Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer:Tre xhamaikanė vrasin shqiptarin

    VIKTIMA ARMANDO GJIKA, KAPET VETEM NJERI AUTOR

    Tre xhamaikanė vrasin shqiptarin
    Londėr, elbasanasin e therėn se u gėrvishti makinėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu


    ANGLI

    Njė emigrant shqiptar nė Angli ėshtė vrarė me thikė nė periferi nė Londrės. Shkak pėr kėtė ka qenė njė gėrvishtje e lehtė qė makina, tė cilėn e drejtonte 22-vjeēari Armando Gjika, i ka bėrė autoveturės sė tre personave tė tjerė nė lindje tė kryeqytetit britanik. Mė pas, e gjithė ngjarja ėshtė shndėrruar nė njė skenė makabre e tė dhunshme, njėsoj si nė filmat horror, nė getot e zezakėve tė New Yorkut. Tre tė rinj me ngjyrė, me origjinė nga Xhamaika, tė cilėt udhėtonin me njė Ford Fiesta ngjyrė blu, tė alarmuar nga gėrrvishtja kanė dalė nga makina, duke u konfrontuar dhunshėm me shqiptarin. Jo vetėm kaq, por ata kanė filluar ta godasin atė nė kokė, duke e mbuluar me gjak. Si tė mos mjaftonte e gjithė kjo, ata mė pas e kanė goditur me thikė pėr vdekje. Vrasėsit janė larguar me shpejtėsi, duke lėnė nė mes tė rrugės trupin e Armandos, tė cilit i ėshtė dhėnė ndihma e parė nga banorėt e lagjes, qė kanė pėrjetuar frikshėm tė gjithė skenėn e vrasjes nga dritaret e shtėpive. Pėrpjekjet e personelit tė njė ambulance qė ka mbėrritur nė vendngjarje janė shuar shpejt, pasi ata nuk kanė mundur t'i ndalojnė hemoragjinė e vazhdueshme nė kokė. Mė pas emigranti shqiptar ka vdekur nė spital.

    Therja

    Pėrplasja midis dy makinave ka ndodhur tė martėn nė mbrėmje rreth orės 19.20, nė "Argyle Road", nė komunėn e Ilfordit, ku banojnė njė numėr i madh emigrantėsh shqiptarė, tė vendosur atje qė nga viti 1998. Armando Gjika nė momentin e pėrplasjes ishte duke udhėtuar me njė shpetėsi minimale nė "Argyle Road", kur ai u pėrfshi nė njė pėrplasje tė lehtė me Fordin e xhamaikanėve, nė kthe-sėn e rrugės "Beale Road". Mė pas tė dy makinat kanė ecur rreth 200 metra mė poshtė nė "Argyle Road", pėrpara se ata tė ndalonin dhe mė pas tė fillonte sherri. Sipas dėshmitarėve okularė, i riu shqiptar, nė mėnyrė qė tė vetėmbrohej, ėshtė pėrpjekur tė vrapojė, duke kėrkuar ndihmė nė disa shtėpi. Pėrpjekjet e tij pėr ndihmė kanė rezultuar tė pasuksesshme. Ai i tmerruar ėshtė kapur nga zezakėt qė e ndiqnin, duke e vendosur nė njė cep tė rrugės. Fillimisht ai ka ngritur duart nė ajėr, duke thėnė "Let's talk about this" (hajde tė bisedojmė pėr kėtė). Por, lutja e tij pėr tė sqaruar incidentin nuk ėshtė dėgjuar nga tre xhamaikanėt. Njėri prej tyre ka nxjerrė njė thikė, duke e goditur disa herė. Mė pas vrasėsit janė larguar nga vendngjarja me shpejtėsi me makinė e tyre me targa T729C00, nė drejtim tė "Nottholk Road". Mė vonė policia ka gjetur makinėn e tyre tė braktisur nė lagjen "Dagenham", ndėrsa ka arrestuar vetėm njėrin prej tre autorėve.

    Hetimi

    E gjithė zona menjėherė ėshtė rrethuar nga policia, duke kėrkuar pėr ndonjė gjurmė tė mundshme tė lėnė nga vrasėsit. Njė grup hetimor ka mbėrritur nė vendngjarje, i drejtuar nga Detective Chief Inspector David Brown, i cili ka deklauar pėr mediat se "ne do tė bisedojmė me cilindo qė ka parė pėrplasjen, zėnkėn dhe mė pas vrajen". Kryehetusi tha, gjithashtu, se "ajo ēfarė duket, njė gėrrvistje e vogėl makine, ėshtė shndėrruar nė atė tė cilėn unė mund ta pėrshkruaj si njė sulm brutal ndaj njė shoferi tė pafajshėm". Brown shtoi se nuk ka asnjė motiv qė mund tė na sugjerojė se vrasja ka motive raciste. Policia po punon pėr tė mėsuar se cili ishte statusi i viktimės nė Angli. Njė 36-vjeēar, banues nė Ilford, ėshtė arrestuar nė lidhje me vrasjen, ndėrsa Fordi me tė cilin u larguan vrasėsit ėshtė dėrguar nė laborator pėr njė test "forensic".


    Anglezėt: Ja si e vranė tė riun, brutalisht para nesh

    E gjithė ngjarja ėshtė parė nga disa banorė qė jetojnė nė rrugėn ku ndodhi vrasja. Tokhi Mirwies, 36 vjeē tha, se "djali i ri ndaloi makinėn, ngriti duart sipėr, duke thėnė hajde tė bisedojmė. Kur ai pa se njėri nga ata nxori thikėn, u mundua tė largohej. Ata e goditen atė me thikė nė kokė. Mė pas djali i ri ra nė tokė". Njė tjetėr dėshmitare okulare, 56 vjeēe, e cila jeton pėrballė vendit ku ndodhi vrasja, ka dėshmuar nė polici duke deklaruar se "ajo pa njė djalė zezak duke shkelmuar djalin dhe mė pas duke i gjuajtur me thikė nė kokė". "Dola nga shtėpia, pashė se djali ishte ishte i shtrirė nė tokė, zezakėt vrasės hypėn nė makinė dhe u larguan me shpejtėsi." Ajo sė bashku me komshiun kanė qenė tė parėt qė janė munduar tė ndihmojnė Gjikėn, tė mbuluar nga gjaku. "Fqinji rrotulloi trupin e tij, ishte i mbuluar me gjak. Mezi merrte frymė. U ndiem tė pamundur ta ndihmonim mė shumė, mė vjen keq, ėshtė e tmerrshme. Ndodhi shpejt dhe brutalisht", thotė Gian Basi 74 vjeē, i cili u njoftua pėr incidentin nga vajza e tij 10 vjeēe, qė e pa tė gjithė skenėn e vrasjes nga dritarja e shtėpisė.


    Shtėpia e viktimės nė Elbasan, e mbyllur

    Nga Elbasani ėshtė mėsuar se viktima, qė nė Angli rezultone si shtetas kosovar, ėshtė nga fshati Shinjon i komunės sė Bradasheshit. Por, kthimi i trupit tė tij nė vendlindje ėshtė i vėshtirė. Kjo, pasi autoritetet angleze e njohin si shtetas nga Kosova. Por, edhe pėr faktin se tė afėrmit e tij nuk kanė mundėsi financiare pėr ta sjellė trupin. Prindėrit e tij jetojnė tė divorcuar prej 20 vjetėsh, kohė kjo kur i ati i tij pati ērregullime mendore dhe u mbyll pėrgjithmonė nė spitalin psikiatrik "Sadik Dinēi" tė Elbasanit. Ndėrsa e ėma e tij ėshtė martuar me njė tjetėr person nga njė fshat i Elbasanit. Shtėpia e familjes Gjika nė fshatin Shinjon dje ka qenė e mbyllur. Madje, siē kanė treguar fqinjėt, ajo ka disa vite qė rri ashtu, pasi aty nuk jeton mė askush nga pjesėtarėt e saj.

  2. #2
    shef Maska e shefit
    Anėtarėsuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Unitet Kingdom
    Postime
    11
    ah nene a nene atyre zezakve opo duhet me ther krejt ata zezaket ,,,,,,,
    Ngushellimet e mia familjes edhe gjnaf ai djali i shkrete,,,,,,,,,,,

  3. #3
    Jeta eshte 1 Enderr...... Maska e stalion
    Anėtarėsuar
    10-03-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    74
    e mora vesh kete ngjarje para 3 ditesh nga gazetat angleze, kjo eshte vertet nje ngjarje shum magaber...dhe me vjen jashtzakonisht shume keq, ngushllimet e mija per familjen e te ndjerit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga stalion : 21-05-2004 mė 11:49

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Me vjen shume keq per te riun elbasanas, qe fati kete fat tragjik eshte vertet shume e hidhur. Zezaket e ndyre, i ka lene gjalle sida e bredhin ne evrope.
    Shpreh ngushellimet familjes se tij!

  5. #5
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    ne rradhe te pare ngushellime familjes. cfaredo qe te themi, eshte pak, kurre njeri ne vend te tyre. ngushellime.

    aaa.. dallendyshe dhe ti ketu .. sa surprize e kendshme ...

    ne rradhe te dyte i hengert mortja qelbashet e zinj. kolera ishalla te gjithe. te shpetojme njehere e mire nga ata qelbanike, qe kusherinj te pare te Bob-it do jene, kushe di cfare lloj kafshesh shtepiake do kene neper floket e tyre te palara. pika mu ne maje te kokes u rrafte. dhe mandela-s dhe te gjithe arrixhinjve te tjere, sapune duhen bere te gjithe. te muri duhen rreshtuar te gjithe.. i prefte sida i prefte. i hengert mortja i hengert.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Clauss : 21-05-2004 mė 21:12
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Policia arreston tre vrasėsit e elbasanasit, njėri nė gjykatė


    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Tre shtetas anglezė me origjinė xhamaiki ane janė arrestuar nė lidhje me vrasjen makabre tė emigrantit shqiptar nė Londėr, Armando Gjika, disa ditė mė parė. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit pranė policisė kriminale londineze, Scotland Yard. Ata mėsohet se janė banorė lokalė tė zonės sė Essexit ku ndodhi vrasja. Njėri prej tyre ka dalė dje para gjykatės ku i ėshtė komunikuar akuza pėr vrasjen e shqiptarit 22-vjeēar. Eddie Samuel 36 vjeē, ka dalė para gjykatės rajonale "Redbridge Magistrates Court" nė Londėr, i akuzuar si njė ndėr vrasėsit e elbasanasit Gjika. Gjatė njė bisede telefonike me Gazetėn zėdhėnėsja e shtypit pranė "Scotland Yard" ka thėnė se "nė lidhje me vrasjen e Armando Gjikės, janė arrestuar edhe dy persona tė tjerė, njėri 69 vjeē, banues nė lagjen 'Ilford' ku ndodhi vrasja, si dhe njė 22-vjeēar nga Dagenhami. Qė tė dy ata vazhdojnė tė pyeten nė polici nė lidhje me vrasjen".



    Shkrimet nė gazeta dhe irritimi i emigrantėve shqiptarė nė Angli


    Vrasja makabre e tė riut shqiptar ka pushtuar tė gjitha mediat e shkruara dhe elektronike angleze. Vrasja ėshtė cilėsuar e rėndė dhe njėkohėsisht e dhimshme. Por, megjithė kėtė, dje gazeta "Daily Mail" e krahut tė djathtė (antiemigrantė) ka hedhur baltė mbi viktimėn, duke e cilėsuar atė si falsifikator dokumentesh. "Daily Mail" shkruante se 22-vjeēari shqiptar jetonte prej katėr vitesh nė Angli sė bashku me vėllain e tij dhe ai ishte falsifikator i njohur dokumentesh". Por, shkrimi i botuar dje nė "Daily Mail" ka zemėruar mijėra shqiptarė nė Londėr. "Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė njė shkrim i tillė ėshtė botuar sot nė atė gazetė. Jam i indinjuar dhe njėkohėsisht i irrituar pėr shkrimin, pasi kėrkon qė edhe vdekjen e Armandos ta pėrdorin pėr qėllime kundėr emigrantėve", ka thėnė Agron Serjani, njė emigrant nga lagjja "Barking" nė Londėr.
    ================================================

    ELBASAN/ NE FAMILJEN GJIKA KU KANE NISUR NGUSHELLIMET

    "S'kemi lekė pėr tė sjellė trupin"
    Xhaxhai i tė vrarit nė Angli: Tė na ndihmojė shteti


    Nga i dėrguari ynė nė Shinjon, Fatmir Popja

    Tė gjithė presin qė trupi i tij tė vijė nga Anglia dhe tė varroset nė fshatin e Lindjes. Vetėm prindėrit nuk dinė ende se ēfarė i ka ndodhur djalit tė tyre Armando Gjika nė Angli, i cili u vra para dy ditėsh nė Londėr nga tre xhamaikanė. Babai i tij ėshtė nė spitalin psikiatrik prej 20 vitesh, ndėrsa e ėma ėshtė e martuar nė njė fshat tjetėr. Nė fshatin Shinjon tė Elbasanit xhaxhai i 22-vjeēarit tė ekzekutuar ka hapur portat pėr tė pritur ngushėllime pėr fatkeqėsinė qė i ndodhi. Banesa e vogėl njėkatėshe e Ndriēim Gjikės dje ishte e mbushur plot. Veē kushėrinjve dhe motrave tė tij, shumė njerėz nga fshati kanė hyrė e dalė aty, duke ngushėlluar tė afėrmit e viktimės. Tashmė meraku i tė afėrmve tė Armando Gjikės ėshtė nėse trupi i tij do tė vijė nė Shqipėri apo jo. "Ne nuk kemi mundėsi financiare qė ta sjellim. Nuk dimė nėse vėllai i tij qė ndodhej atje ka lekė apo jo pėr tė varrosur Armandon nė Shqipėri", ka thėnė Ndriēim Gjika, i cili ka kėrkuar edhe ndihmėn e shtetit pėr tė sjellin nipin e tij nė Elbasan. Po dje, xhaxhai i viktimės ka treguar edhe se si nipi i tij ka shkuar nė Angli para disa vitesh. "Para pesė vitesh, kur e pa se nė fshat nuk e priste njė e ardhme e mirė, iku me skaf dhe pas pak ditėsh mbėrriti nė Angli", ka treguar xhaxhai i tij. Ai ka shtuar se ilegalisht ka mbėrritur nė Londėr, ku ka qėndruar vetėm pėr tre vjet dhe mė pas ka marrė atje edhe vėllain. Tė dy kanė nisur tė punonin nė njė lavazh dhe e kanė bėrė kėtė punė pėr dy vjet me radhė, deri sa jeta i ka ndarė. Siē kanė treguar dje tė afėrmit e viktimės, nėse trupi vjen do ta varrosin ata, pasi i ati, prej 20 vjetėsh, ėshtė i mbyllur nė spitalin psikiatrik tė qytetit tė Elbasanit. Ndėrsa e ėma e dy djemve Gjika, disa vite pasi i ka ndodhur kjo burrit tė saj, ėshtė martuar me njė tjetėr njeri. Trupi pa jetė i Armando Gjikės ndodhet aktualisht nė mjekėsinė ligjore nė Londėr, ku dhe i ėshtė bėrė ekspertiza. Sipas burimeve policore tė "Scotland Yard", plagėt qė ai kishte marrė nė trup nga thika e xhamaikanit kanė qenė fatale pėr jetėn tij.

  7. #7
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Ngushellimet e mija per ate djal aq te ri

    Autoret me 100 vjet burg ishalla....
    LINDI EDHE "ANDREA"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    ej po ca te bejen xhamajkanet, sociali ohoho, shpi e pagume me leke qyl, po hashashin e kane per krenari kombetare, po kur bohen jevgjit nga tre kater ska zot qe i del para, mother fuckerat.
    Ishalla si tha miku aty larte, mase ja hudhin celsat ndet alulu mamave.
    Edhe ngushellime familjes.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Historia e Armando Gjikes qė u vra nė Londėr nga xhamajkanėt
    Vėllezėrit kėrkojnė ndihmė nga shteti, pėr udhėtimin e fundit tė vėllait tė madh

    Autori i Lajmit: Elbasan
    ELBASAN - Armand Gjika, shqiptari 25-vjeēar i vrarė 3 ditė mė parė nga dy zezakė pas njė konflikti banal, tė krijuar nga njė gėrvishtje mjetesh, prej 5 vitesh nė Angli nuk kishte mundur tė pajisej me dokumente dhe kishte vendosur tė kthehej nė shtėpi sė bashku me vėllanė e tij tė vogėl nė qershor. Pas vrasjes qė solli indinjatėn e emigrantėve shqiptarė, policia e Londrės ka vėnė nė pranga dy autorėt. Njė ditė mė parė ėshtė arrestuar edhe autori i dytė i ngjarjes. Mėsohet se gjithēka ėshtė regjistruar nga njė kamer e vendosur nė autostradė. Sipas tė afėrmve, tė cilėt kanė kontaktuar me ata qė po kujdesen pėr vėllanė e vogėl tė Armandit, “policia ka konfirmuar se autorėt kanė vepruar me gjakftohtėsi. E kanė goditur pas shpine, duke e lėnė tė vdekur nė vend”.
    Vėllezėrit
    Tė gjithė e ndajnė dhimbjen e tyre me dy vėllezėrit e Armandit, pasi ata konsiderohen jetimė, sepse nėna i ka braktisur qė nė moshė tė mitur dhe babai ndodhet prej shumė kohėsh i shtruar nė spitalin psikiatrik tė qytetit tė Elbasanit, me paaftėsi tė theksuara nervore. Jetėn, Armandi dhe dy vėllezėrit e tij, e kanė kaluar me gjyshen dhe gjyshin, por me vdekjen e tyre ata mbetėn vetėm. Armandi nė moshėn 20-vjeēare mori skafin drejt Italisė dhe mė pas, nė njė maune mallrash, kaloi nė Angli. Tė afėrmit tregojnė se puna qė bėnte ishte e vėshtirė dhe si emgrant pa dokumente, ai kishte shumė probleme. Kristina, halla e tij, tregon se “Armandi punonte nė punė tė vėshtira dhe pasi kishte mundur tė mblidhte tė holla, pas tri vitesh nė Londėr, kishte sjellė para duke tėrhequr edhe vėllain 16-vjeēar, ndėrkohė qė vėllai tjetėr, Engjėlli, 21 vjeē, ndodhej nė Greqi”.
    Kthimi
    Nuk do tė kalonte as njė vit nga tėrheqja e vėllait tė vogėl, kur Armandi do tė humbte shpresat pėr t’u pajisur me dokumente nė Angli dhe kishte vendosur tė kthehej. “Tė gjithė e prisnim tė kthehej, vazhdon Kristina, por fati nuk deshi qė ta shihnim pėrsėri dhe tė krijonte familje si gjithė shokėt e tij. Nė fshatin e lindjes, Shijonin, tani nga gjithė familja e tij ka ngelur veē shtėpia e braktisur e 3 vėllezėrve. Ata kanė pak tė afėrm dhe janė tė pakėt ata qė e kanė marrė vesh se ka qenė Armandi, emigranti i vrarė nė Londėr. Dy vėllezėrit e mbetur janė tashmė nė vėshtirėsi tė mėdha ekonomike. E vetmja shpresė e tyre ishte Armandi, pasi vėllai i dytė i familjes ka pėsuar njė aksindent nė Greqi, qė e kish detyruar tė kthehej pėr tė mos u kthyer mė pranė punės sė tij, pėr mungesė dokumentesh. Nė shtėpinė e Armandit gjen vetėm xhaxhain e tij, Ndriēimin, hallė Kristinėn dhe fqinjėt e familjes. Engjėlli nuk e pėrballon dot dhimbjen i vetėm dhe ka pėsuar njė tronditje tė thellė.
    Ndihmė!
    Veē lotėve dhe dhimbjes, nė shtėpinė e mortit mbizotėron heshtja. Vdekja e Armandit u njoftua tri ditė mė parė, por “do tė jetė e vėshtirė pėr ta kthyer trupin e tij nė Shqipėri”, shprehen tė afėrmit, duke i bėrė apel shtetit tė ndihmojė njė jetim tė prehet nė vendlindje, pas vrasjes barbare nė rrugėt e Londrės. Thuhet se shumė emigrantė janė mbledhur nė shtėpinė e Armandit pėr tė mbėshtetur vėllanė 16-vjeēar, tė mbetur vetėm, ndėrkohė qė trupi i Armandit qėndron nė morgun e spitalit. Kanė mbėrritur nga tė gjitha anėt e Anglisė pėr tė qenė pranė Ervisit. Nė shtėpinė e mortit ata kanė ndezur njė qiri, qė do tė rrijė gjithmonė ndezur, deri nė mbėrritjen e trupit tė Armandit nė shtėpinė e tij, nė Shqipėri.


    Data e Publikimit: 22/05/2004

    ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Sa gjynaf..si s`doli nonjoni me e mbrojt??Nji qen i vogel kishe me i bo lesh e pershesh....
    Hera e dyte kjo qe racat me ngjyre po vrasin shqiptare....merrni ndonji concealed weapon e po te ra muhabeti vrai krejt....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Italiani racist masakron shqiptarin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 23:12
  2. Pse Myslimanet vrasin Myslimanet?
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 11:18
  3. 13 vjet per nje vrasje. Te vrasesh apo te te vrasin ?
    Nga studenti1 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:43
  4. Regjisorja “love story” me shqiptarin qė birėsoi
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 09:18
  5. Australiania mbron shqiptarin pėrdhunues
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •