Vdeketaret me rrefejne boten kur ende s"kisha ardhur, boten qe nuk e kisha njohur deri atehere, a mbase qe nuk e kisha njohur ne ate fare/feje.
Dikush nga fundi i salles se mbushur plot me kurioz, prepotent, te humbur por me shume me degjues te vemendesh u ngrit dhe tha me te madhe. Ka edhe nje diell, nje diell qe qendron mbi re. Pastaj te gjithe beme uuuuuuu nga habia, pame njeri tjetrin ne sy, dhe nuk ditem nese duhet te gezoheshim apo trishtoheshim per kete.
Po mire le te jete dielli, e cpune na prish ai/ tha dikush tjeter nga pjestaret e salles, dhe pas kesaj te gjithe nisem te therrisnim.
Le te jete, le te jete, le te jete.
Pasi rame dakort ta pranonim diellin, nga salla u ngrit dikush tjeter dhe pasi na holli nje veshtrim te vemendshem u ul perseri ne vendin e tij, pa folur as edhe nje fjale. Ashtu beme edhe ne. U ngritem nga vendet ku ishim ulur, pame me kujdes njeri/tjetrin dhe pastaj u ulem serish ne vendet tona.
Ne salle ra qetesia. Kaluan keshtu nje ore, dy, tre e keshtu salla nisi te boshatisej. Po iknin te gjithe nje nga nje dhe e kuptova se pas pak do te ngelesha vetem une.
Mendova se duhej te thosha dicka interesante, dicka per tu terhequr vemendjen. Hypa mbi karrige dhe bertita fort, me sa me hengri fyti/ dyqani tek cepi i pallatit tim ben byrek te mire. Ben byrek te mireee, perseria per ata qe mund te mos me kishin degjuar
Nje yyyyyyyy e zgjatur u degjua ne salle, e bashke me ty shperthyen te sharat, ofendimet qe me drejtoheshin mua.
Kisha harruar / ne takimet tona anonime ndaloheshin rreklamat.
Qe prej asaj kohe me quajten dizident.
Krijoni Kontakt