Profesor doktor Artan FUGA

Problemet qe kane te bejne me paraqitjen e dhunes dhe te seksit ne ekranin televiziv jane bere objekt diskutimesh ne opinionin publik shqiptar. Ne fakt ne nuk kemi vecse disa vite qe po ndeshemi me to. Nderkohe, ne Perendim, prej kohesh, diskutimet, qendrimet, projektligjet per rregullimin e ketyre ceshtjeve kane tashme nje histori relativisht te gjate. Por, edhe atje problematika mbetet e mprehte. Debati mediatik perendimor rreth paraqitjes se dhunes dhe te seksit ne ekranin televiziv dhe ne filma mund te na ndihmoje per te kuptuar mprehtesine dhe nderlikimet e ceshtjes qe po diskutohet.

1 - Perse po diskutohet se fundmi ne Angli dhe ne France?

Aty nga fundi i dhjetorit 2002, gjate nje koncerti te muzikes rap ne Birmingham, u ndeshen me arme zjarri brenda te rinjsh, cka solli si pasoje qe dy adoleshente te humbasin jeten te goditura rastesisht nga plumbat. Opinioni publik i vendit u shqetesua nga kjo ngjarje, qe risolli ne qender te vemendjes raportin midis muzikes "se forte", shijeve te rinise, moralit dhe sigurise se jetes shoqerore. Ministri anglez i Kultures, Kim Hovells, beri nje deklarate ne te cilen mbasi denonte aktin, theksonte se ne filma dhe ne slipet e muzikes rap kishte mjaft dhune dhe perdorime simbolike armesh zjarri. Sipas deklarates se ministrit, rapistet "idiote" dhe maciste jane duke krijuar nje kulture qe prodhon dhunen si pasoje anesore. Pas kesaj deklarate, vijoi nje debat i gjere publik qe u pasqyrua edhe ne media. Animatore arti, financiere dhe pronare sallash shfaqjesh se "muzikes se forte" krijues te ndryshem iu kundervune qendrimeve zyrtare, duke thene pak a shume se deklarata e ministrit kishte natyre raciste. Sipas tyre, dhunen nuk e prodhon arti, muzika dhe filmat e dhunshem. Dhuna eshte nje dukuri qe karakterizon shoqerite e sotme moderne te mbushura me tensione dhe konflikte shoqerore. Muzika rap dhe slipet e saj televizive, sipas tyre, duke qene disi te dhunshme e duke u shoqeruar me imazhe armesh dhe ndeshjesh violente, ne fakt, jane nje menyre integrimi artistik dhe shprehje artistike e asaj pjese te rinise qe eshte shoqerisht krejt e marzhinalizuar. Dhuna ne televizion dhe ne filma, sipas opinionit kundershtues, nuk e rrit pra shkallen e dhunes ne shoqeri, por perkundrazi ndihmon per t'a ulur ate.

Nderkaq ne France, e djashta e ardhur rishtazi ne pushtet, bashke me nje shqetesim me te madh lidhur me rendin dhe sigurine publike ne vend, risolli edhe shqetesimin e riorganizimit te televizionit publik dhe, pastaj, edhe te nje ekuilibrimi me te ndryshem midis lirise se shprehjes se faktit se ne filmat e prodhuara dhe te trasmetuara ne televizion ka shume skena erotike, marredheniesh seksuale qe shpesh shkojne drejt nje marredhenie trupore te drejtuar vetem prej prirjeve libidinale, cka rreshqet pastaj edhe drejt pornografise se mirefillte. Edhe ketu, nje pjese e opinionit publik reagoi duke kundershtuar dhe duke shprehur idene se ne horizont po duket tentativa e nje lloj cenzure. U tha se televizioni mund te jete i kujdesshem ne transmetimin e ketyre filmave, por ne te kundert, nuk duhet te kete asnje ndalese per prodhimin e tyre. Paraqitja e pakufizuar e marredhenieve erotike dhe seksuale ben pjese ne lirine e krijimit artistik dhe prek nje sfere shume te rendesishme te kultures dhe te jetes njerezore. Keta filma bejne pjese ne ate kulture inicjimi te brezit te ri lidhur me veprimtarine erotike dhe seksuale te tij. Ato ndikojne ne shmangien e vulgaritetit ne marredheniet seksuale duke i bere ato gjithnje e me te pasura dhe me fine.

2 - Cfare "fshihet" pas kesaj larmie opinionesh?

Ėshte e qarte se shoqeria perendimore ka dilema te forta lidhur me problemin qe po trajtojme. Ajo eshte larg te pasurit te nje norme standarte morali dhe vlere estetike te perbashket per te gjithe anetaret e saj. Kjo nuk eshte e rastit. Opinioni publik perendimor eshte teper i thyer dhe perfaqesohet nga grupe shoqerore qe kane vlera morale, kendveshtrime mbi jeten, interesa materiale shpesh here te ndryshme. Ne menyre te permbledhur do te thosha se ekzistojne dy grupime kryesore: "liberalet" dhe "te kujdesshmit". Cila shtresa bejne pjese tek "liberalet"? Ne ta perfshihen shpesh individe te moshave te reja, shtresa popullsie relativisht te marzhenalizuara, por edhe grupe krijuesish, artistesh, producentesh, pronaresh sallash koncertesh, kinemaje, kercimi, etj. Jane me "liberale" gjithashtu perfaqesuesit e krahut te majte politik, ateistet, banoret e zonave urbane, individet me tradita fetare protestante, ciftet pa femije. Nderkaq te te "kujdesshmit" bejne pjese me me shumice perfaqesues te se djathtes politike, besimtare katolike, myslimane, cifute etj, mosha me te thyera, prinder me femije te moshes adoleshente, popullsi me banim ne zonat rurale, pse jo dhe perfaqesues te mediave te shkruara, te cilet shpesh behen zedhenesit e "moralit shoqeror", por qe ne fakt te gjithe e dine se ata jane me shume te interesuar per te ulur forcen konkuruese te mediave audiovizive.

3 - Tre veshtiresite kryesore te rregullimit te problemit

Keto veshtiresi jane te ndryshme. Pas cdo propozimi per ta zgjidhur ceshtjen ngrihen pengesa serioze, te cilat nuk ka se si te mos merren parasysh. Specialistet e komunikimit jane te ndare persa i perket shqyrtimit teorik te problemit. Dilemat e tyre kryesore lidhen me kuptimin qe i jepet konceptit te "ndikimit" te mediave televizive mbi audiencen. Grupi i pare, funksionalistet, mendojne se mediat ndikojne mbi publikun duke krijuar tek ai opinione, koncepte, menyra te menduari dhe sjellje te reja, te cilat ai nuk i ka patur me pare. Nderkaq, nje grup tjeter specialistesh te mediave theksojne se procesi i te ndikuarit prej mediave ka natyre komunikative. Ndikimi i mediave mbi publikun behet i mundur vetem atehere kur publiku, pra perceptuesi, eshte i prirur per t'a marre e pervetesuar mesazhin e transmetuar. Nje publik paqesor dhe qe nuk ka arsye te ndryshoje, nuk behet kurre i dhunshem ne menyre shqetesuese vetem per shkak se mediat paraqesin shume dhune ne ekran. Veshtiresite teorike te problemit jane edhe me te gjera se kaq. Pyetet se cili eshte pershembull perkufizimi i dhunes ne shoqeri? Nga pikepamja sasiore, klasifikimi i akteve te dhunshme perfshin "dhunen ne forme shakaje", "dhunen e ligjit", "dhunen orale", "dhunen e prejardhur nga forcat e natyres" dhe "dhunen e shkaktuar prej aksidenteve". Nga pikepamja e permbajtjes se konceptit do te thoshim se me dhune do te kuptohet goditja, plagosja psikologjike apo fizike dhe shkaktimi i vdekjes se qenieve te gjalla. Duke i perkufizuar keshtu, ne fenomene te dhunshme do te hyjne edhe aktet e "dhunes legale", te cilat konsiderohen si morale dhe te domosdoshme ne boten e sotme. Pyetet: Kur mediat pasqyrojne kete "dhune ligjore" kunder keqberesve, terroristeve, etj, a ndihmojne ato per t'a paqetuar shoqerine apo ndikojne per t'a bere me te dhunshme?

Shpesh here eshte gjetur si rrugedalje parashikimi i transmetimit te filmave te dhunshem ose me permbajtje te spikatur erotike dhe skena te forta marredheniesh seksuale ne oret e vona te nates. Por kjo ndarje oraresh qe synon te mbroje te miturit eshte larg se rregulluari te problemit. Shoqeria moderne e ka kapercyer tashme ndarjen: diten t'ia kushtojme punes dhe naten mardhenieve erotike. Vecanerisht burra dhe gra shtepiake ushtrojne presion qe ne filmat artisitike te paradites te mbahet parasysh fakti i shijeve dhe i deshirave te tyre estetike. Pothuajse te gjithe kanalet televizive jane pra te detyruar te transmetojne filma qe s'iu drejtohen vetem femijeve ne oret e pasdites nese nuk duan qe te humbasin publikun e tyre. Kete lloj publiku shpesh e "eksiton" vetem estetizimi i dhunes, frikes, tmerrit, krimit, seksit. Pra, si mund te shtyhen filmat me dhune dhe seks ne oret e vona te nates, kur per to ka nje nevoje shoqerore pergjate dites? Faktikisht po ndodh qe jane emisionet kulturore, per librat e rinj, per shkencen dhe tekniken qe po programohen ne oret gjitnje e me te vona te nates. Pjesa derrmuese e kanaleve televizive nuk e ka perballuar dot kerkesen e publikut per filma "te forte" qe gjate oreve te dites. Perkundrazi, eshte kerkuar mirekuptimi i "shkencetareve" per te sakrifikuar gjumin e tyre dhe per te pare emisionet e tyre ne oret e vona te nates!

Veshtiresia e trete qendron ne faktin se mediat televizive elektronike jane ne parim thuajse teknikisht te pakontrollueshme nga ana e nje pushteti moral familjar apo prinderor. Ose me mire te themi se ato i nenshtohen kontrollit te pushtetit moral familjar dhe shoqeror po aq sa edhe nuk i nenshtrohen. Vendosja e simboleve qe tregojne se per cilat mosha eshte i keshillueshem filmi, transmetimi i filmave te rende ne ore te vona te nates, etj, jane masa qe kane nje dobi te caktuar. Por ato nuk mund ta zgjidhin problemin kur mendohet liria qe ka femija sot per te qarkulluar lirisht ne internet, per te shkembyer videokaseta, apo per te regjistruar filmat gjate nates, nderkohe qe eshte ne gjume, per t'i pare pastaj rehat gjate dites. Gjithesesi, shoqeria po mundohet t'i jape familjes ambientin shtepiak. Mekanizma te ndryshem te instaluar neper televizore mund te bejne qe filmat me pornografi pershembull te ndalohen automatikisht per t'u shfaqur ne ekranin e vogel te shtepise. Televizioni me kabell eshte gjithashtu nje mjet i lire per te lejuar nje ekuilibrim me te plote midis informacionit dhe moralit shoqeror.

4 - Nje kujdes i vogel metodologjik

Ėshte e padiskutueshme, qe pervoja perendimore duhet te mbahet parasysh. Shqetesimi i atjeshem per te shmangur ndikimet perverse te mediave televizive, eshte sa real dhe aq serioz. Shoqeria nuk mund te lejoje, qe per qellime fitimi, ekrani televiziv te behet nje prodhues i pakontrollueshem i kultures se dhunes, se krimit, te pornografise. Por nga ana tjeter duhet mbajtur parasysh se nje pjese jo e vogel e ligjerimit te shkruar apo e protestave per nje "televizion te paster etikisht" vijne edhe nga mjedise kulturore qe nuk njihen gjithmone per nje kulture artistike dhe politike demokratike. Lloj-lloj fanatikesh fetare, pacifistesh ekstremiste, ekologjistesh puritane, sektesh integriste, etj, kerkojne t'a zhveshin mesazhin mediatik e elektronik nga gjithcka qe nuk perputhet me bindjet dhe utopite e tyre. E pershtatshme do te ishte, qe duke evituar rrezikun e pare, dmth ate te kultures filmike dhe televizive ne nje kulture ekskluzive te dhunes, te konsumizmit material, te politizimeve banale dhe te seksit, te arrihej te evitohej edhe renia ne nje "puritanizem moralist" me prirje utopike. Ne fakt jeta e sotme reale nuk e perjashton as dhunen dhe as agresivitetin. Arti, kultura dhe mediat e sotme nuk mund ta fshehin kete realitet vecse me cmimin e krijimit te nje brezi te ri puritan, te papergatitur perpara dhunes dhe agresivitetit real. Mendimi im personal eshte se ne perendim, filmi pornografik me shume shqeteson marredheniet midis burrit dhe gruas, ne kushtet kur familja e sotme, sic ka argumentuar Frojdi, nuk mund te mos mbeshtetet ne nje shtypje te energjise libidinale te pakontrolluar te individeve qe e perbejne ate, sesa, perturbon edukimin e femijeve, te cilet ne fakt duke filluar nga moshat e adoleshences se hershme zhvillojne ne menyre autonome kulturen e tyre reale seksuale.

5 - Perendimi dhe ne

Problemi qe po diskutojme ka nevoje per nje baze ligjore, sigurisht. Por ai nuk mund te zgjidhet teresisht me ane te nje ligji autoritar qe do t'i ngjante nje diktati ligjor te mbushur me ndalesa te prejardhura nga mentalitete integriste. Ligjvenesit duhet te dine se cdo ligj "ndalues" ne kete fushe do te permbushte vullnetin e nje shtrese te qytetareve, por do te cenonte te drejtat per liri transmetimi dhe krijimi artistik te pjeses tjeter te popullsise, problemi i rregullimit te mediatizmit te dhunes dhe te seksit ne filma kerkon nje fakt me shume se nje perkujdesje te thjeshte ligjore. Ai kerkon nje veprimtari edukative nga ana e opinionit publik dhe nje qendrim teper te matur nga ana e organeve kopetente qe duhet te jene sa tolerante, aq edhe te ashpra kur duhet ndaj spekullimeve me imazhe te dhunshme dhe pornografike. Ne duhet te mbajme parasysh se keto probleme nuk mund t'i rregullojme ne menyre te shkeputur nga rregullimi qe do t'ju beje atyre perendimi, sepse pjesa dermuese e kultures televizive dhe filmike tani ne na vjen andej. Ne kemi nevoje ta bejme problemin qe diskutohet nje problem debati publik, pra te dime se cilat jane grupet sociale qe perbejne "liberalet" dhe "te kujdesshmit" tek ne. Vetem keshtu do te mund te gjejme kompromiset e duhura shoqerore. Transmetimi ka nevoje per kontroll shoqeror demokratik, por ne asnje menyre nuk duhet te preket e drejta e prodhimit dhe e lirise krijuese. Gjithashtu duhet te mbajme parasysh se dhuna dhe seksi ne media ka nje vlere simbolike dhe simbolet varen nga referencat kulturore te cdo populli, nga kushtet e jetes dhe te punes se tij, nga pervoja e tij historike, nga thelbi i tij antropologjik. E themi kete per te vene ne dukje se nje shkalle e caktuar agresiviteti tek nje popull mund te kaloje si dicka normale tek nje popull tjeter dhe se nje liri seksuale e konsideruar normale apo nje shkalle e caktuar vizualizmi trupor tek nje popull mund te perbeje skandal per nje popull tjeter.