Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    Qe nga data 31 dhjetor 2010 kur u botua per here te pare lajmi i pazakonte i nje numri te madh zogjsh qe rane ne toke te vdekur ne qytetin e vogel Beebe ne Arkansas, USA, ne gjithe boten eshte shfaqur i njejti fenomen por qe eshte shtrire me shume ne mbreterine e kafsheve duke perfshire peshq e gaforre. Brenda nje jave te vetme kane vdekur me mijera zogj dhe me miliona peshq. Disa thone se keto vdekje masive kane lidhje me njera tjetren. Disa te tjere (i referohem shkenctareve) shprehen se eshte nje fenomen natyral ndersa skeptiket mendojne krejt ndryshe.

    Ne fakt vdekje masive te kafsheve nuk jane dicka e re. Ato ndodhin cdo vit dhe gjate gjithe vitit por qe kane nje periudhe te caktuar, psh gjate ndryshimeve sezonale ose ndryshime te medha ne temperature e klime. Shume nga shkenctaret mendojne se kjo eshte arsyeja. Kush ka te drejte e kush eshte gabim, ajo ende eshte per tu pare. Kategoria tjeter e mendimtareve qe kundershtojne shkenctaret shprehen se kjo vdekje masive eshte dicka e pazakonte sidomos gjeografia e saj bertet me te madhe per nje fenomen aspak normal. Gishti i vihet eksperimenteve sekrete me armet e modifikimit te klimes, llojeve te reja te rrezeve, pulseve elektromagnetike.... kategoria tjeter mendon nje nderhyrje nga jashte tokes ndersa fetaret e shohin si shenja e qarte e apokalipsit te parashikuar ne bibel. Kushdo qofte arsyeja, zogjte e peshqit po vazhdojne te vdesin ne menyre masive dhe cdo dite lexon jame nga vende te tjera te botes per perseritje te ketij fenomeni. Kjo eshte harta e vendeve ku ka patur vdekje masive dhe sot, 8 janar 2011 pati dy raportime te reja per te njejtin fenomen.

    Po te shohim grafikun e lajmit, ngjarja ne fakt ka filluar ne Scarlino, Itali ne daten 28 dhjetor 2010:


    Scarlino, Itali - Ne brigjet e Scarlinos, Itali ne nje rrip prej dy kilometrash jane gjetur me mijera pesh, gaforre, midhje, dhe molusqe te vdekura. Shkaqet jane ende te panjohura.



    Burimi: corrierefiorentino
    Ngjarja kryesore

    1/1/11

    Beebe, Arkansas -

    Pak minuta perpara Vitit te Ri me mijera zogj rane ne toke te vdekur ose te plagosur. Banoret kur u cuan te nesermen pane trupat e 5000-6000 zogjve (blackbird ose sic i njohim ne ne shqip, mellenja) qe kishin mbushur rruget, catite dhe oborret e qytetit te tyre. Zyrtaret thone se zogjte kishin pesuar nje lloj traume dhe kishin emoragji masive te brendeshme. Shpjegimi fillestar ishte qe fishekzjarret mund te ishin shkaktare te ketij fenomeni.



    Burimi: CNN
    Vazhdon vdekja e pazakonte

    1/2/11

    Franklin County, Arkansas -

    Nje dite me pas, rreth 200 km ne perendim te Beebe, Arkansas u raportua nje vdekje masive e peshqeve. Mbi 100 mije pesh u pane te vdekur ne lumin Arkansas ne nje siperfaqe prej 32 km. Vdekje ose ngordhje masive te peshqeve nuk jane dicka e pazakonte por ne kete rast shume specialiste paten dyshime per dicka me shume se normalja.



    Burimi: todaysthv

    Po ne daten 2 janar 2011 nje raport vjen nga Uellsi Jugor ku u gjet nje numer i madh peshqish te ngordhur

    Abergavenny, South Wales -

    Nje agjensi e ambjentit konfirmoi ngordhjen masive te qindra peshqeve. Shkaku ju vu ujit te ftohte, mungeses se oksigjenit dhe akullit.

    Per kete lajm mungon fotoja

    Burimi: bymnews
    Dite tjeter

    1/3/11

    Pointe Coupee Parish, Louisiana -

    Ne 3 janar 2011, tre dite mbas incidentit ne Beebe, Arkansas, mbi 500 zogj te te njejtit lloj si dhe garguj rane nga qielli ne Pointe Coupee Parish, Liuisiana, USA. Serisht zyrtaret u shprehen se vdekje te tilla masive nuk jane te pazakonta dhe analiza te metejshme laboratorike do kryhen per te percaktuar shkakun e vdekjes.



    Burimi: 2theadvocate


    Ne te njejten dite, ne banore e Gilbertsville, Kentucky - raportoi me dhjetra zogj te ngordhur rreth kutise se saj postare por zyrtaret nuk treguan ndonje interes per kete incident. Burimi: wpsdlocal6


    Serisht data 3 janar Kent Island, Maryland -

    Me dhjetra mijera peshq u gjeten te ngordhur ne Gjirin Chesapeake. Shkaku i ngordhjes mendohet te jete stresi i shkaktuar nga uji i ftohte.



    Burimi: wbaltv

    Vazhdojme me daten 3 por kete rradhe lajmi i perkjet Japonise

    Tokyo, Japan -

    23 zogj te ngordhur ne prefecturen Tottori perhapen friken e gripit Avian por testet ende duhet te konfirmojne shkakun e kesaj ngordhje masive.

  2. #2
    Per efekt perdorimi te kodeve te forumit ku nuk lejohen me shume se 3 brenda nje shkrimi, postimet do i bej te copezuara e me pas do i bashkoj


    1/4/11

    Volusia County, Florida -

    Me mijera pesh jane gjetur te ngordhur ne Spruce Creek, afer Port Orange. Sipas banoreve lokale kjo ngordhje masive eshte shume e pazakonte pasi ujrat jane te ngrohta ndersa sasia e peshkut te ngordhur eshte shume here me e madhe se vitet e kaluara.

    Burimi: wftv

    E njejta dite ne Parana, Brazil -

    Eshte raportuar se mbi 100 ton peshk i ngordhur ka dale neper brigjet e zones. Shkaku per kete ngordhje masive eshte i panjohur.



    Burimi: parana


    Serisht e njejta dite Ontario, Canada -

    Me qindra peshq ngordhen ne lumin St. Clair dhe shkaku mendohet te jete ulja e menjehershme e temperatures.

    Burimi: torontosun

  3. #3
    Data 5 eshte me e ngarkuara me lajme te tilla


    1/5/11

    Jugu i Illinios -

    Eshte raportuar ne daten 5 janar 2011 nga rezidentet se zogj te ngordhur jane gjetur qe 3 jave perpara.


    Burimi: associatedcontent


    Tyler, Texas –

    Rreth 200 zogj jane gjetur te ngordhur ne uren e autostrades 155 qe kalon mbi liqenin O’ Pines. Autoritetet deklarojne se pamja e zogjeve te ngordhur nuk eshte dicka e pazakonte dhe kjo ska lidhje me incidentin ne Arkansas kater dite me pare.



    Burimi: allvoices


    Wilson County, Tennessee –

    Nje tufe prej me shume se 100 zogjsh u zbulua e ngordhur ne Wilson County. Shkaku eshte i panjohur.



    Burimi: wsmv


    Falkirk, Sweden –

    Rreth 100 zogj u gjeten te ngordhur ne mengjesit e 5 janarit ne Falkirk, Suedi. Zogjte e ngordhur u derguan ne laborator per analiza nderkohe qe shkaqet mbeten ende te panjohura.



    Burimi: aftonbladet

    Chesapeake Bay, Maryland -

    Raportimet e dy diteve me pare mbi ngordhjen masive te peshqeve ne Chesapeake Bay u korrigjuan. Nuk behet me fjale per dhjetra mijera peshq te ngordhur por mbi 2 milion.



    Burimi: baltimoresun


    Lincoln Park, Michigan -

    Me qindra peshq te ngordhur u gjeten ne nje liqen te vogel ne Lincoln Park. Ngordhja i atribohet temeraturave shume te ftohta megjithate specialistet po vazhdojne hetimet per te gjetur shkaqet e sigurta.



    Burimi: clickondetroit


    Coromandel Peninsula, New Zealand -

    me qindra snapers (familja e qefullit) dolen te ngordhur ne brigjet e Coromandel Peninsula. Shkaqet jane te panjohura. Disa peshkatare raportuan se me tej, ne det te hapur numri i peshqeve te ngordhur eshte jashtezakonisht i madh. Spekullohet se ngordhja ka ardhur si rezultat i ngecjes se peshqeve ne nje rrjete peshkimi qe ishte shkeputur nga anija.



    Burimi: nzherald

    Kent County, England

    Ne te njejten dite 40,000 gaforre te ngordhura u gjeten ne brigjet e kontese jugore te Kent ne Britanine e Madhe. Shkaku i ngordhjes mendohet te jete ndryshimi i temperaturave.



    Burimi: economictimes

  4. #4
    Data 6 serisht ka lajme per ngordhje zogjsh e peshqish

    Murray State University, Kentucky -

    Me qindra zogj te ngordhur jane gjetur ne zonen rreth Murray State University. Speciet e zogjve jane te llojit mellenja, garguj, gushkuqe. Arsyeja e ngordhjes eshte e panjohur.



    Burimi: murrayledger


    Folly Beach, South Carolina -

    Me mijera peshq te ngordhur u pane ne brigjet e plazhit Folly ne Karolinen e Jugut. siperfaqja me peshq te ngordhur ishte sa te hante syri. Shkaku i ngordhjes i vihet kohes se ftohte dhe si rrjedhoje ujit shume te ftohte. Nderkohe disa deshmitare kane thene se garguj dhe mellenja jane pare te hanin peshq te ngordhur.



    Burimi: postandcourier

  5. #5
    Data 7 pason diten e meparshme me te tjera vdekje misterioze

    1/7/11

    Plainview, Texas -

    Rreth 35 zogj jane raportuar te ngordhur ne zone. Shkaku eshte i panjohur. Zyra lokale per kontrollin e kafsheve shprehet se nuk kane patur kurre nje numer kaq te madh zogjsh te ngordhur ne nje zone te izoluar.

    Burimi: lubbockonline


    Faenza, Italy -

    8000 kumuri (familja e pellumbave) rane ne qielli me nje susbstance ngjyre blu neper sqepa, nje simptome kjo e hipoksise. Deshmitaret tregojne se zhurma qe benin trupat ne renie te zogjeve ngjante me kembanat e krishtelindjeve.





    Burimi: dailymail


    St. Augutsine, Canada -

    Ne 7 janar u raportua nga nje banor i zones se brenda 3 javeve te fundit ai kishte gjetur mbi 80 pellumba te ngordhur ne pronen e tij.



    Burimi: cyberpresse

  6. #6
    Edhe sot, data 8 janar 2011 ka patur raportime te ngordhjeve masive te pashpjegueshme

    1/8/11

    Taiwan

    Me qindra zogj te llojeve te ndryshme jane gjetur te ngordhur ne kopshtin e nje varreze lokale. Nuk ka ende detaje mbi numrin e sakte apo arsyet. Priten lajme te metejshme.


    Burimi: news.ifeng

  7. #7
    Sapo komunikova me nje te njohurin tim virtual i cili jeton ne Beebe, Arkansas dhe me tregoi dicka te cuditshme. Numri i zogjve te ngordhur nuk ka ndryshuar por me tha se ka nje numer te madh mellenjash te cilat nuk arrijne dot te fluturojne. Me e shumta kercejne nga nje vend ne tjetrin por nuk jane ne gjendje te ngrihen ne fluturim. Gjithe parqet, fushat perreth si dhe kopshtet personale te banoreve jane mbushur me zogj te tille te cilet barisin si te topitur ne toke dhe nuk fluturojne dot.

  8. #8
    Dua te ngre nje hipoteze ketu ne lidhje me kete teme. Nese ju kujtohet filmi The Core ne fillim te tij jane pikerisht pamjet e nje tufe te madhe pellumbash te cilet bien ne toke te ngordhur. Shkaku ishte ndryshimi i elektromagnetizmit te tokes. Eshte nje fakt i njohur qe zogjte por dhe specie te tjera te botes se kafsheve e shpezeve kane nje sistem orientimi ne koke qe kontrollohet nga elektromagnetizmi i tokes. Ndryshimi i tij sjelle corientim pasi kafshet migratore udhehiqen nga instikti. Dhe ky instikt eshte ndertuar e bazuar ne orientimin elektromagnetik. Pra nese dicka nuk shkon mire me fushen elektromagnetike te tokes, sinjali i pare eshte corientimi masiv i shpendeve. Dje ne mediat zyrtare pati nje lajm shume te befasueshem i cili ka kohe qe diskutohet ne ambjentet e konspiracise por qe eshte kundershtuar me ngulm nga instancat akademike. Ndryshimi i poleve te Tokes. Sipas nje komenti, ky pohim publik perben nje fitore te madhe ne rradhet e konspiracistave pasi tregon seriozitetin e kundershtise se tyre ndaj mediave zyrtare dhe ne njejten kohe ngre nje shqetesim real mbi efektet qe mund te kete ne jeten e planetin ky ndryshim. Ndiqni videon


  9. #9
    Me ne fund gjeta nje artikull disi shkencor qe mbeshtet hipotezen qe ngrita me siper. Kjo sdo te thote se u provua perfundimisht qe ajo qe ka ndodhur eshte 100 % per shkak te ndryshimit te polit magnetik por sidoqofte eshte nje hipoteze e qendrueshme dhe qe nuk le vend per spekullime. Artikulli eshte ne anglisht. Per momentin se perkthej dot por ata qe e dine si gjuhe mund ta lexojne ketu: Moving Magnetic North Pole May be the Cause of Mysterious Bird, Fish & Crab Deaths

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Dua te ngre nje hipoteze ketu ne lidhje me kete teme. Nese ju kujtohet filmi [url=http://www.imdb.com/title/tt0298814/]The Core[/AME] ne fillim te tij jane pikerisht pamjet e nje tufe te madhe pellumbash te cilet bien ne toke te ngordhur. Shkaku ishte ndryshimi i elektromagnetizmit te tokes. Eshte nje fakt i njohur qe zogjte por dhe specie te tjera te botes se kafsheve e shpezeve kane nje sistem orientimi ne koke qe kontrollohet nga elektromagnetizmi i tokes. Ndryshimi i tij sjelle corientim pasi kafshet migratore udhehiqen nga instikti. Dhe ky instikt eshte ndertuar e bazuar ne orientimin elektromagnetik. Pra nese dicka nuk shkon mire me fushen elektromagnetike te tokes, sinjali i pare eshte corientimi masiv i shpendeve. Dje ne mediat zyrtare pati nje lajm shume te befasueshem i cili ka kohe qe diskutohet ne ambjentet e konspiracise por qe eshte kundershtuar me ngulm nga instancat akademike. Ndryshimi i poleve te Tokes. Sipas nje komenti, ky pohim publik perben nje fitore te madhe ne rradhet e konspiracistave pasi tregon seriozitetin e kundershtise se tyre ndaj mediave zyrtare dhe ne njejten kohe ngre nje shqetesim real mbi efektet qe mund te kete ne jeten e planetin ky ndryshim. Ndiqni videon

    http://www.youtube.com/watch?v=ftTRa...layer_embedded
    Ne fakt dhe une do te doja te shtoja arsyen e ndryshimit te fushes magnetike te Tokes. Me aq sa kam lexuar dhe une neper lajme kemi te bejme me nje ndryshim te shpejte dhe shume te rralle te saj. Aeroporti i Tampes ne USA ka pezulluar fluturimet per disa dite ose jave si pasoje e ketij evenimenti, cka ka rezultuar ne konfuzion te aparaturave matese te avioneve. Tashme kemi te bejme me nje mori fenomenesh natyrore negative qe ne bashkeveprim me njera tjetren, pa harruar ketu dhe doren e njeriut, po krijojne nje kaos te pritshem ne faunen dhe floren e globit. Ajo qe mbetet e panjohur dhe e frikshme njekohesisht jane efektet qe ky ndryshim mund te sjelle ne shoqerite e botes. Punet kane dale nga binaret prej kohesh, skena duket si po pregatitet per shfaqjen(tragjedine) e rradhes ne historine e njerezimit.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Na fute friken Darius ,se mos ndodh dhe me njerezimin dhe obobo pastaj .

  12. #12
    Kjo teme nuk ka per qellim futje te frikes, pastaj nuk i sajoi Darius si informacione. Thjesht bera nje permbledhje te lajmeve. Eshte mire qe te dihen se cfare ndodh perreth nesh.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-04-2009
    Postime
    243

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga alnosa Lexo Postimin
    Na fute friken Darius ,se mos ndodh dhe me njerezimin dhe obobo pastaj .

    Edhe ėshtė per t'u frikuar dhe shqetėsuar. Nuk e dijmė ēfarė
    do tė na sjellė e nesėrmja!

    Sidoqoftė, sa herė ndodhin gjėra tė tilla, dyshimin e parė
    e kam tek njerėzit, e sidomos amerikanėt: janė specialistė
    pėr kėso gjėra sa i pėrket eksperimenteve shkencore, e mandej
    arėsyetojnė duke thėnė fenomene natyrale.

    Nėse, nuk ėshtė ashtu, atėherė ky ėshtė fillimi i asaj qė kanė
    profetizuar kulturat e vjetra si majat e sumerėt...

  14. #14
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Darius, sa jane mundesit qe keto fenomene te ndodhin si pasoje e testimeve te ndryshme te programit HAARP.
    THE HIGH-FREQUENCY ACTIVE AURAL RESEARCH PROGRAM - HAARP

    Po e shkepus nje pjese te nje shkrimi ne anglisht (momentalisht po pritoj ta perkthej), ndersa me shume informata mund te lexohen ne linkun poshte.

    WEAPONS OF THE NEW WORLD ORDER

    HAARP is part of the weapons arsenal of the New World Order under the Strategic Defense Initiative (SDI). From military command points in the US, entire national economies could potentially be destabilized through climatic manipulations. More importantly, the latter can be implemented without the knowledge of the enemy, at minimal cost and without engaging military personnel and equipment as in a conventional war. The use of HAARP-if it were to be applied-could have potentially devastating impacts on the World's climate.
    Responding to US economic and strategic interests, it could be used to selectively modify climate in different parts of the World resulting in the destabilization of agricultural and ecological systems. It is also worth noting that the US Department of Defense has allocated substantial resources to the development of intelligence and monitoring systems on weather changes. NASA and the Department of Defense's National Imagery and Mapping Agency (NIMA) are working on "imagery for studies of flooding, erosion, land-slide hazards, earthquakes, ecological zones, weather forecasts, and climate change" with data relayed from satellites.

    http://www.fromthewilderness.com/fre...ora/haarp.html

  15. #15
    Mire bej une e nuk shikoj temat qe hapen DARIUS se pastaj apaap sme ze gjumi naten
    cmu deshe qe e hapa
    alnosa ajde te flem bashke sot
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kurse mua me ben pershtypje nje fakt tjeter dhe qe eshte ai se si disa zogj si mullenjat, apo gushkuqet qe bejne nje jete individuale biles as ne kopje nuk rrin bashke, te gjenden papritur ne te njejtin vend te ngordhur brenda pak metrash katrore siē duket ne foto.
    Pra pyetja eshte si eshte e mundur qe jane bashkuar kur nuk jetojne ne tufe, kush eshte shkaku qe ata jane gjendur kaq prane njeri tjetrit. Duket sikur diēka i ka thirrir aty sikur kane patur nje takim, apo sikur dikush i ka mbledhur dhe hedhur pastaj aty, kete nuk arrij dot te shpjegoj.
    E kam fjalen vetem per keta lloj zogjsh qe bejne jete individuale dhe jo per fotot e tjera.
    Edhe pellumbat psh kane rene te gjith nen peme brenda pak metrave katror, dhe arsyetimi me ēon te them qe kane fjetur mbi pema, ka bere ftohte dhe kan rene posht nje nga nje.
    Kurse ata zogj kan rene ne mes te fushes.

  17. #17
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Te ne kjo dukuri nuk ka ndodh (vdekja kolektive e shpezeve, ose te peshqve p.sh. ne Shqiperi) dhe eshte interesant qe te ne kurre nuk ndodhin keso gjera si anije kozmike, jashtetokesore/aliene, rrathe neper grure, as nuk sheh fantazma kurre etj. Nuk e di pse . Dhe ne, ne fund te fundit ne Toke jetojme.

  18. #18
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Me kujtohet dikur ne plazhin e Shengjinit(vitet 80-te)ngordhen me mijera Harabela nga furtuna.

  19. #19
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Darius, sa jane mundesit qe keto fenomene te ndodhin si pasoje e testimeve te ndryshme te programit HAARP.
    THE HIGH-FREQUENCY ACTIVE AURAL RESEARCH PROGRAM - HAARP
    Nuk doja ta permendja HAARP por e pergjithesova duke thene perdorim te armeve scalare apo pulsive. Kjo teme eshte tek nenforumi i shkences dhe jo i paranormales. Nuk kam pse ta perzjej me teorite konspirative. Per HAARP ka tjeter teme ku kam folur e shpjeguar se cfare eshte.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2004
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    62
    Darius meqe nuk mund te te kerkoj te postosh dite per dite lajmet per keto fenomene pasi ti ke dhe punet tende, a mund te me thuash te pakten cilen adrese perdor per te qendruar i informuar ne lidhje me to se mbase mund te kontribuojme dhe ne me ndonje perkthim, faleminderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ter-minator : 09-01-2011 mė 15:47

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •