Si të mos bëhemi një shifër në statistika
Bëra një studim të shpejtë dhe doli se djemtë/ burrat janë më tepër të rrezikuar nga vetëvrasja e llojit:
-të papritur dhe pa paralajmërim
-janë të pavetëdijshëm për shenjat lajmëruese të depresionit
Statistikat thonë se:
Burrat bëjnë vetëvrasje 4-fish krahasuar me gratë.
Më 1997 meshkujt e bardhë kryen 72% të krejt vetëvrasjeve në USA.
Pra, dhe pse vërtet gratë pranojnë se kanë depresion dhe bëjnë orvatje më shumë, burrat arrijnë të vetëvriten 4 fish më shumë se gratë.
Në USA vetëvrasjet janë më të larta në pranverë. Në vitin 2001 shifra ishte 31.000 dhe më e lartë në shtetet perëndimore.
Shtëpia me armë e rrit në 5 fish gjasën, krahasuar me shtëpitë ku nuk ka armë.
Vetëvrasja kryhet kur dhimbja bëhet më e madhe sesa përballimi i saj. Jepi fund dhimbjes dhe jo jetës. Fol me njerëz të besuar. Shprehu. Zbraze peshën e mendimeve. Kërko ndihmë. Shkaku themelor i vetëvrasjeve is sëmundja depresive e padiagnostikuar.
Ndjenja për vetëvrasje nuk është turp. Ato që keni dëgjuar në fëmijëri synonin ta dekurajonin këtë hap. Sot “turp” është të mos kërkosh ndihmë dhe të vuash vetëm.
Edhe pse të gjithë druhen të shprehin ndjenjat, burrat e kanë më të theksuar. Jo fort të vetëdijshëm për ndjenjat, pa e ditur as vetë “nuk jepen” para ndjenjave depresive, por i kurojnë me:
punë
zemërim
cigare
alkol
drogë
Apo ndoshta me:
pornografi
marrëdhënie intime jashtëmartesore
dhunë fizike
vrasje
Ndaj vëru veshin emocioneve, për hir të njerëzve që ke rreth vetes, për hir të vetvetes.
Ja një variant i depresionit të padiagnostikuar:
Sikur nuk funksionon normal, s’ke gjetur brazdën në jetë. Pyet veten: si e paskam hallin vallë. Asgjë sikur nuk të ecën. Nuk e çmon veten si dhe plot shenja të tjera që jeta nuk të ec. Depresioni keqësohet me kalimin e moshës. Kjo gradualisht, ose papritur pëson rënim nervor, suicide ose vrasje.
Ja disa pyetje
Ka të ngjarë të kesh përditë mendime vetëvrasjeje pa ndjerë depresion? PO
Ka rrezik kjo? PO, shumë!!!
Bën vaki që ky njeri të vrasë veten? PO!!! Papritur dhe pa lajmëruar veten a të tjerët.
A vuan ky njeri nga depresioni në fakt? PO
Edhe kur s’ndjen shenja mërzi? Po. Ndoshta i kujton stress, ose i shpërfill.
A mund t’i shfaqet këtij njeriu depresion i plotë dikur? PO
Ata që janë suicidalë, a e dinë? Disa po, disa dyshojnë se po, disa s’ia kanë idenë.
Disa e kanë të butë, disa të dukshëm. Ka edhe që janë gjithë jetës të idhët, të zemëruar, abuzues.
Ja një gjendje: Kur zemërohej a i prishej nga një njeri i dashur, kalonte në episod suicidal.
Ndonjëherë depresioni s’ lë të gjesh apo të mbash njeriun e duhur. Shkaku që na duan është sjellja, sikurse edhe shkaku që më pas na urrejnë, prapë është sjellja, pra ka shumë rëndësi.
Depresioni është sëmundje e kurueshme, me ndryshimin e përbërjes kimike të trurit.
Personalisht ju them, thyeni prangat e izolimit modern, komunikoni me njerëzit dhe jetën e gjallë në lidhje të hapëta, të sinqerta deri në fund dhe të kuptimta.
Krijoni Kontakt