Te nderuar lexues te ketij forumi!
Ndoshta i keni vene re shkrimet e disa pseudo-kristianeve te tille si
deshmuesi, i krishteri, astrit77 etj...
Ne shkrimet e tyre vihet re nje shkalle e larte injorance ne fushen e besimit!
Ata pretendojne se jane te krishtere duke akuzuar te krishteret e vertete qe mbajne mesimet e Zotit tone Jezus Krisht te transmetuara nga Apostujt e Tij te Shenjte dhe nga Eterit e Shenjte te Kishes.
Keta pretendojne se njohin Biblen, por ata nuk njohin vecse disa vargje qe kush e di se kush pastor ua ka mesuar permendesh e me ane te tyre duan t'i mbushin mendjen te gjitheve se jane te shpetuar dhe ne s'duhet te bejme tjeter vecse t'i degjojme "zbulesat" e tyre satanike!!!
Ata kane dale hapur kunder Jezus Krishtit duke shpallur se lutja qe Ai u mesoi nxenesve te Tij te shenjte "Atu yne" eshte nje lutje e panevojshme dhe nuk eshte detyre e te krishtereve ta perdorin ate.
Mos valle Jezus Krishti ishte AntiBiblik o sherbetore te Satanait?
Sulmi i tyre shtrihet kunder gjithe mesimeve apostolike. Ata kundershtojne Pavlin dhe letrat e tij duke thene se nje i krishter s'eshte e nevojshme te ruhet se mos bjere serisht, sepse ai ka shpetuar tashme!
Jo vetem kaq, por Astrit77 shkon dhe me tej dhe thote qe ne jemi te paracaktuar per humbje ose shpetim dhe se Zoti eshte shkaku qe shume do shkojne ne Ferr!
Shihni se sa i rrezikshem eshte mesimi i tyre!
Largojuni doktrinave te tyre Antibiblike!!!!
Krijoni Kontakt