Twitter vlersohet në 10 miliardë dollarë nga blersit potencial.

Shërbimi për mikro-blogim në 140 karaktere tash më një kohë të gjatë po tërheq kompani të mëdha me potencialin e saj, popullaritetin dhe qindra milionë përdorues. Tani më kanë dalur disa informacione se Twitter është në bisedime të “hershme” me blerës potencial, duke përfshi këtu Facebook dhe Google.

Sipas burimeve të Wall Street Journal, bisedimet nuk kishin përparuar, por është cekur një çmim i pabesueshëm. Twitter në ato bisedime të “hershme” është vlersuar diku 10 miliardë dollarë, çmim solid duke marë parasyshë se vetëm para një viti Twitter ishte vlersuar në 3.9 miliardë dollarë.

Twitter si kompani private nuk është e detyruar ti publikojë të ardhurat, por burime të ngushta me kompaninë thonë se në vitin 2010 kompania kisha pasur të ardhrura prej 40 milionë dollarë, kurse këtë vit priten të arrijnë deri më 110 milionë dollarë, duke përfituar nga shërbimet e reja për reklamim të cilat mikro-shërbimi i kishte prezentuar vitin e kaluar.

Krahasuar me vlersimin e çmimit, të ardhurat janë të vogla, por Twitter, kompania është vetëm 5 vjeç, në disa raste tregoi se ka potencial të pabesueshëm për sa i përket informacioneve të shpejta, shkëmbim të informacioneve në kohë reale, dhe informim të shpejtë në situata sikur protestat në Iran, Tunis dhe Egjipt./itshqip.com