Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Berisha: Votimi elektronik, 100% i mundshėm

    KQZ: Numerimi i votave, nga studentet

    Rozeta Rapushi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po trajnon studente, qe ne zgjedhjet lokale te 8 Majit, te angazhohen ne procesin e numerimit te votave. Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani, tha dje se ne kete menyre, do te mundesohet qe procesi i numerimit te kryhet nga studente te trajnuar dhe te kualifikuar, jo nga militante partiake. Kete pohim, kreu i KQZ-se e beri gjate nje takimi me studente te Universitetit "Aleksander Xhuvani" ne qytetin e Elbasanit. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte shume i interesuar fillimisht qe te nxise votuesit te marrin pjese ne votime ne zgjedhjet e pushtetit lokal te 8 Majit 2011. Nderkohe qe synojme nga ana tjeter, te trajnojme sa me mire studente te shumte, t'i certifikojme ato ne kete proces trajnimi dhe me pas t'jua propozojme partive politike per t'i zgjedhur ne procesin e numerimit te votave", pohoi dje kreu i KQZ-se. Kjo sipas Ristanit, si nje menyre efektive qe ne zgjedhjet e ardhshme, procesi i numerimit te votave te kryhet nga studente te kualifikuar dhe jo militante partiake. Ai sqaroi se prej kohesh, stafi i KQZ-se ka nisur trajnimin e studenteve qe do te behen pjese e administrates zgjedhore per zgjedhjet ne prag. I pyetur per nje bojkot te mundshem te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te propozuar nga opozita ne mbledhjet ne vijim, kreu i ketij komisioni tha se "ky skenar ka pak mundesi te ndodhe". Ndonese ne mbledhjen e fundit, tre anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ si nenkryetarja Deshira Subashi dhe anetaret Pandeli Varfi dhe Artan Laze, nuk moren pjese ndonese po votohej per buxhetin e KQZ-se per zgjedhjet e 8 Majit. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se foli dje edhe per shperndarjen e buxhetit te komisionit per zgjedhjet ne prag, duke pranuar publikisht se do te blihen rreth 2 mije kuti te reja dhe se infrastruktura zgjedhore do te jete ne perputhje me kodin elektoral. Kutite do te blihen, pavaresisht faktit se procesi i djegies se fleteve te votimit po vijon dhe kutite u boshatisen, pasi sipas Ristanit nje pjese e konsiderueshme e kutive, jane shume te perdorura nga zgjedhjet e shkuara. Djegia e fleteve nga ana e KQZ-se, u realizua ne respekt te zbatimit te nenit 178 te Kodit Zgjedhor, pavaresisht debateve te ashpra dhe ngercit ende politik ne lidhje me transparencen zgjedhore dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. Ne ditet ne vijim, ne lidhje me procesin e ardhshem elektoral, KQZ do te hedhe shortin per anetarin e shtate te Komisionit Zonal te Administrates Zgjedhore (KZAZ) si dhe do te shpalle menjehere rezultatin e ketij shorti ne baze te procedures se hedhjes se tij. Mbledhja do te zhvillohet diten e neserme.

    KJ

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Zgjedhjet, PS s’ēon komisionerė nė KQZ

    Dje skadoi afati ligjor pėr dėrgimin e emrave tė komisionerėve tė niveleve tė dyta, pėr drejtimin e 66 KZAZ-ve, por Partia Socialiste dhe Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut kanė refuzuar tė dėrgojnė emrat e komisionerėve. Nė kėtė situatė, KQZ-ja do tė nisė negociata me OSBE-nė pėr zhbllokimin e situatės dhe nė tė kundėrt do tė zgjedhė vetė emrat e komisionerėve. Pavarėsisht pėrfundimit tė afatit ligjor, KQZ-ja do tė presė emrat nga ana e PS-sė. Nė total bėhet fjalė pėr 165 komisionerė pėr KZAZ-tė qė PS-ja duhet tė dėrgojė nė KQZ, ndėrsa PBDNJ-ja duhet tė dėrgojė 66 anėtarė. Nga ana tjetėr, Partia Demokratike ka dėrguar tė gjithė emrat, LSI-ja ka dėrguar vetėm 21, ndėrsa plotėsimi nga ana e kėsaj partie do tė bėhet ditėn e sotme. Nėse kjo situatė vijon e pandryshuar, atėherė mbarėvajtja e zgjedhjeve lokale do tė jetė nė rrezik, pasi 66 KZAZ-tė nė mbarė vendin kanė pėrgjegjėsi kryesore nė mbarėvajtjen e procesit tė votimit, nė veēanti pėr pjesėn e numėrimit tė votave. Sipas ligjit, nga 66 KZAZ-tė nė tė gjithė vendin, nė 33 prej tyre shumicėn e anėtarėve e ka e djathta, ndėrsa nė gjysmėn tjetėr e ka e majta. Kėshtu, nė 33 KZAZ me numėr tek, 4 anėtarė do i pėrkasin sė djathtės, 3 anėtarė pėr PD-nė dhe 1 anėtar pėr LSI-nė. Tre anėtarėt e tjerė i pėrkasin 2 PS-sė dhe 1 PBDNJ-sė. Ndėrsa nė KZAZ-tė me numėr ēift do tė drejtohen nga PS-ja, e cila do tė ketė shumicėn, duke pasur 3 anėtarė tė vet si dhe 1 anėtarin e PBDNJ-sė. Ndėr-kaq, dje nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve u ngrit edhe problemi i mungesės sė tre anėtarėve tė opozitės, tė cilėt kanė bojkotuar mbledhjet e KQZ-sė. Anėtari i KQZ-sė, Hysen Osmanaj, i kėrkoi kryetarit qė KQZ-ja duhet tė njoftojė Kuvendin pėr kėtė situatė tė krijuar, por nuk mori njė pėrgjigje nga Ristani. "Unė kam mendimin se janė shkelur ligjet, Kodi Zgjedhor dhe tė gjitha normat. Ne si KQZ duhet t'i dėrgojmė informacion Kuvendit pėr t'i shpjeguar situatėn", tha Osmanaj.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    OSBE, thirrje partive: Dėrgoni propozimet pėr komisionerėt nė KQZ

    TIRANĖ- OSBE shpreh shqetėsimin pėr vonesat nė punėn e KQZ-sė pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit dhe i bėn thirrje partive politike tė respektojnė Kodin Zgjedhor e tė propozojnė komisionerėt zgjedhorė.

    Pėrmes njė deklarate pėr mediat, Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadori Eugen Wollfarth kėrkon urgjentisht dorėzimin nė KQZ tė propozimeve pėr anėtarė tė Komisioneve tė Zonave tė Administrimit Zgjedhor.

    "Jam jashtėzakonisht i shqetėsuar nė lidhje me problemet qė po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione tė Zonave tė Administrimit Zgjedhor, vetėm 12 prej tyre janė ngritur pjesėrisht brenda afatit tė 7 shkurtit 2011. Njė situatė e tillė tregon njė shpėrfillje tė hapur pėr aspiratat demokratike tė qytetarėve shqiptarė nga partitė politike. Unė u bėj thirrje partive politike tė respektojnė tė drejtėn e qytetarėve pėr tė votuar dhe pėr ta adresuar kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė menjėhershme, pasi dita e zgjedhjeve po afron" thuhet nė deklaratė.

    Sipas kreut tė OSBE-sė, KQZ-ja duhet tė vazhdojė punėn pėr pėrgatitjet e zgjedhjeve, ndėrkohė qė ka kujtuar se afati zyrtar pėr dorėzimin e propozimeve, 24 janari, nuk ėshtė pėrmbushur.

    Panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    pse si numerojne gjyqtaret dhe ta mbyllin kete muhabet? Ose, akoma me mire, pse te mos votohet hapur dhe te numerohet vota na cast? Skuthat qe tane frike te votojne hapur nuk duhet te votojne fare.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha: Votimi elektronik, 100% i mundshėm

    TIRANĖ- Kreu i qeverisė, duke bėrė apel pėr pritjen e pėrfundimit tė procesit paszgjedhor nė respekt tė shtetit ligjor ka pėrsėritur angazhimin e qeverisė pėr njė sistem tė pakontestueshėm tė votimit dhe numėrimit elektronik.

    Gjatė fjalės sė tij nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, Berisha ka deklaruar se numėrimi elektronik i votave do ishte pėrgjigja mė e shkėlqyer e disa diskutimeve tė panevojshme.

    “Qeveria ėshtė e gatshme tė vendosė sistemin mė tė sigurtė dhe mė tė mirė elektronik qė ekziston nė ndonjė vend nė tė 4700 qendrat e votimit. Kjo do bėjė tė mundur qė pėr Shqipėrinė tė votojnė qindra mijėra emigrantė shqiptarė, aksionerė me kontribut themelor nė zhvillimin e ketij vendi. Votimi elektronik ėshtė 100% i mundshėm dhe kėrkon vullnetin e mirė tė tė gjitha forcave politike pėr ta zbatuar atė”- ka thėnė Berisha, duke e argumentuar kėtė me rrugėn emirė qė ka bėrė depėrtimi I inetrenetit nė vendin tonė.

    “Ne jemi tė aftė dhe kemi tė gjitha mundėsitė ta shtrijmė atė nė cdo qendėr votimi tė kėtij vendi. Uroj dhe dėshiroj qė opozita tė shqyrtojė me seriozitetin mė tė madh kėtė ofertė, edhe nė kuadrin e mbledhjes sė sotme tė ministrave tė jashtėm tė BE, jam i bindur se ėshtė interesi mė i mirė i cdo force politike tė angazhohemi me vepra e jo fjalė pėr tė adresuar cdo problem qė lind nė mėnyrėn mė transparente”- ka thėnė ai.

    Berisha ka pėrsėritur thirrjen drejtuar opozitės pėr tė ushtruar pushtetin qė i ka dhėnė sovrani, duke i kujtuar se do tė ketė pėrparėsi nė reformėn zgjedhore.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •