Imam Bajelldi
(hoxhes i ra te fiket)
Ka shume menyra per te gatuar kete lloj recete. Besoj te gjithe fillimisht jemi mbeshtetur tek ajo cfare kemi mesuar nga mamate tona dhe me pas kemi shtuar apo kemi hequr dicka gjate viteve sipas shijes personale. Ne fund e gjithe shija e kesaj pjate varet tek pergatitja e qepes dhe patellxhaPneve.
Per menyren si e kam gatuar une me poshte do ju duhen:
- 6 patellxhana te vegjel
- 7 kokra mesatare qepe
- karrota/piperka/domate sipas deshires
- kokra piperi te zi
- piper i kuq dy luge gjelle
- nje luge kafeje piper cajun (pak djeges)
- mish i grire sipas deshires
- 5-6 fije dafine
- hudhra sipas deshires
- 5-6 luge gjelle vaj ulliri
- 1 filxhan kafeje vere e kuqe
Fillimisht pergatiten patellxhanet. Disa lloje patellxhanesh jane te hidhur ndaj pasi i lani mund t'ju duhet ti zieni per 10 min, zbrazni ujin e pare e me pas mund ti vini te ziejne per 15-20 min me pak kripe.
Qepet qerrohen dhe prihen ne kuba te vegjel. Une kam marre makine per prerjen e qepeve por zakonisht pertoj me shume te ve makinen ne pune e ta pastraoj se sa ti pres vete. Kur prisni qepe mbani prane nje ene me uje ose nje qiri te ndezur, zakonisht syte djegin me pak kur ndiqen keto menyra. Per prerje te lehte, ndaheni qepen ne dy pjese, vendoseni gjysmen te mbeshtetur nga ana e prere dhe prisni thela te holla. Mundoheni duke prere thelat ta mbani formen e qepes sic eshte, rrotullojeni nga ana tjetren dhe prisni perseri fela te holla (si rrjedhim jeni duke krijuar kubat e vegjel). Perdorni te njejten menyre per gjysmat e tjera.
Ne nje tigan qe nuk ngjit hidhni vajin e ullirit, qepet, karrotat, piperkat, hudhrat, domatet, piperin e kuq, piperin e kuq djeges dhe filloni ti kaurdisni ne zjarr mesatar.
Pasi patellxhanet te kene ziere, nxirrini nga uji qe te ftohen dhe vendosini mbi tepsine ku do te gatuani taven. Tani ketu vjen dhe personalizimi i kesaj recete per mua, sepse une kam qejf patellxhanet te ziere mire dhe pasi piqen behen shume te shijshme. Pasi te ftohen, beni nje prerje ne mes te patellxhaneve dhe nxirrni farat. Kjo pjese duke qene se ka ziere mire, mund te prihet holle dhe ti hidhet mases se qepeve qe jane duke u gatuar ne tigan.
Sa me shume te gatuhet qepa perseri aq me e shijshme behet. Ne gatim e siper mund te shtoni dhe veren. Pasi e gjithe masa eshte gatuar sipas pelqimit tuaj, hiqeni nga zjarri dhe mbushni patellxhanet qe kini vendosur ne tave. Pjesen tjetren shtroheni ne pjesen bosh te tepsise.
Persiper mund ti hidhni pak vaj ulliri dhe piper te zi sipas deshires. Vendosni fijet e dafines, hidhni nje gote me uje dhe vendoseni te piqet ne 375F per 30min.
Haet e ngrohte me buke te thekur dhe pak vere te kuqe.
Bon Appetit
p.s. shigjeta, faleminderit! E dija une qe kish nje arsye perse e vura receten me pule te paren
(thjesht e kapa me vonese).
Krijoni Kontakt