Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 191 prej 191
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e migena83
    Anėtarėsuar
    27-03-2012
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    17
    nuk eshte e thene patjeter qe do te vdesim te gjithe 2043.ne fund te fundit te gjitha keto fenomene po ndodhin dhe njerez po vdesin cdo dite,por e kisha fjalen per panikun e fundit te botes ,une personalisht nuk besoj se do te ndodhe dhe nqs duhet te mblidhemi te gjithe bashke le te mblidhemi per dicka te bukur dhe jo per te pritur vdekjen.

  2. #182
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Sinkhole ne Guatemala

    Shume lajm i frikshem Grope qe hapet vetevetiu ne mes te shtepise

    http://news.yahoo.com/blogs/upshot/s...203620309.html
    wtf

    Shume precize si vrime per te qen e hapur rastesisht ose natyralisht

    Ngjan sikur te jet hapur me sond per puse
    Revolution 1848

  3. #183
    Citim Postuar mė parė nga iLirjam Lexo Postimin
    Ja te spjegoj pse ndodh kjo!!

    Sepse nese e kupton Funksionimin e Sistemit Djellor,,

    Esht e pa mundur ta spjegosh qart,,sepse si do qe ti sillesh planetet,,dhe si do qe ta kapesh kendin e spjegimit,,Ai nuk ka perfundim,,prandaj vjen rromuja,,sepse un mendoj se edhe te tjeret jan me mua,,kur un kaloj nga nje spjegim tek tjetri,,

    por ju keni te drejt!

    ndoshta me duhet edhe mua ta kuptoj se per ta spjeguar Funksionimin e Tij,,esht e pa mundur pa ndertuar nje her nje Sistem te vogel Djellor!


    Darius, aman pse i ke len shkrimet e ketije fizikanti, per te na ngritur lart moralin duke qeshur ? Nese eshte kjo arsyeja, dije qe ja ke arritur qellimit

    Vduqa tu qesh
    Revolution 1848

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin


    Darius, aman pse i ke len shkrimet e ketije fizikanti, per te na ngritur lart moralin duke qeshur ? Nese eshte kjo arsyeja, dije qe ja ke arritur qellimit

    Vduqa tu qesh

    dariusi i len njeher sa te zbrazen mire e mire se keshtu edhe lehtesohen ,pastaj nderhyn duke mbyllur temat

    edhe une kam qeshur shume me ket postim qe thua ti ,por edhe humori duhet nganjehere se te zgjat jeten
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 11-10-2012 mė 13:50

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Po sikur polet te permbysen?

    Kafshe te corientuara, satelite dhe busulla jashte loje; cfare mund te ndodhe nese veriu magnetik spostohet drejt jugut. Nje skenar qe nuk eshte dhe aq i larget

    Breshkat e ujit do te notojne derisa te shuhen nga lodhja, pa i gjetur dot ishujt ku zakonisht depozitojne vezet. Aurorat boreale do te ndricojne qiejt ne vendet me te pazakonta. Disa satelite artificiale dhe stacione radio do te dalin jashte funksionit. Ndersa skautistet do te vijne verdalle neper pyje e livadhe, me busulla te cakorduara.

    Keshtu do te jete planeti yne, kur te afroje ora e permbysjes se poleve magnetike. Nuk do te kete asnje skenar katastrofik, sic imagjinonte filmi “The core”, sipas te cilit Toka, per shkak te polaritetit magnetik, do te ekspozohet ndaj rrezatimit kozmik, ndersa aparaturat elektronike bllokohen dhe zemrat artificiale te pacienteve pushojne se funksionuari.

    Homo sapiens. Mbeten megjithate shume pikepyetje mbi ate qe mund te ndodhe realisht: Epoka qe sot jetojme, ajo “me polaritet normal”, ka nisur rreth 780 mije vite me pare. Homo sapiens u shfaq vetem 500 mije vjet me pas, prandaj askush nuk e di se cfare mund t’i ndodhe njeriut kur te vije serish rradha e ndryshimit. Dhe kjo rradhe eshte shume afer: Studimet e fundit tregojne se shenjat e para mund te shfaqen brenda 10-20 viteve te ardhshme. Por me cfare pasojash?

    Ne historine e tyre, polet magnetike jane permbysur shume here (te pakten 170), me intervale te crregullta; here cdo 100 mije vjet, here per miliona vite. Dhe per te pakten nje here, ne periudhen Kretake, fusha magnetike ka mbetur e pandryshuar per gati 40 milione vjet, nga 120 ne 83 milione vite me pare.

    Hekur i lenget. Fusha magnetike tokesore prodhohet pothuajse ne qender te planetit, ne berthamen e jashtme. Hekuri ne gjendje te lenget leviz si uji ne tenxheren mbi furnelle. Pjeset me te nxehta, pas kontaktit me berthamen e brendshme, tentojne te ngrihen lart ku ftohen dhe serish bien poshte. Keto levizje krijojne rryma elektrike te cilat prodhojne fushe magnetike, njesoj sikur ne qender te Tokes te ekzistonte nje magnet gjigand. Pavaresisht se ka nje intensitet te dobet, fusha gjeomagnetike formon nje mburoje qe shtrihet per dhjetra mije kilometra ne hapesire, duke e mbrojtur kesisoj Token nga rrezatimet kozmike me origjine nga Dielli, yjet dhe galaktikat e tjera.

    Para se te mberrijne atmosferen tone, nje pjese e ketyre rrezatimeve ndervepron me fushen magnetike tokesore dhe peson modifikimin e pare te intensitetit te vet; nje pjese tjeter devijohet per nga polet. Kjo eshte arsyeja pse pikerisht ne pole ndodhin aurorat boreale (agimet polare). Historia e fushes magnetike ka mbetur e stampuar ne shkembinjte me te vjeter te planetit. Kur mineralet e hekurit qe ndodhen ne magmen vullkanike, depozitohen ne shkembinj dhe ftohen, ato rreshtohen sipas fushes magnetike te momentit, sic ben nje gjilpere hekuri nen ndikimin e nje magneti. Kesisoj, drejtimi dhe intensiteti i fushes magnetike mbeten “te ngrira” ne shkembinjte minerale; duke studiuar ato, mund te ndiqet evolucioni i fushes magnetike.

    Poli ne ekuator. Ne kete menyre eshte zbuluar se, me cikle te crregullta, fusha magnetike e permbys polaritetin e vet: Poli verior behet jugor dhe anasjelltas. Duke kaluar edhe ne nje etape kalimtare per nga ekuatori, sic ndodhi rreth 550 milione vite me pare: Nje zbulim i fundit ky, nga Rob van der Voo i Universitetit te Miciganit. Kjo fushe magnetike peson ndryshime te intensitetit: Gati dymije vjet me pare, kjo fushe ishte 50% me e forte sesa sot, ndersa ne epoken e egjiptianeve te lashte ishte me e ulet.

    Por perse poli magnetik ndryshon ne menyre ciklike? Sipas Bred Singerit nga Universiteti i Uiskonsinit ne SHBA, planeti yne ka dy “motore” qe gjenerojne fusha magnetike. I pari gjendet ne pjeset me te thella te berthames se jashtme, dhe paraqitet si nje mega-magnet polet e te cilit shfaqen ne afersi te poleve gjeografike: Ketij lloj magnetizmi i pergjigjen edhe busullat. Ndersa motori i dyte ndodhet prane siperfaqes se berthames se jashtme, ka intensitet me te dobet se i pari dhe here pas here, mund te kete polaritet te kundert me te. Sipas Singerit, here pas here fusha magnetike e motorit te pare dobesohet, duke e lene te plote fuqine e motorit dytesor. Nese ne kete rast, forca e fushes magnetike sekondare mbizoteron ndaj te pares, atehere fusha magnetike permbyset, duke i imponuar edhe te pares, drejtimin e ri.

    Bombardimi. Por cfare do te ndodhe kur polet magnetike te permbysen? Hipotezat jane nga me te ndryshmet, por asnjera nuk parashikon skenare katastrofike per jeten ne Toke, edhe pse per disa kohe, fusha magnetike do te zhduket. Nga ana tjeter, gjate ketyre permbysjeve nuk ka ndodhur ndonje zhdukje ne mase. Mbase, sic hipotizon astrofizikani i Universitetit te Mynihut ne Gjermani, Guido Birk, sepse ererat diellore mund te krijojne nje fushe magnetike ne jonosferen tone, qe do ta mbroje planetin nga rrezatimi hapesinor.

    Interferencat. Gjithsesi, edhe kaq e thjeshte nuk do te jete. Per gjeofizikanin e Universitetit te Merilendit, SHBA, Henrik Fonda, “ata qe do ta ndjejne me shume jane kafshet qe perdorin fushen magnetike per emigrimet e tyre. Ka gjase qe polet magnetike te “shfaqen” ne vende te papritura per disa shekuj. Keshtu kafshet nuk do te gjejne dot pikat qe prej kohesh, identifikohen me destinacionin e tyre te memorizuar. Gjate kesaj faze tranzicioni mund te shohim agime polare ne vende larg poleve. Edhe instrumentet elektronike mund te hasin probleme. Ndonje satelit mund te spostohet ne orbita me te hapura, duke iu ekspozuar rrezatimeve kozmike, me pasoja serioze. Edhe komunikimet radio mund te pesojne nderhyrje”.

    Por nga ana tjeter, meqe permbysja e poleve do te kryhet mjaft ngadale, ekziston mundesia qe kafshet te kene kohe per t’iu pershtatur ndryshimeve te reja.

    Kane te drejte fiset maja? E pra, sot mbase ndodhemi ne prag te nje ngjarjeje te tille. Ne 400 vitet e fundit, fusha magnetike eshte dobesuar me 10% dhe veriu magnetik eshte zhvendosur me 3 mije kilometra. Nga vitet ’70 e ketej, zhvendosja po ndodh me 40 km ne vit dhe llogaritet qe brenda gjysme shekulli, veriu mund te spostohet nga Kanadaja ku eshte tani, ne Siberi. A ka gjase qe ne kete menyre te vertetohen profecite e Majave qe parashikonin nje ngjarje epokale per Token, ne vitin 2012? Per kete nuk eshte dakord Bredford Klement, gjeofizikan i Florida International University ne Majami. Duke studiuar magnetizmin e mineraleve antike te nxjerra nga tabani i oqeanit, ai ka konkluduar se “permbysjet magnetike zgjasin rreth dy mije vjet ne afersi te ekuatorit, per te arritur ne 11 mije vjet prane poleve”. Por kerkimet e fundit sikur i pergenjeshtrojne keto hipoteza. Kolegu i tij nga Universiteti i Parisit, Gotje Hylo, ka simuluar ne kompjuter levizjen e flukseve te hekurit ne berthamen e jashtme te planetit, duke llogaritur se permbysjet mund te ndodhin brenda pak dhjetevjecaresh dhe jo mijevjecaresh. “Permbysjet mund te parashikohen vetem ndonje dekade me heret se te ndodhin; dukurite qe i shoqerojne ato jane kaq komplekse saqe cdo parashikim me afatgjate eshte i pamundur”, ka pohuar Hylo.

    Simulimet. Kush ka te drejte? Per ta zbuluar kete, nje studiues amerikan tenton te krijoje nje simulim shume me realist sesa ai kompjuterik. Gjeofizikani i Universitetit te Merilendit, Den Lathrop, ka nisur nje projekt ambicioz: Riprodhimin ne laborator, te nje modeli te berthames se Tokes, dhe verifikimin konkret se c’ndodh ne brendesi te saj. “Vetem keshtu”, pohon ai, “mund te studiohen nderveprimet mes levizjeve te hekurit te lenget dhe fushave magnetike; rrjedhja e hekurit krijon fushe magnetike, kjo e fundit mund te ndikoje ne levizjen e hekurit e keshtu me rradhe”.

    Bashke me ekipin e tij, Lathrop ka ndertuar ne mjediset e universitetit nje sfere hekuri me diameter 3 metra, e cila brenda ketij viti do te mbushet me 13 tone metal te lenget, me nje peshe totale pretj 26 tonesh; dhe ne fund do te rrotullohet me 130 km/ore.

    “Kur sfere te filloje rrotullimin rreth vetes, do te prodhohet nje fushe magnetike qe pastaj do te krahasohet me ate te Tokes”, thote Lathrop. Por problemi i ketij eksperimenti qendron ne vete dimensionet e tij: Berthama e jashtme e planetit, ne fakt, ka nje trashesi mbi 2200 kilometra, ndersa sferat qe mund te ndertohen per qellime eksperimentale jane sigurisht tejet te kufizuara. Tentativat e shkuara te Lathropit per ndertimin e nje berthame tokesore ne miniature per prodhimin e nje fushe magnetike, deshtuan pikerisht sepse sferat e meparshme (me diameter 20, 30 dhe 60 cm), ishin shume te vogla. Mbetet te shohim se c’do te sjelle sfera e re.

    Rrezik zjarri. Pasi te ndertohet, sfera duhet te mbaje brenda hekur te shkrire; e per ta arritur kete, kerkohet nje temperature mbi 1500 grade celcius, cka eshte e pamundur per t’u arritur dhe njeheresh te rrotullosh sferen. Prandaj Lathrop ka vendosur te perdore nje tjeter metal, natriumin, i cili shkrin ne 97 grade dhe po ashtu si hekuri, eshte nje percjelles i mire i elektricitetit. Megjithate ky metal ka nje tjeter problem: Eshte jashtezakonisht i ndezshem dhe nuk mund te shuhet me uje. Per kete, Lathrop ka studiuar me kujdes levizjet qe formohen kur rrotullohet sfera, duke perdorur uje ne vend te natriumit. Kushedi nese do te arrije te zbuloje sekretet e magnetizmit tokesor, para se te na ndodhe permbysja polare e rradhes…

    Nga e permuajshmja shkencore Focus

    Dici

    Nje grup pinguinesh zbarkon ne ishujt Maldive, nen veshtrimin e shastisur te turisteve. Busulla te corientuara, kompjutere dhe radio te cmendura dhe nje aurore boreale spektakolare ne qiell; ndryshimi i poleve magnetike te Tokes mund t’i shkaktoje keto dukuri

    Nje harte e Olaus Magnus (1539) me Arktikun dhe ishullin magnet

    Nje gjeolog ekzaminon nje kampion shkembor per te percaktuar orientimin magnetik

    Fusha magnetike e Tokes formon nje mburoje mbrojtese ndaj rrezeve kozmike

    Simulime kompjuterike: Toka me fushe magnetike normale dhe gjate nje permbysjeje

    Sfere prej celiku qe do te simuloje berthamen e Tokes ne universitetin e Merilendit

    Rrufe mbi Koloseun e Romes. Keshtu imagjinohet ne filmin “The core” permbysja e poleve magnetike

    Nje magnetizem vetevrases?

    Kafshet jane ne gjendje ta perceptojne fushen magnetike qe i udheheq ne migrimet e tyre. Por tashme disa kerkime kane nxjerre ne drite edhe nje ndikim te mundshem te kesaj fushe mbi njeriun. Oleg Shumilov i Institutit INEP ne Apatity te Rusise, ka zbuluar se momentet e vitit ne te cilat fusha magnetike tokesore eshte me e forte (nga marsi ne maj, pastaj ne korrik dhe tetor) lidhen me rritje te numrit te vetevrasjeve. Studime ne Australi dhe Afriken e Jugut, kane arritur ne perfundime te ngjashme.

    Ritmet. Por si eshte e mundur? “Variacionet e intensitetit te fushes magnetike, te shkaktuara edhe nga stuhite diellore”, shpjegon Kelli Postner, psikiatre ne universitetin Columbia, SHBA, “mund te ndryshojne ritmet cirkadiane qe rregullojne proceset fiziologjike brenda 24 oreshit, dhe te ndryshojne prodhimin e melatonines, nje hormon qe rregullon ciklin gjume-zgjuar, duke shkaktuar depresion”. Sipas Majkell Rajkroft, ish drejtues i EGU, Bashkimi Europian i Gjeoshkencave, problemet shendetesore qe lihen me fushen gjeomagnetike, shqetesojne 10-15% te popullsise se botes.

    Ne kerkim te ishullit-magnet

    Ne antikitet, besohej se gjilpera e busulles (e perdorur ne lundrime nga kinezet qe ne shekullin XII) ndoshta terhiqej nga Ylli Polar ose nga nje ishull magnetik qe ndodhej diku ne veri.

    Vetite e magnetizimit u pershkruan per here te pare nga Pjer de Marikur, qe jetoi ne shek. XIII. Por vetem ne vitet 1600, Uilliam Gilbert ishte ai qe kuptoi se fusha magnetike tokesore lindte nga vete Toka. Ne vitin 1831, Karl Gaus kreu matje te sakta te fushes magnetike tokesore, permes nje rrjeti observatoresh, duke llogaritur edhe vijat e forces. Ne vitin 1900 u hodhen hipotezat e para mbi menyren sesi formohet fusha magnetike e Tokes, por akoma dhe sot mbeten shume aspekte te panjohura te ketij fenomeni.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894
    Shkencėtarėt: Toka hyn nė brezin e fotoneve!

    Shumica prej nesh janė nė dijeni, pėr atė qė ne e quajmė Polarizimi i Fotoneve, por nuk dimė se ēfarė nė tė vėrtet ėshtė kjo!

    Kjo koordinon gjithashtu edhe me fundin e kalendarit galaktikė tė Maya-ve, qė e mbanin rojet e Kohės!

    Janė tė shumta artikujt e pėrditshėm,qė i referohen ekonomisė, shoqėrisė dhe klimės. Njerėzimi tashmė po bėnė njė sėrė mendimesh dhe hamendėsimesh tė ndryshme ndaj ndryshimeve qė do tė vijojnė. Por, duhet qė opinioni i gjerė tė dijė se gjithashtu dhe struktura e re e energjisė sė planetit, ndikon nė kėto ndryshime.

    I ashtuquajturi Brezi i Fotoneve, pėrbėn pjesė e kėtyre energjive dhe kushteve tė reja. Kjo energji, do na ndihmoj tė kalojmė nga Errėsira pėr nė Dritė, pra do na ndihmojė tė zhvillojmė fuqishėm Vetėdijen tonė.

    Qė nga viti 1987, viti i Konvergjencės Harmonike, planeti ynė pėsoi njė ndryshim tė madh qė vazhdon gjithnjė e mė shumė, sa me rritjen e Rrezatimit Kozmik dhe Galaktikė, po aq dhe me Rrjetin e Ri tė Fushės Magnetike tė Tokės.

    Kėto faktorė, nė tėrėsinė e tyre, shkaktojnė njė rritje tė pėrgjithshme tė frekuencave, gjithashtu dhe rindėrtimin e energjisė – fizikisht dhe shpirtėrisht- tė tė gjithė organizmave tė gjallė tė planetit tonė!

    Pasi, si sipėrfaqja e Tokės, po ashtu dhe klima e saj, pėsuan njė ndryshim drastik. Shpjegimi i asaj qė po ndodh nga pikėpamja shkencore, le t’ia lemė shpirtit gjenial dhe kureshtar tė shkencėtarėve tanė pėr njė konkluzion sa mė tė pranueshėm.

    Fenomenet e ngjashme sa vijnė dhe do tė shtohen gjithnjė e mė shumė pohojnė shkencėtarėt vitet qė do tė vijojnė, pasi fushat dhe fenomenet energjetike, kozmike, galaktike do tė dendėsohen edhe mė shumė dhe do tė bėhen mė tė ndjeshme nė terrenin natyral tė Tokės.

    Sigurisht qė kjo lidhet ndėr tė tjera, edhe me Brezin e Fotoneve (Unaza e Fotoneve) brenda tė cilėve do tė hyjė gjithnjė e mė shumė sistemi ynė Diellor!

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anėtarėsuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Pėr: Cfare po ndodh me Token

    Planeti ne rregull eshte, vec njerezit qe jetojne ne te jane te prishur...
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  8. #188
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Cfare po ndodh me Token

    Citim Postuar mė parė nga Shkenca Lexo Postimin
    Planeti ne rregull eshte, vec njerezit qe jetojne ne te jane te prishur...
    Pse po mi vjedh mendimet

  9. #189
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Cfare po ndodh me Token

    Shi meteorėsh nė Rusi, 400 tė plagosur e dėme materiale.

    Mėsohet se mėngjesin e sotėm rėnia e shiut tė meteorėve ka provokuar shpėrthime tė fuqishme nė lartėsi tė ulėt nė atmosferė.


    Shpėrthime ka pasur sipėr Uraleve por edhe nė Rusinė qendrore.Shiu i meteorėve nuk ka arritur deri nė tokė, por shpėrthimet nė ajer kanė qėnė aq tė fuqishme sa kanė shkaktuar dėme materiale nėpėr banesa dhe persona tė plagosur.Fragmente tė meteorit mėsohet se kanė shpėrthyer shumė afėr njė zone tė banuar nė nė rajonin e Chelyabinsk, ku raportohet edhe pėr 400 persona tė plagosur, pėrvec dėmeve materiale.“Ishte njė shi meteorėsh por fragmentet nuk ranė nė tokė. Njė meteorit shpėrtheu mbi rajonin Chelyabinsk. Vala e shpėrthimit ishte aq e fuqishme sa u thyen xhamat e dritareve nė vende tė ndryshme,” tha ai pėr Interfax njė zėdhėnės lokal nga ministria e Emergjencave.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Pėr: Cfare po ndodh me Token





    Ēfarė i kemi bėrė Tokės mė pak se dyzet vjet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 29-07-2021 mė 02:18

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Pėr: Cfare po ndodh me Token

    Ne Antartide temperatura 40 grade me shume se mesatarja e stines

    Burimi : ansa.it

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •