A ka burra dhe gra te mencura dhe patriote qe nuk jane te angazhuar dhe duan te kandidojne per Aleancen Popullore PAP
Jemi nje parti politike e qendres, qe do garojme dhe ne rradhet tona jane te majte dhe te djathte qe bashkohen ne qender, te pa angazhuar dhe njerez qe nuk gjejne veten apo hapesira kandidimi tek partite e medha.
Nje pjese do jene nga emigracioni, njerez me mentalitet dhe vision perendimor, qe duan te kontribojne per zhvillimet demokratike ne Shqiperi. Nuk jemi as rrjedhje as devijim i ndonje partie politike, por jemi krijuar nga nje grup teknicienesh me kariere te mjaftueshme ne strukturat e shtetit si nje nevoje e kohes per te terheque ate pjese prej 40 perqind qe nuk shkon ne votime.
Jemi prezent ne pothuajse ne nje pjese te mire te qyteteve kryesore te vendit dhe ne shume zona periferike te ketyre qyteteve dhe me nje shtrirje modeste ne emigracion, kryesisht ne Itali dhe ne Greqi.
Nje levizje popullore, me kontributin e saj ne voten e lire, me kontribute njerezore dhe vlera, synon te ndikoj e pse jo edhe te marre pjese ne qeverisjen e vendit, per te qene nje parti qe synon te aderoj ne partite popullore europiane.
Jeni te mirepritur per te bashkepunuar.
Krijoni Kontakt