇK-së i bën thirrje Brukselit që të mos e anashkalojë institucionin e Parlamentit atëherë kur duhet të merren vendime, sepse ai thotë se çdo rrugë tjetër sjell telashe. Kryeparlamentari Krasniqi shprehet i bindur se nëse ndryshojnë parimet e Grupit të Kontaktit për mosndryshim të kufijve, atëherë hapi i palës kosovare do të jetë bashkimi me të gjitha trojet shqiptare.

    Kryeparlamentari kosovar flet edhe për ngecjen në çështjen e njohjeve. Sipas tij, përveç faktorëve të jashtëm, mosnjohja nga shumë vende është edhe pasojë e përzierjes së kompetencave në Qeveri. Ai po ashtu thotë se Kuvendi nuk kontrollohet nga qeveria, por e pranon se kryeministri Thaçi ka ndikim në legjislativ, ndonëse këtë e bën nëpërmjet Grupit Parlamentar të PDK-së.

    (intervistën e plotë me kryeparlamentarin Krasniqi mund ta lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes “Zëri”)
    hashim thaci thot se ka transparence jakup krasniqi me fjale tjera e pergenjeshtron hashim thacin!

    lufta brenda lloit po zhvillohet edhe ne institucionet me te larta te shtetit brenda krerve te pdk-se!

    kjo e demton kosoven edhe me shume kur keta pdekistat e zhvillojn betejen partiake brenda institucioneve te kosoves!
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 07-06-2011 më 05:18

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-07_.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-05_.jpg



    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-06_.jpg



    Kryeministri Thaçi: Kjo është rruga e zhvillimit të Kosovës, kjo është rruga e integrimeve atlantike

    Prishtinë, 7 qershor 2011

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini dhe me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë vizituar punimet në trasenë e autostradës Vermicë – Merdar. Kryeministri shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

    Fillimisht kryeministri Thaçi, nga drejtuesit e punimeve është informuar për rrjedhën e punës. Ata kanë thënë se punët janë duke vazhduar sipas planit dhe deri tani nuk kanë hasur në asnjë pengesë për vazhdimin e punimeve.

    Kryeministri ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e përbashkët me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me ambasadoret e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë.

    Kryeministri ka vlerësuar projektin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare si një kryevepër e parë e infrastrukturës në Kosovë, për pamjen e re të Kosovës, të Kosovës evropiane.

    “Kjo është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenien sociale të qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i inkurajuar me faktin se rreth dy mijë qytetarë të Kosovës kanë gjetur punë në realizimin e këtij projekti dhe rreth gjashtëdhjetë kompani kosovare kanë kontraktuar punë në këtë projekt”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

    Kryeministri dhe përfaqësuesit e kompanisë “Bechtel & Enka” janë shprehur se gjithçka deri tani është duke shkuar sipas planifikimit dhe rreth dyzetë kilometrat e parë të autostradës do të përfundohen brenda këtij viti.

    “Natyrisht që kjo është mrekullia e parë e infrastrukturës në Kosovë por ne do të vazhdojmë edhe me realizimin e projektit të ndërtimit të autostradës nga Prishtina në drejtim të Shkupit” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka vlerësuar se ky është një projekt që ndërlidh popujt dhe vendeve e rajonit

    Edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Fernando Gjentilini se është i impresionuar me punën që është duke u bërë në realizimin e këtij projekti.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #90
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Hashim Thaçi: Vazhdon autostrada “Ibrahim Rugova”

    http://www.botasot.info/reklama/thgen-rugova.jpg



    Hashim Thaçi: Vazhdon autostrada “Ibrahim Rugova”



    Raportet ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe FMN-së nuk do të ndikojnë në punimet në autostradën Vërmicë – Merdarë, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
    Thaçi për të treguar punën e cila është duke u bërë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndalur ambasadorët tri herë në seksione të ndryshme. Me këtë rast kryeministri ka thënë se kjo është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mirëqenien qytetare.
    Për më tepër ai ka shtuar se në këtë projekt janë duke punësuar rreth 2000 punëtorë lokal, rreth 60 kompani kanë realizuar rreth 100 kontrata me konzerciumin “Bechtel & Enka”.
    Këto komente ai i bëri gjatë një vizite që u bëri punimeve në këtë autostradë i shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Fernando Gjentilini dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit në Prishtinë.
    Thaçi tha se kjo autostradë i plotëson të gjitha kriteret evropiane dhe se punimet e para do të përfundojnë më 30 tetor të këtij viti për të vazhduar më pastaj me shtrirjen e saj në brendi të vendit me seksionin pestë.

    http://www.botasot.info/reklama/autostrada031-11.jpg
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=1,9,2081

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një drekë pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga



    Prishtinë, 8 qershor 2011

    Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi vullnetin dhe përgjegjësinë e plotë institucionale dhe politike për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me Presidenten Jahjaga, në funksion të avancimit të proceseve demokratike të vendit.

    Në vazhdim, kryeministri Thaçi shprehu konsideratat më të larta për angazhimin e Presidentes Jahjaga, me theks të veçantë rolin e saj në funksion të shtimit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

    Në këtë aspekt, kryeministri Thaçi theksoi se tani pas aprovimit nga Qeveria të Strategjisë për përmbylljen e procesit të njohjeve, do të rritet koordinimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Presidencës, Kuvendit, shoqërisë civile dhe procesi i njohjeve të reja do ta ketë rrjedhën e vet edhe më rezultative.

    Kryeministri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga u pajtuan që të vazhdohet puna e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane, në kuadër të Agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës.Prishtinë, 8 qershor 2011

    Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, për procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe për aspekte të tjera të politikave zhvillimore dhe integruese të vendit.

    Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi vullnetin dhe përgjegjësinë e plotë institucionale dhe politike për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me Presidenten Jahjaga, në funksion të avancimit të proceseve demokratike të vendit.

    Në vazhdim, kryeministri Thaçi shprehu konsideratat më të larta për angazhimin e Presidentes Jahjaga, me theks të veçantë rolin e saj në funksion të shtimit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

    Në këtë aspekt, kryeministri Thaçi theksoi se tani pas aprovimit nga Qeveria të Strategjisë për përmbylljen e procesit të njohjeve, do të rritet koordinimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Presidencës, Kuvendit, shoqërisë civile dhe procesi i njohjeve të reja do ta ketë rrjedhën e vet edhe më rezultative.

    Kryeministri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga u pajtuan që të vazhdohet puna e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane, në kuadër të Agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 08-06-2011 më 13:20
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për ish-ushtarët e UÇK-së

    Publikuar: E mërkure 8 Qershor 2011, 11:39

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që për kategoritë e dala nga lufta, të ndahen mjete në shumën prej 319, 800 eurove për rehabilitimin e 900 invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 600 familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu, Qeveria ka ndarë 46 mijë euro për bashkëorganizimin e Konferencës për Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës. Kosova është anëtare e Forumit dhe ky eveniment do të organizohet për promovimin potencialeve ekonomike dhe zhvillimore të vendit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të tetëmbëdhjetë, në të cilën ka aprovuar katër projektligje dhe vendime tjera nga fushëveprimi i saj ligjor dhe kushtetues. Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Arsimin Parauniversitar, Projektligjin për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë dhe Projektligji për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale. Është aprovuar vendimi për themelimin e Komisionit ndërministror sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili do të përbëhet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Infrastrukturës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministri i Financave dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Qeveria ka aprovuar edhe vendimin për konsolidimin e Sektorit të Shërbimeve të Ujit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    nje shkrim qe ja vlen te lexohet!

    Nga Arben Idrizi
    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Libri i Tij i Shenjtë i ka veç pak formula magjike: integrim, liberalizim, prosperitet, falënderim për miqtë. S’do të kesh as edhe një shanse nga kjo namatisje.



    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Nuk mund të pretendosh se është përfaqësuesi Yt mbi tokë. As nuk mund të arsyetohesh me parimin klishe se duhet të ekzistojë e keqja, në mënyrë që të njihet e mira. E pat puna Jote!

    Hera, jo Ti, ia ka dhuruar nofkën Gjarpër.

    Sa herë na kafshon, e ndërron helmin në mënyrë që të mos bëhemi imunë.

    I ka këmbët e padukshme dhe shtatë lëkura që i ndërron sipas nevojës.
    Nëse na shkel, nuk mund ta dëshmojmë se na ka shkelur kur këmbë s’ka. Megjithëse e dimë se na shkel.


    Nëse na shmanget me mjeshtri nga syri i vëmendshëm qytetar i kritikës dhe akuzës, është ngase e ka ndërruar lëkurën, se kështu e deshi nevoja e të qenit në Pushtet.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Ne vetë ia kemi deleguar Pushtetin.

    I ka nën këmbë të gjitha subjektet politike që e urrejnë dhe të drejtat për ta formuar Qeverinë. Secilit hakun sipas ambicies së tij, është maksima e tij. Secilit ia hedh para hundësh ashtin që i takon.

    Nuk ka post tjetër pos atij të Kryeministrit që i përshtatet shtatit të ambicies së tij, për një sistem politik të leadershpit, që i mjafton më shumë se ai i tiranisë.

    Epo, tashmë çdo pushtet është tirani.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Në njëqind ditët e qeverisjes së re nuk e ka pasur pothuajse as edhe një prononcim publik, ishte dimër i vështirë dhe i duhej të strukej në birucë. E diela e pushimit hyjnor i bie të jetë të hënën.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Në bashin e Partisë i ka do tipa me duar të papastra, por ai vetë s’ka duar hiç. Kaq mjafton të mos e çajë kokën. Për çdo rast, i mjafton t’i fsheh këmbët e veta.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    I ka nën këmbë edhe sindikatat e pavarura të punëtorëve, cilëndo, kudo. I ka nën këmbët e veta gjykatat, policinë. I ka zgjatur këmbët edhe aq sa nuk i mbërrin jorgani, sall ai mund ta bëjë këtë! Në çdo institucion i ka në krye njerëzit e Partisë së vet. E ka kabinetin më të madh qeveritar në planet. E ka popullatën më të varfër dhe më të humbur në planet. Në vendin e Tij as kruese të dhëmbëve nuk prodhohen, gjëja më e thjeshtë dhe e lehtë e mundshme. Edhe pse është vend i bagëtisë dhe bujqësisë, as lopët nuk rriten.

    Askush s’do të mund ta arrinte këtë, andaj është i lumtur.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    E ka administratën shtetërore më të korruptuar të mundshme. E ka ndërtuar sistemin më të pështirë politik me njerëz të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm. Për këtë, vendi i Tij është njëri ndër vendet më të izoluara në kontinent. Njëri ndër vendet më të përbuzura.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Vetëm Kryeministrit i takon të premtojë dhe të mos e mbajë premtimin.

    Vetëm Kryeministrit i takon të premtojë tolerancë zero ndaj krimit të organizuar, po ndërkohë vazhdimisht të propagandojë se në vendin e Tij nuk ka krim të organizuar.

    Vetëm Kryeministrit i takon të premtojë rritje të pagave në kohë zgjedhjesh dhe për pasojë ta çojë vendin drejt krizës mbytëse.

    Vetëm Kryeministrit dhe shpurës së Tij u përket të premtojnë sistem arsimor publik të mrekullueshëm e vetë t’i çojnë fëmijët e Tyre në shkolla private. Kaq i madh dhe i pakalueshëm është mosbesimi i Tyre ndaj premtimit të Tyre.


    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Është i ngjitur si me tutkall për Pushteti. Është i parrëzueshëm. Aq i pazëvendësueshëm është, sa që cilido që do të vinte në vend të Tij, do të ishte ai Ai. Cilado opozitë, është Ai.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Le që s’do të ketë protesta pakënaqësie ndaj mënyrës së qeverisjes së tij, por s’do të ketë as rrugë për protestë. E të gjitha sheshet janë të zëna me statuja heronjsh e heroinash sa s’do te kemi ku ta vëmë këmbën. E nëntoka është plot heroinë. E qielli është plot tym.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Tepër shumë është ndikuar nga çedukata e odave dhe folklorit.

    Aq shumë e ka verbuar patriotizmi (mbase!) dhe karriera sa kurrë s’do të ketë kohë ta lexojë një poezi dashurie a paqeje.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    E ka bërë luftën, e ka çliruar vendin. E ka shpallur pavarësinë. E gjitha është Meritë e tij dhe vetëm e Tij.

    Zeus, ruaju nga Kryeministri!

    Libri i Tij i Shenjtë i ka veç pak formula magjike: integrim, liberalizim, prosperitet, falënderim për miqtë. S’do të kesh as edhe një shanse nga kjo namatisje.

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe MSH numëron “sukseset” e 100-ditëshit

    Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 16:24

    Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka vlerësuar sot se njëqind ditët e para të punës në krye të Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë një periudhë dinamike dhe përmbajtësore, gjatë të cilës janë shënuar rezultate të mira, por në të njëjtën kohë, sektori shëndetësor është përballur edhe me sfida të shumta, njofton MSH, nëpërmes një komunikate shtypi.

    “Këtë periudhë kohore do ta cilësojë si një periudhë shumë dinamike, përmbajtjesore, me shumë sfida, të arritura, jashtëzakonisht shumë punë, por edhe probleme të mëdha në segmente të ndryshme, veçanërisht në nivelin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, konkretisht në sektorin e furnizimit me barna dhe pajisjet dhe materialin shpenzues medicinave”, tha Ministri Agani në një konferencë për media, të mbajtur sot, gjatë të cilës ai ka shpalosur punën në Ministrinë e Shëndetësisë që prej marrjes së mandatit të tij.

    Megjithatë, ka theksuar Ministri, përkundër të gjitha vështirësive të mëdha me të cilat është ballafaquar Ministria, janë arritur edhe rezultate konkrete, shpresëdhënëse, janë rezultate të cilat në një mënyrë hapin rrugë për procese të mëtutjeshme reformuese në sektorin e shëndetësisë, ndryshimin e realitetit”.

    “Të gjithë e dimë se me problemet, të cilat i ka trashëguar shëndetësia kosovare pas luftës dhe me nivelin e financimit në sistemin shëndetësor është shumë vështirë që të priten ndryshime të shpejta brenda natës, njëkohësisht është edhe fakt se MSh-së ka arrit që brenda një periudhe të shkurtër kohore të shtrojë një perspektivë të qartë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet sistemi shëndetësor i vendit, kah gjenden zgjidhjet më adekuate të cilat do të sigurojnë shërbime sa më cilësore për qytetarët”, theksoi ministri, duke shpalosur pastaj rezultatet e punës së tij dhe të Ministrisë gjatë njëqind ditëshit të kaluar.

    “Në radhë të parë isha përqendruar në fushën e legjislacionit, pra reformës së ligjeve sistemore në sektorin e shëndetësisë, Ligjin e shëndetësisë, Ligji për sigurime shëndetësore dhe Ligjit të Barnave dhe Pajisjeve medicinale. Veçanërisht dy ligjet e para në të cilat është punuar në mënyrë intensive nga grupet punuese të ngritura nga ana ime dhe tash sot konkretisht kanë përfunduar punën edhe grupet ngritura nga Zyra e Kryeministrit, pra edhe faza e dytë e elaborimit ka përfunduar. Mendoj se këto dy ligje me përmbajtjen e tyre e shtrojnë një proces të reformës para nesh shtrojnë detyrime ligjore , të cilat jam i bindur se do shënojnë një ndryshim të qartë ndërmjet të së kaluarës dhe të ardhmes së shëndetësisë kosovare”, theksoi ministri Agani.

    Arritja e dytë gjatë kësaj periudhe 100 ditore, të cilën e theksoi Ministri Agani, është nënshkrimi i Kontratës Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë me FSSHK-së, si një arritje e cila e dëshmon rikthimin e besimit të punëtorëve shëndetësor në MSH-së dhe anasjelltas dhe vendosjen e një dialogu social të mirëfilltë, i cili për synim kryesor e ka ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

    “Vetëm me një partneritet konstruktiv ndërmjet MSh-së dhe punëtorëve shëndetësor mbi bazën e një sistemi legjislativ bashkëkohor shëndetësinë kosovare e vë në parimet e ekonomisë së tregut, gjithnjë duke e respektuar specifikat e sektorit të shëndetësisë mund të shpresojmë në ndryshime pozitive dhe unë jam shumë i kënaqur se ne të parët në Kosovë në njërin prej sektorëve të jetës shoqërore kemi arritur të nënshkruajmë këtë kontratë kolektive dhe njëkohësisht këtë kontratë ta mbështesim në burime reale, të cilat do të mundësojnë që më mos të kemi probleme çfarë kemi pas deri më tani me financimin e punëtorëve shëndetësor veçanërisht punës shtesë dhe punës dhe punës gjatë natës dhe kujdestarive”, tha ai.

    Si arritje tjetër evidente, Ministri Ferid Agani, theksoi kursimet e jashtëzakonshme të cilat Ministria ka arritur t’i bëj në tre muajt e parë të qeverisjes dhe prej fillimit të vitit 2011.

    “Dua ta theksoj faktin se vetëm në procesin e blerjes së medikamenteve të barnave të caktuar të cilat janë këtu të numëruara në 28 artikujt të veçantë në furnizimin, ne furnizimin për dializë, në furnizimin me tre artikuj citostatikë, më tetë artikuj të tjerë dhe ku përfshihen një bar dhe 7 lloje të materialeve materiale harxhuese, pastaj furnizimi më tepër interferon edhe në 16 artikuj të tjerë citostatikë janë kursyer 2 milion e 741 mijë e 97 euro, pra flasim për kursim, i cili është realizuar duke blerë sasinë e njëjtë të barnave, të llojit të njëjtë krahasuar me periudhën 2009-2010, bëhet fjalë për një kursim të jashtëzakonshëm i cili neve do të na mundësojë që me këtë buxhet të vogël që kemi për furnizim me barna dhe material harxhues të provojmë t’i plotësojmë edhe disa nevoja të mëdha të popullatës sa i përket disa sëmundjeve më të rralla, por të cilat janë të shtrenjta për trajtim”, theksoi Ministri.

    Ai e ka vlerësuar si arritje të madhe edhe bashkëpunimin me shoqatat profesionale në vend, të cilat nesër do të paraqesin themelin e Odave të profesionistëve shëndetësor, të cilat me Ligjin e ri të shëndetësisë parashihet të fillojnë të punojnë prej 1 janarit të vitit 2012

    Ministri Agani ka folur edhe për vizitat e realizuara jashtë vendit dhe vizitat e shumë ambasadorëve e personaliteteve nga fusha e shëndetësisë që janë bërë në MSh, tejkalimin e problemeve me Fondin Global , hartimin e Strategjisë antimikrobiale për luftimin e baktereve të cilat janë antibiorezistente, pastaj kthimin e besimit të donatorëve për shëndetësinë kosovare si dhe shumë punë që janë në proces, si zhvillimi në bashkëpunim me OBSh-në i Strategjisë për shërbime emergjente në vend, pastaj Strategjisë për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së kancerit dhe përpilimin e regjistrit të kancerit, fillimin e punës në Strategjinë ndaj sëmundjeve të rralla, etj.
    “Po ashtu, në drejtim të ndryshimit të raporteve brenda sektorit të shëndetësisë është arritur që të nënshkruajmë edhe kontratat e para me institucionet private shëndetësore në vend, si shprehje e besimit të MSh-së në sektorin privat”, tha Ministri Agani, duke numëruar pastaj edhe problemet e ndryshme të cilat e kanë përcjellë sektorin.

    “Ndër problemet më serioze që kemi pas kanë qenë ato të cilat kanë pasur të bëjnë me fuqizimin e kapaciteteve administrative të Ministrisë, pastaj edhe zhvillime tejet të pakëndshme në kohën e fundit kur kemi pasur edhe situatën e kërcënimit me jetë të Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, që i ka ra një ngarkesë e veçantë e Ministrisë dhe na ka sjellë në një situatë të rëndë, sepse implikimet e kësaj ngjarje janë të shumëfishta dhe shtrihen në segmente të ndryshme të punës së Ministrisë...”, tha Ministri Agani, duke theksuar se Ministria ka pasur në të kaluarën shumë hipoteka, të cilat japin refleksionet e tyre edhe në punën e tanishme.

    Ministri është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve dhe ka konkluduar se Ministria është në vlug të shumë punëve dhe zgjidhjes së shumë problemeve disa prej të cilave janë çështje ditësh e javësh të zgjidhen, pasi që, siç theksoi Ministri Agani, “pritjet e qytetarëve janë të mëdha dhe Ministria e kë për obligim që të punojë për ta”, thuhet në funt ë komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-05-.jpg


    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-04_.jpg

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-06-.jpg

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-07-.jpg

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-09-.jpg
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-01_.jpg
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-03_.jpg
    Kryeministri Thaçi: Rugova është emër i krenarisë shqiptare, vend i traditës folklorike, vend i vlerave unike kulturore


    Prishtinë, 10 qershor 2011

    Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi mbajtur në këtë ceremoni:

    Të nderuar pjesëmarrës

    Zonja dhe zotërinj

    Sot është 133 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i organizatës më të rëndësishme politike dhe ushtarake kombëtare, pas rezistencës çerek shekullore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në shekullin 15.

    Lidhja Shqiptare Prizrenit një ndër qëllimet kryesore kishte mbrojtjen e territoreve të katër vilajeteve shqiptare, përmes qeverisë provizore, duke ngritur struktura mbrojtëse kundër synimeve të fqinjëve përreth.

    Në kuadër të rezistencës së organizuar nga kreu politik dhe ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, Rugova pati fatin historik dhe gjeografik që të jetë në ballë të mbrojtjes së territoreve shqiptare që i aspironte Mali i Zi.

    Beteja e Nokshiqit e 4 dhjetorit 1879 ishte kundërvënia e parë ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare.

    Në këtë betejë u dalluan shumë luftëtarë nga kjo krahinë historike, e cila vetëm para dhe gjatë Rilindjes Kombëtare dha 47 personalitete të shquara të lëvizjes për liri.

    Në këtë betejë u shquan Rexhajt e Shkrelit, që u bënë simbol i fitores së betejës së Nokshiqit, sidomos luftëtarët Adem Isufi dhe Rexhë Avdija.

    Nga Rugova ishte gjenerali Çelë Shabani, që bie heroikisht në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, një muaj pas Betejës së Nokshiqit

    Rugova gjithmonë ka qenë pjesë e historisë shqiptare.

    Ajo dha kontribut të shquar gjatë Rilindjes Kombëtare, duke vazhduar me luftën kaçake ndërmjet dy luftërave botërore.

    Pas luftës së Dytë Botërore, Rugova nga gjiri saj nxori veprimtarë të shquar në lëvizjen për çlirim: në Demonstratat e viti 1968, në ato të viti 1981 dhe në lëvizjen studentore

    Rugova me krenari dhe dinjitet ishte e pandashme me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo dha 17 dëshmorë të lirisë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Rugova është emër i krenarisë shqiptare, vend i traditës folklorike, vend i vlerave unike kulturore.

    Ngritja e këtij Memoriali është një konfirmim simbolik për historinë e begatë të këtij vendi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Kosova nuk është në krizë

    Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 23:10

    Qeveria e Kosovës do të rrisë përgjegjësinë ndaj mësimdhënësve edhe në të ardhmen, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të enjten mbrëma në Mitrovicë, gjatë darkës së përbashkët me punëtorët e arsimit të kësaj komune.

    Kryeministri gjatë kësaj darke pune është shoqëruar përveç kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe ministri i Financave Bedri Hamza.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se vetëm duke investuar në edukim do të investohet në të ardhmen e vendit, andaj Qeveria do të vazhdojë të investojë në këtë drejtim, por edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi.

    “Ju do të keni standardin e punëtorëve të arsimit të vendeve të BE-së”, është shprehur Thaçi, duke uruar mësimdhënësit për rritjen e pagave të tyre për 50 për qind.

    Sipas tij, rritja e pagave ka qenë vendim jashtë partiak, sepse siç tha ai, mësimdhënësit i përkasin të gjitha partive politike.

    “Kosova nuk është në krizë, por në krizë janë ata që kanë qenë kundër rritjes së pagave”, tha mes tjerash Thaçi, duke uruar të gjithë arsimtarët për punë edhe më të suksesshme në të ardhmen. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjermania do të lobojë fuqishëm për përmbylljen e njohjeve të Kosovës

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

    Pas takimit, Westerwelle ka thënë se diplomacia gjermane do të angazhohet fuqishëm në përkrahjen e diplomacisë kosovare në përpjekjet për të shtuar numrin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

    “Përshëndesim njohjen që ka ardhur dy ditë më parë nga Principata e Andorrës dhe ftojmë të gjitha shtetet që ta njohin Republikën e Kosovës”, ka thënë Ministri i Jashtëm gjerman.

    Westerwelle, po ashtu, ka thënë se Gjermania do të ndikojë te të pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që sa më parë të marrin një vendim të tillë dhe se Gjermania do të ndihmojë Kosovën edhe sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve dhe vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian.

    Ministri Federal i Punëve të Jashtme ka shprehur përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë sa i përket sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

    “Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit është e përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni ka një të ardhme evropiane. Ne do të përkrahim fuqishëm procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin e Kosovës në BE. Evropa në këtë formë, po a mban fjalën se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane”, ka thënë Westerwelle.

    Ai ka shprehur përkrahje edhe për reformat që po zhvillohen në Kosovë, dhe ka premtuar ndihmën e Gjermanisë sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe proceset e tjera në Kosovë.

    Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar Ministrin Westerwelle për qëndrimet e qarta mbështetëse rreth të gjitha proceseve në Kosovë, veçanërisht rreth perspektivës evropiane të shtetit të Kosovës.

    Hoxhaj ka thënë se adresa e parë politike në Evropë për Kosovën dhe qytetarët e saj është Berlini.

    “Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi që Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka kërkuar ndihmën e diplomacisë gjermane në përmbylljen e suksesshme të procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

    Rreth proceseve integruese të Kosovës, Hoxhaj ka thënë shteti dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane.

    “Kosova dhe kosovarët nuk mund të vazhdojnë të jenë shteti dhe populli më i izoluar në Ballkan”, ka thënë Hoxhaj duke kërkuar ndihmën e Gjermanisë për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integrues të Kosovës në BE.

    Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj dhe Ministri Westerwelle, kanë nënshkruar një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit mes dy diplomacive.

    Të premten, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe këshilltarin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dr. Christoph Heusgen.

    Në këtë takim, Ministri Hoxhaj ka marrë përgëzime për progresin që po shënohet në Kosovë dhe për reformat që po implementohen nga institucionet kosovare. Po ashtu, Heusgen ka shprehur përkrahje të plotë për Kosovën dhe sfidat e saj në rrugën e konsolidimit të shtetësisë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe integrimet euroatlantike.

    Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim pune dhe ka mbajtur një fjalë rasti në Fondacionin “Körber-Stiftung”, para shumë diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë gjermanë.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës ka zhvilluar një takim edhe me Tom Koenigs, përfaqësues i partisë së të gjelbërve të Gjermanisë. Në këtë takim, Hoxhaj ka marrë mbështetjen e kësaj partie me influencë në politikën gjermane, për proceset në Kosovë dhe zhvillimet integruese ndërkombëtare të saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •