Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiptar Maska e {A_N_G_E_L_69}
    Anėtarėsuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Switzerland
    Postime
    3,823

    Claydee Lupa-shqiptari qe po cmend adhuruesit e housit ne Greqi

    Claydee Lupa, shqiptari qė pushtoi muzikėn house



    Gjithashtu edhe kenga e tij e fundit eshte kjo edhe jepet ne te gjitha radiot Greke edhe kanalet muzikore.



    Edhe asnjehere nuk e ka mohuar qe eshte Shqiptar sado qe jeton ne nje mbedis Si ne Greqi qe racismi nuk pohohet.Ju falimenderit qe do ma beni kete gje.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,600
    Eshte nje nga shqiptaret qe duhet te jemi krenar .Kenga Last Summer nga Nicko dhe The End nga grupi Reckless i cili eshte grupi i tij ishin Numri Nje jo vetem ne Greqi por edhe ne Europe.
    Ne kengen Feel your love Playmen e cila eshte kjo merr pjes edhe nje kengetar nga grupi i tij Reckless e cila edhe kjo ishte numri nje.

    Ne MTV ketu ne Greqi ne nje interviste nuk e mohoji orrigjinen e tij edhe as emrin e tij.Nuk mohon prejardhjen e tij ( siē bėjnė fatkeqėsisht disa persona te tjerė).

    Producenti shqiptar qė prek tregun botėror... .
    Claydee Lupa, producenti i kėngėve tė suksesshme “The end” and “Last Summer”, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Albania Press” Jemi mėsuar kėtė vit tė dėgjojmė shpesh tė dy hitet muzikore tė kėsaj vere, “The end” dhe “Last Summer”. I kemi dėgjuar kaq shumė, sa na janė bėrė pjesė e pushimeve, e momenteve kur ne duam tė ēlodhemi. Janė dy pjesė, qė i dėgjoj kudo. Dikush do t'i ketė nė ringtone, nė fb, nė mp3, apo nė njė cd nė makinė, ose shpeshherė do t'i dėgjosh nė club. Hiti i Reckless, “The end” dhe “Last Summer” janė thjesht nė majė. Nė fillim, tė gjithė besonin se kėto pjesė nuk janė greke, por tradicionalisht janė tė huaja. Me kalimin e kohės, mėsuam se kėto pjesė janė nga Greqia dhe pėr herė tė parė, muzika greke kapėrcen kufijtė e saj tradicionalė. Po kush ėshtė krijuesi i kėtij lloji muzikor, qė ngjan mė shumė me pjesė moderne tė kohės dhe ndryshoi bazat nė muzikėn greke? Mund tė duket e ēuditshme pėr t’u besuar, por krijuesi ėshtė njė shqiptar, Claydee Lupa, i cili ka ardhur nė moshė tė vogėl nė Greqi.
    Ky gėrshetim i bukur i dy kulturave, nė anėn pozitive tė tij, e ka bėrė t'i shikojė gjėrat ndryshe, jo me syrin e njė fėmije monoton emigrant, por tė njė tė riu qė ka mėsuar qė i vogėl tė hapė krahėt e ta shikojė botėn tė madhe, por edhe tė vogėl, tė ndiejė se ėshtė qytetar i ēdo shteti. Kjo ėshtė magjia e kėtij brezi, tė kapėrcejė kufijtė qė shpeshherė prindėrit e tyre nuk arritėn, por u falėn themelin, se me punė, tė gjitha arrihen.


    Njė i ri i tillė ėshtė Claydee, njė i ri i tillė qė nuk tė bėn vetėm me muzikėn tė udhėtosh, por e dhe me bisedėn. Nuk i pėlqen tė mohojė tė vėrteta, i pėlqen tė jetė vetvetja, real me aktualitetin. Nuk ka arritur tė japė intervista nė mediat greke, jo pėr snob, por i pėlqen tė bėjė ēdo gjė nė kohėn e vet, siē mė thotė, “pėr ēdo gjė ka njė kohė tė caktuar”.


    Pėr gazetėn tonė nuk tha jo dhe pėr kėtė e falėnderoj. Ndoshta respekton punėn e ekuilibruar qė ne duam tė kemi nė kėtė shtyp, atė qė edhe ai di ta bėjė shumė mirė nė jetėn e tij. Nė kėtė intervistė, Claydee mė tregon se si arriti qė pjesėt e tij tė jenė hite nė 20 vende tė botės, pa bėrė ai asgjė, pa trokitur tek asnjė portė, thjesht duke punuar njė pjesė, jo vetėm artistikisht, por edhe realisht. Njė gėrshetim i jashtėzakonshėm! Nuk ndjen se ka bėrė ndonjė gjė tė jashtėzakonshme, thjesht dėshiron qė tė bėjė punėn e tij sa mė mirė.

    Claydee, mė tregoni se si erdhi momenti qė ju i thatė vetes, “unė do tė merrem me art”?

    Kam filluar qė nė moshėn 15 vjeē. Ajo qė mė ngacmoi ishte momenti, kur nė dorėn time ra programi i parė muzikor. Qė nga ai moment, unė fillova tė krijoja pjesėn time tė parė. Sa dėgjova fjalėt mė tė mira nga miqtė e mi, menjėherė e dėrgova nė njė stacion radiofonik, pas kėsaj, mė kėrkuan pėr njė intervistė, kjo tregoi se u pėlqeu shumė. Kėshtu fillova pėr ta parė mė seriozisht.


    Gjeta njė shkollė ku kishte tė bėnte me dėgjimin, ishte njė shkollė e kompletuar, e cila kishte tė bėnte me produktivin e muzikės. Fillova tė studioja shumė orė nė shkollė, shumė orė. Duke kaluar koha, filluan qė punėn time ta shikonin me sy tjetėr dhe tė ketė rezultate. Duke punuar nė shkollė, nga myspace mė gjeti njė producent, qė dėgjoi pjesėt e mia. Ishte kontakti im i parė nė lidhje me njė kompani profesionale diskografike, kjo, pa mbaruar akoma shkollėn.

    Fillova tė punoj me prodhime, kishim disa artistė tė shtėpisė diskografike. Mė vonė u interesova edhe pėr marketingun, se si tė reklamohen nė media, si mund t'i tregoja tregut pėr artistėt. Kjo gjė u pėlqeu. Kėshtu, bėra edhe njė punė tjetėr, menaxher shitjesh. Po bėja tė dyja punėt sė bashku, tregun, por edhe krijimtarinė. Pastaj fillova tė njihem me artistė tė njohur dhe njėkohėsisht, arrita tė besoj nė vetvete, se kam mundėsinė tė krijoj pjesė tė mia tė vetme.


    Muzika qė ju ka pėlqyer dhe keni luajtur nė fillimet tuaja, ka qenė muzika hip–hop e re, njė muzikė qė nė Greqi nuk kuptohet shumė, admirohet pak. Ju si arritėt tė komunikoni me tregun grek, pėr tė pasur kėtė sukses tė sotshėm?


    Krijojmė njė pjesė me njė producent tė njohur, njė kėngė pėr njė kėngėtar qė ėshtė djali i Xaxhinasos. Kjo ka qenė pjesa e parė me tė cilėn jam futur nė shtėpinė diskografike. U bė nė bashkėpunim me njė kėngėtare nga “Famestory”, Nansi Aleksiadi. Kjo pjesė u bė njė sukses nė tė gjitha radiot nė Greqi. Kjo ishte njohja ime e parė dhe se ēfarė mund tė bėja unė, pėr tė treguar se njė producent di tė krijojė shumė mirė, shumė lloj muzike, duke gėrshetuar muzikėn moderne me muzikėn tradicionale greke.

    Ndodh shpesh qė njė i ri, tė jetė nė mėdyshje pėr rrugėn qė do tė zgjedhė. Ju qė nė fillim keni thėnė se do tė merreni vetėm me muzikėn?


    Kam qenė njė fėmijė, qė mė pėlqente tė bėja eksperimente tė shumta. Kam bėrė televizion, reklamė, kėrcim, tashmė muzikė dhe vetėm muzikė. Kam kėrcyer tango argjentinase nė shumė shfaqje. Kam punuar si kėrcimtar profesionist, diēka qė mė jep tjetėr kėnaqėsi.

    A ka ndikuar dikush tek ju, ose kush ka qenė mbėshtetja juaj e madhe?


    Familja ka qenė mbėshtetja ime, familja i jep fėmijės njė bazė, disa filtra tė nevojshėm qė kur tė dal jashtė, tė mund tė njohė ēfarė ėshtė e mirė dhe e keqe, t'i dallojė. Familja krijon, ose tė kalon disa rregulla, kėshtu qė kur tė dalėsh nė botėn jashtė, tė mund tė vlerėsosh atė qė tė pėrshtatet ty. Njėkohėsisht, tė jep aftėsinė pėr tė arritur mė shpejt ato qė tė pėrkasin ty. Mund tė them se kam qenė njė fėmijė shumė i mbrojtur nga prindėrit.

    Pėr shumė shqiptarė nė Greqi, ėndrra e tyre pėr fėmijėt ėshtė qė tė studiojnė (gjėra tė mėdha). Pėr ju, si reaguan kur mėsuan se do tė studioni pėr operator zėri?

    Kam qenė nxėnės i mirė dhe merresha shumė me kompjuterin. Nė qoftė se do tė studioja diēka, do tė kishte lidhje me teknologjinė, por ajo qė mė fitoi mė shumė ishte muzika, e cila ka lidhje edhe me teknologjinė.


    Kam lexuar pėr provimet, mund tė lexoja tri orė, por lodhesha shumė. Kurse me muzikė, tė qėndroj me orė tė tėra nuk lodhem, njėkohėsisht gjeja edhe kohė pėr tė tjera. Jam mė shumė praktik, sesa teorik. Njė ditė i mblodha dhe u thashė se do tė doja tė studioja pėr operator zėri. Nė fillim nuk e pranuan, po mė vonė mė mbėshtetėn. Kanė qenė pranė meje nė ēdo hap, kjo mė ka dhėnė siguri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YaSmiN : 28-01-2011 mė 19:13

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,676

    Pėr: Claydee Lupa-shqiptari qe po cmend adhuruesit e housit ne Greqi

    SUPER CLAYDEE !


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    11,676

    Pėr: Claydee Lupa-shqiptari qe po cmend adhuruesit e housit ne Greqi



    Klaydee - X Factor Albania 4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-11-2021 mė 12:25

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •