Close
Faqja 2 prej 53 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 1059
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne fakt ky raport nuk eshte i Dick Martyt,eshte i qeverise serbe dhe Bruno Vekariqit,i cili u prononcua ne lidhje me rastin se "ky raport eshte sukses i qeverise serbe".
    Qeverite evropiane nuk duhet te bien pre e ketij raporti sepse dihen lidhjet dhe miqesia e Dick Martit me qeverine serbe e posaqerisht me prokurorine serbe,si dhe njeherit shpeshhere Dick Marti ka deshmuar veten si nje njeri anti shqiptar.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anėtarėsuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar mė parė nga ms13 Lexo Postimin
    ti je kan aj i pari qe ja ke uru se ja ke dhann THAQIT VOTENN me dhenjen e votes ti ja ke uru vet edhe kejt ata qe e kan votuu ... quu tashh dil en protesta jo kthena mitron e ndajti thaqii mitron e shiti,,, se me kann kejt shqipet si un ndryshhe ishin sill ..se kishin lann ket shtet en dur te tradhtarvee me shitt vende te kosovess
    PO ik se spaske tru hic mos thuj bile qe shqiptar je edhe propagandat serbe po i
    ju beson a se shef se lajme killafta jan keta cfar njerz ko vllo kjo bote....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ta kqyrim tash ket "qlyrymtarin" ne bisedime me serbine qka po bon,a po e bashkon mitrovicen a po e shet kshtu me letra.se per qe osht boss e mafi e dijm krejt mos u quditni.
    tash kan me e tregu veten ne bisedime,te shohim.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush ėshtė Dick Marty?

    Nė vitet 2006-07 ai si hetues i Kėshillit tė Evropės publikoi dy raporte mbi burgjet sekrete tė shėrbimit sekret amerikan CIA nė Evropė. Nė kėto burgje, tė cilat sipas Martyt me siguri tė plotė kanė ekzistuar nė Poloni dhe Rumani, por me gjasė edhe nė vende tė tjera, CIA ka mbajtur tė dyshuar pėr terrorizėm, por pa respektuar tė drejtat e tyre njerėzore. Marty njihet si skeptik sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės. Menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė nė vitin 2008 ai ka deklaruar se Kosova nuk ėshtė e gatshme tė jetė shtet.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Jam shumė kundėr Thacit e PDK-sė po me ketė Dick Martyn nuk ja vlen me u marr! Ky ėshtė si Rugova nifar kohe kur thojke UCK-ja ėshtė e pagume prej Serbies... po nejse llaf tjetėr ky.

  6. #26
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Guardian: Hashim Thaēi, “bosi i mafies"
    kjo qe shkruan "dhe guardian" ehste nje anologji e shkrimeve te disa mediave dhe propagandes serbe , qe benin keto media ,perpara dy tri vjetve kunder UĒk dhe ish strukturave te saja udheheqse duke e akuzuar keto te fundit ,per lloj lloj kontrabandash deri dhe shitje organesh te ish pjestarve te komunitetit serb te zene rrob ne luften e fundit ne kosove!Ndersa ironia me madhe ne kete lajme te pa lajme eshte se ,me kete filluan te merren dhe disa te ashtuquajtur shqiptar,per te bere fakt gnjeshtren serbe!!
    Por mbasi qe kjo propagand e serbeve nuk piu uje athere,ne opinion! Si duket serbet ia kane arrit qe nepermjet lobit te tyre qe propaganden e tyre ta transferoje dhe ne media me prestigjoze si "dhe guardian"me qellimin se kjo do behet me e besushme per opinion!!

    Ps.Ironia e gjithe ksaj lufte propagandistike eshte se serbet nga njera ane duan qe veten ne opinon ta paraqesin nga roli i xhelatit ne rrolin e viktimes,duke treguar me gishte nga shqiptaret dhe ēka eshte me keqja kete gnjeshter te serbve e gelltisin dhe disa shqiptare naive,ku lojen e serbeve e shtjellojne duke u marre me njeri tjetrin ,dhe jo me probleme me te mprehta qe ka sot Kosova....

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    A mos po dojne me zhduk Thaqin nga skena politike "miqte"

    Kėshilli i Evropės do ta miratoj raportin e Martyt
    E martė, 14 Dhjetor 2010 21:21
    Kėshilli i Evropės nuk ka konfirmuar e as ka hedhur poshtė shkrimin nė gazetėn britanike The Guardian, i cili bazohet ne raportin e Dick Martyt, raportuesi i KE-sė.

    Zėdhėnėsi i kėtij institucioni, Francesc Ferrer, saktėsoi pėr Radion Evropa e Lirė se raporti i Dick Martyt do tė diskutohet dhe pritet tė miratohet nė Komitetin e Ligjeve dhe tė Drejtave tė Njeriut paraditen e sė enjtes.

    Pas miratimit nga ky Komitet raporti do tė bėhet publik derisa do tė diskutohet nė Asamblenė e Parlamentare tė KE-sė mė 25 janar. Vetė raportuesi Marty do tė dalė nė njė konferencė pėr shtyp nė Paris nė orėt e para tė pasdites tė 16 dhjetorit.

    Dick Marty ėshtė emėruar nga Komiteti pėr Ēėshtje Ligjore dhe tė Drejtat e Njeriut nė qershor tė 2008-ės pėr tė hetuar akuzat e paraqitura nga ish kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės, Carla Del ponte pėr trafik organesh nga ana e UĒK-sė. Vendimi erdhi pas kėrkesės sė bėrė nga 17 anėtarė tė KE-sė
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithēka qė tė ofron jeta! Tash dhe kėtu. Tash ose kurrė!”,

  8. #28
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Ky Dicku duhet t'kete fakte te forta. Ne te kundert Thaci ska nevoje t'punoje me se jeten ja siguron hedhja ne gjygj e "The Guardian" per shpifje dhe prishje te imazhit. Sic beri nano me gazeten italiane "La Republica" ku perfitoi si demshperblim 3M EURO.
    Against all odds..

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    mu tash po me begeniset thaci!
    tash e tutje thaci ka me qene edhe ma i fort politikisht!!


    ky "kryeclirimtari"jone me shume eshte lopar se krymafioz!!
    edhe "hajdut" mund te jete ,por akuzat e ketij klyshit te millosheviqit veq e bajn thacin ma te fuqishem!!

    edhe kete sfide "kryeclirimtari" do ta kapercej pa problem!!

  10. #30
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...e_qeverise.jpg

    Deklaratė pėr media e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės

    Prishtinė, 14 dhjetor 2010

    Sot, nė tė pėrditshmen “ The Guardian “ u publikua njė artikull i cili thirret nė njė raport tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Dik Marti, i cili ėshtė nė vazhdėn e raporteve tė cilat janė publikuar nė 12 vitet e fundit dhe qė kanė pasur pėr qėllim njollosjen e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė udhėheqėsve tė saj.

    Pretendimet e botuara nė “The Guardian“ janė hetuar disa herė nga drejtėsia vendore dhe ndėrkombėtare, dhe nė tė gjitha rastet ėshtė konstatuar qė deklarimet e tilla kanė qenė tė pabazuara nė fakte dhe tė konstruktuara me qėllim tė dėmtimit tė imazhit tė Kosovės dhe tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Pėr mė tepėr, ėshtė e papranueshme qė shpifjet e nje anėtari tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshilit tė Europės tė paraqiten si opinione tė vet institucionit, i cili nuk ka tė bėjė me raportin e cituar.

    Ėshtė e qartė se dikush dėshiron tė pengoj Kryeministrin Hashim Thaēi pas zgjedhjeve parlamentare, nė tė cilat qytetarėt e Kosovės, nė mėnyrė tė qartė dhe masive i dhanė besimin pėr tė vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonė.

    Veprimet e tilla tė ulta dhe bizare, nga njerėz pa asnjė kredibilitet moral, mund tė jenė nė shėrbim vetėm tė qarqeve tė caktura qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės dhe qytetarėve tė saj.

    Opinioni i gjėrė vendor dhe ndėrkombėtar tashmė e di fare mirė se Dik Marti qė nga fillimi, pa u mbėshtetur nė asnjė fakt dhe argument, ka qenė paragjykues dhe i vendosur qė tė raportojė nė favor tė qėndrimeve qė ka shprehur bashkėpunėtorja dhe mikja e tij Karla Del Ponte dhe Qeveria e politikanėt e Republikės sė Serbisė.

    Por, publikimi i qėndrimeve tė tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbėshtetur nė asnjė fakt dhe argument, nuk pėrkon me etikėn profesionale qė do tė duhej ta kishte gazeta “The Guardian”.

    Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe Kryeministri Hashim Thaēi do tė ndėrmarrin tė gjithė hapat dhe veprimet e nevojshme pėr tė kundėrshtuar shpifjet e Dik Martit, duke pėrfshirė edhe rrugėt ligjore dhe politike.

    As qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe as opinioni i gjėrė ndėrkombėtar, nuk do tė bijnė pre e shpifjeve qėllimkėqija tė kundėrshtarėve tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė vendit tonė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojnė qė matrapazėt e porositur tė njollosin luftėn e pastėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe sakrificėn e tė gjithė qytetarėve tė vendit tonė.

    Qeveria e Republikės sė Kosovės i bėn thirrje tė gjitha shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės qė tė kundėrshtojnė fuqishėm kėtė raport shpifės dhe tendencioz dhe tė mos rreshtohen nė anėn e atyre qė me ēdo kusht duan ta pengojnė stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirė nė Republikėn e Kosovės.

    ----------------------------------------------------------------------------------


    Qeveria: Dick Marty ėshtė njeri pa asnjė kredibilitet moral


    Nga Express mė 14 dhjetor 2010 nė ora 18:59

    (E plotėsuar) Qeveria e Republikės sė Kosovės nėpėrmjet nė deklarate pėr media i ėshtė kundėrpėrgjigjur njė artikulli tė sė pėrditshmes “ The Guardian” i cili thirret nė njė raport tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty. Qeveria e Kosovės thekson faktin se sikurse qytetarėt e Kosovės, as opinioni i gjerė ndėrkombėtar, nuk do tė bien pre e shpifjeve qėllimkėqija tė kundėrshtarėve tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė vendit tonė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejohet qė matrapazėt e porositur tė njollosin luftėn e pastėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe sakrificėn e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.

    Gjatė ditės sė sotme nė tė pėrditshmen “The Guardian” ėshtė publikuar njė artikull i cili thirret nė njė raport tė anėtarit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Dick Marty, i cili ėshtė nė vazhdėn e raporteve tė cilat janė publikuar nė 12 vitet e fundit dhe qė kanė pasur pėr qėllim njollosjen e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė udhėheqėsve tė saj.

    Qeveria e Kosovės thotė se pretendimet e botuara nė “The Guardian” janė hetuar disa herė nga drejtėsia vendore dhe ndėrkombėtare, dhe nė tė gjitha rastet ėshtė konstatuar qė deklarimet e tilla kanė qenė tė pabazuara nė fakte dhe tė konstruktuara me qėllim tė dėmtimit tė imazhit tė Kosovės dhe tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Pėr mė tepėr, thuhet se ėshtė e papranueshme qė shpifjet e njė anėtari tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės tė paraqiten si opinione tė vet institucionit, i cili nuk ka tė bėjė me raportin e cituar.

    “Ėshtė e qartė se dikush dėshiron tė pengoj kryeministrin Hashim Thaēi pas zgjedhjeve parlamentare, nė tė cilat qytetarėt e Kosovės, nė mėnyrė tė qartė dhe masive i dhanė besimin pėr tė vazhduar programin zhvillimor dhe qeverisjen e vendit tonė”, thuhet nė deklaratėn e lėshuar nga Qeveria.

    Mė tutje, theksohet se veprimet e tilla tė ulėta dhe bizare, nga njerėz pa asnjė kredibilitet moral, mund tė jenė nė shėrbim vetėm tė qarqeve tė caktuara qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės dhe qytetarėve tė saj.

    “Opinioni i gjerė vendor dhe ndėrkombėtar tashmė e di fare mirė se Dick Marty qė nga fillimi, pa u mbėshtetur nė asnjė fakt dhe argument, ka qenė paragjykues dhe i vendosur qė tė raportojė nė favor tė qėndrimeve qė ka shprehur bashkėpunėtorja dhe mikja e tij Karla Del Ponte dhe Qeveria e politikanėt e Republikės sė Serbisė”.

    Por, publikimi i qėndrimeve tė tilla paragjykuese dhe denoncuese, pa u mbėshtetur nė asnjė fakt dhe argument, nuk pėrkon me etikėn profesionale qė do tė duhej ta kishte gazeta “The Guardian”.

    Bėhet e ditur se Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe Kryeministri Hashim Thaēi do tė ndėrmarrin tė gjithė hapat dhe veprimet e nevojshme pėr tė kundėrshtuar shpifjet e Dick Martyt, duke pėrfshirė edhe rrugėt ligjore dhe politike.

    “As qytetarėt e Republikės sė Kosovės dhe as opinioni i gjerė ndėrkombėtar, nuk do tė bien pre e shpifjeve qėllimkėqija tė kundėrshtarėve tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė vendit tonė dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojnė qė matrapazėt e porositur tė njollosin luftėn e pastėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe sakrificėn e tė gjithė qytetarėve tė vendit tonė”.

    Ndėr tė tjera, Qeveria e Republikės sė Kosovės i bėn thirrje tė gjitha shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės qė tė kundėrshtojnė fuqishėm kėtė raport shpifės dhe tendencioz dhe tė mos rreshtohen nė anėn e atyre qė me ēdo kusht duan ta pengojnė stabilitetin, progresin dhe qeverisjen e mirė nė Republikėn e Kosovės.

    ----------------------------------------------------------------------------------------


    Marty akuzon Thaēin

    Dick Marty ka shfrytėzuar kryesimin e Kėshillit tė Europės nga Serbia pėr tė pėrgatitur njė tjetėr raport linēues pėr Kosovėn.

    Ėshtė, megjithatė, gazeta britanike The Guardian, qė nė ballinėn e saj, ka cituar pjesė tė raportit tė Dick Marty qė ngritė edhe njėherė ēėshtjen e Shtėpisė sė Verdhė, dhe gjoja trafikimin e organeve tė serbėve.

    “Kryeministri i Kosovės ėshtė kreu i njė grupi shqiptarėsh "nė formė mafie" pėrgjegjės pėr kontrabandėn e armėve, drogės dhe organeve njerėzore nėpėr Europėn lindore. Hashim Thaēi ėshtė identifikuar si "bosi" i njė rrjeti qė ka filluar tė vejė nė veprim reketet e tij kriminale nė prag tė luftės sė vitit 1999 nė Kosovė, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij tė fuqishėm mbi qeverinė e vendit qė nga atėherė”.

    Raporti i kėtij hetimi dy-vjeēar, i cili citon burime tė tjera tė FBI’sė dhe tė inteligjencės, ėshtė marrė nga "The Guardian". Ai pėrmend qė Thaēi tė ketė ushtruar "kontroll tė dhunshėm" mbi tregtinė e heroinės gjatė dekadės sė fundit.

    Nė shkrimin e The Guardian thuhet se figura tė rrethit tė ngushtė tė Thaēit janė akuzuar se kanė marrė pjesė nė kidnapimet dhe vrasjet pas luftės, veēmas tė serbėve tė vrarė, organet e tė cilėve janė shitur nė tregun e zi.

    Dick Marty, njė hulumtues pėr tė drejtat e njeriut pritet ta prezantoi raportin e tij tė enjten para 47 vendeve anėtare tė Kėshillit tė Europės gjatė njė takimit nė Paris.

    Raporti flet pėr lidhjet e Hashim Thaēit me krimin e organizuar pėrgjatė njė dekade, kur grupi i tij lojal nga Drenica u bė faktori dominant, pėr tė vazhduar se grupi mė pastaj morri shtrirje tė madhe duke kontrolluar gjithēka.

    Nė raport thuhet “raportet sekrete pėrgjatė njė dekade e konfirmojnė lidhjen e Thaēit me drogėn nė pothuajse pesė vende. Nė raportet e agjencive tė huaja po ashtu thuhet se njerėzit e grupit tė Drenicės janė lojtarėt kryesorė.

    Marty kishte udhėhequr mė herėt delegacionin e KE’sė qė erdhi pėr tė hetuar pretendimet pėr trafikim organesh tė serbėve nė "Shtėpinė e Verdhė" nga ana e UĒK-sė, qė nuk u vėrtetua asnjėherė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #32
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    un nuk cuditem aspak. kur eshte lufte s`ka meshire. edhe serbet e luajne drogen.
    ndersa organet, ne evrope apo ne amerike, ti marin ne mes te dites, sapo ti te besh nje aksident te vogel.
    me duket se dashkan te heqin thacin nga politika me kontrollu me mire biznesin ne kosove.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    KTO akuza nuk jan kunder hashim traktoristit por kunder ushtris clirimtare o njerz nese esht hashim mafioz mua nuk me intereson fare por nese kezohet ndokush se kto akuza vin kunder uck-s ather kemi nje problem ne si shoqeri

  14. #34
    Kur do botohen faktet per pislleqet e politikaneve te Shqiperise? Pale c'mostra jane dhe keta tonet!

    __________________________________________________ _____________

    Pas The Guardian, edhe BBC: Thaēi kryemafioz


    Pas The Guardian, edhe BBC: Thaēi kryemafioz
    Pas publikimit fillestar nė gazetėn The Guardian, edhe BBC shkruan se ndaj kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi rėndojnė “akuza serioze” nė raportin e Kėshillit tė Europės, raport ky qė pritet tė botohet ditėn e enjte.

    BBC, nė edicionin online tė saj shkruan se ėshtė vėnė nė zotėrim tė njė kopje tė raportit tė pėrbėrė nga 27 faqe. Aty, sipas BBC, pėrmendet emri i kryeministrit aktual tė Kosovės dhe ish-liderit politik tė UĒK-sė, pėr trafik organesh njerėzore, trafik droge dhe trafik armėsh qė kryhej nėpėrmjet kalimit tė tė burgosurve tė UĒK-sė, si serbė ashtu edhe shqiptarė, pėr nė kufirin me Shqipėrinė. I njėjti burim shkruan se nė raport paraqiten prova edhe pėr lidhje me krimin e organizuar edhe nė ditėt e sotme.

    Raporti, sipas BBC, ėshtė produkt i punės 2 vjeēare hetuese tė Raportuesit Special tė Kėshillit tė Europės, Dick Marty dhe do tė paraqitet para Komitetit tė tė Drejtave tė Njeriut nė Kėshillin e Europės nė Strasburg ditėn e enjte.

    Qeveria e Kosovės pėrgėnjeshtroi lajmin e shpėrndarė nėpėrmjet The Guardian, duke e cilėsuar atė si njė gėnjeshtėr ndaj sė cilės do tė ndėrmerren tė gjitha hapat e nevojshme politike e juridike.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=200055&ref=fp
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  15. #35
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC U KRYMB ME KA KREJT!
    MASHKULLI I KEQ TĖ SJELL PROBLEME NĖ KONAK!


    Se hasa nuk ėshtė burr i mirė , kjo nėse jo mė heret, u vėrtetua me 12 dhjetorė!

    Demi qė sjell ky Dick Marty (i mbėshtetur nga shkijet) Kosves ėshtė njė punė e pist e hasės.

    Njėllosja e UCK-sė ėshtė puna e rredhes sė hasės .
    * Kosova po ndahet ( problemi qėndron sa teritor po na merr shkinija , qė duket te jet nė mes 20 e 30 % te teritorit)
    * Kosvoa po e humb elementin kryesor tė gjenezes sė saj , elementin Shqiptarė!

    Rradhen e ka qė tė njėlloset edhe UCK-ja, dhe tė dalin nė shesh kosvarėt (hasa me pėrkrahėsit e saj dhe minoritete) dhe tė thuhet se UCK-ja ishte e shqiptarėve , dhe ajo duhet tė konsideruar si e huaj pėr Kosven dhe kosvarėt!

    Jemi gjallė do tė shofim njerėz!

    Shpėtimi i Kosves ėshtė largimi i hasės me shokė kriminel nga skena politike dhe lirimi/clirimi i vendit nga krimi i organizuar!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  16. #36
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une nuk e di pse Thaci nderlidhet me UCK-n se une mesa e di ai nuk ka qene pjesemarres i drejtperdrejte ne lufte dhe as qe e ka pare luften me sy, por thjesht nje zedhenes i thjeshte (mund ta paramendoj si p.sh Memli Krasniqi sot), i cili besoj qe papandehur, meqe tjeret ishin ne front, iu deleguan disa detyra dhe ai shfrytezoi kete, fitoi pak reputacion dhe pas luftes krijoi nje parti te dale nga lufta.

    Dhe ne fakt nuk e di pse e quan veten si parti perfaqesuese e UCK, kur Agim Ceku eshte ne parti tjeter, Ramush Haradinaj, Naim Maloku parti tjeter, Rexhep Selimi parti tjeter. Po keta a nuk kane qene pjesetare te luftes dhe a nuk qenkan keto parti te dala nga lufta dhe perfaqesuese te UCK-se?

    Ky lladubi prej Hashim Thaci, le qe s'ka bo kurgjo gjate luftes, por do me na e humb edhe paqen more dhe do ta njollose edhe emrin e UCK-se dhe te atyre njerezve qe luftuan dhe dhane jeten per vendin tone, sepse nuk e merr guximin te thote haptas qe ai edhe UCK-ja (te pakten ata njerez qe luftuan seriozisht, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Bekim Berisha, etj. ) nuk kane asgje te perbashket.

    Prandaj, ajo akuza per trafikim organesh eshte thjesht e gatuar ne kuzhinen serbe, se Shimi ska mund ta beje ate sepse nuk ka qene pjesemarres ne lufte.

  17. #37
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!
    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC U KRYMB ME KA KREJT!
    MASHKULLI I KEQ TĖ SJELL PROBLEME NĖ KONAK!


    o Rina 87!
    Kujdes se cfarė deklaron.
    "Prandaj, ajo akuza per trafikim organesh eshte thjesht e gatuar ne kuzhinen serbe, se Shimi ska mund ta beje ate sepse nuk ka qene pjesemarres ne lufte."

    Jo se hasa ska mund ta bėnte kėtė , po kjo punė as qė ka ndodh ndonjėher me apo pa hasaen!

    UCK-ja nuk ka bėė kėtė lloj veprimtarie!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  18. #38
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    VETVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!
    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC U KRYMB ME KA KREJT!
    MASHKULLI I KEQ TĖ SJELL PROBLEME NĖ KONAK!


    o Rina 87!
    Kujdes se cfarė deklaron.
    "Prandaj, ajo akuza per trafikim organesh eshte thjesht e gatuar ne kuzhinen serbe, se Shimi ska mund ta beje ate sepse nuk ka qene pjesemarres ne lufte."

    Jo se hasa ska mund ta bėnte kėtė , po kjo punė as qė ka ndodh ndonjėher me apo pa hasaen!

    UCK-ja nuk ka bėė kėtė lloj veprimtarie!
    Kili Merturi une nuk thashe qe ajo ka ndodh, por thashe qe Thaci ska te beje asgje me UCK-n. Ai thjesht eshte nje person qe ka manipuluar dhe manipulon masat. Edhe mos u mesoni menjehere pa kuptuar te keqinterpretoni fjalet e njerezve.

  19. #39
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC U KRYMB ME KA KREJT!
    MASHKULLI I KEQ TĖ SJELL PROBLEME NĖ KONAK!


    Nuk keqinterpretova fare, po te thash te kesh kujdes , se si shprehesh.
    Lexoje vetveten edhe njėher.

    Nejse , ti e skjarove ate se cfarė deshe te thuash , dhe besoj se mjafton.
    Mos mu gjuaj mua, po vetit!

    klm
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2010
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Problemi esht se ter akuzat e ngrituar nga ky putanti DICK MARY, Jan krijuar ne laboratorin e sherbimit sekret serbe dhe nga propaganda serbe keshtu qe nuk permbejn as minimumin e sensit te seriozitetit

    Thejesht jan akuza Rraciste qe serbia ben ndaj vikimave te gjenocidit te saj shqiptarve permes nje njeriu te piste e te pa moralshem dhe aspak serioz sikurse esht putanti manjaki ksenofobi psikopati DICK MARY





    Une jam kunder Hashim Thaqit por keto akuza jan anti-shqiptare
    Po edhe une po pajtohem me keto qe ke shkruar.Por nuk eshte qe Dick Mary ka burimet ne sherbimet e serbve apo ne propaganden serbe,burimet jane cekur FORT mire ne artikullin qe e vendosi i "Njejti" aty thuhet kjo "Raporti i njė hetimi dy-vjeēar, i cili citon burime tė FBI-sė dhe tė shėbimeve tjera tė inteligjencės..." Ska te beje asgje me propaganden serbe,po eshte propagande por e kujt? Shume e kjarte e "MIQEVE" te Shqiptareve.E kurse Dick Mary vetem raporton...se e ka detyre kete per kete merre rroge ne KE.
    Edhe Kosovelli kishte thene ngjashme me ty...dick mery keshtu e jo ashtu...nuk mund ta pranon te verteten se "miqt" po na rasin k... prapa shpine....

Faqja 2 prej 53 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •