Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pasojat e shbalancimi ushtarak nė Ballkanin Jugor

    Pasojat e shbalancimi ushtarak nė Ballkanin Jugor, mes Bullgarisė, Maqedonisė, Shqipėrisė, nga njėra anė, dhe Greqisė

    Gazeta Sot
    17 2011 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Greqia, qė pas konfliktit me Turqinė nė 1974 pėr Qipron, pra qė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė, pėrdori lobin greko-amerikan qė tė arrinte tė miratonte njė ligj nė Kongresin amerikan, sipas tė cilit qeveria amerikane ishte e shtrėnguar qė ndihmėn

    ushtarake pėr Turqinė ta vendoste nė korrelacion me atė pėr Greqinė. Kėshtu u pėrcaktua e famshmja 7: 10 ratio, domethėnė pėr ēdo dhjetė dollarė nė armatime qė merrte Turqia, duhet qė tė merrte shtatė dollarė Greqia. Shkurt, SHBA-tė duhet qė ta furnizonin Greqinė me 70% tė armatimeve qė i shkonin Turqisė. Pavarėsisht se Turqia dhe Greqia qenė vende aleate si anėtarė tė NATO, arsyetonin ligjvėnėsit amerikanė, konflikti mes tyre pėr Qipron dhe kufirin detar nė Detin Egje, e bėnte tė domosdoshme pėr Greqinė, qė tė kėrkonte nga SHBA-tė dhe NATO qė tė siguronte njė balancė fuqie ushtarake mes kėtyre dy vendeve fqinje.
    Synimi i dukshėm formulės 7:10 ishte qė tė rritej artificialisht furnizimi amerikan me armė pėr Greqinė, pėrtej masės qė i takonte pėr nga rėndėsia strategjike dhe pėrmasat territoriale dhe femografike. Natyrisht se Turqia, duke pasur njė kufi tė drejtpėrdrejtė tokėsor dhe detar me Bashkimin Sovjetik, si dhe me njė vend tė Traktatit tė Varshavės si Bullgaria, duke pasur sipėrfaqe dhe popullsi shumė mė tė madhe se Greqia, do tė merrte disa herė mė tepėr armatime se Greqia, nė kuadrin e NATO. Por Greqisė, mė tepėr se siguria e pėrbashkėt e NATO i interesonte siguria e saj nacionale, nė raport me fqinjin e saj lindor, Turqinė. Qeveritė amerikane e quajtėn jopraktik detyrimin e imponuar nga Kongresi, pėr shkak tė rėndėsisė relative strategjike tė dy vendeve, si dhe pėr shkak se nė Greqi kishte dukshėm mė pak baza dhe instalime tė tjera ushtarake amerikane se nė Greqi. Megjithatė ligji 7:10 mbeti nė fuqi dhe disa herė u bė shkak pėr debate tė nxehta nė Kongresin amerikan sa i pėrket buxhetit ushtarak tė paraqitur nga qeveria.
    Formula “7:10 ratio” ėshtė njė rast nga manuali se si konvenienca strategjike e njė vendi tjetėr induktohet nė legjislativin amerikan me anė tė ekspedientit tė lobing-ut parlamentar. Formula “7:10” ratio u pėrgatit nga planifikatorėt ushtarakė grekė nė Athinė dhe iu dha ligjvėnėsve amerikanė me anė tė lobistėve greko-amerikanė nė Washington. Nė fakt, synimi i padukshėm i formulės 7: 10 ishte qė tė siguronte epėrsinė e Greqisė nė Egje, se Turqia ishte e detyruar qė ta projektonte fuqinė e vet ushtarake edhe nė pjesė tė tjera, qė prej zonave kurde brenda territorit tė saj, nė kufirin me Sirinė, njė vend i militarizuar ky me tė cilin Turqia kishte marrėdhėnie tė tensionuara dhe me tė cilin nė vitet nėntėdhjetė arriti deri nė prag tė luftės, si dhe nė kufirin me Irakun dhe Iranin, pa pėrmendur Bashkimin Sovjetik, dhe Bullgarinė qė ishte njė vend i Traktatit tė Varshavės.
    Formula “7:10 ratio” ėshtė njė precedent qė duhet tė shėrbejė si bazė pėr politikėn e vendeve fqinje tė Greqisė me kėtė tė fundit, dhe me SHBA-tė dhe NATO-n vis-a-vis Greqisė. Tre fqinjėt veriorė tė Greqisė, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipėria kanė shumė mė tepėr arsye se Greqia nė raport me Turqinė, pėr t’ u alarmuar nga shbalancimi nė fuqi ushtarake mes kėtyre tre vendeve sė bashku, nga njėra anė, dhe Greqisė nė anėn tjetėr. Tė tre fqinjėt veriorė tė Greqisė kanė konflikte historike dhe bashkėkohore me tė. Greqia nuk e njeh Maqedoninė me emrin e saj kushtetues dhe ka bllokuar anėtarėsimin e kėtij vendi nė NATO. Greqia ka pretendime ndaj pjesės jugore tė Shqipėrisė, pėr pėrmbushjen e tė cilave punon aktivisht njė mijė mėnyra, duke u shndėrruar nė njė gjenerator tė destabilitetit nė Shqipėri.
    Greqia ka njė ndjenjė tė fortė faji dhe frike ndaj Bullgarisė pėr shkak tė atij qė nė dokumentet konfidenciale strategjike greke quhet kompleksi bullgar i “Alzasė-Lorenės”. Me “Alzasė-Lorenė” bullgare kuptohet Traka Perėndimore, qė sot ėshtė pjesa verilindore e territorit tė Greqisė, por qė deri nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore ka qenė pjesė e territorit tė Bullgarisė dhe qė kėsaj tė fundit iu mor pėr t’ iu aneksuar Greqisė, me Traktatin e Neuilli sur Seine tė vitit 1919, qė ishte ekuivalenti i Paktit tė Versaille pėr Bullgarinė. Kjo e la Bullgarinė pa dalje nė Detin Egje, duke i shkaktuar njė dėm tė jashtėzakonshėm gjeostrategjik dhe gjeoekonomik, se qė prej atėherė rrugėkalimi detar pėr Bullgarinė kalon nėpėr ngushticat turke. Kjo humbje nė historinė bullgare pėrcaktohet si “katastrofa e dytė nacionale” dhe vazhdon tė quhet edhe sot si njė padrejtėsi e madhe. Shkurt, Greqia e percepton Bullgarinė si kėrcėnim strategjik permanent, si njė vend dobėsimi i tė cilit do tė pėrmirėsonte sigurinė e Greqisė.
    Tė fqinjėt veriorė tė Greqisė pra, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipėria, i kanė tė gjitha arsyet qė tė jenė tė trembura nga shbalancimi shumė i madh ushtarak qė ekziston mes tė tre atyre nga njėra anė dhe Greqisė nė anėn tjetėr. Rrallė mund tė gjesh nė ndonjė pikė tjetėr tė globit njė shbalancim kaq i madh ushtarak mes tre vendeve kontigjente tė rrezikuara nga i njėjti vend fqinj i tyre, nė njėrėn anė, dhe kėtij vendi tė katėrt, nė anėn tjetėr. Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipėria, tė cilat janė sot vendet mė pak tė militarizuara tė NATO, kanė si fqinj vendin mė tė militarizuar nė NATO pėr frymė tė popullsisė, qė ėshtė Greqia. Greqia ka akumuluar njė fuqi ushtarake tė madhe, jo thjesht pėr shkak tė ndihmave ushtarake qė ka marrė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė, se tashmė ai armatim ėshtė vjetėruar, por mė sė shumti duke pėrdorur nė mėnyrė abuzive paratė e siguruara nga ndihmat europiane, dhe nga borxhet e marra nė fshehtėsi dhe qė tash, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr po i paguan Bashkimi Europian. Njė krahasim i shpejtė i armatimit qė disponon Greqia, nga njėra anė dhe tre fqinjėt e saj veriorė, nė anėn tjetėr, i bėn tė qarta pėrmasat e shbalancimit mėse alarmues nė fuqi ushtarake.
    Greqia sot ka njė forcė aktive ushtarake prej rreth 170 000 ushtarėsh. Fqinjėt e Greqisė kanė njė forcė ushtarake tė pėrbashkėt prej 52 mijė vetash, do tė thotė mė pak se njė e treta e personelit ushtarak grek. Kjo nė njė kohė kur Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipėria tė marra sė bashku, kanė njė popullsi 10 % mė tė madhe se Greqia! Bullgaria do ta pakėsojė ushtrinė deri nė 26 mijė veta nė 2014. Maqedonia ka njė personel ushtarak prej 13 000 vetash. Shqipėria, pas heqjes sė shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak pritet tė arrijė shifrėn e personelit profesionist ushtarak prej 13 500 njerėzish nė 2013.
    Sa u pėrket forcave ajrore, tė cilat janė vendimtare nė luftėn bashkėkohore, do tė ishte pa vend qė tė bėhej fjalė pėr njė shpėrpjestim fuqie, kjo pėr faktin se, derisa Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipėria praktikisht nuk kanė forcė ajrore, Greqia ka njė forcė ajrore tė madhe dhe moderne. Greqia sot ka 540 aeroplanė ushtarakė, nga tė cilėt 300 janė aeroplanė luftarakė modernė. Greqia ka 157 aeroplanė luftarakė amerikanė F-16 C/D, tė llojit me tė cilėt ėshtė e pajisur edhe ushtria amerikane. Gjithashtu, Greqia zotėron edhe 45 aeroplanė luftarakė modernė francezė, Dassault Mirage 2000. Pjesa tjetėr e flotės ajrore pėrbėhet nga aeroplanė mė tė vjetėr, por gjithsesi edhe aeroplanėt luftarakė grekė Mc Donnell Douglas F-4 dhe A7 Corsair II, nga tė cilėt Greqia ka 93, janė superiorė nė krahasim me fuqinė ajrore qė kanė tre fqinjėt e saj veriorė. Greqia zotėron gjithashtu edhe 37 helikopterė luftarakė modernė. Fuqia goditėse ajrore bullgare praktikisht pėrbėhet vetėm nga 16 aeroplanė luftarakė tė kohės sovjetike, Mig-29, tė cilėt janė modernizuar pėr tė pėrmbushur disi standardet e NATO. Bullgaria kėrkon tė blerė 8 aeroplanė luftarakė modernė. Maqedonia dhe Shqipėria nuk kanė forcė goditėse ajrore, duke qenė se nuk zotėrojnė asnjė aeroplan luftarak, jo mė modern, por as tė tillė qė tė jenė disi tė vjetėr dhe tė pėrmirėsuar me teknologji tė re.
    Greqia sot zotėron njė forcė goditėse tė blinduar me 1400 tanke moderne, pėrveē tė tjerėve. Gjithashtu Greqia zotėron edhe 1300 automjete tė blinduara moderne. Forca e blinduar bullgare, e cila ka njė farė vlere pėrbėhet sot nga 160 tanke T-72 tė kohės sovjetike, prodhim i viteve shtatėdhjetė, tashmė tė vjetėruar. Greqia zotėron njė fuqi artilerike moderne nė limit tė kufirit prej 1920 armė artilerike mbi 100 mm, tė cilin ia vendos Traktati pėr Armėt Konvencionale nė Europė i vitit 1990, i cili megjithėse ėshtė shfuqizuar nga Rusia nė 2007, kjo pėrsėri e respekton atė. Artileria bullgare ėshtė sovjetike e vjetėruar dhe pjesa mė e madhe ėshtė nxjerrė jashtė pėrdorimit. Greqia zotėron 820 sisteme raketore moderne tokė-ajėr. Greqia zotėron 1250 raketa antitanke tė telekomanduara, krejt efikase. Bullgaria zotėron 84 sisteme raketash tokė ajėr SAM, ruse, tė vjetėruara. Zotėrimet maqedone dhe shqiptare tė kėtyre armėve janė tė papėrfillshme. Greqia ka 41 anije luftarake mbiujėse tė mėdha, moderne, 9 nėndetėse moderne, si dhe 21 aeroplanė luftarakė modernė kundėr nėndetėseve. Bullgaria dhe Shqipėria, vende me dalje nė det, kanė njė forcė detare krejt tė papėrfillshme nė krahasim me atė greke. Ushtria greke zotėron edhe 10 mijė automjete moderne pėr lėvizjen e trupave, ndėrsa tre vendeve fqinje kanė shumė pak automjete moderne tė kėtij lloji.
    Greqia, megjithėse hyri nė krizė tė thellė financiare qė nė vitin 2009, qė nė kėtė vit i ngriti shpenzimet ushtarake pėr vitin 2010, nė masėn 6.9 %, ēka do tė thotė se nga 5.81 miliard euro u rritėn nė 6.24 miliard euro (8.72 miliard USD), ose 3.1% tė GDP, ēka pėrbėn pėrqindjen mė tė lartė ndėr vendet e Bashkimit Europian. Buxheti ushtarak i Bullgarisė pėr vitin 2010 ishte 657 milion USD, ndėrsa ai i Maqedonisė ishte 142 milion USD. Buxheti ushtarak fillestar i Shqipėrisė pėr vitin 2010 ishte 254 milion USD, por nė mes tė vitit u shkurtua me rreth 54 milion USD. Kjo do tė thotė se buxheti ushtarak i Greqisė pėr vitin 2010 ishte tetė herė mė i madh se i tre vendeve fqinje. Kur Greqia negocioi me Bashkimin Europian dhe FMN nė 2010, pėr tė marrė njė paketė ndihme financiare prej 110 miliard euro, pėr tė kapėrcyer krizėn, njė nga kushtet qė iu vu ishte shkurtimi i shpenzimeve ushtarake.
    Greqia pėr vitin 2011 i ka ulur shpenzimet ushtarake me 560 milion USD, duke i zbritur nė 8.16 miliard USD (6 miliard euro), por ky mbetet pėrsėri buxheti mė i lartė pėr frymė tė popullsisė ndėr vendet e Bashkimit Europian. Bullgaria, pėr vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 720 milion USD. Maqedonia pėr vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 128 milion USD, ēka ėshtė shuma mė e vogėl nė dhjetė vitet e fundit e ndarė pėr shpenzime ushtarake. Shqipėria pėr vitin 2011 e ka buxhetin ushtarak 220 milion USD. Pėrsėri, shpenzimet ushtarake tė Greqisė mbeten rreth tetė herė mė tė larta se ato tė tre vendeve fqinje veriore tė marra sė bashku.
    Greqia, e cila ka pėrfituar mė sė shumti nga NATO, e posaēėrisht nga SHBA-tė, nuk pranoi qė tė pėrmbushė detyrimet pėr tė dėrguar trupa ushtarake nė Irak dhe Afganistan, ku tė tre fqinjėt veriorė tė Greqisė kanė marrė pjesė me kontigjente tė mėdha nė krahasim me popullsinė dhe fuqinė e tyre. Nė Afganistan, ku ėshtė fushėbeteja kryesore e NATO sot, secili nga tė tre fqinjėt veriorė tė Greqisė ka njė kontigjent ushtarak mė tė madh se tė Greqisė. Shqipėria, tre herė mė e vogėl se Greqia si popullsi dhe dukshėm mė e varfėr, ka nė Afganistan njė kontigjent dy herė mė tė madh se Greqia. Bullgaria, e cila ka njė popullsi sa dy tė tretat e Greqisė, ka njė kontigjent ushtarak gjashtė herė mė tė madh nė Afganistan.
    Autoritetet shtetėrore nė Bullgari, Maqedoni, Shqipėri duhet tė marrin shembull nga homologėt grekė, dhe ta kqyrin si rrezik tė madh shpėrpjestimin kolosal tė fuqisė ushtarake nė Ballkanin Jugor mes tyre sė bashku nga njėra anė dhe Greqisė nė anėn tjetėr. Greqia ėshtė njė vend me njė delir imperial, prej ku vjen njė dinamikė destruktive nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ēka kur bashkohet me njė superioritet kolosal ushtarak nė raport me fqinjėt, bėhet njė kombinim tejet destruktiv, me tė cilin nuk mund tė bashkėjetohet qetėsisht. Aq mė tepėr kur Greqia tashmė nuk e ka mė atė funksion gjeopolitik pėr tė cilin e ka armatosur Perėndimi nė kohėn e Luftės sė Ftohtė, pra pėrdorimin si barrierė ndaj depėrtimit sovjetik nė Mesdhe. Greqia e sotme ėshtė nė marrėdhėnie shumė tė mira me Rusinė. Tashmė potencialin ushtarak tė saj, gjigand nė krahasim me fqinjėt veriorė, Greqia nuk mund ta pėrdorė pėrveēse pėr interesat e saj tė ngushta nacionale, do tė thotė kundėr fqinjėve veriorė. Se Greqia nuk ėshtė aq e marrė sa tė ndėrmarrė aventura ndaj Turqisė. Edhe nėse thuhet se Greqia e ka potencialin e saj ushtarak pėr t’ u siguruar nga Turqia, kjo nuk ėshtė qetėsuese pėr fqinjėt veriorė tė Greqisė, se kjo e fundit nuk e pranoi njė arsyetim tė tillė vis-ė-vis Turqisė, dikur, kur insistoi pėr formulėn “7:10 ratio”. Kahdo qė ta rrotullosh argumentin, potenciali ushtarak grek ėshtė tepėr kėrcėnues pėr t’ u relativizuar me sofizma.
    Tė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė nuk mund tė mos pyesin se ēfarė funksioni ka nė kuadrin e strategjisė sė NATO, potenciali ushtarak i Greqisė, gjigand nė raport me popullsinė e saj. Tė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė nuk mund tė mos pyesin se ē’ kuptim ka qė ato tė kontribuojnė pėr sigurinė globale pėrtej kapaciteteve tė tyre, kur Greqia, ky vend i militarizuar, kėrcėnon sigurinė e tyre. Nė kėto rrethana, tė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė duhet tė kėrkojnė qė sė paku ndėrmjet tyre dhe Greqisė NATO tė zbatojė formulėn “7:10 ratio”, duke i armatosur ato pėr tė pėrballuar kėrcėnimin grek. Nėse nuk bėhet kjo gjė, atėherė NATO duhet qė tė ushtrojė presion shumė serioz ndaj Greqisė qė kjo tė modifikojė politikėn e saj ndaj fqinjėve veriorė. Posaēėrisht nė Shqipėri, Greqia duhet tė tėrheqė eshtrat e supozuara tė ushtarėve tė saj tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore, duke marrė fund keqpėrdorimin i tyre gjeopolitik, tė tėrheqė priftėrinjtė grekė nga Shqipėria, tė ndalojė veprimtarinė diplomatike subversive ndaj Shqipėrisė, tė llojit tė konsullit Iconomu.
    Tė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė, kanė dalė nga njė e shkuar komuniste, dhe tashmė pas dy dekadash qėkurse janė partnerė tė Perėndimit, janė tė zhgėnjyer qė Perėndimi ėshtė duke financuar pėrsėri fqinjin e tyre jugor tė pangopur, Greqinė, pėr ta shpėtuar nga kriza e borxheve, megjithėse ky vend ėshtė prej tre dekadash anėtar i Bashkimit Europian, dhe ka marrė ndihma tė mėdha. Greqia me ndihmat qė ka marrė nga Europa dhe me borxhet gjigande qė ka marrė, ka sponsoruar depėrtimin ekonomik tė saj nė tre vendet fqinje veriore, ashtu qė sot nė Bullgari, p.sh., njė e treta e bankave zotėrohen nga Greqia. Nėse njė pjesė e paketės gjigande financiare qė po i shkon tash si ndihmė Greqisė, do t’ u kishte shkuar tre vendeve fqinje veriore tė saj, sot ato do tė qenė shumė mė stabile, tė prosperuara dhe tė sigurta. Greqia me tė gjitha mėnyrat ka influencuar qė fqinjėt veriorė tė jenė mė pak stabilė, mė pak tė prosperuar dhe mė tė pasigurt.
    Nėse autoritetet shtetėrore nė Bullgari, Maqedoni dhe Shqipėri nuk kanė vullnetin pėr tė ndėrmarrė nisma tė tilla, atėherė nuk mbetet veēse qė tė ndėrmerret njė aksion qytetar antigrek, i kordinuar nė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė, nė Bullgari, Maqedoni dhe Shqipėri, duke i msyrė nė tė njėjtėn ditė interesat greke nė tė tre kėto vende. Kėshtu do tė sensibilizohen NATO, SHBA-tė, pėr tė ndėrmarrė veprime energjike ndaj Greqisė. Nėse NATO dhe posaēėrisht SHBA-tė nuk e bėjnė kėtė gjė, atėherė shumė shpejt nė Ballkanin Jugor mund tė fillojė njė luftė e intensitetit tė ulėt kundėr interesave greke nė tre vendet fqinje veriore tė Greqisė, njėkohėsisht.
    kastriotmyftaraj
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2010
    Postime
    24
    Qe nga lufta e trojes eshte nje shprehje,ndoshta u thye beteja por jo dinakeria e Grekut.Sot Shqiperia eshte e pushtuar.te pakten per momentin ekonomikisht dhe politikanet shikojne interesat personale
    ......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •