Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 289
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Raporti amerikan për 21 janarin: Policia bëri detyrën, organizatorët para drejtësisë

    Meta: Protesta e 21 janarit, Rama presion për bashkinë

    TIRANE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta e cilëson protestën e 21 janarit si presion i Edi Ramës për të mbajtur Bashkinë e Tiranës.

    Në një konferencë për shtyp, sot në mesditë nga selia e LSI-së ish zv kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të videopërgjimit, tha se Rama po kër cenon në emër të popullit.

    Më tej kreu i LSI-së i kërkoi kryetarit socialist t’i kthehet dialogut politik për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe “të mos qëndrojë peng i bandave”.

    (s.g/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Demonstrata në 21 Janar, nis njoftimi derë më derë

    TIRANE-Partia Socialiste, subjekti më i madh politik I Opozitës së Bashkuar nis marrjen e masave për përgatitjen e demonstratës së paralajmëruar në 21 Janar. PS njoftoi sot se demonstrate do të mbahet në orën 14:00, dhe njoftimet për këtë po shpërndahen sot derë më derë në Tiranë nga njësitë bashkiake të kryeqytetit. Slogani I demonstruesve, sipas burimeve nga PS, do të jetë. “Sali, dorëzo bllokun”.
    Prej ditësh kryesocialisti Edi Rama ka ftuar që populli pavarësisht bindejeve duhet të reagojë ndaj pazareve që bën qeveria. Reagimi vjen pas video-përgjimit Meta-Prifti. Rama tha se qytetarët më shumë se kurrë duhet të protestojnë me një qëllim kryesor, jo për pushtet, por të drejtën e tyre për të patur shtet.
    Opozita ka paralajmëruar se më 21 janar do te zhvillohet një demostratë ku ndryshe nga protestat e saj nuk do të ketë flamurë partiake apo pankarta forcash të ndryshme por për t`u bashkuar jo vetëm të të majtëve, por edhe të të djathtëve

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Patozi në News 24: Opozita do të rikthejë 97’ me demonstrata

    Patozi në News 24: Opozita do të rikthejë 97’ me demonstrataTIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Astrit Patozi gjatë një interviste në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” mbështet qëndrimin e maxhorancës dhe shkon në një linjë me ta, teksa deklaron se videoja Meta-Prifti është e montuar nga Edi Rama. Sipas Patozit, videoja u bë publike për të dëmtuar Sali Berishën.

    “Videoja nuk e lëkund mazhorancën edhe pse u montua për të goditur kryeministrin Berisha. Videoja u montua nga Edi Rama”,- thotë Patozi, ndërsa sqaron se mazhoranca do shkojë e qetë drejt zgjedhjeve lokale, pasi sic tha ai, “videoja nuk ka asgjë kompromentuese dhe këtë do të vërtetojë drejtësia”.

    Sipas kreut të Grupit të PD-së, opozita kërkon që me anë të demonstratave të rikthejë në vend gjendjen e vitit 1997, por sic tha Patozi, ata nuk mund të vijnë në pushtet pa vota.

    “Ne do të vazhdojmë betëjën tonë edhe pse opozita përpiqet të rikthejë gjendjen dhe ankthin e 97’ në kujtesën e qytetarëve shqiptarë. Rama ka dëshirë të ketë një situatë jashtë kontrollit, do që opozita të përfshihet nga një zinxhir dhune dhe do që populli që nuk duron dot videon, të shpërthejë në rrugë dhe Edi Rama do të dalë si shpëtimtar. Edi Ramën nuk e marr seriozisht”,- u shpreh më tej Patozi.

    Patozi tha se, “Ne do jemi këtu në 8 maj për të pritur Ramën. Jemi të sigurtë që me këtë qeveri ne do shkojm drejt fitores së zgjedhjeve lokale”,- shtoi ai.

    (m.a/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Neni 221

    Kryengritja

    Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash
    apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo
    çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve,
    grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe
    njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të
    përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.

    Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm.


    ------------------------------------------------


    LIGJ Nr.8290, datë 24.2.1998

    PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT


    Neni 3


    Forcat e Armatosura dhe ato që nuk bëjnë pjesë në to, por në bazë të ligjeve janë të pajisura organikisht me armë zjarri për kryerjen e detyrave të tyre, i përdorin armët e zjarrit sidomos në këto rrethana:
    1. Nga forcat e policisë së Ministrisë së Brendshme:

    - Kur është duke u kryer një krim i rëndë, terror, shkatërrim ose dëmtim i pasurisë shtetërore, publike a private, me zjarr, lënë plasëse, armë ose mjete të tjera të rrezikshme, vrasje, grabitje a vjedhje e bankave dhe objekteve ku mbahen vlera të mëdha materiale e kulturore, e makinave që transportojnë vlera monetare a materiale të rëndësishme, si dhe kur ka përdhunim nga një grup personash a rrëmbim personash, të parashikuara në Kodin Penal.

    - Kur është duke u kryer një krim me armë zjarri ose me armë të tjera, me lëndë plasëse a helmuese, me mjete që, kur vihen në lëvizje, nuk mund të kontrollohen.

    - Kur personi që ka kryer, është duke kryer ose ka të dhëna të mjaftueshme se ka kryer një krim të rëndë, përpiqet t’i shpëtojë ndalimit ose arrestimit.

    - Kur personat e dënuar, të arrestuar a të ndaluar tentojnë të largohen nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit ose vendet ku mbahen për t’u shoqëruar nga personat që i shoqërojnë ose nga mjetet me të cilat transportohen.

    - Kur persona të ndryshëm tentojnë të lirojnë me dhunë ose me armë të dënuarit a të paraburgosurit nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit, vendet ku mbahen për t’u shoqëruar ose mjetet me të cilat transportohen.

    - Kur persona të ndryshëm përpiqen të kalojnë me dhunë a duke përdorur armë ose mjete në vende ku ka ndalim policie ose që ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes së rendit publik.

    - Kur forcat e ruajtjes së rendit ose të tretë, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armë a mjete të tjera të rrezikshme për jetën dhe në rrethanat konkrete sulmi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------


    - Çpo ndodh aty ?
    - Kundërshton shoku Kanan.
    - Bjeri qenit!



  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe lajmi me i fresket mbi planin e pergjakshem te kryehajdutit e kryebllokqenit edvin stalin enver- sadamit.

    gazeta sot

    --





    Lajmet Kryesore

    Zbardhet plani i demonstratës, Kryeministria do të rrethohet për tre ditë me radhë
    Rama shpërndan ftesa për demonstratën, slogani “Sali dorëzo bllokun”

    Zbardhet plani i Opozitës së Bashkuar pas nisjes së demonstratës së madhe ditën e premte për largimin e qeverisëse. Demonstrata me moton “Sali dorëzo bllokun” duket se nuk do të jetë paqësore si protesta e kaluara opozitar, por pritet që situata të dalë jashtë kontrollit për shkak të video-skandalit të Ilir Metës. Burime brenda Opozitës së Bashkuar bëjnë

    me dije se demonstrata do të zgjasë për rreth tre ditë në varësi të qëndrimit të kryeministrit Berisha. Demonstrata pritet të ketë një frymë radikale, ndërkohë pritet të shënohet një pjesëmarrje historike për të kërkuar dorëheqjen e Berishës, pas skandalit të Metës. Një plan i mundshëm është edhe bllokimi i kryeministrisë, çka do të jetë edhe pika më e nxehtë e demonstratës, pasi kjo do të shkaktonte një konfrontim turp me trup të protestuesve me policinë. Brenda kampit opozitar ka dy qëndrimi; një qëndrim radikal, i cili mbështet nga Rama, Ngjela, Gjinushi etj., dhe një qëndrim me një frymë më paqësore. Për herë parë Rama ka deklaruar se situata mund të dalë jashtë kontrollit, pasi Berisha po e provokon në maksimum popullin. Ky qëndrim i rrit më tej mundësitë që protesta e së premtes të dalë jashtë kontrollit. Për këtë demonstratë socialistët kanë mobilizuar të gjithë bazën dhe anëtarësinë, të cilët priten të qëndrojë tre ditë përreth kryeministrisë. Ndërkohë, ish ministri dhe deputeti Ndre Legisi do të koordinojë aleatët në këtë demonstratë. Një tjetër, organizator i demonstratës, por vetëm për Partinë Socialiste, është Endri Fuga.


    Rama, shpërndan ftesa
    Partia Socialiste, subjekti më i madh politik i Opozitës së Bashkuar nis marrjen e masave për përgatitjen e demonstratës së paralajmëruar në 21 Janar. PS njoftoi sot se demonstrate do të mbahet në orën 14:00, dhe njoftimet për këtë po shpërndahen sot derë më derë në Tiranë nga njësitë bashkiake të kryeqytetit. Slogani i demonstruesve, sipas burimeve nga PS, do të jetë. “Sali, dorëzo bllokun”. Ashtu siç ka bërë edhe gjatë protestave të mëparshme të opozitës Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur turin e takimeve derë me derë, ku u ka bërë thirrje banorëve të marrin pjesë në demonstratën e 21 janarit. Dje, Rama është ndalur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe gjatë takimeve me banorët e zonës, kryesocialisti i ka ftuar ata të marrin pjesë në demonstratën e 21 janarit, që sipas Ramës nuk do të jetë për marrje pushteti politik, por do të jetë një demonstratë qytetare.


    Protesta
    Ndërkohë opozita ka paralajmëruar në 21 janar një demonstratë ku ndryshe nga protestat e saj nuk do të ketë flamurë partiake apo pankarta forcash të ndryshme por për t`u bashkuar jo vetëm të të majtëve, por edhe të të djathtëve. Prej ditësh kryesocialisti Edi Rama ka ftuar që populli pavarësisht bindjeve duhet të reagojë ndaj pazareve që bën qeveria. Reagimi vjen pas video-përgjimit Meta-Prifti. Rama tha se qytetarët më shumë se kurrë duhet të protestojnë me një qëllim kryesor, jo për pushtet, por të drejtën e tyre për të pasur shtet.


    Nis lajmërimi “derë më derë”
    Në të gjitha njësitë bashkiake ka filluar dje lajmërimi derë më derë i qytetarëve për t’iu bashkuar demonstratës së 21 janarit. Demonstrata, nën sloganin “Sali dorëzo bllokun” vjen si një reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes së pushtetit të Sali Berishës, që shënuan momentin e tyre më të shëmtuar e flagrant me skandalin e videos së Ilir Metës. Sipas nismëtarëve demonstrata do të nisë të premten në orën 14:00 dhe qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës për tu mbledhur më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

    Nikolla, thirrje qytetarëve për të dalë në sheshe
    Kryetarja e njësisë bashkiake numër 1, Lindita Nikolla u bëri dje thirrje qytetarëve për të dalë në shesh me 21 janar. “Ju ftoj që në datën 21 të jeni të gjithë bashkë, për ti dhënë fund kësaj qeverisje, për ti dhënë fund kësaj kusarie që çdo ditë dhe këdo po vjedh në këtë vend. Ju presim do të jemi bashkë. Është demonstratë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Partia Socialiste është bashkë me ju, bashkë me qytetarët pa dallim ngjyrimi politik vetëm në emër të së mirës së përbashkët për ti dhënë fund kësaj qeverie kusarësh”, thekoi ajo.

    Tahiri: Protesta, kundër lajthitjes së Kryeministrit
    Deputeti Saimir Tahiri u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen demonstratës së 21 janarit, e cila duhet të shënojë momentin kur shqiptarët marrin në dorë shtetin e tyre. Ai tha se kjo nuk është një demonstratë për pushtetin e socialistëve, por një protestë kundër provokimeve të përditshme që po u bën kryeministri i cili me lajthitjen e tij po e fut vendin në një qorrsokak. Tahiri theksoi se protesta do të jetë kundër lajthitjes së Kryeministrit, i cili po e fut vendin në qorrsokak. “Sot shqiptarët kuptuan se lajthitja e Sali Berishës në seancën e fundit të Kuvendit nuk ishte një rast i veçuar, por një lajthitje krejt e zakonshme për këtë Kryeministër që gjithmonë e më shumë po e fut vendin në qorrsokak, duke kërkuar të tërheqë pas vetes Shqipërinë dhe shqiptarët mu në llumin e greminës ku është zhytur vetë. Pas lajthitjes së Saliut që të gjithë pamë e dëgjuam ditën e hënë në parlament, sot ky njeri foli përsëri për lajthi e për kumbulla, për zana nëpër male të mbuluara me dëborë, por përsëri nuk tha asnjë fjalë për zgjidhjen e krizës, të cilën shqiptarët e presin me padurim”, tha ai. Deputeti socialist shtoi se opozita është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që ky Kryeministri i zënë peng nga korrupsioni dhe paaftësia po i bën çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend. “Partia Socialiste është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që ky Kryeministri i zënë peng nga korrupsioni dhe paaftësia po i bën çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend, siç jemi të shqetësuar për katandisjen publike të këtij njeriu që me cilësinë e kryeministrit të votave të vjedhura, po synon të katandisë Shqipërinë dhe shqiptarët si mos më keq. Ndaj sot i bëjmë thirrje qytetarëve që ta kthejnë datën 21 në ditën e demonstratës popullore për rikthimin e dinjitetin që Kryeministri në ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po nëpërkëmbin dita ditës. 21 janari nuk është dita e demonstratës së socialistëve për pushtetin e tyre, por dita e demonstratës së shqiptarëve për shtetin të gjithëve”, theksoi ai.


    Demonstrata, opozita i kërkon leje policisë
    Vetëm pasditen e djeshme, PS ka dërguar një kërkesë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ka deklaruar se do të zhvillojë një tubim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më 21 Janar 2011 ora 13.30. Për më tepër, kërkesa e PS shton se ardhja e njerëzve në miting do të realizohet nga rreth dhjetë pika përreth Tiranës. Ndaj i kërkohet policisë të marrë masa. Kërkesa është dërguar nga kreu i PS në Tiranë, Besnik Bare. “Demonstrata jonë në funksion të ligjit”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë. Opozita shqiptare do të zhvillojë demonstratën e saj ditën e premte më datën 21 janar, me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” pritet të nisë në orën 14.00 ndërsa organizimi do të fillojë nga katër kryqëzimet kryesore të Tiranës, ”Zogu i Zi”, “21 dhjetori”, “Stacioni i Trenit” dhe “Stadiumi Dinamo”. Gjithashtu, kjo demonstratë ka një skenar të qartë por të përgatitur në mënyrë të përshpejtuar, me qëllim të vetëm, ardhjen në pushtet pas disa muajsh. Por një ndër planet e PS është edhe mosndërprerja demonstratës të premten, duke e vazhduar gjatë gjithë natës e më tej, me synimin e vetëm që tubimi të shpërndahet vetëm nëse realizohen deri diku, këto dy kërkesa: Kërkohet nga kryeministri, qeveri teknike me pëlqimin e opozitës dhe mazhorancës aktuale e cila të funksionojë jo më shumë se 3 muaj dhe që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri. Kërkohet nga presidenti, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Këtu opozita po debaton për dy variante: I pari është që zgjedhjet e parakohshme të shpallen jo më vonë se 8 maji 2011 dhe ato të bashkohen me zgjedhjet vendore. Varianti i dytë, që po mbështetet më shumë, është anulimi dhe shtyrja e zgjedhjeve vendore pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Berisha: Nuk dorëzohemi nga kërcënimet e Edi Ramës

    Nga Berati ku u kremtua 20 vjetori i themelimit të PD-së në këtë qytet, kryeministri Sali Berisha garantoi të gjithë shqiptarët se qeveria që ai drejton dhe i gjithë populli shqiptar nuk trembet dhe as do të dorëzohet përballë kërcënimeve të kryetarit të partisë socialiste për rrëzimin e qeverisë me dhunë.

    Sali Berisha: “Tani kërcënon , po unë dua të garantoj çdo qytetar se ne kemi respektuar maksimalisht çdo liri dhe të drejtë. Për sa i përket kërcënimeve, unë do i them shokut Edvin se edhe të parët e tij t’i kthejë nga varri, Spiron Kristaqin apo vetë Enverin, ne nuk na impresionojnë. Ne jemi njerëz të lirë. Nuk kërcënojmë njeri, nuk dorëzohemi . Ne jemi të vendosur që më 8 maj të zhvillojmë zgjedhje të shkëlqyera, të fitojmë bashkinë e Beratit, Tiranën, besimin e merituar të qytetarëve shqiptarë"
    Në vazhdën e situatës së krijuar nga publikimi i videos Meta Prifti, Berisha argumentoi se kundërshtari i tij politik dhe neobllokmenët e rinj janë të aftë të trillojnë çdo gjë për të minuar arritjet e Shqipërisë. Berisha shpjegoi se qëndrimi ndaj Edi Ramës është pikë së pari një qëndrim qytetar i vlerave dhe parimeve që karakterizon çdo qytetar të këtij vendi

    Sali Berisha: "Por nëse t’i monton video, more mjeran, çfarë do u bësh qytetarëve të këtij vendi,. Ti nuk ke të ardhme, sepse është kulturë e etërve të tu. Kurrë nuk kam mbajtur përgjegjës djalin për babain, por ai është i ati i klonuar. Sepse kur shembej Muri i Berlinit i ati firmoste varjen e Havzi Nelës, ky tani monton videon, unë skam ç’bëj. Unë ia respektoj familjen. Tre ditë pas dasmës së fundit, ai gjeti Shkelzen Abdullah Berishën për ta paraqitur si djalin tim. I them Edi Ramës, nuk të hap rrugë se ke akuzuar babain si babain e djalit. Ne jemi qytetarë, nëse ti akuzon me një akuzë të tillë babain tënd dhe nuk bën analizën, mbi këtë bazë ti akuzon gjithë të tjerët, monton videon kundër Sali berishës. Kështu ti dëshmon se je i aftë të trillosh çdo gjë. Për Shkëlzenin e Abdullahut nxjerr tenderat e tij sikur të ishin të djalit tim. Por ti nuk njeh familjen, për 10 vjet nuk i ke dhënë kafshatën djalit tend. Kur ia bën këtë djalit të kryeministrit çfarë u mbetet të rinjve? Nëse ti del lakuriq plazheve, nëse ti nxjerr bashkëshorten, moralin mbaje për vete. Unë do e denoncoj çdo ditë, kudo, në çdo familje shqiptare. Unë i them çdo shqiptari, kurrë të mos votojë për Sali Berishën nëse e konsideron të gabuar qëndirmin ndaj këtyre akteve. Nuk ka të bëjë me asgjë partiake, është qëndrim qytetar, vlerave, parimeve, Ndaj dua tu garantoj socialistëve dhe demokratëve se nuk kam asgjë personale"
    Duke shkuar më tej në shpjegimin e tymnajës së krijuar nga Partia Socialiste në bllokadën që ajo i bën institucioneve shtetërore, Berisha përmendi edhe liberalziimin e vizave dhe dha këtë shembull

    Sali Berisha: “Një grusht i vogël në PS angazhoi potencialin e kësaj force për të keqen e çdo qytetari. Vizat nuk ishin partiake, ishin për çdo shqiptar, nuk ishin për Sali Berishën, vizat ishin për nënat dhe baballarët që nuk kanë parë fëmijët, ishin për gjithë shqiptarët. Çfarë bënë këta zotërinj? Duke deklaruar se heqja e vizave është fundi I tyre, bënë çdo gjë, bojkotuan parlamentin që të bindnin Europën se ky vend nuk bëhet, bënë grevë urie, grevën e orgjisë, sepse hanin rregullisht dhe pa ndërprerje. Ndërmorrën vallen e kutive, “Çliro vizat dhe hap kutitë”. Por a mund të pranoja që nebllokmenët të përdhosnin votën tuaj?

    Në fjalimin e tij para mbështetësve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, por edhe ne takimet e zhvilluara ne Otllakë, kreu i qeverisë premtoi se viti 2011 do të jetë viti i arritjeve të mëdha për vendin. Ai nënvizoi se në këto 20 vite Shqipëria arriti shumë por sukseset e këtyre viteve do të dyfishohen falë reformave të qeverisë për realizimin e projekteve të mëdha kundër varfërisë, për infrastrukturën, arsimin dhe integrimin europian.

    http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14675

  7. #7
    Intervistë me eurodeputeten Doris Pack

    Situata në Shqipëri është shumë e tensionuar. Pas dorëheqjes së zevëndëskryeministrit Ilir Meta, opozita ka bërë thirrje për një protestë të madhe për rrëzimin e qeverisë Berisha, që sipas tyre është e korruptuar.

    Pyetje: Zonja Pack, situata politike në Shqipëri ka arritur kulmin pas publikimit të video-s për korrupsion të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Kjo ka thelluar më tej hendekun mes dy kampeve politike. Cili është mendimi juaj për këtë gjendje?

    Doris Pack: Situata është e trishtueshme, situata tani po eskalon. Ështe në rregull që Ilir Meta dha dorëheqjen. Por në Shqipëri ka vazhdimisht të akuzuar për korrupsion, vazhdimisht njëra palë fajëson tjetrën. Natyrisht që opozita e shfrytëzon këtë sa të mundet, por kjo e tëra mund të rezultojë në bumerang. Por e trishtueshme është që situata politike në Shqipëri e bën të vështirë punën. Shumë ligje nuk kanë mundur të miratohen në parlament për shkak se kërkohet një shumicë votash, më e madhe se sa fraksionet qeveritare. E tëra klima politike është helmuar. Kur lexon gazetat e përditshme, pyet kur do të marrë fund kjo dhe kur qytetarët e Shqipërisë do ta humbasin durimin. Protestat e vazhdueshme të opozitës dhe kërcënimet janë tërësisht kontraproduktive. Unë mund të them se situata tani në Shqipëri është për të ardhur keq.

    Pyetje: A janë vënë në pikëpyetje institucionet e Shqipërisë? Kam parasysh këtu debatet mjaft të ashpra në parlament. Kultura e një parlamenti të mirëfilltë demokratik duket se është larg kritereve që kërkon BE, zonja Pack.

    Doris Pack: Jo. Unë mendoj se institucionet janë aty. Qeveria punon, tani një ministër u tërhoq dhe ai është zevëndësuar, gjë që ndodh shpesh në Shqipëri. Pra qeveria punon, parlamenti është i zgjedhur dhe po punon. Nuk ka arsye që opozita të thotë se ky parlament nuk është legjitim. Ka vetëm sulme të vazhdueshme nga opozita por që nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatën kushtetuese, gjë që bën që opozita të mos marrë pjesë rregullisht në parlament. Institucionet mund të funksionojnë, edhe parlamenti funksionon, por kur atij i duhet një shumicë e madhe, nuk funksionon. Kjo vjen nga mosbashkëpunimi me opozitën.

    Pyetje: Më 21 janar opozita do të organizojë një protestë të madhe për largimin e qeverisë Berisha. BE bën thirrje për dialog politik. Si mund të arrihet deri aty?

    Doris Pack: Kam kohë që dëgjoj për organizimin e demonstratave të mëdha ose më pak të mëdha, apo grevë urie. Kjo nuk është politikë. Kjo është një lojë e paparë në kurriz të popullit. Njerëzit presin që deputetët që ata i kanë votuar të bëjnë politikë, të flasin në parlament për problemet e tyre. Kur je në opozitë nuk mund të arrish të gjitha ato kur je në qeveri. Por kjo është normale në çdo system demokratik. Dhe këto protesta nuk ndihmojnë askënd dhe veç kësaj dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Dialogu politik do të ishte i domosdoshëm. Por politikanët duhet të jenë të gatshëm të punojnë për këtë. Ata duhet të jenë të hapur po ashtu për një dialog. Që të jesh i hapur do të thotë që të bësh kompromis dhe jo vetëm të protestosh.

    Pyetje: A do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme një zgjidhje përfundimtare e krizës politike që po zgjat prej gati 20 muajsh në Shqipëri, zonja Pack?

    Doris Pack: Kjo do të varej nga përfundimi i tyre. Nese ato përfundojne me rezultatin e fitores së socialistëve, atëherë ata do të kenë arritur atë çka duan, por në këtë moment situata do të ishet e tillë ku opozita e përbërë nga partia demokratike dhe parti të tjera do të ngrinin pyetjen a mund te njihet kjo qeveri. Pra loja politike është shumë e keqe. Në demokraci duhet të pranosh që ke një shumicë apo që je në një pakicë. Kështu është për të gjithë në të gjithë vendet. Por kjo nuk i përshtatet politikanëve në Shqipëri që nuk kanë sens demokratik. Kush e ka pushtetin do ta ushtrojë atë dhe të tjerë dëshirojnë që ai të mos e ushtrojë pushtetin. Kjo është një lojë e tmerrshme dhe në qoftë se të dyja palët nuk i japin fund sa më shpejt kësaj, do të jetë shumë e errët e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne presim që politikanët në këtë vend të flasin me njëri-tjetrin, që të zgjidhin me njëri-tjetrin problemet dhe jo vetëm me kokëfortësi dëshirojnë vetëm të protestojnë dhe me protesta duan të rrëzojnë qeverinë, një qeveri që është legjitime në punë dhe duhet të vazhdojë punën. Protestat mund të bëhen kundër projektligjeve të veçanta, por jo kundër një qeverie që është në detyrë për të cilën nuk mund të thuash që e ka këtë detyrë në mënyrë të paligjshme.

    Intervistën e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi

    Redaktoi: Aida Cama

    Deutsche Welle
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    Ambasada e SHBA Nxit Që Demonstratat të Jenë Paqësore (20 Janar 2011)

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave.

    Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.
    Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
    Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar.

    http://albanian.tirana.usembassy.gov/
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Demonstrata, 25 autobusë e 100 makina nisen drejt Tiranës

    KORCE- Në rrethe ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do ti bashkohen demostratës së opozitës mesditën e sotme në Tiranë. Në qytetin e Korcës, NEWS24 raporton se sot në mëngjes rreth 25 autobuzë dhe përafërsisht 100 makina të vogla, të cilat po bëheshin gati për tu nisur drejt Tiranës, për të qenë të pranishëm në demonstratën e orës 14:00 para kryeministrisë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në Tiranë. Ata shprehen se pjesëmarrësit nuk janë vetëm simpatizantë të PS-së, por dhe qytetarë të tjerë pavarësisht bindjeve politike. NEWS24 raporton se pritet që numri i automjeteve të rritet po të merret parasysh grumbullimi i protestueve në rang qarku.

    (s.g/balkanweb)
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Paralajmërimi i SHBA për Ramën

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon gjuhën e përdorur në mbështetje të dhunës dhe akteve çrregulluese


    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë gjuhën e përdorur nga eksponentë të Partisë Socialiste në mbështetje të dhunës dhe akteve çrregulluese lidhur me demonstratat që kjo parti do të zhvillojë ditën e sotme, duke i cilësuar deklaratat e tyre si të papranueshme. Përmes një njoftimi për shtyp, të cituar për "shpërndarje të menjëhershme", ambasada e SHBA në Tiranë shprehet se mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë, ndërsa vë theksin se të gjitha tubimet e demonstratave duhet të zhvillohen në frymën e zbatimit të ligjit dhe mos cenimit të rendit publik. Shtetet e Bashkuara theksojnë se përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë, i cili, citohet në njoftimin për shtyp, meriton më shumë se kaq. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ambasada e SHBA vlerëson se Shqipëria ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin në përmbushjen e aspiratave demokratike. "Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre në përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike", nënvizon ambasada e Shteteve të Bashkuara. Përmes këtij njoftimi SHBA, i kanë bërë një apel të qartë Partisë Socialiste për të garantuar zhvillimin e një demonstrate paqësore e konstruktive, duke kërkuar distancimin nga çdo akt dhune apo çrregullsie. Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me demonstratat që PS ka paralajmëruar të zhvillojë sot, duke bllokuar të gjitha rrugët e kryeqytetit, ku dhe ka kërkuar nga organizatorët e protestës respektimin e institucioneve, sundimin e ligjit, si dhe të të drejtave të të tjerëve. Përmes një njoftimi për shtyp, të cituar për "shpërndarje të menjëhershme", SHBA shprehet se mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë, ndërsa vë theksin se të gjitha tubimet e demonstratave duhet të zhvillohen në frymën e zbatimit të ligjit dhe mos cenimit të rendit publik. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave", thuhet në njoftimin për shtyp. Në mënyrë të veçantë, ambasada e SHBA vlerëson profesionalizmin e Policisë së Shtetit në përmbushje të përgjegjësive, zbatimit të ligjit dhe ruajtjes së rendit publik gjatë demonstratave të kaluara. Me anë të këtij vlerësimi, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Policinë e Shtetit për të dëshmuar të njëjtin nivel profesionalizmi edhe në protestën e planifikuar për ditën e sotme. "Vlerësojmë sjelljen profesionale që Policia e Shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar", përfundon ambasada e SHBA reagimin e saj.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  11. #11
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    SHBA, Ramës: Nxitja e dhunës, e papranueshme! Shqiptarët nuk e meritojnë

    Ambasada amerikane ka reaguar prerazi kundër deklaratës së dy ditëve më parë të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se situata mund të dalë jashtë kontrollit të opozitës. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike në rrugën e Elbasanit shprehet se kjo gjuhë është e papranueshme. Deklarata është aq e qartë saqë nuk ka nevojë për koment. Deklarata e plotë vijon si më poshtë:

    Ambasada e SHBA Nxit Që Demonstratat të Jenë Paqësore

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave.
    Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.
    Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
    Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar”

    http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14697

  12. #12
    Krisma armësh para Kryeministrisë21-01-2011 14:20 CET Policia ka hapur zjarr në drejtim të protestuesve, në Tiranë, ndërsa gazetarët në vendngjarje raportojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarët e Shekullit në vendngjarje, por edhe nga Ardian Klosi, i cili rrëfen se njeriu që u vra ndodhej pranë tij dhe se janë qëlluar me armë nga ana e policisë, me breshëri.

    Gazeta Start raporton se ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar se policia është e gatshme të ndërhyjë në çdo rast nëse kërcënohet siguria publike.

    Ndërkohë, demonstrata vazhdon prej dy orësh para Kryeministrisë ku janë dëgjuar edhe krisma armësh.

    Duket se situata nuk po shkon drejt përmirësimit, ndërsa grupet kolektive të grumbulluara rishtazi po tentojnë me çdo kusht të përkeqësojnë gjendjen.

    Të paktën 8 policë dhe 3 civilë kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi janë dëmtuar në demonstratën, e inicuar nga opozita, që vijon të zhvillohet në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë.

    Të plagosurit kanë marrë ndihmën në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi janë dëmtuar me plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia përleshet me protestuesit në Tiranë

    Protestuesit kanë filluar të mblidhen sërish para Kryeministrisë, pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit.

    Situata paraqitet shumë e tensionuar, me demonstruesit që gjuajnë me gurë dhe policinë që reagon dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën.

    Të acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe kthyer përmbys, si dhe i kanë vënë flakën një automjeti të policisë.

    Shumë prej tyre pasi janë tërhequr kanë hipur mbi ndërtesën e piramidës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga tymi. /tch/

    Tiranë: Protestuesit përplasje me policinë

    Demonstrata e opozitës në Shqipëri shënon përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Disa prej demonstruesve kanë goditur me shkopinj drejt forcave të rendit të vendosura përballë godinës së qeverisë.

    Gjatë këtyre momenteve të tensionit, policia është vetmbrojtur, ndërsa gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Dhe pse organizatorë të demonstrates bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

    Protestues të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, fillimisht u grumbulluan në pesë pika të kryeqytetit, stacioni i trenit, Zogu i zi, rruga e Elbasanit, rruga e Durrësit, pallati me shigjeta.

    Më pas ata kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, për të marshuar drejt godinës së qeverisë.

    Demonstrata zhvillohet me moton “Sali dorëzo Bllokun", dhe përmes saj opozita kërkon largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Për të siguruar mbarëvajtjen e saj dhe evitimin e akteve të dhunës janë angazhuar rreth 3500 efektiva policie.

    Siç është bërë e ditur nga policia gjithë demonstrata do të monitorohet
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Revoltë bllokmenësh - tentohet pa sukses grushti i shtetit

    21-01-2011 / Gazeta 55


    - Bandë banditësh para ndërtesës së Kryeministrisë


    - Edi Rama nxjerr kamikazët në rrugë dhe vetë nuk paraqitet, por urdhëron aktet vandale me telefon. 4 efektivë të forcave policore janë dërguar për në Spitalin Ushtarak, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në sallën e operacionit



    - Eksponentët e krimit të organizuar dhe trafiku të drogës ndodhen në këto momente mbi kangjellat e ndërtesës së Kryeministrisë, në tentativë për të provokuar forcat e policisë dhe të gardës, edhe pse këta të fundit në çdo moment janë treguar gjakftohtë



    UPDATE- Një urdhër i prerë i Edvin Kristaq Ramës dhe kasnecëve të politikës së krimit të organizuar dhe trafikut të drogës shkakoi një kaos të paprecedentë në bulevardin qendror të qytetit, aty ku elementë të krimit qëlluan me mjete të forca Policinë e Shtetit, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike. Atëherë kur u mendua se protesta do të ishte paqësore, një element kushtëzues ky në një vend demokratik dhe me stabilitet të konsoliduar, turma e urdhëruar prej Ramës qëlloi me gurë dhe mjete të forta rrethanore kordonin e Policisë. Deri në këto momente Policia e Shtetit raporton për dhjetëra policë të plagosur. Po ashtu, nga dhuna e huliganëve u dogjën disa automjete të policisë, por jashtë këtij veprimi vandal prej banditësh ordinerë nuk ngelën as automjetet e qytetarëve të thjeshtë, të cilave i është flaka pa asnjë të keq. S’ka më mëdyshje, pas këtij akti të papranueshëm dhe në shkelje me ligjin dhe Kushtetutën, për tubimet, Edvin Kristaq Rama, duhet të mbajë përgjegjësitë e duhura ligjore...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Ambasada e SHBA Nxit Që Demonstratat të Jenë Paqësore (20 Janar 2011)

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave.

    Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.
    Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
    Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar.

    Ambasada Amerikane ne Tirane
    http://albanian.tirana.usembassy.gov/

  16. #16
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nga Alket Islami.

    Me keto foto mund të bindeni që nuk proteston populli i thjeshtë, por një grup njerëzish të sjellë enkas aty nga rrethet, me qëllime të fiksuara për destabilitet të shtetit.







    p.s. Edvini tha në konferencë se 300 mijë vetë po demostrojnë para k.min. lol
    Life's too short to remove USB safely.

  17. #17
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    TERROR POLICOR NË RRUGËT E TIRANËS

    Situatë terrori në Tiranë. Forca të shumta policie po rrahin gazetarë dhe kalimtarë në Bulevard edhe pasi kanë shpërndarë protestuesit. Policë me skafandra te shoqeruar ne disa raste nga civile pa uniforma, po futen edhe në ambiente të lokaleve private ne zonat afer Bulevardit, duke qëlluar mbi njerëzit që ndodhen në to.

    Dhunë është ushtruar nga policë në lokalet pranë kryeministrisë. Gjithë qytetarët të cilët kanë qenë të ndaluar në këto ambiente, por edhe gazetarë të mediave kanë qenë pre e dhunës. Redaktori i politikës i gazetës "Shekulli", Ened Janina, është rrahur brutalisht nga pesë policë të forcave speciale, duke e qëlluar me tytën e armës, shkopinj gome, si dhe me shqelma.

    Janë dhunuar jo vetëm meshkuj e të rinj, por edhe burra të moshuar, të cilët janë lënë në gjendje të rëndë përtokë pas rrahjeve. Edhe fëmijët mësohet se nuk i kanë shpëtuar dhunës së policëve, të cilët në një numër të lartë nuk kanë ngurruar të "shfryjnë" dhunshëm kundër çdo njeriu që në atë moment lëvizte. Një tjetër gazetar i cili ndodhej në vendngjajre, tregoi se uniformat blu nuk kanë treguar mëshirë. Në një numër shumë të madh për numrin e paktë të njerëzve të mbetur në rrugë pas demonstratës, të gjithë këta të fundit nuk janë kursyer.

    "Pamë se si po rrihnin një nga kolegët tanë, por nuk mund të lëviznim nga aty ku ishim", rrëfen një nga gazetarët. "Nëse do të dilnim, do të na rrihnim edhe ne, pasi numri i tyre ishte shumë i lartë. Nuk kishin mëshirë. Qëllonin me armë, me shkopinj gome. Gazetarin e vunë poshtë dhe vazhdonin ta qëllonin. Një burrë plak e lanë përtokë. Nuk e di nëse arriti t'i shpëtojë gjallë dhunës së tyre".

    Shekulli
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  18. #18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    SHBA, BE dhe OSBE dënojnë protestën e dhunshme të opozitës. Deklarata: Ambasada e SHBA, Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë, Prania e OSBE-së, Shqipëri



    “Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ri-përsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”....
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  19. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Olldashi për ABC News: Rama të hetohet për vrasje me paramendim

    Ministri përshëndeti punën e policisë si mjaft profesionale, pasi ajo ka arritur që të përballojë një situatë mjaft të vështirë

    Reagimi i policisë ka qenë mjaft profesional pasi ajo ka arritur që të përballojë një situatë mjaft të vështirë.

    Kështu e ka komentuar punën e bërë sot nga policia në mbrojtje të institucioneve, gjatë demonstratës së organizuar nga opozita, ministri Sokol Olldashi, i ftuar në studion e “ABC News”.

    Ai më pas ka kritikuar kryesocialistin Rama, duke pohuar se ai është një burracak, sepse ai e parapërgatiti gjithë skemën për të marrë sipas tij pushtetin me rrugeçër dhe më pas është fshehur.

    “Filozofia që mbart Rama është ajo e shtresës prej nga vjen, pasi ai është një pinjoll i regjimit komunist dhe di të bëjë atë që kanë bërë paraardhësit e tij.

    Nuk ka respekt as për votën dhe as për institucionet”, tha Olldashi më pas.

    Duke shtuar ndër të tjera se bilanci i kësaj që ndodhi ishte shumë tragjik.

    “Që nesër, institucionet e drejtësisë duhet të nisin procedimin penal ndaj zotit Rama, për vrasje me paramendim”, tha ai.

    Ai lëshoi madje një akuzë të ashpër dhe publike duke thënë se ata njerëz janë vrarë nga Rama.

    “Fakti që ata janë qëlluar nga afër, do të thotë se janë qëlluar nga turmat dhe Edi Rama është përgjegjës i tre të vrarëve”, tha Olldashi.

    Në fund, ai drejtoi falënderim për të gjithë socialistët që morën pjesë në protestë, por që nuk u bënë pjesë e dhunës, si edhe qytetarët e Tiranës ë nuk u përzjenë me një protestë që ishte paralajmëruar për marrje të pushtetit me dhunë.

    ABC News
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Demonstrata e PS, s’ka fjalime

    Kësaj radhe opozita i ka dhënë protestës karakter të fortë politik, duke e quajtur demonstratë, ku do të kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Partitë politike opozitare, kryesisht Partia Socialiste, e kanë konceptuar demonstratën e sotme si shprehje të kërkesës popullore për t’u shprehur kundër qeverisë dhe korrupsionit qeveritar, ku opozita do të jetë pjesë e turmës demonstruese dhe jo kryesuese e saj. Për këtë, opozita, ndryshe nga herët e tjera nuk do të organizojë fjalime para Kryeministrisë, por do të jetë bashkë me qytetarët duke protestuar kundër qeverisë. Skenari se si do të veprojë Partia Socialiste në shesh është diskutuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke modifikuar dhe disa elementë të saj pas deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes së cilës dënohej çdo përpjekje për të toleruar elementë dhune gjatë demonstratës popullore. Socialistët kanë marrë masa të forta, që thirrjet kundër korrupsionit qeveritar të mos marrin përmasa konfrontuese me forcat e rendit. Pritshmëria e opozitës është e madhe nga demonstratat e sotme, ku pritet të thyhet rekord për pjesëmarrjen e madhe të protestuesve. Korrupsioni qeveritar është kryefjala e kësaj demonstrate, e cila merr përmasa dhe më të mëdha pas shfaqjes së kasetës së përgjimit të Dritan Priftit me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Deputetët kanë punuar në zonat e tyre për të sqaruar qytetarët për gabimet e qeverisë, shkallën e lartë të korrupsionit dhe bllokimin e transparencës nga ana e maxhorancës. Çdo deputet do të ketë një numër të caktuar mbështetësish që duhet të vijnë nga zonat e tyre, ndërsa një punë të madhe kanë dhe të zgjedhurit vendorë të PS-së, kryetarët e bashkive dhe komunave ku ata drejtojnë.

    Lëvizja
    Sipas një skeme, socialistët kanë programuar që grumbullimi i demonstruesve të bëhet në disa qendra të rëndësishme të Tiranës, në orën 13:30, të cilët më pas do të nisen e të lëvizin drejt sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”. Do të zhvillohet në këtë mënyrë një marshim gjigand i turmës protestuese nga rrugët kryesore të Tiranës. Nga stacioni i Trenit, të ardhurit nga veriu i vendit do të lëvizin përgjatë bulevardit Zogu i Parë për t’u bashkuar në sheshin “Skënderbej” me të ardhurit nga qytetet jugore të vendit dhe Durrësi, përmes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, për t’u bërë një trup në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa mbështetësit që do të mbërrijnë në Tiranë nga zonat verilindore dhe Elbasani, do të grumbullohen tek Filologjiku për të marshuar më pas përmes rrugës së Elbasanit para Ambasadës Amerikane, e për t’u bashkuar me qytetarët e tjerë të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”. Gjatë kësaj lëvizje, demonstruesit do të tentojnë të tërheqin rreth vetes dhe qytetarë të Tiranës, të paorganizuar në parti politike. Në orën 14:00, nga të dy sheshet kryesore, turma do të lëvizë për t’u bashkuar para godinës së Kryeministrisë. Mësohet se nuk do të ketë fjalime të liderëve politikë të opozitës, por vetëm thirrje kundër korrupsionit qeveritar dhe për dorëheqje. Burime pranë PS pohuan dje se ka një opsion, që nëse pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë shumë e madhe, do të qëndrohet para Kryeministrisë gjatë gjithë natës, pa përcaktuar se çfarë kërkohet të arrihet përmes këtij veprimi. Leja për këtë tubim është 24 orëshe.

    Itinerari i demonstratës


    Stacioni i Trenit përmes Bulevardit “Zogu i parë”
    Zogu i Zi përmes Rrugës së Durrësit
    21 dhjetori përmes Rrugës së Kavajës
    Pallati me shigjeta përmes Unazës
    Filologjiku përmes Rrugës së Elbasanit
    Grumbullimet do të bëhen në sheshin “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”
    Në orën 14:00 marshohet drejt Kryeministrisë

    Panoram

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •