Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Lightbulb Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011

    Prishtinë, 11 janar - Propozimi ka ardhur nga shefja e vëzhguesve të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit në Kosovë, eurodeputetja Ulrike Lunacek. Ajo u shfaq e zhgënjyer të hënën për procesin e votimit në komunat e Skenderajt dhe Drenasit, ku madje tha se “ka parë nga afër manipulimin e zgjedhjeve”.
    Kritikat e saj kanë ardhur edhe të martën. Ajo i ka thënë RTK-së se organizimi i zgjedhjeve të reja në fund të vitit, propozim ky i disa partive, duhet të merret parasysh seriozisht.
    “Kosova është me një zonë zgjedhore. Ka shumë mangësi sistemi, prandaj duhet të fillojnë shpejt përgatitjet, qoftë infrastruktura ligjore dhe të mbahen zgjedhjet deri në fund të vitit. Propozim ky i disa partive politike”, ka thënë Lunacek.
    Para kësaj, ka shtuar ajo, duhet të formohen institucionet e reja. Lunacek pritet të raportoj edhe në Parlamentin Evropian për zgjedhjet e fundit, raportim ky që pritet të jetë negativ marr parasysh dëshpërimin që shfaqi këtyre ditëve me nivelin e organizimit të zgjedhjeve.
    Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka preferuar të flasë për ndonjë opsion, por ka sugjeruar të merren seriozisht qëndrimet e Parlamentit Evropian.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    LLUNAQEK LETe sHKOJ ATJE NE SLLOVAKI APO QEKI KU EKA VENDIN E LETE PUNON PER ATAT Te CILET E KAN DERGUAR sE NE KETU PYTEMI VETET E JO AJO SHURRAVICA E SAJ..

    SE AJO DUHET TE JETE Me E QARET KaRSHI KOSoVAREVE DHE KOSoVES E JO NE PERKRAHJE TE SERBIS DHE ASAJ PJESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk ka zgjidhje tjeter,me hajna nuk behet shteti

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga deqani2009 Lexo Postimin
    LLUNAQEK LETe sHKOJ ATJE NE SLLOVAKI APO QEKI KU EKA VENDIN E LETE PUNON PER ATAT Te CILET E KAN DERGUAR sE NE KETU PYTEMI VETET E JO AJO SHURRAVICA E SAJ..

    SE AJO DUHET TE JETE Me E QARET KaRSHI KOSoVAREVE DHE KOSoVES E JO NE PERKRAHJE TE SERBIS DHE ASAJ PJESE
    llapi deqani 2009 hardi jane ne ujdi me kete frazen e perseritjes se kote!
    llapi kjo eurudeputetja duket e "parsyshme' ne kerkesat e saja 'antizgjedhore'?!

    kjo forme e saj e shprehjes do te thoshte; narkomani memli krasniqi eshte e 'paparanueshme' por realiteti eshte se ju apet i rivodhet dhe maniipuluat votat!

    llap na thuaj se a votoi adem jashari kesaj radhe per hashim tacin?
    behu i sinqerte dhe thuaja lexuesit te forumit shqiptar kete te vertete!
    Ndryshuar për herë të fundit nga G-2 : 12-01-2011 më 15:09

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011
    ...Lunacek , muj me te than , t0pat mundesh me naj marr naper joG...munesh mi majt sa dush...

    a per zgjedhje qeter kush pytet ketu .....nese sedin qe te tregoj , per zgjedhje pytet veq Bab Thaq i madhi Thaqi me PDK-n ose ma ndryshe Na,na jem n'Kosove na kollmi ketu..... na i dalum Zot ketij vendi .....

    Lunacek, Qyyyp te kulybja jote......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    llapi deqani 2009 hardi jane ne ujdi me kete frazen e perseritjes se kote!
    llapi kjo eurudeputetja duket e "parsyshme' ne kerkesat e saja 'antizgjedhore'?!

    kjo forme e saj e shprehjes do te thoshte; narkomani memli krasniqi eshte e 'paparanueshme' por realiteti eshte se ju apet i rivodhet dhe maniipuluat votat!

    llap na thuaj se a votoi adem jashari kesaj radhe per hashim tacin?
    behu i sinqerte dhe thuaja lexuesit te forumit shqiptar kete te vertete!
    G.2 jeni shume i turpet ne at ju qka thoni dhe euro deputetja ,kures ne gjithe deqanin ishin ne gjdo dhom te klasav nga dy te huaj ,plus edhe te gjitha antaret e gjdo partije ju vertet nuk keni mende ne tru se sot nuk mundesh ti bejesh dy shqiptare bashe jo po i ben te gjitha partive me vjedhe e ju dhe deputetja thoni s eka pasur pa rregullsi,,si do i quajesh parregullsi votimet familjare eshte turp per juve dhe deputeten eurpjane ,se keto jan ne gjithe kontinentin e botes te kures tek ne edimi mendtalitetin egjdo njerit se kur nje antar i familjes vendos per nje parti edhe te tjeret jan per te e mos me shite mende ti ketu s eju jeni vetem nje pjelle nje pushtti te kaluar

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja


    Publikuar: Sot, më 14 janar 2011



    Prishtinë, 14 janar – Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.
    Në intervistë, e cila do të botohet në "Koha Ditore" të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra” e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.
    Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri. Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë Dell për "Kohën Ditore", në intervistën e cila botohet nesër. Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Feith: Qeveria duhet të ketë fytyra të reja
    Publikuar: Sot, më 14 janar 2011




    Prishtinë, 14 dhjetor – Pieter Feith po pret që qeveria e re të jetë vërtet e re. Mbikëqyrësi i pavarësisë është kthyer nga pushimet dimërore, dhe ka shumë mesazhe për zhvillimet në Kosovë, dhe “për renë e zezë që ka rënë mbi imazhin e Kosovës”. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, shefi i ICO-së ka thënë se pret që qeveria e ardhme të ketë ministra kredibilë, dhe që pjesë e saj të moj jenë zyrtarët që janë nën hetime. Shefi i ICO-së nuk ka ngurruar të paralajmërojë se një veprim i kundërt mund t`i kushtojë Kosovës me humbje të kredibilitetit dhe të reputacionit në Bruksel e Uashington.
    “Ajo që më inkurajon tej mase është se ka një vetëdijesim të përgjithshëm, se kjo situatë përveçse është serioze, krijon edhe një mundësi që të ketë një fillim të ri. Dhe mendoj se ka vullnet që kjo të bëhet. Unë do të jem shumë i interesuar. Do të jem i interesuar, sepse mendoj se ky moment ka rëndësi për Kosovën”, ka thënë shefi i ICO-së.
    Ai e di se zgjedhjet e kaluara kanë qenë me mashtrime dhe se të zgjedhurit do të kenë problem legjitimiteti, por ka thënë se nuk sheh zgjidhje në përsëritjen e vazhdueshme të zgjedhjeve. Feith ka bërë thirrje për ndryshim mentaliteti, ndërkaq ka kërkuar që legjitimitetin qeverisja e ardhshme ta fitojë pikërisht duke emëruar njerëz kredibilë në udhëheqje të punëve.
    Shefi i ICO-së është i shqetësuar me qëndrimet e politikës kosovare për raportin e Dick Martyt.
    Sipas tij, tendenca për të gjeneralizuar përgjegjësinë dhe për ta paraqitur raportin si vepër kundër një kombi është shqetësuese. Sipas Feith, është edhe më shqetësues paralajmërimi se bashkëpunëtorët e Martyt apo ata që kanë folur me të do të zbulohen. Feith shpjegon se përgjegjësia është individuale dhe nëse ka ndonjë vepër kriminale, për to do të përgjigjen individët dhe jo shoqëria si tërësi.
    Mbikëqyrësi i pavarësisë e ka shpjeguar situatën në Kosovë si tejet komplekse, me shumë probleme që ndërlidhen më njëra-tjetrën.
    Për zgjedhjet ai theksoi se ka vërejtur një numër të parregullsive që kanë ndodhur edhe me nëntë janar. Mendoj se e keni parë qëndrimin e zonjushës Lunacek dhe mendoj se ai duhet të merret seriozisht. Në anën tjetër, mendoj që do të ishte pozitive që fillimisht institucionet funksionuan mirë, që KQZ-ja ka marrë masat korrektuese ndaj parregullsive që kanë ndodhur në dhjetor, kanë vendosur rivotim, dhe kanë vendosur për rivotim edhe në Mitrovicë. Kjo tregon se një institucion si KQZ-ja po funksionon në mënyrë transparente dhe të pavarur. Por mendoj se së shpejti duhet ta presim fundin e procesit elektoral, dhe të angazhohemi në konsultimet për qeverinë e re.

    Mendoj se zgjedhjet e dhjetorit dhe ato të janarit nuk kanë dhënë një imazh pozitiv për Kosovën, andaj mendoj se kjo është diçka me të cilën duhet të ballafaqohemi. Ka edhe gjëra të tjera që ndikojnë në imazhin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës për çka do të flasim më vonë. Dhe ky është një shqetësim i madh për mua. Tash a do të dërgojnë këto zgjedhje në institucione kredibile? Unë mendoj se munden, ka një problem të legjitimitetet që unë e shoh, që nënkupton se duhet të kemi një qeveri e cila është kredibile, sepse nëse parlamentarët janë zgjedhur në një mënyrë mashtruese, atëherë ata nuk kanë në realitet legjitimitet, dhe kjo vlen edhe për ministrat që do të jenë në qeveri. Do ta shohim se si KQZ-ja do të ballafaqohet me këtë çështje, si do të zgjidhen ankesat dhe nëse do të kemi certifikim të rezultateve. Por ajo që është e qartë, në bazë të perceptimeve, pra perceptimi ndërkombëtar dhe vendës ka mundur të jetë më i mirë.
    Kosova, tha Feith, është në një situatë serioze për shkak të një numri të madh të zhvillimeve që kanë ndikuar në kredibilitetin e saj ndërkombëtar. Pra jemi në një situatë serioze dhe ky është një lajm i keq. Lajmi i mirë është se ka një mirëkuptim më të madh dhe ka një kuptim më të gjerë se ka probleme serioze, ka një mirëkuptim tek politikanët, tek ata që marrin vendimet se duhet bërë diçka.
    Sipas tij, për të dalë nga situata, duhet ndryshuar ligjet. Mund t`i përmirësojmë ligjet. Por nëse ligjet nuk zbatohen, atëherë vetëm përmirësimi i institucioneve do të na ndihmonte. Ne mund të ndryshojmë personalitetet, mund t`i ndryshojmë fytyrat. Kjo do të ndihmonte, nëse njerëzit e rinj kanë kapacitete. Këtu ka një çështje edhe më të thellë dhe më të rëndësishme e që është mentaliteti. Duhet ndryshuar mentaliteti në Kosovë. Kosova po kalon nëpër një fazë transicioni si shoqëri, dhe shoqëria është kjo që është deri tash. Është shumë e mbyllur, është një komunitet i vogël, thënë sinqerisht. Nuk është sikur shoqëritë e mëdha në Evropën Perëndimore. Është edhe më e vogël se Holanda. Holanda është një shoqëri e vogël gjithashtu. Por ajo që duhet të përpiqemi ta bëjmë në të ardhmen, dhe kjo mund të marrë kohë, është një shoqëri më e hapur, një shoqëri ku përgjegjësia individuale ka vlerë, ku nuk ekziston rreziku që përgjegjësia kolektive bëhet më e rëndësishme se të gjitha çështjet e tjera, sepse nuk ka përgjegjësi kolektive. Ka vetëm përgjegjësi individuale. Na duhet një shoqëri ku ka liri të shtypit, ku Halil Matoshi, si gazetar, mund ta bëjë punën e tij profesionale pa u kërcënuar kur e thotë të vërtetën.

    Feith ka shfaqur bindjen se rivotimet e pafundme nuk ndihmojnë sepse, siç e thashë më herët, problemet janë më të thella. Anulimi i vendvotimeve ku ka pasur parregullsi mund të jetë një zgjidhje, por kjo është kundër ligjeve dhe rregulloreve këtu. Ajo që ka qenë problem i madh, mendoj se është fakti që menaxherët e vendvotimeve nuk kanë mundur ta kryenin punën e tyre. Nuk kanë mundur në disa raste, sepse nuk është mirë që të gjeneralizohen. Në disa raste kemi parë se si njerëzit që kanë qenë të obliguar në vendvotime, janë bërë pjesë e mashtrimeve që kanë ndodhur, dhe kanë qenë jokompetentë. Dhe kjo çështje duhet të adresohet, pra na duhen njerëz më të mirë që mbikëqyrin zgjedhjet. Tash për t’u kthyer tek ankthi juaj, sa i përket përbërjes së qeverisë, mendoj se duhet të ecim përpara, sepse Kosova ka nevojë që të ketë së shpejti një qeveri të re. Mendoj se ka arsye të besohet se ka mjaftueshëm njerëz kredibilë dhe të aftë që të krijojnë një qeveri të re. Partitë politike duhet që të konsultohen. Unë kam sugjeruar që lideri i partisë më të madhe të organizojë një takim me liderët e të gjitha partive politike, një ditë pas rivotimit në Mitrovicë. Një takim ku do të diskutoheshin çështjet dhe të gjendej mënyra më e mirë për të ecur përpara, një takim ku do të tregohej konstruktivitet, gjithëpërfshirje dhe hapje.

    I pyetur se si e sheh qeverinë e ardhshme, Feith dha një përgjigje të tërthortë: Ajo që më inkurajon tej mase është se ka një vetëdijesim të përgjithshëm, se kjo situatë përveçse është serioze, krijon edhe një mundësi që të ketë një fillim të ri. Dhe mendoj se ka vullnet që kjo të bëhet. Unë do të jem shumë i interesuar. Do të jem i interesuar, sepse mendoj se ky moment ka mjaft rëndësi për Kosovën.

    Për presidentin e ardhshëm, Feith konsideron se duhet të jetë një grua. “ Duhet parë se çfarë thotë Kushtetuta për këtë dhe cilat janë funksionet e presidentit. Mendoj se për shkak të perceptimeve dhe reputacionit ndërkombëtar, ideja ime është që presidenti i ardhshëm të jetë një grua.
    Një person konsensual. Një grua që ka vlerat e duhura, që e ka besimin e duhur nacional. Që ka ekspertizë, që është treguar të jetë...
    Feith po ashtu theksoi se do të parapëlqente një qeveri me fytyra të reja. Hashim Thaçi “të gjejë njerëzit më të mirë. Ka shumë njerëz që mund ta bëjnë punën mirë dhe ne e dimë se çfarë rëndësie ka kjo. Dhe unë kam thënë atë që dua të them rreth kësaj çështjeje, të gjithë e dinë. Sanksioni i fundit është humbja e kredibilitetit dhe reputacionit në Bruksel dhe Uashington. Mendoj se kjo duhet të merret seriozisht”, tha Feith në intervistën të botuar sot në “Kohën Ditore”.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja


    Publikuar: Sot, më 14 janar 2011



    Prishtinë, 14 janar – Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.
    Në intervistë, e cila do të botohet në "Koha Ditore" të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra” e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.
    Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri. Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë Dell për "Kohën Ditore", në intervistën e cila botohet nesër. Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.
    Ku me i gjet ato duar te pastra zotri dell,ti e din shume mire siq e din edhe populli qe te gjith i kan duart e ndyra,dhe kot mundohesh te na qitesh hi syve sepse ne i njohim shume mire,problemi eshte se,perse nuk i denoni edhe ju

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kristofor delli eshte' spiun' i beligradit!
    edhe pjeter feithi eshte 'spiun' i beligradit!

    bile edhe lunacaku e ajo tjetra deputete europiane jane 'spiune' te beligradit!
    edhe brukseli e washingtoni e kane fillue ta shfaqin 'simpatine'per beligradin!

    te gjithe ata qe flasin te verteten e hajnive ne keto zgjedhje jane 'spiuje'dhe 'sherbetor te beligradit!

    vetem nje grusht hajdutesh qe shiten kosoven dhe vodhen voten jane duke i mbrojte me kembngulje hajnite e veta pra sic po shihet hajdutet u zune me pele per dore!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •