SHBA, plumba kongresmenes. Gabrielle Giffords nė gjendje kritike
Kongresmenia demokrate Gabrielle Giffords ėshtė nė gjendje kritike pėr jetėn, pasi iu nėnshtrua njė operacioni nė kokė dhe doktorėt nuk janė shumė optimistė pėr gjendjen e saj. Ajo u qėllua nė njė atentat nė Arizona ku atentatori e ka goditur nė kokė nga afėr, ndėrsa ka vazhduar tė qėllojė duke vrarė dhe 6 njerėz tė tjetėr, nė njė takim publik nė Tukson.
Sulmi ndodhi jashtė njė supermarketi ku Gabrielle Giffords, kongresmenia 40-vjecare e demokratėve ndodhej nė njė takim me zgjedhėsit. Mes viktimave ndodhet edhe njė gjykatės federal dhe njė vajzė nėntė vjecare. 13 persona tė tjerė janė plagosur.
Personi qė qėlloi mbi Gifford, i identifikuar nga policia si Jared Lee Loughner, 22- vjec, kishte hapur zjarr me njė pistoletė gjysmėautomatike nga njė distancė shumė e afėrt. I dyshuari ėshtė kapur menjėherė. Sheriffi i kontesė Clarence Dupnik ka thėnė se ai besonte se Giffords ishte shenjestra e sulmit.
Presidenti Barack Obama ka nisur drejtorin e FBI-sė Robert Mueller drejt Arizonės pėr tė mbikqyrur hetimet. Presidenti amerikan e ka dėnuar sulmin ndaj kongresmenes Giffords, ndėrsa ka theksuar se ajo ėshtė duke luftuar pėr jetėn e saj. Obama e pėrshkroi atė si njė shoqe, jo vetėm njė pėrfaqėsuese e denjė e zgjedhėsve tė saj, por edhe njė njeri mjaft i kujdesshėm.
Giffords ishte rizgjedhur nė zgjedhjet e ndėrmjetme tė Kongresit mė 2 nėntor dhe nė punėn e saj ka qenė e fokusuar nė reformat pėr emigracionin, ēėshtjet ushtarake, energjinė alternative. Ajo ėshtė e maartuar me astronautin amerikan Mark Kelly.
Krijoni Kontakt