Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Revolucionet dhe efekti Domino nė vendet me popullsi arabe

    Gjithkush qe ka lexuar 10 ditė qė tronditėn botėn mund tė kuptojė njė farė ngjashmėrie midis revolucionit tė tetorit tė 1917, revolucioneve te kadifenjta tė viteve 1990, dhe revolucioneve nė vėndet afrikano-arabe tė 2011.
    Tre pasojat negativeė kryesore tė shpėrthimit tė revolucioneve nė vendet me popullsi arabe : Papunėsi-Varfėri-Korrupsion, po japin efektet e tyre dramatike nė kėto vėnde dhe do tė mund tė pėrhapen gradualisht edhe nė vėnde tė tjera jo-arabe nė tė ardhmen.
    Shkaqet e kėtyre tre efekteve negative qė pėrbėjnė flamurin famėkeq tringjyrėsh tė kėtyre vėndeve tė varfėra nė politikėn- shoqėrinė e kėtyre vėndeve, do ti rreshtojmė mė poshtė.
    Nevoja pėr ndryshime dhe reformat e domosdoshme pėr tė ri-kapur ekuilibrin e prishur politiko-ekonomiko-social tė kėtyre vėndeve tregon dhe njėherė mos stabilitetin e botės kapitaliste sidomos nė vėndet nė zhvillim, apo siē pėrmėndi dikur Lenini se’.. pėr tė fituar njė revolucion socialist ai duhet bėrė nė hallkėn mė tė dobėt tė kėtij zinxhiri…’.
    Hallkat e dobėta ngelen sigurisht vėndet nė zhvillim tė cilat pavaėrėsisht dėshirės sė tyre pėr tė ecur pėrpara hasin vėshtirėsi serioze si tė brėndėshme ashtu dhe tė jashtme.
    Shkaqet se pėrse nė vėndet ish-socialiste u bė ndryshimi njihen dhe nuk do ti analizojmė kėtu, por arėsyet se pėrse nė vėndet arabo-afrikane apo pikėrisht nė ato vėnde qė mund tė quhen hallka tė dobėta tė zinxhirit kapitalist sipas Leninit, ose vėndet e botės sė tretė sipas Mao Ce Dun-it, apo vėndet nė zhvillim sipas analistėve tė vėndeve tė zhvilluara kapitaliste – do ti parashtrojmė mė poshtė aq mė tepėr kur 20 vjet pas prishjes sė murit tė Berlinit, u mendua se njė periudhė paqeje do tė vinte mė nė fund, sepse nė njė farė mėnyre, e gjithė bota u fut nė rrjedhėn e njė sistemi tashmė post-kapitalist por me plot elemente positive tė huazuara nga sistemi i dėshtuar komunist.
    Mendoj se shkaqet qė kanė acaruar gjėndjen nė vėndet tipike tė botės sė tretė apo tė vėndeve nė zhvillim janė sa politike aq dhe ekonomike dhe sociale.
    Kjo po ndodh nė vėndet afrikano veriore me shumicė arabe tė cilat nė fakt janė vėnde laike por me shumicė dėrrmuese tė popullatės –islamike si: Tunisia, Egjipti,Libi, Sudani,Etiopia, dhe Algjeria, Nigeria.
    Efekti Domino nė kėto vėnde arabike pėr shkak tė dy arėsyeve kryesore qė po citoj mė poshtė do tė vazhdojė , por krahas dėshirės sė madhe pėr tu demokratizuar dhe pėr tė arritur standarte si vėndet e zhvilluara kapitaliste, egziston rreziku I pėrfitimit nga kėto lėvizje popullore edhe ekstremizmi islamik, I cili vjen edhe hapur edhe I kamufluar nėn petkun e drejtėsisė sociale.
    Mundet qė zhvillime tė tilla tė mund tė ketė shumė shpejt dhe nė vėndet aziatike me popullatė arabe si dhe nė ato jo me popullatė arabe, Jemen, Jordani, Siri,Arabi Saudite, Bahrein, Iran, por dhe nė Indonezi, etj, pra, nė vėndet tradicionale arabe dhe jo arabe ku klikat nė fuqi kanė degraduar sistemtet politike tė vendosura aty me ndihmėn e perėndimorėve.
    Nė se nė fillim duhet tė pėrmėndim faktin se rėnia e komunizmit shkaktoi efekte domino tė shpejta nė tė gjithė vėndet ish-komuniste apo ato qė kishin parti tė forta tė majta; me sa duket ky efekt domino por i vonuar po duket nė vėndet e tjera nė zhvillim apo ato tė ashtuquajturat vende tė botės sė tretė.
    Janė dy arėsyet politike qė shkaktuan kėtė lėvizje tė madhe sociale-politike dhe ekonomike:

    -boshllėku shpirtėror dhe zhgėnjimi i shpresave, dhe depresioni pasues social pėr njė tė ardhme tė bukur ashtu si e predikoi komunizmi pėr gati 100 vjet; dhe popujt i u kthyen shtėpisė tė vjetėr tėrė dėshpėrim i ngjashėm me fatalizmin e poetit Persian Omar Khajam (tė pėrkthyer aq bukur nga Fan Noli) tek ‘Rubairat’, nė tė cilėn thotė se ’.. s’ka Zot, e cfarė tė bėjmė’?:

    "Natėn kur flinja, mė tha shpirti: 'Pi! Dhe posa nė Tavernė kėndoi gjeli,
    Nė gjumė dhe nė Varr s'ka lumėri; Besnikėt jashtė thirrė: 'Portat ēeli!'
    Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Ēupa; E shkurtėr ėshtė Jeta, ja, u mplakmė
    Ke shekuj qė tė flesh nė qetėsi.' Dhe mbetmė si kofini pas tė vjeli."
    Nė ėndėrr, kur agimi zbardhėllonte,
    Njė zė qė nga Taverna po gjėmonte:
    Ēohuni, djem, e Verė sillnani,
    Se Fati na e thau lėngun sonte.

    -rigjallėrimi i Islamizmit, si njė burim shpirtėror qė nuk donte tė linte bosh shpirtin e njerėzve tė lodhur nga iluzionet boshe tė komunizmit- I cili rigjallėroj shpresat e botės sė tretė e cila ishte edhe ajo hipnotizuar nga parrullat komuniste utopisteiri-barazi-vėllazėri. Sigurisht kjo pasoi njė valė ekstremizmi e raikalizmi I cili po zbehet pak nga pak pėr t’ja zėnė vėndin arėsyea se pėrse kėrkohen reformat: tė zėvėndėsohet kapitalizmi I sotėm dhe I degjeneruar mė republika islamike apo me njė lloj tjetėr republike laike por dhe jo e njė tipi tė tillė capitalist amerikano-europian. Shkaku ėshtė se Parrula utopikeiri-barazi-vėllazėri u zėvėndėsua nga klasat sunduese hipokrite tė kėtyre vėndeve me treshen tjetėr ogurzezėe djallėzore qė po rrėnon vėndet e botės sė tretė: Korrupsion-Papunėsi-Varfėri.
    Kėtyre dy shkaqeve kryesore tė cilat nxitėn nevojėn pėr ndyrshime nė vėnde tė tjera jo-komuniste, sidomos nė ato vėnde qė dikur u bashkuan shpirtėrisht nėpėrmjet tre liderėve pacifist Naser-Gandi-Tito dhe qė u quajtėn nga Mao Ce Dun-i si vėnde tė botės sė tretė, mund t’iu bashkangjiten dhe argument tė tjerė qė precipituan ngjarjet 12 cite pas revolucionit tė kadifenjtė nė vėndet ish-komuniste:
    - rritja e jashtzakonshme e popullsisė (ashtu si e kam spjeguar nė shkrimin tim tė para disa ditėve: ‘Faraoni’ Mubarak, dhe probleme tė ngjashme nė Shqipėri’), shkaktoi destabilizimin ekonomik nėpėrmjet rritjes sė pafrenuardot nga politikat ekonomike tė vendeve pėrkatėse afrikano-veriore,
    - degradimi i sistemeve politike hipokrite nė ato vende, sisteme politike tė tilla tė huazuara me ‘copy’ nga vendet perėndimore prej shumė vitesh pėrpara, degradim moralo-politik i cili solli korrupsion tė madh nė dobi tė klasės sė korruptuar politike, pėr shkak tė nepotizmit, autoritarizmit, dhe pseudo-pluripartitizmit.
    - mungesa e njė perspektive ekonomiko-financiare tė pėrballueshme shkaktoi qė masat popullore tė varfėrohen edhe mė duke u detyruar tė emigrojnė nė vendet e BE pėr njė jetė mė tė mirė. Llogaritet qė vetėm nga Egjypti kanė emigruar rreth 3 milionė njerėz nė BE dhe SHBA, po kėshtu sė bashku nga kėto vende llogaritet tė jenė larguar rreth 10 milionė njerėz gjatė 20 viteve tė fundit.
    Ka dhe Arėsye tė tjera tė cilat nuk janė tė vendeve tė lart-pėrmėndura, por qė janė tė vetė vendeve tė zhvilluara kapitaliste tė cilat si pasojė e depresionit ekonomik-financiar janė munduar tė shkarkojnė vendet nė zhvillim, barrėn e tyre financiare, qoftė duke reklamuar globalizmin i cili fillimisht do tė rėndojė tek vendet e dobėta, qoftė duke pėrdorur median pėr tė mashtruar kėto vende porsa i pėrket pėrparimit tė tyre tė madh ekonomik , qoftė dhe nėpėrmjet luftės tregtare legale dhe nė formė kontrabande nė tė cilėn ē’do gjė shitet dhe blihet.
    Nė disa nga shkrimet e analistėve perėndimorė sot po del nė sipėrfaqe njė argument i ri:
    ‘Mediat perėndimore nė pėrgjithėsi janė duke ‘vdekur’ porsa i pėrket lajmeve tė reja. Lajmet nė fakt-shkruajnė analistėt- janė propagandė qeveritare ose propagandė korporatash.
    Njerėzit kėrkojnė gazetarė me integritet real qė shkojnė pas tė vėrtetės, por nė fakt ka njė korporatė gjigande e kontrollit tė mėndjes qė hedh karburant makinerisė sė medias pėr tė thėnė gėnjeshtra..’.
    Problemi i dis-informimit te medias pėr popullatėn dhe kthimi i saj gradualisht dhe nė mėnyrė tė kamufluar nė njė makineri e pushtetit e tregojnė dhe opinionet qė vijnė direkt nga vendet e zhvilluara. Ja si thotė nje Repist, Rapper M-1 (kėngėtar i muzikes rep nė njė kėngė tė tijėn nxjerrė para pak kohėshitulli i kėngės ėshtė -‘Injoranca-armiku kryesor i SHBA’; e pastaj shprehet: ’..ju mund tė gėnjeni tė gjithė popullin gjithė kohės, por nėse ju mashtroni ata tė duhurit atėhere pjesa tjetėr do tė vijė pas jush..’.
    Ky problem i medias i cili ka arritur pėrmasa tė rrezikshme nė vendet nė zhvillim pėr shkak tė pushtetit jo-demokratik apo pseudo-demokratik, tek vendet e zhvilluara ka filluar tashmė tė ‘infektohet nė mėnyrė graduale’.
    Sė fundmi mund tė them se problemi i radikalizmit si pasojė e tre fenomeneve negative kryesore qė po haset tek vendet nė zhvillim pėr tė cilat fola mė sipėr, ėshtė njė rrezik potencial qė kėrkon kujdes.
    Rasti i gjallėrimit islamik edhe nė trojet shqiptare qoftė edhe si pasoje e boshllėkut shpirtėror qė la sistemi komunist qoftė dhe pėr shkak tė derdhjes sė milionave dollarė pėr tė ndėrtuar xhami nė Kosovė e nė tė gjitha trojet shqiptarė, para tė ardhura nga arabia saudite nė formėn e ndihmės pėr tė varfrit, mund tė krijojė njė vatėr aspaktė mirė dhe shumė problematike, duke patur parasysh qė nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, ka individė qė janė pėrgatitur pėr tė hedhur faėrn e dyshimit dhe mos besimit ndaj komuniteteve tė tjera jo isame nė Ballkan.
    Problemet qė po hasen dhe po pėrhapen nė formėn e efektit domino nė vendet arabe tė Afrikės sė veriut dhe nė Azinė e mesme si pasojė e tė tri efekteve negative qė shkaktuan kėtė disekuilibėr: papunėsi- varfėri-korrupsion – qoftė pėr shkak tė shtimit pa-precedent tė popullatės, qoftė pėr shkak tė korrupsionit qeveritar pėr shkak tė qėndrimit pėr nj kohė tė gjatė nė pushtet me tė gjitha format e mėnyrat e huazuara nga demokracia perėndimore por tė manipuluara mirė nėpėrmjet pushtetit autoktarit, nepotizmit, dhe medias sė blerė, po krijojnė mundėsinė e pėrhapjes sė mėtejshme tė revoltave popullore tė cilat kanė pėr qėllim largimin e klikave tė korruptuara e tė pasuruara me para tė e buxhetit tė vendeve pėrkatėse, por dhe mbėjnė nė vetvete kėrkesėn pėr njė drejtėsi sociale mė tė mirė, pėrzgjedhje mė tė mira, pėr ligje mė tė drejta e bazuar nė standardet perėndimore. Nė pėrfundim kėto lėvizje,- vijnė sė bashku me rrezikun radikalit islamik i cili ka gjetur tė njėjtin terren si komunizmi para 100 vitesh nė popujt e respektuar me fe islamike.
    Ky radikalizėm pėrbėn njė rrezik potencial qoftė ndaj vetė kėtyre vendeve qė kėrkojnė reforma, qoftė dhe pėr vendet e zhvilluara pėr tre arsye:
    - radikalizmi do tė nxisė njerėzit tė skojnė nė vendet e BE, deh SHBA e Kanada, Australi, pėr tė pėrhapur islamizmin.
    - Do tė shtoj emigrimin drejt vendeve nė zhvilli pėr njė jetė mė tė mirė.
    - Nėpėrmjet shtimit tė pa-precedent tė popullsisė islamike edhe nė vendet perėndimore do tė kėrkojnė pas disa vitesh vendosjen e ligjeve islamike e tė shtetit islamik po nė kėto vende perėndimore. Kėto objektiva i kanė shprehur disa herė analistėt arabė nė debatet TV (njė rast, para disa ditėsh nė RUSSIA TV.COM), por dhe shumė diskutantė e debutues fetarė islamikė.
    Gjėndja mbetet shpresėdhėnėse por dhe e rrezikshme. I takon vendeve tė zhvilluara tė marrin masa ndaj rivendosjes sė mundshme tė njė sistemi tė ri tė ngjashėm me komunizmin por qė sot quhet ‘shtet islamik’ , duke mundėsuar emigrimin e tė huajve nė vendet e tyre, por duke mos lejuar mė multi-kulturalizmin, i cili sipas kryeministrit Kamerun- ngeli njė opsion i dėshtuar nė vendet e BE.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Edhe nese bejne shtete islamike te bazuara ne sheriat, perseri ato shtete do te mbeten te varfera dhe te zhytura ne injorancen fetare. Vendet arabe edhe pse kane resurse te medha, ato nuk mund te gjenerojne te mira materiale per popullin e tyre, sepse lideret i kane te korruptuar, krejt shoqeria eshte e korruptuar dhe e zhytur ne mykyn fetar. Ata jane me shume se te pa shprese perderisa ta hudhin tutje islamin dhe ligjin e kesaj feje sheriatin, si baze te ligjeve te shoqerise se tyre. Keto protesta nuk do te sjellin dicka te re, perveq se do te behen edhe mijera vrasje tjera, ndegjova dje lajmet vetem ne Libi si pasoje e protestave jane vrare mbi 100 veta. Evropes perendimore i jane dashur shekuj te tere duke bere revolucione qe te arrijne nje paqe sikur qe e kane sot. Ketyre me islam do t'ju nevojiten mileniume.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •