Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 191
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Gjykata: Vetëm dy vjet burg për vrasje për djalin e deputetes Luiza Xhuvani

    Luiza Xhuvani mos fshih më krimin, por dorëzo tek drejtësia vrasësin e 26-vjeçarit, Alfred Musabelliu!



    Djali i deputetes së PS vret një të ri në mes të Tiranës


    Djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani, vrau me tre plumba një qytetar dje m'u në mes të Tiranës dhe mbahet i fshehur nga deputetja socialiste për t'i shpëtuar policisë që është vënë në kërkim të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 08.00 në rrugën "Ali Visha" pranë qytetit "Studenti" në Tiranë. Autori i krimit, 22-vjeçari Kostandin Gjergj Xhuvani ka qenë me viktimën dhe dy të rinj të tjerë, kur ka nisur sherri mes tyre. Sipas burimeve, pas sherrit mes katër të rinjve, Xhuvani ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi 26-vjeçarin Alfred Musabelliu, duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë. Policia që shkoi menjëherë në vendngjarje, pas kryerjes së hetimeve paraprake bëri të ditur se, autori i vrasjes së 26-vjeçarit Alfred Musabelliu, është 22-vjeçari Kostandin Gjergj Xhuvani, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, Policia ka arrestuar dy të rinjtë, Albi Zela, 23 vjeç dhe Donald Ymeri, 22 vjeç, të dy nga Tirana.

    Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit, ndërkohë që vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. "Nga hetimet e kryera deri më tani, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u konkludua se autorë në këtë vrasje janë shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjeç, me banim në Tiranë (i cili dyshohet të jetë autor kryesor në këtë vrasje dhe është shpallur në kërkim). Albi Zela, 23 vjeç, me banim në Tiranë, Donald Ymeri, 22 vjeç, me banim në Tiranë", thuhet në njoftimin e Policisë së kryeqytetit. Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

    Aktualisht, nga grupi hetimor në vendngjarje po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave, motiveve të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit Kostandin Xhuvani, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Bëhet e ditur se, autori i vrasjes mbahet i fshehur nga e ëma, deputetja e PS, Luiza Xhuvani, për t'i shpëtuar policisë, e cila është vënë në kërkim të tij.

    http://www.rilindjademokratike.com/R...rt/kronika.htm
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Bijtë vrasës të deputetëve të PS

    Rilindja Demokratike

    Dje në mëngjes u krye një tjetër vrasje në Tiranë nga i biri i një deputeteje të PS. Një i ri 26-vjeçar mbeti i vdekur në vend, ndërsa vrasësi mbahet i fshehur nga e ëma e tij me imunitet. Deputetja socialiste, Luiza Xhuvani, nuk pranon t'ia dorëzojë policisë djalin vrasës dhe ai vazhdon të jetë i shpallur në kërkim nga policia.

    Në të tilla raste në çdo vend të botës demokratike, kur e ëma ose i ati janë funksionarë të lartë publikë, atëherë ata janë në anën e shtetit dhe i bëjnë thirrje njeriut të tyre që të dorëzohet. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Shqipëri, por jo me bijtë e deputetëve vrasës, por me qytetarë të thjeshtë. Në shumë raste qytetarët i kanë bërë thirrje të afërmve të tyre që të dorëzohen tek policia, duke qenë në anën e shtetit dhe të ndërgjegjshëm për respektimin e ligjit.

    Ajo që ka ndodhur dje dhe po vazhdon të ndodhë edhe sot është se deputetja, Luiza Xhuvani jo vetëm që nuk i ka bërë thirrje të birit që të dorëzohet tek forcat e rendit për të respektuar ligjin dhe shtetin, por përkundrazi e ka marrë atë, me njollat e gjakut në trup të të riut 26-vjeçar që sot varroset, dhe e ka fshehur.

    Një deputete është në anën e birit vrasës dhe jo në anën e të vrarit, jo në anën e ligjit dhe jo në anën e shtetit. Nuk është rasti i parë në radhët e deputetëve socialistë. Nuk është rasti i parë që bijtë e deputetëve të PS kthehen në vrasës dhe kërkojnë me të gjitha mënyrat dhe mjetet që t'i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.

    Po përse vrasin gjithmonë bijtë e deputetëve të PS. Përse vrau i biri i Luiza Xhuvanit, përse vrau i biri i Gramoz Ruçit, madje jo një herë, por disa herë i implikuar në një seri aktesh të dhunshme dhe atentatesh të tipit mafioz. Përse vrasin djemtë e deputetes Arta Dade? Edhe bijtë e saj kontigjent i krimit dhe vrasjeve në më shumë se një herë. Përse nipi i Namik Dokles ishte pjesë e një prej bandave më famëkeqe në vend dhe vazhdon të jetë nën gjykim. Përse gjithmonë janë bijtë e këtyre deputetëve, që gjënë më të lehtë që konsiderojnë është marrja e jetëve të njerëzve ?

    Vrasin me shumë lehtësi. Të krijohet përshtypja se, jeta e këtyre të rinjve që gjejnë vdekjen si rrjedhojë e atentateve të bijve vrasës të deputetëve të PS nuk ka asnjë vlerë. Në sytë e bijve vrasës e gjithë shoqëria është një racë inferiore, e cila nëse nuk i nënshtrohet vullnetit të tyre, atëhere gjëja e parë që mund të ndodhë është të vriten.

    Si ka mundësi që këta bij deputetësh gjejnë forcën dhe kurajon të kryejnë krimin më të rëndë atë të vrasjes, me lehtësinë më të madhe. Nuk ka vit që bijtë e këtyre deputetëve të mos vrasin njerëz të pafajshëm. Natyrisht që mund dhe duhet ta ketë një shpjegim. Ndoshta jo një, por dhe më shumë.

    Një arsye është se këta janë të rritur në ambjente ku nuk njihet toleranca. Veshja e etërve të tyre me imunitetin e një force politike që bazohet tek dhuna i bën ata të jenë po ashtu të dhunshëm në jetën e përditshme ndaj njerëzve që i rrethojnë. Dhuna është trashëgimia më e vyer që këta trashëgojnë nga etërit e tyre të familjes politike, në të cilën bëjnë pjesë. Kurrë nuk heqin dorë prej saj dhe identifikohen me të njëlloj sikurse edhe lideri i tyre.

    Imagjino një kryetar partie që bën thirrje në mediat publike të një vendi për të vrarë një pjesë të mirë të shoqërisë, e cila ka bindje të ndryshme politike nga të tijat dhe asgjë nuk ndodh, askush nuk reagon nga institucionet e zbatimit të ligjit. Që këtu nis e keqja. Pasi dëgjojnë liderin shpirtëror që e thotë fjalën vrasje dhe fushë të vrarësh si të jetë duke servirur ëmbëlsira, kjo egërsi dhe kjo intolerancë transmetohet si në formën e piramidës tek çdo qelizë e poshtme.

    Kryetari kërkon fushën me të vdekur dhe bijtë e deputetëve të tij e aplikojnë në formën dhe mënyrën e tyre. Vrasin njeriun që nuk mendon si ta, vrasin njeriun që i kundërshton, vrasin të pafajshmin se nuk durojnë dot që dikush të ketë mendimin të ndryshëm nga ai i tyre. Kështu u thotë dhe shefi politik i etërve të tyre, pjesës tjetër të shoqërisë; nëse nuk bindeni do të vriteni.

    Po nuk është vetëm fizionomia e dhunës e familjes politike, në të cilën bëjnë pjesë, ajo që i josh këta pinjollë që të mbërrijnë tek vrasja. Natyrisht që një rol determinat kanë institucionet e drejtësisë së këtij vendi. Kur ata nuk reagojnë, kur ata heshtin për vrasje të tilla, natyrisht ky është një inkurajim që bij të tjerë të deputetëve të partisë së dhunës të kthehen në vrasës.

    Vrau i biri i Luizës dhe u fsheh, duke qenë i bindur se është i paprekshëm. Beson se Prokuroria dhe Gjykata do ta lirojnë kur të dalin para tyre. A nuk bënë këto institucione të njëjtën gjë me bijtë e Gramozit? A nuk bënë të njëjtën gjë me bijtë e Arta Dades? Ku janë sot gjithë këto bij vrasës. Të gjithë janë të lirë. Ndaj edhe i biri i Luizës është i bindur se drejtësia është nën anën e vrasësve në këtë vend dhe ai ka të drejtën të bëjë çtë dojë, të vrasë, të përdhunojë, të përçudnojë këdo që nuk është si ata, që është i ndryshëm nga ata.

    Sot, një tjetër viktimë e bijve vrasës të deputetëve të PS do të futet në dhe, në atë vend, ku duhet të ishin ata batakçinj të drejtësisë që e kanë kthyer këtë pushtet në një aleat të padrejtësisë.

    http://www.rilindjademokratike.com/R.../editorial.htm
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Bij vrases te eterve vrases,
    Pjella te krimit nuk kane se si te mos behen kriminele.
    Keta bastarde neser do kerkojne te behen deputete ashtu si sot jane bere bijte e vrasesve komuniste.

    SHQIPERI, ZGJOHU !
    Kriminelet nuk mund te bejne drejtesi ne kete vend
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    babai regjizor ..... mamaja artiste dhe deputete e PS njekohesisht ..... DJALI KRIMINEL .... VRASES ....

    cili eshte morali i familjes xhuvani ne kete mes ...????
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    babai regjizor ..... mamaja artiste dhe deputete e PS njekohesisht ..... DJALI KRIMINEL .... VRASES ....

    cili eshte morali i familjes xhuvani ne kete mes ...????
    Q,ti beshe vllaqko zanati i lindur kriminel kurse i fituar aktore doktorr etj.
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cte ben femija sta ben perendia..

    thot poplli..

    pamvaresisht se luiza ka pranuar te behet deputete e edvin djallit.. nuk me duket ndonji pantere sikurse tjerat grifsha deputete te ps-se..

    e mira do ish qe luiza te mjaftohej me te qenit aktore e nderuar e filmit dhe drames shqiptare..

    mirpo e peshkuan edvinet e ajo pranoj..


    nje artist nuk duhet te behet deputet per ps-ne perderisa kjo parti nuk e fsheh fare se per shef shtabi ka nje kriminel si ruci apo nje kapo si monstra edvin..

    kush me shume se luiza do duhej ta ndjente tragjedine e koleges se saje aktores matilda..

    e pra kur e di cfar pesoj matilda nga edvinua.. do te thote se e di se cpeson nje popull nga edvinua ne se ki merr fuqi..
    ahere pse moj luize.. e bukur sikur te kan punuar me shtize.. vete e futesh ne valle.. edvinit tja shtosh .. fuqi e palle.. e surratin e zi tja besh te bardhe..

    po yt shoq regjisor.. qe aq mire kupton karakterin njerzor..
    pse te futi nen ganxha te edvinit.. qe mire ja njeh karakterin e stervinit..

    keq moj luize keq..

    por nuk ja kisha deshiruar edhe pse deputete e ksaj partie te mallkuar.. qe luiza te kishte kte hallë.. me kte pizeveng djalë..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Bij vrases te eterve vrases,
    Pjella te krimit nuk kane se si te mos behen kriminele.
    Keta bastarde neser do kerkojne te behen deputete ashtu si sot jane bere bijte e vrasesve komuniste.

    SHQIPERI, ZGJOHU !
    Kriminelet nuk mund te bejne drejtesi ne kete vend
    Pusho mor karafil se Luiza eshte nje njeri i nderuar, edhe burri i saj, jo injorante si puna jote .Me habit fakti qe eshte bere me ps.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Krimi eshte krim dhe ketyre qe kryejne krime duhet tu jipet ajo qe e meritojne, por ama as ky viktima nuk ishte engjell. Mos politizoni ju lutem. Mose shikoni boten ne bardhe e zi.Ju po dilni si enveri dhe po fajsoni prinderit!! A duhet persekutuar?

    Nga hetimet e para policore rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një zënke për motive banale. Burime nga policia thanë se është zbardhur fakti se katër ditë më parë, viktima Musabelliu ka qëlluar në drejtim të 22-vjeçarit Xhuvani dhe mikut të tij, Zela, pas një zënke që kanë patur në një ditëlindje. Regjizori dhe deputetja, e cila dje nuk është gjendur në Tiranë, pasi ka patur një fatkeqësi familjare, i bëjnë thirrje të birit të vetëdorëzohet. .
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca behet keshtu aman ishalla ja vejne prangat e ta kalbin ne burg
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    babai regjizor ..... mamaja artiste dhe deputete e PS njekohesisht ..... DJALI KRIMINEL .... VRASES ....

    cili eshte morali i familjes xhuvani ne kete mes ...????
    Msus-msus-msus-msus, a ta them un, a ta them un?

    Mir pra, nuk jua them

    Hajt-hajt, se po jua them:
    __________________________________

    Nuk njoh familjen Xhuvani, por kam nigju t'flitet me rrespekt per te.
    Djali i tyne u be vrases, mori nje jet njeriu, familja Xhuvani mori fund..............
    Por sa familje si puna e Xhuvanit perfunduan keshtu, sa njerz t'nderum u poshtnun prej fmive t'tyne.........
    Kam pas nje rast n'katun tim me nje gjeni t'letersise shqipatre(nuk po jap emer), qe u shkatrru prej bemave t'birit, qe me pas ja vrane........un e kam njoft at djal se kemi qen thujse t'ni moshe, dhe nuk ishte djal me zemer t'keqe, perkundrazi.......por armt dhe shoqria e keqe t'çojn ne nje nivel tjeter......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ja keto gjona te bindin akoma me teper qe pd-ja eshte qeveri e afte dhe me duar te pastra
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Pusho mor karafil se Luiza eshte nje njeri i nderuar, edhe burri i saj, jo injorante si puna jote .Me habit fakti qe eshte bere me ps.
    I biri i saj po nisej per ne shkolle me pistolet ne brez ore karafil.
    Dhe rruges i dolen perpara dy miqtre e tij me te cilet ishte sherrosur dy dite me pare.
    Njerit prej tyre i futi 2 plumba ne koke.
    Ke respekt zotrote per kete njeri?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Bij vrases te eterve vrases,
    Pjella te krimit nuk kane se si te mos behen kriminele.
    Keta bastarde neser do kerkojne te behen deputete ashtu si sot jane bere bijte e vrasesve komuniste.

    SHQIPERI, ZGJOHU !
    Kriminelet nuk mund te bejne drejtesi ne kete vend
    Nuk kam respekt per ate 22 vjecar vrases por as per kete koment adoleshentesh qe ke dhene ti.cpune kane eterit "vrases" ketu ?(njera aktore,tjetri regjizor)Na hapet barkun me kto komente ordineresh.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  14. #14
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Ja ketu shifeni ju Salistat se ca njerzish jeni qe nga hapesi i temes dhe deri tek i funit.
    Po si mund ta qush nje artist si Gjergj dhe Luiza Xhuvani kriminela puhhh mos ua pasha bojen po ju jeni kriminela, po sa njerez ka vra vet shteti deri tani i numeron ti?

    E ke ndegjua ndonjehere ata te dy prinder qe i thon djalit mire ke be mos te dorezohetet ne polici? Perkundrazi ata kan dal ne media dhe i kan thene djalit te vete dorezohet

    Po ju keni krominela qe me zi prisni qe talleni me fatqekesin e tjetrit vetem per politik
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Ja ketu shifeni ju Salistat se ca njerzish jeni qe nga hapesi i temes dhe deri tek i funit.
    Po si mund ta qush nje artist si Gjergj dhe Luiza Xhuvani kriminela puhhh mos ua pasha bojen po ju jeni kriminela, po sa njerez ka vra vet shteti deri tani i numeron ti?

    E ke ndegjua ndonjehere ata te dy prinder qe i thon djalit mire ke be mos te dorezohetet ne polici? Perkundrazi ata kan dal ne media dhe i kan thene djalit te vete dorezohet

    Po ju keni krominela qe me zi prisni qe talleni me fatqekesin e tjetrit vetem per politik
    Cili eshte fatkeqi?
    Ky qe e vrau shokun me plumb ne koke???????????
    boooooooooo
    Si ka hec fati fare te shkretit.
    Njesoj si i biri i Arta Dades dhe i biri i Gramoz Rucit.
    Cudi si ju shkrepet arma ne koken e njerezve ketyre djemve te mire nga familje te mira
    e te nderuara.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Ju qe mbroni kete luizen turp te kini, ajo po te ishte njeri i mire dhe i drejte do ta dorezonte djalin jo ta fsheh kriminelin. Perderisa ajo mundohet te fsheh nje krim, kriminele eshte dhe ajo.
    si cuni aertes, ashtu dhe i gramozit, me pistoleta ne duar duke dunuar njerzit

    2043 i ka thene fjalet tamam

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne momentin qe mbush 18 vjet femiu me nuk ka asgje me prindin,vetem ne shqiptaret hulumtoim i kujna eshte ken e ka daj,ken e ka gjagj ken e ka kusheri prej cilit fshat eshte nga jugu apo veriu dhe rastesisht mos eshte edhe shqipetar.
    Ligji sakteson shume mire qe femiu ndahet nga prindi(pergjegjesit obligimet etj)ne moshen 18 vjeqar dhe ketu merr fund qdo perpjekje me identifiku femiun me prindin.
    Ne kosove psh nuk merr ndihma sociale sepse ka kusheririn ne perendim,e ku i han kusheririt per kusheri,apo edhe djalin ne perendim dhe nuk takojn kurfar ndihme keto jan gjera te nje shoqerie te pa emancipuar

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne momentin qe mbush 18 vjet femiu me nuk ka asgje me prindin,vetem ne shqiptaret hulumtoim i kujna eshte ken e ka daj,ken e ka gjagj ken e ka kusheri prej cilit fshat eshte nga jugu apo veriu dhe rastesisht mos eshte edhe shqipetar.
    Ligji sakteson shume mire qe femiu ndahet nga prindi(pergjegjesit obligimet etj)ne moshen 18 vjeqar dhe ketu merr fund qdo perpjekje me identifiku femiun me prindin.
    Ne kosove psh nuk merr ndihma sociale sepse ka kusheririn ne perendim,e ku i han kusheririt per kusheri,apo edhe djalin ne perendim dhe nuk takojn kurfar ndihme keto jan gjera te nje shoqerie te pa emancipuar
    Do isha dakord me ty, nese ligji mbi keta femije vrases do te binte njesoj si per gjigje vrasesit e tjere, por ne momentin kur keta vrasin dhe dalin te pafajshem nuk kam sesi te mos u tregoj edhe ombrellen e tyre vrastare.
    Nuk do e permendja fare aktoren Luiza Xhuvani, nese nuk do e kishte fshehur te birin deri sa te gjeje ndonje marifet avokatesh qe te mos denohet i biri.
    As Arta Daden si pedagoge, nuk do e kisha permendur sikur i biri i saj te ishte denuar si gjithe vrasesit e tjere e jo me te kete bere dy plagosje ne nje hark te shkurter kohor e perseri gjykohet per armembajtje pa leje.
    Apo etj etj..................
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    shqiptaret jane te ndare ne dy pjese.
    heret a vone do kete perplasje.
    duhen edhe disa vite te tjera qe shqiptaret te ndergjegjesohen per kete perplasje.

  20. #20
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ti numerojme bak bijte vrases e kriminele?

    1- Djali i Gramoz Ruçit, plagosje me arme automatike ne mes te Tiranes.

    2- Djali i Arta Dades, plagosi djalin e Adil Çarçanit.

    3- Djali i Luiza Xhuvanit, i akuzuari kryesor per vrasjen e djeshme.

    Te mos permendim pastaj bijte drogaxhinj. Asnjeri nga keta te 3 nuk eshte aty ku e do ligji, pas hekurave. Te tre, i ka liruar per mungese provash ose nuk i ndjek si duhet, zonjusha e bulevardit.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tiranë, vrasje e trefishtë në familje
    Nga toni007 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 08:19
  2. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •