Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 189
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,437
    Faleminderit
    77
    124 falenderime nė 80 postime
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    Po si ndodhi kjo...dhe si shpjegohet?!
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  2. #42
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Eshte nje fenomen qe njihet si sink hole. Ka ndodhur dhe me pare por jo e ketij dimensioni dhe thellesie. Jane 'xhepa' boshlleku ne toke te cilat krijohen nga faktore te ndryshem gjeologjik, rruge te vjetra llave vullkanike, dhoma gazi nentokesor, liqene apo lumenj te nendheshem etj.

  3. #43
    kuku Maska e brooklyn2007
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,528
    Faleminderit
    1
    9 falenderime nė 9 postime
    Ku perfundojne keto vrima qe hapen kshu papritur? Pse jane ne forme cilindrike me baze rrethore? SA te thella jane? Hapen ne moment, ne fraksione sekondash, minutash, apo kerkojne kohe qe te krijohen? Disa pyetje qe si kam gjetur pergjigje.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #44
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Jane depresione ne koren e tokes. E shpjegova njehere. Arsyeja pse eshte rrethore ka te beje me ujin qe mblidhet ne ate depresion. Sa me shume uje te mbledhe, ky i fundit kullon drejt tokes duke gerryer shtratin e gurte. Jo te gjitha jane kaq simetrike po ne rastin konkret ka qene uji i mbledhur aty qe i ka dhene formen qe ka. Ne momentin qe uji zbrazet ne brendesi te tokes ne menyre vertikale, krijon sinkhole qe shohim. Ja nje foto qe e shpjegon me mire


  5. #45
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Cfare po ndodh me Token

    Po e hap kete teme per te raportuar e grumbulluar cdo lajm (te cilet fatkeqesisht po behen jo ditor por me ore) mbi ndryshimet esenciale dhe te pazakonta qe po ndodhin ne globin tone. E titullova Toka E Brishte me arsyen e vetme per te treguar efektin qe keto ndryshime sjellin ne jeten tone te perditshme dhe menyren sesi mund te ndikoje ne te ardhmen e njerezimit. Tema nuk ka aspak qellimi te ngjalle panik por thjesht nje pasqyrim te fenomeneve natyrore te cilat cuditerisht jane shtuar shume kohet e fundit dhe me nje intensitet te papare ndonjehere ne historine e rregjistruar.

    Disa dite me pare hapa nje tjeter teme per te raportuar ngordhje masive te zogjve, peshqeve e krijesave te tjera ne gjithe globin. Por cdo dite qe kalon lajmet jane te mbushura me katastrofa te tjera natyrore, shperthime vullkanike, termete, permbytje, shkarje dheu, hapje misterioze te tokes, sjellje e pazakonte e kafsheve, prania e kafsheve migratore ne zona ku nuk duhet te jene, corientime te tyre, furtuna e stuhi debore e akulli ne pjese ku dimri ska qene kurre i tille etj. Jo cdo gje raportohet neper mediat zyrtare por aq sa publikohet mjafton per te mbushur faqe te tera me informacion. Natyrisht qe une i vetem kete teme nuk mund ta mbush dot pasi sic e thashe lajmet jane te shumta por sebashku mund ta furnizojme rregullisht duke dhene nje pasqyre te ngjarjeve qe po ndodhin dhe duke qendruar me te informuar.

    Le te bejme nje pasqyre te shkurter te ngjarjeve te diteve te fundit.

    Pervec ngordhjes masive te zogjve e peshqeve neper gjithe boten kemi permbytje te pazakonte te Australi ku cunami i brendeshem sic quhet, ne Brisbane ka shkaktuar nje katastrofe te vertete, me pare ishte nje tjeter permbytje e pazakonte ne Panama per te cilen media nuk ka raportuar, permbytje e madhe ne Rio De Janeiro, Brazil, permbytje te medha qe po shkakojne fundosje te tokes nen uje ne brigjet lindore te Malajzise, brigjet lindore te Sumatres Veriore, Sri Lanka dhe Filipine ku sipas raporteve uji ka mbuluar zona te tera (edhe kjo nuk gjehet ne mediat zyrtare) aktivizime te vullkaneve ne te njejten kohe ne te gjithe globin (para disa ditesh eshte raportuar shperthimi ne Krakatoa, Indonezi vullkan i cili vetem 100 vjet me pare desh shkaktoi pergjysmimin e jetes ne planet), ndersa sot raportohet shperthimi i Etnes ne Itali, carje misterioze te tokes ne Michigan, Usa kur eshte raportuar prania e nje nxehtesie te pashpjegueshme, anomali te pazakonta magnetike qe detyruan njerin nga aeroportet e Tampas, Florida te mbyllte njeren nga pistat kryesore per te ridizajnuar shenjat pasi nuk perputheshin me me koordinatat e meparshme, kjo per shkak te ndryshimeve elektromagnetike te tokes, gjemime te pazakonte neper qiejt e shtetit te Washington, lindja e diellit qe i jep fund nates polare dy me pare sesa duhej te lindte ne qiejt e Groenlandes, kthimi ne ngjyre te gjelbert i ujit te lumit Viktoria ne British Columbia, Canada etj . Lajmet jane te shume, jo te gjitha raportohen nga media por konsensusi eshte i njejte, toka po kalon ne nje faze ndryshimesh te cilat nuk jane pare ndonjehere ne historine e shkruar. Lajmi me i rendesishem eshte ai i spostimit te poleve magnetike te tokes. Sipas lajmeve poli magnetik po leviz me nje shpejtesi prej 80 km ne dite drejt Rusise etj. Vazhdimisht neper bote ka patur fatkeqesi natyrore por kurre te nje intensiteti te tille e shperndarje gjeografike kaq te ndryshme. Tashme nuk eshte karakteristike e nje zone te caktuar por e gjithe globit.

    Me poshte do ilustroj me foto, lidhje interneti e video cdo lajm qe kam paraqitur ne kete teme.

  6. #46
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Permbytja ne Panama

    Ndodhi ne daten 8 Dhjetor 2010 dhe sic e thashe nuk eshte raportuar nga mediat. Sipas lajmeve nga vete vendi, Kanali i Panamase i mbyll per here te pare ne 21 vitet e fundit per shkak te permbytjeve te papara ndonjehere, permbytje te cilat shkaktuan vdekje e shkaterrim.





    Lajmin mund ta lexoni me te plote ne anglisht ketu: Unprecedented Flooding Not Reported By Media

    Vazhdojme me permbytjen e madhe ne Australi ku ne 75 % te territorit te shtetit te Queensland eshte deklaruar zone e fatkeqesise natyrore. Mbas shirave e permbytjeve masive ndodhi dhe nje fenomen i pazakonte i quajtur cunami i brendeshem. Qeveria australiane eshte perpjekur ti qendroje ne koke situates e cila nga momenti ne moment mund te dale komplet nga kontrolli. Queensland Government.




  7. #47
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Shira te pafund kane shkaktuar permbytje masive ne Rio De Janeiro duke sjelle dhe shkarje te tokes dhe vdekje te qindra njerezve. Me ne fund lajmi eshte shpallur zyrtarisht

    Death Toll Mounts In Brazilian Floods




    Permbytje te medha qe po shkakojne fundosje te tokes nen uje ne brigjet lindore te Malajzise, brigjet lindore te Sumatres Veriore, Sri Lanka dhe Filipine ku sipas raporteve uji ka mbuluar zona te tera. Asia is sinking

  8. #48
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Aktivizime te vullkaneve ne te njejten kohe ne te gjithe globin (para disa ditesh eshte raportuar shperthimi ne Krakatoa, Indonezi vullkan i cili vetem 100 vjet me pare desh shkaktoi pergjysmimin e jetes ne planet), ndersa sot raportohet shperthimi i Etnes.

    Shperthimi i Krakatoas ose Krakatau sic njihet ne gjuhen lokale paraqet nje problem serioz per ambjentin me efektet qe mund te kete. Ne vitin 1883 shperthimi i ketij vullkani krijoi nje ulje drastike te temperaturave globale dhe reja vullkanike e shperndare ne gjithe globin nese do kishte vazhduar me shume mund te kishte rrezikuar jeten e gjithe planetit.



    Fotoja e mepshtme eshte marre nga nje live cam nga mali Merapi ne ishullin e Javas qe shikon direkt Krakatoan.



    Lajmin mund ta lexoni me te zgjeruar ketu: Renewed activity prompts evacuations around Anak Krakatau

    Ndersa sot vjen lajmi se dhe Etna ka filluar aktivitetin e saj me shperthime sporadike. Fatmiresisht nga Instituti Vullkanologjik i Catanias ne Siciline lindore nuk jane raportuar viktima ne njerez. Italy's Mount Etna stirs with brief eruption


  9. #49
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Ndersa ne Birch Creek, Michigan, Usa ka ndodhur dicka shume e cuditshme. Sipas lajmeve ne 4 tetor toka u ca krejt papritur ne nje zone qe nuk njihet si tektonike apo vullkanike megjithe afersine relative qe ka me Yellowstone, por ditet e fundit nga kjo carje ka filluar te dale nje nxehtesi e pazakonte qe po shkrin deboren perreth dhe po shkakton panik. Pyetja e madhe eshte: Cfare po e shkakton daljen e nxehtesise nga kjo carje?

    http://www.youtube.com/watch?v=rn3Zm...yer_embedded#!

    Po ashtu e pazakonte eshte ajo qe ndodhi me aeroportin e Tampas ne Florida ku njera nga pistat kryesore u mbyll per te ribere shenjat e trafikut. Shkaku, ndryshimet magnetike te tokes.

    Shift of Earth's Magnetic North Pole Impacts Tampa Airport


  10. #50
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Gjemime te pazakonte neper qiejt e shtetit te Washingtonit dhe Canadase Perendimore kane rritur panikun dhe friken ne rradhet e banoreve. Sipas raportimeve jane ndjere vibracione te dhunshme ne Vancouver dhe Calgary, Canada si dhe shtetin e Washingtonit ne Usa. Ky fenomen ka me shume se nje muaj qe ndodh parreshtur. Zhurma vjen nga poshte tokes dhe aplifikohet ne qiell.



    Ja njera nga lidhjet qe flet per kete lajm: In Newport, subterranean vibration blues

    Si rezultat ka ndodhur dhe nje rreshkitje e madhe toke ne nje segment te autostrades 410, nje nga me te medhat te ndodhura ndonjehere dhe arsyet ende jane te pashpjegueshme



    Lajmi: Massive landslide baffles state officials

  11. #51
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Nje fenomen shume i pazakonte ka ndodhur me perfundimin e nates se gjate polare ne Groenlande ku dielli ka lindur dy dite me pare sesa pritej ne kalendar. Sipas specialisteve kjo mund ta kete arsyen ne temperaturat e pazakonta te ngrohta dhe shkrirja masive e akujve me nje rritem te papare.



    Nje lajm tjeter i cuditshem eshte ai i shnderrimit te ujrave te lumit Viktoria ne British Columbia, Canada ne ngjyre te gjelbert. Sipas eksperteve qe analizuan permbajtjen e ujit, nuk ka prani te kimikateve qe te shpjegojne ngjyren e ujit.



    Burimi: Victoria river mysteriously turns bright green


  12. #52
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Dhe lajmi me kryesor eshte ai i ndryshimit te poleve te tokes qe me ne fund eshte pranuar zyrtarisht. Sipas informacioneve polet po levizin me nje shpejtesi te papritur. Rritmi qe mendohet se ishte rreth 40 km ne vit po shpejtohet ne 80 km ne vit me drejtim Rusine. (gabimisht ne shkrimin hapes te temes kam shkruar 80 km ne dite por duhet ne vit) Kjo shifer ende eshte e debatueshme dhe burimet jane te ndryshme e kontradiktore. Ky ndryshim drastik i poleve shpjegon dhe rritjen masive te termeteve e aktivitetit vullkanik ne gjithe globin.



    Burimi: Recent Earthquakes - Last 8-30 Days

    ketu me poshte eshte nje video qe paraqet levizjen graduale te poleve qe nga viti 1590



    Kesaj i shtohet dhe nje aktivitet i papare ndonjehere i diellit kur rrezatimi dhe bombardimi diellor ndaj tokes eshte rritur pertej parashikimeve.





    Ndersa kjo me poshte eshte nje liste e aktivitetit ne rritje sizmik qe paraqitet nga USGS ne Amerike


  13. #53
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Eshte nje balance sa perkekte aq edhe fragjile qe e mba jeten ne toke.
    Kjo lidhje ose balance ne mes organizmave ne toke eshte kruciale dhe e domosdoshme per ruajtjen e balances natyrore.
    Kjo prishje sado e vogel qe duket ose e padukshme ,mund ti kete pasojat te tmerrshme.
    Fatkeqesisht keto pasoja kemi filluar ti jetojme qysh sot.Fatkeqesisht edhe perkunder verejtjeve dhe sugjerimeve te shumta nga njerez te menqur prapeseprape po vazhdohet me shkaterrimin e kesaj balance dhe funksionalizimit te saj normal te quajtur "Jeta ne Toke".
    Faktori njeri padyshim eshte fajtori kryesor per kete.Te uritur qe te eksploatohet gjithqka qe mund te eksploatohet ne toke faktori njeri ngadale do i shoh edhe pasojat e ketij eksploatimi te eger.Mund te duket gje e vogel prerja e pyjeve,ose zevendesimi i tyre me kultura tjera,mirepo rezultati global mund te jete katastrofal edhe per vet njerezimin dhe egzistencen e tij ne toke.Jane edhe faktoret tjere qe prishin kete balance.
    Natyra po na e kthen ashtu siq ia beme ne asaj.
    Me heret pata hapur nje teme mbi nje dokumentar,per mendimin tim nder dokumentaret me te mire te te gjitha koherave sa i perket jetes ne toke e posaqerisht balances se krijuar ne mes krijesave ne toke ne menyre qe te funksionoi jeta ne toke.Eshte fjala per dokumentarin HOME.
    Nje hallke e prishur ne zinxhirin e kesaj balance ,na sjell ne katastrofa te tilla.Shpresoj te mos jete vone per njerezimin atehere kur do e kuptojne rendesine e ketyre hallkave qe te mbahen te lidhura.
    Ju sugjeroj ta shikoni kete dokumentar qe per momentin ka arritur mbi 13 milion shikues ne Youtube,do e kuptoni me mire "Mrekullinė e quajtur JETE".
    Darius pasi qe edhe temen e ke quajtur " Toka e Brishte",pikerisht edhe dokumentari ne fjale trajton kete brishtesi qe fatkeqesisht po duket se kemi filluar ta prishim.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=125389

    http://www.youtube.com/watch?v=jqxENMKaeCU

  14. #54
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,564
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Perpjekje shkenctaresh per te dhene spjegim ,lidhur me fenomenet klimaterike.

    14 jananar 2011
    Ekspertėt kanė shpjeguar arsyet e mundshme tė motit tė ēmendur tė muajve tė fundit, qė ka shkaktuar reshje bore tė paprecedente nė hemisferėn e veriut dhe pėrmbytje masive nė atė tė jugut.
    Nė rrjetin informative amerikan CNN, ekspertėt mė tė mirė tė SHBA-sė gjejnė vetėm dy shpjegime tė mundshme pėr tė sqaruar se pėrse kėto katastrofa zinxhir janė duke ndodhur.
    Tony Barnston, drejtuesi i Institutit tė Kėrkimeve Klimaterike nė Universitetin e Kolumbias, fajėsoi dy fenomene, atė tė quajtur La Nina dhe luhatjet nė Atlantikun e Veriut.
    La Nina nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse njė rėnie e temperaturės nė pjesėn lindore dhe qendrore tropikale nė Oqeanin Paqėsor, njė fenomen natyror i zakonshėm qė ndodh herė pas here nė kėtė rajon.
    Si rrjedhojė e La Ninas, ka mė pak reshje gjatė njė periudhe tė caktuar kohore, duke lejuar grumbullimin e tyre dhe shkarkimin e mėpastajshėm me reshje shumė tė dendura brenda njė kohe tė shkurtėr. Fenomeni ėshtė shkaktari i pėrmbytjeve nė tė kėqija nė historinė e Australisė.
    Fenomeni ėshtė bashkuar qė prej nėntorit, me njė fazė negative nė oscilimet e pjesės veriore tė Oqeanit Atlantik, qė pėrkthehet me njė rėnie tė temperaturave nė lindjen e SHBA-sė dhe Evropėn Perėndimore.
    Reshjet rekorde tė borės shpjegohen me kėto luhatje, qė gjithashtu sjellin ftohje tė ujėrave tė Oqeanit. Si rrjedhojė, Evropa dhe brigjet lindore amerikane mund tė presin reshje mė tė dendura se zakonisht gjatė pranverės qė do tė vijojė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 14-01-2011 mė 12:41

  15. #55
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,564
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Otavė, 12 janar - Persona tė panjohur kanė “ngjyrosur” lumin Goldstream nė Kanada me fluoreshent tė gjelbėr. Autoritetet lokale thonė se nuk ka rrezik as pėr njerėzit e as pėr kafshėt.
    Siē mund tė shihet nė xhirimin e vendosur nė YouTube, lumi Goldstream nuk ishte i pastėr si kristali, por fluoreshent i gjelbėr, duke kujtuar Slurmin nga seria e animuar Futurama. Autoritetet lokale nė qytetin Langford, pėrmes tė cilit kalon lumi, nuk e dinė se kush e ka bėrė kėtė, por thonė se ngjyra nuk paraqet rrezik, njoftojnė agjencitė.
    Ngjyra u zhduk pas njė ore, dhe besohet se fjala ėshtė pėr njė fluoreshent – njė komponim jo-toksik organik, i cili shėrben pėr testimin e ujit. Edhe pse fjala ėshtė pėr njė substancė tė padėmshme, funksionarėt janė shumė tė pakėnaqur me faktin se kanė harxhuar kohė e para nė zgjidhjen e misterit tė ngjyrės sė gjelbėr nė lum.

  16. #56
    Ŗ Maska e Adna
    Anėtarėsuar
    30-07-2009
    Postime
    462
    Faleminderit
    3
    8 falenderime nė 6 postime
    Ndoshta edhe mund te gaboj por mendimi im eshte se keto ndryshime klimatike po shkaktohen nga HAARP dhe qellimi eshte qe perfundimisht ta vene ne jete RENDIN E RI BOTEROR (NWO- NEW WORLD ORDER).

    Iluminati ka vite qe punon per kete qellim, dhe mendoj qe duan ta zhdukin gjysmen ose ndoshta edhe me shume te njrezimit deri ne 2012, qe pas kesaj ta kete fare te lehte qe ta vene ne jete NWO.

    Duan ta fillojne nje jete te re vetem sipas ligjeve te tyre ne Toke.

    O ZOT SHKATERROI!
    Paqė

  17. #57
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Adna e shoh qe paske lexuar per Illuminatin dhe per HAARP po ska pse perzihen temat. Ke plot per konspiracine ne nenforumin paranormal. Mos i ngaterrojme temat.

  18. #58
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime
    Edhe vjet ne 12 janar ndodhi ai termeti ne Haiti. Edhe kete vit, permbytje, ne Australi psh. C'eshte kjo date kshu? Te shohim vitin tjeter. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    129
    Faleminderit
    8
    3 falenderime nė 3 postime
    nese i referohemi filmave,,,,,kjo ky rasti i carjes se tokes dhe nxetsis qe del nga ajo na eshte dhen ne disa filma ,,,,interesante,,,nese mendojm qe shumica e filmave te tille hidhen ne treg nga holliwud nen kujdesin e vecant te iluminatit,,,,,,edhe ngjarje te tjera na jan paraqitur neper filma pak para se te ndodhin,,,,,e cuditshme!!!!!!!!!!!!!!se pse kjo shoqeri ndjek kte lloj strategjie,,,duke na paralajmeruar per ate qe do ndodhi,,,,,

  20. #60
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Fizikanti dhe shkenctari Michio Kaku, nje nga teoricient me te famshem te te ashtuquajtures String Theory dhe nje nga figurat akademike me kompetente e te respektuara sot ne bote shprehet se njerezimi eshte duke u kercenuar nga mega termete te cilat mund te shkaktojne ndryshime te konsiderueshme ne strukturat fizike te civilizimit njerezor.



    Burimi: Michio Kaku Warns the World Citizens of Potential Mega Earthquake

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •