Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283

    Emrat përmbledhës në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980)

    Emrat përmbledhës në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980)

    Mr. Agim Spahiu,

    më 7 prill 2009

    Përmbledhje

    Me anë të programeve të linux-it kemi arritur t'i përfshijmë të gjithë emrat përm¬bledhës që janë përfshirë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980. Dhe nga to kemi sajuar, si të thuash, një fjalorth të këtyre lloj emrave në gjuhën shqipe.

    Midis emrave të përgjithshëm dallohen si një grup i veçantë, per veçoritë e tyre lek-sikore dhe gramatikore, emrat përmbledhës. Emrat përmbledhës emërtojnë një tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në formën e numrit njëjës. Ndryshe nga emri i numrit shumës, emri përmbledhës emërton një shumicë sendesh të njëllojta si një tërësi të pandarë dhe, nga pikëpamja sasiore, të panumërueshme.Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shumësi, por, ndërsa te forma e numrit shumës shumësia paraqitet e diferencuar, e ndashme në njësi, tek emri përmbledhës ajo merret si një e tërë e pazbërthyeshme.Kjo del e qartë kur krahasojmë format e numrit shumës të disa emrave me emrat përmbledhës që janë formuar prej tyre: djemtë, dy djem, tre djem - djalëria; grate, dy gra, tri gra -graria; proletarët, dy proletarë, tre proletarë - proletarët .

    Në këtë shkrim, kemi synuar që, me anë të programeve të caktuara të linux-it, t'ua prezantojmë lexuesve një Fjalorth të emrave përmbledhës nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, të cilin nuk ka pasur mundësi ta ketë në dorë në një mënyrë të përmbledhur deri më sot.

    ____________________________________
    1. Kështu janë përkufizuar emrat përmbledhës në tekstin Gramatika e gjuhës shqipe 1, të ASHSH, botim i vitit 2002, f. 83.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    ADMINISTRATË f. 3. përmb. Tërësia e nëpunësve, që veprojnë në aparatin shtetëror ose në një njësi organizative shtetërore. Administrata e fabrikës (e institutit). Shkurtoj administratën.

    AFRI f. 4. përmb. bised. Të afërmit, farefisi. U mblodh afria.

    AGALLARI f. përmb. vjet. Tërësia e agallarëve, agallarët.

    AGJENTURË f. 2. përmb. Tërësia e agjentëve të organeve të zbulimit të një shteti të huaj- Agjenturë e fshehtë. Zbuloj (kap, asgjësoj) agjenturën.

    AHENG m. bised. përmb. sazet popullore. Këngë ahengu. Bëj (hap, ngre) aheng. .Shkoi për aheng. Mori aheng për dasmë.

    AKRABA f. thjeshtligj., vjet. 1. përmb. Fare-fisi, rrethi familjar, gjakıı e gjinia. E ka akraba. Ka shumë akraba. Mbledh akra-banë.

    AKUAREL m. art. përmb. tërësia e piktu-rave të tilla në një galeri artesh, në një ekspozitë etj. Akııarelet e një piktori.

    ANDRI f. përmb. Almiset per të lëruar token dhe per të ngarë qetë.

    ANIJESI f. përmb. vjet. Flota detare. Anijesi luftarake.

    ANTROPONIMI f. gjuh. 1. përmb. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull. 2. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm të njerëzve. Antroponimia shqiptare.

    APARATI)RE f. përmb. Tërësia e aparateve dhe e pajisjeve të ndryshme, që krye-jnë një punë së bashku ose që përdoren në një laborator, në një repart prodhimi etj. Aparaturë elektrike (kimike). Ndreq aparaturën.

    ARGATERI f. hist. 1. përmb. Tërësia e ar-gatëve, argatët; shtresa e argatëve.

    ARGJENDARI f. 3. përmb. Sende e stoli prej argjendi, argjendurina.

    ARMIK m. 3. përmb. Ushtria kundër së cilës bëhet lufta dhe shteti, të cilit i shërben ajo, kundërshtari. Forcat e armikut. Ushtria e armikut. Planet e armikut. Sulmon (dërrmon) armikun.

    ARMIQËRI f. përmb. bised. Të gjithë armiqtë së bashku.

    ARNI f. përmb. krahin. Tërësia e arave, të gjitha arat së bashku; arnajë.

    ARTILERI f. usht. 1. përmb. Tërësia e arma-timeve luftarake, që përbëhet nga armë zjarri të rënda (si topat, obusët, morta-jat etj.), të cilat kanë kalibër me të madh se pushka e mitralozi; tërësia e këtyre ar-mëve që ka një ushtri ose një njësi. Arti-leria e lehtë (e rëndë). Artileria kundëra-jrore (bregdetare, kundërtanke). Artile¬ria reaktive. Qitje artilerie. Zjarri i arti-lerisë. Përgatitje artilerie goditje me arti-leri para sulmit. Zbulim artilerie. Qëlloj (godit, rrah) me artileri.

    ASORTIMENT m. 2. vet. nj. përmb. Tërësia e llojeve të prodhimeve ose të mallrave, që nxjerr një ndërmarrje. Plani i asortimenteve. Plotësimi si asortiment.

    ASQER m. vjet. 3. vet. nj. përmb. Ushtri.

    AUDITOR m. 2. përmb. Tërësia e dëgjuesve të një leksioni, të një referati etj., zakon-isht të mbledhur në një sallë. Auditor i gjerë (i ngritur). Shumica e auditorit. Flas përpara një auditori.

    BAGETİ f. 1. përmb. Kafshët shtëpiake, që mbahen per prodhimet e tyre dhe per punë bujqësore, gjë e gjallë; një kaf-shë e tillë shtëpiake. Bagëti e trashë lopët, qetë dhe buajt. Bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë. Bagëti të leshta. Njëzet krerë (kokë) bagëti. Pleh (lëkurë) bagëtish. Ahur (kasolle) bagëtish. Kope (tufë) bagëtish. Pazari i bagëtive. Lëshoj (kullot, dimëroj) bagëtinë. Shkon me bagëti. Njeriu pa dituri është porsi bagëti. fj. u.

    BAR I m. përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lënd-inë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar hel-mues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte.

    BARNI f. përmb. Tërësia e barërave; bar-ishtet.

    BASHKERI f. 2. përmb. Shokë e miq, shoqëri. Kemi bashkëri.

    BATAK m. përmb. fundërrinat e shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë.

    BEJLLËK m. 2. përmb. bised. Tërësia e be-jlerëve, bejlerët.

    BEQARI f. 2. përmb. Tërësia e beqarëve, të rriturit e pamartuar. Ishte mbledhur be-qaria.

    BIJERI f. 1. përmb. Tërë bijtë e bijat, djemtë e vajzat e dikujt. U mblodh bijëria.

    BUI M m. 2. përmb. Të gjithë fëmijët e lindur nga dy bashkëshortë; brezni.

    BİNA f. bised. 3. përmb. bised. Bijtë e bijat, fëmijët; pasardhësit e një njeriu. Baba pa bina.

    BISHE f. përmb. Grup njerëzish gjakatarë. Bisha fashiste.

    BIZHUTERI f. përmb. Tërësia e sendeve të vogla prej lënde të çmueshme ose të punuara hollë, që përdoren si stoli. Bizhuteri ari. Artikuj bizhuterie.

    Reparti (dyqani) i bizhuterisë.

    BLEGTORI f. 2. përmb. shih BAGËTI, A I. Blegtori e imët. Kullotë per blegtori.

    BLERIM m. 2. përmb. Tërësia e bimëve të blerta që mbulojnë token, gjelbërim. Qytet (kodra, fusha) plot blerim. Në mes të blerimit. U vesh toka me blerim.

    BLETE f. 2. përmb. Tërësia e këtyre mizave, që rrojnë si familje në një zgjua; zgjoi ku rrinë këto miza. Lëshon (roit, hedh) bleta. Pres (mbyt, vras, qeth) bletën. Gumëzhijnë si bleta. Vjen si bletë e plotë.

    BLOZERI f. përmb. Mbeturina të papastra.

    BONJAKËRI f. 2. përmb. Tërësia e jetimëve, jetimët. 3. përmb. fig. vjet. Të varfrit.

    BOSTAN m. përmb. shalqi e pjepër. Boston farëvogël (i ëmbël, dimërak). Fare bostani. Mb jell bostan. Çahet si bostan.

    BOTE I f. 4. përmb. bised. Njerëzit e tjerë, gjindja që na rrethon, njerëzia; njerëzit e huaj, me të cilët nuk kemi të bëjmë; një njeri tjetër, dikush. Gjithë bota. Si gjithë bota.

    BRESHKAMADH m. përb. vet. nj. përmb. pushtuesit italianë. Zjarr e plumb mbi breshkamadhin! E dëbuam (e përzumë) breshkamadhin.

    BRİKET m. përmb. lënda e ngjeshur në këtë mënyrë. Briket qymyri. Briket tallashi. Briket çeliku. Stufë per briket. Bëj briket. Përdor briket.

    BRİKETE f. përmb. lënda e ngjeshur në këtë mënyrë. Briket qymyri. Briket tallashi. Briket çeliku. Stufë per briket. Bëj briket. Përdor briket.

    BUBERRI f. përmb. Tërësia e punëve të vogla, vogëlsirat, çikërrimat. Merret me bubërri.

    BUJQERI f. përmb. Tërësia e bujqve, fshatarët që merren me bujqësi.

    BUROKRACI f. 2. përmb. Tërësia e nëpunësve që bëjnë pjesë në aparatin bürokratik të një shteti, burokratët.

    BURRERI f. 2. përmb. Tërësia e burrave të një vendi, të një shtëpie etj., burrat. Bur-rëria e fshatit. Burrëria e shtëpisë. U mblodh burrëria.

    ÇAKËLL m. 1. përmb. Gurë të thyer në copa të vogla, që përdoren zakonisht per të shtruar rrugët. Grumbull çaklli. Çekan çaklli. Rrugë me çakëll. Shtroj me çakëll. Hedh (ngjesh) çakllin.

    ÇATMA f. 2. përmb. Dërrasa të holla ose thupra, që përdoren si lëndë per mure të holla; petavra. Mur me çatma. Tavan me çatma.

    ÇERDHE f. 7. përmb. Të vegjlit e një kafshe shtëpiake që kanë lindur dhe që rriten së bashku. Çerdhja e gicave.

    ÇIFUTERI f. përmb. bised. Tërësia e çifutëve gjithë çifutët. U mblodh çifutëria.

    ÇOBANERI f. përmb. 1. Tërësia e çobanëve, gjithë çobanët, barinjtë. U mblodh çobanëria.

    ÇOBANI f. 2. përmb. Çobanëri. Erdhi çoba-nia.

    ÇUNËRI f. bised. 2. përmb. Tërësia e çunave, djemuria. U mblodhën çunëria.

    ÇUPËRI f. 2. përmb. Tërësia e çupave, gjithë çupat, vajzëria. U mblodh çupëria. Rri në mes të çupërisë.

    DATELINDJE f. 3. përmb. usht. Ata që kanë lindur në të njëjtin vit dhe thirren per të kryer shërbimin ushtarak në një kohë të caktuar. U thirrën dy datëlindje. Këtë datëlindje nuk e thirrën sivjet.

    DEFTER m. 3. përmb. bised. Tufë me pesëd-hjetë fije letrash cigareje, të lidhura së bashku.

    DELMERI f. përmb. Barinjtë, çobanëria.

    DERRERI f. përmb. 1. Tërësia e derrave, der-rat.

    DJALERI f. 2. përmb. Tërësia e djemve, të gjithë djemtë e një vendi, të një fshati etj. Djalëria shqiptare. Djalëria e fshatit. Lulja e djalërisë. U mblodh djalëria.

    DRAMATURGJI f. 2. përmb. Tërësia e veprave letrare dramatike të shkruara nga një shkrimtar ose nga disa shkrim-tarë, në një epokë a në një vend të cak¬tuar etj. Dramaturgjia shqiptare. Dra-maturgjia e lashtë.

    DREJTESI f. 3. përmb. Tërësia e organeve që mbrojnë rendin juridik në një vend të caktuar; sistemi i institucioneve që mer-ren me dhënien e drejtësisë; veprimtaria e organeve gjyqësore që mbështetet në ligjshmërinë, në të drejtën në fuqi. Or-ganet e drejtësisë. Dora e drejtësisë. libr. organet gjyqësore popullore. Shpata e drejtësisë. libr. ndëshkimi që jepet nga gjykatat popullore per një tradhtar.

    DUSHK m. 3. përmb. Degëtë vogla me gjithë gjethe, të prera prej këtij druri, që grum-bullohen per dimër si ushqim per baget¬ine. Mullar me dushk. Preu (bëri, vuri) dushk. I ushqen me dushk.

    DY num. them. 2. përmb. (të), JA (të). Dy së bashku a menjëherë. Erdhën të dy shokët (të dyja shoqet). la dhashë të dy librat.

    DHE m. 8. vet. nj. përmb. bised. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend, në një krahinë, në një qytet a në një fshat; pop-ulli, popullsia. U mblodh gjithë dheu. U ngrit në këmbë tërë dheu.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    DHENDERI f. 2. përmb. Dhëndurët e një familjeje. U mblodh (erdhi) dhëndëria. Thirri dhëndërinë per darkë.

    DHIRI f. përmb. Kope me dhi, kope dhish. Doli dhiria nga pylli.

    DHJETË num. them. 2. përmb. DHJETË (të), DHJETA (të). Dhjetë (frymorë, sende, etj.) të marrë së bashku, dhjetë bashkë.

    EGERTI If. përmb. Tërësia e kafshëve të egra, egërsirat. Ka egërti në mal. I hëngri egër-tia.

    ELITE f. përmb. libr. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtre-save, a e grupeve shoqërore sunduese në vendet borgjeze e revizioniste përkun-drejt klasave e shtresave të shtypura dhe njerëzve të thjeshtë; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një tërësie. Elita e priv¬ilegjuar. Elita e shoqërisë (e vendit). Elita e intelektualëve (e ushtrisë). Për-faqësuesit e elites.

    EMIGRACION m. 2. përmb. Njerëzit që kanë emigruar. Emigracioni politik (ekonomik).

    EVGJİTERİ f. përmb. Tërësia e evgjitëve, evgjitët.

    FAKIRFUKARA m. bised. 1. përmb. Shtresa me e varfër e popullsisë në vendet kap¬italiste, që shtypet e shfrytëzohet në mënyrën me të egër, të varfrit, të këpu-turit. Plaçkitin fakirfukaranë. S'çajnë kokën per fakirfukaranë.

    FAKULTET m. përmb. bised. studentët dhe punonjësit që bëjnë pjesë në të. Fakul-teti i Historisë e i Filologjisë (i Shken-cave të Natyrës, i Gjeologjisë). Dekani i fakultetit. Degët (katedrat) e fakultetit. Mbaroi (kreu) fakultetin. U rreshtuan para fakultetit. I gjithë fakulteti shkoi në aksion.

    FAREFIS m. 1. përmb. Tërësia e njerëzve që kanë lidhje gjaku ose gjinie, njerëzit e afërm.

    FAREFISNI f. 2. përmb. Tërësia e njerëzve që kanë lidhje gjaku a gjinie ndërmjet tyre, farefis. Erdhi me tërë farefisninë e tij.

    FARE f. 2. përmb. Kokrrat me të mira e të zgjedhura të drithërave, të perimeve etj., që përdoren per të mbjellë. Fare e zgjed-hur. Fare vendi. Fare misri (gruri). Fare qepe (duhani). Fare jonxhe. Zgjedhja e fares. Hedh farën. Ruaj (lë) per fare. 9. përmb. Grup njerëzish që kanë lidhje gjaku nga babai; pasardhës, pinjoll. Fare e shtueshme. Fare e keqe (e ligë). shar. Me soj e me fare me gjithë farefisin. I humbi fara. I humbtë (iu shoftë, i daltë) fara! malik. Mos i mbiftë fara! malik. Mos lëntë fare pas! mallk. 10. përmb. bised. Grup njerëzish të një kombi a të një race. Fare shqiptare. Fara me e vjetër në Evropë.

    FEMERI f. përmb. Tërësia e femrave, grate dhe vajzat. Gjithë femëria.

    FËMIJËRI f. 2. përmb. Të gjithë fëmijët së bashku, fëmijët. U mblodh fëmijëria.

    FILIZERI f. përmb. libr. Tërësia e filizave të drurëve a të bimëve, filizat.

    FISNIKËRI f. 2. përmb. hist. Shtresa me e lartë dhe me e privilegjuar e klasës shfry-tëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze, aristokracia feudale; tërësia e fisnikëve; parësia, shtresa me e lartë e një fisi. Fisnikëria feudale.

    FOSHNJËRI f. 2. përmb. Tërësia e foshnjave, foshnjat.

    FQINJËRI f. 1. përmb. Njerëzit që banojnë afër me njëri-tjetrin, fqinjët. U mblodh fqinjëria.

    FRUTOR mb. 2. si em. f. vet; sh. E, ET përmb. Drurët frutorë, pemët.

    FSHAT m. 2. përmb. Tërësia e banorëve të kësaj qendre; fshatarët. U mblodh (u ngrit) i gjithë fshati.

    FSHATARËSI f. 1. përmb. Popullsi që banon në fshat dhe që merret kryesisht me bu-jqësi e me blegtori. Fshatarësia e fushës (e zonave malore). U mblodh fshatarësia.

    FUKARA f. përmb. bised. Tërësia e të var-fërve, njerëzit e varfër. Erdhën ditë të mira per fukaranë.

    FURNIZIM m. 2. përmb. bised. Mallrat e ndryshme e sendet e nevojshme, me të cilat furnizohet një ndërmarrje per të plotësuar kërkesat e punës ose një dyqan per t?i shitur. Erdhi furnizimi.

    FUSHË f. përmb. tërësia e letrave që mbeten mbi tryezë gjatë lojës. Marr (ngre) nga fusha.

    GALANTERI f. 1. vet. nj. përmb. Sende të imëta prej lëkure, prej metali, prej plastike etj. si çanta, dorashka, rripa mesi, rripa orësh, karfica, furça, krehra, etj. Artikuj galanterie. Punishte (dyqan) galanterie.

    GALTINË f. përmb. Copa gurësh, tullash, su-vaje etj. që bien kur shembet një mur.

    GARDËROBË f. përmb. rrobat që mbahen në këtë dollap; të gjitha rrobat e sipërme vetjake që ka dikush. Gardërobë e madhe (e vogël). Gardërobë me pasqyrë. Gardërobë e pasur.

    GËRDHAJË f. 2. përmb. keq., vjet. Klasat ose shtresat e shtypura e të shfrytëzuara, turma e paditur (përdorej nga shfrytëzue-sit).

    GËRDHAM m. 3. përmb. Plehra; diçka e përzier dhe e papastër.

    GËRRESË f. 2. përmb. Të kruarat e një gjelle që është ngjitur në enë.

    GRAFIKË f. përmb. tërësia e këtyre veprave. Grafikë e lire (e zbatuar). Grafika shqiptare. Ekspozita e grafikës.

    GRARI f. përmb. Gjithë grate, tërësia e grave të një shtëpie, të një fshati etj. Graria e fshatit. U mblodh graria. Filloi këngën graria.

    GRAVURË f. art. përmb. tërësia e veprave të këtij lloji. Gravüre e bukur. Gravurë me ngjyra. Ekspozita e gravurës.

    GJALLËSI f. 2. përmb. Tërësia e qenieve të gjalla.

    GJASHTË num. them. 2. përmb. (të),

    GJASHTA (të). Gjashtë së bashku a menjëherë. Dolën të gjashtë nxënësit.

    GJEDH m. dhe përmb. Bagëti e trashë. Gjed-hët e mishit. Gjedhët e qumështit. Mish gjedhi. Sëmundje e gjedhit. Zhvillimi (shtimi, përmirësimi) i gjedhit.

    GJELBERIM m. 2. përmb. Tërësia e bimëve të njoma dhe e drurëve me gjethe, blerim; bimësi.

    GJETH m. 2. përmb. Tërësia e gjetheve të pemëve a të bimëve. Çeli (doli) gjethi. I ra gjethi. Era e gjethit erë e lehtë pran-verore që fryn në kohën kur çel gjethi. 3. përmb. Degët e holla me gjethe të disa drurëve, që përdoren si ushqim per bagëtinë; ushqim prej bimësh per baget¬ine. Gjeth dushku. Bëjnë gjeth. Presin gjeth. Mullar me gjeth.

    GJETHE f. 2. përmb. shih GJETH, I 2, 3.

    Çeli gjethja.

    GJETHISHTË f. 1. vet. nj. përmb. Gjethe të rëna e të shtruara per tokë. Gjethishtë e butë. Kaluan mbi gjethishtë.

    GJETHNAJE f. 1. Kurora e gjetheve të një peme; përmb. gjethet e një druri. Gjeth-naja e pemëve. Gjethnajë e dendur.

    GJINDE f. përmb. bised. Tërësia e njerëzve, zakonisht të një qendre të banuar, pop-ulli. Gjindja e fshatit. Gjindja e shtëpisë njerëzit e familjes, gjindtë. U mblodh gjindja. Kishte gjindje të madhe.

    GJYKATË f. 2. përmb. drejt. Gjyqtarët dhe ndihmësgjyqtarët që shqyrtojnë një çështje gjyqësore; trupi gjykues.

    GJYQTARI f. përmb. 1. sport. Tërësia e gjyq-tarëve që ndjekin zbatimin e rregullave të lojës a të garës sportive. Gjyqtaria qen-drore.

    GJYSHERI f. 1. përmb. Tërësia e gjyshërve, gjyshërit; stërgjyshërit.

    HAJDUTËRI f. 1. përmb. Tërësia e haj-dutëve, hajdutët.

    HALLDUPERI f. përmb. vjet. Pushtuesit osmanë; tradhtarët vendas, që mbanin anën e pushtuesit osman. E shporrën halldupërinë.

    HALLK m. përmb. bised. Njerëzia, bota, njerëzit. Punët e hallkut. Ç'thotë hal-lku. Fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s'mbyllen kurrë. fj. u.

    HARBUTËRI f. 1. përmb. vjet. Njerëzit e vegjëlisë a të klasave të shfrytëzuara të shoqëris ë(përdorej me përbuzje nga klasat shfrytëzuese). 2. përb. Sjellje e keqe prej harbuti; qëndrim i vrazhdë e i rëndë.

    HAREM m. 2. përmb. Grate dhe dashnoret e myslimanëve të pasur, që rrinë në një banesë të veçantë. Haremi i sulltanit (i pashait). Merrte haremin me vete.

    HASMËRI f. 3. përmb. bised. Armiqtë. Gjithë hasmëria.

    HUBI f. krahin. 2. fig. përmb. Njerëzit a kaf-shët që bëjnë dëm të madh ose që sjellin humbje të rënda. Hubia e prishi misrin shpendët dëmtarë e prishën misrin.

    ILEGALITET m. 2. përmb. hist. Tërësia e or-ganizatave që luftonin kundër pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre në Shqipëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare duke punuar e vepruar në mënyrë konspirative (Partia Komüniste e Shqipërisë dhe or-ganizatat e masave të udhëhequra prej saj). Njerëzit (luftëtarët, heronjtë) e ile-galitetit.

    IMIGRACION m. 2. përmb. Njerëzit që kanë imigruar, tërësia e imigrantëve.

    INSTITUT m. përmb. bised. studentët e punonjësit që bëjnë pjesë në një shkollë a në një qendër të tillë. Institut i lartë. Instituti bujqësor (pedagogjik, mjekësor). Institut kërkimor-shkencor. Instituti i shkencave (i arteve, i fizkulturës, i projek-timit). Instituti i Gjuhësisë dhe i Letër-sisë. Punonjësit e instituteve. Drejtori (këshilli shkencor) i institutit. Ndërtesa e institutit.

    INTELIGJENCI f. përmb. intelektualët e një vendi. Inteligjencia popullore (për-parimtare, revolucionare). Inteligjencia e re (e vjetër).

    ISLAMIZEM m. 2. përmb. Tërësia e mysli-manëve, myslimanët; bota islame.

    KALORESI f. 1. përmb. Tërësia e kalorësve, kalorësit.

    KATËR num. them. 2. përmb. (të),

    KATRA (të). Katër njerëz, kafshë ose sende bashkë a menjëherë. Erdhën (që) të katër. Ikën (që) të katra.

    KATOLICIZËM m. 2. përmb. Tërësia e kato-likëve, katolikët.

    KLASË f. përmb. bised. tërësia e nxënësve që ndjekin mësimet së bashku në një vit mësimor. Klasa e pare (e dytë, e tetë). Klasa paralele (kolektive). Klasat e ulëta (e larta). Shok klase. Kujdestari i klasës. Regjistri i klasës. Mbledhja e klasës. Lexim jashtë klase. Puna në klasë. Kreu klasën e tretë (e pestë, e gjashtë). Doli i pari i klasës. Përsërit klasën. Mbeti në klasë. E kaloi klasën. Hyri (u hodh) në klasën e katërt.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    KLER m. përmb. Të gjithë ata që krye-jnë shërbime fetare e që kanë detyra të ndryshme fetare (në vendet ku vepron feja). Kleri katolik (ortodoks, mysliman). Kleri i lartë. Veprimtaria reaksionare e klerit.

    KOPERI përmb. Të gjitha kopetë së bashku.

    KORRESPONDENCË f. 2. përmb. Tërësia e letrave që merr dikush nga të tjerët, letrat që janë këmbyer ndërmjet dy njerëzve a institucioneve. U botua kor-respondenca. Studioj korrespondencën e dikujt.

    KRESHKE f. përmb. tërësia e gjetheve të një druri, fletët. I dolën kreshkat pemës. I ranë kreshkat mollës. U ra kreshka drurëve.

    KRESHNIKI f. 2. përmb. Tërësia e kresh-nikëve, kreshnikët. Kreshnikia e maleve.

    KRIMBËRI f. përmb. 1. Tërësia e krimbave, krimbat.

    KUADER I m. zyrt. 1. përmb. Tërësia e punonjësve (e nëpunësve dhe e punë-torëve) të një ndërmarrjeje, të një institu¬tion! etj.; edhe sh. seçili nga këta punon-jës që bën një punë të caktuar sipas or-ganikës. Kuadri i institutit. Kuadrot teknike. Kuadri i mesëm kuadri me arsim të mesëm. Kuadrot e arsimit. Kuadrot me arsim të lartë. Lëvizja e kuadrit. 3. përmb. usht. Tërësia e ushtarakëve që kanë per detyrë përgatit-jen luftarake e politike të trupave në një njësi ushtarake; edhe sh. seçili nga këta ushtarakë. Kuadri i repartit.

    KUMBARI f. etnogr. 2. përmb. Tërësia e kumbarëve, kumbarët. Erdhi kumbaria.

    KUMTERI f. përmb. etnogr. 1. Tërësia e kumtërve, kumbaria. U mblodh kumtëria.

    KUNETERI f. përmb. Tërësia, e kunetërve kunetërit. Jeton bashkë me kunetërinë. E ndihmoi kunetëria.

    KURA f. vjet. 1. përmb. Djem të një moshe, që thirreshin njëherësh per të kryer shër-bimin ushtarak. U ngritën (u thirrën) dy kura menjëherë.

    KURORE f. përmb. familja mbretërore. Kurora mbretërore. Kurora e perandorit (e mbretëreshës). Pasuritë e kurorës. Fj alimi i kurorës fj alimi i mbretit në par-lament në disa vende borgjeze.

    KURS m. përmb. bised. ata që ndjekin këto mësime. Kurs teknik. Kurs tremu-jor (gjashtëmujor, njëvjeçar). Kurs kual-ifikimi. Kurs kundër analfabetizmit. Kursi i ekonomisë shtëpiake. Kurs per kuzhinierë (per mami, per infermierë, per rrobaqepëse, per traktoristë, per shoferë). Kurs pa shkëputje nga puna. Erdhi gjithë kursi. 3. Viti mësimor që nd-jek dikush në një shkollë të lartë sipas një programi të caktuar; përmb. bised. tërësia e studentëve që ndjekin mësimet së bashku në një vit të tillë. Kursi i pare (i dytë ...). Shok (shoqe) kursi. Në ç'kurs bëhet kjo lëndë? Kursi i tretë ka provim. Mori pjesë (kaloi) i gjithë kursi.

    KUSARI f.

    2. përmb. Grup kusarësh; tërësia e kusarëve, kusarët.

    KUSHERINI f. 1. përmb. Tërësia e kushërin-jve, kushërinjtë. Erdhi (u mblodh) kushërinia.

    KUVEND m. përmb. të gjithë ata që merrnin pjesë në këtë mbledhje. Kuvendi i bur-rave. U mblodh kuvendi. E shtruan në kuvend. E vendosi kuvendi. përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në një mbled¬hje të tillë. Kuvend historik. Kuvendi i malësisë. Kuvendi i grave. U mblodhën në kuvend. Foli në kuvend.

    KUZHINE f. përmb. gjellët e gatuara sipas kësaj mënyre; gjellët më karakteristike per një popull. Kuzhinë e mirë (e lehtë). Kuzhina shqiptare. Kuzhina evropiane (orientale). Arti i kuzhinës.

    LADUTËRI f. bised. 3. përmb. Llupësit, grykësit, makutët. S'la gjë në sofër ladutëria. 4. përmb. Njerëzit shpirtkëqij e grabitqarë, të pabesët. U mblodh gjithë ladutëria.

    LAGUSH m. përmb. Gjethe drurësh që kanë rënë në ujë ose në tokë të lagët dhe janë njomur e kalbëzuar; gjethe që sjellin ujërat; pleh prej gjethesh të kalbura. Mblodhën lagush në pyll. I hodhën la-gush arës.

    LAMASHËRI f. keq. 2. përmb. Tërësia e njerëzve lamashë. U mblodh lamashëria.

    LINDJE f. përmb. Njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët. Mamia pret lindjet. Thirri gjithë lindjen e vet.

    LUARI f. përmb. Kope lopësh.

    LUKER f. 1. Dele; qengj; përmb. tufë e vogël dhensh.

    LYPESI f. 2. përmb. Tërësia e lypësve, lypësit.

    MALESI f. 2. përmb. Malësorët. U mblodh malësia. E dha fjalën (besën) malësia.

    MANIFAKTURË f. 2. përmb. vjet. Stofra a pëlhura të prodhuara nga fabrikat e tek-stileve. Dyqan manifakture.

    MASHKULLI f. 2. përmb. Tërësia e meshku-jve, djemtë dhe burrat; kund. grari. Erdhi gjithë mashkullia.

    MATURE f. 2. përmb. edhe sh. A, AT bised. Tërësia e nxënësve të klasës së fundit të një shkolle të mesme. Matura u nis per në aksion.

    MERCENARI f. libr. 1. përmb. Tërësia e mercenarëve, mercenarët.

    MESHTARI f. fet. 2. përmb. Tërësia e meshtarëve, meshtarët. Mbledhja e meshtarisë.

    MËRGATË f. përmb. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët. Mërgata shqiptare e Misirit.

    MILICI f. 2. përmb. Organe ndihmëse të poli-cisë në disa vende të tjera; policia në disa vende. Oficer i milicisë.

    MIQËSI f. 3. përmb. Gjithë miqtë e dashamirët; njerëzit e afërm. Erdhi (u mblodh) miqësia. Thirri miqësinë në gosti.

    MISËRI f. përmb. bised Tërësia e arave të mb-jella me miser, misrat. U be mirë misëria sivjet.

    MITURI f. 4. përmb. Tërësi e të miturve, të miturit. Erdhi mituria. Vajzë e vogël, vajzë e mitur.

    MIZËRI f. përmb. 1. Shumicë e madhe, mori (njerëzish, kafshësh a sendesh). Mizëri e madhe. Mizëri ushtarësh. Mizëri kaf¬shësh. Një mizëri çadrash. 2. përd. ndajf. Shumë, plot; me shumicë. Erdhën mizëri. Kishte mizëri.

    MOBILIERI f. 1. përmb. Tërësia e mobilieve të një shtëpie, të një zyre etj., mobiliet. Fabrika e mobilierisë. Reparti (dyqani) i mobilierisë. E pajisën me mobilieri.

    MOTËRI f. përmb. Të gjitha motrat së bashku, motrat. U mblodh (erdhi) motëria.

    MURGJERI f. përmb. Tërësia e murgjve, murgjit. U mblodh murgjëria.

    MYSLIMANIZËM m. 2. përmb. Tërësia e myslimanëve, myslimanët, bota mysli-mane.

    NDRIKULLI f. 1. përmb. Tërësia e ndrikullave, gjithë ndrikullat së bashku. Na erdhën ndrikullat.

    NËNËRI f. 2. përmb. Të gjitha nënat së bashku, nënat.

    NIPËRI f. përmb. Tërësia e nipave, nipërit. Erdhi me gjithë nipërinë.

    NUMIZMATIKË f. 2. përmb. Tërësia e mon-edhave të një periudhe historike. Numiz-matika ilire.

    NUNËRI f. 2. përmb. Tërësia e nunëve. Erd¬hën nunëria.

    NUSËRI f. 2. përmb. Tërësia e nuseve, të gjitha nuset e një vendi. Nusëria e fshatit. U mblodh gjithë nusëria.

    NJERËZI përmb. 1. Të gjithë njerëzit e një vendi së bashku; një grumbull njerëzish; njerëzit, bota, gjindja. I dha dritë njerëzisë. I bëri zë njerëzisë. Doli faqebardhë para njerëzisë. Po mblidhej njerëzia.

    NJERËZIM m. përmb. Tërësia e njerëzve që rrojnë në Tokë, gjithë njerëzit e botës; shoqëria njerëzore, njerëzit. Njerëzimi përparimtar. E ardhmja e njerëzimit. Historia e njerëzimit.

    OBORRTARI f. 1. përmb. Njerëzit e shtresave të larta që mban rreth vetes monarku, rrethi i ngushtë i mbretit a i perandorit.

    OLIGARKI f. përmb. grupi i vogël sundues në këtë forme qeverisjeje. Oligarkia skllavo-pronare (aristokrate). Lufta kundër oli-garkisë. përmb. pronarët e monopoleve të mëdha që bëjnë pjesë në këtë grup dhe që nxjerrin fitime të shumta duke shfry-tëzuar egërsisht masat e gjera punonjëse në vendet kapitaliste, si edhe vendet e prapambetura. Oligarkia fmanciare.

    OPTIKË f. 1. Degë e fizikës, që studion dritën, vetitë e ligjet e saj si edhe ligjet e të parit. Ligjet e optikës.

    2. përmb. tek. Tërësia e mjeteve dhe e veglave që janë të pajisura me thjerrëza të ndryshme. Optika e projektimit.

    ORTAKËRI f. 1. Bashkëpunimi ndërmjet or-takëve, të qenët ortak me dike tjetër. Bëri ortakëri me të. E prishi ortakërinë. E nxori nga ortakëria. 2. përmb. Tërësia e ortakëve, ortakët.

    ORTODOKSI f. 2. përmb. Tërësia e ortodok-sëve, ortodoksët.

    OSHËNARI përmb. fet. 1. Tërësia e oshë-narëve. Vendi (pylli) i oshënarisë.

    OXHAKËRI f. përmb. hist. Njerëzit e shtresës së pasur; klasa feudale e vendit, paria feudale. Oxhakëria e vendit.

    OXHAKËSI f. përmb. hist, shih OXHAKËRI, A.

    PALAVI f. 3. përmb. Barërat e këqija, që mbytin bimët e mbjella. E ka mbytur grurin (misrin) palavia.

    PALLAT m. 3. përmb. Perandori a mbreti me rrethin e tij të ngushtë, oborri perando-rak a mbretëror. Jeta e shthurur (orgjitë) e pallatit. Merrnin miratimin e pallatit. Ishin njerëzit e pallatit.

    PARËSI f. 1. përmb. vjet. Paria. Parësia e vendit.

    PARFÜMERİ f. 1. vet. nj. përmb. Tërësia e lëngjeve me erë të mirë dhe e lëndëve të tjera per kozmetikë; vet. sh. lloje të ndryshme parfumesh e lëndësh të tjera per kozmetikë. Prodhimi i parfumerive.

    PARI f. përmb. Shtresa më e pasur dhe më e lartë e shfrytëzuesve; përfaqësuesit e kësaj shtrese që sundojnë një vend a një krahinë; krerët e vendit (në vendet me rend shfrytëzues); kund. vegjëli. Paria fisnore. Paria e vendit (e qytetit, e fshatit). Vendoste paria.

    PAZAR m. bised. 2. përmb. Tërësi e njerëzve që shesin a blejnë në këtë vend; grumbull i madh e i çrregullt njerëzish. U mblodh pazari.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    PEMETARI f. 2. përmb. Tërësia e drurëve frutorë që mbillen e rriten nga njeriu, pemët. Pemëtaria dııket e mbarë sivjet.

    PESË num. them. 2. përmb. (të), PESA (të). Pesë së bashku a menjëherë. Erd-hën të pesë (vëllezërit).

    PERCJELLE përmb. Ata që i shkojnë prapa një njeriu të shquar dhe e shoqërojnë kur shkon diku, shpurë.

    PERFAQESI f. 1. përmb. Tërësia e atyre që janë zgjedhur në një organ shtetëror, shoqëror etj. per të mbrojtur të drejtat e një grupi njerëzish, per të marrë vendime në emër të shumicës etj., tërësia e për-faqësuesve të zgjedhur. Përfaqësi e zgjed¬hur nga populli. Përfaqësia e krahinës së Vlorës. Vendimi i përfaqësisë së koopera-tivës.

    PIRATËRI f. 3. përmb. Tërësia e piratëve.

    PLAÇKË f. 1. edhe përmb. Tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake, pasuri e mall që ka dikush në shtëpi; zakon. sh. rro-bat e sendet e tjera vetjake, që merr me vete dikush kur udhëton ose kur largohet nga shtëpia, tesha. Vuri (bëri, mblodhi) shumë plaçkë. Kishte plaçkë të madhe. Plaçkat e shtëpisë. Plaçkat e udhëtimit. Plaçkat e nuses. Një valixhe (një bohçe) me plaçka. Mblodhi plaçkat. Mori pak plaçka me vete. Ngarkoi (solli) plaçkat.

    PLATE f. përmb. bised. njerëzit që rrinë në këtë pjesë. Plateja e teatrit. U ulën (zunë vend) në plate. U ngrit më këmbë gjithë plateja.

    PLEQËRI f. 2. përmb. Tërësia e pleqve, ple-qtë. U mblodh pleqëria.

    PLEQËSI f. 1. përmb. hist. Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat a në një lagje, që vendosnin per punët e fshatit a të lag-jes, pajtonin gjaqet, zgjidhnin mosmar-rëveshjet etj.; organ këshillues i pushtetit shtetëror në një krahinë që përbëhej prej njerëzve të parisë; kuvendi i pleqve. Ple-qësia kombëtare. Pleqësia e fshatit. Ple-qësia dhe vegjëlia.

    PLUTOKRACI f. libr. 2. përmb. Tërësia e plutokratëve, plutokratët.

    PLLENIM m. 2. përmb. Bagëtia që ka pjellë, kafshët pëlleja. Ndajnë pllenimin nga shterpëria (nga shterpat).

    POÇERI f. përmb. Tërësia e poçeve dhe e enëve të tjera prej balte. Poçeria e hollë enë prej fajance. Poçeri e trashë.

    PRAPAMAL m. 2. përmb. Banorët e kësaj krahine, prapamalasit, tejmalasit. U turr (u ngrit më këmbë) i gjithë prapamali.

    PRESIDIUM m. përmb. tërësia e njerëzve që bëjnë pjesë në një organ të tillë. Anëtarët e presidiumit. Dekretet e presidiumit.

    PRIFTËRI f. 2. përmb. Tërësia e priftërinjve, priftërinjtë.

    PRITË II f. 2. përmb. Grupi i njerëzve që përgjojnë në një vend të fshehtë per të sulmuar dike në befasi. Prita partizane.

    PRODHIM m. përmb. tërësia e vendeve a e qendrave ku kryhet kjo punë. Brigada e prodhimit. Njësi prodhimi. ek. Njerëzit e prodhimit. Mjeshtër prodhimi. Qendër prodhimi. Propaganda e prodhimit. Rev-olucionarizimi i prodhimit. Ritmet e prodhimit. Futja e shkencës dhe e teknikës së përparuar në prodhim. Lidh mësimin me prodhimin. Punë në prod¬him. Punon në prodhim. Kaloi në prodhim. Vjen nga prodhimi. E kryen stazhin në prodhim.

    PRUSH m. 5. përmb. Thekët e sixhadesë, të velenxës etj. Velenxë me prush.

    QENËRI f. përmb. 1. Tërësia e qenve, qentë. Ulërijnë qenëria.

    QERAMIKE f. 2. përmb. Enë, tjegulla, sende zbukurimi etj., të bëra prej deltine të mbrujtur e të pjekur në furrë. Qeramikë e zakonshme tulla, tjegulla etj. Qeramikë e hollë sende prej porcelani. Qeramikë artistike. Qeramikë e pikturuar. Punimi i qeramikës. Bojë qeramikë.

    QIME f. 2. përmb. Tërësia e fijeve të holla që mbulojnë trupin e një kafshe. E ka qimen të zezë (të kuqe, të murrme). E ka qimen të ashpër (të butë). Ndërron qimen. I bie qimja. Ujku qimen e ndër¬ron, po lëkurën s'e ndërron (po zakonin s'e harron). fj. u.

    3. përmb., bised. Fijet e mjekrës e të mustaqeve. E ka qimen të ashpër (të forte). S'i ka dale (dirsur) qimja ende nıık ka filluar ende të rruhet, është ende i mit ur.

    QYTET m. 2. përmb. Banorët e një qendre të tillë; jeta, mënyra e jetesës në një qendër të tillë.

    RAJA f. përmb. fshatarësia e varfër, vegjëlia. Ngriti krye rajaja.

    REAKSION II m. 2. përmb. Forcat e klasave shfrytëzuese, që ndjekin këtë poli-tikë ose që kanë vendosur një regjim të tillë; kundërrevolucionarët, reaksion-arët. Reaksioni i jashtëm (ndërkombë-tar, i brendshëm). Forcat e reaksionit. Qendra e reaksionit. Krerët e reaksionit. Lufta kundër reaksionit. E shpartalluam reaksionin.

    REGJI f. t eater., kinem. 2. përmb. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi, regjisorët. Puna e regjisë.

    REPART m. përmb. bised. tërësia e punon¬jësve të kësaj ndarjeje. Repartet ndih-mëse (kryesore). Reparti i shkrirjes (i derdhjes, i petëzimit, i tjerrjes, i qëndis-jes, i larjes). Reparti i rrobaqepësisë (i zdrukthëtarisë, i shërbimeve). Reparti i tezgjahut (i tornove). Reparti i lodrave (i këpucëve). Repartet e uzinës (e fabrikës, e dyqanit). Përgjegjësi i repartit. Mbled-hja e repartit. Punojnë në një repart.

    RESHPERI f. vjet. 2. përmb. Tërësia e treg-tarëve, tregtarët.

    REZERVE f. 3. përmb. usht. Pjesë e qyte-tarëve, që zakonisht e kanë bërë shër-bimin ushtarak dhe që vazhdojnë për-gatitjen per periudha të shkurtra ose që thirren nën armë në rast nevoje. Ushtar (oficer) i rezervës. Thirrja e rezervës. Stërvitja e rezervës. Dali në rezervë.

    RINI f. 3. përmb. Tërësia e të rinjve dhe e të rejave, gjithë të rinjtë e të rejat; brezi i ri. Rinia shqiptare. Rinia punë-tore (fshatare, shkollore). Rinia e botës. Edukimi i rinisë. Program (emision) per rininë.

    ROBERI f. 3. përmb. bised. Njerëzia; tërësia e njerëzve të shtëpisë.

    ROB I f. përmb. krahin. Tërësia e njerëzve, njerëzit.

    ROJE f. 3. përmb. Njësi ose trupë e vogël ushtarake, e caktuar per të kryer shër-bimin e patrullimit, të mbikëqyrjes dhe të ruajtjes së diçkaje, vendi i qëndrimit të kësaj njësie. Trupi i rojës. Vendi i ro-jës. Oficeri (komandanti) i rojës. Ndër-roj rojën.

    RREGULLI f. përmb. Gjak e gjiri, farefis.

    RREMET m. 2. vet. nj. përmb. Njerëzit, gjindja; turmë njerëzish. U mblodh rrëmeti. Kaloi përmes rrëmetit. Ç'është gjithë ky rrëmet këtu!

    RRUNGAJE f. përmb. drurë, gurë e dhe që shemben nga mali a që sjell lumi me vete. Nuk sjell lumi gjithnjë rrungaja. fj. u.

    SALLAMERI f. 2. vet. nj. përmb. Tërësia e llojeve të ndryshme të sallameve.

    SALLE f. 2. përmb. Njerëzit që marrin pjesë në një mbledhje që bëhet në një dhomë të tillë. Përgjigje nga salla. Iu drejtua sallës. Ngriti sallën më këmbë.

    SEKRETARI f. sh 2. vet. nj. përmb. Tërësia e sekretarëve të zgjedhur per të mbajtur procesverbalet e një mbledhjeje, të një konference etj. Tryeza e sekretarisë. U zgjodh presidiumi dhe sekretaria.

    SERMAJË f. përmb. vjet. 1. Para të vena mënjanë, pasııri, kapital. E humbi tërë sermajën.

    SIMBOLIKË f. libr. 2. përmb. Tërësia e sim-boleve të një shkencë. Simbolika e algje-brës (e kimisë).

    3. përmb. Tërësia e simboleve të për-dorura në një vepër letrare ose artistike, ose nga një autor a nga një drejtim letrar, artistik, shoqëror etj. Simbolika e Nolit. Simbolika e romantizmit.

    SKOTE f. 2. përmb. Tërësi njerëzish me pre-jardhje të njëjtë si familje, si soj a si race. Skota njerëzore. S' është nga ajo skotë.

    SKULPTURË f. 3. vet. nj. përmb. Tërësia e veprave artistike të tilla të një mjeshtri, të një periudhe a të një drejtimi. Skulp-tura ilire.

    SMUQTH m. përmb. Rropullitë, të brendsh-met, përbrendësat.

    SOFER f. 2. përmb. Tërësia e të ftuarve që ulen njëherësh rreth një tryezë në një dasmë, gosti etj. Sofra e grave (e bıırrave, e fëmijëve). Dy sofra burra e tri sofra gra. Tri sofra me të ftuar.

    SPIUNAZH m. 2. përmb. Rrjeti i spiunëve të një vendi. Spiunazhi amerikan (sovjetik).

    SULM m. përmb. lojtarët e vijës së pare të skuadrës që kanë per detyrë të bëjnë këto veprime. Sulme të rrezikshme (të rrufeshme). Vija e sulmit. Sulm në krahun e djathtë. Organizojnë sulme pas sulmesh. Kaloi nga mbrojtja në sulm.

    SHKALLË f. përmb. bised. të gjitha apartamentet që ndodhen në këtë hyrje dhe njerëzit që banojnë në të. Shkalla e pare (e dytë...). Ndërtesë me tri shkallë. Mbledhja e shkallës. Përgjegjësi i shkallës. Në cilën shkallë banon? Shkalla 5, apartamenti 12.

    SHKOLLË f. përmb. bised. tërësia e nxënësve dhe e punonjësve të këtij institucioni. Shkollë fillore (tetëvjeçare, e mesme, e lartë). Shkollë industriale (bujqësore, pedagogjike, ushtarake). Shkollë nor¬male. vjet. Shkollë qytetëse. vjet. Shkollë unike. vjet. Shkollë ushtrimore. Shkollë e ditës. përmb. tërësia e atyre që ndjekin një drejtim të tillë. Shkollë letrare (filozofike). Shkolla romantike (klasike, realiste). Shkollë materialiste (idealiste). Shkolla e piktorëve mesjetarë shqiptarë (e Onufrit). Shkolla e fjalëve dhe e sendeve. gjuh.

    SHKURRE f. bot. 2. përmb. Pyll i imët, imshtë; shkorret.

    SHPENDI f. përmb. Shpesëri. Puplat e sh-pendisë. Ra shpendia nëpër ara.

    SHPESËRI f. përmb. Tërësia e shpendëve, sh-pendët. Shpesëria e egër. Iku shpesëria.

    SHPEZËRI f. përmb. Shpesëri. Fie e ngrihet me shpezërinë.

    SHQIPTARI f. 1. përmb. Tërësia e shqip-tarëve, populli shqiptar. U çua shqip-taria.

    SHTATË num. them. 2. përmb. (të), SHTATA (të). Shtatë së bashku a men-jëherë. Dolën të shtatë nxënësit (të shtata nxënëset). I lexova të shtatë vël-limet.

    SHTAZËRI f. 1. përmb. Tërësia e shtazëve, shtazët, kafshëria. U largua shtazëria.

    SHTEGTARI f. 1. përmb. Tërësia e shtegtarëve që bëjnë një rrugë së bashku, shtegtarët.

    SHTERPËRI f. 1. përmb. Bagëtitë shterpa (zakonisht per dhentë e dhitë). Per mish kishin shterpërinë. Shterpërinë e ndanë veç.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    SHTERPËRIM m. 2. përmb. krahin. shih SHTERPËRI, A 1.

    SHTERPIM m. 2. përmb. krahin. shih SHTERPËRI, A 1.

    SHTJERRI f. përmb. 1. Tërësia e qengjave dhe e kecave, qengjat e kecat së bashku, tufë qengjash e kecash. Mbledhin (nda-jnë) shtjerrinë. Kullot shtjerrinë.

    TEKNOKRACI f. 2. përmb. Tërësia e teknokratëve, teknokratët. Pushteti i monopoleve dhe i teknokracisë. Në duart e teknokracisë.

    TERREN m. 2. përmb. Ndërmarrjet e prod-himit të rrethit, kooperativat bujqësore dhe institucionet lokale kundrejt qendrës dhe institucioneve qendrore; bazë.

    TRE m. num. them. 2. përmb. TRE (të), TRIA (të). Tre ose tri së bashku a men-jëherë. Erdhën të tre shokët (të tria shoqet).

    TRI f. num. them. 2. përmb. TRE (të), TRIA (të). Tre ose tri së bashku a menjëherë. Erdhën të tre shokët (të tria shoqet).

    TRUP m. 6. përmb. Grup njerëzish që kanë punë të njëjtë a detyrë të përbashkët dhe që përbëjnë një kolektiv, një admin¬istrate, një institucion etj. Trupi diplo¬matik përfaqësuesit e shteteve të huaja të akredituar në një shtet. Trupi gjykues kryetari i gjyqit së bashku me anëtarët. Trupi mësimor (pedagogjik) tërësia e ar-simtarëve të një shkolle; të një fakulteti etj. Trupi mjekësor mjekët.

    TURQERI f. përmb. bised. Turqit. Skënder-beu e dërrmoi turqërinë.

    THARK m. 6. përmb. bised. Tërësia e pjellave të një viti të caktuar, bark, brez (per kafshët e per njerëzit); tërësia e fëmi-jëve që kanë lindur gjatë martesës me një grua të caktuar.

    THJESHTERI f. përmb. Tërësia e djemve të gjetur dhe e vajzave të gjetura, thjeshtrit e thjeshtrat.

    UDHËHEQJE f. 4. përmb. Tërësia e drejtuesve, udhëheqësit; organi udhëhe-qës. Udhëheqje e sprovuar. Udhëheqje besnike. Udhëheqja kooperativës (e ndër-marrjes, e ministrisë, e shkollës). Për-bërja e udhëheqjes. Detyrat e udhëheq-jes. Zgjodhën udhëheqjen. E sollën (e zgjodhën) në udhëheqje. Doli në udhëhe¬qje.

    UJQËRI f. përmb. Tërësia e ujqve, ujqit.

    UNIVERSITET m. përmb. bised. stu-dentët dhe punonjësit që bëjnë pjesë në të; ndërtesa e kësaj shkolle. Stu-dentët (pedagogët, punonjësit) e univer-sitetit. Diplomë universiteti. Godinë e universitetit. Sallat (auditorët) e uni-versitetit. Laboratorët e universitetit. Mbaroi (kreu) universitetin. Hyri (u regjistrua) në universitet. Parakaloi uni¬versiteti.

    URTI f. 2. përmb. etnogr. vjet. Këshilli i pleqve, që jepte mendim per një çështje sipas përvojës dhe zakoneve të vendit; pleqësi. E hodhën (e qitën) në urti punën.

    VAJ I m. 3. përmb. Bojëra në ngjyra të ndryshme, që përpunohen me lëngje të tilla dhe që përdoren per pikturë. Pik-turë në vaj.

    VAJZERI f. 3. përmb. Tërësia e va¬jzave, vajzat e një vendi, çupëri. Vajzëria e fshatit. Erdhi gjithë vajzëria. Ishte mbledhur tërë vajzëria.

    VARFERI f. 5. përmb. vjet. Tërësia e njerëzve të varfër, të varfrit. U mblodh varfëria.

    VEGLËRI f. përmb. Tërësia e veglave, veglat që përdoren per të bërë një punë a per një veprim. Veglëri vizatimi. Veglëri per ndezje minash.

    VEGJËLI f. 1. përmb. Shtresat e gjera e të varfra të popullit punonjës, njerëzit e thjeshtë e të varfër kundrejt të pasurve e shfrytëzuesve; masa (në vendet me rend shfrytëzues); kund. pari. Vegjëlia shqiptare. Vegjëlia e qytetit (e fshatit). Interesat e vegjëlisë. Lufta e vegjëlisë. Zëri i vegjëlisë. Shtypet (shfrytëzohet) vegjëlia. Ngriti krye vegjëli.

    VEND m. 13. përmb. Tërësia e njerëzve që banojnë a që jetojnë diku, njerëzit, gjindja e një fshati, e një qyteti, e një krahine, e një shteti etj.; populli, popull-sia. Luftonte vendi per liri. U ngrit i gjithë vendi. Mblodhi tërë vendin. S'e donte vendi. U tund vendi.

    VEPËR f. 4. përmb. Tërësia e atyre që ka krijuar dikush në fushën e artit, të letër-sisë, të shkencës etj.; krijimtaria e dikujt. Vepër e pavdekshme. Vepra e një shkrim-tari. Vepra e Nairn Frashërit. Vepra e Aleksandër Xhuvanit.

    VESHMBATHJE f. përmb. Rrobat, çorapet e këpucët që përdorim per t'u veshur e per t'u mbathur. Veshmbathje pune. Dyqani i veshmbathjes. Industria e veshmbath-jes. Sektori i veshmbathjes.

    VËLLAMËRI f. etnogr. 2. përmb. Tërësia e vëllamëve, vëllamët. U mblodh vël-lamëria.

    VELLAZERI f. 1. përmb. Tërësia e vëllezërve, vëllezërit. U mblodh (erdhi) vëllazëria.

    VËLLAZËRIM m. 2. përmb. shih VËL-LAZËRI, A 1.

    VJEHËRRI f. 2. përmb. Vjehrri dhe vjehrra së bashku.

    XUNKTH m. sh 2. vet. nj. përmb. Kërce-jtë e tharë të kësaj bime, që përdoren per thurje, per fshesa etj. Shportë (***-rige, kolltuk) xunkthi. Prodhime xunk-thi. Fshesë xunkthi. Çati me xunkth. Reparti i xunkthit. Thur me xunkth.

    XHAKONI f. fet. 2. përmb. Tërësia e xhakonëve, xhakonët.

    XHANDARMËRI f. përmb. Trupa ushtarake të veçanta në vendet borgjeze ( para Çlirimit edhe në Shqipëri) që përdoren per të mbrojtur rendin shtetëror në fuqi, per të shtypur lëvizjet demokratike e rev-olucionare dhe per disa detyra të policisë gjyqësore; ndërtesa me zyrat e këtyre tru-pave. Forcat e xhandarmërisë. Zyrat e (kazermat) e xhandarmërisë. Repartet e xhandarmërisë. Postat e xhandarmërisë. Toger(komandant) i xhandarmërisë. E thirren e (mbajtën) në xhandarmëri.

    ZEJTARI f. 2. përmb. Tërësia e zejtarëve.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    hala me fjalorin e enveristave? hala me kostallarin?
    vetem bato e ndonji injorant tjeter i forumit ka mbet qi mbron kostallarin me shoke

    BISHE f. përmb. Grup njerëzish gjakatarë. Bisha fashiste

    ELITE f. përmb. libr. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtre-save, a e grupeve shoqërore sunduese në vendet borgjeze e revizioniste përkun-drejt klasave e shtresave të shtypura dhe njerëzve të thjeshtë; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një tërësie. Elita e priv¬ilegjuar. Elita e shoqërisë (e vendit). Elita e intelektualëve (e ushtrisë). Për-faqësuesit e elites.

    FAKIRFUKARA m. bised. 1. përmb. Shtresa me e varfër e popullsisë në vendet kap¬italiste, që shtypet e shfrytëzohet në mënyrën me të egër, të varfrit, të këpu-turit. Plaçkitin fakirfukaranë. S'çajnë kokën per fakirfukaranë.

    FISNIKËRI f. 2. përmb. hist. Shtresa me e lartë dhe me e privilegjuar e klasës shfry-tëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze, aristokracia feudale; tërësia e fisnikëve; parësia, shtresa me e lartë e një fisi. Fisnikëria feudale.
    deri te f-ja shkova se u merzita

  8. #8
    Mund te ndryshojne shembujt e dhene, por shumica e fjaleve jane shqip dhe nuk kane shume lidhje me komunzimin apo demokracine.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Muhamed Dolaku Lexo Postimin
    Me anë të programeve të linux-it kemi arritur t'i përfshijmë të gjithë emrat përm¬bledhës që janë përfshirë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980. Dhe nga to kemi sajuar, si të thuash, një fjalorth të këtyre lloj emrave në gjuhën shqipe.
    Cfare programi eshte perdorur per te arritur kete, nese me lejohet te pyes?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •