Ngjitja
Hetuesit shpjegojnė shkallėn e ngjitjes zyrtare tė Toto Riina-s nė majat e Cosa Nostra-s, e cila arrin kulimin nė vitin l981. Ėshtė viti i fillimit tė luftės sė familjeve mafioze me njėra-tjetrėn pėr pushtet. Nga njėra anė ėshtė klani i “korleonezėve” dhe nga ana tjetėr bosėt Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, qė pėrfaqėsonin mafien palermitane. Nė mė pak se dhjetė vjet, kronistėt pėrshkruajnė skenat e njė ēmendurie tė vėrtetė, tė kryer ndėrmjet qytetit dhe provincės.
“Ėshtė luftė “familjesh” qė pėrballen me interesa. Vriten ndėrmjet tyre. Pas disa muajsh do tė vijė paqja dhe gjithēka do tė kthehet si mė parė. Nė se pėr momentin qėllohet, ėshtė vetėm problem aleancash dhe ndarje territoresh. Me arritjen e marrėveshjes, gjithēka do tė harrohet”, shkruajnė hetuesit. Duken optimistė.
Nuk imagjinojnė se shpejtė do tė duhet tė merren me “korleonezėt”, kėtė grup mafiozėsh me origjinė nga Korleone, qė bosėt palermitanė do t’i pėrcaktojnė si “fshatarė”, domethėnė ata qė vijnė nga fshati. Tė parėt qė do tė japin sinjalet e luftės me “korleonezėt”, janė don Gaetano Badalamenti, bosi historik i Cinisi-t, Tomazo Busheta, i “familjes” Porta Nuova dhe Stefano Bontade, qė nė ambientet e Cosa Nostras quhej “Princi” i Villagrazia. Ėshtė fillimi i viteve ’80. I pari qė pėrfundon nė shėnjestrėn e armėve tė zjarrit tė vrasėsve tė Toto Riina-s ėshtė Stefano Bontade. Ėshtė mbrėmja e 23 prillit 1981. Bontade vritet nė Rrugėn “Aloi”, njė rrugė qė kryqėzohet me atė “Regione Siciliana”. Policėt e sektorit tė policisė kriminale gjejnė trupin e Bontades brenda nė Alfa Romeon e tij. Fytyra e bosit ėshtė shpėrfytyruar nga njė numėr i madh plumbash. Pak do t’i kishte shėrbyer pistoleta kalibėr 7,65, me karikatorin e dyfishtė nė rripin e pantallonave. “Vrasja e Stefano Bontades ishte vendosur me siguri nga “korleonezėt”, nė bashkėpunim me persona tė tjerė tė afėrt te Bontade-s”, do tė thoshte ish bosi Tomazo Busheta nė vitin l984, kur ai do tė fillonte bashkėpunimin me drejtėsinė palermitane. Dy burgime tė pėrjetshme jepen pėr kėtė vrasje, qė do tė sinjalizonte fillimin e “luftės” ndėrmjet “familjeve” palermitane dhe atyre “korleoneze”.
Krijoni Kontakt