Shisni pasurinė shtetėrore nė mėnyrė qė tė blini borxhin tuaj. Ky ka qenė njė prej propozimeve mė tė ashpra tė pėrfaqėsuesve tė BE-sė, FMN-sė dhe BQE-sė, e ashtuquajtura Trojka, pasi kanė dhėnė dritėn jeshile nė miratimin e kėstit tė katėrt, prej 15 miliardė eurosh qė do tė marrė prej tyre Greqia.
Duke pare se vrima e zeze e borxhit grek nuk mund te mbushet vetem me parate e reduktimeve te rrogave dhe rritjen e taksave, ata kane treguar rrugen e detyrueshme te privatizmit per thithjen e shumes kolosale prej 50 miliardė eurosh deri ne vitin 2015, nepermjet shitjes se nderrmarjeve dhe pasurive te patundshme te shtetit grek.
Mbeten njė sėrė sfidash tė rėndėsishme pėr tė kapėrcyer pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė fiskale dhe rimėkėmbjen ekonomike. Nė tė vėrtetė Greqia ka arritur pėrparim tė konsiderueshėm nė pershtatjen financiare deri mė sot, por duhet te beje me shume pėr tė siguruar deficitet e uleta dhe borxhet dhe pėr tė vėnė financat publike nė njė rrugė tė qėndrueshme, ėshtė shprehur Servaas Deroose, drejtor per Ēėshtjet Ekonomike dhe Financiare nė KE.
Perfaqesuesit e kreditoreve jane shprehur hapur per privatizimin e operatorit te sherbimit elektrik te vendit DEI, te Organizmit te Parashikimeve te Ndeshjeve te Futbollit, te disa porteve te vendit, si dhe te nje sere shitjesh te pasurive te patundshme shteterore.
Ata gjithashtu kane qene teper kritike persa i perket efikasitetit te zbatimit te Memorandumit te Politikės Ekonomike qe ka nenshkruar Greqia me BE dhe FMN. Mekanizmi grek shteteror i perngjan nje Mercedesi qe ecen me shpejtesi 20 km ne ore, kane deklaruar ata, ne menyre karakteristike.
2011 do tė jetė njė vit vendimtar pėr Greqinė pėr tė rivendosur besueshmėrinė dhe politikat e saj ekonomike. Kjo ėshtė njė parakusht pėr Greqinė pėr tė mundesuar daljen nė treg gjatė vitit tė ardhshėm, deklaroi Deroose.
Por megjithate shumė analistė besojnė se Greqia nuk do te jete ne gjendje te trajtoje vetem per nje periudhe trevjecare reduktimin e borxhit te saj kolosal dhe do te kete nevoje per nje ristrukturim te tij.
Nderkohe jane shtuar zerat se FMN dhe BE po shqyrtojne mundesi te ndryshme, per zgjatjen e periudhes se shlyerjes se borxhit grek.
Krijoni Kontakt