
Postuar mė parė nga
leci
Europa eshte krijuar mbi llumin e shteteve si Greqia,Portugalia,Spanja dhe vete Italia.
Mendon qe nuk dihej realisht situata e Greqise apo vendeve te tjera?
Te gjithe e dinin por mbyllen syte perpara avantazheve eventuale qe do ti sillte bashkimi i shteteve ne nje shtet te vetem.
Me thuaj nje shtet qe ka pasur permiresim qe kur eshte bashkuar Europa,me thuaj nje ekonomi te vendeve te BE qe i kall tmerrin Kines dhe Amerikes.
Problemi me i madh i Europes eshte borxhi publik,dhe me bashkimin e Europes u kamuflua deri sot,kur duhet te paguhet sepse e imponon ekonomia e tregut.
Italia ka skadencen e bonove neser,sot shpall ankand bonosh,me te cilat do ta paguaje ato qe i skadojne neser,por me problemin qe nuk ka rritje ekonomike por reēesion,dhe nuk ka siguri nese mund ti paguaje.Ketu hyn ne loje Franca me sistemin e saj bankar,e cila blen borxhin italian,e zbukuron me xhingla dhe pastaj ja fut Greqise,si ndihme per te kaluar momentin e krizes.
Shesin e blejne si te kene qejf e kur vjen momenti per pagesa e han populli i shkret,qe duhet te humbasi punen e ti ulet rroga sepse keshtu e kerkon momentii sakrifices.Une per kete jam solidal me popullin grek qe proteston,dhe me ēdo shoqeri tjeter qe neser do te kete rradhen.
Pra nje loje e piset e politikes-ekonomise-tregut financiar-spekullimeve etj etj
Eshte nje loje ne te cilen jemi thjesht gure qe levizen,buratine.
Te ulin rrogat,te heqin shtesat,te marrin kursimet,te heqin nga puna,te detyrojne te paguash edhe per ajrin qe merr.
Sepse duhet te sakrifikohemi per atdheun,e ky eshte momenti kur ēdokush nga ne duhet te tregoje atdhedashurine.
Sa here i ke degjuar keto fjale?
Disa here,por prit se do te jene refren i diteve ne vazhdim.
Sot e vuan populli grek,neser i vjen rradha Italise.
Per Italine ēfare do te thuash neser?
Qe kane jetuar ne shpatullat e te tjereve,qe kane jetuar siper mundesise reale,qe jane popull dembel,qe nuk krahasohej me Gjermanine dhe Francen....
Krijoni Kontakt