Secili nga syte e njeriut e sheh paksa ndryshe ambjentin qe e rrethon. Kjo gje mund te vihet re lehte nese vendoset gishti para fytyres dhe hapet/mbyllet secili sy me rradhe, duket sikur gishti sadopak leviz. Gjithesesi, truri kompeson per kete diference te vogel duke e bere pamjen nga te dy syte, njesh. Truri vendos se ēfare ne shikojme.
Kokichi Sugihara eshte specializuar pikerisht ne krijimin e illuzioneve qe bejne trurin te shoh diēka qe dihet qe eshte e pamundur te ndodhe. Ky eshte psh rasti i videos me poshte. Me mjete te thjeshta (ngjitese dhe karton), pa efekte speciale dhe duke bere matje te kujdesshme, ai ka krijuar iluzionin sikur topat i ngjiten te perpjetes, diēka qe dihet eshte normalisht e pamundur per shkak te gravitetit. Kete e ka bere duke paraqitur kendin ne zbritje, te duket si e perpjete ne ngjitje. Pa e vetekuptuar, truri i njeriut ben presupozime arbitrare. Jane keto supozime qe Sugahara, profesor ne Institutin Meji per studime te avancuara ne shkencen e matematikes ne Japoni, ka perdorur per te krijuar iluzione te diēkaje qe nuk ndodh vertet. Kokichi Sugihara eshte fituesi i konkursit per iluzionin me te mire ne bote per vitin 2010.
Videoja
permbledhur nga
http://www.npr.org/blogs/krulwich/20...s-be-happening
Krijoni Kontakt