Radhitet ndėrmjet Kishave lindore mė tė lashta!
RV
Pak histori
Gjithė bota, qe prej tri ditėsh, e ka nė gojė Kishėn kopte. Po ēėshtė kjo Kishė e cilat janė tiparet themelore tė saj? Ėshtė Kishė e krishterė miafizite, e jo monofizite, siē quhet gabimisht, emėr tė cilin Ortodoksėt etiopė nuk e pranojnė. Radhitet ndėrmjet Kishave lindore mė tė lashta.
Nė Kishėn kopte, titulli i papės i pėrket patrikut tė Aleksandrisė. Aktualisht Shenuda III ėshtė i 117-ti papė i Kishės ortodokse kopte.
Gjatė shekullit XIX njė pjesė e kėsaj Kishe u bashkua me Papėn e Romės e vijon tė njihet edhe sot e kėsaj dite me emrin Kisha katolike kopte.
Etimologjia
Termi kopt rrjedh nga ai arab qubṭ (قبط), dhe ėshtė arabizim i termit Kubti, qė mendohet tė ketė ardhur nga fjala greke aigyptius, domethėnė, egjiptian.
Kristologjia
Konceptimi i Krishtit nga Kisha kopte, dallohet prej atij tė nestorianėve e tė monofizitėve nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Edhe sot e kėsaj dite koptėt e quajnė veten miafizitė, sepse nuk besojnė, ashtu si kalēedonezėt, se mund tė ketė dy natyra nė njė njeri. Ata flasin pėr njė natyrė tė vetme tė Fjalės sė Mishėruar (duke u nisur nga fjalėt e Shėn Ēirilit tė Aleksandrisė). E kjo, sepse sipas rrėfimit biblik, ēdo natyre i pėrket njė njeri e qė Trinia tė mos bėhet Katėrni, Krishti duhet konceptuar me njė natyrė tė vetme.
Koptėt besojnė se Zoti ėshtė i pėrkryer si hyjni e si njeri, por si ana hyjnore, ashtu edhe ajo njerėzore, bashkohen nė njė natyrė tė vetme, qė quhet natyra e Fjalės sė mishėruar, ripohuar me forcė nga Shėn Ēirili i Aleksandrisė.
Historia
Kisha kopte u themelua nė Egjipt nė shekullin I: emri i saj vjen nga fjala greke aigyptios. Predikimin e parė tė Ungjillit e mori nga Shėn Marku, dishepull i Krishtit, qė e shkroi Ungjillin e tij nė shekullin I , duke pėrhapur krishterimin nė Egjipt, kur nė Romė sundonte Neroni, njė nga kundėrshtarėt mė gjakatarė tė fesė sė re. Liturgjia, e njėllojtė me atė evropiane (Liturgjia Hyjnore), mė pas u zhvillua nė dy drejtime, edhe pse ajo evropiane u ndikua nga patriarkana e Kostandinopojės, ndėrsa ajo kopte, nga patriakana e Aleksandrisė. Kisha kopte nuk i njeh vendimet e Koncilit tė Kalēedonisė (451). Kėtu nisi edhe veēimi i Ortodoksisė etiopike.
Murgjėrit e parė u dukėn nė Egjipt aty nga shekulli IV. Shumė prej tyre vdiqėn si martirė. Gjatė shekullit IV e V, Kisha kopte e Kisha latine dhe greke u shkėputėn njėra nga tjetra. Ishin shekujt, qė u karakterizuan nga tė ashtuquajturat herezi kristologjike. Tė krishterėt u pėrēanė, pėr shkak tė mendimeve tė ndryshme mbi natyrėn e Krishtit. Arianėt theksonin natyrėn njerėzore tė Zotit; nestorianėt e konsideronin Krishtin njeri e Zot njėherėsh, por nuk pranonin njėkohėsinė e tė dyja natyrave.
Kisha kopte ėshtė njė nga ato, qė vuajtėn mė shumė nga pushtimet arabe nė veri tė Afrikės. Islami vėrtet deklaroi se e pranonte fenė e Librit, por nė praktikė nisi ti pėrndiqte besimtarėt e feve tė tjera e tė pėrpiqej pėr islamizmin e tyre.
Dialogu ekumenik
Pas Koncilit II tė Vatikanit, Kisha katolike e Kisha kopte nisėn udhėn ekumenike tė dialogut. Mė 1973 kjo udhė ēoi nė takimin e parė, pas 15 shekujsh, ndėrmjet Papės Pali VI dhe Patrikut tė koptėve, Shenuda III. Tė dy vendosėn tė nisin dialogun teologjik, fryt i tė cilit ishte deklarata e pėrbashkėt e 12 shkurtit 1988 (asokohe Kisha katolike kryesohej nga Gjon Pali II). Ishte marrėveshje zyrtare mbi kristologjinė, miratuar nga Sinodi i Shenjtė i Kishės Ortodokse, duke i dhėnė fund shekujve tė mosbesimit reciprok. Kėshtu tė dy papėt u shprehėn njėherėsh: Besojmė se Zoti ynė, Hyji e Shėlbuesi, Jezu Krishti, Fjala e Mishėruar, ėshtė i pėrkryer nė natyrėn e tij hyjnore e i pėrkryer edhe nė natyrėn e tij njerėzore, natyra qė nuk mund tė ndahen pėr asnjė ēast.
Pse u godit kisha e Shenjtorėve Pjetėr e Pal nė Aleksandri?
Al Kaeda i ftoi tė gjithė ata, qė e kanė pėr zemėr ēėshtjen e Allahut, ti sulmojnė kishat kopte, ku e si tė munden, pikėrisht pėr Krishtlindje, nė kremtime me turma besimtarėsh, pėr tė mbytur sa mė shumė prej tyre. E gjithė kjo masakėr, me pretekstin se koptėt kanė mbyllur nė manastire gra tė kthyera nė fenė islame, tė cilat, gjithnjė sipas tyre, duhen lėnė tė lira. Fanatikėve nuk u kanė munguar kurrė pretekstet, nė pėrpjekjen pėr tė pėrligjur dhunėn nė emėr tė Hyjit e pėr tė pėrēuar urrejtjen ndėrmjet feve.
Krijoni Kontakt