Postuar mė parė nga
{A_N_G_E_L_69}
Nje histori mbi mafien, nga origjina e saj e deri ne ditet tona, ajo qe brenda nje shekulli ndryshoi fytyren e New York-ut, te tokes se emigranteve. Aty kun e vitin 1920 u perqendruan nje milione emigrante italiane, thuajse te gjithe te ardhur nga jugu. Me te cilet 4 vjet me pas do te zbriste dhe nje 19 vjecar, i cili do te beje goxha rruge: Xhuzepe Bonano, i ripagezuar Jozef. Vinte nga Kastelamare del Golfo, bastioni i mafias ne bregun perendimor te Siēilise. Dhe do ti japi jete familjes se tij, Bonano, nje prej pese familjeve qe do te dominonin New Yorkun, se bashku me te tjerat: Kolombo, Gambino, Xhenoveze dhe Lukeze. Histori kohesh te tjera, te shenjuara nga luftera te pergjakshme, deri ne vitet 1970, me biznesin e madh te droges. Dhe pikerisht me heroinen (jemi ne vitin 1984), qe realizohet nje trasanksion kolosal ne miliarda dollare, mes Shteteve te Bashkuara dhe Italise. Dhe “lidhja pizza” quhet keshtu fale picerive qe perdoren si kanale shperndarje te droges ne Bruklin, Bronkos, Kuins ose Staten Islands. Pak vite me vone, ne 1988, do te jete rradha e “Kulles se Hekurt”, operacioni tjeter qe zbulon bashkepunimin mes Koza Nostres amerikane me ate Siciliane. Pastaj, asgje! Per rreth 20 vjet sa andej ketej Oqeanit, trafiku i narkomaneve do te bjere ne menyre drastike. Dhe bie edhe heshtja mbi lidhjet e Palermos me New Yorkun, qe kishin lejuar mafian te rritej dhe te behej nje fuqi boterore.
Derisa vjen nje fakt i ri. Nga SHBA nis nje strategji e ndryshme. Promotore behen 2 palermitane, prej shume vitesh te transferuara ne Amerike, Rozario dhe Francesko Inzerillo. Eshte nje projekt ambizioz, i forte. Behet fjale per te ringjallur lidhjet midis 2 shpirterave te Koza Nostres. Nje organizate mafioze, qe eshte edhe nje kthim ne te kaluaren: Si te rifitosh fuqine duke parakaluar rojet evjetra te Korleonezve te Bernardo Provenzamos dhe Toto Rines. Dhe te hakmerresh per te vraret e familjes, te shumte qe nga fillimet e viteve 80.
Plani i “Vellezerve Inzerillo” merr formen ne dy raste te sakta. Hapi i pare vjen me 1977, kur Francesko “Franko qe vrapon trokthi”, kthehet ne Siēili, i debuar nga Shtet e Bashkuara. Levizja e dyte, kur Rozario, “Sarino”, me 29 Dhjetor 2004 zbarkon ne Rome. Pas kraheve 2 vellezerit lene nje bashke pronesi, fryt i investimeve ne te kaluaren, te vetat ose ne bashkezoterim me kusheririn e Xhon Gambino, nip i shefit te madh Karlo: Piceri, ndermarrje, dyqane dhe supermarkete. Perandori e ndertuar ne keto 20 vite larg skenave. Jane lokale qe i gjen kollaj duke shetitur neper New York, mbi te gjitha ne Bruklin, por edhe ne Bronks: Pica e Xho-se, Tek Gaspare, Ushqim Italian. Per te mos folur per New Jerseyn, ku Cherry Hill tre vellezerit Gambino, Xhon, Jozef, Rozario dhe kunati Erazmo kishin bastionin e tyre. Eshte dyshimi se edhe nje prej zinxhireve me te njohura te picave ne SHBA eshte pjese e dy klaneve te kryqezuar Inzerillo-Gambino.
Dhe pikerisht per kete, per te verifikuar gershetimet shoqerore mes ketyre dy “familjeve te nderuara”, ka lindur nje grup pune i perbashket mes FBI-se dhe Sherbimit qendror te policies. Hetues qe tani thellohen ne vitet amerikane te “Trokthit” dhe “Sanrinos”, qe kur ky i pari u arrestua rreth 3 jave me pare, me 20 Qershor. Dhe operacioni “Gotha”, qe nen regjine e prokurorit te Palermos, Xhuzepe Pinjatone, dergoi ne burg rreth 50 shefa dhe ushtare te akuzuar per lidhje mafioze. Duke kapur keshtu, drejtuesit e qarqeve dhe provincave. Dhe duke kerkuar te gjejne se cfare kane bere ne ShBA “Vellezerit Inzerillo”.
Eshte e kaluara qe rikthehet dhe na ēon 27 vite prapa.
Atehere kur ne vitin 1979, bankieri i mafias dhe Vatikanit, Mikele Sindona rrembehet nga te vetquajturit brigadiste. Ishte apo nuk ishte kjo periudha e terrorizmit te kuq? Cilin shans me te mire do te mund te kishte luajtur nje financier ne falimentim, ne Shtete e Bashkuara dhe ne Milano, per te shpetuar perandorine e tij? Dhe ja tek zbret ne fushe trupmadhi Xhon Gambino (i lindur ne Palermo dhe ne SHBA i vendosur ne vitin 68). Eshte nje burre per pune, nje inxhinier qe ndahet mes Bruklinit dhe New Jersey-t . Me koorporaten e tij “Manduca” nderton ura dhe rruge. Por, ndihmon edhe bashkekombesin e tij, Sindona. Duke sjelle ne menyre clandestine nga SHBA ne Siēili dhe duke arkitektuar rrembimin e tij te rreme. Me nje finale tragjikomedie, kur Sindona plagoset ne njeren kembe nga militantet ekstraparlamentare. Ne te vertete e gjuan nje mjek, mik i Xhonit.
Sindona, Bontade, Gambino, Inzerillo, jane te gjithe te lidhur me te njejtin litar mafioz, ai i keputur me dysh nga Korleonezet.
Krijoni Kontakt