Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 54
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime

    Mirsevini n kuzhinn time

    Nga te gjitha punet shtepiake, gatimi eshte e vetmja gje qe me pelqen. E bej me deshire dhe madje si aktivitet me c'lodh me shume se sa me lodh.

    Po hap nje teme te re me disa nga recetat e ndryshme qe kam mesuar nga miqte e mi gjate viteve. Mund te kisha postuar dhe tek tema te tjera tek ky forum, por me sa kam vene re zakonisht keto tema mbledhin shume vizitore e diskutime dhe s'do kisha mundesine ti ndiqja pergjigjet per shkak te kohes se kufizuar

    Receten ne vazhdim ma ka dhene nje shoqja ime amerikane e cila eshte 'chefe personale'. Ajo sugjeron perdorimin e orzo, te cilin une e zevendesova me risotto (thjesht preference personale).


    Pule me Salce Limoni te pjekur dhe Caper
    Perberesit:
    • 3 limona te prere ne thela te holla (ajo perdor dy po une i ha shume limonet ndaj sa me shume aq me mire).
    • 4 gjokse pule pa lekure dhe pa kocka (s'po e gjeja ne shqip kete)
    • 3 luge gjelle me capers, pa uje (ai acidi qe kane ne kavanoz dhe limonet e bejne pak si shume te tharte, perseri une e kam qejf ashtu po jo gjithe njerzit e pelqejne)
    • 1 gote me leng pule
    • majdanoz i prere holle
    • pak miell
    • vaj ulliri
    • kripe & piper
    • kerpudha
    • asparagus
    • risotto


    Fillimisht vendosen kerpudhat; asparagus dhe limonet e prere holle ne nje tave. Sperkaten me pak vaj ulliri, piper e kripe dhe vendosen ne furre per 20 min (ose derisa lekura e limoneve te filloje te skuqet). Eshte menyre e thjeshte per ti pergatitur keto perberesa dhe me sa kam pare dhe ata qe nuk para i kane qejf asparagus apo kerpudhat, i pelqejne shume kur jane gatuar ne kete menyre.

    Ne nje tigan, hidhni pak vaj ulliri dhe vendosni gjokset e pules, te lyera lehte me miell, piper dhe kripe. Pasi keto te jene skuqur nga te dyja anet nga pak, shtoni lengun e pules, limonet e pjekur, capers, kerpudhat dhe majdanozin dhe lerini te marrin vale ne zjarr te ngadalte. Une gjithashtu i shtoj pak vere te bardhe, i jep arome dhe shije te mire pules.

    Ne nje tigan tjeter hidhni vaj ulliri sa te lyhet siperfaqja e tiganit dhe 'kaurdisni' risotton. Mbulojeni me leng pule dhe lerini te zieje ne zjarr te ngadalte derisa ta pije gjithe lengun. Trazojeni here pas here qe te mos behet si pilaf i thate. Risotto ka shume menyra si mund te gatuhet, por kjo eshte me e thjeshta duke qene se ne kete rast eshte vetem nje perberes i pjates. Sakonisht permasat i shikoj me sy per risotton.


    Receta eshte shume e lehte per tu pergatitur dhe secili mund te heqe apo shtoje perberes sipas shijes personale.


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura    
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 31-01-2011 m 16:11

  2. #2
    Perjashtuar
    Antarsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,900
    Faleminderit
    0
    11 falenderime n 11 postime
    wow shume e shijshme po duket. Une po e marr kete pjaten pasi komentova e para! :P

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Lasagna Fiori
    (them Fiori sepse eshte pershtatur nga origjinali po me ndryshimet e mia)

    Receta ne vazhdim del shume e mire, por nq se jeni duke mbajtur diete apo zakonisht i shikoni kalorite, kolesterolin etj...atehere kjo nuk eshte per ju

    • Per makaronat e lazanjes, zakonisht perdor gjysem pako te barilla (10 makarona).
    • Kater gota gjumesht
    • Gjysem gote miell
    • 5 luge gjelle gjalpe
    • 1kg 1/2 djathe ricotta
    • Kackavall te grire
    • 3 gota djathe mozzarella te grire (kete rradhe e preva ne thela te holla, thjesht per variacion).
    • 1kg mish te grire
    • 1 pako spinaq
    • Domate ose 1 1/2 gote salce domatesh
    • 3 veze
    • Kripe, piper dhe vaj ulliri


    Makaronat zien per 10 minuta dhe nq se nuk i kini pergatitur gjithe perberesit e tjere te lazanjes, nxirrini nga uji qe te mos pijne me shume uje.

    Midis makaronave do te kete kater shtresa te ndryshme qe pergatiten me vete:
    1. Skuqet gjalipi, shtohet pak nga pak mielli si dhe qumshti per salcen e bardhe. Pasi e kini trazuar kete mase per gati 10 min (qe te trashet pak), shuani zjarrin dhe hidhni salcen e domateve (kete ose mund ta pergatisni vete, ose mund te perdorni nje kavanoz me salce domate barilla. Mos harroni ta provoni per kripe dhe erreza.
    2. Spinaqi pastrohet dhe 'kaurdiset' me vaj ulliri, kripe e piper.
    3. Mishi i grire kaurdiset me vete, perseri duke i shtuar pak kripe e piper (kini parasysh qe cdo perberesi po i shtoni kripe, ndaj provo e beso )
    4. Djathin ricotta perziheni me vezet ne nje ene me vete.

    Fillimisht hidhni ne tepsi 1/3 e mases se salces se kuqe. Me pas shtroni nje shtrese makaronash. Mbi to hidhni perzjerrjen e djathit riccota e mbi te shtoni spinaqin. Shtroni perseri nje shtrese makaronash. Mbi te hidhni mishin e grire, kackavall te shkrire si dhe 1/3 e salces se kuqe. Ne fund shtroni shtresen e trete te makaronave dhe mbulojeni kete me pjesen e fundit te salces se kuqe, kackavall dhe djathin mozzarella.

    Ena ku shtroni lazanjen duhet te jete pak e thelle, sepse kur piqet djathi shkrin dhe ka tendencine te rrjedhe e te lyeje gjithe soben.


    Bon Appetit


    p.s. rina, patjeter! Te befte mire...
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura   
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 30-01-2011 m 13:25

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Byrek ne 30 min
    (10 min pergatitja + 20 min pjekja)


    Per te gjithe ata qe thone se byreku me pete te gatcme nuk shijon njesoj si byreku me pete te bera vete do thoja 1. kane shume kohe te lire e s'dine c'te bejne, 2. s'e kane provuar ndonjehere byrekun me pete te gatcme, 3. flasin percart nga mosha e thyer

    Byrek ose lakror gatuaj rralle, gjithsesi asnjehere nuk kam hapur petet e mia... Heren e pare kur e provova kete lloj byreku, njerzve qe ja u dhashe ju thashe i kisha hapur vete petet dhe nuk ngeli njeri pa me 'levduar e lavderuar' mendo fytyrat e disave kur ju thashe qe petet nuk i kisha bere vete. Pra nq se nuk nisesh me paragjykim kur ha dicka dhe e shijon, atehere s'ka rendesi shume sa shkurt i ke rene per ta bere...

    Byreku ne vazhdim eshte menyra me e thjeshte, nq se e ben me spinaq e kos, ose presh, apo domate e qepe etj, kuptohet do shtohet pak koha se duhet dhe pergatitja e ketyre perberesve.

    Mua zakonisht me pelqen byreku me me shume gjelle se brume, por secili pas shijes se vet, ndaj kini parasysh kur pergatisni mbushjen nq se doni ti shtoni masat apo ti zvogeloni ato. Ne pergjithsi per njebyrek te thjeshte do ju duhen:

    • 3 veze
    • 5 feta djathi te bardhe te thermuara (ose djathe ricotta)
    • 10 luge gjelle gjalpe te shkrire
    • 1 pako me pete te gatcme
    • 1kg kos
    • 1/2 gote qumesht


    Ne nje ene te thelle perzieni kosin, vezet, djathe te bardhe te thermuar dhe gjysem gote qumesht.

    Ne ane shkrini gjalpin dhe lyeni fundin e tepsise qe te mos ngjitet (mund te perdorni dhe leng qe vjen ne kuti per keto pune, por gjalpi shijon me shume). Filloni shtroni petet. Do shtroni 2/3 e peteve poshte, ne mes mbushja dhe 1/3 e peteve siper.

    Nq se petet jane disi te trasha, pasi te shtroni nje pete sperkateni me gjalpe. Ndersa nese petet jane te holla, mund te shtroni dy tre dhe me pas sperkatini.

    Mund te lini nga pak pete anash qe te krijoni thembrat, nq se ju pelqejne. Piqeni per 20 min ne temp 375F


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura   
    Ndryshuar pr her t fundit nga Fiori : 30-01-2011 m 13:25

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime n 168 postime
    Guzhine me gjera te shijshme.
    Ne pritje te recetave te tjera...dhe fotove gjithashtu
    Mos shkruaj gj kur je me nerva, sepse, ndrsa plaga e gjuhs sht m e keqe se e shpats, mendo ka mund t jet ajo e pends

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Imam Bajelldi
    (hoxhes i ra te fiket)


    Ka shume menyra per te gatuar kete lloj recete. Besoj te gjithe fillimisht jemi mbeshtetur tek ajo cfare kemi mesuar nga mamate tona dhe me pas kemi shtuar apo kemi hequr dicka gjate viteve sipas shijes personale. Ne fund e gjithe shija e kesaj pjate varet tek pergatitja e qepes dhe patellxhaPneve.

    Per menyren si e kam gatuar une me poshte do ju duhen:

    • 6 patellxhana te vegjel
    • 7 kokra mesatare qepe
    • karrota/piperka/domate sipas deshires
    • kokra piperi te zi
    • piper i kuq dy luge gjelle
    • nje luge kafeje piper cajun (pak djeges)
    • mish i grire sipas deshires
    • 5-6 fije dafine
    • hudhra sipas deshires
    • 5-6 luge gjelle vaj ulliri
    • 1 filxhan kafeje vere e kuqe


    Fillimisht pergatiten patellxhanet. Disa lloje patellxhanesh jane te hidhur ndaj pasi i lani mund t'ju duhet ti zieni per 10 min, zbrazni ujin e pare e me pas mund ti vini te ziejne per 15-20 min me pak kripe.

    Qepet qerrohen dhe prihen ne kuba te vegjel. Une kam marre makine per prerjen e qepeve por zakonisht pertoj me shume te ve makinen ne pune e ta pastraoj se sa ti pres vete. Kur prisni qepe mbani prane nje ene me uje ose nje qiri te ndezur, zakonisht syte djegin me pak kur ndiqen keto menyra. Per prerje te lehte, ndaheni qepen ne dy pjese, vendoseni gjysmen te mbeshtetur nga ana e prere dhe prisni thela te holla. Mundoheni duke prere thelat ta mbani formen e qepes sic eshte, rrotullojeni nga ana tjetren dhe prisni perseri fela te holla (si rrjedhim jeni duke krijuar kubat e vegjel). Perdorni te njejten menyre per gjysmat e tjera.

    Ne nje tigan qe nuk ngjit hidhni vajin e ullirit, qepet, karrotat, piperkat, hudhrat, domatet, piperin e kuq, piperin e kuq djeges dhe filloni ti kaurdisni ne zjarr mesatar.

    Pasi patellxhanet te kene ziere, nxirrini nga uji qe te ftohen dhe vendosini mbi tepsine ku do te gatuani taven. Tani ketu vjen dhe personalizimi i kesaj recete per mua, sepse une kam qejf patellxhanet te ziere mire dhe pasi piqen behen shume te shijshme. Pasi te ftohen, beni nje prerje ne mes te patellxhaneve dhe nxirrni farat. Kjo pjese duke qene se ka ziere mire, mund te prihet holle dhe ti hidhet mases se qepeve qe jane duke u gatuar ne tigan.

    Sa me shume te gatuhet qepa perseri aq me e shijshme behet. Ne gatim e siper mund te shtoni dhe veren. Pasi e gjithe masa eshte gatuar sipas pelqimit tuaj, hiqeni nga zjarri dhe mbushni patellxhanet qe kini vendosur ne tave. Pjesen tjetren shtroheni ne pjesen bosh te tepsise.

    Persiper mund ti hidhni pak vaj ulliri dhe piper te zi sipas deshires. Vendosni fijet e dafines, hidhni nje gote me uje dhe vendoseni te piqet ne 375F per 30min.

    Haet e ngrohte me buke te thekur dhe pak vere te kuqe.



    Bon Appetit

    p.s. shigjeta, faleminderit! E dija une qe kish nje arsye perse e vura receten me pule te paren (thjesht e kapa me vonese).
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura   

  7. #7
    bubbly
    Antarsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime n 226 postime
    Kuzhina jote vika era yum yum. Po m'pelqeka.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    _____
    Antarsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,665
    Faleminderit
    0
    6 falenderime n 6 postime
    Yum taman ja gjete.
    Fiori, po guzhine te shpejte te bie rasti te gatuash me shpesh? Te marrim ndonje recete ne qe e kemi kohen e kufizuar.
    Byrekun pothuajse te gjithe e bejme dhe me sy mbyll po deshem, normale qe me peta te blera .
    Ndryshuar pr her t fundit nga s0ni : 30-01-2011 m 22:54

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Antarsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,732
    Faleminderit
    243
    118 falenderime n 95 postime
    Shume kuzhine e mire,pershendetje...

  10. #10
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Antarsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,640
    Faleminderit
    0
    14 falenderime n 14 postime
    o fiore as gjyshja jeme nuk gatu i kshu gjonash. un kujtojsha se ti je goc e re

    pervec pules i kto te tjerat jon per me semur robt. keshill miqsore
    no glove no love

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Antarsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,698
    Faleminderit
    106
    126 falenderime n 91 postime

    Talking

    fiori
    tamom goce me tradita dhe nikoqire
    me gjithe keto gjera te mira qe i ben dhe prap nuk zbutet ai burri yt, gatoi ndonje gje qe te jete me i bute, tolerant dhe te buzeqeshi ndoi her

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Tave Kosi

    Tava e kosit eshte nje nga pjatat e mia me te preferuara. Ka perberes qe me pelqejne plus behet shpejt e lehte.

    Sic e kam permendur dhe tek recetat e tjera ju mund te shtoni apo hiqni perberes te ndryshem sipas pelqimit personal (sidomos vezet apo sasine e kosit). Ne pergjithsi perberesit jane si me poshte

    • 1 kofshe qengji per njeri. Kjo tave behet e mire me mish qengji ose pule. Kam vene re qe lengu i leshuar nga keto lloj mishi i jep me shume shije taves.
    • 1kg kos
    • 2 3 veze
    • 2 filxhan kafeje oriz
    • 1 luge gjelle gjalpe
    • kripe dhe piper i zi


    Mishit hiqjani lekuren dhe vendoseni te zieje me pak kripe e piper te zi. Zakonisht mishi i qengjit leshon shume yndyre dhe si rrjedhoje nuk ju duhet te perdorni fare gjalpe per receten. Madje mund tju duhet te hiqni ate shtresen e pare qe krijohet ne siperfaqe te tenxheres kur mishi sapo ka filluar te zieje.

    Pasi mishi te kete ziere mire (sa me i bute aq me i shijshem) hiqini felat/kofshet nga zjarri vendosini mbi tepsi dhe hidhni ne tenxhere 2 filxhanet e kafese me oriz. Raporti i orizit me lengun duhet te jete te pakten 2 filxhane kafeje oriz, kater gota uji leng (qe mos beni pilaf). Lereni orizin te zieje 5 10 minuta.

    Ne nje tas perzieni kosin me vezet si dhe orizin pa leng. Orizi duhet te jete ftohur pak qe te mos priten vezet.

    Hidheni masen ne tepsi ku kini vendosur mishin dhe ne fund shtoni dhe leng mishi sipas deshires. Zakonisht ne kete pike vetem 2-3 gota uji leng duhet te kete mbetur, ndaj mund ta perdorni te teren.

    Piqeni ne 375F per 20 min.


    Bon Appetit


    ------------------

    Faleminderit per mesazhet.

    Tek kjo teme do mundohem te sjell ushqime shqiptare ashtu si dhe receta te ndryshme qe kam mesuar ketu ku jetoj. Kuptohet une nuk gatuaj dhe i ha keto lloj gjerash cdo dite ndaj kur vendosni te perdorni nje nga recetat tek kjo teme duhet te kini parasysh se secili e ka ne doren e vet shendetin dhe dieten personale. Une e bera ftesen, e ardhura nuk eshte me zor

    Marya te marte e mira, ku e ke pare burrin tim ti? I dashuri im qesh dhe eshte me humor gjithmone kur eshte me mua, nuk e di ne c'dite e ke takuar ti ; )
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  13. #13
    i/regjistruar
    Antarsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    590
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    1 kofshe qengji per njeri eshte cik si e egzaxheruar

  14. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Nuk e di nese kjo ne vazhdim mund te quhet recete, por e di qe eshte shume e thjeshte per tu pergatitur dhe pelqehet pak a shume nga te gjithe, sidomos ne festa te vogla shtepiake

    Meze me fiq e geshtenja

    Per ti pergatitur do ju duhen:

    • Fiq te bardhe
    • Fiq te zinj
    • Nje filxhan kafeje vere
    • Nje filxhan kafeje gjize (pa kripe)
    • Fasule te pjekura edamame (me kripe)
    • Dy luge gjelle mjalte


    Duhet nga nje koker fik i bardhe,nje i zi dhe nje geshtenje per njeri. Fiqte mund te jene dhe te thare (po jo te thatet fare). Vendosni nga pak gjize (ricotta) mbi cdo njeren nga kokrat. Mbi gjizen vendosni dy tre kokra fasule edamame dhe siper hidhni nga pak mjalte.

    Kete rradhe sipas keshilles se nje shoqkes sime ne forum : ), pedora nje shiringe dhe fiqte e thate i mbusha me pak vere te kuqe (ose mund te perdorni pije alkoolike sipas deshires).


    Mund te sherbehen qe te haen me dore, ose mund te vendosni shkopinj japoneze.


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura   

  15. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Kjo supe eshte nje nga supat qe me pelqejne me shume dhe fare e thjesht per ta pergatitur. E kam ngrene fillimisht disa vite me pare ne nje restorant francez pa menduar se pas kaq vitesh do e pelqeja kaq shume.
    Sic e kam permendur dhe shume here me lart per recetat e tjera, kjo nuk eshte recete origjinale por eshte receta e perpunuar nga une per shijen time, ndaj perdorni gjykimin tuaj kur lexoni, kopjoni etj etj

    Zakonisht kete supe e gatuaj duke perdorur kungullin qe perdorim dhe per byreke, por kete rradhe e bera si puna e asaj shprehjes 'S'kisha pule dhe gatova sorren'...gjithsesi shija nuk me zhgenjeu ne fund.

    Krem kungulli (supe)

    Per supen ne vazhdim do ju duhen:

    • Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
    • 2/3 lb karrota
    • 2 luge gjelle gjalpe
    • 2 gota uji me leng pule
    • kripe, piper, majdanoz
    • 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
    • qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
    • pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)


    Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.

    Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).

    Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.

    Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.


    Bon Appetit
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  16. #16
    bubbly
    Antarsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime n 226 postime
    Kjo supa mire duket, po perderisa po i hedh leng pule, eleminoje ca gjalpin, se ka yndyrna shume, behet me shume se c'duhet. Nuk ju ben mire.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Antarsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,417
    Faleminderit
    0
    16 falenderime n 16 postime
    Citim Postuar m par nga Fiori Lexo Postimin
    Kjo supe eshte nje nga supat qe me pelqejne me shume dhe fare e thjesht per ta pergatitur. E kam ngrene fillimisht disa vite me pare ne nje restorant francez pa menduar se pas kaq vitesh do e pelqeja kaq shume.
    Sic e kam permendur dhe shume here me lart per recetat e tjera, kjo nuk eshte recete origjinale por eshte receta e perpunuar nga une per shijen time, ndaj perdorni gjykimin tuaj kur lexoni, kopjoni etj etj

    Zakonisht kete supe e gatuaj duke perdorur kungullin qe perdorim dhe per byreke, por kete rradhe e bera si puna e asaj shprehjes 'S'kisha pule dhe gatova sorren'...gjithsesi shija nuk me zhgenjeu ne fund.

    Krem kungulli (supe)

    Per supen ne vazhdim do ju duhen:

    • Tre kungulleshka (kunguj te vegjel)
    • 2/3 lb karrota
    • 2 luge gjelle gjalpe
    • 2 gota uji me leng pule
    • kripe, piper, majdanoz
    • 1/2 qumesht (ose krem qumshti)
    • qepe te njoma (nga ato si jeshile te gjata)
    • pak salce tzatziki (qe perdoret per gjirot)


    Pastroni kungujt dhe karrotat dhe hiqjauni lekuren. Me pas kungujt mund ti ndani ne kuba te vegjel nga 1cm. Hidhini ne tenxhere dhe shtoni lengun e pules, pak kripe dhe piper. Lerini te ziejne derisa te zbuten.

    Pasi te kene ziere, kulloni ujin e tepert dhe hidhini ne perpunuesin e ushqimit. Shtoni ketu qepet e prera ne copa te vogla, gjalpin dhe kripe ose piper (nq se duhet pak me shume per shije).

    Pasi i kini bere pure, shtoni qumshtin dhe perziejini perseri. Qumesht mund te shtoni pak me shume nq se e doni me te lengshme supen.

    Kjo supe mund te sherbehet e ngrohte ose e ftohte. Siper shkrini pak gjalpe si dhe mund ta zbukuroni me majdanoz dhe salce te bardhe.


    Bon Appetit

    Provoje me butternut squash se kane shije shume here me te mire se kungujt, plus eviton heavy cream.
    Zieje ne uje (or chicken stock), fute ne blender beje pure, hidhi ca ereza (cumin, coriander etc), dhe voila. Per bukuri siper hidhi nje luge kos dhe cik majdanoz.

    Une duhet te hap nje teme per healthy eating. Meals under 400 calories.

  18. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Mosha
    37
    Postime
    4,276
    Faleminderit
    123
    72 falenderime n 64 postime
    ahaha nga te gjithe punet gatimi eshte qe urrej nuk jam e zonja ne guzhine. bravo fiori. keep up the good work.
    I LOVE GOD

    j&g

  19. #19
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    115 falenderime n 104 postime
    Meqenese jemi tek kungujt, receten ne vazhdim po shtoj tek kjo teme edhe pse me duket se e kam sjelle ne forum vite me pare (fotot jane te vjetra):

    Lule kungulli me gjize

    Kjo recete hyn tek delikatesat ne vende te ndryshme te europes. Sigurisht une e kam ndryshuar disi per arsye te ndryshme. Shijon shume me nje shishe vere te kuqe.Per pergatitjet duhen :

    • Dy tre lule kungulli per njeri
    • Gjize (ose ricotta)
    • Nje veze
    • Pak vaj ulliri (evoo)
    • Nje fete e holle buke e thekur e coptuar
    • Nje luge gjelle leng limoni
    • Kripe e piper
    • Erreza sipas deshires


    Fillimisht lani mire lulet e kungullit. Jane pak delikate per tu lare si dhe ka ca si gjemba te vogla ndaj do sugjeroja te vishnit doreza kuzhine kur i lani (jo nga ato qe zini enet e nxehta kuptohet).

    Ne nje ene disi te thelle perzieni gjizen, buken e coptuar, vezen, limonin, kripen, piperin dhe erzat. Mbushini lulet me perberjen me lart dhe vendosini te skuqen ne zjarr te nxehte. Ne fund vendosini ne nje pjate qe tu kulloje pak vaji.

    Kohet e fundit kam provuar dhe ti pjek lulet dhe shija perseri del e mire. Per kete metode mjafton ti lyeni pak lulet me vaj nga jashte, vendosini ne nje tepsi qe nuk ngjit si dhe zjarrin duhet ta kini te ulet, sepse ne te kundert digjen menjehere.


    Bon Appetit



    ------------------------------------------------

    Ngela duke ju shpjeguar njerzve si te lexojne

    Pinku, gjalpimin e do kjo supe se ndryshe vec te hash kungull. Pulen une e ble pa lekure dhe kur e ziej qe te perdor lengun nuk nxjerr fare yndyre.

    Kuqke, me lart e kam thene nje here qe kete rradhe perdora 'sorren' e kungujve haha. Sa per kalorite...(me mire s'po e them) por shume frike i paskeni.

    Vazhdoj te shpjegoj se recetat tek kjo teme jane te personalizuara per shijen time, ndaj mos prisni te lexoni c'kini ju ne mendje Edhe ndodh qe s'kemi shije te njejte.
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  20. #20
    i/regjistruar
    Antarsuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    590
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    mire e the, meqe jemi tek kungujt, me ka mare madhi per kunguj te mbush me perime e mish te grigre.

    problemi eshte se nuk di nga t'ia filloj, se si mbarohet dihet..

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •