Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Nje pershendetje per Atdhetarin dhe Poetin Zeqir Grevalla

    Pėr Zeqir Gėrvallėn, liria ėshtė … ylber mbi ujėvarė…

    Sami Krasniqi, mė 13 shkurt 2011 (Kosovapress), Kėtu Andi Ballshi

    Liri, e e shtrenjtė sa s’ka
    Qė kurrė s’po mund tė tė takoj,
    Qė kurrė fati s’mė ra-
    Njėherė tė tė pėrqafoj…
    Tė parafytyrojmė… tė shohim edhe mė tė bukur se sa je…
    (Z)emėr-Shtat-Sy…
    Oh! Ty Mbretėresha e bukurive, (I)LIRI, mė e bukur
    Se ēdo fantazi…
    Se ēdo ėndėrralė…
    Nnga pėrmbledhja „Me orė Kosove” Zeqir Gėrvalla

    Vėllezėr dhe motra!

    Kėtij „Pėrkushtimi letrar“, sot i mungon diēka, i mungon prezenca fizike e atdhetarit dhe poetit Zeqir Gėrvalla, autor i njėres prej veprave tė cilat do tė promovohen sot, tė asaj „Me o(R)ė Kosove“.
    Por, tė nderuar pjesėmarrės, ashtu siē jemi mėsuar, ta gjejmė Bacėn Zeqė gjithėherė, atje ku bėhen punė tė mira pėr Kombin dhe Atdheun, atė edhe sot, me mendje dhe zemėr, me mallin e shpirtit tė tij tė madh dhe tė lirė, e kemi kėtu, kėtu nė mesin tonė. Si dėshmi tė kėsaj qė thash pak mė lart, nė vazhdim do tė lexojė njė poezi nga libri tė cilin sot po e prezantojmė. Qė nė fillim mė duhet tė pranojė, se unė nuk di as tė lexojė e as tė recitojė mirė poezi dhe pėr kėtė i kėrkoj falje vargjeve nė vijim dhe autorit tė tyre.

    SHI VJESHTE

    Nga nėnstrehė e Bildingut 7 vėshtroj...
    Ombrellėn e mbyllur nė dorė e mbaj(ė)…(!)
    Ta hap…? Tė nisem…? Ku tė shkoj(ė)…?
    O zot, ėshtė ky shi, shi apo i qiellit vaj(ė)?!

    Ah, mė ka marrė malli pėr shokė e miq(ė)…
    (O, edhe pėr gur(ė) e dhe t’Kosovės t(R)ime,atje, larg…)
    Tė takohemi… nė rrugė… tė kthehemi nė ndonjė kafiq…
    Tė pimė nga njė kafe…Tė llafosemi pėr ndonjė varg….!

    ***

    Nėpėr kujtime tė gjithėve , o tė dashur , ju takoj….
    Ju s’mė shihni…e, unė, prej sė l-a-r-g-u-t…
    Vij…ė, me mallin e shpirtit ju pėrqafoj(ė)…..!

    Po… Nganjėherė, ju qortoj(ė) pėr ndonjė cikėrrim(ė),
    Nganjėherė, edhe Ju mė qortoni: pėrse mbeta kaq larg!
    Ē’tju them me fjalė? Faji-thonė ėshtė jetim…
    -Hej, pyesni lotin tim – shi vjeshte nė v-a-r-g…!

    Plot dashuri e forcė, mallė e dhembje, shpesh edhe tė shqetėsuar, por kurrė e as edhe pėr njė sekondė tė thyer e tė dorėzuar do ta gjejmė kudo poetin dhe atdhetarin Zeqir Gėrvalla. Tė tillė do ta gjejmė, edhe nė Tiranė edhe nė Prishtinė, edhe nė Shkup edhe nė Prevezė, edhe nė Ulqin e edhe nė Preshevė. E kishin parė duke kėrkuar njė varg herė nė Kaēanik e herė nė Filat, e kishin takuar edhe nė Vraninė. Nėse Lasgush Poradeci, pėrmes vargut, me Drinin plak mes pėr mes i bie Shqipėrisė, pėr tė cilin qė moti Norbert Jokl-i do tė thoshte: “ Ja sa bukur poeti, iu lė trashėgim brezave tė ardhshėm Shqipėrinė Etnike….“, Zeqir Gėrvalla, qysh nė vargjet e para, cep mė cep e sheh, e kėndon dhe e pėrqafon Shqipėrinė, prandaj jo sė koti Gėrvalla njihet ndryshe edhe si poeti Bashkimit Kombėtar. I tillė ishte dje, i tillė ėshtė edhe sot, tėrė jetėn nė shėrbim tė Atdheut. Por, pėr dallim nga Gjorg Balshaj nė „Tri kėngė zie pėr Kosovėn“, i cili qė nga beteja famėkeqe e Fushės sė Mėllėnjave, nė ēdo ngjarje tė rėndėsishme, aheng, madje edhe mort, sa herė Vlladani me „gusllen“ e tij ia merr kėngėvajit pėr Kosovėn, ky nuk bėn asgjė tjetėr veēse, pėrmes lahutės, thėrret shqiptarėt qė tė ngrihen pėr tė shpėtuar Kosovėn, Zeqir Gėrvalla jo vetėm qė shkruan e kėndon, por edhe vepron e sakrifikon duke mos iu dhimbsur as jeta pėr ēlirimin e gjysmės sė atdheut tė robėruar, qėllim pėr tė cilin, as nuk frikėsohet e as nuk mashtrohet, madje e quan vetėn tė pafat qė nuk ka rėnė pėr LIRI…,sepse ndryshe nga Gjorg Balshaj, pėr Atdheun sipas Gėrvallės, jo vetėm qė duhet tė shkruhet dhe kėndohet, por edhe tė luftohet, bile edhe tė vdiset, sepse, gjithnjė sipas Gėrvallės dhe filozofisė sė tij tė flijimit pėr Atdhe, vdekja nuk ėshtė vdekje,por rilindje e cila Lirisė do t’i qėndrojė si roja dhe mbrojtja mė besnike. Prandaj, heronjtė edhe nė luftė, qoftė edhe nė momentin pak para se tė bien, kėngėn nuk e ndalin.
    Tė nderuar miq tė kėtij „Pėrkushtimi letrar“
    Gjithėmonė i tillė ishte Zeqir Gėrvalla. Ishte rritur dhe edukuar qė tė jet vetėm ai qė ėshtė, njeri qė e don Atdheun dhe Popullin e tij, njeri qė i dhembin dhe e trishtojnė plagėt e Atdheut dhe Popullit tė tij.
    I tillė ishte edukuar, i tillė ishte frymėzuar dhe porositur nga familja, nė veēanti nga axha i tij Mulla Ramė Gėrvalla, i cili kishte qenė intendant i ushtrisė sė Hasan Prishtinės nė Vushtėrri. I tillė, ishte edukuar dhe pėrbetuar, duke e ndjerė thellė e nė shpirt, pėrditė e mė shumė, dhembjen qė shkakton robėria dhe ndarja, i tillė ishte rritur dhe pjekur duke dėgjuar dhe lėxuar pėr gjakun e derdhur, prandaj qysh heret, fare nė moshė tė re me mendje, shpirt dhe zemėr ishte betuar nė Zotin, Atdheun,Tokėn e tė parėve dhe Gjakun e derdhur pėr liri, se tėrė jetėn, do tė vargėnoj, punoj dhe sakrifikoj gjithėēka pėr tė mirėn e Lirisė dhe Shqipėrisė…
    I tillė ishte dhe si i tillė forcohej edhe mė tepėr, kur lėxonte dhe dėgjonte pėr pendėn, mendjemprehtėsinė, qėndrimin dhe guximin e Bacė Adem Demaēit, familja e tė cilit gjithashtu vinte po nga i njėjti fshat, nga Lupēi i Poshtėm. Mahnitej dhe fisnikrohej kur lexonte: „Kthimin“, „Kur Zoti harron“, „Gjarpijt e gjakut“, ndersa autorin e tyre e donte dhe e ēmonte dhe me tė, fare pa u takuar,ishin njohur si vėllėzer tė njė ideali.

    Zonja e zotėrinj
    I tillė ēfarė ishte ai, duke parė se parimet bazė tė drejtėsisė,ndaj Atdheut tonė ishin shkelur rėndė dhe se tė tjerėt, pėrēudnisht kishin bėrė dhe po ribėnin harten e Atdheut tonė, ndersa interesat donin tė kuptimsonin krimin pėr tė ricikluar vrasje, krime dhe tragjedi tė reja, Zeqir Gėrvalla sė bashku me: Adem Demaēin Fazli Grajēefcin,Avdyl Lahun,Azem Beqirin, Selman Berishėn, Rexhep Elmazin, Ahmet Haxhiun, Hilmi Rakovicėn e shumė vėllėzer tė tjerė prej ideali, do tė bashkėthemelojnė,(gjegjėsisht do tė bashkėveprojnė) LRBSH-nė, ku qėllim i parė dhe i fundit i saj ishte: bashkimi i Kosovės dhe viseve tjera shqiptare tė aneksuara nga Jugosllavia, po citoj „me Nanėn Shqipni“. Ishin tė vendosur dhe tė guximshėm pėr tė luftuar dhe ngulur kėmbė, pa u hutuar pėr asnjė ēast, nė tė drejtėn qė i takon Atdheut. Vendosmėrinė dhe guximin e tyre do ta shohim tek kėto vargje tė Fazli Grajēevcit, i cili pas burgosjes sė shokėve, shkon dhe vetėdorėzohet nė polici, ku pas dy javė torturash, mė 17 gusht 1964, Lirisė dhe Atdheut do t’ia falė jetėn dhe shpirtin e tij tė lirė….

    Kam dalė dhe prore kam me dalė
    Bregoret me sy ēiltėrie me i soditė
    Kurrė kangen time s’kam m’e ndalė
    Rrugėt e mbara tue i shndritė

    Vdekja e Fazliut, poetin e bėnė edhe mė tė fortė. Djembja natyrisht se ishte dhe ėshtė e madhe, por motivi pėr tė qėndruar dhe besuar shumėfish mė i madh. Dhe, me kėtė rast Gėrvalla, nė pamundėsi pėr tė shkruar, nė burgun e Nishit do ta krijojė pėrmendėsh njė poezi, pėr siē shprehet ai “Vėllain e dhembjes krenare”, tė cilėn, duke ua recituar shpesh e me lotė nė sy e kishin mėsuar edhe shokėt tjerė tė burgosur.

    Tė nderuar miq.

    I tillė ishte Zeqir Gėrvalla,i ndjekur, i burgosur i ndaluar, ishte i tillė, pasiqė ai vinte nga njė popull i ndjekur, nga njė popull i burgosur dhe vinte nga njė popull i ndaluar.
    Ai nuk luftoi pėr tė ndėrruar regjimet,jo,por ai njė jetė tė tėrė punoi pėr tė larguar robėrinė, e cila pėr ēdo ditė po ia mbyste pak e nga pak Atdheun, e pėr ēdo orė po ia vriste Lirinė, jo ai nuk luftoi pse Krajli nė Kalimekdan shumė tė drejta kishte rezervuar pėr vete, ndėrsa Senatin e kishte lėnė sa pėr sy e faqe, jo, ai nuk ishte Bruti, edhepse Krajli nė Kalimekdan, ėndrronte ditė e natė tė ishte si Cezari.
    Edhepse pėr njė kohė tė gjatė, nė tė gjitha redaksitė dhe shtėpitė botuese tė asaj kohe, emri i Zeqir Gėrvallės ishte shėnuar me ngjyrė tė kuqe, ai nuk e humbi kurajon, ai nuk u ndal sė shkruari. Shkruante panderprerė. Rrallėherė, me ndihmėn e ndonjė vėllai prej ideali, siē thotė ai vet, tė cilėt nė kohė tė ndryshme mund tė gjendeshin nė ndonjė redaksi, botoi nėn pseudonime tė ndryshme si: Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanėmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malėsori etj, por shpesh ndodhte qė rojet besnike tė tė ashtuquajturit vėllazėrim-bashkim tė hetonin dhe zbulonin, se kush fshihej pas kėtyre emrave dhe reagimi i tyre vinte si njė frikė e trazuar, qė i ngjan bubullimės sė frikshme e cila vjen papritur nė pikun e natės.
    “……Mirėpo, poeti dhe njeriu Zeqir Gėrvalla”, siē thotė Dr.Sefedin Fetiu,”nuk ndalet, nuk e humb shpresėn dhe gjithėnjė angazhohet edhe nė veprimtarinė e pėrditshme edhe nė krijimtarinė e palodhshme poetike dhe artistike, qė fjalėn dashuri ta mbjellė midis njerėzish, t’I zgjojė tė pėrgjumurit dhe t’i drejtojė tė paudhurit.” Ishte korriku i vitit 1998 kur Dr. Fetiu i tha kėto fjalė, atėherė nė Kosovė po bėhej luftė pėr jetė a vdekje.
    Por, ato ditė Kosova po e vriste vdekjen, sepse jo shumė kohė mė parė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, kishte vrarė vdekjen e bashkė me tė edhe frikėn e cila vjen prej saj. Dhe kėshtu njė komb i tėrė, sikur ai drenicaku nė “Bisedė pėrmes hekurash”, “…pa hamendje dhe trimėrisht kishte pranuar ...konceptin filozofik tė vdekjes si mundje…..”.
    Nė gjithė kėtė zgjim tė madh ku ashtu si vlerat edhe rreziqet ishin tė mėdha, Zeqir Gėrvallėn e gjejmė si kėshilltar tė lartė nė Zyrėn e pėrfaqėsuesit tė pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė hapur nė ato kohė, nė mes tė Prishtinės nga Legjenda e gjallė e luftės pėr liri, Bacė Adem Demaēi.
    Por, Zeqir Gėrvallės do t’i ndodhte ajo tė cilėn kurrė s’e kishte dėshiruar e as menduar… largimi nga Atdheu.Kėshtu, poeti do tė pėrjetonte edhe tmerrin e Bllacės, tė cilėn nė njė vjershė tjetėr e quan “ferr shqiptarėsh” Se njė gjė tė tillė nuk e kishte menduar dhe dashur, mė sė miri mund tė shihet nė poezinė”Lot i ngrirė nė sy” nė tė cilėn do tė shprehej : “…..(Ngul kėmbė aty – ku guri e dheu tė njeh….”, ndėrsa se sa tė rėndė e kishte pėrjetuar largimin nga Kosova mė sė miri na rrėfejnė vargjet nė vijim:

    Ngase prej Teje varg
    Me dhunė na pėrzunė
    Do tė ik sa mė larg
    Qė tė dua mė shumė

    S’dua t’i bėhem barrė
    Askujt veē vetės
    Kėshtu qenka thėnė vallė
    Fati im i jetės

    Jo s’ta ktheva shpinėn kurrė
    Pėr luks e lakmi……
    Por, ah! S’pata fat si burrė
    Tė bie pėr LIRI….

    Ende pa pėrfunduar lufta, poeti fillon jetėn e mėrgimtarit nė SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon tė shkruaj, edhe atje vazhdon tė veprojė nė tė mirė tė Lirisė dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinė „Amerikė, dėgjoje zėrin e Kosovės“, e cila do tė mbetet nė hisotrinė e letėrsisė shqipe, si dhe nė historinė e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane si vjersha tė cilėn me tė lėxuar Presidenti i atėherėshėm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i pėrmbajė lotėt, ndėrsa nė shenjė mirėnjohjeje dhe premtimi se do tė vazhdojė pėr ta ndihmuar Kosovėn, do t’i shkruaj personalisht njė letėr poetit. Por, miq tė nderuar, para se t’iu lėxojė letrėn e Presidentit Klinton, do t’iu them dy strofa nga poezia nė fjalė:

    Ne s’na kėnaq vetėm ushqimi
    Qetėsia, puna e paqja nė dhe tė huaj
    Po liria – shkollimi – ndėrtimi
    Nė Kosovė ku bukės i thonė bukė e ujit ujė

    Por, ju lutem shumė Amerikė, o botė
    Tė mos na lini tė ndarė e tė shpėrndarė veē e veē
    Tė mos na bėni vazhdimisht tė derdhim lot(ė)
    Se s’paska mė rėndė, se s’paska mė keq……

    Ndėrsa Klinton i pėrgjigjet poetit mėrgimtar:

    I dashuri Zeqir, E mora kopjen e poezisė "Amerikė, dėgjoje zėrin e Kosovės" dhe dua tė tė them se shumė mė kanė prekur fjalėt e juaja tė pėrzemėrta. Tė jeni tė sigurtė se do tė qėndroj i paluhatshėm pėr tė rivendosur paqen dhe stabilitetin nė Kosovė, duke u ndihmuar edhe vendeve tė tjera tė rajonit tė ecin pėrpara kah njė e ardhme e ndritshme. Duke ju dėrguar dėshirat e mia mė tė mira, shpresoj se ditėt qė do tė vijnė do t'ju sjellin juve mė shumė gėzime. Me nderime Bill Clinton
    (******iu tregohet tė pranishmėve njė kopje nga origjinali*****)

    Pėrmbledhja „Me o(R)ė Kosove“ ėshtė libri i shtatė me radhė i botuar i Zeqir Gėrvallės, nė tė njėjtėn kohė bashkė me „Lulėzimin e rrėnjės“, kjo ėshtė vepra e dytė e cila promovohet edhe kėtu nė Heidelberg. Vetė titulli „Me orė Kosove“, ėshtė mjaft simbolik, figurativ dhe metaforik. Fjala orė nė gjuhėn shqipe, sipas FGjSSH si fjalė e parme dhe e vetme, ka mbi dhjetė kuptime, ndersa sė bashku edhe si kompozitė arrinė nė mbi tridhjetė kuptime tė ndryshme semantike. Gėrvalla nė librin e tij kėtė fjalė e pėrdor herė si mjet qė matė dhe tregon kohėn, pėr tė cilėn thotė se: „…Unė orėn time tė dorės,… ende s’e kam kthyer me t’Amerikės dhe s’do ta kthej kurrė ….kjo orė dore ėshtė kurdisur nė Kosovė….dhe pėr Kosovėn do tė rrahė gjithėmonė…“, herė si moment vendimtar, i cili nė rrjedhen historike nuk mund tė pėrsėritet shpesh, shembull pėr kėtė ėshtė poezia: „Ora e (I)Lirisė“, por nė ndonjė rast tjetėr e pėrdorė edhe si figurė mitologjike shqiptare si psh ora e bardhė ora e mirė, ndėrsa i tillė ēfarė ėshtė poeti, nė fjalorin e tij nuk gjendet ora e zezė, apo ora e ligė.
    Prandaj metafora e orės nė vepren tė cilėn sot ne e kemi pėrpara, ėshtė ajo ngjyra kryesore e saj, ndėrsa kur kėsaj ia shtojmė edhe zogun nė kafaz, gjethin i cili bie nėn degėn e vet si dhe fluturėn e cila poetit ia merr frymėzimin, tė gjitha sė bashku si figura stilistike pėrbėjnė tablonė e hijeshisė artistike tė librit: „Me o(R)ė Kosove“.
    Gjuha e poetit e pėrdorur nė kėtė libėr, ėshtė njė gjuhė mjaft e pasur, e cila respekton gjithėsesi normėn letrare,me pėrjashtim tė ndonjė rasti i cili ėshtė i lejueshėm dhe mjaft i kuptueshėm nė njė vepėr artistike. Nė ndonjė rast bie nė sy, bashkimi i njė emri me ndonjė mbiemėr, apo mbase edhe me ndonjė kategori tjetėr gramatikore, raste tė cilat vetėm sa e zbukurojnė vepren, ndersa gjuhėn tonė e bėjnė edhe mė tė pasur, psh trimurti, Lulelupēi etj.
    Jo vetėm sot, por sot edhe nė ēdo mot, sa herė tė lėxohet vepra e Gėrvallės, sa herė tė kujtohet dhembja, malli dhe dashuria e tij, do tė dritėsohet edhe mė shumė, dhe vetėm atėherė do tė kuptojmė se neve na duhet edhe mė shumė dashuri, respekt, ndihmė dhe besim ndaj njėri tjetrit, sepse tė bashkuar dhe tė dashur mes vete, do tė jemi edhe mė tė fortė e edhe mė tė ēmuar.
    Zonja dhe zotėrinj, Zeqir Gėrvalla sot jeton nė Amerikė. Ai, atje ėshtė duke jetuar keq, por edhe mė keq ėshtė se, ai tani jeton atje gati i harruar. Gati i harruar edhe nga tė dy Republikat e Atdheut tė tij. Por, kjo nuk ėshtė ndonjė risi nė historinė tonė, sepse, a nuk ishte kėshtu edhe me Frashėrin e Nolin, edhe me Konicėn e Fishtėn, edhe me Kutelin e Poradecin. Kėshtu ishte, prandaj kėshtu edhe i kemi ne punėt sot.
    Dhe krejt nė fund, edhepse ndoshta dikuj i duket se jam zgjatur pak si tepėr, por ju them sinqerisht, se, nuk mundja dhe nuk dėshiroja, qė edhe ne sot, nė kėtė ditė pėrkujtimi, tė bėheshim pjesė e atij gjysmėharrimi tė poetit dhe atdhetarit Zeqir Gėrvalla.
    Kėtė fjalė timen sot, dua qė ta mbyllė me katėr rreshtat e parė tė poezisė: „Sytė e dėshmorėve“, tė cilėn poeti ua kushton shokėve tė veprimtarisė dhe vėllezėrve tė idealit: Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės, pra ua kushton kryeheronjėve tė „Flakės sė Janarit“

    Sytė e dėshmorėve
    Ata nuk ranė therorė
    Qė ne
    Vetėm t’u kėndojmė kėngė
    E t’i kujtojmė nė festa e datėlindje…

    Shėnim
    Me kėtė rast poetit dhe veprimtarit Zeqir Gervalla iu ndanė dy mirėnjohje, njėra nga shoqata „Iliria„ me motivacion:Zeqir Gėrvalla, njė jetė tė tėrė kushtuar atdheut, ndersa e dyta nga Unioni Artistik Gjithėkombėtar,me motivacion: pėr kontributin e dhėnė nė ruajtjen dhe ngritjen e vleva kombėtare.

    Fjalė rasti mbajtur nga Sami Krasniqi, me rastin e promovimit tė librit:
    „Me o(R)ė Kosove“, tė autorit Zeqir Gėrvalla, nė manifestimin “Flaka e Janarit”, organizuar nga shoqata “Iliria” nė Heidelberg tė Gjermanisė.
    / Nė Heidelberg tė Gjermanisė, me rastin „Flakės sė Janarit“ u promovua libri i poetit dhe atdhetarit Zeqir Gėrvalla, „Me o(R)ė Kosove”. /

  2. #2
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Pėr: Nje pershendetje per Atdhetarin dhe Poetin Zeqir Grevalla

    Sami Vellai, kete perkushtim Vellait Zeqe e kam lexuar dhe rilexuar, por leximi i sotit ishte disi e vecante - eshte rilexim i pare pa Vellain, Nipin, Dajan Sallah, i cili na iku ne amshim, pikerisht diten e 29 Nentorit, muajt me te shenjte te gjithe shqiptareve, mungesen e te cilit, jo vetem Zeqa, qe e pati daj dhe une qe e pata Nip, por te gjithe ata qe e njohen por edhe lisat e Germise e ndiejne.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •