Greqia ben mire te dale nbje here nga Europa Union.Pas disa kohe me struktura e superstruktura te reja shteterore te hyje perseri ne EU.
Greqia ben mire te dale nbje here nga Europa Union.Pas disa kohe me struktura e superstruktura te reja shteterore te hyje perseri ne EU.
Da steh' ich nun, ich armer Tor,
Und bin so klug als wie zuvor!
mbetet thjesht te presim edhe te shikojm se cdo ndodhi me shtetin greek
shpresoj qe shqiptaret atije te gjejn nje zgjellje gjithashtu edhe populli greek
Partizoni
Ekonomia | 07.01.2012
Argjentina: Nga falimentimi deri tek vendi i mrekullive ekonomike
Bumi ekonomik nė Argjentinė lidhet me emrat e Nestor Kirchner dhe gruas sė tij Cristina
Argjentina ka bėrė tė pamundurėn. Para 10 vitesh vendi shpalli falimentin, ndėrsa sot ėshtė njė vend me rritje tė jashtėzakonshme ekonomike. Po a mund tė pėrdoret Argjentina si shembull pėr Greqinė?
Argjentina para dhjetė vitesh ishte midis krizės mė tė madhe nė 200 vjetėt e fundit. Njerėzit dilnin me pjata nė rrugė dhe protestonin kundėr udhėheqėsisė sė tyre politike, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė sociale dhe ekonomike nė vend.
Que se vayan brohorisnin demonstruesit. Aa kėrkonin qė politikanėt tė shporren nga postet e tyre. Pati edhe incidente tė rėnda dhe mbi 40 persona tė vrarė.
Argjentina kishte falimentuar dhe ishte shkatėrruar ekonomikisht nga korrupsioni dhe politikanėt e korruptuar. Vendi kishte borxh mė shumė se 170 miliardė dollarė amerikanė. Papunėsia ishte shumė e lartė, ndėrsa fėmijėt vuanin nga uria. Roberto Lavagna nuk mund tė basojė as sot se sa e keqe ishte gjendja nė vendin e tij: Situata ishte shumė e keqe. Shumė historianė thonė se kjo ishte kriza mė e thellė qė nga viti 1890, pra nė 110 vitet e fundit. Gjendja sociale ishte e tmerrshme. 52 % e njerėzve jetonin nė varfėri.
Fillimi i reformave dhe hapat qė janė bėrė.
Roberto Lavagna u zgjodh nė vitin 2002 si ministėr i Ekonomisė dhe sė bashku me presidentin e mėvonshėm Nestor Kirchner, nisi reformat. Kirchner shpalli falimentimin e vendit, por bėri pagesat e domosdoshme ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė ruajtur hapsirėn manovruese. Ai thjesht injoroi njė pjesė tė madhe tė borxheve tė huaja dhe urdhėroi uljen e jashtėzakonshme tė vlerės sė monedhės vendore Peso. Argjentina filloi ngadalė tė bėhet konkurrente nė treg.
Nė kėtė proces ka pasur disa zhvillime thelbėsore: Sė pari, vendosėm qė konsumi tė trajtohet si motor i shėrimit ekonomik. Nė 20 vitet e fundit Argjentina varej nga eksporti dhe investimet. Ndėrsa konsumi i brendshėm ishte lėnė pas dore. E dyta dhe vendimtarja ishte: Argjentina kishte nevojė pėr mjete financiare shtesė. Dhe sė treti, ėshtė dashur tė pranojmė se borxhet tona kanė arritur njė nivel kaq tė lartė sa qė nuk ishin nė gjendje t'i kthejmė. Marrja e borxheve tė reja ishte e pashmangshme sikur edhe shlyerja e disa borxheve, pohon Lagagna.
10 vite mė vonė, nė Buenos Ajres dhe qytetet tjera tė Argjentinės nuk ka mbetur gati asnjė gjurmė nga kjo krizė. Njerėzit kanė tani shumė mė shumė para nė portofol dhe shpenzojnė mė shumė. Kriza globale gati qė nuk vėrehet aspak. Presidentja Cristina Kirchner ėshtė krenare me rezultatet e arritura. Argjentina ėshtė shndėrruar nga njė vend nė falimentim, nė njė vend tė mrekullive ekonomike.
Transformimi i jashtėzakonshėm
Ne jemi tani nė njė Argjentinė tė re. Vendi ka bėrė njė hap shumė tė madh, sepse mė parė papunėsia ishte 25 %. Borxhet arrinin shifrėn prej 140 % tė prodhimit bruto, ndėrsa ēdo i dyti jetonte nė varfėri. Sot kemi njė vend me rritjen mė tė madhe ekonomike nė 200 vitet e fundit, thotė presidentja.
Argjentinasit e shikojnė me kureshtje krizėn financiare nė vendet tjera. Atyre u kthehen kujtimet e kohėrave tė kaluara, sepse e kanė shumė tė qartė se ēfarė do tė thotė falimentimi i njė vendi. Argjentina tani pėr tani s'ka tė bėjė me kėtė krizė. Por argjentinasit e kanė tė qartė se kriza mund tė kthehet.
Autor: Julio Segador/Bahri Cani
Redaktoi: E. Xhani
dw
Revolution 1848
Publikuar: 08.01.2012 - 20:13
Athinė, 8 janar - Dyshimet lidhur me aftėsinė e Greqisė pėr tė zgjidhur financat, po shoqėrohen me opsionin e rritjes sė masės sė prerjes sė borxhit grek pėrtej 50 pėr qind.
Fondi Monetar Ndėrkombėtar e konsideron tė pamjaftueshėm programin e rregullimit fiskal dhe thekson se mund tė jenė tė nevojshme lėvizje tė reja pėr tė shmangur falimentimin.
Se ēfarė nėnkuptohet me lėvizje tė reja, e sqaron kryeekonomisti i FMN-sė, Olivier Blanchard, i cili beson se prerja e borxhit grek mund tė ketė nevojė tė tejkalojė 50%, masė e parashikuar nė marrėveshjen e samitit tė tetorit tė BE-sė. "Ne kemi nevojė pėr njė reduktim tė ndjeshėm, qė Greqia tė mundet tė marrė frymė", tha ai pėr CNBC.
Nė tė njėjtėn gjatėsi vale ėshtė edhe kryetari i Kėshillit Shkencor tė Ministrisė gjermane tė Financave, Clemens Fouest, i cili e konsideron tė pamjaftueshėm zvogėlimin e borxhit.
"Greqia pėr mendimin tim ėshtė tashmė e falimentuar. Dhe pjesėmarrja "vullnetare" nė prerjen e borxhit, nė fakt, nuk ishte vullnetare, sepse huadhėnėsit u detyruan tė marrin pjesė, gjė qė shkaktoi pasiguri tė madhe. Unė mendoj se mirė do tė ishte tė thuhej ndershmėrisht se qeveria greke nuk mund tė paguajė borxhet e saj", tha ai, transmeton BW.
Ndėrkaq, pas pak ditėsh pritet tė mbėrrijė nė Athinė ekipi i Treshes pėr negociata tė reja me qeverinė greke, qė do tė mundėsojnė marrėveshjen e re tė kredisė sė ndihmės pėr Greqinė.
Negociatat vlerėsohen shumė tė vėshtira, pėr shkak se nė tryezė do tė hidhet diskutimi pėr uljen e pagave minimale nė sektorin privat, ēėshtja e evazionit fiskal, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe hapja e profesioneve tė mbyllura.
Pritet qė Treshja tė kėrkojė uljen e pagave minimale, duke iu afruar shifrės 566 euro, siē janė nė Portugali, si dhe tė shfuqizohet dhėnia e pagės sė 13 a 14 mujore gjatė vitit.
Tė martėn, sindikatat e sektorit privat pritet tė takohen me pėrfaqėsues tė punėdhėnėsve, pėr tė pėrcaktuar pozicionin e tyre ndaj kėrkesave tė Treshes evropiane.
koha ditore
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-01-2012 mė 16:11
Nė kėrkim tė punės nė Gjermani
Para sė gjithash grekėt dhe spanjollėt e rinj kėrkojnė njė vend pune nė Gjermani, ku kėrkohen forca tė specializuara.
E krahasuar me vende tė tjera evropiane, Gjermania, pas Austrisė, Luksemburgut dhe Hollandės ėshtė vendi me nivelin mė tė ulėt tė papunėsisė. Tė fundit nė radhitje, sipas Eurostatit, Zyrės sė Statistikave tė BE janė Greqia dhe Spanja. Nė kėto vende, gati njė nė dy vetė nėn moshėn 25 vjeē ėshtė i papunė. Kėshtu qė gjithnjė e mė shumė vetė nga vendet e krizės sė euros kėrkojnė njė vend pune nė Gjermani, thotė Monika Varnhagen, Drejtoreshė e Shėrbimit tė Ndėrmjetėsimit Ndėrkombėtar tė Punės (ZAV), tė Agjencisė Federale tė Punės:
"Momentalisht situata ėshtė e tillė, qė interesin mė tė madh pėr punėsim nė Gjermani e ndeshim nė Greqi dhe nė Spanjė. Por ne kemi aktivitete edhe nė Portugali e pėr shembull edhe nė Itali. Kėto nuk janė lėvizjet, me tė cilat ndeshemi nė Spanjė. Por edhe atje ka persona tė interesuar potencialisht, tė cilėt vijnė me dėshirė pėr tė punuar nė Gjermani."
Monika Varnhagen, ZAVMonika Varnhagen, ZAV
Parakusht pėr njė punėsim tė mirė, megjithatė janė njohuri tė mira tė gjuhės gjermane:
"Sepse, si shkollimi nė Gjermani, ashtu edhe punėsimi kėtu do tė kurorėzohen vetėm atėherė nga suksesi, kur tė ekzistojnė tė paktėn bazat e gjuhės gjermane, mbi tė cilat mund tė mbėshtetesh gjatė qendrimit nė Gjermani."
Nevoja pėr inxhinierė tė kualifikuar, pėr forca tė specializuara teknike, pėr punonjės nė biznesin e gastronomisė dhe tė hoteleve, pėr infermiere dhe pėr mjekė nė Gjermani po rritet. Sė bashku me partnerėt e saj, Shėrbimi i Ndėrmjetėsimit Ndėrkombėtar tė Punės (ZAV) informon pėr mundėsi punėsimi nė Gjermani:
"Kėshtu ne ndėrmjetėsuam pėr shembull njė mjeke tė specializuar, njė psikologe pėr fėmijė nė njė klinikė nė Bedburg (Landi i Renanisė Veriore- Vestfalisė), e cila dinte shumė mirė gjermanisht. Edhe klinika ishte shumė e entuziazmuar, qė pati njė mjeke tė kualifikuar, e cila punon nė Bedburg."
Veē kėsaj, pėrmes ZAV-it muajt e fundit sipėrmarrje gjermane kanė pasur mundėsi nė aktivitete nė Spanjė dhe nė Greqi qė tė bisedojnė drejtpėrdrejt me persona qė kėkrojnė punė: "Ne organizojmė atje ditė rekrutimi, ku zgjidhen kandidatėt dhe punėdhėnėsit mund tė zhvillojnė nė vend biseda, pėr tė njohur kandidatė tė ndryshėm. Konkurset po vazhdojnė edhe tani, por nė rastin e personave super tė kualifikuar kjo ndodh shpesh, qė konkurset zgjasin shumė. Por punėdhėnėsit kanė qenė shumė entuziastė me cilėsinė e kualifikimit tė kandidatėve, qė kanė njohur atje."
Me kėtė ofertė, ZAV reagon ndaj ndryshimit tė gjendjes nė tregun e punės nė Gjermani. Sepse nė sajė tė konjukturės sė mbarė, punė kanė gjetur edhe shumė tė papunė. Ky ėshtė edhe njė nga shkaqet qė numri i gjermanėve qė duan tė fitojnė para nė botėn e jashtme ėshtė ulur qė prej njė viti.
Autor: Monika Lohmüller/ Auron Dodi
Redaktoi: Angjelina Verbica
dw
10 Janar 2012 - 10:06 | Rajoni
Akropoli tė jepet me qira, propozim i deputetit grek
Nga ANILA JOLE
Akropoli tė jepet me qira, propozim i deputetit grekATHINE - Kriza ekonomike nė Greqi po prodhon lloj lloj idesh pėr mėnyrėn sesi vendi mund tė shpėtojė prej saj.
Njė propozim i tillė vjen nga deputeti i partisė Demokracia e re, Gerasimos Giakoumatos.
Nė njė intervistė radiofonike, Giakoumatos tha se duhet parė mundėsia qė Akropoli apo vende tė tjera arkeologjike tė Greqisė, tė jepen me qira nė individė tė ndryshėm pėr tė fituar kapital e pėr tė mbushur arkėn e shtetit.
I pyetur nga radio Hapi, nė qoftė se kjo gjė ėshtė poshtėruese pėr Greqinė, z. Giakoumatos tha se poshtėruese ėshtė tė lypėsh para nga jashtė ose tė shohėsh turistėt, qė vijnė nga Kina apo nga Finlanda pėr tė parė Akropolin dhe e gjejnė atė tė mbyllur.
"Nė vend qė tė shkurtojmė pagat dhe pensionet, mė mirė tė japim me qira Akropolin dhe tė tjera objekte arkeologjike, duke lėnė pas nostalgjitė e sė kaluarės dhe duke para pėrpara tė ardhmen e vendit tonė", tha Giakoumatos. Deputeti theksoi se nuk bėhet fjalė pėr shitje. Gjithcka tė kryhet nėn mbikqyrjen e shtetit, tha ai.
Ky propozim vjen nė njė kohė kur klima nė raportet mes Greqisė dhe huadhėnėsve tė saj, nuk ėshtė edhe aq pozitive. Nė Athinė pritet me ditė ardhja e Trojkės pėr negociata tė reja, ku do tė kėrkohen ndėrhyrje tė fuqishme nė sektorin privat, si ulja e pagės minimale dhe shfuqizimi i pagės sė 13 dhe 14 nė kėtė sektor, shkurtime pensionesh suplementare, largime tė tjera nga puna, masa tė reja kundėr evazionit etj.
Para se tė mbėrrijė nė Athinė, Trojka ka dhėnė mesazh tė qartė, se nėse nuk ka pėrparim nė zbatimin e angazhimeve tė ndėrmarra nga qeveria, atėherė nuk do tė shkohet drejt lėvrimit tė kėstit tė gjashtė, ende tė ngrirė.
Nė kėto kushte, Papadhimos po merr kontakte me liderėt politikė, nė mėnyrė qė tė marrė prej tyre mbėshtetjen pėr masat e kėrkuara, pasi sic u shpreh vetė disa ditė mė parė, nėse kėto masa nuk zbatohen, vendi do tė falimentojė.
Nga ana tjetėr, FMN apo partnerė tė tjerė financarė kanė deklaruar se Greqia nuk ėshte e aftė tė rregullojė financat dhe ėshtė i nevojshėm njė reduktim i mėtejshėm i borxhit grek. Sipas kreut tė kėshillit shkencor tė ministrisė gjermane tė Financave, Greqia ėshtė tashme e falimentuar dhe thjesht duhet tė deklarojė pamundėsine e saj pėr tė shlyer borxhet e veta.
Grabitje spektakolare nė Athinė
09/01/2012
Top Channal
Njė grabitje spektakolare ka ndodhur nė Galerinė e Arteve nė kryeqytetin grek, Athinė.
Ngjarja ndodhi rreth orės 04.30 nė momentin kur brenda godinės ndodheshin vetėm dy roje. Policia thotė se ka qenė pikėrisht njėri prej rojeve qė ka njoftuar se nė katin e tretė tė godinės ka rėnė alarmi.
Pasi vuri re mungesėn e njė kuadri tė piktorit Pablo Pikaso, roja njoftoi menjėherė policinė. Pak minuta mė vonė, roja tjetėr pa njė person tė largohet me nxitim nė pjesėn e pasme tė godinės.
Pas mbėrritjes se policisė u konfirmua grabitja e tre veprave tė artit vlera e tė cilave konsiderohet disa milionėshe.
Deri nė mesdite policia deklaroi se pervec piktures sė Pikasos, njė krikim i cili daton nė vitin 1939, nė inventarin e bėrė rezulton se mungon edhe njė vepėr e piktorit hollandez Piet Mondrian e pikturuar nė vitin 1905, dhe njė vepėr e Moncalvo, e pikturuar nė 1907-ėn.
Policia greke ka publikuar edhe fotot e veprave tė humbura, si dhe ka nisur operacionin pėr rikuperimin e tyre. Sipas burimeve policore, dyshohet se vjedhja e kėtyre veprave ėshtė bėrė nga profesionistė, identiteti i tė cilėve ėshtė i vėshtirė pėr t’u zbuluar.
Kjo ėshtė grabitja e parė e veprave tė artit nga muzetė nė Greqi.
top-channel
Oj grabitje thote , do laj borxhet Greku dhe e vetmja menyre i ka ngel kjo.
Keshtu jane edhe kryelarte pastaj![]()
Revolution 1848
Pėrfundon pas 5 orėsh pushtimi i Radiostacionit nė Athinė
Rreth 30 tė rinj hynė me forcė sot nė mėngjes nė selinė e njė radioje tė Athinės, e cila filloi transmetimin e mesazheve tė solidaritetit me grupin ekstremist Lufta revolucionare, tetė anėtarė tė dyshuar tė tė cilit janė aktualisht nėn akuzė. Lajmin e bėri tė ditur njė pėrfaqėsues i personelit tė radios.
"Tė rinjtė nuk ushtruan aspak dhunė, ne pranuam kėrkesėn e tyre, u pėrpoqėm vetėm tė bisedojmė pėr kohėzgjatjen e kėsaj marrjeje nėn kontroll", i deklaroi AFP-sė gazetari, Argyris Kostakis. Drejtoria e radios, njė nga dy stacionet mė tė mėdha private tė informimit nė Athinė, nuk njoftoi policinė- shtoi ai dhe kėrkoi tė mos ndiqen penalisht pushtuesit. Radioja vazhdoi transmetimin e regjistrimit tė dhėnė nga tė rinjtė, me tekste mbėshtetjeje ose tė vetė grupit Lufta Revolucionare, EA, e cila bėri thirrje veēanėrisht pėr "luftė tė armatosur dhe pėr revolucion".
Grupi EA, i njohur veēanėrisht pėr goditjen e bujshme me raketa ndaj ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Athinė nė vitin 2007, shfaq njė retorikė tė ekstremit tė majtė dhe ėshtė klasifikuar nė grupet terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Grupi ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr rreth 15 atentate qė prej 2003, qė synonin personalitete politike, banka, institucione publike ose diplomatike, qė nuk kanė shkaktuar tė vdekur
tv klan
Ata "cifo-gjermanet e bankave dhe super kompanive" do te bejne te njejten gje edhe ne Shqiperi e kudo ne Europe........eshte me mire qe te kuptojme se si popullsi greket jane shum te pasur dhe e kane ne praktike te perditshme te qahen se s'kane, e me zor ja nxorren edhe kete jave, thjeshte duan ti bien qylit. Do te ishte me e ndershme ta shihnim me thelle se ky fenomen te parin shtet qe do te influencoje per keq eshte Shqiperia.
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Krijoni Kontakt