Close
Faqja 52 prej 124 FillimFillim ... 242505152535462102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 1235

Tema: Kriza greke

  1. #511
    Kreditim i mėtejshėm vetėm nė qoftė se bashkė me borxhin “qethen” dhe pagat e sektorit privat

    17-01-2012


    Paralelisht me nėnshkrimin e marrėveshjes pėr “qethjen” vullnetare tė borxhit, Greqisė i duhet tė ndėrmarrė masa tė reja shtrėnguese nė sektorin privat qė tė sigurojė paketėn e re tė ndihmės prej 130 miliardė eurosh.


    Kryeministri grek Llukas Papadhimos foli shkoqur dhe pa hezitimin mė tė vogėl pėr vendosmėrinė e qeverisė sė tij: “Mė e preferueshme ėshtė ekzistenca e bizneseve tė hapura, me paga pak mė tė ulėta, me konsensusin e tė dyja palėve, sesa biznese tė mbyllura dhe mė shumė tė papunė”. Edhe kėto masa qė tingėllojnė realiste, nė kushtet e recesionit tė thellė ekonomik dhe me rreth 1 milion tė papunė, pėr fat tė keq imponohen nga troika pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė re tė ndihmės kolosale prej 130 miliardė eurosh.

    Pa masa strukturore Greqia nuk mund tė kreditohet mė tej

    Gjėrat janė shumė tė thjeshta: qė Greqia tė mund tė vazhdojė tė kreditohet duhet qė ekonomia e saj tė bėhet mė kompetitive, duke ulur vetėkuptohet koston e punės pėr shėrbim dhe produkt. Kėtė gjė e di mirė nė radhė tė parė ministri i Zhvillimit, Kompetivitetit dhe Marinės Tregtare Mihalis Hrisohoidis, i cili njėkohėsisht shprehet autokritik qė “kjo nuk ishte bėrė mė parė dhe nga vetė grekėt”: “Pėr fat tė keq janė ata qė thonė, bėni ndryshime strukturore, modernizoni ekonominė, shtetin, reduktoni kostot, bėhuni mė kompetitivė pėr njėsi” thekson ministri, qė e pranon se nė qoftė se tė gjitha kėto do tė ishin bėrė me kohė dhe siē duhet, “nuk do tė ishte e nevojshme qė tė bėheshin shkurtime horizontale pagash dhe pensionesh”.

    Njė ekonomi konsumi dhe shėrbimesh nuk mund tė jetė kompetitive

    “Tė fillojė tė prodhojė sėrish ekonomia, kjo ėshtė baza e kompetivitetit” i thotė DW ekonomisti dhe analisti Dhimitris Kazaqis, qė jep njė tablo tė zymtė tė shndėrrimit shkatėrrimtar tė ekonomisė greke nė njė ekonomi konsumi dhe shėrbimesh. Sipas tij, nė qoftė se 25 vjet mė parė kontributi i industrisė nė GDP-nė ishte 27-29% sot ėshtė 14%, kurse i bujqėsisė nga 10% sot ėshtė 2%. “Tė ashtuquajturat shėrbime tė llojit parazitar, si spekulimet me paranė, bursa dhe transaksionet e pasurisė sė patundshme nga 14% sot kanė arritur afėr 60%” thotė Kazaqis, qė nė frymėn e oponencės sė tij tė njohur ndaj programit tė kursimeve i konsideron reduktimet e pagave tė sektorit privat njė tjetėr “fiasko” tė kursit tė ndjekur.

    “E drejta pėr punė dhe pagė dinjitoze nuk janė komoditet”

    Pėr profesorin e sė Drejtės sė Punės Aris Kazakos po synohet njė “zhvleftėsim i brendshėm”, pėr tė cilin nuk mund tė thuhet lehtė se bėhet me qėllime spekulative nga tė huajt apo parallinjtė vendas pėr tė blerė badihava biznese dhe prona qė kriza sė shpejti do t'i nxjerrė nė ankand. “Preferoj tė flas pėr rezultatet e kėsaj politike dhe rezultati ėshtė ky, recesion mė i thellė dhe varfėrim mė i madh i shtresave tė tėra” thotė Kazakos dhe shton se “e drejta pėr punė dhe njė pagė dinjitoze nuk janė komoditet por tė domosdoshme pėr njė jetesė tė denjė por edhe pėr vėnien nė eficiencė tė ekonomisė”.

    Njė ekonomi nuk bėhet kompetitive me paga Indie dhe Sudani

    Terreni ofrohet pėr oponencė tė ashpėr nga e majta qė thekson se kompetiviteti presupozon 100 faktorė tė tjerė si teknologjia apo mungesa e korrupsionit dhe burokracisė qė i kanė vendet e zhhvilluara si Gjermania dhe aspak paga tė ulėta qė i ka India apo Sudani. “Nė qoftė se zoti kryeministėr doni tė na bėni Indi ose Sudan, atėherė nuk ėshtė e nevojshme tė bėhet me ndihmėn e fuqive tė huaja, mund ta bėjmė edhe vetė” theksoi kreu i partisė sė majtė SIRIZA Aleksis Cipras. Vetė partnerėt qeveritarė tė sė djathtės dhe nacionalistėve janė deklaruar kundėr paketės sė paralajmėruar me shfuqizimin e pagės minimale (751 euro), prerjen e dy pagave suplementare dhe “ngrirjen” e ēdo shtese deri nė vitin 2015. “Nuk do tė votojmė asgjė qė nuk do tė ketė vulėn e dialogut social” thotė e djathta e Andonis Samaras.

    “Troika” do tė thotė fjalėn e fundit

    Por konsensusi i partnerėve socialė nuk ėshtė aspak ēėshtje e lehtė pėr qeverinė e Papadhimosit, ashtu siē i ndodh edhe me kreditorėt privatė qė pritet tė rifillojnė kėto ditė negociatat e ndėrprera tė PSI pėr “qethjen” e njė pjese tė borxhit. Sindikatat flasin pėr “vija” tė kuqe dhe paralajmėrojnė qeverinė se e drejta pėr rregullim ligjor nė rast se nuk arrihet konsensusi nuk ėshtė zgjidhje. “Tė braktiset ēdo mendim pėr rregullim ligjor” paralajmėroi nė tone ultimatumi presidenti i Konfederatės sė Pėrgjithshme tė Punonjėsve tė Greqisė Janis Panagopullos, qė ndėrkohė tė mėrkurėn ulet nė tryezėn e dialogut tė partnerėve socialė me organizatat e punėdhėnsve dhe sindikatave. Por qeveria nuk e fsheh se edhe marrėveshje tė arrihet ėshtė “troika” ajo –tė premten mbėrrijnė dhe krerėt e saj nė Athinė- qė do tė thotė fjalėn e fundit se ku dhe si do tė bėhen shkurtimet dhe ēdo tė bėhet me pagėn minimale.

    Autor: Niko Anagnosti

    Redaktoi: Elert Ajazaj

    dw

  2. #512
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    E cfar krize thoni ju.......... keta ne mars kane kerkuar te blejne 60 avione luftarak nga Gjermania
    T'emen o rrufjane te medhenj paskan qene keta greqaret

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #513
    Dėshtojnė bisedimet, Greqia pranė falimentimit

    22/01/2012 11:20

    Bisedimet midis Greqisė dhe kreditorėve pėr njė kredi tė ri madhore kanė dėshtuar, pasi kryenegociatori u largua tė dielėn nga Athina pa arritur nė njė marrėveshje paraprake.

    Instituti Ndėrkombėtar i Financės, qė pėrfaqėson grupin e huadhėnėsve, informoi se njė skuadėr teknike do tė mblidhet sė shpejti dhe do tė punojė pėr detajet e negociatava, tė cilat do tė vazhdojnė me telefon.

    Mė parė, Athina kishte shprehur besimin e saj se njė marrėveshje pėr kėstin e ti madhor tė huasė mund tė arrihej pėrpara fundit tė kėsaj jave. Kryeministri Papadhimos ka bėrė tė qartė se nėse nuk do tė marrė ndihmėn financiare, vendit nuk i mbetet gjė tjetėr pėrveēse tė shpallė falimentimin.

    ”Pa paketėn e shpėtimit prej 130 miliardė eurosh nga BE dhe FMN, ėshtė e pamundur qė Greqia tė paguajė detyrimet e dy muajve tė ardhshme”, u shpreh ai.

    Instituti Ndėrkombėtar i Financės, qė pėrfaqėson kreditorėt privatė, mohoi qė drejtori i tij i pėrgjithshėm, Charles Dallara dhe kėshilltari i tij, Jean Lemierre, u larguan papritur tė shtunėn, duke argumentuar se kishin “takime tė paanullueshme tė fiksuara qė mė parė”.

    Njė marrėveshje tashmė duket e pamundur tė arrihet pėrpara mbledhjes sė Ministrave tė Financave tė Eurozonės, javėn e ardhshme.

    Nė muajin nėntor, vendet e BE-sė pranuan qė t’i akordonin Greqisė njė hua tė re madhore dhe t’i falnin 50% tė borxheve, nė kėmbim tė disa reformave thelbėsore. Pamundėsia e autoriteteve pėr tė zbatuar tė gjitha reformat e kėrkuara, ka vendosur nė pikėpyetje vazhdimin e mbėshtetjes sė Brukselit pėr vendin Helen.

    top-channel

  4. #514

    Shqiptare qe jetoni ne Greqi. Parate ne Shqiperi se perndryshe mbete me gisht ne goje

    Greqia pėrfundimisht falimenton

    Edhe nėse qeveria arrin marrėveshje me rektorin privat pėr uljen e nivelit tė borxhit, Greqia nuk mund tė shmangė falimentimin thotė ekspertėt.

    John Chambers, drejtues i Standard & Poor’s thotė se negociatat me sektorin prijatar mund tė shihet si falimentim. Sipas tij nė Greqi do tė ndodhė njė “faliment selektiv”.

    Chambers ka bėrė kėtė deklaratė gjatė diskutimeve tė njė paneli mbi borxhin evropian. Tė tre ekspertėt thanė se Greqia nuk do mund tė shlyej borxhin dhe falimenti ėshtė i pashmangshėm.

    “Nuk ėshtė e thėnė qė falimenti i Greqisė tė ketė njė efekt dominon nė eurozonė” nėnvizon Chambers.

    top-channel


    Si thote i nderuar Brari di fjale ne lidhje me krizen greke.

    Shqiptare qe jetoni ne Greqi. Parate ne Shqiperi se perndryshe mbetet me gisht ne goje.

    Mos t'ju zere muaji mars parate ne bankat greke se pastaj le qe do t'ju zhvleresohen, por edhe nuk do te arrini ti merrni per shume vite!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 25-01-2012 mė 16:21

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Te gjithe shkruaj artikuj gazetash dhe as nje nuk thote qe Greqia duhet te ndryshoje strukturat e shtetit.Me ata struktura qe ka nuk i pershtatet EU.E mbyt Europa me parat qe i jep.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  6. #516

    Makthi i falimentimit nuk i shqitet Greqisė

    Makthi i falimentimit nuk i shqitet Greqisė

    Marrėveshja e PSI pėr “qethjen„ e borxhit grek me rreth 100 miliardė euro ėshtė ēėshtje kohe. Por kjo nuk shihet me optimizmin e duhur nga vetė grekėt


    Nė Athinė, ku u gjend sėrish dhe tė premten u takua me kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizellos pėrfaqėsuesi i Institutit tė borxhit privat "IIF" Charles Dallara, vazhdojnė bisedimet intensive pėr arritjen e marrėveshjes pėr “qethjen” e borxhit grek. Marrėveshja e shumėpritur, qė do tė reduktojė me rreth 100 miliardė euro borxhin aktual prej 375 miliardė eurosh dhe do tė hapė rrugėn pėr marrėveshjen e re tė kreditimit prej 130 miliardė eurosh, mund tė arrihet sikurse tha vetė komisioneri evropian pėr ēėshtjet ekonomike Olli Rehn “brenda wikendit dhe sidoqoftė brenda janarit dhe jo shkurtit”.

    “Qethje” deri 70% por edhe memorandum masash tė reja shtrenguese


    Por ky lajm i mirė -thuhet se “qethja” mund tė arrijė nė 70% dhe kamata e obligacioneve tė reja do tė kufizohet nė 3.75% - shoqėrohet dhe me njė lajm tė “keq”: njė memorandum masash tė reja shtrenguese nga ana e troikės me reduktime pagash dhe pensionesh, tatime tė reja tė pronave, lirime nga puna nė sektorin publik dhe hapjen e profesioneve tė mbyllura qė nė formėn e ultimatumit iu dorėzua partive dhe qeverisė pėr adoptim dhe zbatim. “Do tė nėnshkruajmė marrėveshjen e kreditimit pėr tė siguruar vijimėsinė e financimit qė i nevojitet ekonomisė greke apo jo?” ishte pyetja e shtruar nga zėdhėnėsi i qeverisė Pandelis Kapsis nė formėn e njė dileme tė re pėr forcat politike dhe shoqėrinė greke qė reagon e shokuar ndaj cunamit tė ri tė masave.

    PSI nuk e bėn borxhin tė menaxhueshėm

    Qeveria shpreson se me “qethjen e shekullit” -do tė ulė me 4.5 miliardė euro kuotėn e pėrvitshme tė kamatave prej 17 miliardė eurosh- dhe krijimin e tepricave tė para primare pėr kėtė vit do tė fillojė edhe kthesa nė ekonominė e saj nė recesion tė thellė (aktualisht -7%) pėr tė pestin vit me radhė. Por nuk ndajnė tė njejtin optimizėm edhe qytetarėt grekė, qė tė rrėnuar nga papunėsia dhe taksat e njėpasnjėshme, bėhen gjithnjė e mė mosbesues ndaj kursit tė ndjekur. “Kurrė dhe asnjė nuk u ka premtuar grekėve se nė qoftė e do tė merret edhe ky kėst, nė qoftė se do tė nėnshkruhet edhe kredia e re, nė qoftė se do tė kurorėzohet edhe PSI (Private Sector Involvement) borxhi do tė mund tė bėhet i menaxhueshėm” thotė profesori i sė drejtės sė punės Aris Kazakos, i cili si shumė oponentė tė tjerė tė kursit tė ndjekur e cilėson edhe marrėveshjen e PSI “katastrofale” pėr ekonominė greke.

    “Vendi ndodhet nė falimentim de facto”

    Borxhi i ri do tė shkojė pėr shlyerjen e borxhit tė mėparshėm dhe jo pėr rivėnien nė efiēensė tė ekonomisė dhe tek e fundit nė kohėn qė do tė ulet me 100 miliardė euro do t'i shtohen 130 miliardė euro tė tjera, mendon Kazakos, qė e konsideron tė paevitueshėm falimentimin. “Nė kėto momente vendi ndodhet nė njė falimentim de facto. Falimentimi i kontrolluar, qė propagandojnė zonja Merkel dhe zoti Sarkozy, do tė ketė tė njėjtin rezultat me falimentimin e pakontrolluar, me tė vetmin ndryshim se do tė jenė varfėruar skajshėm njerėzit e kėtij vendi dhe do tė ketė dalė nė ankand pasuria publike” thotė Kazakos, i cili sheh si zgjidhje pezullimin e pagesave. Nuk ka pėrgjigje tė lehtė sigurisht kur pyetet se ēdo tė bėhet me pagat dhe pensionet apo me bankat nė qoftė se vendit i hiqet papritur “priza” nga kreditorėt, pra me menaxhimin e asaj situate qė guvernatori i Bankės sė Greqisė Provopullos e quan “skėterra e daljes nga euro”. Por si shumė ithtarė tė “dėbimit tė troikės” sjell shembullin e Argjentinės qė 10 vjet pas falimentimit tė saj ka 6.5 % ritme zhvillimi dhe 6% papunėsi.

    “Edhe receta e gabuar edhe kuzhinieri i keq”

    Skenarėt e falimentimit marrin e japin dhe fiksohen akoma edhe nė tituj librash si ai i analistit mė nė zė tė Greqisė Stavros Ligeros tė promovuar kėto ditė me titullin “Nga kleptokracia tek falimentimi”. Analisti grek, qė mė se njė herė ka theksuar se “pėr fat tė keq edhe falimentim do tė ketė edhe i pakontrolluar do tė jetė”, shikon pėrgjegjėsi tė dyfishtė pėr kolapsin e ekonomisė greke. “Edhe receta ishte e gabuar edhe kuzhineri i keq” thotė Ligeros, duke fajėsuar si troikėn po kėshtu edhe qeverinė qė e pavullnetshme, siē ėshtė treguar, edhe njė herė kėto ditė u pėrball me barazhin e kritikave tė partnerėve evropianė pėr “kalendat greke” nė zbatimin e programit.

    Analistėt: “Rrugė pa kthim drejt varfėrimit tė popullit”

    I njėjti skepticizėm edhe nė media, ku vėshtirė sė mund tė gjesh njė fjalė tė mirė pėr programin e troikės. “Unė besoj se kemi hyrė nė njė rrugė pa kthim dhe se fundi i saj do tė jetė varfėrimi i plotė i popullit grek” i thotė DW analisti politik Fotis Papulias, i cili beson se “edhe kurorėzimi i PSI nuk do ta bėjė tė menaxhueshėm borxhin grek”. E keqja mė e madhe, sipas tij, janė masat qė e shoqėrojnė dhe kushtėzojnė kreditimin e ri tė “qė nė qoftė se do tė zbatohen atėherė dilema shekspiriane tė jetosh apo tė mos jetosh do tė ketė marrė pėrgjigjen e saj nė Greqi, dhe sigurisht do tė jetė tė mos jetosh”. Por sikurse thuhet, nuk ka situatė pa njė tė dalė dhe nė kėtė rast analisti grek tregon kutinė e votimit, zgjidhjen e vetme pėr demokracitė. “Ose shoqėria greke do tė dėrgojė disa njerėz nė shtėpinė e tyre dhe do tė ulet poshtė tė shikojė se ē'ekonomi dhe ē'shoqėri do, ose zonja Merkel do tė dėrgojė komisionerin e saj pėr tė qeverisur Greqinė” pėrfundoi analisti grek.



    Autor: Niko Anagnosti

    Redaktoi: Esat Ahmeti

    dw

  7. #517

    "Lista e turpit" nė Greqi

    Evropa | 24.01.2012

    "Lista e turpit" - Njė hap para nė krizėn e borxheve greke?

    "Lista e turpit" nė Greqi

    Rreth 15 miliardė euro borxh i kanė shtetit tė kapluar nga kriza mėkatarėt grekė tė taksave. Sipėrmarrės tė mėdhenj, sportistė dhe kėngėtarė ndodhen nė listėn e publikuar nė internet me mbi 4.100 emra.


    Qė legjenda e muzikės greke, Tolis Voskopoulos do tė trajtohej para medieve si njė kriminel i rėndomtė, fansat e tij do ta konsideronin si tė pamundur para pesė vitesh. E megjithatė kjo ndodhi: kėngėtari i kėngėve sentimentale, i cili nė vitet e shtatėdhjeta theu zemrat e grave mė krenare ėshtė njė nga mėkatarėt mė prominentė tė borxheve nė listėn qė ministri grek i Financave Evangelos Venizelos e publikoi tė dielėn mbrėma (22.01.) nė internet.

    "Mėkatarėt" e famshėm

    Fillimisht ylli i muzikės pop i kishte borxh shtetit grek 5.5 milionė euro. Kur gazeta mė e njohur e Athinės "Eleftherotypia" zbuloi nė vitin 2010 mashtrimet tatimore tė Voskopoulos-it, gruas sė tij iu desh tė japė dorėheqjen nga posti i zėvendėsminisres sė Turizmit, ndėrsa kryeministri i sapozgjedhur Giorgos Papandreou u ballafaqua me skandalin e parė tė madh - pėr ironi nė njė kohė kur ai planifikonte t'iu bėnte thirrje grekėve pėr kursime.

    Edhe sipėrmarrėsi dhe ish-pronari i klubit futbollistik tė Ligės sė parė "PAOK Saloniki", Giorgios Batatoudis mund tė shihet si njė figurė simbolike e krizės greke. Nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, ai bėri emėr si sipėrmarrės nė sektorin e ndėrtimeve. Sipas medias greke ai nė atė kohė kishte pėrfituar nga fondet e BE-sė si dhe nga kontaktet e tij tė mira me socialistėt nė pushtet. Brenda pak vitesh ai ishte aktiv nė shumė fusha, si sipėrmarrės televiziv, spekulant bursash dhe pronar i njė kompanie tė telekomunikacionit pėr tu larguar pas ca vitesh pėrfundimisht nga Greqia. Ai u arrestua nė Libi nė shtator tė vitit 2011, vetėm pas pėrmbysjes sė regjimit tė Gaddafit dhe u ekstradua pėr nė Greqi. Ai i ka sot borxh shtetit grek 2,5 milionė euro.

    "Lista e turpit" me 4152 emra

    Lista e evaduesve tė taksave ėshtė bėrė temė nė Greqi: 4152 emra nė gjithsej 170 faqe, borxhi total i tyre rreth 15 miliardė euro. Qysh verėn e kaluar, ministri i Financave Evangelos Venizelos donte tė publikonte kėtė "Listė tė turpit", siē e quan ai, por kjo gjė i mori mė shumė kohė. Avokatėt e tij u desh sė pari tė sqaronin ēėshtjet qė kishin tė bėnin me ruajtjen e tė dhėnave private, thuhet nė qarqet e ministrisė sė Financave.

    Nė mes tė nėntorit Venizelos shtoi edhe njėherė presionin: sipėrmarrės tė famshėm dhe figura tė shquara publike u prangosėn si mashtrues tė taksave dhe tė gjithė grekėve tė cilėt i kishin shtetit borxh mė shumė se 150 mijė euro iu dha njė ultimatum i qartė: ata ose do tė lajmėrohen vullnetarisht brenda dhjetė ditėve nė zyrėn e tatimeve pėr tė shprehur pendimin ose ministria e Financave do tė publikojė listėn me emrat e tyre.

    U tha, u bė. Por tani shumė kush shtron pyetjen nėse kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė mbledhur detyrimet tatimore. Pėrvoja e deritanishme ėshtė e hidhur: nė dhjetor 2011 e pėrditshmja e Athinės "Ta Nea" raportonte se nga 17 sipėrmarrėsit e arrestuar tė cilėt akuzohen pėr gjithsej 5.5 milionė euro borxh, janė mbledhur vetėm 50 mijė euro. Pėr mė tepėr, ligji grek i taksave ėshtė tejet i komplikuar dhe konfuz, shpesh puna e inspektorėve tatimorė has nė pengesa pėr shkak tė rregulloreve kontradiktore dhe difektet nė ligj. Kėshtu qė edhe nėn drejtimin e ministrit Venizelos, ministria greke e Financave do tė jetė nė gjendje tė mbledhė vetėm njė pjesė tė vogėl tė miliardave qė i takojnė me ligj.



    Autorė: Jannis Papadimitriou / Esat Ahmeti

    Redaktoi: Mimoza Kelmendi

    dw

  8. #518
    Greqinė nuk e beson njeri

    01/02/2012 02:35


    Pas njė samiti qė u zhvillua nė njė klimė tė rėndė pėr Greqinė kryeministri Lukas Papadhimos ka parė se askush nuk e ka dėgjuar dhe besuar raportin e tij, se vendi ka kryer nė 2011 gati 80% tė reformave qė pėr mė se njė dekadė Greqia nuk kishte mundur t’i zbatonte.

    Athinės i ėshtė dhėnė njė afat prej vetėm 7 ditėsh pėr marrjen e masave tė reja shtrėnguese nė mėnyrė qė tė pėrfundojė marrėveshja me ekspertėt e troikės dhe mė pas tė procedohet pėr lėvrimin e ndihmės prej 130 miliard eurosh.

    “Bėni mirė punėn tuaj dhe deri nė fund tė javės tė keni rezultate”, ka deklaruar kreu i Eurogrupit, Jean Clode Junker.

    Papadhimos qė konsideron tė mbaruar marrėveshjen pėr shkėmbimin e bonove dhe reduktimin e borxhit grek, do tė negociojė vetė me specialistėt eBE, FMN dhe BQE, qė kėrkojnė pushimin e 150 000 nėnpunėsve shtetėrorė deri nė 2015, shitjen e shumė pasurive shtetėrore me njė vlerė prej 35 miliard euro, njė sistem modern taksash dhe sigurimesh shoqėrore, modifikimin e marrėdhėnieve tė punėsimit dhe liberalizimin e profesioneve.

    “Kjo pėrpjekje nėnkupton sakrifica tė rėndėsishme pėr popullin grek, tė cilat shprehen nė tregues tė ndryshėm sic janė papunėsia e madhe dhe reduktimi i tė ardhurave reale”, tha Lukas Papadhimos, Kryeministėr i Greqisė.

    Kreu i qeverisė greke beson se paketa e masave tė reja do tė votohet nga parlamenti, sepse ky veprim do tė shpėtojė vendin.

    Duke parė presionin mbi Athinėn dhe pamundėsinė e saj pėr zbatimin e reformave, britanikėt kėmbėngulin pėr daljen e "butė" tė Greqisė nga zona e euros.

    Ashtu sic shkruan sot “The Times” e Londrės, Greqia duhet tė pėrvetėsojė monedhėn e saj, dhrahminė e re, qė do tė jetė ekuivalente si me dollarin ashtu edhe me euron. Nė kėtė mėnyrė do tė ketė vlerėsim pozitiv nga tregjet dhe do t’i mbijetojė krizės, duke ndihmuar edhe vetė vendet e euros.

    top-channel

  9. #519
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Njė eurodeputet krahason projektin gjerman pėr Greqinė me periudhėn naziste




    BRUKSEL - Eurodeputeti euroskeptik britanik, Nigel Farage, krijoi njė skandal dje nė Parlamentin Evropian duke krahasuar projektin gjerman pėr tė vendosur Greqinė nėn mbikėqyrjen buxhetore tė njė komisioneri evropian me njė "gauleiter" nazist nė Athinė.

    "Nė fakt, ėshtė thjesht njė pozicion negociues, por tani askush nuk mund tė mohojė se Greqia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė koloni", deklaroi eurodeputeti Farage.

    Mbiemri "Gauleiter", i referohet administratorėve politikė nazistė pėr ndarjet territoriale tė Rajhut nazist, ēka shkaktoi menjėherė reagime zemėrimi tek deputetėt gjermanė.

    Kėshtu qė, i zgjedhuri Vert Reinhard Bütikofer akuzoi eurodeputetin Nigel Farage se po pėrhapte urrejtje nė Parlamentin Evropian, urrejtje mes popujve evropianė dhe i kėrkoi tė kėrkonte falje.

    Duke refuzuar tė kėrkonte falje, Nigel Farage justifikoi krahasimin duke argumentuar se gazetat gjermane portretizonin grekėt si dembelė dhe tė padobishėm dhe italianėt si frikacakė dhe nė kėmbim shtypi i kėtyre vendeve krijonte karikatura tė figurave tė rėndėsishme tė skenės politike gjermane, tė cilėt vishen me uniforma naziste.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #520
    Kontrolli eshte normale te kete se po kerkojne miliarda dollare borxh. Nuk ti jep njeri qe te besh qef pa patur garanci se ke ne plan ti paguash ato borxhe.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •