Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 97
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria sot e miraton buxhetin

    Publikuar: Sot, më 11 mars 2011

    Prishtinë, 11 mars - Kryeministri Hashim Thaçi, së bashkë me kabinetin e tij qeveritarë do të miratojnë sot buxhetin ashtu siç ka premtuar dhe ka marrë vendim gjatë muajit janar, me paga të rritura.
    Lajmi është konfirmuar nga burime brenda qeverisë të cilat kanë saktësuar se miratimi i buxhetit pritet të bëhet sot, në një mbledhje të qeverisë.

    “Buxheti që do të miratohet përfshihen dhe pagat e rritura ashtu siç është marrë vendimi i qeverisë më herët. Nuk ka asnjë zvogëlim të përqindjes së rritjes së pagave ashtu siç është folur” , tha një burim brenda Qeverisë së Kosovës, raporton portali Qendra.

    Rritja e pagave ka zgjuar reagim te Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN), i cili ka kërkuar që pagat të mos rriten në këtë përqindje, por dukshëm më pak. Një delegacion i këtij institucioni është duke qëndruar në Kosovë, për të harmonizuar qëndrimet me qeverinë e Kosovës.

    Rritja e pagave pritet t’i kushtojë buxhetit të vendit më shumë se 100 milionë euro në vit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e Banka Botërore nënshkruan marrëveshje
    11-03-2011 13:05 CET

    Banka Botërore dhe Ministria e Financave nënshkruan sot marrëveshjen për programin e parë për Politikën e Zhvillimit të Punësimit të Qëndrueshëm. Kjo marrëveshje, hap rrugën që Kosova të marrë 25 milionë dollarë në formë granti, si dhe 6 milionë dollarë shtesë si kredi të subvencionuar.

    Rreth 31 milionë dollarë ka përfituar Kosova nga Banka Botërore. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage tha se ky fond një shteg të rëndësishëm për Kosovën dhe ekonominë e saj.

    Armitage tha se miratimi i këtij fondi ka qenë vërtetë një veprim operacional kompleks, por ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet vendeve për të ndihmuar Kosovën. Ajo tha se ka pasur edhe donatorë të tjerë më të vegjël, që kanë participuar diku rreth 15 apo 20 investitorë.

    Jane Armitage tha se tani pritet që Kuvendi duhet të ratifikojë këtë marrëveshje.

    “Parlamenti i Kosovës duhet të ratifikojë marrëveshjen e paketës financiare, sepse pjesë e kësaj pakoje është një konsensus ligjor. Kjo kërkon 2 të tretat e votave të shumicës në Kuvend siç kërkohet me kushtetutë. Ne inkurajojmë qeverinë që të angazhohet shumë gjatë javëve që vijnë që të sigurojë mbështetje politike për këtë”, tha Armitage.

    Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillim politik dhe punësim të qëndrueshëm, u bë sot nga Banka Botërore dhe Ministria e Financave.

    Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë kadastra e Kosovës, përmirësimi i menaxhimit të financave publike, agrobiznesi, ministria e Arsimit, Tregtisë, e Punës dhe Mirëqenies sociale.

    Programi për Politikën e Zhvillimit të Punësimit të Qëndrueshëm e ka origjinën në Konferencën e Donatorëve, të mbajtur në korrik 2008, në të cilën Qeveria kërkoi nga donatorët që një pjesë e asistencës së ardhshme të jetë mbështetje e buxhetit në vend të asistencës teknike dhe financimit të investimeve. /rtk/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro

    Buxheti i Qeverisë së Kosovës “peshon” 1 miliardë e 467 milionë euro

    Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër projekt buxhetit për vitin 2011 në vlerë prej 1 miliardë e 467 milionë euro, edhe derisa në këtë projektbuxhet realizohet premtimi i dhënë për rritjen e pagave në sektorin publik, pasi janë arritur pajtimet edhe me FMN-në. Për kryeministrin Hashim Thaçi tha se ky projekt buxhet është reflektim i programit të qeverisë dhe adreson nevojat e qytetarëve konform përcaktimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar për konsultat e vazhdueshme me ekspert të FMN dhe KE-së, derisa theksoi se në këtë drejtim janë bërë hapa të rëndësishëm progresive dhe janë arrit rezultate në shumë çështje. Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me FMN për agjendën e përbashkët, që të punojë në përputhshmëri me politikat e saj programore për të vazhduar punën e ngushtë konsultative, gjithnjë duke respektuar këshillat e FMN-së.

    “Buxheti i Kosovës për 2011 do të jetë një buxhet i orientuar drejtë përkrahjes së politikave zhvillimore për gjithë qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në rritje të fuqishme në normë prej 5.3 për qind brenda 2011” tha kryeministri Hashim Thaçi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e pagave është i drejtë do të implementohet

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...002_%5B%5D.jpg
    Prishtinë, 16 mars 2011

    Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të pestë, në të cilën ka aprovuar një varg vendimesh nga fusha e veprimit të saj. Është miratuar Plani vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2011; Strategjia Legjislative për vitin 2011; Plani i Veprimit për Partneritetit Evropian 2011; si dhe Rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

    Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Projektbuxheti i vitit 2011 është proceduar në Kuvendin e Kosovës. Buxheti është i të gjithëve, ka thënë kryeministri dhe ka vlerësuar se ky është një buxhet i cili do të hapë perspektivë për zhvillimin ekonomik, për themelimin e reformave demokratike dhe perspektivës evropiane.

    Kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria do të vazhdojë të jetë kontribuuese në debatin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2011 në Kuvendin e Kosovës kur do të debatohet më 25 mars.

    “Unë edhe njëherë dëshiroj të falënderoj misionin e Fondit Monetiar Ndërkombëtar për diskutimet shumë korrekte, produktive dhe të një progresi real mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së. Këto diskutime nuk kanë përfunduar ende, do të vazhdojnë së diskutuari edhe muajin e ardhshëm. Kemi përafrim të shumicës së çështjeve që i kemi diskutuar dhe kjo është një sukses i punës së përbashkët dhe korrektësisë në raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së”.

    “Është jashtëzakonisht me rëndësi që edhe FMN e vlerëson rimëkëmbjen ekonomike të Republikës së Kosovës, që është në rrugë të mbarë. Gjithashtu edhe FMN vlerëson se rritja ekonomike në Republikën e Kosovës për vitin 2011 do të shënojë 5.5 për qind. Janë jashtëzakonisht shenja inkurajuese për shtetin tonë të ri, për qytetarët tanë. Dëshiroj të theksoj se rritja ekonomike prej 5.5 për qind definitivisht ky është vlerësim edhe i FMN edhe në deklaratën publike, është ndër rritjet më të larta në Evropë. Ky sukses është i punës së përbashkët i menaxhimit të mirë dhe i disiplinës fiskale”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    “Buxheti do të votohet tanimë në Kuvend me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e arsimit, shëndetësisë, policisë, shërbyesve civilë, zjarrfikësve, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, dhe respektimin e marrëveshjeve për minatorët. Dikush edhe mund të deklarojë se rritja prej 50 për qind deri në 30 për qind e pagave është e lartë. Por, unë dua të theksoj shumë qartë për të gjithë: Kosova është shtet në transicion, Kosova është shtet i ri, ende nuk e ka arritur stadin e shtetit të zhvilluar dhe modern. Punëtorët në Kosovë deri sot kanë jetuar me ndihma sociale, jo me rrogë. Kur ta arrijmë stadin e shteteve të zhvilluara moderne mund t’i kalkulojmë rritjet për 2 për qind. Nuk mund të tolerojmë edhe më tutje që punëtorët të trajtohen më së keqi në Evropë, të jenë më të nëpërkëmburit në Evropë, më të fyerit në Evropë, me standardin më të ulët në Evropë. Prandaj vendimi është i drejtë do të implementohet, dhe kam besim të plotë që do të aprovohet edhe nga partitë opozitare, ka th në kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se “E ritheksoj edhe njëherë për të gjitha çështjet ka përafrim me FMN”.

    Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë ka filluar mbarë dhe jemi të bindur se me mbështetje të plotë të SHBA dhe BE dhe me qëndrimet korrekte e konstruktive, ky proces do të përmbyllet me njohjet reciproke të të dyja vendeve dhe me anëtarësimin e tyre në NATO dhe BE.

    “Në procesin e dialogut gjithçka do të rrjedh në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari. Asnjë deklarim që mund të vjen dhe që bie në kundërshtim me dokumentin e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës do të tejkalohet. Kosova është unike, me kufij të njohur ndërkombëtarisht dhe të paprekshëm. Është e njohur nga 75 shtete vende të botës dhe është pjesë e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prandaj, edhe afirmimi i ndonjë deklarate apo ndonjë rekomandimi, qoftë në Qeveri apo në pozicione tjera, është i panevojshëm, i paarsyeshëm për çfarëdo statusesh speciale të cilësdo pjesë të Kosovës, janë ide antishtetërore dhe kundër fuqizimit dhe konsolidimi të shtetit të Kosovës. Prandaj, gjërat e tilla kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë çdoherë të papranueshme për të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

    Qeveria ka aprovuar Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2011. Plani i punës për vitin 2011 paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë për të dëshmuar edhe më tutje angazhimin e saj për zhvillimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

    Në mbledhje është aprovuar Strategjia Legjislative për vitin 2011. Strategjia Legjislative për vitin 2011 është hartuar pas një procesi të konsultimeve në Qeverinë e Kosovës dhe konsultimit të dokumenteve të ndryshme siç është Plani i Veprimit për Partneritet Evropian, pastaj Raporti i Progresit për Kosovën 2010. Në Strategjinë Legjislative 2011, janë përfshirë edhe projektligjet të cilat janë bartur nga viti 2010 dhe të cilat janë në grupe punuese apo për arsye të ndryshme nuk është arritur që të procedohen gjatë vitit 2010.

    Është aprovuar edhe Plani i Veprimit për Partneritetit Evropian 2011. Me këtë dokument është konfirmuar përkushtimi io Qeverisë së Kosovës për procesin e integrimit evropian përmes avancimit të mëtejshëm të kornizës institucionale. Plani është përgatitur për një afat rekord, dhe përfshin rreth 30 fusha të veprimit me rreth 400 veprime konkrete të institucioneve. Në hartimin e tij kanë qenë të përfshirë rreth 1000 ekspertë vendor dhe të huaj.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive. Rregullorja përcakton fushat e përgjegjësisë dhe numrin e autoriteteve të larta të administratës shtetërore si dhe fushat e përgjegjësisë dhe numrin e organeve të larta të administratës shtetërore. Rregullorja është përgatitur nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me ministritë të cilat kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre me qëllim të finalizimit të saj.

    Rregullorja përfshinë përcaktimin e dispozitave të përgjithshme, autoritetet e larta të administratës shtetërore, organet e larta të administratës shtetërore, këshilltarët politikë, Kabinet i Kryeministrit dhe Ministrive tjera dhe dispozitat përfundimtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    ty zoteri kryeminister nuk te besohet se rrenen e ke tipar kryesor te karakterit!
    ti pate then se prej nje janarit merren rrogat me rritje doli rren si shume tjerat!

    e pse edhe kjo te mos jete rrene edhe me e madhe hahah!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Së shpejti zëvendësministrat, sekretarët dhe kryeshefat
    Publikuar: E mërkure 16 Mars 2011

    Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës do të emërohen shumë shpejt, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke shtuar se kryeministri Hashim Thaçi është në koordinim me partnerët e koalicionit për këtë çështje.“Kryeministri është në koordinim me partnerët e koalicionit dhe besoj që sipas kompetencave kushtetuese do ta marrë vendimin shumë shpejt”, ka thënë Kuçi. Ai ka mohuar të ketë ndonjë problem lidhur me ndarjen e posteve. “Asnjë problem, përveç zgjedhjes dhe emërimit të kandidatëve. Numri i posteve të zëvendësministrave është i paraparë me marrëveshje të koalicionit”, ka thënë ai. Ndërkaq, sa i përket sekretarëve të përhershëm, ai ka thënë se do të shpallet konkursi dhe secili, qoftë edhe nëse rizgjidhet, do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.“E dini që shumica e sekretarëve permanentë dhe të kryeshefave të agjencive janë ushtrues detyre. Kjo ka ndodhur për hir të shumë rrethanave. Tani kemi marrë vendim që të shpallen konkurset dhe jam i bindur që shumë shpejt do të plotësohen me njerëz adekuatë. Mund të jenë të njëjtit, mund të jenë të tjerë, por që kalojnë nëpër procedura ligjore”, ka theksuar Kuçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Publikuar: Sot, më 18 mars 2011

    Prishtinë, 18 mars – Qeveria e Kosovës nuk ka të njëjtë vetëm kryeministrin dhe pjesën më të madhe të kabinetit të ministrave, sikur që i kishte në mandatin paraprak. Asaj i kanë mbetur të njëjta edhe prioritetet.
    Prioritetet strategjike të saj, të përshkruara në planin e punës për 2011, të cilin e ka siguruar gazeta të enjten, janë: rritja ekonomike, qeverisja e mirë dhe kohezionin social, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndonëse në numër një më pak, ato të ngjashme me prioritetet e 2008-s, të përshkruara edhe në programin qeverisës mandatar: rritjen ekonomike, implementimin e statusit, qeverisjen e mirë dhe zbutjen e varfërisë e stabilitetin social.
    Nëpërmjet 53 aktiviteteve Qeveria synon arritjen e prioriteteve strategjike të saj.
    Në prioritetin e parë, objektiv të parë ka vënë zhvillimin e infrastrukturës në fushën e transportit. Është paraparë ndërtimi i autostradës R7 Morinë-Merdar, përkatësisht vazhdimi i ekzekutimit të punimeve në segmentet 1-2-3-4 Vërmicë-Prizren-Suharekë-Dule, me gjatësi 42 kilometra, si dhe përfundimi i projektit zbatues të autostradës për segmentet 8 dhe 9 që i referohet segmentit Prishtinë-Besi. Kjo merr edhe “copën e Luanit” nga Buxheti i Kosovës – fiks 275 milionë euro.
    Në këtë prioritet ka hyrë edhe përgatitja dhe definimi i modelit të financimit për fillimin e ndërtimit të autostradës R 6, Prishtinë-Han i Elezit, pastaj fillimi i modernizimit të linjës së 10 hekurudhore sipas standardeve evropiane, si dhe ndarja e Hekurudhave të Kosovës sh.a. në dy kompani të reja.
    Rritjen ekonomike, Qeveria e ka menduar edhe nëpërmjet “furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike”. Për mirëmbajtjen e sistemeve të gjenerimit ka ndarë mbi 24,5 milionë euro. Krahas furnizimit me energji elektrike me operimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve ekzistuese të gjenerimit dhe bartjes, është paraparë edhe importi prej 893.167 MWh të energjisë elektrike, në mënyrë që të përmbushen nevojat e vendit. Rreth 30 milionë euro janë paraparë për zhvillimin e Minierës së Re të linjitit në fushën e Sibovcit, për furnizim me linjit të termocentraleve ekzistuese.
    Ndërkaq, janë bërë vetëm planifikime të rritjes së kapaciteteve të prodhimit. Kësisoj, është paraparë zhvillimi i projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, atij të Hidrocentralit Zhur dhe zhvillimi i projektit për ndërtimin e 11 hidrocentraleve të vogla të identifikuara me studim. Me këtë dokument qeveritar është paraparë privatizimi gjatë vitit i distribucionit dhe furnizimit të energjisë elektrike.
    Prioriteti i parë i Qeverisë mëtohet të mbërrihet edhe me realizimin e disa objektivave në sferën e arsimit. Parashihet të ndërtohet “sistem efektiv që bën të mundur gjithëpërfshirjen e nxënësve në arsimin dhe aftësimin e obligueshëm”. Është paraparë që gjatë vitit të fillojë implementimi i Kurrikulit të ri në të gjitha nivelet shkollore të arsimit parauniversitar, si dhe të bëhet vazhdimi i punës në përmirësimin e infrastrukturës shkollore që ka kosto mbi 17 milionë euro.
    Rritjen ekonomike Qeveria synon ta arrijë edhe me luftimin e ekonomisë joformale. Është paraparë zbatimi dhe mbikëqyrja e dispozitave të Ligjit të punës, duke përfshirë aktivitetet praktike të inspektoratit të punës, pastaj kontrolli i mallrave dhe shërbimeve në tregun e brendshëm, koordinimi i aktiviteteve në mes të ATK-së, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës në luftimin ekonomisë joformale, si dhe intensifikimi i kontrollit në pikat kufitare me Serbinë, 1 dhe 31.
    Po kështu, për të përmbushur këtë prioritet është paraparë të kontribuojnë edhe marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me vende rajonale dhe me institucione ndërkombëtare. Si objektiv është vënë kryesimi me mekanizmin rajonal CEFTA, me takime të organizuara në Kosovë, dhe angazhimi konkret bashkë me faktorin politik për të eliminuar bllokadën e produkteve kosovare nga dy shtetet fqinje. Është paraparë të bëhet edhe inicimi i procedurës zyrtare të aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, si dhe inicimi i procedurës zyrtare të aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit.
    Ndonëse për rritje të pagave Qeveria nuk ka marrë miratimin e FMN-së, ndër objektivat e prezantuara edhe në planin vjetor të punës mbetet përmbushja e obligimeve të dala nga marrëveshja me FMN – marrëveshja për hyrjen në program, me ç'rast Kosova përfiton shumën prej 108,9 milionë eurosh. Aty është përfshirë edhe marrëveshja me Bankën Botërore, përkatësisht realizmi i programit SEDPP që do mundësojë marrjen e donacionit prej 60 milionë eurosh, si dhe marrëveshja me Komisionin Evropian, përkatësisht mekanizmi i mbikëqyrjes fiskale që do të mundësojë marrjen e donacioneve të premtuara prej 120 milionë eurove për tre vjetët e ardhshëm.
    Krahas këtyre, është paraparë edhe përmirësimi i politikave fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik. Këtu përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin mbi tatimin në korporata, taksën doganore, si dhe ndryshime tjera plotësuese.
    Prioritetin e dytë strategjik, qeverisjen e mirë, Qeveria parasheh ta mbërrijë nëpërmjet objektivit të parë – sundimit të rendit dhe ligjit. Pastaj ka renditur pjesë të këtij objektivi. Këtu bën pjesë përmbushja e projektit "Polici e udhëhequr nga inteligjenca", implementimi i strategjive shtetërore dhe planeve të veprimit në luftimin e krimit, krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me narkotikë, terrorizmit dhe migrimit ilegal. Po kështu, është paraparë ngritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë, pastaj negocimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim policor dhe luftim të krimit me vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE-së, intensifikimi i luftës kundër kontrabandës përmes teknikave moderne të zbatimit të ligjit: Inteligjencës, Masave hetimore, Vlerësimit të riskut, Kontrolleve postdokumentare dhe Antikontrabandës, si dhe bartja e përgjegjësive për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve nga KFOR-i në Policinë e Kosovës.
    Të tjera objektiva me të cilat mëtohet të arrihet qeverisja e mirë, janë reforma e administratës publike si dhe lufta kundër korrupsionit. Kjo e fundit mendohet të arrihet me zbatimin obligimeve të Qeverisë që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe me zbatimin e Legjislacionit antikorrupsion.
    Prioriteti i tretë dhe i fundit strategjik i Qeverisë, kohezioni social, synohet të përmbushet nëpërmjet objektivave për mbështetje për kategoritë e veçanta të shoqërisë. Vetëm rritja e mirëqenies sociale përmes ofrimit të mbështetjes për familjen në komunitet dhe zvogëlimi i varfërisë, kryesisht përmes skemave sociale, ka kosto prej 30 milionë eurosh. Ndërkaq, ka kosto prej 137 milionë eurosh zbatimi i skemave pensionale ekzistuese dhe implementimi i vendimeve të Qeverisë për rritjen e përkrahjes për kategori të caktuara. Ndërkaq, ngritja e shkallës së punësimit në nivel vendi dhe aftësimi profesional i punëkërkuesve mëtohet të arrihet me një investim prej 10 milionë eurosh.
    Kohezionit social Qeveria mendon se i kontribuon edhe qasja e re në sektorin e shëndetësisë. Objektiv ka vënë “shëndetësinë cilësore dhe me qasje për të gjithë”, që mëton ta arrijë nëpërmjet “përmirësimit të statusit shëndetësor të popullatës dhe cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor”. Për këtë ka paraparë mbështetje financiare prej 25 milionë eurosh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Kur Prishtina zyrtare flet për qëndrim konstruktiv të Beogradit
    18-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati

    Hashim Thaçi, në mbledhje Qeverie e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se zgjidhjet do bëhen në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës. Por kësaj radhe e tregoi edhe arsyen se për se beson se do jetë kështu: me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë. Pra, sipas Hashim Thaçit, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë për shkak të korrektësisë së ndërsjellë në porcesin negociator. Dhe të flasësh për korrektësinë e Serbisë, nuk është vetëm një qëndrim hipotetik, aspak shkencor, dhe akademik, por as politik, dhe ka rrezik se deklaratat për korrektësi të Serbisë të ikin si fluska sapuni. Të flasësh për korrektësi të Serbisë në raport me Kosovën, do të thotë të tregosh përralla me ujkun që na është bërë qengj, por kur këtë e thotë dikush që gjithë përgjegjësinë për strukturat e ashtuquajtura paralele në veri të Kosovës dhe nëpër enklava serbe ia kishte vënë mungesës së korrektësisë së Beogradit dhe të veprimeve të tij destruktive, e për më tepër, kur këtë e thotë dikush që ka monopolizuar të drejtën të flasë në emër të UÇK-së, atëherë nuk mund të konsiderohet vetëm mungesë përgjegjësie politike dhe amoralitet politik. Hashim Thaçi, ky njeri që në skenën politike të Kosovës hyri pas vrasjes së komandantëve të njohur të dy grupeve guerile të Kosovës: Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, por edhe të shumë bashkëluftëtarëve tyre, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë në raport me Kosovën, duhet të të tregojë të vërtetën e takimit të tij me Momçilo Trajkoviqit dhe me popin Artemije në Prishtinë, për takimet e Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, dhe me takimet e mëvonshme të tij me serbë të tjerë, e për më tepër për të vërtetën për krijimin e enklavave serbe dhe të ndarjes së Mitrovicës. Hashim Thaçi, duhet ta bëjë këtë, sepse me këto takime, legjitimuan dy qendrat e vendosjes politike serbe në Kosovë: qendrën e vendosjes politike serbe në Mitrovicë, që e kryesonte Oliver Ivanoviqi dhe që ka pasur dhe ka për qëllim realizimin e ndarjes së veriut të Kosovës, dhe qendrën e vendosjes serbe në Graçanicë, që e kryesonte Rada Trajkoviq, kurse vetë Momçilo Trajkoviq ishte përfaqësues i qeverisë serbe në Kosovë dhe kryesonte një Komitet serb që bashkërendonte veprimtarinë e dy qendrave të vendosjes serbe. Duhet thënë se Serbia, në përputhje me ambicet e saj për realizimin e interesave të saj në Kosovë, kishte trajtim, në dukje të ndryshme, për veriun e Kosovës, të cilin e kërkonte në shkëmbim me Preshevën dhe Bujanovcin, detyrë që i ishte besuar qendrës së vendosje serbe në Mitrovicë dhe që e kishte konfirmuar vetë Hashim Thaçi para dhjetë vitesh, dhe një autonomie për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, e që i ishte besuar qendrës serbe të vendosjes në Graçanicë. Dhe në përputhje me këtë, serbët e veriut të Kosovës kurrë nuk u bënë pjesë të sistemit politiko-juridik të Kosovës, kurse serbët e pjesëve të tjera, dhe vetëm pas garancive autonomiste që iu dhanë nëpërmjet Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, kanë pranuar të jenë pjesë të qeverisjes në Kosovë, por jo edhe të pranojnë shtetin e Kosovës. Por të gjitha këto janë bërë me pajtimin e Beogradit. Se çka do të thotë kjo, mjafton ta përmendim rastin e Bogdanoviqit, ministrit aktual serb për Kosovën, i cili më parë ka qenë edhe ministër në qeverinë e Kosovës. Pra, aty ku Serbia ka ambicie për shkëmbime territoresh, aty ka dështuar tërësisht përpjekja për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës, ashtu siç ka dështuar edhe e ashtuquajtura “stratgjia për veriun” e Hashim Thaçit dhe që iu besua (d)Ylberit të Veton Surroit, kurse në ato pjesë ku nuk ka pretendime të tilla, ka lejuar tërthorazi që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. Dhe po t’u kërkojë Beogradi këtyre deputetëve serbë që përfundimisht të tërhiqen nga Kuvendi i Kosovës, dhe nga qeveria e Kosovës ata pa një pa dy do ta bëjnë këtë, duke e rrëzuar për tokë vetë Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dhe Hashim Thaçi e di se qëndrueshmëria e tij politike dhe si kryeministër i dedikohet pikërisht Beogradit dhe vullnetit të tij për ta mbajtur në këmbë një qeveri të pakicës politike kuvendore shqiptare. Dhe ndoshta këtë e quan Hashim Thaçi, korrektësi të Serbisë...
    Por, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë, Hashim Thaçi, duhet ta tregojë të vërtetën edhe për krijimin enklavave serbe në Kosovë, dhe për ndarjen e veriut të Kosovës gjatë konfliktit të armatosur dhe pas saj, sepse është njeriu që ka folur dhe flet në emër të një organizate politiko-ushtarake që duhej të mos lejonte krijimin e tyre, e as ndryshimin e relievit etnik të Kosovës. Është shumë me rëndësi të dëgjohet nga ai versioni se si ndodhi që pjesëtarë të UÇK-së ishin urdhëruar që të mos lejonin rikthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës në përfundim të konfliktit të aramatosur, ashtu siç është me rëndësi të dëgjohet nga ai e vërteta për veprimtarinë e Zonës Operative të Shalës, që mbulonte Mitrovicën dhe veriun e Kosovës, për ndikimin që kanë pasur te kjo Zonë njerëz të ndryshëm, disa prej të cilëve shokë shkolle me Nexhmedin Zekën - “Lulin”, dhe me Ismet Osmanin -“Currin” nga Broboniqi i Mitrovicës, si dhe për lidhjet e tyre me Ilija Trajkoviqin, komandantin e policisë serbe që mori pjesë në aksionin e masakrimit të jasharajve në Prekaz të Skënderajt, dhe koleg i Nuredin Ibishit – “Komandant Lekës”. Po them që të dëgjojmë nga Hashim Thaçi, sepse unë e kam thënë një pjesë të madhe të së vërtetës, edhe pse jo gjithë të vërtetën, qysh para dhjetë vjetësh, për ç’arsye edhe jam kërcënuar shumë herë. Dhe pasi ta thotë versionin e tij për të gjitha këto, mund të flasë për korrektësinë e Beogradit në raport me Kosovën, dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe kur është fjala për njohje të ndërsjellë, duhet të qartësohet fakti se nuk është Kosova ajo nqë nuk e njeh Serbinë, por është Serbia që nuk e njeh Kosovën. Kosova kurrë nuk ka deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Serbisë, por është Serbia ajo që ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk di që ndonjë nënshtetasi të Serbisë t’i jetë mohuar e drejta e lëvizjes me dokumente të Serbisë, me targa të ndonjë qyteti të Serbisë, e bile nuk u është mohuar e drejta e lëvizjes as qytetarëve serbë të Kosovës me dokumente të Serbisë dhe me targa të Serbisë, por u është ndaluar kategorikisht e drejta e lëvizjes shqiptarëve të Kosovës me dokumente të Kosovës dhe me targa të Kosovës.
    Sa u përket aspekteve autonomiste, Hashim Thaçi t’i japë fund spekulimeve me këtë çështje, sepse autonomia shumë e madhe për serbët është e garantuar me Pakon e Ahtisarit, që kishte për qëllim të zyrtarizonte ndarjen etnike në Kosovë, dhe Kushtetuta e Kosovës nuk është asgjë tjetër, pos emër tjetër për këtë Pako. Me këto dokumente, serbët e kanë të garantuar autonominë e madhe, që mund të jetë e barazvlershme me një status special, pasi që të gjitha çështjet në komunat serbe dhe në veri të Kosovës i kanë në të drejtën e tyre, e edhe raportet me Beogradin i kanë shumë të ngushta. Vetëm këtë vit Beogradi ka ndarë për veriun e Kosovës rreth 200 milionë euro, dhe këtë e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Prandaj, është spekulative, ashtu siç janë spekulative shumica e deklaratave, e qëndrimeve dhe e opinioneve që i ka shprehur Hashim Thaçi deri më tash. Pra, të thuash se zgjidhjet do të jenë në përputhje me Pakon e Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës, do të thotë se flet pikërisht për autonomi serbe në Kosovë, autonomi që tash e ka secila komunë serbe në vete. Pakoja e Ahtisarit, në anën tjetër, parasheh edhe të drejtën e komunave për t’u bashkuar në asociacione komunale (pika 9), pra parasheh edhe të drejtën që komunat serbe të bashkohen në një asociacion të veçantë dhe të bashkojnë autonomitë në një. Dhe serbët si hap i parë e duan këtë, kurse këto negociata që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet të gjejnë formulimet juridiko-kushtetuese përkatëse që të bëhet kjo, kurse të tjerat më pastaj, sepse besoj se Hashim Thaçi e di se nuk përfundon gjithçka me këto negociata...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Cameron uron Thaçin, e ardhmja e Kosovës në BE dhe NATO

    Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar sot një telegram urimi nga homologu i tij britanik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Ai thotë se “ardhmja e Kosovës qëndron në integrimin Evropian dhe në NATO”
    image

    Prishtinë, 23 mars 2011 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një telegram urimi nga homologu i tij britanik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit.
    Cameron pasi uron Thaçi për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës thotë se “e ardhmja e Kosovës qëndron në integrimin Evropian dhe në NATO. Shpreh gatishmërinë time që të thellojmë bashkëpunimin mes dy qeverive tona, duke punuar ngushtë në reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e këtij qëllimi”.
    Kryeministri Cameron, po ashtu shpreh rëndësinë e fillimit të dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e vlerëson si një moment të rëndësishëm për Kosovën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryeministri Thaci sot në Parlament
    Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën parlamentare me rastin e leximit të parë të projekt -buxhetit për vitin 2011

    Prishtinë, 25 mars 2011

    I nderuar Kryetar i Parlamentit, z. Krasniqi,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj

    Kam kënaqësinë e veçantë, që sot, para jush, të prezantoj projekt-buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011.

    Ju me siguri se tashmë e keni lexuar projekt-buxhetin për vitin 2011, të cilin e keni në duart tuaja dhe me siguri i keni krijuar opinionet apo edhe qëndrimet tuaja të respektuara lidhur me të.

    Unë sot do të prezantoj para jush, të nderuar deputetë, dhe përpara qytetarëve të Republikës së Kosovës një përmbledhje të përpjekjeve dhe punës serioze të të gjitha institucioneve qeverisëse të Republikës së Kosovës në përgatitjen e këtij projekt-buxheti.

    Ekspertë të shumtë, vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë punuar palodhshëm nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave dhe janë përkujdesur që kërkesat dhe nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në procesin buxhetor të bashkërendohen dhe harmonizohen mirë.

    Të nderuar deputetë,

    Më lejoni t’ ju falënderoj në emrin tim dhe qeverisë, për mundësinë që e keni krijuar të gjitha grupet parlamentare, pozitë dhe opozitë, që ministri i financave, në secilin grup parlamentar veç e veç ta prezantoj, ta diskutoj, ta sqaroj, por edhe t’u përgjigjet pyetjeve tuaja legjitime.

    Kjo punë e madhe është bërë me qëllim që të përgatitet një projekt-buxhet i balancuar, që adreson kërkesat e qytetarëve dhe që është në përputhshmëri me strukturën e deritashme të politikave të kujdesshme zhvillimore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Hartimi i buxhetit paraqet një ndër punët më sfiduese për qeveritë e secilit vend, dhe një gjë e tillë është e kuptueshme për faktin se nevojat e qytetarëve dhe dëshirat për të bërë më shumë për vendin janë më të mëdha sesa mundësitë dhe potenciali në dispozicion.

    Nga ana jonë, ne kemi bërë çdo gjë që në kuadër të mundësive tona në këtë projekt-buxhet të adresojmë nevojat e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Po ashtu, ne jemi përkujdesur seriozisht që të kemi rezervë adekuate buxhetore për t’u ballafaquar me situata të papritura.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e shumë e vetëdijshme për modelet që kemi adaptuar.

    Ne jemi të vetëdijshëm se duke përkrahur dhe fuqizuar modelin e ekonomisë së hapur të tregut të lirë, përgjegjësia për çdo veprim të ndërmarrë përmes politikës fiskale është shumë e madhe.

    Çdo shpenzim më i lartë kërkon më shumë punë nga ana jonë për t’u kujdesur se një veprim i tillë është i matur dhe rezulton me përfitime ekonomike e përmirësim të mirëqenies së qytetarit.

    Për më shumë, ne jemi kujdesur që çdo iniciativë e re fiskale të mos rezultojë me një barrë të rënduar taksash për qytetarët tanë.

    Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar që për shumën e njëjtë financiare me të cilën qytetari i Kosovës i kontribuon buxhetit të Qeverisë së tij, duke paguar rregullisht tatimet e parapara me ligj, t’i ofrojmë qytetarit çdo vit mirëqenie më të mirë dhe shërbime më cilësore.

    Kosova nuk është shtet i izoluar dhe as ekonomia jonë nuk është e izoluar, dhe si e tillë ndikohet vazhdimisht nga ambienti i jashtëm ekonomik, andaj edhe politikat e reflektuara në projekt buxhetin e vitit 2011 janë hartuar duke marrë në konsideratë përparësitë dhe rreziqet që sjell ky model ekonomik.

    Por, mbi të gjitha, politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë hartuar duke pasur gjithmonë parasysh nevojën për përshtatjen e ambientit ekonomik të vendit tonë me standardet e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në pajtueshmëri me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,

    Rrethanat politike të krijuara në fund të vitit 2010 na pamundësuan që në harmoni me obligimet ligjore, ta procedojmë këtë dokument në Qeveri dhe në Parlament, para mbylljes së vitit 2010.

    Unë, sot nuk dua të merrem me ngjarjet që krijuan një situatë të tillë, mirëpo sot dua t’ju ftoj të gjithë juve të nderuar deputetë që me përgjegjësinë më të lartë, ta analizojmë dhe diskutojmë këtë projekt-buxhet vetëm mbi bazën e argumenteve të arsyeshme dhe propozimeve konkrete, të cilat mund ta përmirësojnë projekt-buxhetin.

    Ky projekt-buxhet është reflektim i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për synim krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Gjithashtu, duhet theksuar se ky buxhet është diskutuar deri në detaje me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe me Komisionin Evropian, me të cilët janë harmonizuar pjesa më e madhe e gjërave dhe linjave buxhetore.

    Këto diskutime po vazhdojnë ende me qëllimin e vetëm që Kosova të mbetet pjesë e Programit me FMN-në dhe natyrisht të përfitojë grantet financiare të premtuara.

    Diskutimet me FMN-në janë shumë serioze dhe po zhvillohen mbi bazën e argumenteve reciproke.

    Dua t’ju sqaroj, juve të nderuar deputetë, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë lloj konfrontimi me asnjë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë FMN-në.

    Bisedat me FMN janë në proces e sipër dhe janë zgjatur për shkak se ne jemi të bindur se masat të cilat i kemi ndërmarrë në zbatim të vendimit për ngritje pagash janë të besueshme dhe ne jemi në gjendje t’i realizojmë këto masa, ashtu siç i kemi prezantuar gjatë negociatave me këto institucione, dhe ashtu siç edhe planifikohet në këtë projekt-buxhet.

    Unë jam i bindur se argumentet tona janë duke u analizuar në mënyrë shumë serioze nga FMN-ja dhe se i tërë ky proces do të përmbyllet me sukses, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës është e përgjegjshme për obligimet që ka në kuadër të Programit me FMN-në dhe dëshiron të mbetet pjesë e këtij programi.

    Në anën tjetër, jam i bindur se edhe FMN-ja i kupton nevojat e qytetarëve të Kosovës për një jetë dinjitoze, si dhe e kupton përkushtimin serioz të Qeverisë për disiplinë dhe qëndrueshmëri financiare.

    Sido që të jetë, kjo çështje është një sfidë të cilën unë si Kryeministër, së bashku me Kabinetin tim, jemi të gatshëm ta pranojmë me aprovimin e këtij projekt-buxheti, por edhe përmes kontributit tuaj të vazhdueshëm në implementimin e politikave ekonomike për vendin tonë.

    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,

    Të dhënat aktuale dëshmojnë se ekonomia jonë, edhe përkundër tronditjeve në tregjet ndërkombëtare, ka arritur të gjenerojë një rritje reale ekonomike mbi 4.% gjatë vitit 2010.

    Ndërsa për vitin 2011, departamentet e specializuara brenda institucioneve tona parashohin një rritje reale ekonomike prej 5.3%.

    Në anën tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar doli rishtazi me një parashikim më optimist, për një rritje reale të Bruto Prodhimit Vendor prej 5.5%.

    Një rritje e tillë ekonomike në masë të madhe pritet të vije nga rritja e konsumit, rritja e investimeve dhe ajo e eksporteve.

    Kontributi i rritjes së këtyre komponentëve plotësohet po ashtu edhe nga përkrahja e ekonomisë së Kosovës nga remitancat e bashkatdhetarëve si dhe nga investimet nga jashtë.

    Në planin afatmesëm 2011-2013, kontributi relativ i konsumit pritet të zvogëlohet, ndërsa ai i investimeve dhe eksporteve pritet të prijë në rritjen reale ekonomike.

    Me vëmendje kemi ndjekur edhe lëvizjet e çmimeve të importit dhe për shkak të lëvizjes së tyre neve na është dashur të jemi edhe më të kujdesshëm në parashikimet tona për rritjen reale ekonomike.

    Gjithsesi, unë e riafirmoj pozicionin tonë pro tregut të lirë, por zëshëm e ritheksoj gjithashtu se institucionet përgjegjëse e kanë përkrahjen time të plotë për parandalimin e veprimeve spekulative apo koordinimit monopolist në dëm të qytetarit të Kosovës.

    Ekonomia jonë arriti që ta tejkalojë mirë krizën ekonomike globale, dhe tani mund të vjelë rezultate të mira nga mundësitë që vijnë nga rimëkëmbja e ambientit të jashtëm ekonomik.

    Këtë e tregojnë edhe projeksionet afatmesme, që flasin se jo vetëm në vitin 2011, por edhe në vitet në vijim, Kosova mund të zhvillohet me një normë reale prej mbi 5%.

    Unë dhe Kabineti im do të jemi vazhdimisht aktivë që të mundësojmë shfrytëzimin e një potenciali të tillë, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qytetarëve tanë t’i mohohet kjo mundësi.

    Buxheti i vitit 2011, është punuar mbi analizën e këtyre zhvillimeve, si dhe është formuluar në funksion të rritjes ekonomike të vendit.

    Ky buxhet ka për synim ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-fiskale të vendit, duke siguruar të hyra buxhetore në vlerë prej 1,264.000.00 milion euro (një miliard e dyqind e gjashtëdhjetë e katër milion euro), të hyra këto 12% më të larta se të hyrat e vitit të kaluar.

    Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të arrijnë nivelin prej 1,434.000.00 milion euro (një miliard e katërqind e tridhjetë e katër milion euro), apo rreth 19% më të larta në krahasim me vitin e kaluar.

    Kjo rritje e shpenzimeve në masë të madhe i atribuohet investimeve kapitale madhore siç është Autostrada “Ibrahim Rugova”, pastaj investimeve tjera infrastrukturore, siç janë rrugët Prishtinë–Pejë, Prishtinë–Mitrovicë, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, urave, ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për vendin tonë.

    Kategoria e pagave dhe mëditjeve po ashtu paraqet një pjesë të rëndësishme të këtij buxheti, duke mundësuar kështu realizimin e plotë të vendimeve të Qeverisë për ngritjen e pagave të mësuesve, personelit shëndetësor, shërbyesve civilë, policëve, pjesëtarëve të FSK-së, doganierëve, inspektorëve tatimorë, zjarrfikësve dhe kategorive tjera të cekura në vendim.

    Gjithashtu, kategoria e subvencioneve dhe transfereve ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar kështu ngritjen e mbështetjes për pagat për të gjithë invalidët e Luftës së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve sipas vendimit të qeverisë.

    Po ashtu, në këtë buxhet janë planifikuar mjetet për ngritjen e pensioneve dhe përfitimeve për të gjitha shtresat sociale, në harmoni me ligjin, i cili pritet shumë shpejtë të procedohet në Kuvend për miratim.

    Lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një rritje të pagave në sektorët kryesorë të shtetit tonë, ka pasur diskutime të ndryshme të cilat shpeshherë përveç kritikës qëllim-mirë dhe korrektuese, kanë bartur me vete edhe tone kundërshtuese për qëllime politike.

    Të nderuar deputetë,

    Kosova është shtet i ri i mundësive shumë të mëdha, por nga pasojat e së kaluarës vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Evropë, me buxhetin më të vogël në Evropë, me përqindjen më të lartë të të papunëve, me standardin më të ulët dhe pagat më të ulëta në Evropë.

    Këtë prapambetje shekullore duhet tejkalojmë.
    Këtë trend duhet dhe mund ta ndalim bashkërisht.

    Unë sot dua të sqaroj edhe një herë se vendimi për rritjen e pagave i marrë në janar të vitit 2011, ndoshta ka qenë një ndër vendimet e mia më të vështira për t’u ndërmarrë, mirëpo njëkohësisht, ai ka qenë një vendim i domosdoshëm, i arsyeshëm dhe shumë i përgjegjshëm, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike në vend.

    Ne si liderë apo njerëz të politikës duhet ta instalojmë njëherë e përgjithmonë standardin: E REALIZIMIMIT TË PREMTIMIT PARA QYTETARËVE.

    Ju të nderuar përfaqësues të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga qytetarët e Kosovës, e dini shumë mirë, ashtu siç e di edhe unë se standardi i jetesës në Kosovë ka qenë ndër më të ultë në Evropë dhe më gjerë.

    Pagat minimale ekzistuese në sektorët kyç të shtetit tonë nuk garantojnë shërbime cilësore dhe administratë funksionale shtetërore në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

    Unë kam dashur që ta ndryshoj këtë gjendje të rëndë të qytetarëve tanë.

    Unë dhe Qeveria e Kosovës nuk mund të lejojmë që dinjiteti njerëzor dhe intelektual e profesional i mjekëve, mësuesve, policëve, zjarrfikësve, doganierëve, inspektorëve tatimorë, shërbyesve civil, i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të nëpërkëmbet edhe më tutje.

    Vendimi i Qeverisë synon t’i jap fund kësaj gjendje dhe unë e di se me këtë rritje të ndjeshme të pagave, standardi jetësor do të ndryshoj për të mirë jo vetëm për ata punonjës të cilët përfitojnë drejtpërsëdrejti nga kjo rritje, por kjo do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.

    Unë jam krenar që e kam marrë një vendim të tillë dhe jam më se i sigurt në mbështetjen tuaj për rritjen e pagave.

    Nuk do të dëshiroja as unë e askush në Kosovë, që të shoh ndarje në baza partiake rreth rritjes së pagave.

    Ju ftoj të gjithëve, pa dallime partiake, të ngriheni mbi motivet e ngushta partiake, në favor të mbështetjes së vendimit të qeverisë për rritjen e pagave.

    Mësuesit, policët, shërbyesit civilë, punëtorët shëndetësorë, pjesëtarët e FSK-së, doganierët, zjarrfikësit, minatorët, pensionistët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmoreve nuk i përkasin kësaj apo asaj partie. Ata janë njerëzit e nderuar të Kosovës. Për ta kemi përgjegjësi të gjithë.

    Është e vërtetë, vendimi është imi, por të mirat do t’i gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Vendimi im për rritjen e pagave-buron nga nevojat dhe gjendja e punëtorëve të Kosovës, e jo nga motivi apo egoja politike.

    Prandaj, sot kur sytë dhe mendja e qytetarëve të Kosovës janë të drejtuar kah ju, ju me votën tuaj pro këtij projekt-buxheti mund t’iu dëshmoni atyre përkushtimin tuaj për ta përmirësuar mirëqenien e tyre.

    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,

    Në përgjithësi është ruajtur roli i buxhetit si mjet për përmirësimin e ambientit ekonomik në pajtueshmëri me nevojat zhvillimore.

    Struktura e projekt-buxhetit sërish dominohet nga shpenzimet kapitale, të cilat kanë një pjesëmarrje prej 40%, ndërsa të gjitha kategoritë tjera janë më të ulëta.

    Rritja e Buxhetit është bërë në harmoni me rritjen e aktivitetit të përgjithshëm ekonomik, andaj edhe të hyrat e përgjithshme buxhetore do të kenë një pjesëmarrje prej 27% në tërë Bruto Prodhimin Vendor, çka edhe na bën një nga Qeveritë që rëndojnë më së paku ekonominë e tyre në rajon.

    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj,

    Rruga jonë drejt zhvillimit ekonomik dhe arritjes së standardeve të jetesës evropiane nuk është e lehtë.

    Nuk është vetëm rrugë e vullnetit të mirë, e as rrugë që mund ta bëjmë vetë, si një individ, një parti, apo një institucion.

    Rruga drejt një zhvillimi ekonomik që do t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës të ardhura dhe jetë të njëjtë me atë të qytetarëve nga shtete të zhvilluara, është rrugë e vendimeve të menduara mirë, e vendimeve të guximshme dhe e vendimeve të besueshme.

    Me përkrahjen e Buxhetit për vitin 2011, ne bashkërisht do të marrim vendime të tilla, të menduara, të guximshme, dhe të besueshme, vendime këto që mundësojnë një të ardhme të ndritshme ekonomike për Republikën e Kosovës.

    Duke iu falënderuar për vëmendjen tuaj, unë edhe një herë iu ftoj për debat konstruktiv në dobi të interesave të shtetit dhe qytetarëve tanë.

    Faleminderit shumë!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Përmes Partneritetit Publiko-Privat për Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...-01_%5B%5D.jpg
    Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me rastin e fillimit të implementimit të Partneritetit Publiko-Privat në këtë aeroport

    Prishtinë, 4 mars 2011

    Zonja dhe zotërinj;

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në ceremoninë e bartjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tek Partneri Privat, tek konzorciumi Turko-Francez Limak Kosovo – Aeroport de Lyon.

    Në mënyrë të veçantë, falënderoj për prezencë sot:

    ·Ambasadorët e Misioneve Diplomatike në Kosovë, Ambasadorin e SHBA-ve z.Dell, Ambasadorin e Francës, z.Fitou, dhe Ambasadorën e Turqisë zonjën Ozan

    ·Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare: Bashkimi Evropian, USAID, Banka Botërore, ICO, BERZH dhe të tjerët

    ·Përfaqësuesit e Partnerit Privat, z. Nihat

    ·Kryesuesin e Bordit të Aeroportit dhe stafin menaxherial

    ·Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës – Drejtorin e përgjithshëm të Aviacionit Civil;

    Të nderuar të pranishëm;

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;

    Zonja dhe zotërinj;

    Sot, është një ditë që do të zë vend në kalendarin e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike të vendit.

    Përmes dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” po finalizojmë një kontratë të rëndësishme dhe me peshë ndërkombëtare.

    Ajo, pos tjerash, është një mesazh i mirë për investitorët, të cilët në të ardhmen kanë në plan që kapitalin e tyre ta orientojnë kah Kosova.

    Kosova ka nevojë për investime përmbajtjesore në infrastrukturë dhe shërbime publike në të gjithë sektorët ekonomik.

    Duke qenë në pozitë ku na mungojnë resurset financiare për plotësimin e të gjitha nevojave, Qeveria i trajton Partneritetet Publiko-Private si mundësi për të përmirësuar infrastrukturën e Kosovës pa i vënë barrë të tepërt financave publike.

    Partneritetet Publike-Private janë një komponentë kyçe e strategjisë sonë për promovim të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe sot ne po shënojmë një hap me rëndësi në implementimin e strategjisë së Partneriteteve Publiko-Private që do të përfshijë sektorë të shumtë në të ardhmen.

    Shembulli i këtij projekti dëshmon se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të mundësuar përfshirjen e kapitalit privat në projekte infrastrukturore në mënyrë që të zvogëlohet hendeku në mes të resurseve publike në dispozicion dhe shërbimeve infrastrukturore të nevojshme, si dhe të sigurohet që këto të ofrohen në mënyrë sa më efikase dhe me kosto sa më të volitshme që të jetë e mundur për qytetarët e Kosovës.

    Ne që në vitin 2008, me anë të një vendimi, kemi krijuar kuadrin e politikave për Partneritetet Publiko-Privat, duke deklaruar “përkrahjen e qartë për implementimin e Partneriteteve Publiko-Private si mënyrë për stimulimin e investimeve në infrastrukturën publike dhe për ofrimin e shërbimeve publike”.

    Sot, pas përkushtimit të palodhshëm për krijimin e kornizës së përshtatshme ligjore dhe institucionale për Partneritetet Publiko-Private, pas një procesi të hapur dhe transparent ndaj partnerëve privat, ne kemi arritur në fazën e bartjes për operim dhe zgjerim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës - Adem Jashari konzorciumit turko-francez Limak Kosovo – Aeroport de Lyon.

    Partneri privat do të investojë në aeroportin tonë, duke e zgjeruar dhe operuar për 20 vitet e ardhshme.

    Populli i Kosovës do të përfitojë nga shërbimet dhe ofertat e zgjeruara që do t’i ofrojë Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” i cili parashihet që të ketë një ndërtesë të re moderne të terminalit dhe hapësira të aeroportit që mund të akomodojnë numër më të madh të pasagjerëve dhe linja të reja ajrore.

    Në anën tjetër, Buxheti i Kosovës do të marrë një përqindje nga të ardhurat e aeroportit, duke krijuar kështu të hyra shtesë që do të na mundësojnë të investojmë në prioritetet tjera shoqërore.

    Përmes këtij Partneriteti Publiko-Privat për Aeroportin e Prishtinës, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore, të operuar me nivele shumë më të larta të cilësisë, që kontribuon me të hyra edhe në buxhetin publik.

    Rruga për të arritur këtu nuk ka qenë e lehtë, dhe Qeveria e Kosovës njeh faktin që këto janë instrumente mjaft komplekse prandaj do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar individët dhe institucionet që e kanë bërë të mundur këtë projekt.

    Së pari, do të doja të falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe USAID-in për përkrahjen e tyre për programin tonë të Partneriteteve Publiko-Private në përgjithësi, dhe në veçanti për këtë projekt.

    SHBA-të kanë qenë një partner strategjik në përpjekjet tona rreth Partneritetit Publiko-Privat dhe në sektorin e aviacionit në përgjithësi dhe ne shpresojmë sinqerisht që do të kemi asistencën e qeverisë së SHBA-së dhe të USAID-it në këtë dhe në projektet e ardhshme të Partneriteteve Publiko-Private.

    Dëshiroj gjithashtu të falënderoj punonjësit, menaxhmentin dhe bordin e drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për përpjekjet e tyre në lidhje me këtë projekt, si dhe për kontributin e tyre pozitiv për ta bërë Aeroportin atë që është sot.

    Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj Autoritetin e Aviacionit Civil për punën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në realizim të këtij projekti.

    Në fund, dëshiroj të falënderoj Komitetin Drejtues Ndër-Ministror të Projektit dhe Njësinë për Partneritete Publiko-Private për përpjekjet e tyre të palodhshme drejt ekzekutimit të këtij projekti në mënyrë serioze dhe të zellshme.

    Në emër të tërë Qeverisë ju falënderoj për kontributin tuaj.

    Ndërsa jemi plotësisht të përkushtuar për Partneritetet Publiko-Private dhe investimet private në infrastrukturën publike, jemi gjithashtu të patundur në përkushtimin tonë për implementim të Partneriteteve Publiko-Private përmes procedurave konkurruese, të drejta dhe transparente; për të cilën gjë të gjithë jemi dëshmitarë.

    Transferimi i sotëm nuk është qëllim në vetvete e as fundi i bashkëpunimit tonë me partnerin privat, por është fillimi i një marrëdhënieje kontraktuale afatgjatë.

    Marrë parasysh këtë, ne njohim gjithashtu faktin që Qeveria duhet të përgatitet, të forcojë kapacitetet, dhe të fokusojë resurset adekuate për të qenë një homolog kompetent i partnerit privat.

    Ndërsa Qeveria insiston, pa përjashtim, që partneri privat t’u përmbahet besnikërisht obligimeve të tij, ne duhet ngjashëm të japim zotimin tonë për plotësimin e obligimeve tona.

    Në fund, me lejoni të theksoj se ky është projekti i parë që po realizojmë, por nuk do të jetë i fundit i këtij lloji.

    Përmes kësaj forme presim të aktivizohen potenciale të rëndësishme që ka Kosova, të ndihmojmë zhvillimin ekonomik, si dhe konkretisht të dëshmojmë se Kosova ka një ambient të sigurt dhe atraktiv për kapitalin privat.

    Së shpejti do të fillojmë me aplikimin e Partneriteteve Publiko-Private në ndërtimin dhe operimin e rrugëve dhe autostradave, spitaleve, shkollave, çerdheve, parkingjeve, parqeve, ndërtesave publike, transportit urban, e shumë të tjera të ngjashme.

    Në fund, dua të përsëris se Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për këtë projekt në mënyrë specifike, dhe më përgjithësisht për Partneritetet Publiko-Private. Ju faleminderit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga DriniM Lexo Postimin
    Kur Prishtina zyrtare flet për qëndrim konstruktiv të Beogradit
    18-03-2011 / Nga Rexhep Kastrati

    Hashim Thaçi, në mbledhje Qeverie e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se zgjidhjet do bëhen në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës. Por kësaj radhe e tregoi edhe arsyen se për se beson se do jetë kështu: me qëndrimet korrekte e konstruktive të Kosovës dhe Serbisë. Pra, sipas Hashim Thaçit, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë për shkak të korrektësisë së ndërsjellë në porcesin negociator. Dhe të flasësh për korrektësinë e Serbisë, nuk është vetëm një qëndrim hipotetik, aspak shkencor, dhe akademik, por as politik, dhe ka rrezik se deklaratat për korrektësi të Serbisë të ikin si fluska sapuni. Të flasësh për korrektësi të Serbisë në raport me Kosovën, do të thotë të tregosh përralla me ujkun që na është bërë qengj, por kur këtë e thotë dikush që gjithë përgjegjësinë për strukturat e ashtuquajtura paralele në veri të Kosovës dhe nëpër enklava serbe ia kishte vënë mungesës së korrektësisë së Beogradit dhe të veprimeve të tij destruktive, e për më tepër, kur këtë e thotë dikush që ka monopolizuar të drejtën të flasë në emër të UÇK-së, atëherë nuk mund të konsiderohet vetëm mungesë përgjegjësie politike dhe amoralitet politik. Hashim Thaçi, ky njeri që në skenën politike të Kosovës hyri pas vrasjes së komandantëve të njohur të dy grupeve guerile të Kosovës: Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit, por edhe të shumë bashkëluftëtarëve tyre, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë në raport me Kosovën, duhet të të tregojë të vërtetën e takimit të tij me Momçilo Trajkoviqit dhe me popin Artemije në Prishtinë, për takimet e Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, dhe me takimet e mëvonshme të tij me serbë të tjerë, e për më tepër për të vërtetën për krijimin e enklavave serbe dhe të ndarjes së Mitrovicës. Hashim Thaçi, duhet ta bëjë këtë, sepse me këto takime, legjitimuan dy qendrat e vendosjes politike serbe në Kosovë: qendrën e vendosjes politike serbe në Mitrovicë, që e kryesonte Oliver Ivanoviqi dhe që ka pasur dhe ka për qëllim realizimin e ndarjes së veriut të Kosovës, dhe qendrën e vendosjes serbe në Graçanicë, që e kryesonte Rada Trajkoviq, kurse vetë Momçilo Trajkoviq ishte përfaqësues i qeverisë serbe në Kosovë dhe kryesonte një Komitet serb që bashkërendonte veprimtarinë e dy qendrave të vendosjes serbe. Duhet thënë se Serbia, në përputhje me ambicet e saj për realizimin e interesave të saj në Kosovë, kishte trajtim, në dukje të ndryshme, për veriun e Kosovës, të cilin e kërkonte në shkëmbim me Preshevën dhe Bujanovcin, detyrë që i ishte besuar qendrës së vendosje serbe në Mitrovicë dhe që e kishte konfirmuar vetë Hashim Thaçi para dhjetë vitesh, dhe një autonomie për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, e që i ishte besuar qendrës serbe të vendosjes në Graçanicë. Dhe në përputhje me këtë, serbët e veriut të Kosovës kurrë nuk u bënë pjesë të sistemit politiko-juridik të Kosovës, kurse serbët e pjesëve të tjera, dhe vetëm pas garancive autonomiste që iu dhanë nëpërmjet Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, kanë pranuar të jenë pjesë të qeverisjes në Kosovë, por jo edhe të pranojnë shtetin e Kosovës. Por të gjitha këto janë bërë me pajtimin e Beogradit. Se çka do të thotë kjo, mjafton ta përmendim rastin e Bogdanoviqit, ministrit aktual serb për Kosovën, i cili më parë ka qenë edhe ministër në qeverinë e Kosovës. Pra, aty ku Serbia ka ambicie për shkëmbime territoresh, aty ka dështuar tërësisht përpjekja për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës, ashtu siç ka dështuar edhe e ashtuquajtura “stratgjia për veriun” e Hashim Thaçit dhe që iu besua (d)Ylberit të Veton Surroit, kurse në ato pjesë ku nuk ka pretendime të tilla, ka lejuar tërthorazi që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. Dhe po t’u kërkojë Beogradi këtyre deputetëve serbë që përfundimisht të tërhiqen nga Kuvendi i Kosovës, dhe nga qeveria e Kosovës ata pa një pa dy do ta bëjnë këtë, duke e rrëzuar për tokë vetë Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dhe Hashim Thaçi e di se qëndrueshmëria e tij politike dhe si kryeministër i dedikohet pikërisht Beogradit dhe vullnetit të tij për ta mbajtur në këmbë një qeveri të pakicës politike kuvendore shqiptare. Dhe ndoshta këtë e quan Hashim Thaçi, korrektësi të Serbisë...
    Por, para se të flasë për korrektësinë e Serbisë, Hashim Thaçi, duhet ta tregojë të vërtetën edhe për krijimin enklavave serbe në Kosovë, dhe për ndarjen e veriut të Kosovës gjatë konfliktit të armatosur dhe pas saj, sepse është njeriu që ka folur dhe flet në emër të një organizate politiko-ushtarake që duhej të mos lejonte krijimin e tyre, e as ndryshimin e relievit etnik të Kosovës. Është shumë me rëndësi të dëgjohet nga ai versioni se si ndodhi që pjesëtarë të UÇK-së ishin urdhëruar që të mos lejonin rikthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës në përfundim të konfliktit të aramatosur, ashtu siç është me rëndësi të dëgjohet nga ai e vërteta për veprimtarinë e Zonës Operative të Shalës, që mbulonte Mitrovicën dhe veriun e Kosovës, për ndikimin që kanë pasur te kjo Zonë njerëz të ndryshëm, disa prej të cilëve shokë shkolle me Nexhmedin Zekën - “Lulin”, dhe me Ismet Osmanin -“Currin” nga Broboniqi i Mitrovicës, si dhe për lidhjet e tyre me Ilija Trajkoviqin, komandantin e policisë serbe që mori pjesë në aksionin e masakrimit të jasharajve në Prekaz të Skënderajt, dhe koleg i Nuredin Ibishit – “Komandant Lekës”. Po them që të dëgjojmë nga Hashim Thaçi, sepse unë e kam thënë një pjesë të madhe të së vërtetës, edhe pse jo gjithë të vërtetën, qysh para dhjetë vjetësh, për ç’arsye edhe jam kërcënuar shumë herë. Dhe pasi ta thotë versionin e tij për të gjitha këto, mund të flasë për korrektësinë e Beogradit në raport me Kosovën, dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe kur është fjala për njohje të ndërsjellë, duhet të qartësohet fakti se nuk është Kosova ajo nqë nuk e njeh Serbinë, por është Serbia që nuk e njeh Kosovën. Kosova kurrë nuk ka deklaruar se nuk e njeh pavarësinë e Serbisë, por është Serbia ajo që ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk di që ndonjë nënshtetasi të Serbisë t’i jetë mohuar e drejta e lëvizjes me dokumente të Serbisë, me targa të ndonjë qyteti të Serbisë, e bile nuk u është mohuar e drejta e lëvizjes as qytetarëve serbë të Kosovës me dokumente të Serbisë dhe me targa të Serbisë, por u është ndaluar kategorikisht e drejta e lëvizjes shqiptarëve të Kosovës me dokumente të Kosovës dhe me targa të Kosovës.
    Sa u përket aspekteve autonomiste, Hashim Thaçi t’i japë fund spekulimeve me këtë çështje, sepse autonomia shumë e madhe për serbët është e garantuar me Pakon e Ahtisarit, që kishte për qëllim të zyrtarizonte ndarjen etnike në Kosovë, dhe Kushtetuta e Kosovës nuk është asgjë tjetër, pos emër tjetër për këtë Pako. Me këto dokumente, serbët e kanë të garantuar autonominë e madhe, që mund të jetë e barazvlershme me një status special, pasi që të gjitha çështjet në komunat serbe dhe në veri të Kosovës i kanë në të drejtën e tyre, e edhe raportet me Beogradin i kanë shumë të ngushta. Vetëm këtë vit Beogradi ka ndarë për veriun e Kosovës rreth 200 milionë euro, dhe këtë e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës. Prandaj, është spekulative, ashtu siç janë spekulative shumica e deklaratave, e qëndrimeve dhe e opinioneve që i ka shprehur Hashim Thaçi deri më tash. Pra, të thuash se zgjidhjet do të jenë në përputhje me Pakon e Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Kosovës, do të thotë se flet pikërisht për autonomi serbe në Kosovë, autonomi që tash e ka secila komunë serbe në vete. Pakoja e Ahtisarit, në anën tjetër, parasheh edhe të drejtën e komunave për t’u bashkuar në asociacione komunale (pika 9), pra parasheh edhe të drejtën që komunat serbe të bashkohen në një asociacion të veçantë dhe të bashkojnë autonomitë në një. Dhe serbët si hap i parë e duan këtë, kurse këto negociata që po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duhet të gjejnë formulimet juridiko-kushtetuese përkatëse që të bëhet kjo, kurse të tjerat më pastaj, sepse besoj se Hashim Thaçi e di se nuk përfundon gjithçka me këto negociata...
    kete qe e ka thene zoteri kastrati eshte e shume e vertete dhe e qarte!
    ne menyre shkencore ka dhen profilin e hashim thacit zoteri kastrati!

    hashim thaci vegla e serbise dhe mafies prej fillimit te aktivitetit te tij deri me sot!
    andaj nje njeri i till vetem mund ta demtoi ne cdo forme imazhin e uck -se sic e ka demtuar!

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Prishtina.C

    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    ky ne foto ska presednik ende nje e zgjodhi por kushtetutja i tha se ishte mashtrim ahaahahha pra anti ligjor

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin

    hashim thaci vegla e serbise
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    un mendoj se demin me te madh qe doti a bej luftes esht hashim thaqi hashimi dhe UCK jan dy gjera te ndara

  16. #56
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    beni ku jeton ti qe i ndajke kto gjera kshtu
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ekip për lobim

    Qeveria do të zyrtarizojë së shpejti një Task Forcë, që detyrë kryesor do të ketë lobimin për njohje të Kosovës. Behgjet Pacolli do të ketë rol qendror në këtë ekip. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë për Express se aty do të përfshihen disa ministra, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe miq ndërkombëtarë
    Nga Valmir Klaiqi më 29 prill 2011 në ora 09:10

    Gjatë negociatave për ridizajnimin e marrëveshjes për koalicion qeveritar, Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i Koalicionit për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli kanë rënë në ujdi që të krijohet një Task Forcë, e cila do të merrej kryesisht me lobim për njohje të shtetit të ri.

    Përveç kësaj, në këtë ekip në të cilin rol qendror do të ketë Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, do të përfshihen zyrtarë të institucioneve, shoqërisë civile si dhe diplomatë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar çështjen e Kosovës.

    “Ministria e Punëve të Jashtme në përputhje me një vendim që është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ka hartuar një strategji, e cila strategji do të jetë po ashtu dokument bazë veprues edhe për këtë Taskë Forcë, ku z. Pacolli si Zëvendëskryeministër për njohje do ta ketë rolin shumë qendror”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, të enjten për Express.

    Ai ka folur për institucionet dhe njerëzit që mendohet të jenë pjesë e kësaj Taskë Force.

    “Përveç MPJ’së duhet të jetë edhe Ministria e Integrimeve, mirëpo ne mendojmë se përbërja e Taskë Forcës duhet të përfshijë edhe shumë personalitete të tjera, qoftë të jetës tonë politike, qoftë anëtarëve të Qeverisë, qoftë anëtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe personalitete të shoqërisë civile, të opinionbërësve, apo intelektualëve”, ka thënë ai.

    Krijimin e kësaj trupe, Ministri Hoxhaj e konsideron si fuqizim të kapaciteteve për sigurim të njohjeve të reja si dhe joshje të investimeve të huaja.

    “Ideja është që të kemi një politikë të jashtme aktive dhe ideja është që të angazhohen kapacitete vendore, por të angazhohen edhe shumë miq ndërkombëtarë, të cilët deri më tash kanë pasur rol kyç në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova”.

    Pas marrëveshjes që u arrit të martën, ish-Presidenti Behgjet Pacolli është parë të enjten në Kuvend në ulëset e kabinetit qeveritar, si zëvendëskryeministër i Qeverisë.
    Sipas marrëveshjes, kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime sa i përket numrit të ministrive.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Ibrahim Makolli së shpejti do të heqë dorë nga postet e tij në Parlament për t’u bërë ministër.
    Makolli ka pranuar të udhëheqë Ministrinë e Diasporës, e cila pritet të formohet së shpejti.

    “Po, unë do të jem ministër i Diasporës. Zoti Ibrahim Gashi do të jetë zëvendësministër i përkohshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, derisa të ndodhë implementimi i çështjes së marrjes së një ministrie për ta udhëhequr”, ka deklaruar Makolli të enjten për Express.

    Sipas Makollit, marrëveshja e arritur mes Pacollit dhe Thaçit parasheh që Koalicioni për Kosovë të Re t’i ketë dy zëvendëskryeministra.

    “Lideri jonë, Pacolli dhe ministrja Mimoza Kusari-Lila do të jenë zëvendëskryeministra në Qeveri. Zoti Pacolli do të jetë zëvendëskryeministër i parë, me kompetencat që i janë përcaktuar ditë më parë”, ka treguar Makolli.

    Sipas tij, Koalicioni për Kosovë të Re deri të premten (sot) do të vendosë edhe për emrat e tetë zëvendësministrave që i takojnë dhe do t’ia dorëzojë kreut të Ekzekutivit.

    Procesin e emërimeve në Qeveri e ka konfirmuar të enjten edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

    “Po, tani shumë shpejt do të emërohen edhe zëvendësministrat. Por, kjo ‘shumë shpejt’ në Kosovë është relative. Kjo çështje është në dorën e Kryeministrit”, ka thënë Kuçi.
    Marrëveshja e ridizajnuar e koalicionit qeveritar ka ngjallur reagime të shumta nga partitë opozitare për rritjen e numrit të ministrive.

    Qeveria e vendit tani do t’i ketë gjashtë zëvendëskryeministra, 19 ministra, ndërsa për numrin e zëvendësministrave ende nuk dihet saktë, por jo-zyrtarisht thuhet se mund të jenë rreth 30 sish.

    Por, për akuzat e opozitës, zëvendëskryeministri Kuçi ka pasur një shpjegim të enjten, duke thënë se Ministria e Diasporës që pritet të krijohet, ka qenë edhe kërkesë e partive që tani ndodhen në opozitë.

    Megjithëkëtë, ai e pranon se Kosova ka kabinet të stërmadhuar, ndërkaq përmendi nevojën e një ridizajnimi të tërësishëm të Qeverisë. Por, jo në këtë mandat.

    “Me miratimin e Ligjit për Qeverinë, sigurisht do të ketë nevojë për një ridizajnim të tërësishëm qeveritar. Pas miratimit të ligjit do të ketë ridizajnim të dikastereve. Gjatë mandatit qeverisës njerëzit e kanë të vështirë ndoshta të bëjnë zvogëlime apo ndryshime të dikastereve, por një mandat i ri sigurisht gjithsesi se do të kërkonte zvogëlim të ministrive”, ka thënë Kuçi.

    Ai ka thënë se nuk ka përzierje të kompetencave ndërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ministrit të Jashtëm dhe Presidentes sa i përket politikës së jashtme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria do të riformatohet pas verimeve

    Publikuar: Sot, më 29 prill 2011

    Prishtinë, 29 prill – Kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë ministra dhe të bëjë rokada përbrenda kabinetit qeveritar, menjëherë pasi të përfundojë pushimi i verës shkruan sot në një shkrim të gjerë gazeta “Koha Ditore”
    Burime të gazetës të afërta me kreun e ekzekutivit kanë bërë të ditur të enjten se do të bëhet një vlerësim i punës të secilit ministër, 100 ditë pas vënies së tyre në krye të dikastereve dhe se në bazë të performancës së treguar nga ministrat do të vendoset për t’ua besuar më tutje udhëheqjen ose jo. Puna e vlerësimit i bie të nisë në fillim të qershorit.
    “Puna e secilit është duke u monitoruar dhe secili ministër do të notohet pas 100-ditësh. Asnjëri nuk e ka të garantuar postin me tapi dhe kryeministri do ta freskojë kabinetin qeveritar me ndonjë emër të ri”, ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar qeveritar, i afërt me kryeministrin Thaçi. “Gjithsesi se pas vlerësimit të performancës do të largohet ndonjë ministër dhe do të bëhet ndonjë rokadë brenda Qeverisë”.
    Shkrimin të plotë lexojeni në “Koha...”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria miraton krijimin e Institutit për Krimet e Luftës

    Publikuar: Sot, më 29 prill 2011

    Prishtinë, 29 prill - Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër krijimit të Institutit për Krimet e Luftës, detyra e të cili do të jetë hulumtimi i krimeve në periudhën 1990-1999. Propozimi është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se instituti përveç krimeve të luftës do të merret edhe me dëmet e luftës të shkaktuara në periudhën e sipërpërmendur. Gjithashtu, Qeveria ka miratuar edhe krijimin e Këshillin Konsultativ për Drejtësi, i cili ka për qëllim avansimin e sistemit të drejtësisë dhe organeve tjera prokuroriale dhe gjyqësore. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se ky Këshill do t’i ketë 15 anëtarë dhe do ta ketë emërimin nga një bazë e veçantë, nga Qeveria, Presidenti, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe shoqëria civile, ndërsa do ta ketë edhe kryetarin e vetë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 12 maj 2011

    Qeveria e Republikës së Kosovës i dënon fuqimisht manifestimin e dhunës ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e vizitës së sotme të shefit të delegacionit të Serbisë për dialogun teknik, Borislav Stefanovic. Kjo vizitë ka ndodhur me leje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Shprehja paqësore e pakënaqësisë dhe protestës është e drejtë demokratike dhe kushtetuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ushtrimi i dhunës ndaj organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës, në që rast pati të lënduar, dhe vandalizmi ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm. Aktet e tilla tregojnë që ky grupim politik, ashtu si në të kaluarën, nuk heq dorë nga dhuna për realizimin e qëllimeve të ngushta politike.

    Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për maturi dhe siguron ata, që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja shteteve dhe integrimin e tyre në BE dhe NATO.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •